Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 2 vjetori i rënjes se Mon Balaj dhe Arben Xheladinit

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit Empty
MesazhTitulli: 2 vjetori i rënjes se Mon Balaj dhe Arben Xheladinit   2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit EmptySat Feb 07, 2009 3:11 am

2 vjetori i rënjes se dëshmoreve Mon Balaj dhe Arben Xheladinit

2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit Default
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit Empty
MesazhTitulli: Re: 2 vjetori i rënjes se Mon Balaj dhe Arben Xheladinit   2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit EmptySat Feb 07, 2009 3:21 am

Mon Balaj

Mon Balaj lindi më 25 mars 1980 në gjirin e një familje atdhetare. Familje kjo që, qysh nga viti 1912, kur vendet armiqësore ballkanike filluan pushtimin e trojeve shqiptare, dha djemtë saj për lirinë. Kadriu dhe Abdullahu ishin dy burra nga kjo familje që thirrja për lirinë dhe mbrojtjen e atdheut i gjeti në ballë të detyrës. Në luftë përballë me pushtuesit bullgar që depërtonte drejt Anamoravës, me nder ranë në altar të lirisë. Kadriu në shtëpinë e tij atëbotë kishte lënë vetëm gruan e tij të re, shtatëzënë e cila më vonë lindi një djalë, Ademin. Pra, la trashëgimtarin nga i cili më vonë do të dilte një familje e madhe e cila do të jetë gjithmonë qerdhe e patriotizmit. Fara e atdhetarisë e mbjellë nga gjyshi Kadriu, do mbinte, rritej e kultivohej nga kjo familje. Edhe përkundër, presionit të vazhdueshëm nga pushtuesit jugosllav, kjo familje nuk e ndaloi asnjëherë vaprimtarinë patriotike. Xhaxhai i Monit, Nexhmiu, ishte dënuar me 11 vite burg si organizator i demonstratave. Shtëpia e tyre në një anë u bë qerdhe e revolucionarëve të kohës e në anën tjetër gjithashtu nuk pushoi së trazuari nga pushtuesit me bastisje e arrestime. Xhaxhai tjetër, Nebihu, i arrestuar, izoluar dhe përndjekur gjatë viteve ’80 dhe atyre ’90 u detyrua të arratisej nga Kosova pasi ishte zbuluar nga policia, për t’u kthyer si ushtar i saj, në flakën e luftës, i rreshtuar në rradhët e UÇK-së që në fillim të marsit ’98, në Drenicë.

Vëllau i Monit, Fahriu, i cili që nga mosha e re u përjashtua nga shkolla për pjesmarrje dhe organizim të demonstratave në vitin ’89, më vonë u bë pjesmarrës aktiv në lëvizje. Bënte pjesë në LKÇK bashkë më Agron Rrahmanin. Pastaj u bë ushtar i UÇK-së, dhe bashkëluftëtarë i Zahir Pajazitit.

E Moni nga të gjitha këto vetëm sa kaliste më shumë atdhedashurinë e mbjellë nga nënë Hasimja dhe babai Kadriu. Tregimet për ngjarjet historike, historia e stërgjyshit të tij, rënia heroike e dajës Sami Rama, më 1989, nën torturat e UDB-së, si anëtarë i LPRK-së. Dajët Sejdiu dhe Aliu që të dy ushtarë të orëve të para të UÇK-së, të gjitha këto ndërtuan karakterin kryengritës të Monit.

Moni shkollën fillore dhe atë të mesme ekonomike i kreu në Besianë. Ishte i pasionuar pas futbollit dhe luante në klubin futbollistik “Besiana” në Besianë. I qetë e i dashur me shokët e tij, i vendosur të dhe i prerë kur e kërkonte nevoja. Demonstratat e viteve ’97, ’98 e gjetën gati, aty ishte. Lufta kërkonte përkrahje edhe në rrugët e Prishtinës.

Vitet e pasluftës, e hodhën gjithashtu shpesh në rrugë duke demonstruar kundër burgosjeve të ish pjestarëve të UÇK-së. Arrestimi i luftëtarëve të lirisë, e qartësoi shumë bindjen e tij për pushtetin aktual të UNMIK-ut, ndërsa rrjedha e kompromiseve e çelikosi këtë bindje. Ishte edhe në Merdare të ndalonte Koshtunicën me trupin e tij. Ishte pra edhe me 10 Shkurt. Rruga e nisur nga stërgjyshi duhej vazhduar. Do shkatërronte pakon që i zë frymën lirisë, që rrezikon të ardhmen. Të hapte kapitull të ri në histori. Ra, bashkë me Arbenin. U shndërruan në fanarë të rrugës drejt lirisë, bashkë me shumë fanarë nga historia e lavdishme e popullit tonë.

Ishte kudo, aty ku ishin edhe shumë bijë e bija të këtij populli përgjatë historisë. Dhe tani vazhdon të jenë përjetësisht aty ku janë dhe mijëra dëshmorë të kombit. Në zemrat tona.

Lavdi

____________________________________________________
Arben Xheladini



Arbren Xheladini u lind më 1 shtator 1972 në Tërrnovc të Bujanocit. Familja në të cilën u lind Arbeni, është familje e njohur, e respektuar dhe me traditë të gjatë intelektuale dhe atdhetare. Të dy prindërit e Arbenit ishin punëtor të arsimit. Babai i tij, Shaban Xheladini, kreu Shkollën Normale në Prishtinë dhe studioi në shkollën e lartë pedagogjike, kurse nëna Resmije Kadriu - Xheladini kreu Shkollën Normale në Shkup dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjilan. Familja Xheladini është një familje e njohur në Luginën e Preshevës. Në vitet e egzodit shqiptar nga trojet e veta shekullore, babai i Arbenit, Shabani, ka bërë një aktivitet të jashtëzakonshëm për ndaljen e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi dhe për shkollimin e gjeneratave të shumta të asaj ane. Duke qenë i bindur në faktin se vetëm shkollimi do t’i çonte shqiptarët përpara, Shaban Xheladini bën hapjen e Gjimnazit të parë ne gjuhën shqipe ne Tërrnoc, i cili më vonë transferohet në Bujanoc, e që sot është Qendër e shkollimit të mesëm me disa drejtime. Ky gjimnaz funksionon që nga viti 1968 dhe nga bankat e tij kanë dalur me qindra e mijëra intelektualë të Luginës së Preshevës. Mirëpo, Shaban Xheladini, i bindur në faktin se po bënte një punë të drejtë për popullin e tij (duke mos e cenuar të drejtën e askujt tjetër), së bashku me bashkëshorten Resmijen, vazhduan t’i arsimojnë gjeneratat e reja dhe t’i edukojnë në frymën patriotike që te ta u mboll nga stërgjyshërit. Bashkëshortja e tij, Resmija ishte vajza e Muharrem Kadriut, intelektualit të parë të fshatit Tërrnovc, veprimtarit të devotshëm për çështjen kombëtare dhe pjesëmarrësit aktiv në Luftën antifashiste për çlirim kombëtar. Në shenjë respekti për veprimtarinë jetësore atdhetare, Shkolla tetëvjeçare shqipe në Tërrnoc u emërua me emrin ‘Muharrem KADRIU’, emër ky të cilin e mbanë dhe e madhëron që 40 vite. Dhe pikërisht këtyre dy mësuesve, Shabanit dhe Resmijes, mu në diten e parë të vitit shkollor 1972 (më 01.09.1972) u lindi djali, të cilin e emëruan me emrin e madh Arben. Arbeni ishte një fëmijë energjik dhe i hareshëm. Rritej me shumë dashuri nga prindërit dhe katër motrat. Ashtu si edhe fëmijët tjerë të familjes Xheladini, edhe Arbeni rritej në ambientin familjar në të cilin shpeshherë diskutoheshin përpjekjet e vazhdueshme të popullit shqiptar për liri, barazi, drejtësi dhe vetëvendosje. Babai i Arbenit ,Shabani ,i lodhur nga presionet që i bënte shërbimi i UDB-së në rrethin e Bujanovcit, vendos që të shpërngulet në Prishtinë, me shpresë për një jetë më të qetë.

Pranvera e vitit 1981 Arbenin e gjen nxënës. Ai do të jetë pjesëmarrës i demonstratave studentore të vitit 1981 në mënyrën e vet fëmijërore: Arbeni 9 vjeçar merrte bukën, ujin dhe qepët nga shtepia, i mbushte xhepat me gurë dhe përvidhej nëpër kordonin e policisë drejt Qendrës së studenteve për t’ua dërguar ato studentëve demonstrues që ishin barrikaduar aty. Për Arbenin ishte kjo pjesëmarrja e parë në demonstrata, por JO edhe e fundit. Dhe, siç dihet, protestat, demonstratat dhe mënyrat tjera të shprehjes së paknaqësisë me pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi, ishin të shumta dhe në vazhdimësi. Pavarësisht se kush i organizonte dhe u printe këtyre protestave dhe demonstratave që kishin për synim çështjen e të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, Arbeni gjithnjë ishte pjesëmarrës aktiv në to.

Arbeni shkollën fillore e kreu në vitin 1987 në Prishtinë. Shollën e mesme teknike, drejtimi i Gjeodezisë, e kreu me 1991. Ishin këto vite që vlonin nga demonstratat në Prishtinë. Aty, në ato vlime gjendej gjithmonë Arbeni. Këto demonstrata e rritën dhe e kalitën këtë të ri .Vitet 1981, 1989, 1990, 1991, 1997 dhe 1998 ishin vite që e forcuan Arbenin, që e shtuan dhe e rritën te ai guximin për të kërkuar lirinë dhe e bënë shumë krenar për përkatësinë e tij kombëtare.

Ne vitin 1991, ashtu si edhe shume moshatare te tij shqiptar, duke mos dashur të shërbente në Ushtrinë Jugosllave, Arbeni largohet përkohësisht nga Kosova për në Turqi, duke u strehuar në një familje të tij në qytetin Bursa. Pas tri viteve ‘të gyrbetit’, siç e kishte shprehi të thoshte vetë Arbeni, duke mos dashur t’i lente prindërit dhe motrat vet, kthehet ne Kosovë. Fillon të punojë në Hoteleri për të mbajtur familjen. Babain e tij, tanimë e kishin dëbuar nga puna, me futjen e masave të dhunëshme nga pushteti i Serbisë në të gjitha institucionet në Kosovë. Nëna Resmije, mësuese dhe motra Esma arsimtare e matematikës, në atë kohë punonin pa pagesë në sistemin arsimor paralel të Republikës së Kosovës. Ndersa motrat Shqipja, Albina dhe Vlora ishin studente. Arbeni me aq sa mundet, mban materialisht të shtatë anëtarët e familjes.

Vitet e pasluftës ishin vite që te Arbeni sollën përgjegjësi të reja. Liria, ose ajo që i ngjante lirisë pas luftës së vitit 1999, në jetën e Arbenit sjolli kthesa të mëdha. Rrethi i shoqërisë që krijonte Arbeni ishte shumë i gjërë. Edhe pse vet nuk kishte qenë sportist aktiv, në shenjë revolte për ndarjen e Mitrovicës, Arbeni filloj t’i ndiqte ndeshjet e basketbollit, duke simpatizuar ekipin basketbollistik ‘Trepça’ nga Mitrovica. Simpatizuesit e ‘Torcidës’ u bënë shokët dhe vëllezërit e tij të rinj. U martua me të zgjedhurën e tij Arlindën. Perëndia deshti dhe atyre u lindi një djal, të cilin e pagëzuan me emrin Olt. Duke qenë edhe vet Arbeni ‘djal hasreti’ në familjen Xheladini, lindja e Oltit ishte gëzim i madh për tërë familjen. Familja, e sidomos Olti i vogël, për Arbenin u bënë qendra e botës. Mirëpo, lindja e djalit edhe më tepër e shtoi te Arbeni ndjenjën e përgjegjësisë dhe brengën për fatin e popullit të tij shqiptar në Kosovë. Krahas rritjes së Oltit, te Arbeni shtohej edhe më tepër ndjenja e përgjegjësisë për ardhmërinë e të birit, familjes dhe popullit të tij.

Më 10 shkurt të vitit 2007, dita në të cilën Lëvizja rinore VETËVENDOSJE! kishte organizuar protestë për të shprehur paknaqësinë me gjëndjen në Kosovë, duke kërkuar të drejtën për vetëvendosje të popullit shqiptar, Arbeni nuk mundi të qëndronte i mbyllur në shtëpi. At ditë, la prindërit, motrat, të shoqen dhe të birin Oltin në shtëpi, dhe doli në qendër të Prishtinës për të ju bashkuar të rinjëve dhe kërkesave të Lëvizjes për vetëvendosje. Arbeni nuk kishte paragjykime ideologjike. Ideologjia e tij ishte liria, drejtësia dhe e drejta për vetëvendosje e popullit të tij shqiptar. Në protestën e 10 shkurtit 2007 kërkohej dhe mbrohej e drejta dhe vullneti i popullit shqiptar për vetvendosje. Mirëpo, ashtu si edhe shumë herë më parë, policia pengoj lëvizjen e lirë të protestuesve duke i bllokuar rrugët e qytetit. Përkundër faktit se protestuesit ishin duarthatë dhe të veshur me fanella të bardha, mbi ta u zbraz sasi e paparë e gazit lotësjellës dhe u përdor dhunë e egër joproporcionale.

Në rrugën kryesore të Prishtinës, përballë Hotelit ‘Iliria’, nga pushkët e regjimentit Rumun të policisë së UN-it u hap zjarr drejt protestuesve. Me një plumb në kokë u qëllua Arben Xheladini. Në të njëjtën kohë u qëllua edhe djaloshi nga Besiana Mon Balaj dhe u plagosën shumë protestues të tjerë. Plagët e marrura nga plumbat ishin vdekjepurëse për të dy këta të rinj. Kjo vrasje shkaktoj dhembje dhe indinjatë të thellë në tërë popullatën shqiptare të Kosovës. U bënë këto edhe dy viktima, në radhën e viktimave të shumta të këtij populli në përpjekjet e tij për liri njerëzore dhe liri kombëtare. Nga vet populli shqiptar këta dy të rinj u shpallën ‘Dëshmorë të vullnetit të popullit për liri dhe vetëvendosje’. Aty ku e lanë stërgjyshërit, gjyshërit, baballarët, shokët dhe Arben Xheladini aty do të vazhdojë përpjekja e popullit shqiptar për liri dhe vetëvendosje, me synim që Olti i vogël dhe të gjithë fëmijët tjerë të Kosovës ta shijojnë dhe ta gëzojnë lirinë në atdheun e tyre.

Lavdi Arben XHELADINIT, dëshmor i vullnetit për liri dhe vetëvendosje!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit Empty
MesazhTitulli: Re: 2 vjetori i rënjes se Mon Balaj dhe Arben Xheladinit   2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit EmptySat Feb 07, 2009 4:58 am

Të falënderojë i nderuari feratkoca që bënë postime shumë me vlerë gjithashtu edhe përhapjen e temave me vlerë për forumin tonë.

Popullit shqiptarë i janë ngulitur në kujtesë datat gjatë viteve të 81-ta kur vritej rinia studentore e cila kërkonte të jetojë e barabartë... i kujtohet edhe 10 shkurti i vitin 2007, kur trupat e xhandarmërisë rumune nga kanalet e mshefta të Evropës gjuajtën me armë zjarri të ndaluara me ligj ndërkombëtar mbi demostruesit paqësorë të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosjë, në Prishtinë. Kjo xhandarmëri Rumune vrau dy të rinj Mon Balën dhe Arben Xheladinin dhe plagosi mbi 80 demostrues.
Ky ishte një krim ! Zotrinjtë nga Evropa u mbuluan me turp! Urdhëri që të tërhiqeshin trupat e xhandarmërisë nga Kosova, lejoj krrokamat e Ulpiana Lamës t'i denojë demostruesit paqësor me lloj-lloj etiketimesh të zeza...
Këto etiketime të zeza të Ulpiana Lamës i perpiloj dhe i perkrahu klika e shurdhmemecëve që miratuan Pakon e Ahtisarit ! Prandaj ata ditadites ngjajnë në papagallët e dikurshëm titistë sepse shurdhmemecëve të sotëm urdhëresat ju vinijnë nga kanalet e fshehta të Evropës! Ata i zbatojnë njejtë si urdhëresat që dikur i zbatonin titistët shqiptarë të Kosovës që ju vinin nga Beogradi...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mirushe
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Mirushe


Female
Numri i postimeve : 149
Age : 39
Vendi : Prizren
Registration date : 17/09/2008

2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit Empty
MesazhTitulli: Re: 2 vjetori i rënjes se Mon Balaj dhe Arben Xheladinit   2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit EmptySat Feb 07, 2009 8:25 am

Mon Bala dhe Arben Xheladini jane dy deshmoret e pare te Levizjes Vetvendoja dhe jane deshmore te kombit shqiptare te cilet tregojne rrugen e ndritur kah duhet te marshoj populli ne situaten me te re qe ndodhet per te arritur Bashkimin Kombetar.

Lavdi dy deshmorve Mon Balajt dhe Arben Xheladinit dhe te gjithe te renve per liri dhe per bashkimin e kombit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit Empty
MesazhTitulli: Re: 2 vjetori i rënjes se Mon Balaj dhe Arben Xheladinit   2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit EmptySat Feb 07, 2009 1:25 pm

edhe pse polict Romun te UNMIK-ut e ben kete masaker ata shkuan ne vendin e tyre dhe u dekoruan per masakra ndaj shqiptareve, A duhet ta lejojme kete? prandaj na nevoitet bashkimi si asnjeher me par eshte i nevojshem qe te mbrohemi o sot o kurr


Lavdi deshmoreve Arben Xheladini dhe Mon Balaj

Amanetin e juaj do ta qojm ne vend
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit Empty
MesazhTitulli: Re: 2 vjetori i rënjes se Mon Balaj dhe Arben Xheladinit   2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit EmptySat Feb 07, 2009 1:27 pm

Lavdi per dy deshmoret e kombit, te cilet rane per Vetevendosje, dhe per te drejten per te qene i lire.
Meritojne respektin dhe nderimet me te larta njerezore e morale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit Empty
MesazhTitulli: Re: 2 vjetori i rënjes se Mon Balaj dhe Arben Xheladinit   2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit EmptySat Feb 07, 2009 4:13 pm

Më 10 shkurtë të vitit 2007, Mon Balaj, është qëlluar para hotelit “Iliria” në kokë nga prapa;
- Arben Xheladini është qëlluar me plumb në kokë pak metra larg Monit;
- Zenel Zeneli, i plagosur më 10 shkurt, ende e ka plumbin afër zemrës;
- Hysni Hyseni e ka humbur syrin nga plumbat e policisë;
- Mustafë Nerjovaj është qëlluar me plumb në ballë derisa po ndihmonte një të plagosur;
- Gjithsej 81 demonstrues janë plagosur;
- 232 plumba gome janë gjuajtur më 10 shkurt;
- Njësiti i policisë rumune ka ikur nga Kosova më 23 mars 2007’
- Plumbat janë përdorur në kundërshtim me rregullat për përdorimin e tyre;
- Gjithsej 17 aktivistë të lëvizjes “VETËVENDOSJE” ishin të arrestuar për 10 shkurtin;
- Albin Kurti ishte mbajtur në arrest për një vit të tërë. Rasti kundër tij nuk është mbyllur ende.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit Empty
MesazhTitulli: Re: 2 vjetori i rënjes se Mon Balaj dhe Arben Xheladinit   2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit EmptySun Feb 08, 2009 3:23 pm

lavdi per deshmoret e kombit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
Mirushe
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Mirushe


Female
Numri i postimeve : 149
Age : 39
Vendi : Prizren
Registration date : 17/09/2008

2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit Empty
MesazhTitulli: Re: 2 vjetori i rënjes se Mon Balaj dhe Arben Xheladinit   2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit EmptyMon Feb 09, 2009 2:00 am

feratkoca shkruajti:
edhe pse polict Romun te UNMIK-ut e ben kete masaker ata shkuan ne vendin e tyre dhe u dekoruan per masakra ndaj shqiptareve, A duhet ta lejojme kete? prandaj na nevoitet bashkimi si asnjeher me par eshte i nevojshem qe te mbrohemi o sot o kurr


Lavdi deshmoreve Arben Xheladini dhe Mon Balaj

Amanetin e juaj do ta qojm ne vend

Bashkimi eshte shpetimi, sa me tebashkuar qe do te jemi armiku do ta kete me veshtir ne te ardhmen te veproj e te na sundoj.

Lavdi herojve Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Rrofte Levizja Vetvendosja dhe i uoje pune te matejshme drejte Bashkimit Kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit Empty
MesazhTitulli: Re: 2 vjetori i rënjes se Mon Balaj dhe Arben Xheladinit   2 vjetori i rënjes se  Mon Balaj dhe Arben Xheladinit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
2 vjetori i rënjes se Mon Balaj dhe Arben Xheladinit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: