Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Seleksioni 038

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Eklips
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Eklips


Male
Numri i postimeve : 146
Age : 37
Vendi : Në ferr..!!
Registration date : 17/01/2009

Seleksioni 038 Empty
MesazhTitulli: Seleksioni 038   Seleksioni 038 EmptyWed Jan 28, 2009 8:49 am

Më 13 gusht 2006 Lëvizja VETËVENDOSJE! iu drejtua pjesëtarëve të TMK-së me një letër të titulluar “Letër e hapur Trupave Mbrojtëse të Kosovës”, e cila u shpërnda në të gjitha kazermat e TMK-së anekënd Kosovës. Ndër të tjera, në atë letër patëm thënë: “Prej 10 qershorit 1999, UÇK-ja i është nënshtruar në vazhdimësi një dobësimi të pamëshirshëm e dashakeq. Në fillim ndodhi çmilitarizimi – goditja më e rëndë që mund t’i bëhet një ushtrie, qëllimi fundamental i të cilës ka qenë çlirimi i atdheut. Një ushtri e cila përfundimisht e materializon çlirimin – ajo shndërrohet në ushtrinë e vërtetë të atdheut të çliruar. Goditje të njëpasnjëshme pasuan çmilitarizimin: burgosjet e komandantëve dhe ushtarëve të shquar të UÇK-së; dënimet drakonike; shpesh edhe mbajtjet e ish ushtarëve burgjeve pa asnjë dëshmi për ngarkimin e veprave gjoja të kryera; bastisje dhe poshtërime nga më të padurueshmet… deri në skandalin e patolerueshëm të bastisjes së memorialit të komandantit të UÇK-së, Adem Jashari. Krejt kjo për ta përdhosur e kriminalizuar luftën tonë çlirimtare për liri. Kosovës po i mohohet sovraniteti, prandaj asaj do t’i mohohet ushtria, meqë ushtria është themeli i sovranitetit. TMK-ja duhet të dalë kundër planeve të të tjerëve për shkatërrimin e saj dhe kundër projekteve për copëtimin e vendit. Po s’u ndalën këto procese, brezat që vijnë kurrë s’do të na e falin një gjë të tillë.”

Në letrën tjetër të 17 qershorit 2007 të titulluar “FSK nuk është ushtri”, patëm theksuar: “Kosova nuk do të ketë ushtri. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk do të jetë ushtri. FSK e cila parashihet të krijohet sipas pakos së Ahtisaarit do të jetë forcë e sigurisë në nivelin e xhandarmërisë. Pra këto forca nuk do të jenë ushtri. FSK do të jetë faza përfundimtare e shkatërrimit të UÇK-së si ushtri dhe si frymë. Qytetarët e Kosovës duhet ta refuzojnë këtë organizatë, synimi i së cilës është të na e përmbush nevojën reale për ushtri me strukturë iluzore të kinseushtrisë. FSK duhet të refuzohet për shkak se populli i Kosovës kërkon sovranitet. Sovranitet të cilin e zbaton dhe e mbron ushtria e vërtetë e Kosovës. Vetëm atëherë do të jemi të sigurt. Për shkak se vetëm atëherë nuk do të guxojnë të na sulmojnë.”

Ish pjesëtarët e UÇK-së që u bënë pjesëtarë në TMK kanë qëndruar aty për tetë vjet me radhë sepse kanë besuar që TMK do të bëhet ushtri. Ata nuk kanë qëndruar në TMK për shkak të rrogës e cila ka qenë disa herë më e vogël se rroga e deputetit. Ata qëndruan aty duke besuar se do të bëhen ushtarë të ushtrisë së vërtetë të Kosovës. Shumë prej tyre tash mbetën rrugëve, duke mos u pranuar as në FSK. Prapë të paaftit dhe të dëgjuarit po shpërblehen – vetëm ata u pranuan në FSK. Këto ditë këtë gjë na e kanë konfirmuar shumë pjesëtarë të TMK-së që s’u pranuan por edhe shumë të tillë që u pranuan në FSK të revoltuar me mospranimin e shokëve të tyre të luftës. Secili prej tyre thoshte që komandantët, të afërmit e tyre dhe njerëzit e tyre të dëgjueshëm janë pranuar pa asnjë kriter; pa kriter janë pranuar edhe minoritetet. Strategjia e pranimit të kuadrove në FSK është e njëjtë me strategjinë e përdorur për SHPK-në. Sa më pak ish pjesëtarë të UÇK-së në fillim e gradualisht mandej sa më pak eprorë që në të kaluarën kanë qenë luftëtarë të UÇK-së. Në SHPK kishte shumë më tepër ushtarë të UÇK-së në fillim se sa që ka sot. Janë kuadrot autonomiste pro-jugosllave ato që tash kanë pozita në SHPK, e jo ato çlirimtare e liridashëse. Tek SHPK-ja, FSK-ja mund ta sheh të ardhmen e vet. SHPK është pasqyra ku mund të shikohet FSK-ja për ta parë të ardhmen e vet: një institucion teknik pa vullnet dhe patriotizëm. Në masën në të cilën shteti i Kosovës distancohet nga UÇK-ja, në atë masë ai nuk do të jetë shtet. Nuk është e rastësishme që pikërisht Hashim Thaçi e çarmatosi UÇK-në për ta transformuar atë në TMK pa armatim, kurse tash po ai po e shuan edhe TMK-në për të bërë një FSK si aneks të ShPK-së.

Seleksionimi negativ i TMK-së gjithandej nëpër Kosovë është vepër e pushtetit vendor dhe ndërkombëtar në Prishtinë. Nuk duhet të kemi iluzione: krerëve politikë e institucionalë të Kosovës nuk iu konvenon një ushtri e Kosovës. Partitë kryesore politike të Kosovës janë klane interesash të ngushta të cilave iu konvenojnë bandat e tyre dhe jo ushtria e Kosovës. Këta s’kanë guxim dhe as vullnet politik për ta drejtuar policinë e Kosovës në përputhje me obligimet kushtetuese të neneve 1.1 dhe 2.2, e lëre më ushtrinë, po ta kishim atë. Krerët e Kosovës i frikësohen ushtrisë së Kosovës jo më pak se vetë Serbia.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i kupton plotësisht pjestarët e TMK-së për pakënaqësinë dhe i inkurajon ata që ta shprehin atë përmes protestave e demonstratave të organizuara, duke e ruajtur pavarësinë nga ofertat dhe presionet si të pozitës po ashtu edhe të opozitës.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Seleksioni 038
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: