Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MOS U BË IMITUES, O NJERI!

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
nanda
Fillestar/e
Fillestar/e
nanda


Male
Numri i postimeve : 15
Age : 65
Vendi : Prizren
Registration date : 04/09/2008

MOS U BË IMITUES, O NJERI! Empty
MesazhTitulli: MOS U BË IMITUES, O NJERI!   MOS U BË IMITUES, O NJERI! EmptyFri Jan 16, 2009 2:01 pm

MOS U BË IMITUES, O NJERI!



TI je TI si mëvetësi objektive universale fizike. TI je TI në TY, si frymë e përsosur e Zotit. Andaj, kurrë mos u bë imitues, o njeri!


Zoti e krijoj njeriun nga dheu dhe ia dha shpirtin si shkëndija e dritës së vet." Kështu thuhet në librat e vjetra religjioze. Figurativisht konstatimi i shprehur është plotësisht me vend, sepse njeriu si krijesë fizike racionale është një KOSMOS në miniaturë dhe në përbërjen e vet ka tërë strukturën substanciale të botës materiale, prandaj, shpeshherë në literaturën ezoterikë, ndryshe emërtohet edhe si "MAKROKOSMOS", ndërsa pjesa tjetër irracionale e trupit, ndryshe cilësohet si shkëndi hyjnore, frymë, potencial i pastër, dritë...etj.

Mu për këtë, asgjë nuk është njëjtë në këtë realit. Çdo gjë është mëvetësi dhe e pandashme nga harmonia e tërësisë . Çdo gjë është në lëvizje dhe ndryshim kah arritja e së përsosshmërisë më të avancuar. Vetëm një gjë nuk ndryshon, nuk tjetërsohet dhe ajo është e përhershmja . Është ky Zoti dhe fryma e tij në ne që na formëson si krijes fizike dhe përsosshmëri

Andaj, sido që ta marrim, si individ ne jemi një dhe uniket. Pjesë e ndryshuar, personalitet, dhe në dukje, krijesë e tjetërsueshme fizike, me rol të caktuar në përmbushjen të një zbrazësie në mozaikun e origjinalitetit të krijimtarisë artistike në makrokozmosin e pafundmë hyjnore

Ne jemi proces që vazhdon dhe s’ka të ndalur. Jo, jo! S’ka ndalje as heshtje, sepse ndalja është asgjësim dhe zhdukje, ndërsa vdekja tjetërsim dhe transformim. Hëmm...pa dyshim një proces i komplikuar por i përsosur dhe harmonik i quajtur: EVOLUCION HYJNOR.

Në këtë hapësirë materiale që quhet jetë dhe është në lëvizje të pandërprerë, mu ashtu sikur jemi, ne në fakt e kemi edhe detyrën tonë të koduar dhe specifike, andaj nuk jemi rastësi. Nuk jemi pa dashje këtu ku jemi. Unë, ti, ai... në këtë jetë, të gjithë së bashku dhe ndaras, e kemi rolin tonë karakteristik, prandaj atë duhet përmbushur patjetër me devotshmëri.

Në fakt, ne jemi ashtu si jemi. Fizikisht të gjatë, të shkurt, të hollë, të trashë, me flok të thinjur dhe pa to fare, zeshkan, biond, sykaltrash...por patjetër të gjithë të bukur. Po, po të gjithë të bukur. Dijeni përgjithmonë se e shëmtuara nuk ekziston si vërtetësi. E shëmtuara për Zotin është nocion dhe klasifikim i panjohur. Sepse, përjetimi i të bukurës dhe të shëmtuarës është ndjenjë, vlerësim mental që buron nga vet ti dhe ne si eksperiencë. Ajo si kategori estetike vlen vetëm në vlerësimet e krijimeve dhe vlerave të kësaj bote; për ato, që janë të ndërtuara dhe sajuara nga dora dhe mëndja e njeriut, e jo për veprat hyjnore të krijuara nga vullneti i Zotit.

A nuk jemi ne vepër e vullnetit të Zotit?

Po, dhe s’ka dyshim! Prandaj, le të më thotë dikush: ne si pjesë e vullnetit të Zotit, si mund të jemi të shëmtuar. Të ndryshuar dhe tjetërfare në dukje, po, por jo të shëmtuar. Sepse, vetë Zoti është bukuri absolute, e ne shkëndi e frymës së tij. Andaj, Ai nuk krijon të shëmtuarin. Nuk e ndërton atë dhe logjikisht, as që mund të jetë në përbërjen e saj. Shkurt e trup, Zoti nuk e njeh të shëmtuarën. E shëmtuara është vetëm produkt i eksperiencës tonë objektive, dhe e cila shprehet si ndjenjë. Është përjetim i përkohshëm...disponim kalimtar i momentit, e varur nga ne dhe vetëm nga ne. Ajo është e sajuar kryekëput nga njohja e jonë objektive që shfaqet si bindje dhe na bënë qëllimisht mu ashtu sikur edhe jemi në realitet – TË NDRYSHUESHËM .

Sipas religjioni, që nga Ademi, e deri tek lindja e foshnjës më të fundit, nuk ekzistojnë dy njerëz që të jenë saktësisht të njëjtë në dukje. Andaj pse do duhej që ata të jenë të njëjtë në sjellje dhe shije?
Ti dhe gjithë ne jemi unik – askush nuk ishte sikur ti në të kaluarën e askush nuk do të jetë sikur ti në të ardhmen. Ne dhe Ju jemi tërësisht të ndryshëm nga X apo Y, andaj mos ta detyrojmë veten për të ndjekur dhe imituar verbërisht të tjerët.


Ecni para sipas natyrës dhe prirjes suaj!

Mos e transformoni veten ne dikë që në të vërtetë nuk jeni: mos i imito të tjerët. Shumë ka prej atyre të cilët shtiren duke harruar zërat e tyre, lëvizjet, origjinalitetin, dhe sjelljet me qëllim që ti imitojnë të tjerët në mënyrë që t'iu ngjajnë. Pasojat e një sjelljeje të tillë arrijnë në artificialitet, palumturi dhe në shkatërrimin e vet qenies së tij.

Në terme të karakterit, njerëzit janë sikurse drunjtë dhe pyjet e botës: të ëmbël dhe të thartë, të gjatë dhe të shkurtë, e kështu me rrallë. Bukuria dhe vlera jote dhe tanët, prezanton gjendjen tënde dhe të tonin natyrale. Ndryshimi i ngjyrës, gjuhës, talentit, dhe mundësive janë shenja të Krijuesit tonë, të Plotfuqishëm, të Gjithmadhërishëm, andaj të mos kemi dyshime në to.

Bëhu sikur ke lindur dhe je krijuar dhe mos ndrysho zërin tënd apo, mos tento të modifikosh ecjen tënde. Kultivo personalitetin tënd duke ndjekur atë çfarë është gjetur dhe mësuar në zbulim si eksperiencë, por mos e paguaj ekzistencën tënde duke imituar të tjerët dhe duke e ndaluar vetën nga individualiteti. Preferencat dhe shijet tuaja dhe tonat janë specifike vetëm për ty dhe ne, prandaj duhet të qëndrojmë ashtu sikurse Je dhe Jemi.

Ndoshta, në kohën tonë bashkëkohore është bërë trend të imitosh, e veçanërisht idolët dhe adhuruesit tuaj të preferuar. Por një gjë duhet patjetër ta dish ti dhe gjithë ne: Sado imitimi i dikujt tjetër të duket origjinal dhe i përsosur, ai do të jetë vetëm origjinali më i përsosur i një falsifikati në ty.

TI je TI si mëvetësi objektive universale fizike. TI je TI në TY, si frymë e përsosur e Zotit.

Andaj, kurrë mos u bë imitues, o njeri!

Adnan Abrashi – Nanda
Mbrapsht në krye Shko poshtë
delick
Fillestar/e
Fillestar/e
delick


Female
Numri i postimeve : 45
Age : 35
Vendi : macedonia
Registration date : 14/02/2009

MOS U BË IMITUES, O NJERI! Empty
MesazhTitulli: Re: MOS U BË IMITUES, O NJERI!   MOS U BË IMITUES, O NJERI! EmptyTue Feb 17, 2009 12:53 am

Nanada bash pom pelqen tema. Imitimi esht dobsia e nje njeriu te jesh asi lloi esht njesoj si bere vetvrasje. Sepse Ti nuk egziston po u bere imitator tane jeten
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Aldo
Anëtar
Anëtar
Aldo


Male
Numri i postimeve : 490
Age : 37
Vendi : durres
Registration date : 06/01/2009

MOS U BË IMITUES, O NJERI! Empty
MesazhTitulli: Re: MOS U BË IMITUES, O NJERI!   MOS U BË IMITUES, O NJERI! EmptyTue Feb 17, 2009 1:17 am

varet se ca do te thuash me imitim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

MOS U BË IMITUES, O NJERI! Empty
MesazhTitulli: Re: MOS U BË IMITUES, O NJERI!   MOS U BË IMITUES, O NJERI! EmptyTue Feb 17, 2009 1:30 am

nanda këtë temë të cilënb e ke hapur për diskutim duhet të shpjegosh se përçfar duhet të bisedohet. Nëse ke harruar të shkruash e t'ua bështë me dije forumistëve dërgoje këtu në vazhdim teksit përmes dy tre rreshtave që ne t'a shtojm në fillim, përmdryshe do ta mbyllim këtë temë, sepse forumistët do të jenë vetëm lexues pa ditur përçka të inkuadrohen në diskutim.


Me respekt, Sofra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





MOS U BË IMITUES, O NJERI! Empty
MesazhTitulli: Re: MOS U BË IMITUES, O NJERI!   MOS U BË IMITUES, O NJERI! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MOS U BË IMITUES, O NJERI!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Psikologji-
Kërce tek: