Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE Empty
MesazhTitulli: SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE   SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE EmptyTue Sep 18, 2007 8:59 pm

Mr. Asllan Krasniqi :

KLINA ME RRETHINË NË VALËT E HISTORISË

SADIK RAMA DHE UKË SADIKU

Gjurgjevikasit u dogjen dhe u poqen disa herë, por mbijetuan e dolen më të fortë. Ata dikur dinin pak shkrim e këndim, por për urti e shkollë e kishin besen dhe oden.
Nga ky mjedis revolucionar e patriotik doli edhe Sadik Rama, ashtu si shumë luftetarë të Lidhjës Shqiptare të Prizrenit. Gjurgjeviku dha shumë trima. Sadik Ramen, Zeqir e Rexhë Isufin, Metë Ymerin, Bali Fazlinë, Ukë e Shaban Sadikun, profesorin e luftetarn Ymer Berisha, Smajl Hajdarin, Hali Sadrinë, Nezir Balinë etj. Sadik Rama ishte nga të parët që mori pjesë në Kuvendin e Madh të Pejës në janar të vitit 1899, kryesuar nga patrioti i shquar Haxhi Zeka. Sadiku në këtë kuvend foli për zgjërimin e luftës kundër Perandorisë Osmanedhe për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Ai u njoh me atdhetarët siç ishin Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini etj., me të cilët edhe ishte vëlazëruar. Më vonë u njoh edhe me luftetarin e madh Azem Bejta dhe me te mbeti bashkëluftetar dhe i afërt gjithë jeten.
Sadik Rama ishte pjesmarrës aktiv në luftë kunder pushtuesëve osmanë gjatë viteve 1903-1906 dhe 1908-1912, kur dhe qe plagosur rëndë.
Më 1903 shqiptarët u ngriten në kryengritje kundër reformave osmane, të cilat ngarkonin tatimin ndaj shqiptarëve dhe vështirësonin gjendjen e tyre nën pushtim. Për këtë arsye, në shkurt të vitit 1903, mbahet një tubim i shqiptarëve afër manastirit të Deviçit, ndërsa në muajin mars mbahet një tubim tjetër i madh te Ura e Llukës. Në këto tubime Sadik Rama ishte gjithënjë aktiv me njerëzit e tij. Tek Ura e Llukës merrnin pjesë edhe Tahir Sadiku dhe Tafil Uka nga Kijeva. Këtu u kundershtuan reformat osmane në luftë për mbrojtjen e interesave jetësore kombtare dhe më 1902-1904 e më tutje këto kundërshtime u rriten në kryengritje shqiptare, të cilat kishin karakter të plotë politik e nacional, të drejtuara kundër pushtetit osman dhe synimeve të shteteve të mëdha, si dhe të atyre ballkanike ndaj tërësisë teritoriale shqiptare.
Në fund të vitit 1910 Turqia i kërcnonte kryengritësit për dorëzim. Në këtë kohë në Mal të Zi kishin emigruar 50 krerë shqiptarë, në mesin e të cilëve gjëndeshin edhe Isa Boletini, Sadik Rama etj. Me gjithë shpalljen e amnistisë, ata nuk pranuan të këtheheshin.
Në fillim të muajit shkurt 1912 konsuli i Prishtinës Milojeviq vuri kontakte edhe me Sadik Ramen e Ramadan Shabanin . Sipas udhëzimeve të ministrit të jashtëm Millanoviq, Milojeviqi i njohtonte ata se qeveria serbe do të ishte e gatshme të plotësonte kërkesat e tyre për armë, municion e të holla por me kusht që ne të ardhmen të vepronin vetëm sipas instrukcioneve të konsulit të Prishtinës. Si kusht i parë dhe themelor për marrjen e ndihmës ishte heqja dorë nga çdo synim për autonominë administrative.
Gjatë pregatitjës së kryengritjës u paraqit problem serioz sigurimi i armëve dhe i municionit, prandaj shqiptarët për këtë u shtërnguan të drejtohen nga Mali i Zi e Serbia. Këtë qëllim e kishte edhe udhëtimi i Sadik Ramës, Bali Fazlisë e Metë Ymerit për në Beograd. Në fund të muajit prill 1912 kur Sadik Rama, Qerim Begolli i Pejës dhe disa krerë të tjerë ishin mbledhur në shtëpinë e Xhemajl Agushit në Prishtinë për të pleqnuar çështjen rreth kryengritjës, konsuli serb Milojeviq vazhdonte orvatjet për shtyerjen e fillimit të kryengritjës. Ai pati disa takime edhe me Sadik Ramen të cilit i dha disa pushkë, por vetëm atëherë kur ky i dha fjalen se do të fillonte luften në anen e Llapushës në marrëveshje me te. Këtu qendron shkaku qe u shkoi në ndihmë kryengritësve në Istog me pak vonesë në maj të vitit 1912. Megjithate, qëllimi i kryengritësve ishte të siguroheshin armët për t’u hedhur pastaj në kryengritje, ndërsa grumbullimi i tyre u bë në Istog. Mu për këtë nga Peja për në Istog u nis një taborr nizamësh me dy topa dhe një repart xhandarësh, por kryengritësve, edhepse me pak vonesë, u erdhen në ndihmë 500 burra nga Llapusha, luftetarë të Sadik Ramës, të udhëhequr nga mixha i tij, Bali Fazlija. Pas një lufte 24 orëshe ushtria turke pësoi disfatë të plotë dhe nuk guxoi të vazhdonte aksioni derisa nuk erdhen përforcime të reja nga Ferizaji. Rreth Istogut vazhduan luftëra të rrepta deri në muzgun e 11 majit 1912, kur fshati me predha topash u rrënua tërësisht. Forcat kryengritëse u tërhoqen në mal, por nuk e ndërprenë luften.
Sadik Ramen e gjejmë jo vetëm në luftëra por edhe npër kuvende burrash. Nga 17 deri 20 maj 1912 u bënë besëlidhjet shqiptare të anës së Llapushës në prani të Hasan Prishtinës. Në Kuvendin e Junikut (21-25 maj 1912) u dëgjua me vemendje fjala e Sadik Ramës, i cili i udhëhiqte trimat e anës së vetë dhe të Rrafshit të Dukagjinit. Për këtë kënga popullore kujton :
“Po pëvet Hasan Prishtina,
Sadik Rama ku rri me trima?
Sadik Rama i Gjurgjevikut
burr i mençëm i odës s’ Junikut
shqipe malit, zemer trime
prijës i Rrafshi të Dukagjinit”.
Në verë të vitit 1912 e gjithë Kosova ishte përfshirë në kryengritje. Në to, si gjithëherë, nder të parët ishte Sadik Rama. Pas kryengritjes, ai me shokë hyn në Shkup më 14 gusht, të prirë nga Bajram Curri, me flamuj e muzikë, ku u priten si çlirimtarë.
Edhe gjatë kohës së luftërave 1912-1918 luftetari Sadik Rama me shokë vazhdoi luften kundër pushtuesëve të rinj.

Sadik Rama nuk mashtrohet

Në pranverë të vitit 1919 Sadik Rama kishte krijuar një rreth të gjërë e të fortë me njerëz të armatosur.. Pas luftës në Radishevë edhe Azem e Shotë Galica kaluan në Llapushë te patrioti Sadik Rama.. Të dy këta, si edhe të afërmit e Sadik Ramës, Metë Ymeri, Bali Fazlija, e Ramadan Shabani i Kijevës, deri në maj 1919 vizitonin fshatrat e Llapushës, ku mbanin kuvende burrash dhe përgatitnin terenin e mobilizonin njerëzit për kryengritjen e madhe të Llapushës kundër Serbisë. Qeveria e Beogradit, krahas dhunës, nuk la pa perdorur edhe dredhinë, rrugen e lajkave e të bisedimeve me Sadik Ramen e të tjerë. Në bisedime me Sadik Ramen heren e dytë qenë të pranishëm edhe Njerëzit e Esad Pashës: Hasan bej Shijaku dhe Et hem Efendiu nga Durrësi. Përpjekje të tilla bëri edhe një delegacion që erdhi për këtë qëllim nga Beogradi me në krye me Aleksa Zhujoviqin, duke i afruar Sadik Ramës, pos tjerash, edhe 15 mijë napolona, por të gjitha këto ai i hodhi poshtë. Me gjith premtimin e gradave, rrogave e shumës së madhe te të hollave nga qeveria dhe njerëzit e Beogradit, përgjigjëja e Sadik Ramës, Azem Galicës etj, ishte se Kosova është shqiptare dhe do të luftojë deri sa të fitojë lirinë. Kështu patrioti Sadik Rama i hodhi poshtë me përbuzje prpozimet serbe dhe e ruajti të paster në thellësi të shpirtit ndjenjen e atdhedashurisë. Nuk kaluan shumë ditë e Sadik Rama me të tjerë u dhanë urdhër çetave të tyre t’ua drejtonin pushken serbëve. Në këto kryengritje grupin e çetave të anës së Rahovecit e udhëhiqnin Sadik Rama, Ramadan Shabani, Metë Ymeri, Bali Fazlija etj. Populli shkonte pas tyre.
Naten e 5 majit 1919 kryengritësit rrethuan qendren administrative të Drenicës, Deviçin dhe të gëdhirë të ditës së 6 majit filluan sulmin. Kryengritja u zgjërua në Llapushë, Drenicë e Rrafsh të Dukagjinit. Patriotet në këtë rast kerkonin që pushtuesit serbë të tërhiqeshin dhe i gjithë pushteti të kalonte në duar të forcave kryengritëse. Nga Deviçi, Azem e Shotë Galica u këthyen në Gjurgjevik të vogel ku ishte përqendruar edhe forca kryesore kryengritëse me Sadik Ramen. Këtu forcat e Sadik Ramës u hetuan. Forcat serbe u nisen kinse për bisedime me Sadik Ramen, por kishin për qëllim ta kapnin e ta internonin. Në Gjurgjevik të Vogel Sadik Rama gjendej i rrethuar duke luftuar si dragua. Në atë çaste Bali Fazlija e Metë Ymeri ishin njohtuar për rrethimin e Sadikut.
Duke parë rrezikun se Sadik Rama mund të binte në duat të serbëve, Baliu u nis me 200 trima dhe çau rrethimin. Këtë veprim e përshkruan edhe kënga popullore :
“Sadik Rama trim drangue,
Në Gjurgjevik ka mbetë rrethue
në Gjurgjevik ka mbetë rrethue
si asllanat tuj luftue
fyt për fyt me serbijak
e tanë kulla u la me gjak”.
Lufta në Gjurgjevik të Vogel ne të vërtetë ishte zgjërim i kryengritjës së vitit 1919. Kjo kryengritje u zgjërua sidomos në Llapushë, prandaj quhet kryengritja e Llapushës. Me të filluar luften Bali Fazlija ndihmohet menjëherë nga Zef Gjidoda, ktryetar çete në Lugun e Drinit..:
“Bash si llava tue shkue pas tij
Lugu i Drinit 300 shpi
Zef Gjidoda tue iu pri ... “.
Gjatë Lëvizjës Kombtare dhe luftërave çlirimtare uniteti ndërmjet komuniteteve fetare ka qenë gjithëherë në nivelin më të lartë. Në krahina e Dukagjinit vepronte çeta luftarake e Pjeter Arangjit, grupet e Gjeli Lugos, Zef Gjidodës dhe vëllait të tij Pjeter Gjidodës. Poashtu, Isa Boletini kishte tubuar rreth vetës 400 veta (të gjithë shqiptarë katolikë) kundër ushtrisë turke dhe të huajve të tjerë. Kryengritësit përparuan deri në Zallç të Pejës dhe Gjurakoc të Istogut. Gjatë luftës zmbrapsen edhe fotrcat serbe të ardhura nga Peja. Armiku pësoi mjaft humbje. Vetëm gjatë një sulmi. Forcat kryengritëse lanë 40 armiq të mbytur në Drinin e Bardhë. Sadik Rama ishte udhëheqës edhe i anës së Rahovecit. Ai me kryengritësit, së bashku me Azem Galicen, depertoi fitimtar deri në Rahovec. Ata thyen batalonet serbe që erdhen nga Prizreni me në krye kolonelin Kataniq dhe i detyruan të nderprisnin luften.
Shkrimi është mjaft i gjatë në librin e cekur por për këtë herë unë po shkruaj vetëm kaq ndersa shpresoj se do të vazhdoj me pjesët tjera ditëve të ardhëshme.
Si ilustrim këtu unë po e postoj edhe poezinë time “Gjurgjeviku si kala” të cilen ia kam kushtuar fshatit të Sadik Ramë Gjurgjevikut dhe shumë trimave e heronjëve të këtij fshati i cili njëherit është edhe vendlindja ime.

GJURGJEVIKU SI KALA

Kur këtij dheu iu sul armiku
për të vrarë e djegë në zjarr,
gjithëçka nis nga Gjurgjeviku
dhe Sadik Rama në plis të bardhë.

Në gjithë etapat e historisë
ndoq traditen që ia la i pari -
gjithëmonë ishte në ballë të trimërisë
si zakon që e ka shqiptari.

Qe nga koh' e osmanlisë
për këtë tokë prore luftoi,
bijtë më të mirë – vigaj të lirisë
këtij vatanit ai ia dhuroi.

Dha Isuf Dushin me 20 anëtarë,
dha shumë burra, gra e fëmijë,
shumë Serbia i pat djegë në zjarr
që rrallë ndodh në histori.

Bijt e tij s'e kursyen gjakun,
atdheut të vet iu perkushtuan,
bashkë me motren Marie Shllakun-
kurr nga lufta s'u larguan.

Ymer Berisha bën platformen
për çlirim – bashkim kombëtar,
promotor qe i gjithë levizjës
vdiq e shkoi me faqe të bardhë.

'I çerek shekulli pas të atit
Ukë Sadiku me shokë të vet,
prap ia këthu pushken armikut
qysh, baba Dikë i la amanet.

Kurdoherë që thërret vatani,
kur të bijt i thërret Shqipëria,
nder të parët me pushkë në dorë
shkëlqen trimi Halil Sadrija.

Pa iu tremb kurr drita e syrit
e për të mbrojtë truallin e të parit -
si rrufe që shkrepë prej qiellit
kërcet pushka e Smajl Hajdarit.

Këtu Azem Bejta me shumë shokë
e pas tij shumë trima tjerë,
solemnisht para flamurit
janë betuar të vdesin me nderë.

Porsi uji që rrjedh nder gurra
që nuk shterrë e s'ka të ndalë,
Gjurgjeviku dha shumë burra -
si Demë Rexhen – mendimtar.

Gjithë këta trima të Shqipërisë
porsi yjet n'qiell, do të shkëlqejnë,
për të gjithë brezat që do vijnë
udhërrëfyes për ta do të jenë.

Këta ranë me nderë n'altar të lirisë,
me faqe të bardhë shkuan në përjetësi,
rruajten nderin e shqiptarisë -
zoti i madh i past shperbly.

Dhe, si kala që i pershkon shekujt,
nga stuhitë që s'mund të shkatrrohet
Gjurgjeviku i fortë si hekur,
ka pse mburret dhe krenohet.

Adem Berisha


Edituar për herë të fundit nga në Wed Nov 21, 2007 11:56 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE Empty
MesazhTitulli: Re: SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE   SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE EmptyTue Nov 06, 2007 4:16 pm

RËNJA E KRYENGRITJËS

Kryengritësit nën drejtimin e Sadik Ramës, Azem e Shotë Galicës, Ramadan Shabanit, Metë Ymerit, Bali Fazlisë etj, arriten t’i çlirojnë fshatrat midis Rahovecit, Drenicës, Pejës dhe Istogut. Forcat kryengritëse arriten në 10 mijë veta. Kryengritësit e armatosur dobët e pa municion u sulmuan nga shumë pika prapa shpinës nga forcat ushtarake, xhandarmëria e vullnetarët çetnikë të armatosur edhe me artileri. Ushtria qëllonte kryengritësit dhe popullin nëpër shtëpi. U rrethuan dhe u dogjen fshatrat e Llapushës e të Anadrinit në të dy anët e Drinit të Bardhë, nga Jashanica deri në Rahovec.

Rrethi i zonës së kryengritësëve filloi të ngushtohet. Kryengritësit u gropuan në rajonin e Rahovecit dhe të Gjurgjevikut të Sadik Ramës. Numri i tyre ishte pakësuar. Pavarësisht nga përpjekjet er delegacioneve serbe për ndërprerjen e kryengritjës, sadik Rama e të tjerët nuk pranuan kurrëfarë marrëveshjeje. Kryengritësit ishin të vendosur të vazhdojnë luften deri në fund dhe para se të vinin forca të reja ushtarake, ata filluan sulmin e tyre në dy pika kryesore: në Rahovec dhe në Gjurgjevik të Madh. Grupi i parë i kryengritësëve kaloi në Damanek, Astrazup e Anadrin dhe arriti deri te Ura e shenjtë dhe rrethoi Rahovecin, për çlirimin e të cilit u bë një luftë e përgjakshme tri ditë e tri netë nën drejtimin e Sadik Ramës e të Azem Galics. Grupi tjetër i kryengritësve në Gjurgjevik të Madh zhvilloi një luftë të rreptë, që zgjati dy ditë e dy netë nen drejtimin e të afërmëve të Sadik Ramës dhe të Ahmet e Metë Ymerit. Në këtë gjendje kritike forcat kryengritëse u paksuan në 400-500 veta dhe iu ngjiten kodrave të Gllarevës nen drejtimin e Azem e Shotë Galicës ku bënë një qëndresë të madhe. Pas Gllarevës kryengritësit kaluan në malet e Bublit, gjithënjë nen drejtimin e Sadik Ramës me shokë, por nga goditjet e vazhdueshme të artilerisë serbe u detyruan të kalonin lumin e Drinit Bardhë dhe të depertonin në Shqipëri.

Mbas shtypjes së kryengritjës, masakrat që bënë forcat serbe ishin të mëdha. Ata vranë mbi 200 vita dhe rrethuan shumë fshatra. Sulmi i forcave serbe mbi fshatin e Sadik Ramës u bë më 12 maj 1919, kur vriten 9 veta dhe u dogjen 42 shtëpi. Kulla e Sadik Ramës u gjuajt me topa nga Jashanica. Fshati ishte plaçkitur në tërësi.

Pas një qëndrimi në Shqipëri, ku pati takim me Hasan Prishtinen në Durrës, Sadik Rama si dhe Azem Galica, Ramadan Shabani dhe krerë të tjerë të kësaj levizjeje në korrik të vitit 1919 këthehen përsëri në Kosovë. Disa herë shokët e luftës vendosen në Shkoder, në shtëpinë që e kishte blerë Sadik Rama.

Në mars të vitit 1920 popullsia e Kosovës përjetonte tortura të papara. Krahas masave tjera, bëhej edhe çarmatimi i popullsisë. Për t’i ardhur në ndihmë popullsisë së pafajshme, Sadik Rama i cili gjëndej në Malësi të Gjakovës, më 15 mars bashkë me 200 pjestarë të lëvizjës, kaloi në Kosovë me qëllim qe t’u ndihmonte çetave të tjera. Këta kishin për qëllim t’u shkonin në ndihmë çetave të Istogut ku zhvilloheshin luftime të ndjeshme. Me gjithë ndjekjet kundër forcave të Sadik Ramës, ai më 17 mars e me 150 veta, u gjend në rrethin e Anadrinit, kurse forcat tjera të Sadik Ramës mbeten përtej Drinit. Për t’u humbur gjurmë forcave ushtarake serbe, Sadik Rama, Azem Galica, Ramadan Shabani etj, po në këtë rrugë shkuan edhe në Doberdol te Bardhec Doda. Çetat e tyre sulmuan nnë malin Megja të Gllarevës dhe vranë 6 xhandarë të stacionit të xhanadarmërisë në Gllarevë. Organet pushtuese serbe i frikësoheshin një kryengritjeje të përgjakshme shumë më të madhe se ajo e vitit 1919. Sadik Rama e shumë prijës të tjerë të lëvizjës punonin sipas programit të përpunuar nga ideologët e lëvizjës si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Hoxhë Kadriu etj. Në marsin e vitit 1921 forcat kryengritëse këthehen në Kosovë. Pas formimit të qeverisë së Hasan Prishtinës (dhjetor 1921) dhe shpërndarjes së saj nga ana e Zogut, forcat reaksionare në Shqipëri urdhëruan ndjekjen dhe vrasjen e Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Sadik Ramës etj. Për shkak të këtij kërcnimi ndaj shokëve të luftës, Azem Bejta iu drejtua Zogut dhe njerzëve të tij :
“Një kime të flokut të kresë me ua luajt Hasan Prishtinës, Bajram Currit etj, qe besa tanë bejleret, bashkë me princin e tyre Zogun, kam me i vra nëpër rrugë”.
Kudo që ndodheshin çetat e lirisë nga Kosova mbanin lidhje me komitetin e Kosovës në Shqipëri. Një leter të tillë nga anëtaret e Komitetrit nga Shkodra, e shkruar më 28 tetor 1921, iu dergua Sadik Ramës, i cili duhej t’ua përcillte Azem Bejtës e Selim Çaushit.

PËRKRAHËS I FLAKËT I DEMOKRACISË

Në prill të vitit 1921, me Azem Bejten kishin ardhë edhe të afërmit e Sadik Ramës, Metë Ymeri dhe Bali Fazlia. Të gjithë me nga 50-60 luftetarë arriten në terenet e veta për të pregatitur popullin për një kryengritje të përgjithëshme. Sadik Rama kishte arritur me 20 korrik afer Drinit në krye të një çete me 85 veta. Pas perleshjeve të rrepta me forcat çetnike, më tepër se 300 kaçakë nën udhëheqjen e Sadik Ramës vazhduan rrugen për në Junik, ku pritej të vinin edhe 300 të tjerë nga Kosova, të cilët duhej tu bashkoheshin. Këtu forcat u perballuan sulmeve çetnike me topa gjatë netëve të 17, 18 e 19 qershorit 1921. Kryengritësit udhëhiqeshin nga Sadik Rama e Azem Bejta.
Në verë të vitit 1922 Sadik Rama me patriotë të tjerë mori pjesë në një sulm të armatosur kunder forcave qeveritare të prefekturës së Kosovës (Kukësit), ku moren pjesë një mijë malësor e luftetarë të Kosovës që kishin ardhë në malësi dhe në Zonen “Neutrale” të Junikut.
Në një kuvend që u mbajt në dhjetor të vitit 1922 në Junik nga komandantet më të njohur të çetave të Kosovës dhe të malësive për një sulm tjetër të forcave qeveritare ne të njejten prefekturë, përkrah Hasan Prishtinës e Bajram Currit, mori pjesë edhe Sadik Rama. Vendimet ew Kuvendit për kryengritje u hetuan. Për këtë arsye në një mbledhje të ngutshme të patriotëve, ku ishte edhe Hasan Prishtina, Azem Galica, Sadik Rama e Hysen Curri, u vendos që sulmi të bëhet përpara afatit të caktuar.

Pas ndjekjes, djegieve e plkaçkitjës së familjeve dhe të pasurisë së krerëve të levizjës dhe mosdorëzimit të tyre, më 1924 në Gjurgjevik të Madh vijnë Deviçët (Dobriçët) nga Bërnjaka e Malit të Zi, të cilët mbeten deri më sot. Më 14 shkurt 1923 Sadik Rama iu dorëzua organeve të pushtetit shqiptar për shkak të familjës që e kishte sjellë që sa kohë në Shqipëri si dhe për shkak të moshës së tij. Me gjithë dorëzimin e tij ai u bë përkrahës i flakët i Lëvizjës demokratike dhe nën udhëheqjen e Bajram Currit e Hasan Prishtinë, Sadik Rama me njerëzit e tij dhanë ndihmesë të madhe triumfit të Revolucionit Demokratik Borgjez të Qershorit 1924 duke çliruar Krumen e duke perparuar drejt Tiranës. Edhe pas deshtimit të këtij revolucioni, Sadik Rama nuk hoqi dorë nga lufta çlirimtare. Më 1941, pas pushtimit të Kosovës nga Italia fashiste, Sadik Rama me familje dhe njerëzit e tij u këthye përsëri në Kosovë. Ai menjëherë filloi aksion in e pajtimit të gjaqëve.

Sadik Rama vdiq më 1944 në Rahovec tek i biri, Ukë Sadiku i cili asokohe ishte nënprefekt i këtushëm. Sadik Rama mbeti frymëzim për brezat që la pas dhe hyri në faqet e historisë sonë kombtare si një strateg dhe vizionar i çështjes kombtare. Rrugen e tij luftarake për çlirimin e Kosovës e vazhduan djemtë e tij: Ukë e Shaban Sadiku dhe të afërmit tjerë si Ymer Berisha, Smajl Hajdari, Nezir Balia, Halil Sadria, Ali Meta etj.

Djali i Sadik Ramës, Ukë Sadiku, më 1941 emrohet kryetar i komunës në Dollc, tash komuna e Klinës. Ardhja e një biri të një kaçaku të njohur për kryetar në Dollc, nuk u prit mirë nga serbet e malazezët e këtushëm. Ata për ta larguar Uken nga Dollci inskenuan një konflikt me italianët.

Në përleshje mes italianëve dhe njerëzve të Ukë Sadikut u vra brigadieri italian ndërsa nga shokët e Ukës Palush Marleku. Pas kësaj perleshjeje Ukë Sadiku e Smajl Hajdari kaluan në rrethin e Mitrovicës – zonë pushtuese gjermane. Njerëzit e tjerë të Ukës pas presionit në famoilje, u moren dhe u hodhen në gjyqin ushtarak italian në Tiranë dhe u denuan me 101 vjetë burg. Në saje të mbrojtësit (një kapiten nga Berati) ata u liruan, ndërsa Ukë Sadiku u denua me burg të përjetëshëm në mungesë. Prej këtu Ukë Sadiku mbeti në mal dhe u rreshtua në krahun nacional demokratik shqiptar (NDSH), qëllimi i të cilit ishte çlirimi i Kosovës jo vetëm nga fashizmi, por edhe nga sundimi shovenist serb dhe bashkmi i saj me Shqipërinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE Empty
MesazhTitulli: Re: SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE   SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE EmptyWed Nov 21, 2007 2:13 pm

NË SHTABIN E SHABAN POLLUZHËS

Në fillim të prillit të vitit 1943 në kullë të Tahir Berishës në Berishë, partizanët e artadhës “Emin Duraku” ranë në kontakt me Ukë Sadikun dhe me njerëzit e tij. Ata u munduan ta fusnin Uken në rradhet e veta, pasi babai i tij Sadik Rama dhe ai vetë ishin njerëz me influencë në këto anë. Uka erdhi në Berishë i armatosur. Ai nuk u besonte gënjeshtrave të politikës serbe e as bashkëpunimit me ta. Po kjo politike e kishte njdjekur ate dhe familjen e tij për të saten herë. Në fund të vitit 1944 Batalioni i dytë i Rakoshit me në krye Sahit Zatriqin, Hysen Thaçin, Ruzha Raiçeviqin, Toshiqin etj, erdhi në Gjurgjevik të Vogel, në kullë të Ukë Zenelit, dhe zhvilluan bisedë me Ymer Berishen, Ukë Sadikun etj por as kësaj përpjekjeje të partizanëve për bashkëpunim, këta nuk i besuan. Politika demagogjike e çetnikëve të cilët Uka i njihte mirë, së shpejti tregoi fytyren e vetë të vërtetë. Ukë Zeneli, në kullë te të cilit u zhvilluan bisedimet, me disa të tjerë shpejt u pushkatuan. Mu nga kjo politikë më 1947 Hysen Thaçi u denua me 8 vjetë burg. Pas burgosjes së tij në burgun e Nishit, familja e tij iku në Shqipëri e pas vuajtjes së dënimit, në Shqipëri depertoi edhe vetë Hyseni. Në dimërin e viteve 1944/45, në fshatin Bubel, në kullë të Sherif Zeqës, u bë përsëri një bisedë në mes të forcave partizane dhe atyre të Ukë Sadikut. Edhe kësaj radhe shokët e Ukë Sadikut angazhoheshin që deri në fund të luftohej për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. As kësaj here nuk u arrit kurrëfarë marrëveshjeje. Ukë Sadiku, bazë të sigurtë i kishte malet e Kosovës martire. Ai shpesh i pa kënaqur me ate që kishte arritur për popullin thoshte : “Po e ha kot buken e popullit në mal”.


Fillimi luftës së Drenicës, Uken me të vëllanë Shabanin, Ymer Berishen, Ndue Përlleshin si dhe të afërm e shokë të tjerë, i gjen me pushkë në dorë kundër serbo-malazezëve. Ukë Sadiku ishte edhe në Shtabin e Shaban Polluzhës. Pasi shuhet lufta e Drenicës, Ukë Sadiku vazhdoi luften ilegale në anen e vetë. Ai me njerëzit e tij maleve të Kosovës bënte përleshje të vazhdueshme me hordhitë çetnike dhe njerëzit, të cilët e ndiqnin këmba-këmbës. Nga fundi i vitit 1944 Ukë Sadiku e strehoi dhe e ruajti Ferat Dragen. Që nga themnelimi i Komitetiot Nacional Demokratik Shqiptar (KNDSH), Ukë Sadiku ishte anëtzar besnik i tij. Ukë Sadiku merrte pjesë edhe në Kuvende burrash. Ai së bashku me Qazim Bajraktarin, Ymer Berishen, Alush Smajlin, Halil Sadrinë etj, mori pjesë në Kuvendin e Doberdolit më 4-5 gusht 1945.

PËRLESHJA NË ÇELI

Më 12 shtator 1945 në Çeli të fshatit Jellofc, afer Siqevës, komuna e Klinës, bashkëluftetarët e Ukës dhe vëllai i tij Shabani, përleshen me forcat çetnike dhe sherbtorët e tyre.
Në këtë perleshje që zgjati tërë diten, Ukës iu plagos vëllai Shabani, i cili nga plagët e marra vdiq në Gjurgjevik. Para se njerëzit e Ukës të bënin këtë përleshje për të qarë rrethimin, një javë më parë Ukë Sadiku me të birin Skënderin, Nezir Balinë, Halil Sadrinë e tj, shkoi në drejtim të Sharrit për të rënë në kontakt me Muharrem Bajraktarin, ndërsa diten kur zhvilloheshin luftimet në Çeli të Jeloofcit, Uka me njerëzit e tij që ishinn në rrugë, ishte te kisha e Petrovicës mbi Ujëmirë. Në Çeli Ukës iu vranë shumë shokë të idealit si nipi i tij Isufi, Sadri Hoti, Smajl Hajdari, Rexhjep Ademi, Sadik Lutani, Zefi me djalë, Metë Dina etj. Ndërsa u plagosen Alush e Murat Smajli, Marie Shllaku, Ali Meta etj. Edhe nga ana e armikut pati shumë të vrarë e të plagosur. Shaban Sadiku pas plagëve të rënda i dha Ali Metës një bombë dhe një revole, të cilat Aliu ia dha Ukë Sadikut në malet e Pashtrikut, në nëntor të vitit 1945.
Lufta e krahut demokratik e çlirimtar nuk u ndal kështuqë Ukë Sadiku pati edhe përleshje tjera me forcat pushtuese si në Ularicë, Berishë, Garaçevë, Gollubofc etj. Edhe në Hereq të Gjakovës forca e Ukë Sadikut u hetua nga ushtria e xhandarmëria serbe me ç’rast vritet strategu i çetave çlirimtare, profesor Ymer Berisha. Materiali që strategu i çetave çlirimtare, profesor Ymer Berisha e mbante me vete, iu dha Ukë Sadikut, i cili me dy shokë të luftës e strehuan në dhé pranë një lisi. Rrethanat për të luftuar e lëvizur për këta luftetarë u vështirësuan shumë. Pas vrasjes së Shaban Sadikut, ushtria dhe xhindarmëria serbe kerkonte Ukë Sadikun. Për dorëzimin e Ukës me shokë, gjurgjevikasit e tij u mbajten e u maltretuan në mal e deborë për 23 ditë rresht. Kriminelet kishin maltretuar veçanërisht nënen e Ukës, Fazilen dhe gruan e tij, Timen.

Në dimrin e viteve 1946/47 forcat ushtarake jugosllave ndiqnin familjen e Ukë Sadikut, Qazim Bajraktarit, Halil Sadrisë, Sokol Dinit, Shaqë Cakut etj. Me këtë rast nga forcat ushtarake u rrethua fshati Sferkë e Gashit. Njerëzit e fshatit u moren dhe u mbajten me ditë e netë të tëra duke u maltretuar për të treguar se ku ndodhej Ukë Sadiku me shokë i cili fshihej në malet e kësaj ane. Këto maltretime i bënte Brigada e XXV serbe. Nga ky presion pasoi edhe dorëzimi i Sokol Dinit - birit të Din Arifit të Sferkës, Shaqë Cakut, Beqir Bajramit e Nezir Balisë.
Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari e Halil Sadria nuk pranuan të dorëzohen kështuqë mbeten në mal. Të lodhur në gjirin e maleve u drejtuan për te Din Arifi në Sferkë të Gashit. Ardhjen e tyre e kishte treguar ndonjë sherbtor i armikut. Kësisoji forcat ushtarake, gjandarmëria, OZNA, vullnetarët dhe forcat tjera çetnike kishin zënë pritat në pritje të grupit të Ukë Sadikut në arë të Arifit në Sferkë. Qazim Bajraktari i printe grupit, i cili me të rrahur të gurëve, jepte shenjë për të ecur ose për tu ndalur. Kjo bënte të kuptosh se grupi me mjaft dyshim lëvizte në ato ditë të vështira dimëri. Ky grup aty për aty ra në pusi. Forcat serbe shtinin me pushkëmitraloz me ç’rast mbeten të vrarë Qazim Bajraktari e Halil Sadria naten e 17 shkurtit të 1947-ës ndërsa Uka u plagos. Varrimi i tyre u bë në Sferkë të Gashit afer varrezave të një grupi tjetër që kishin vrarë po këta gjelatë. Uka ashtu i plagosur në përleshje me forcat gjakatare serbe, iku në mal. Pas dy-tri ditësh, i mbetur vetem, pa shokët e luftës, u dorëzua në Mleçan të hoxhë Mustafa. Mustafa e ruajti nga likujdimi derisa e dorëzoi te Fadil Hoxha në Prishtinë, ku u burgos.

Ukë Sadikun në burgun e Prishtinës e vizitonte gruaja e tij Tima, Nezir Balia dhe Bekë Syla i Ujmirit. Me gjithë përpjekjet e familjës dhe njerzëve të tij për ta shpëtuar, Uka me kerkesen e prokuririt të atëherëshëm, antishqiptarit të përbetuar Ali Shukrija, u denua me pushkatim në “emer të popullit” sepse kishte luftuar për lirinë e popullit të tij. Pas pushkatimit të tij, e shoqja Tima dhe Nezir Balia moren rrobat e tij nga burgu. Pos rrobave mbi kutinë e tij të duhanit, gjeten një gjysëm cigare, të shuar nga xhelatët para pushkatimit.
Pas dorëzimit të Ukë Sadikut nga ana e hoxhë Mustafës së Mleqanit, familja e tij u vendos në një shtëpi të mbetur të fshatit, pasiqë në pasurinë e tyre që moti ishte vendosur një familje koloniste. Nga ndjekja dhe torturat e vazhdueshme të pushtuesëve serbë “në liri”, e gjithë familja e tij u detyrua të shperngulej në Prizren, Shqipëri e Amerikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE Empty
MesazhTitulli: Re: SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE   SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE EmptyThu Sep 04, 2008 12:24 am

UKË E SHABAN SADIKU

Ukë Sadiku u lind më 1910. Është biri i Sadik Ramë Gurgjevikut nga Gjurgjeviku i Madh të Llapushës, atij luftetari të shquar të maleve të Kosovës.

Ai me vëlla Shabanin do të rriten dhe do të edukohen në flaken e luftërave çlirimtare të babait dhe gjurgjevikasëve të tjerë. Në vitin 1919, i ndjekur nga ushtria serbe, Sadik Rama me djal Uken që ende nuk i kishte mbushur 10 vjet, shkuan për të jetuar në Shqipëri. Aso kohe ana e Ukë Sadikut digjej dhe masakrohej nga ushtria, xhandarmëria dhe vullnetarët serbë. Uka me babë Sadikun u vendosen në Shkoder, ku kishin blerë Shtëpi e ku strehoheshin gjatë dimërit shumë luftetarë kosovarë. Nga Shkodra familja e Ukë Sadikut kaloi në Durrës.

Në vitin 1935 Ukë Sadiku emërohet kryetar komune në prefekturen e Krujës, ndërsa më vonë kreu detyra të tjera në vende të ndryshme të Shqipërisë.

Pas pushtimit të Kosovës nga Italia, Sadik Rama me familjen e tij (me te edhe Uka) u këthyen në Gjurgjevikun e lindjës. Uka emërohet kryetar komune nël Dollc të Klinës. Emertimi për kryetar i një biri të luftetarit të njohur në këto anë, kishte krijuar pakënaqësi te serbët e malazezët, të cilët kishin paguar dhe bërë çmos tek karabinierët italianë qe ta largonin nga posti i kryetarit Ukë Sadikun. Më 1941 në Dollc shkuan karabinierët italianë nga Klina për ta arrestuar Uken. Ai kerkoi nga ata qe të ia japin vendimin me shkrim të nenprefekturës së Rahovecit për largimin dhe arrestimin e tij, përendryshe ai u tha se nuk do të dorëzohej i gjallë. Ai me njerëzit e tij në komunë rezistoj dhe u poërlesh me ta. Me të dalë nga zyra, në te shtie mareshali italian dhe e plagosë në dorë, por mbi italianet u versulen shokët e tij si Shaqë Caku, Januz Zejnullahu, Musli Jakupi, Palush Marleku, Tafil Dushi e Smajl Hajdari. Në mbrojtje të Ukë Sadikut u vra Palush Marleku nga Klina. Smajl Hajdari e vret mareshalin italian dhe një ushtar tjetër ndërsa një e plagos. E ndodhur në rrezik, ushtria italiane iku. Pas kësaj ngjarjeje punëtorët shqiptarë të komunës shkuan në shtëpitë e tyre, ndërsa Ukë Sadiku dhe Smajl Hajdari kaluan në teritorin e Mitrovicës (zonë pushtuese e gjermanëve).

Në fillim të vitit 1943 në kullë të Tahir Berishës në Berishë, partizanët e aradhës “Emin Duraku” u munduan ta bindin Ukë Sadikun si njeri me influencë në këto anë, qe ta kenë në rradhët e veta. Po këso përpjekjesh kishte bërë edhe Batalioni i Dytë i Rakoshit në kullë të Ukë Zenelit në Gjurgjevik të Vogel në fund të vitit 1944. Uka me njerëzit e tij nuk i besonte politikës serbe as bashkëpunimit me ta duke njohur mirë qëllimet ugurzeza të saj ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Pas kapitullimit të Italisë, ai këthehet në shtëpi dhe emërohet nënprefekt në Rrethin e Rahovecit. Në nëntor të vitit 1944 Uka shihte ripushtimin jugosllav të Kosovës për çka bashkë me vëlla Shabanin, djalë Skenderin e disa shokë e të afërm, arratisen në mal për tu bërë rezistencë njësive të ushtrisë jugosllave.

Ukë Sadiku me shokë, aleat më besnik kishte malet e Kosovës martire. Ai shpesh i pakënaqur me ate që kishte arritur për popullin thoshte : “Po e ha kot buken e popullit në mal”. Me fillimin e luiftës së Drenicës , Uka me njerëzit e tij ishte me pushkë në dorë krah Shaban Palluzhës. Ate e gjejmë edhe në Shtabin e Shabanit. Pas shuarjes së liftës së Drenicës, nën mbikqyerjen e LNDSH-së, e në veçanti, të Ymer Berishës, formohen çeta të armatosura në këto anë, të udhëhequra nga Ukë Sadiku. Në shtator të vitit 1945 njësia e Ukë Sadikut përleshet me ushtrinë jugosllave në Çeli të Jellovfit. Në këtë kohë Ukë Sadiku ende nuk ishte këthye në çetë nga kontakti që kishte pasur me Muharrem Bajraktarin.

Janë këta bijtë e këtyre anëve, të cilët nën organizaten “Besa kombtare” mbi të gjitha vunë interesin kombtar dhe çështjen e bashkimit të tokave shqiptare.

Më 25 mars 1945 Pashk Bibaj e bënte me dije Ymer Berishen se në shtator do të bëhej një mbledhje me karakter gjithëkombtar. Ymer Berisha në këtë trupë deleguese zgjodhi Ukë Sadikun. Këta vendosen qe ta mbajnë një mbledhje në Kosovë dhe pikërisht në Doberbol të Llapushës më 4 e 5 gusht 1945. Në këtë mbledhje u formua organizata “Besa kombtare”.

Kjo organizatë në krye të udhëheqjës ushtarake e vuri Ukë Sadikun. Grupet e ushtrisë popullore mbanin lidhje të shpeshta me Ukë Sadikun dhe grupin e tij. Edhe në kongresin e IV të LNDSH-së në Drenicë (1 maj 1946), këto anë dergojnë përfaqsuesin e vetë Ukë Sadikun. (tashmë profesor Ymer Berisha ishte likujduar më 11 prill 1946).

Në dimërin e viteve 1946/47 forcat ushtarake ndiqnin Ukë Sadikun me shokë. Qëndrimi në mal i njësive tona popullore ishte vështirësuar. Të lodhur në gjirin e maleve dhe për shkak të maltretimeve të familjeve të tyre, një natë Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari e Halil Sadrija u drejtuan për te Din Arifi në Sferkë (do të ishte me interes historik e kombtar sqarimi se kush ishte Din Arifi dhe Sokol Dini si dhe veprimtaria e tyre. Vër. ime). Më 17 shkurt 1947, në Sferkë të Gashit mbesin të vrarë Qazim Bajraktari e Halil Sadrija derisa Ukë Sadiku shpëtoi i plagosur, por u dorëzua dhe u dënua me vdekje nga gjyqi ushtarak në Prishtinë në verë të vitit 1947. Me këtë u ekzekutuan edhe Ajet Gerguri, Gjon Sereçi e Osman Bunjaku.

Pas dorëzimit të Ukë Sadikut, familja e tij u vendos në një shtëpi të mbetur të fshatit, pasiqë në pasurinë e tyre ishin vendosur familje koloniste. Nga ndjekjet dhe torturat e vazhdueshme

të pushtuesëve serbë, e gjithë familja e Ukë Sadikut u detyrua të shpërngulej në Prizren, në Shqipëri dhe në Amerikë.

Edhe i vëllai i Ukës, Shaban Sadiku, ishte luftetar i shquar i këtyre anëve. Shaban Sadiku qe me këthimin e gjyshit të tij, Sadik Ramës, nga Shqipëria (1941), nuk iu nda vëllait, Ukë Sadikut dhje trimave tjerë të kësaj ane në luftë për lirinë e Kosovës. Në betejen që u bë në Çelinë e Jellofcit, më 12 shtator 1945, Shaban Sadiku po udhëhiqte çeten e të vëllait, Ukë Sadikut, pasiqë Ukë Sadiku kishte shkuar për të rënë në kontakt me Muharrem Bajraktarin.

Në këtë perleshje Shabani mori plagë vdekjepuese por me fuqi mbinjerëzore arriti të shkonte deri në vendlindje, Gjurgjevik të Madh, ku edhe vdiq nga plagët e luftës.

HALIL SADRIA
(1912 – 1947)

Halil Sadrija u lind në Gjurgjevik të Madh të Llapushës në vitin 1912. Ishte njeri i fjalës, besës dhe pushkës. Halili ishte vazhdimisht në çeten e Ukë Sadikut e të prof. Ymer Berishës.

Në kohen kur u bë lufta në Çeli të Jellofcit afër Siqevës (12 shtator 1945) e ku u vranë shumica e luftëtarëve të Ukë Sadikut, Halil Sadria bashkë me Uken ishin për rrugë në këthim e sipër nga kontakti që kishin pasur me Muharrem Bajraktarin e Llaushës.

Nga përleshja me forcat e OZN-ës, (korrik 1946), pasiqë ishte vra Ymer Berisha më 11 priill 1946, Halili u këthye përsëri në çeten e Ukë Sadikut nga e cila nuk u nda gjerë në vdekje. Me rastin e vrasjës së prof. Ymer Berishës, Halil Sadrija e merr në krah ate pas plagosjes për ta strehuar dhe larguar nga sulmi.

Ishte pjesëmarrës aktiv në Kuvendin e Doberdolit më 4 e 5 gusht 1945. Pas shumë luftërave që bëri ky luftëtar në ushtrinë tonë popullore për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë, vështirë po kalonte dimërin e vësahtirë të vitit 1946/47. Në mal atë botë kishin mbetur Halil Sadria, Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari i Astrazupit etj. Forcat ushtarake jugosllave vazhdimisht po i ndiqnin.

Të lodhur në gjirin e maleve, këta tre luftëtarë, një natë shkurti të vitit 1947, u drejtuan të strehoheshin në fshatin Sferkë të Gashit. Lëvizja e këtyre luftëtarëve të lirisë ishte hetuar pas spiunimit të një sherbtori të armikut, prandaj ushtria e forcat tjera pushtuese sllave u kishin vënë pritë. Aty mbeten të vrarë trimat e luftës çlirimtare Halil Sadria e Qazim Bajraktari i Astrazupit ndërsa në këtë pusi kishte mbetur i plagosur Ukë Sadiku.

Hali Sadria bashkë me Qazim Bajraktarin u vranë më 17 shkurt të vitit 1947. Varrimi i tij dhe Qazim Bajraktarit u bë afër fshatit në një varr kolektiv.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE Empty
MesazhTitulli: Re: SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE   SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE EmptyThu Sep 04, 2008 12:26 am


YMER BERISHA, INTELEKTUAL E PATRIOT I SHQUAR

Xhuvani : “Në sytë e tu unë shoh

një pjesë të Shqipërisë”.

Profesor Ymer Berisha u lind në Gjurgjevik të Madh më 1912. Ishte bire i Shaban Ilazit, luftetar i shquar i këtyre anëve. Aty nga viti m1922 nga ndjekjet dhe masakrat e mëdha serbe që bëheshin në këto anë, sidomos pas kryengritjës së Llapushës të vitit 1919, Shabani së bashku me Ymerin kaloi në Shqipëri dhe u vendos në Krumë. I ati hyri në çeten e Bajram Currit ndërsa Ymeri ndiqte mësimet në shkollen fillore.
Pas vrasjës së Bajram Currit më 1925, si dhe pas shpartallimit të çetës së tij, Shaban Ilazi me të birin vendoset në Fushë-Krujë, ku arriten të blenin pak tokë dhe një shtëpi. Në këto vite Shabanit iu baskuan edhe dy djemtë e tij, Binaku e Sahiti. Meqenëse Ymeri kishte përkujdesjen e të atit dhe kusheririt të tij, Sadik Ramës, që poashtu në këtë kohë jetonte në Fushë-Krujë, Ymeri kreu shkollen normale të Elbasanit dhe më 1932 diplomoi në këtë vater të dijës. “Në sytë e tu, i thoshte drejtori i shkollës Aleksander Xhuvani, unë shoh një pjesë të Shqipërisë”.
Dhëmbjen dhe përbetimin për Shqipërinë Ymer Berisha e kishte shprehë në një hartim, i cili ishte vlerësuar si më i miri në shkollë. Pjesë të këtij hartimi të Ymer Berishës u botuan edhe në revisten e shkollës “Normalisti”, ku shkruante : “Nuk është diçka e madhe ta duash mikun, por duhet gjetur forcë qe të mësosh edhe nga armiku dhe një ditë ta luftosh me atë armë qe nuk e pret”.

Ymerin e çmonte edhe Gjergj Fishta

Ymer Bewrisha thoshte se patriotizmi është shenjtëri, Kosova vetëm shpirtërisht është Shqipëri. “Kur të gëzohet Tomorri, le të gëzohet edhe Korabi e Sharri”, theksonte ky ideolog i madh. Drejtori Aleksander Xhuvani ia forconte shpresen duke i thënë se brezat që do të vijnë të gjitha tokat shqiptare Shqipëri do t’i bëjnë.
Pas diplomimit të Berishës më 1932, mësuesëve të rinj, derisa po e shetisnin Shqipërinë për ta njohur më shumë, iu bashkua edhe Gjergj Fishta. Ai kerkonte Ymer Berishen, për të cilin kishte lexuar shkrime në revisten “Normalisti”, i kishte dëgjuar edhe rrëfimet e profesorëve për zgjuarësinë e tij. “Edhe kur nuk të kam parë, të kam parë”, i tha Gjergj Fishta Ymer Berishës dhe i kumtoi lajmin se i kishte siguruar një bursë për të shkuar në Itali qe të studjonte letërsinë. Ymer Berisha e meritonte bursen. Gjergj Fishta e dinte se cilët djem e vajza shqiptare duhet t’i dergonte jashtë Shqipërisë për ta dashur nesër edhe më shumë ate.
Berisha i filloi studimet universitare në Romë të Italisë, ku kreu Akademinë ushtarake dhe u këthye i diplomuar në Fakultetin e Histori-Gjeografisë. Pas këthimit nga Italia, Ymeri bëhet mësimdhënës në disa fshatra të rretheve të Shqipërisë.

Ideal kishte Kosoven e lirë

Duke parë zotësinë e tij intelektuale dhe aftësinë ushtarake, Abaz Kupi e ftoi profesor Ymer Berishen të inkuadrohej si udhëheqës ushtarak në Partinë e tij LEGALITETI por Berisha kishte të tjera qëllime. Ai donte të kalonte në Kosovë dhe të shfrytëzonte aftësitë e tij ushtarake e patriotike kundër formacioneve ushtarake sllave, që po vrisnin dhe masakronin popullsinë e pafajshme të Kosovës. Ai m ësoi për masakrat e mëdha që kishte bërë Serbia në vitet njëzet. Ishte informuar me hollësi për kolonizimin e Kosovës dhe për ndjekjen e shqiptarëve nga trojet e tyre. Ai e kishte idol Hasan Prishtinen dhe e adhuronte trimërinë e Azem Bejtës dhe të atdhetarëve të tjerë. Profesor Ymer Berisha mblidhte thesarin popullor dhe shënonte objektet arkeologjike. Në shkollat ku ai punoi, çdo kund formoi muze shkollorë dhe shkruante për kulturen tonë ne të perkohëshmet shqiptare.
Në vitin 1939, pas okupimit të Shqipërisë nga Italia, prof. Ymer Berisha me axhë Sejdiun kaloi në Kosovë. Në vitin 1941 Ymeri bëhet mësimdhënës në Normalen – Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë dhe me aktivitetin e tij patriotik, si në shkollë ashtu edhe jashtë saj, në masat popullore shtonte ndjenjen kombtare. Këtë e ilustron edhe poezia e tij :
“Të bashkohemi me Shqipërinë
tue i mbrojtë kufijtë e atdheut
mu si bijtë e Skënderbeut”.

Intelektuali e patrioti Ymer Berisha ideal të tij e kishte Kosoven e lirë, bashkimin e shqiptarëve brenda kufijve etnikë dhe krijimin e një shteti të fortë shqiptar në Ballkan.
Çlirimin e Kosovës nga okupatori serb ai e shihte nëpërmjet kryengritjës gjithëshqiptare, për të cilen propagandonte në Kosovë. Në një tubim më 28 Nëntor 1944, në Drenicë, pati deklaruar : “Nuk ka besim në serbët, prandaj duhet të organizohemi dhe të luftojmë deri në bashkimin kombtar”. Në këto rrethana ai dyshonte në realizimin e vendimeve të Konferencës së Bujanit. Me punen e tij të palodhëshme për zgjërimin e luftës, ai shtonte se suksesi i luftës në Drenicë do të varet nga zgjërimi i saj ne të gjitha anët e Kosovës. Në Drenicë, Llapushë etj, Ymeri sillte armë automatike me të cilat luftuan trimat deri sa u shue rezistenca në Drenicë.

Synimi për formimin e një ushtrie etnike

Levizja kombtare shqiptare luften e vetë për bashkim kombtar e zhvilloi në aspektin politik dhe ushtarak. Garniturës së vjetër kombtare tani i bashkoheshin kuadrot e raja të arsimuara, të colat bashkërisht do të angazhoheshin për çlirimin e tokave që mbeten jashtë shtetit amë. Në vjeshten e vitit 1943 u bë një organizim më i madh politik e ushtarak. Ai që i printe këtijh organizimi ishte Ymer Berisha. Ai shtoi edhe më shumë numrin e bashkëpunëtorëve dhe të veprimtarëve aktivë, siç ishin Luan Gashi, Hajdar Planeja, prof. Gjon Sereçi, Adem Gllavica, juristi Liman Staneci, Ilaz Broja, Ibrahim Lutfiu, Ukë Sadiku, Ajet Gerguri (agronom), Ejup Binaku (punëtor i arësimit) etj. Tani ishte krijuar një rrjet i gjërë i lëvizjës kombtare në Kosovë. Lidhjet me Prizrenin nga ana e Ymer Berishës i mbanin Sadik Zeneli nga Abria, Ukë Sadiku nga Gjurgjeviku dhe Alush Smajli nga Llazica.
Në fund të vitit 1943 dhe gjatë vitit 1944 nga Normalja “Sami Frashëri” e Prishtinës u larguan një varg profesorësh në mesin e të cilëve edhe prof. Ymer Berisha. Me largimin e tyre pushteti dukshëm goditi këtë vater të arsimit shqiptar.
Kur Lidhja e dytë e Prizrenit kishte formuar Komitetin e Rinisë nacionaliste për mbrojtjen e Kosovës në kufijtë etnikë, në krye të saj ishte prof. Ymer Berisha.
Në tetor të vitit 1944, para se të merrte pjesë në kuvendin e Skënderajt, Ymer Berisha me dhjetë nxënës të kësaj shkolle doli në Drenicë dhe u vendos në kullë të nipave tl tij , Avdi dhe Milazim Durakut në Abri. Aty Ymeri mbajti një tubim me qëllim të mobilizimit masiv që “ta zhgjidhim fatin tonë jashtë dogmatizmave e mashtrimeve komuniste”. Ai shihte rrezikun e mbetjës së Kosovës nën sllavët, për çka edhe propagandonte formimin e ushtrisë dhe të shtetit etnik ne të gjitha trojet shqiptare. Në këtë tubim u formua organizata patriotike “Besa Shqiptare”. Këtu u shtrua edhe çështja e zgjërimit të organizatës së rinisë në këtë fshat dhe në tërë Drenicen.
Në këtë drejtim kontribut të madh dha patrioti Sadik Zeneli, kryetar komune në Abri. Prej këtu prof. Ymer Berisha me dhjetë nxënësit e tij për tri ditë rresht bëjnë regjistrimin e rinisë në fshatrat e nënprefekturës së Skënderajt. Nga Skënderaj ata kalojnë në Gllogoc, ku bien në kontakt me Bajram Bajraktarin, Isuf Gradicen e me të tjerë.
Pasi bëri regjistrimin e rinisë në Gllogoc, prof. Ymer Berisha atë natë e kaloi te Bajram Bajraktari, për të kaluar të nesermen me grupin e tij në Polluzhë te Shaban Polluzha, duke kryer kështu misionin e vetë të propagandës dhe regjistrimin e fshatrave të këtyre anëve.
Nga Polluzha, Ymer Berisha dhe Shaban Polluzha shkuan në Llaushë te Bajram Bajraktari, ku kryen të njejtin mision dhe qëndruan aty atë natë. Të nesermen Ymer Berisha me grupin e rinisë shkollore patriotike që kishte me vete, merr pjesë në kuvendin e Skenderajt, që u bë më 28 tetor 1944.
Prof. Ymer Berisha bisedonte gjatë për fatin e Kosovës, sidomos me Shaban Polluzhen. Intelektualet nuk ishin vegla qorre në duart e pushtuesëve nazistë, siç disa mundoheshin ti paraqisnin. Ata shihnin se Gjermania naziste numronte ditët e fundit. Gjermanët ishin largë nga vendi i ynë. Ata as që kishin veprime për Shqipërinë e cunguar. Heret a vonë do të largoheshin e shqiptarëve dhe Shqipërisë, sidomos Kosovës, rreziku i kërcnohej nga sllavët. Kundër tyre duhej përgatitur për mbrojtje me luftë për të ruajtur kufijt e Shqipërisë etnike, - kjo ishte motoja e intelektualëve demokratë. Mirëpo, përçarja që dominonte ndërmjet anëtarëve të PK-së dhe intelektualëve demokratë shqiptarë ishte e madhe. Veprimtaria mashtruese “vëllazërore internacionaliste” e PKJ-së dhe PKSH-së në Llapushë si edhe në tërë Kosoven, qe në fillim u kundershtua nga Ymer Berisha, Ukë e Shaban Sadiku, Alush Smajli etj., pra u kundërshtua “vëllazërimi intzernacionalist” qënga pushtimi italian të këtyre anëve. Kjo ndikoi mqë lëvizjen kombtare ta marrin mbi supe Bedri Pejani, Ymer Berisha, Gjon Sereqi, Halim Spahiu, Marie Shllaku, Selman Riza etj. të cilët pas thyerjes së luftës në Drenicë (janar-shkurt 1945), formojnë Komitetin Ncional Demokratik Shqiptar (KNDSH) me seli në Prizren. Puna e këtij komiteti bëhej me instrukcionet e Ymer Berishës i cili ishte edhe udhëheqës e strateg i luftës guerile. Në kuader të këtij komiteti, pos Ymer Berishës, ishin edhe Kajtaz Ramadani për komitetin e Rahovecit, Kadri Minushi, Bardhec Doda etj.

LUFTA KUNDËR RIPUSHTIMIT

Tashmë në mbikqyerjen e KNDSH-së e në veçanti të Ymer Berishës, formohen çeta të
Armatosura të KNDSH-së, të udhëhequra nga Ukë Sadiku, Ndue Perlleshi, Malë Bashota, Feriz Boja e Alush Smajli, që ishin deshmuar qysh në luften e Drenicës kundër partizanëve serbo-malazez dhe sherbtorëve të tyre.
Në këtë kohë Drenica, si e tërë Kosova, digjej në flakë. Ishte shuar lufta e Drenicës. Ishin vrarë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica e sa e sa të tjerë. Qindra luftetarë të rezistencës ishin masakruar.Rrethanat e reja u bënë sprovë e qëndrimeve dhe rrugëve të reja për zgjidhjen e çështjës shqiptare, u shtrua nevoja për vazhdimin e Lëvizjës. Kjo lëvizje kishte shtrirë degët e veta kudo në Kosovë dhe ndër udhëheqësit e saj ishte dhe mbeti Ymer Berisha. Ai shtrinte veprimtarinë e luftës për çlirim kombtar, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me autoritete të njohura brenda dhe jashtë Kosovës.
Shpesh ai luftëtarëve dhe masës iu fliste për pushkatimet masive të ushtrisë jugosllave, për shfarosjet izike të shqiptarëve, për nevojen e organizimit më të mirë politik e ushtarak, për lidhjet me boten e jashtme et. Fryma liridashëse gjallëronte edhe mtej. Kosova ishte pushtuar, por nuk nënshtrohej. Grupet e lëvizjës kombtare popullin e paten krah të ortë. Ai iu ofroi ushqim e veshmbathje, i strehoi e i njoftoi për lëvizjet e armikut.
Pas shuarjes së luftës në Drenicë, ata që vazhduan rezistencen në këto anë kaluan në ilegalitet. Lufta kryengritëse nuk u shua, me gjithë aksionet kriminale të OZN-ës dhe gjithë masave të egra e terrorit që zbatoi i ashtuquajturi pushtet “popullor” në Kosovë.
Si vazhdim i luftës çlirimtare të Kosovës dhe qëndresës ndaj terrorit serb, është edhe lufta në Qeli të Jellofcit. Disa ditë para luftës në Qeli të Jellofcit, në fshatin Pllaçicë e në vendin e quajtur “Thanat e Pllaçicës”, u mbajt një tubim. Tubimin e kryesonte Ymer Berisha e Marie Shllaku. Aty ishin edhe Ukë Sadiku, Shaban Sadiku, Alush Smajli, Mehmet Aga i Rashkocit, Qazim Bajraktari, Sadik Lutani, eriz Boja, Halil Sadrija etj. Këtu u mor qëndrim që kudo që ndodhen njësitë e ushtrisë tonë popullore ta ndezin luften kunder pushtuesëve serbë dhe njësive të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE Empty
MesazhTitulli: Re: SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE   SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE EmptyThu Sep 04, 2008 12:28 am


Roli në organizaten “Besa kombtare”

Qëndresa në malet tona për liri nuk ndalej. Përsëri terror në “liri” e Kosova vuri përsëri në ballë të luftës bijtë e vetë më të mirë si Ymer Berishen etj. Janë këta bijtë e këtyre anëve të bashkuar në organizaten “Besa kombtare”, të cilët mbi të gjitha kishin vënë interat kombtare dhe çështjen e bashkimit të tokave shqiptare, sepse ende pa përfunduar lufta dhe gjendja e jashtëzakonshme e kuptuan se çështja ideologjike dhe ajo kombtare me rastin e Kosovës ishi në pajtueshmëri të plotë.

Proesor Ymer Berisha po bëhej gjithënjë e më aktiv në LNDSH-në jo vetëm për Kosoven, por edhe për Shqipëri, sidomos në Shqipërinë veriore. Veprimet e Lëvizjës Kombtare të Shqipërisë veriore, kishin vendosur të mbajnë mbledhje në Malësi të Gjakovës, ne të cilen duhej të ishte i pranishëm edhe prof. Ymer Berisha. Më 25 mars të vitit 1945 Pashk Bibaj do t’i shkruante një letër Ymer Berishës, ne të cilen i sygjeronte qe të organizojë aksione të përbashkëta në Shqipëri e në Kosovë, duke i treguar se kishte bërë lidhje me përendimin.
Poashtu Ymeri njoftohej se në shtator do të mbahej një mbledhje me karakter gjithëkombtar. Në këtë mënyrë ai vihej në dijeni në mënyrë qe të pregatiste trupin delegues nga Kosova. Me qëndrimin e Ymer Berishës dhe të Pashk Bibës u njoftua edhe Ukë Sadiku, që tashmë bashkë me Ymer Berishen u caktuan përfaqësues të mbledhjës në Mirditë.
Këta vendosen që, poashtu të organizonin një mbledhje në Kosovë, në Dobërdol të Llapushës, më 4 e 5 gusht të viti 1945.
Në Konferencen e “Besës Kombtare” moren pjesë 158 anëtarë nga 19 grupe të LNDSH-së, nga shumë rajone të Kosovës, që u njoftuan nga Ymer Berisha për mbajtjen e kësaj mbledhjeje. Kuvendin e udhëhoqen Ymer Berisha, Ukë Sadiku e Marie Shllkau. Pas punës dyditëshe të grupit të LNDSH-së, formohet organizata “Besa kopmbtare” dhe Kryesia e saj prej 12 anëtarësh. Në krye të udhëheqjës politike emërohet Ymer Berisha, të asaj ushtarake gjurgjevikasi Ukë Sadiku. Këta përbënin shtabin e ngushtë, kurse udhëheqësit e rajoneve i formonin komitetet e retheve.
Edhe lidhjet ndërmjet LNDSH-së dhe botës demokratike përendimore në këtë kohë bëhen më të shpeshta. Më 22 tetor të vitit 1945 Këshilli i Dymbëdhjetës i “Besës Kombtare i shkruante gjeneralit anglez Hadson në Tiranë një letër e cila është e nënshkruar nga kryetari për organizim dhe i Këshillit të Ushtrisë Popullore, Ymer Berisha. Nënshkruesit e tjerë të kësaj letre ishin : Mulla Idriz Broja, Hysen Bajraktari, Ndue Përlleshi, Feriz Boja, Nderc Lleshi, Mehmet Aga, Sokol Dina, Shaqir Gaco, Zeqir Lutani, Bardhec Rogani, Jetulla Rezalla dhe Zef Doda. Ymer Berisha në letër njoftonte se 4.000 ushtarë shqiptarë janë të gatshëm për luftë, të cilët presin ndihmë për armë nga përendimi për ta filluar luften, mëshkuj e femëra, pleq e të rinj, për të ndalur terrorin partizanë dhe ripushtimin sllav.

Forcimi i liodhjeve

Lufta për vendosjen e pushtetit komunist ishte e rrept dhe aji i kushtoi shumë shtrenjtë popullit tonë. Megjithate, grupet e ushtrisë popullore mbanin lidhje të shpeshta, të cilat shprehnin gatishmëri të tuboheshin kur ta kerkonte nevoja. Grupet e Ymer Berishës, Alush Smajlit, Ukë Sadikut, Ndue Perlleshsit etj, ishin në lidhje të përherëshme me grupet tjera të Kosovës.
Mulla Ilaz Breoja mbante lidhje të fshehta me prof. Ymer Berishen, prandaj në gusht të vitit 1945 ky iu bashkua grupit që vepronte përgjatë kufirit Drenicë – Anadrin – Rahovec. Broja derisa u likujdua ishte këshilltar besnik i lëvizjës “Besa shqiptare”. Likujdimi i njerzëve të të Lëvizjës kombtare bëhej çdo ditë e natë. Në shkurt të vitit 1946 nga OZN-a u kapen Ilaz Broja e Ahmet Bobaj dhe u pushkatuan në agun e 10 shkurtit të vitit 1946., në Zllakuqan të Klinës. Ndërsa djali i Ilaz Brojës, Ibrahim Spahiu, i porositur nga Ymer Berisha në Skënderaj, Llaushë, Klinë dhe fshatra për rreth, shpërndau 700-800 afishe të Lëvizjës Kombtare. Berisha, duke studjuar rrrethanat e krijuara, duke iu besuar misionarëve të ffuqive të jashtme, posaçërisht Anglisë, në kuader të organizatës ushtarako-politike “Besa Kombtare”, pregatiste një stërvitje të mrekullueshme me grupin për likujdimin e njerzëve të pushtuesit. Vrasja e prijatarëve të lëvizjës bëri të domosdoshme vrasjen e njerzëve të OZN-ës dhe sherbëtorëve të tyre. Me urdhër të Ymer Berishës vritet një vezhgues i OZN-ës në Istog dhe disa të tjerë. Në LNDSH ishin inkuadruar edhe një numer njerëzish që bashkëpunonin me kom itetet e komunës së Klinës dhe prijësin e tyre Ymer Berisha.
Në mbarim të vitit 1945 Ymer Berisha e thërret një tubim në malet e Garaçevës. Në këtë tubim marrin pjesë Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari, Ndue Përlleshi, Alush Smajli, Halil Sadrija e të tjerë. Këtu u shtrua nevoja e bashkëpunimit dhe lidhjeve me anë të tjera të Kosovës e të Shqipërisë. Në anen e Suharekës bashkëpunohej me Qazim Bajraktarin, Luan Gashin e tj. Ndërsa në anen e Prizrenit, Qazim Bajraktari u lidh me Ali Rizen, Hysen Kabashin, e Njazi Alishanin. Me anen e Gjakovës lidhjet i mbanin Ymer Berisha dhe Ukë Sadiku nëpërmjet Demë Ali Pozharit, Mehmet Agë Rashkocitdhe Ejup Binakut, ndërsa me Rugoven u lidhen nëpërmjet Zhukë Haxhisë, me Istogun nëpërmjet Feriz Bojës dhe Adem Shalës. Në Drenicë bashkëpunohej me Rexhep Xhelin dhe Sadik Lutanin. Me Plavë e Guci, lidhjet mbaheshin nëpërmjet Demë Ali Pozharit ndëlrsa me Tutin, Rozhajë, Pazar e Sanxhak, lidhjet mbahen nëpërmjet Feriz Bojës dhe Adem Shalës. Me Vuçiternë, Shalë e Llap, nëpërmjet Ahmet Selacit.

I rrezikshëm për pushtetin jugosllav

Ymer Berisha, si udhëheqës i komitetit “Besa Kombtare”, zhvillonte një aktivitet të dendur, kishte një rrejet të zhvilluar lidhjesh si brenda ashtu edhe jashtë si me Pash e Kolë Biben, Muharrem Bajraktarin, Ahmet Selacin e me të gjitha komitetet e Kosovës si dhe me gjeneralin Hadson, shef i misionit anglez në Tiranë. Për arsye të aktivitetit të tij politik, Ymer Berisha u bë i rrezikshëm për pushtetin jugosllav, prandaj OZN-a u angazhua për likujdimin e tij. Në pranverë të vitit 1946, Berisha shkoi në një kongre në Malësi të Gjakovës (Shqipër), i cili duke u këthyer në Kosovë, në fshatin Hereq, përtej Drinit e në afërsi të Gjakovës, hasi në priten e forcave serbe e të OZN-ës, ku bëhet një përleshje mes tyre dhe Ymer Berishë me shokë. Një pushkë nga dora armike e kishte goditur në kokë për vdekje prof. Ymer Berishen. Shokët e luftës e të idealit e tërhoqen deri në një vendstrehim. Pasi ia moren dokumetacionin dhe armet, ata ishin larguar Ky material ishte fshehur nën dhe, pranë një lisi, për të cilen gjë dinte vetëm Ukë Sadiku me dy shokët e tij, Halil Sadrinë e Nezir Balinë. Vrasja e këtij strategu e prijësi të luftës çlirimtare të Kosovës u bë më 11 prill të vitit 1946.

Shokët vazhdojnë luften

Luftëtarët e Ymer Berishës kishin bërë luftë pas lufte ndër të cilat është rezistenca e Malë Bashotës, Feriz Bojës e Mustafë Ibishit në malet e Llapçevës, në mars të vitit 1946 si dhe
lufta e Alush Smajlit me të vëllanë Muratin e Ajet Krajkun, derisa vriten me flamur në dorë më 1 prill të vitit 1946.
Në shkurt të vitit 1947, pason qëndresa dhe vrasja e Qazim Bajraktarit e Halil Sadrisë në Sferkë të Gashit ku u plagos edhe Ukë Sadiku. Poashtu, vazhdon lufta e çetës së Ndue Përlleshit e cila përleshet rreptë me forcat serbe në Bokshiq të Klinës më 8 shkurt të vitit 1948, duke lënë shumë të vrarë nga ana e armikut, por aty Ndue Përlleshit i vriten edhe shokët e luftës. Ndou i plagosur çau rrethimin e pas shërimit të plagëve kaloi në Shqipëri. Gjatë ndjekjës së luftëtarëve të Ymer Berishës pasuan sa e sa vrasje, burgosje e maltretime. U bënë edhe sa e sa të aashtuquajtura procese gjyqësore.
U bënë edhe sa e sa pushkatime e burgosje, djegëje të shtëpive, plaçkitje dhe konfiskime etë pasurisë së luftëtarëve të Ymer Berishës dhe të patriotëve të tjerë të Kosovës. OZN-a zhduku e buirgosi sa e sa njerëz. Organizohen aksione të çmendura për mbledhjen e të ashtuquajtura “tepricave”, armëve e tj, aksione këto të terrorit, që po zhvilloheshin në vazhdimësi.
Pushteti “popullor” vrau edhe shokët e vetë të luftës, partizanët shqiptarë, të cilët kishin luftuar të bindur në çlirimin e Kosovës dhe të mashtruar nga propaganda komuniste e PKJ-së dhe nPKSH-së. U pushkatuan dhe u vranë : Rifat Berisha, Mustafë Rahoveci, Kajtaz Ramadani e sa e sa të tjerë. Këta u burgosen dhe ekzekutuan kur kundërshtuan pushtimin e sërishëm të Kosovës.
Pra, qëllimi kryesor i lëvizjës patriotike të Ymer Berishë dhe anës së tij, si kudo në Kosovë, ka qenë dhe mbetet çlirimi i Kosovës, mbrojtja e Shqipërisë dhe bashkimi i atdheut e gjithë kombit. Kjo lëvizje në Kosovë kurr nuk e humbi shpresen as në forcat e veta e as në përkrahjen e mëmëdheut.
Lufta për ta mbrojtur veten dhe për ta fituar lirinë nuk u ndal as më 1968 dhe 1981 – 1998 dhe as më 1989 – 1999. Vite dhe dekada të tëra në luftë për liri.
Ishin këto vrasje në vazhdimësi të një populli liridashës, që i shoqëronte i njejti barbarizëm, por edhe qëndresa e papërkulur që na la Ymer Berisha me shokë e që mbeti frymëzim i lëvizjës gjithëkombtare.
Në shenjë rrespekti dhe nderimi për profesorin dhe patriotin tonë Ymer Berisha, shkolla fillore në Siçevë të Klinës u pagzua me emërin “Ymer Berisha”. Kështu siqevasit në shkollë sollen amanetin e dijetarit dhe të luftëtarit i cili diti të bashkojë penen dhe pushken për lirin e popullit dhe atdheut, Ymer Berisha.

Nga historia duhet mësuar gjithënjë. Koha e Ymer Berishës po na përcjellë edhe sot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE Empty
MesazhTitulli: Re: SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE   SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SADIK RAMË GJURGJEVIKU - FIGURË E PAVDEKSHME KOMBTARE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» POETI YNË SADIK KRASNIQI
» Historitë e pavdekshme të Bacës së Kelmendit Prekë Pjetër Ca
» Kush eshte Ramë Maraj!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: