Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ndikimi i duhanit tek femijet

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 41
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyMon Sep 17, 2007 1:46 am

Pirja e duhanit ka të ngjarë se prek si vetë personin dhe ata që rrijnë pranë, në këtë rast fëmijët. Dhe kjo nuk është diçka e re. Të dhënat e një studimi tregojnë se fëmijët e vegjël tregojnë shenja të rrezikut nga kimikatet e duhanit kur një person në familje pi duhan në prani të tyre.Analizat e urines të 144 foshnjeve me prindër që pijnë duhan treguan se afro 50 përqind e tyre kanë nivele të një kimikati të quajtur NNK, i cili gjendet vetëm në duhan. Ky kimikat është një nga shkaktarët e kancerit.Foshnjet tek të cilët u vunë re shenja të karcinogjenit kishin prindër që pinin duhan në prani të tyre mesatarisht 76 cigare në javë. Por shenja të karcinogjenit nuk u vunë re tek fëmijët prindërit e të cilëve pinin në prani të tyre vetëm 27 cigare në javë. Kimikati NNK shkakton lloje të ndryshme kanceri tek kafshët dhe besohet se luan një rol të dukshëm në shkaktimin e kancerit të mushkërive tek ata që pijnë duhan edhe tek ata që rrijnë pranë tyre. Të dhënat e studimit tregojnë se fëmijët që jetojnë në një mjedis ku pihet duhani kanë shumë gjasa të preken nga kanceri kur të rriten. Pra mesazhi i studimit duket se është: Mos pini duhan në prani të fëmijëve. Gjendja e syveShikimi i mire pa dyshim është kyç për një jetë cilësore. Studimi i kryer nga Instituti Kombëtar i Shëndetit numëroi se sa amerikanë mund kanë shikim të mire. Rezultatet e studimit u botuan në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë.Mjekja Mari Francis Koç thotë se studimi tregoi se 94 përqind e amerikanëve nga mosha 12 vjeç e sipër e kanë shikimin e mire të mjaftueshëm për të kaluar provimin e të parit që kërkohet për të marrë patentën e automjetit. Mjekja Koç dhe kolegët e saj vunë re se 14 milionë e amerikanëve nuk kanë shikim të mire. Por brenda këtij numri u vu re fakti 11 milionë amerikanë mund t’a përmirësojnë shikimin nëse përdorin syze ose lente kontakti. Ata që ballafaqoheshin më shumë probleme të syve ishin pjestarë të pakicave raciale, të shtresave të varfëra, dhe mes të sëmurëve me diabet ose mes atyre që nuk kishin sigurime shëndetësore. Mjekja Koç thotë se banimi larg qëndrave mjekësore dhe burimet e pamjaftueshme financiare mund t’i pengojnë njerëzit të marrin syze ose lente kontakti për shikim normal. Autorët e studimit thonë se programet e shëndetit publik duhet t’i trajtojnë me seriozitet problemet e syve dhe të gjithë amerikanët duhet të tregohen më të kujdesshëm ndaj problemeve të tilla.Studimi rekomandon që njerëzit duhet të kryejnë vizita të rregullta tek mjeku syve pasi kjo mund t’i ndihmojë ata të përmirësojnë rrënjësisht aftësinë e të parit; pjesë përbërëse e një jete më cilësore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
meli
V.I.P
V.I.P
meli


Female
Numri i postimeve : 842
Age : 41
Vendi : diku ne gyrbet
Registration date : 13/08/2007

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyMon Sep 17, 2007 1:48 am

Shpresoi se te gjith ata qe e pin duhanin te mos e pin ne dhom ku jan femijet, me mir te mundoheni ju vet e te dilni jasht qe ta ndezni nje cigare se sa ti bej dem femijes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Oct 04, 2007 1:21 am

Te mos pin duhan , jo vetem tek femijet por as per veten e tyre se tek femijet eshte demi me i madh ,une kam lexuar edhe ate se grate shtatezene qe pin duhan edhe femijet e tyre e trashegojne nga nenat keshtu qe do jene edhe femijet duhanxhinje

Mos pini duhan Hani molla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 6:52 am

Shkruan: Namik M. Shehu - Doktor i Shkencave Mjeksore


Duhani, kjo bimë “ çudibërëse” e ardhur nga Amerika, nëpërmjet fisit Indian Majo, pesë shekuj më parë, ( 10 ) u soll si dhuratë , nga lundertarët europian dhe u bë mysafir i preferuar i mbretërve, princërve dhe aristokracisë; për të tymos më pas dhe të pushtojë shumë shpejtë popujt e botës; të cilët filluan t’a përdorin me pasion , si një pije më se të zakonshme, t’a adhurojnë mbi ç’do gjë, t’a çmojnë si një lluks të zgjedhur, t’a admirojnë për kënaqësinë që ju jepte;duke e respektuar edhe si një symbol” nderi dhe krenarie “ dhe i fuste mes tyre në garim, për ta perdor sa më shumë dhe sa më me qejfë.


“Tobaco “dijti të prezantohej shumë mirë, të ndillte hijeshi,të joshte bindshëm, të përkëdhelte embëlsisht, duke e berë gradualisht për vete njerezimin, me mjeshtëri të stërholluar dhe i lezetoste njerzit me vetdashje; të cilët ja shpërblyen “mirësinë”, e përqafuan ngrohtësisht , e thithën me endje dhe të ulur këmbëkryq sëbashku; krijuan mes tyre një simbiozë bashkëjetese, të “ pëlqyer ‘ dhe të kendëshme dhe u benë “shokë “të ngushtë dhe të pandarë në punë, në ngrenie, në lojë, në fjetje dhe kudo, të kthyer në një “sëmundje ngjitëse”, pa e kuptuar se do t’i dëmtonte më vonë rrezikshëm shëndetin.


Këto ndodhi, konstatime dhe fakte, paraqesin në vetvete një realitet më se të vërtetë;që vihen në dukje më se qartë, në jetën e përditshme tek duhanpirësit; duke krijuar një gjendje preokupante, mjaft tronditëse dhe një plage tepër të mprehtë, shqetësuese dhe të rrezikshme për popujtë, që kërkohet detyrimisht të merren masa sa më urgjente, serioze, masive propagandistike, shoqërore dhe ligjore; për të ruajtur dhe mbrojtur në radhë të parë brezin e ri dhe të shpetoj duhanxhinjtë nga rreziqet e mëtejshme.


Me kohë, shekuj më parë, nga përdorimi masiv i kësaj bime dehëse dhe tërheqëse e njohur me emrin tobako , u vunë në dukje dëmet dhe pasojat e rrezikshme të saj. Në shekullin XVI në Europë dhe me gjerë, filluan të merren masa të rrepta ndaj pirësve të duhanit, të mbështetur edhe në ligje dhe të zbatuar me masa drastike, të ndëshkuar fizikisht edhe me perje të dorës. Kurse Papa Urbani ,duhanpirësit i shkishëronte. Ndërsa në Persi i shponin hundën dhe në Anadoll sulltan Murati, në 1633 i ndëshkonte rrept, me vdejkje.( 10 ). Për habi, duhani vet e dënonte akoma më rreptë ortakun e jetës . Ai j’a priste të katër gjymtyrat, duke ja gangrenizuar (tharë ) dhe prap viktima nuk i ndahesh pirjes së duhanit , por vazhdote ta pinte , të lidhur me gjalm në cungun e dorës. Fig. Nr. 1. ( 12).


Pyesim ndërgjegjen tonë ! A ka akt dhe veprim më të shëmtuar, më të neveritshshëm dhe më të tmershëm se kjo ngjarje makabër ? Dhe megjithatë , pë çudi, duhani, nuk i është “shqitur “ njeriut. Ai po vazhdon të pihet pa fre ,pa masë dhe pa hesap nga njerëzit e kesaj bote. Dhe pse ?

Si shpjegohet kjo marrëzi,? Kjo “injorancë misterioze “?, që po ndodh edhe në shekullin tone, të dijes dhe të hapsirës kozmike edhe pse tashme është më se e njohur, historia e saj e hidhur dhe e demshme shekullore!.


Për të evidentuar në mënyrë simbolike ,më qartë dhe për ti kuptuar me drejtë, hilet , “kontributet”, “mirësitë” dhe rreziqet e pirjes së duhanit; ndaj njerëzimit, sugjerojmë t’a karakterizojmë dhe t’a përfaqësojmë me kode përkatëse të veçanta. Vleresimi i “ kodit shoqëror” e emërton duhanin si ves të keq dhe me rrezikshmëri maksimale. “ kodi religjioz “e njeh dhe e” pagëzon “ si bishë të mallkuar.” Kodi njerëzor “ e konsideron si pjellë të fatalitetit njerëzor. “Kodi mjeksor” e diagnostikon si sëmundje ngjitëse, kronike vdekjeprurëse. Ndërsa “kodi djallëzor” e përkëdhel dhe e” dorovitë “me shprehjen: pijeni sa më shumë se ju bënë mirë. Kurse vet populli del me një thirrje poetike-profetike : “ O njeri me mend, mos kërko ti besh vend dhe kuvend pirjes së duhanit dhe porosisë së shejtanit. Veten do të dëmtosh, jetën do të shkurtosh”. Për ligësitë që sjell duhani e kanë “ironizuar”, duke e portretizuar me imazhe pikante: “errëson dhe neveritë pamjen; irriton nuhatjen dhe e kundron me urrejtje. Helmon gojën. Dëmton dhe than trurin. Çthur humorin. Prish gjakun.Merzit, nxinë dhe djeg mushkërite. Përvëlon zemrën.Nxjerr tym katrani të zi , shtëllungash tmerri prej krateri pafund, duke ndotur keq mjedisin.( 2. 7.10. ).


Për të kuptuar këto situata dhe për sqarim, rrjedhshëm po shtrojmë disa pyetje.:

1.- A duhet vallë të pihet duhani dhe pse ?

2.- A ka nevojë organizmi i njeriut për këtë helm universal e të neveritshëm ?

3.-A zotëron ndonjë magji dhe a bën ndonje mrekulli tek njeriu kjo bimë” misterioze”?

4.-A duhet të mos tymosemi me duhan dhe pse ?


Nga hulumtimet e shumta dhe nga studimet shkencore të bëra në vazhdimësi del vetëm një përgjigje kuptimplote përfundimtare : “Duhani nuk duhet të pihet në asnjë mënyrë . Ai dëmton rëndë dhe sjellë pasoja vdekje prurëse tek njeriu ( 1.2.4. 6.7.10.11.12. )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 6:52 am

Po a janë dakort vallë me këtë konkluzion shkencor miliona duhanpirës? Si shprehen ata dhe a kanë të drejtë t’a justifikojnë pirjen e duhanit !? Pëgjigjëja e tyre e preferuar dhe e sinqertë është : Ne nuk mund të rrojme dotë pa pirë duhan; por as edhe nuk jemi në gjendje t’a ndalojmë!Po mos të pijmë cigare, nuk punojmë dot .Na ulet aftësia mendore dhe fizike .Na humbet gjallëria dhe na largohet ç’ do dëshirë për aktivtete , për jetën dhe për ç’do gjë që na rrethon. Nuk mund të përqëndrohemi dotë në veprimtaritë e përditëshme.. Behemi aq manjak për të pirë duhan, sa preferojme të rrijmë pa ngrenë , por pa duhan nuk bejmë Janë kail dhe dakort që të lenë familjen dhe fëmijtë pa bukë, por pa blerë duhan nuk rrijnë . Ç’do gjë mund të bejnë ,vetem e vetem , për të siguruar cigare.Pa pirë duhan na shtohet mërzitja të thonë.Jetojmë me ankthe.Ndryshojnë në sjellje. Bëhen të padurueshëm . Irritohen pa shkak. Nuk janë në gjendje të kontrollojnë veten. Zihen kot së koti me të tjerët dhe me vetveten. U shtohet pagjumësia. Ata nuk rrinë dotë pa pirë cigare as për disa orë. Ka të tjerë që e pijnë cigaren pa ndërprerë, për 24 orë edhe gjatë natës. Bile ka nga ata që e pijnë cigagen si tableta (hape) për gjumë.Shpesh e pijnë esëll ,të shoqeruar me kafe dhe shprehen se” cigaria pa kafe është si isani pa fe”.Shumica kanë kënaqësi të veçantë kur e pinë cigaren pas buke. Të mesuarit e duhanit, u behet zakon , rutinë dhe nuk venë asgjë përpara tij, duke mos marr në konsideraë dëmet dhe rreziqet e tij për vete., por as edhe për familjen, për femijtë dhe as edhe për ndotjen e mjedisit, që helmon masën e gjerë . Atanuk ndjehen as fajtor, pse dëmtojnë ekonominë familiare, duke harxhuar para për blerjen e ketij helmi, sidomos në Sh.B.A., ku një paqetë duhani kushton mesatarisht 7 $, dhe një njeri që pi 2-3 paqeta në ditë , duhet të harxhojë rreth 600 $ në muaj.


Pirjen e duhanit, duhanpirësit e justifikojnë , me arsyetime nga më të ndryshme, më të “çuditshme “,dhe të pabesueshme; që vetëm ata mund t’i kuptojnë dhe t’i pranojnë.


E pijmë duhanin se na pëlqen, na shijon dhe na jep kënaqesi.! Na ndihmon mos të shëndoshemi. Mos të na dal gjaku nga hundët! E pime se e pi e gjithë bota. E pijnë moshat e rritura, e pijmë se jemi burra. E pijmë duhanin se na i “siguron “ e drejta e njeriut!. Dëmet e pirjës se duhanit ata i argumentojnë në mënyrë sui generis, sipas vetes së tyre. Ç’do njeri ka cilësi individuale ndaj rreagimit të duhanit. Mua nuk më dëmton , të thonë ! edhe pse e pi vazhdimisht. Ata marrin shembull edhe nga jeta. Babaj i im rrojti 75 vjet edhe pse e pinte duhanin qysh në rini. Gjyshi i im jetoj akoma me tepër, 82 vjeç edhe pse tërë jetën nuk e ndërpreu duhanin. Një fqinjë i im vdiq nga kanceri i mushkërisë edhe pse nuk pinte duhan.Ndalimin e duhanit ne nuk na i këshillojnë të rriturit, shoqëria ,njerzit e familjes, prindërit, biles ata e pijnë edhe vet duhanin.Ka familje , që preferojnë të mbajnë si mbiemër të tyre fjalën “duhanxhiu “.Nuk ekziston ndonjë program për mos pirjen e duhanit.( 10 ) Pa duhan pësojmë çrregullime mendore dhe depresion. Bëhemi të besdisur, mërzitemi shpejtë.Mund të pësojmë dëmtime psiqike. Jemi përpjekur për ta lenë duhanin; por nuk kemi mundur, sepse na duket vetja si pa kuptim, se po kapitullojmë, se po dorzohemi, se nuk i vlemë me shoqerisë, familjes dhe vetes. Ka të tjerë që thonë se po t’a lemë cigaren, na shfaqen shqetësime , të njohur me emrin “ sindromi i lënies së duhanit”; që manifestohet me irritabilitet, zëmrim, pagjumësi,, vështirërsi përqendrimi, rritje të oreksit, shënja të depresionit, shfaqje nervozizmi; të cilat vërehen fill pas disa orësh të ndalimit të cigares së fundit . Ato arrijnë kulmin pas 2-3 ditësh dhe mund të zhduken vetëm pas disa javësh ose muajsh.( 4. ) Ka edhe nga ata që gënjejnë veten , duke menduar se ne i paksojmë dëmet nga pirja e duhanit se e pijmë rrallë cigaren, përdorim markë duhani të “buta “ dhe nuk e thithim, nuk e kalojme tymin thelle ne mushkeri, e pijme cigaren me gjysma .Këto mentalitete, nuk janë veçse “gjepura prej axhamillëku”.


Po a kanë të drejtë duhanpirësit, në këto argumente dhe arsyetime justifikuese, , për të vazhduar pirjen e duhanit , vetëm pse e kane qef dhe u jep kënaqesi..Llogjika e shendosh, studimet shkencore, njeriu me mend dhe rreziqet e dëmet e pallogaritshme që sjellë duhani; i bejnë këto shpjegime krejtësisht të pa baza, të paargumentuara, të pallogjikshme , të gabuara, bastarde dhe fallso .Ato mbeten vetem pretendime dhe mentalitete prej adoleshenti dhe të semuri të “infektuar” nga duhani..Arsyetimi i mbipeshës që shton vetëm 3 kg., gjakderdhja nga hunda, që ndalet më mirë me barna, ose se rrojmë gjatë edhe pse pimë duhan,kur mund të jetosh edhe me gjatë pa e pirë atë; janë sebepe dhe pretekste prej dilitanti, qejflliu dhe mungesë vullneti. Ata që pretendojnë se kanë tentuar ta lenë duhanin , i pyesim , pse nuk kanë gjetur arsyet e mos ndërprerjes? Pse nuk kanë insistuar ta përsërisin inisiativën në vazhdimësi deri sa ta lenë? Pse nuk dëgjojnë këshillat e mjekut dhe nuk mjekohen? Nuk duan ? Po të mendohet thellë, me llogjikë dhe drejtë njeriu, duhet të bindet, se vetëm nga ky fakt , që nuk mund t’a lerë dotë duhanin ,nuk duhej as t’a fillonte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 6:53 am

A duhet vërtet të pihet duhani !!!???


Përgjigjja më e saktë , më e shpejtë , më e shkurtër, më e drejtë dhe më me vend nga të gjithë studjuesit është : Jo. Jo. Jo. (1.2.4.6.7. 9.10.11.12. ) Dhe pse ?


Organizmi i njeriut nuk ka asnjë lloj dëshire, as prirje, as tendencë as afinitet , por as e ndjenë nevojën e duhanit apo të nikotinës dhe përbërsëve të tjerë të tij, nga ana fiziologjike . Ay nuk sjell as edhe një dobi dhe s’ka asnjë llojë vleretë shendetëshme për organizmin e jetën e njeriut; veçse e demton, bile shumë rëndë.


Njerzit e mësojne ta pijnë duhanin, kryesisht në moshë fare të re, në adoleshencë. Në ato vite ku ç’do gjë fluturon, hahet, pranohet dhe besohet se bëhet. Ata e fillojnë t’a pijnë për qejf, e teke, për kuriozitet, për tu bërë i pranishëm në shoqëri. Për tu dukur i rritur, i pjekur,burrë. Për humor. Për tu futurë në lojë, në garë. Për ta bërë provë. Ndonjë e pi edhe kot së koti, pa ndonjë arsye, apo nevojë. Të tjerë e pijnë kur janë të mërzitur, kur kanë halle ,ose janë të shqetësuar dhe u duket se këshillohen me një “shok” që ja largon mendjen dhe e ngushëllon. Ata nuk e peshojnë mirë dhe nuk e çmojne siç duhet pirjen e duhanit ;irritimet, neveritjen dhe shqetësimin , që i shfaq organizmi qysh në pirjen e cigares së parë; që është një sinjal mjaft domethenës dhe më shumë rendësi ; për ta kuptuar , vlerësuar edhe për ta lenë. Shumica e duan ta pijnë. Kënaqen. E ndjejnë veten krenar, mburren se po rriten , si dhe ëndërrime të tjera prej djaloshari. Ata e vazhdojnë me qejf pirjen e duhanit edhe për inerci. Më pas u behet rutinë, u kthehet në zakon, krijohet ves, joshen, ambjetohen , u trasformohet në një vetkënaqësi të padurueshme dhe pa e kuptuar drogohen, bëhen skllevër dhe molepsen prej tij.


Të mësuarit e pirjes së duhanit kalon nëpërmjet disa fazave apo etapave; që nevojiten të dihen dhe të njihen , për të patur mundësi që të parandalohet.. ( 10 ).


Faza e pare është etapa e joshjes që ka bima për të të afruar . Dëshira, lakmia dhe nepsi që ka personi për t’a provuar dhe shijuar dhe ndikimi që ushtron shoqëria për t’a tërhequr. Kjo fazë është e rëndësishme për të vendosur në se do ta mposhtësh dhe do të fitosh, apo do të mposhtesh dhe do të mundesh!


Faza e dytë është faza e fillimit te pirjes së duhanit.; që përkon me futjen në valle, në këtë “ dasëm të madhe” që të bënë të të kërcesh me pengesa , por pa harre. Më pas vjen


Faza e tretë e stazhionimit. Pirja bëhet rutine, kthehet në zakon , kalon në ves dhe pa e kuptuar “ kridhesh“në


Fazën e katërt, përfundimtare të mvartësisë, të drogimit prej kësaj bime “magjepëse”. Vlerësimi i dozimit të drogës, mund të bëhet me anën e disa pyetjeve. A pi më shumë se 20 cigare në ditë? Pi cigare para dhe pas 30 minutash të zgjimit ? A ka dëshirë , ose shenjë largimi gjatë tentativës për t’a lënë duhanin? Tanimë kjo etapë e vetkënaqësisë, bëhet pjesë përbërëse e trupit të organizmit të duhanpirësit dhe kthehet në një nevojë “ushqimi.”


Akti i të mësuarit të pirjes së duhanit ndihmohet dhe ndikohet edhe nga faktorë të tjerë, veç moshës së re , që mbetet përparësi. Pirja e duhanit favorizohet nga mjedisi familiarë; mbasi fëmijtë e kanë shumë të zhvilluar aktin e imitimit dhe duke parë prindërit e tyre të pinë duhan, u shtohet dëshira për ta provuar dhe mësuar. Kjo dukuri në Sh.B.A. konstatohet në 20.3% te rasteve. Faktor tjetër favorizues për pirjen e duhanit është shoqeria, që në Sh.B.A. luan një rol shumë dominues, deri në 75 % të rasteve, si në edukim, në sjellje dhe në përfitimin e veseve të mira e të këqia, bile edhe më tepër se familja dhe shkolla.


Reklamat e shumta në favor të pirjes së duhanit, prezantimi me komoditet dhe me finesë i cigareve të llojllojshme, paisja me filtër dhe me erëza, si dhe paketimi magjepës i tyre; e kanë bërë pirjen e duhanit me joshës, më tërheqës ,më masivë dhe më popullor, sidomos ndaj moshës djaloshare dhe rinisë. Këto mënyra veprimi e kanë kthyer duhanin në një element shoqëror të domosdoshëm , në zakon dhe në një “edukate” familiare ngushëllimi në raste fatkeqësie, të shoqëruar edhe me raki, që është një ves tjetër i dëmshem për njeriun. Këtë xhest , njerzit e kanë pranuar si një rit shoqëror, që në raste vdekje e shoqërojnë me sjellje paqëtash; duke e justifikuar me shprehjen ” hidhërimi me hidhërim kalon”, të huazuar nga thenia latine : similius similibus curantum est.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 6:53 am

Duhani është parapëlqyer të pranohet të pihet në forma dhe mënyra nga më të ndryshme prej njeriut. Fillimisht fiset indiane të amerikës e kanë pirë në forme gjethe të tharë. Ai është përdor edhe duke e përtypur gjethen e njomë me dhembë. Më pas është vazhduar të pihet i grirë ,i mbeshtjellë me fletë.. Më tej është përdore llulla, çibuku, pipza dhe puro. Ndërsa në lindjen e mesme dhe në Turqi , shekuj më parë ështe pirë me nargjilen, si në shqipëri nga Ali Pash Tepelena. Nargjileni pengon shumë kalimin e fenolit, të katranit dhe të nikotinës; por shton mundësinë e marrjes së oksidit të karbonit. Duhani është pirë edhe me të dredhur sidomos në zonat fshatare, si në fshatrat e shqipërisë, që haset në 69 % të rasteve. ( 10). Në ditët tona, duhani fillojë të përdoret në forma më të përsosura. Pihet me cigare të zgjedhur, të llojeve dhe madhësive të ndryshme; si Slim, Marlboro, Diamant etj.. Të paketuara në forma lluksoze , të përzier e me nikotinë të paster për ti shtuar më shumë kënaqësine, sidomos të rinjëve që e preferojnë shumë. Këto mënyra reklamimi i kanë pasionuar dhe nxitur më tepër njerzit për ta blerë dhe për ta konsumuar më shumë duhanin , duke e bërë edhe më masivë përdorimin e tij ; sipasojë është shtuar edhe prodhimi i duhanit dhe i cigareve , për t’a përballuar këtë konsum të madh. Një maksimum i bollshëm i prodhimit, u vërejt në shekullin e XX. Në vitin 1950 ai arriti në shifrat 2.6 milion ton. Oferta për nevojën e duhanit rritej nga viti në vit, duke detyruar kompanitë ta shtojnë prodhimin e tyre. Në vitin 1983 ,u shtua në 5.8 milion ton. Krahas saj rritej edhe prodhimi i cigareve në miliona. Vetëm një firmë kineze prodhonte 1.700 miliard cigare. Po nëKinë, në vitet e fundit janë prodhuar 1. 8 trilion cigare ne vit..( 10. 13.) Kurse në vitin 2005 , janë shitur cigaret me një vlerë 32.5 miliard dollare. ( 13.). Ndërsa në vitin 1997 janë prodhuar 5.3 trilion cigare në bote; duke e çuar në njiqind milion vdekjet në shekullin XX dhe mendohet që vdekjet të arrijnë në një miliard në shekullin e ardhëshëm.( 13.). Në vitin 1998 prodhimi botror i shprehur në përqindje paraqitej në këto shifra: në Kinë prodhohej 34%, ndërsa ne Sh.B.A. ne 11%. (10 )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 6:54 am

Në vitin 2000 është llogaritur të kenë pirë duhanin 1.1 milion njerëz. Kurse nga ekspertet është parashikuar ta perdorin duhanin në vitin 2025 rreth 1. 6 milion duhanpirës..Në Amerikën e veriut e pijnë cigaren rreth 4.7 % e popullatës, në Europën perendimore 9.3 %, ndërsa në Shqipëri , duhani po pushton popullatën , e cila e konsumon 60 %.,duke zënë vendin më të parë në Europe , “si një shembull i mire”!, për t’u favorizuar dhe për të shtuar shansin e hyrjes; meqense nuk po çanë dotë , në forma të tjera!! Ne Shqipëri, nga statistikat e cituara , rezulton se e pijnë duhanin 674 mijë vet, të seksit mashkull dhe 196 mijë të seksit femër , në raport 30 % më shumë tek meshkujt.. Po në Shqipëri e fillojnë t’a pinë duhanin 81 % e të rriturve përpara moshës 20 vjecare. Kurse femrat e parapëlqejnë pirjen e duhanit në moshën 14 vjecare dhe e fillojnë në moshat 18-21 vjecare, duke e justifikuar se stimulohen, mos të rriten në peshë, si dhe me arsyetime të tjera adoleshente. Në Sh.B.A. e kanë filluar t’a pijnë duhanin , para moshës 18 vjecare në 88.9 % të rasteve; dhe e pijnë duhanin 23.5 % e popullatës. Nga këta 25.7 % janë burra dhe 21.5 % janë gra. Kurse në Kinë e pijnë 3 % e femrave dhe 10 % e nxënësve të shkollave të mesme. ( 13 ) Në seksin femër kohët e fundit në Amerikë vihet re një ulje e pirjes së duhanit, nën ndikimin e masave të marra dhe të edukimit publik. Kështu nga 20 % ,që ka qenë në 2001 është ulur në 15.% në vitin 2005.Kurse nga një studim që është bërë në Nju-Jork , në një kontigjent njerzish prej 5200 veta në vitin 2006 , është konstatuar një renie e pires së duhait në 13%. Në Sh.B.A.jepen të dhëna informative mbi importimin e nevojës së konsumimit të cigareve , ku evidentohen lëvizje kurbash rritje dhe ulje, në periudha të ndryshme kohe. Në vitin 1997 janë importuar 417.8 milion cigare; që është vlerësuar si një shumë pesë herë më e madhe se e importit të vitit 1993, gjë që vë në pah një harxhim më të madh të duhanit në këtë shtet. Ndërsa në vitin 1999, importi i cigares në Sh.B.A. u ul në shifrat 244.8 milion cigare., kurse në vitin 2005 importi i cigareve u rrit në 319.4 milion.Duhani po pushton botën e tretë. Nga statistikat botrore rrezulton se nga viti 1970-1994, në vendet e zhvilluara , konsumimi i duhanit u ul në 10 %; kurse në vendet në zhvillim u rrit nëe 67 %.Statistikat venë në dukje edhe fakte të tjera. Në seksin mashkull, mbi moshën 15 vjecare ,duhani është pirë më shumë , në disa vende të botës si në Rusi në 67 %, në Turqi 63 %, në Kine 61 % në Kore 68.2% etj. ( 10 ) .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 6:54 am

Rreziqet dhe pasojat alarmuese të pirjes së duhanit


( 1. 3. 4. 6. 10. 11. 12. )


Duhani merret, pijet, rrezikon dhe dëmton organizmin e njeriut në dy forma kryesore të përdorimit të tij.Në mënyrë direkte apo aktive ; kur personi e pi vet duhanin dhe në formë indirekte ose pasive, apo siç quhet nga tymi i dorës së dytë, të shkaktuar nga duhanpirësit. Dëmtimi i organizmit llogaritet të jetë gati i njejtë nga perdorimi i të dy formave ,në mos më i rrezikshëm , në formën pasive, sepse dëmet janë edhe më masive.


Duhanpirësi përballet me dy dukuri madhore, që ndikojnë rrezikshëm në organizmin e tij.. Me fenomenin fispatologjike, që shpjegon lindjen e mvarësisë , të adaptimit ndaj nikotinës dhe të karakterit drogues të saj , si dhe me shfaqjen e veprimit psikologjike, të kthyer në rutinë dhe të njohur si ves-zakon, të trasformuar në dëshirë, vetkenaqesi , neps apo epsh.


Duhani shkakton mjaft dëme, rreziqe dhe pasoja të shumëllojshme, të shumëfishta dhe me efekte dhe rreze veprimi të gjithëanshme; më të tmerrshme se mikrobi apo bakteria, që prek një organ .Kjo bimë vlerësohet dhe konsiderohet si një fatkeqësi madhore dhe si një pllakosje mjaft e rendë që po njeh njerzimi në historinë e vet, duke ja kaluar luftrave dhe epidemive infeksioze të kohrave , sepse ato kanë pas një veprim të kufizuar dhe një mbarim; kurse duhani po merr përpjestimet e një pandemija, që nuk po njeh mbarim dhe po korr miliona jetë njerzish dhe është transformuar në një sëmundje shoqerore kronike me përmasa gallopante , të pakrahasuara edhe me diabetin e sheqerit, të hipertensionit arterial, sëmudjes kanceroze etj. duke patur një propabilitet rrezikshmërie më të përhapur dhe më të rrezikshëm , se favorizon dhe ndikon në një kohë , shfaqjen e mbi 50 sëmundjeve të ndryshme në organizmin e njeriut. Supozohet të konsiderohet ”simbol “ i murtajës dhe i koleres së kohës moderne.


Anketat dhe studimet epidemiologjike po dokumentojnë me bindje dhe me fakte të shumta, pasojat e rreziqet e pirjes së duhanit në plakjen e parakohshme të njeriut, në rrudhosjen e shprehur të fytyrës dhe të lekurës së trupit të njeriut; në humbjen mezatarisht 22 vjet jetë, tek personat një në çdo katër veta , që nisin duhanin në adoleshence dhe e pijnë rregullisht gjatë jetës., në vdjekjen e parakohshme në gjysmën e duhanxhijve dhe shton predispozicionin e vdejkjes së parakohshme në 40 % tek duhanpirësit dhe tek ata ,që tymosen me duhan. Në Sh.B.A. nga ndikimi i pirjes së duhanit vdesin 400 mijë veta në vit, ose një në ç’do pesë vdekje; kurse në Kinë vdesin mbi 1 milion në vit, rreth 2.5 herë më shumë se në Sh.B.A., ndërsa në vitin 2025, vdekjet do të dyfishohen në se nuk do të ketë ule të pirjes së duhanit. ( 3.10.) Në botë nga duhani vdesin ç’do ditë 11 mijë njerës dhe gjatë një viti 4 milion njerës, d.m.th. një vdekje ç’do 8 sekonda.Ky numer mendohet të rritet dhe të arrijë deri në 10-12 milion në vitin 2025. Të dhënat statistikore japin edhe një evidencë të tillë: një në ç’do 5 burra mbi 35 vjeç , që pijnë duhan , do të vdesin nga një sëmundje te shkaktuar nga duhani, përpara se të mbushin moshën e pensionit.Sot në vendet e zhvilluara vdesin ç’do vit 2. 5 milion persona , nga përdorimi i duhanit; kundrejt 1. 5 milion, që vdesin në vendet në zhvillim. Specialistët mendojnë se ky raport do të përmbyset në vitin 2030, me një përpjestim të tillë, që në vendet e zhvilluara do të kemi 3 milion vdekje dhe në vendet në zhvillim vdekjet do të arrijnë në 7 milion.. Pirja e duhanit arrinë të shkaktojë në botë më tepër viktima se SIDA, T.B.C., aksidentet rrugore, vetëvrasjet ,vrasjet, si dhe vdekjet e nënave gjatë lindjes; të marra sëbashku. Tek duhanxhinjtë vërehen edhe një serë problemesh të tjera. Kanë tendencë rritje , receptivteti më të madh ndaj sëmundjeve të ndryshme, për shkak të uljes së rezistencës së organizmit dhe rënies së imunitetit ; duke shtuar frekuencën e morbozitetit dhe mortalitetit në një shkallë më të lartë. Aktiviteti i tyre ditor bëhet më i kufizuar. Ata u shmangen ushtrimeve fizike dhe veprimtarive të tjera të jetës. Bejnë ditë paaftësie të shumta në punë. Frekuentojnë më shpesh shërbimet mjeksore ambulatore dhe spitalore. Mbi 70 % e duhanpirësve vizitohen më se një herë në vit tek mjeku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 6:55 am

Hulumtimet e shumta dhe studimet shkencore të vazhdueshme kanë zbuluar dhe vërtetuar se kjo bimë adhuruese”dhe “ misterioze, “ Tobaco “përmbanë në përbërjen e vet, shumë lënde toksike,-joshëse- ambjetuese, të rrezikëshme –vdekjeprurëse ;që gjatë pirjes , në tymin e cigares, nga djegja e saj, në një temperaturë 700-800 gradë, “ notojnë “ mbi 4 mijë trupëza ( korpuskula ) gazoze ;nga të cilat 43 llojë janë lendë kancerogjene. Midis tyre janë identifikuar më së miri dhe më sakt nga sasia, toksiciteti, rrezikshmëria dhe nga veprimi irritues : nikotina, oksidi i karbonit( C 0 ) , si dhe një serë përberës të tjerë helmues, si arseniku, acidi sulfhidrik, piridina, benzopireni, acidi cianidrik, katrani, formaldehidi etj. etj..( 1.4.10.12.)


Nikotina është quajtur me këtë emër nga Linne me 1735, kushtuar ambasadorit Jean Nicot, i cili ishte i pari që i dhuroj këtë bimë “fantastike” . mbretereshës Katerina në vitin 1560 ( 10 ). Nikotina është një alkaloid toksike, , me veti droge të fuqishme , me aftësi depërtimi (futjeje) në organizmin e njeriut; por dallohet nga stupefiantët, sepse ka veprim të ngadalshëm dhe nuk shfaq halucilacione. Kjo lendë ka efekte farmakodinamike të shumta, të shprehura me veprime paradoksale, apo bifazike, të shfaqura me rreagime stimuluese dhe efekte relaksuese apo frenuese; të varura dhe të ndikuara nga sasia, nga mënyra e marrjes me inspirim apo lokal, nga nënproduktet metabolike të saj, si nomikotina,metanikotina, oksinikotina, kotinina etj., si dhe nga përgatitjet e cigareve ose të vet llojit të duhanit.(1. 4. 6.10.12.)


Efekti irritues dhe toksik i nikotinës shfaqet qysh në fillim të përdorimit të saj, në fazën e parë të pirjes së duhanit; duke shkaktuar shtim të adrenalinës, noradrenalinës dhe të dopaminës , që veprojnë duke eksituar sistemin nervor simpatik. Një efekt i till vjen edhe nga rritja e lendëve hormonale si të katekolamineve, kortizolit dhe vasopresinës, që të gjithë sëbashku influencojnë në shtimin e funksionit të sistemit zemërenor. Po në këtë stad rriten në gjak glicemia( sheqeri në gjak), acidi laktik e acidi piruvik. ( 1.10.12.)


Efekti frenues apo relaksues i nikotines, shfaqet, kur ajo vepron në mënyrë të fuqishme sic ndodh kur përdoren doza të medha në rast helmimi akut, ose kur pihet një sasi e konsiderueshme cigaresh njera pas tjetrës , në një periudhë shumë të shkutër kohe dhe sidomos në njerzit e pamësuar; ku mund të simulohen shumë semundje somatike; të shoqëruar me frenim të sistemit nervor, me të vjellura, ulje të presionit arterial, me çrregullim të pamjes, me paralizim të frymëmarrjes dhe të zemrës ;duke u shkaktuar një gjendje te rëndë, pa ndjenja dhe bije në koma. ( 1. 12.) Një rast i till na kujtohet nga praktika klinike, ku një personel i mjekësisë na u paraqit me ndjenjën e frikes të një “krize të zemrës”të shoqëruar me shumë shqetësime, të shkaktuar vetëm nga pirja e tepërt e duhanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 6:55 am

Nikotina ka efekt toksikë me spektër të gjerë dhe të gjithëanshëm veprimi. ( 1 . 12.) Ajo ka cilësi aterogene, mbasi favorizon aterosklerozën( ngurtësimin) e enëve të gjakut, nëpërmjet dëmtimit të endotelit të enëeve të gjakut., duke formuar aty vatra-folesh ,ku vendoset kalcium, që kthehen më pas në pllaka ateromatoze, me depozitime të trombociteve Nikotina shton koncentrimin e fibrinogjenit në gjak dhe favorizon mpiksjen e gjakut dhe ndikon në formimin e trombit, i cili mund të shkaktojë incidente të rënda trombotike, në enët e gjakut të zemrës, në tru, në anësitë dhe kudo. Nikotina ngushton enët e gjakut, duke shkaktuar vasokontrikcionin e tyre, nëpërmjet shtimit të trombokasnit A2, rrit nivelin e faktorit VII në plazmën e gjakut dhe të fibrinogjenit , shton viskozitetin e gjakut dhe favorizon zënien e enëve kuror të zemrës , që mund të ndodh në 50 % të rasteve .Nikotina sjellë ndryshime hemodinamike në sistemin zemërenor, të shoqëruar me rritje të dukshme të frekuencës së zemrës, të rritmit dhe të çrregullimeve te tij. Rrit vlerat e shifrave të presioit arterial. Shton nivelin e hematokritit në gjak dhe zhvillimin e neuropatisë optike, duke sjelle humbjen e shpejtë (akute ) të pamjes pa shkaktuar dhembje.Ajo ndikon në përparimin e retinopatisë të shkaktur nga diabeti i sheqerit dhe nga hipertensioni arterial. Favorizon rritjen e policitemisë relative( shtimin e ruazave të kuqe), të fibrinogjenit dhe të aktivitetit të trombociteve.. Ajo rrit mundësine e deformimit të eritrociteve, duke i kthyer ato në një masë amorfe pa formë , në llucë. Predispozon për shtimin e incidenteve hemorragjike në cipat e trurit ( subaraknoidale), në tru dhe shkakton iskemi trunore.


Ajo influencon ndaj kolesterolit, i cili formohet në dy forma. Në mënyrë endogjene në organizëm nga mëlçia e zezë dhe potencohet edhe nga ndikimi egzogjenë, nga jashtë , nëpërmjet marrjes së ushqimeve kryesisht me origjinë shtazore. Një rol të veçant si faktor i jashtëm luan edhe nikotina, që rrit sasinë e kolesterolit të përgjithshëm, të acidit yndyror të lire dhe nxit mëlçinë e zezë të prodhoj lipoproteide .Shton VLDL, LDL dhe trigliceridet; që janë komponente të rrezikshme në formimin e aterosklerozës, në ngushtimin e arterieve dhe shtojnë shansin për S.I.Z.(sëmundje iskemike të zemrës) në 25 % të rasteve. (1. 10. 12.)


Monoksidi i karbonit (C.O), si komponenti dytë dhe me rrezikshmëri të lartë në pirjen e duhanit, çlirohet nga tymosja e cigares në një temperaturë mbi 800 graë dhe futet në organizmin e njeriut, në gjak, nëpërmjet inspirimit të sistemit të frymëmarrjes, në një sasi prej 369 ml., kur pihen 20 cigare në ditë. C.O ka afinitet të lart rreth 200 herë, për tu lidhur me hemoglobinën, duke formuar një komponent- lidhje të dëmshme në gjak , të quajtur karbooksihemoglobinë , e cila pakson volumin e kapacitetit të oksigjenit në gjak dhe vështirëson me oksigjen indet e organizmit. C.O ndikon në agregacionin ( ngjitjen) eritrocitar dhe në rritjen e trombociteve dhe nëpërmjet karbooksihemoglobines shkakton hipoksinë dhe hipofunksionin e organeve. C.O favorizon dhe zhvillimin e aterosklerozës, se dëmton endotelin e enëve të gjakut; duke formuar fole- vatrash ku depozitohet kalcium dhe formohen pllaka ateromatoze. Ajo shkakton irritabilitetin e miokardit , çrregullimin e rritmit të zemrës dhe favorizon shfaqjen e arritmive. (1.10.12.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 6:56 am

Demtimet e pirjes së duhanit në sistemin nervor.


( 4. 10..)


Nikotina ka preferencë të veçante, të dëmtojë një serë sistemesh dhe organesh të njeriut.Ajo shfaq ndikimin e vet fillimisht në sistemin nervor qëndror, qysh me marrjen e cigares së parë. Më pas , me pirjen e mëtejshme të duhanit , rreziqet bëhen më të dukeshme në tru, në palcën e kockave , në nervat dhe me gjerë; të shoqëruara me çrregullime përkatëse, të shprehura me sëmundje të ndryshme kronike, nervore dhe psiqike. Ato ankohen se kanë dhembje të kokës, pagjumësi, dridhje të anësive, ulje të koncentrimit të të menduarit, të kujtesës, të aftësisë për punë.Ata vuajnë nga neurastenia, që manifestohet me humbje të besimit në vetvete, u bie vullneti për aktivitete të ndryshme , kanë shpërthim ndjejash të shfaqura me irritime, emocione dhe eksitacione të pakontrolluara.. Tek duhanpirësit janë konstatuar sindrom –shënjash, që kanë simuluar tumorin e trurit.. Në eksperimentet me minjte, është vërtetuar se minjtë me moshë të re e thithnin dy herë më shumë sasinë e nikotinës se minjtë me moshë të vjetër. Është vërejtur gjithashtu se kur nikotina përdoret në vitet e hershme të njeriut; në adoleshencë; lë pasoja të përhershme në trurin e njeriut , sepse truri vazhdon të jetë në zhvillim dhe mund të shkaktojë ndalesën e parakohshme të tij. Kjo shpjegon edhe faktin pse psikoanalistët e konsiderojnë duhanin ,armikun më të tmerrshëm të trurit dheë aftësisë mendore të njeriut. Kjo shprehje duhet të mbahet mend,ë bëhet parrullë dhe të përsëritet gjithnë dhe në vazhdimësi.


Nikotina është favorizues dhe privilegj i dëmtimeve të nervave periferik të anësive, të brinjëve, duke shkaktuar neurite, të cilat shoqërohen me dhëmbje, dridhje, parestezi, hipotrofi, deri në dëmtim të funksionit dhe në atrofizimin e organit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 6:56 am

Dëmtimet e pirjes së duhanit në sistemin zemërenor.


( 1. 4. 10. 12.)


Në këtë sistem rreziqet nga duhani janë më madhore dhe më me rëndësi jetike, sepse mund të shoqërohen me incidente potenciale, që të çojnë në përfundime vdekjeprurëse. Duhani mund të favorizojë dhe të ndikoj në zhvillimin e rreth 12 sëmundjeve të ndryshme të këtij sistemi si: aterosklerozën e generalizuar, S.I.Z., infarktin e miokardit ,aneurizmën e aortës, insultin iskemik , hemorragjikë trunor dhe subaraknoidal,, çrregullimin e enëeve periferike dhe gangrenizimin e tyre, çrregullimet e ritmit të zemrës dhe deri në vdekje të papritur. S.I.Z. takohet 2.5 herë më tepër tek duhanpirësit dhe shoqërohet me vdekje në 25 % të rasteve Ajo zhvillohet si sëmundje e heshtur, në mënyrë progresive , me vite dhe jashtë vëmendjes së njeriut, i cili vazhdon “pa merak “ t’a pijë duhanin. Ecurija e kësaj patologjie mund të shfaqet klinikisht në tre forma :Me stenokardi apo me anginën e gjoksit, e manifestuar me dhëmbje përpara dërrasës së kraharorit, të provokuar nga sforcat, ecjet, nga të ftohtit dhe nga stresi dhe zgjat me minuta dhe vërehet tek duhanpirësit në 70 % të rasteve. Me infarkt të miokardit, që karakterizohet me dhëmbje të forta gjoksi ,që zgjasin mbi 20 minuta ,të shoqëruar me nekrozë të miokardit si dhe me vdekje të papritur; që verehen 2-3 herë më tepër se tek njerzit që nuk pinë duhan. Shpeshtësia e këtij rreziku mund të jetë tetë herë më e shtuar në ato persona që kanë të rritur në një kohë kolesterolin dhe presionin arterial.


Pirja e duhanit me 20 cigare në ditë e intoksikon organizmin e njeriut me 90 mgr. nikotinë, me 11 mgr. benzopiren dhe me 369 ml. CO.. Ndërsa futja e 50 mgr. nikotinë njiherësh , shkakton vdekjen e njeriut.. Është e besueshme se edhe pirja e një cigare të vetme në ditë, rrit rrezikun e duhanpirësit.. Të dhënat statistikore kanë konstatuar se kur pihet 1-14 cigare në ditë, shtohet rreziku i vdekjes 4 herë. Kur pihen 15-24 cigare në ditë , vdekshmëria rritet deri 7 herë. Ndërsa kur pihen 25-34 cigare , vdekshmëria shtohet 12 herë dhe kur përdoren mbi 35 cigare në ditë, vdekshmeria arrinë të konstatohet mbi 20 herë. Kurse në të sëmurët me infark miokardi, që pinë duhan vdekshmëria është parë në 50 % të rasteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 6:57 am

Dëmtimet e pirjes së duhanit në sistemin e frymëmarrjes.


( 4. 8. 10.)


Ky sistem është nga më të preferuarit e duhanit: të nikotinës , CO, të lendëve të tjera helmuese dhe të trupëzave kancerogen, që dalin nga pirja e cigares , të cilat arrijnë të favorizojnë apo të ndikojnë në zhvillimin e më se 13 sëmundjeve të ndryshme.në këtë organ , siç janë :. Bronkiti kronik,emfizema e mushkërisë, bronkopneumonia, pneumonia, astma bronkiale, zemra mushkërore, aktivizimi i T.B.C., pneumotoraksi spontan, kanceri i larinksit dhe i mushkërisë.bronkopneumopatitë obstruktive. Dëmtimi i këtij sistemi , fillimisht vihet mjaft evident tek duhanpirësit dhe manifestohet me shenjën e parë të helmiit dhe të vet rreagimit të organizmit; me anën e refleksit së menjihershme të kollës, e cila vërehet pas pirjes së cigares së parë dhe është karakteristike se shfaqet në mëngjes dhe thiret kollë e duhanit. Ajo në fillim është e thatë, e lehtë dhe pastaj me shtimin e pirjës së duhanit bëhet më e theksuar, më e mundueshme dhe më e bezdishme . Më pas shoqërohet me gëlbazë (sputum), që tregon se ka filluar të maiset mukoza e grykës,e bronkeve dhe e degëzimeve të saj. Duhanpirësi edhe pse sinjalizohet nga organizmi me shfaqjen e këtyre shënjave rreaguese dhe shqetësuese. Mësohet, i pëlqen t’a pijë duhanin , duke e rënduar edhe më tej aparatin e frymëmarrjes; i cili ndërlikohet me shfaqjen e bronkitit kronik ,që njihet me emrin bronkiti fymotik dhe dallohet dukshëm nga bronkitet me origjina të ndryshme.Kolla e gjatë , e vazhdueshme, e pandërprerë , si dhe lendët toksike të duhanit ( nikotina, CO, katrani, piridoksina , trupëzat gazoze kancerogene e lendë të tjera të shumta), çojnë edhe më tej , në zgjerimin e mushkërisë , të shoqëruar me shkatërimin e alveoleve dhe me formimin e një sëmundje tjetër të rrezikshme të ketij sistemi , të quajtur emfizemë e mushkërisë, që shton më tepër vështirësinë e frymëmarrjes , paksimin e oksigjenit në gjak dhe hipoksinë e organeve. Mushkëria më pas fillon të nxihet, të depozitohet katran , si dhe lendë të tjera toksike, që e kthejnë mushkërinë e një të riu , në mushkëri të ngjashme me atë të një plaku të vuajtur.Duhanpirësi e vazhdon më tej pirjen, kurse dëmet dhe rreziqet rëndohen akoma më tepër, duke i shkaktuar vështirësi më të medha sistemit zemërenor dhe sipasojë lind një patologji tjetër më e rëndë e njohur si sëmudje zemër-mushkërore.(Kor pulmonal). Në këtë mënyrë mushkëria futet në një cikël vicios patologjikë (circulum vitiosum pathologicum), ku një sëmundje rëndon tjetrën. Veç kësaj pirja e duhanit predispozon , që mushkëria të preket më lehtë nga infesionet e ndryshme siç është bronkopneumonia, pneumonia , astma bronkiale etj. Ajo favorizon aktivizimin e T.B.C. Vend të veçant në këtë organ, zë sëmundja kancerogene., e cila vërehet në 85 % tek duhanxhinjtë dhe shkakton vdekje 25 herë më shpesh.


Në një studim të kancerit të mushkërisë ; të paraqitur para disa vjetësh , në një konferecë shkencore , nga institutu i pneumoftiziatrisë në Tirane , është konkluduar se pirja e duhanit është nga faktorët më kryesor, në mos i vetëm, që shkakton kancerin e mushkërisë ! ?. Në Sh.B.A. kanceri i mushkërise ka zërë vendin kryesor të vdekjeve nga sëmudjet kanceroze në përgjithësi në vitin 2005. Ai është më frekuent dhe më fatal nga të tre llojët e kancereve të marra sëbashku, të zorrëve, të gjakut dhe të prostatës. Më shpeshë takohet në të moshuarit, por mund të vërehet edhe në moshat më të reja.Në klinikën tonë praktikë kemi diagnostikuar kancer të mushkërisë tek duhapirësit në moshë të kaluar. Por me keqardhje përmend edhe një rast të dëshpëruar , të shfaqjes të kancerit të mushkërisë në moshë mezatare tek një koleg dhe mik i imi, duhanpirës kronik ,që edhe pse Ju hoq ( ekstripua) nje lob, pësoj metastazë në tru ,me përfundim letal..


Këto të dhëna bëhen më tepër bindëse , po të merret parasysh fakti se nëqoftëse ndërpritet pirja e duhanit , mbas 10 vjetësh , rreziku për formimin e kancerit të mushkërive ulet nga 30- 50 %.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 6:57 am

Dëmtimet e pirjes së duhanit në sistemin tretës.


( 4. 10. 11. )


Duhani ndjek marratonën e vet të helmimit dhe të vrasjes , edhe në aparatin tretës , që është edhe më i ndjeshëm , duke e dëmtuar këtë sistem nga fillimi e deri në fund. Shenja e parë e ballafaqimit me këtë helm është salivacioni ( nxerrja e pështymës) i tepërt në kavitetin e gojës, të shoqëruar me ndjenjë rendimi , irritimi dhe djegie në regjionin e stomakut.. Ndërsa gjuha si pasqyrë e këtij aparati , rreflekton rreagimin e vet nëpërmjet mveshjes së sipërfaqes së saj, me një cipë në ngjyrë gri, të shoqëruar me pas me irritim dhe skuqje të mukozës së gojës , të buzeve , të qellzës; që jo rrallë shoqërohen me dëmtime më të rënda, të manifestuara me shenja inflamacioni,si me stomatitë, afte, ulceracione ,me gingivite; si dhe me grumbulimin e gurëve midis dhembëve, që ndikojnë në formimin e kariesit (kalbëzimit ) të dhembëve. Në gojë shfaqet erë e keqe tek duhanpirësi, që e detyron të largohet nga shoqëria. Jo rrallë formohet kanceri i buzeve dhe i kavitetit të gojës..


Dëmtimet më të rënda shkaktohen në mukozën e stomakut.. Në fillim ajo irritohet , shtohet lengu gastrik ,por më pas mukozat hipertrofizohen ,paksohet sekrecioni i stomakut dhe ulet oreksi. Më tej mukoza e stomakut ulçerohet dhe formon sëmundjen ulçeroze të stomakut.Një dukuri e tillë ndodh edhe në mukozën e zorrës së hollë , në duoden .Demi më i madh tek duhanpësit është shfaqia e kancerit të stomakut, që është një fenomen jo i rrallë, që e kemi takuar edhe ne në praktikën tonë klinike tek duhanpirësit.


Ndryshimet e stomakut nga pirja e duhanit janë venë në dukje edhe nga ekzaminimet radiologjike dhe gastroskopike; ku është konstatuar se pas 15 minutash të pirjes së cigares, vërehet një ndërprerje e lëvizjeve të mukozës së stomakut, dhe ai nuk vazhdon më të “bluaj”. Mbas ndërprerjes së pirjes , mukoza fillon të kontraktohet prap; por meqënse duhanpirësi e vazhdon pirjen pandërprerë edhe dëmet shtohen më tepër. Tek duhanpirësit vërehen e lezione patologjike të tjera në zorrën e hollë dhe në zorrën e trashë, të cilat mund të kenë edhe natyrë malinje.


Dëshërojmë të përmëndim në këtë sistem edhe një dukuri me interes kurioziteti dhe shqetësimi praktikë., që lidhet me qarjen e bebeve, nga prezenca e prindërve që pijnë duhan.Sipas një studimi hollandes është konstatuar se kur babaj ose nëna pi me shumë se një paqetë në ditë, , lotët e bebit dyfishohen nga të qarit. Kjo lidhje mund të shpjegohet me përmbajtjen e nikotinës në tymin e duhanit, dhe të lendëve të tjera toksike; që irritojnë mukozën e zorrëve dhe shkaktojnë dhëmbje dhe qarje tek bebi dhe prindërit ankohen pse fëmija e tyre i qanë. Fëmijtë e prindërve që pijne duhan kanë një propabilitet 69 % më të lartë për të qarë, nga fëmijtë e tjerë. Rreziku për të qarë mund të dyfishohet, në se babaj i bebit pi më shumë se 15 cigare në ditë dhe në se nëna gjatë shtatzansisë ka pirë të pakën 10 cigare në ditë.


Pirja e duhanit dëmton mëlçinë e zezë , dhe kjo vihet re më tepër tek seksi femër; ndërsa në pankreas, mund të shkaktoje kancer 2.5 herë më shumë. Në sistemin urogenital , pirja e duhanit shoqërohet me impotencë seksuale, me kancer të veshkës, të vezikës urinare dhe me sindrom nefrotik.. Në gratë provokon menopause( ndërprerje të menstruacioneve) të parakohëshme, kancer të qafës së mitrës, dëmtime të fetusit, lindje të parahershme , si dhe placentë previa. Në sistemin hemopoetik ( të gjakut ) provokon policiteminë relative dhe leuceminë mieloide. Në sistemin kockor favorizon osteoporozën dhe spondilitin ankilozant , si dhe nxit lindjen e ksantelazmës ( depozitimin e kolesterolit) për rreth syve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 6:57 am

Ndotja e mjedisit dhe rreziqet nga tymosja e duhanit.


( 2. 4. 6.10. 11.)


Pirja e duhanit paraqitet me rrezikshmeri të larë edhe për ndotjen e mjedisit publik, për ambjentet shkollore, biblotekat , institucionet kulturore dhe për vendet e banuara, mbasi helmimi me tymin e dorës së dytë, që përmban CO, piridoksinë, katran, lëndet kancerogene etj., si dhe nikotinë ; rrezikon njerzit edhe me rëndë në këto mjedise ,sepse dëmtimi është më masivë dhe në koncentracion doze më të lartë, se pihet në një kohë nga shumë duhanpirës. Veç kësaj duhanpirësi pi pa merak duhan, se mendon dhe e konsideron veten se është edhe më i mbrojtur se e pi me filtër , ë përgjysmuar,ose mund t’a thithe lehtë..Pirja në keto ambjete, kërcenon edhe me një të keqe tjetër shoqërore shqetësuese, se rrit mundësine e të mësuarit tëduhanit , sidomos nga brezi i ri, nga adoleshentet, të cilët nga dëshira për të imituar të rriturit dhe nga qejfi, e fillojnë duhanin. Në këto mjedise nuk para ndihmon pastrimi i ajrit në mënyrë mekanike, as me ndarje me perde; por as edhe vet ajri i kondicionuar. Ç’do vit në këto ambjente arrijnë të dëmtohen mbi 700 mijë njerës. Kurse në Kaliforni janë konstatuar deri në 62 mijë vdekje nga sëmundjet e zemrës, tek personat që kanë jetuar në ambjente ku është pire duhan..Me tymin e duhanit ndoten rrobet, sendet e ndryshme që ndodhen për rreth; të cilat u vijne era dhe sjellin neveritje. Këto fakte e bëjne edhe më imperative ,më të domosdoshme dhe shqetësuese ndalimin e pirjes së duhanit , ku ka grumbullim njerës, fëmijë dhe të sëmurë.


Një vlerësim maksimal dhe tepër të veçant i ka kushtuar ndalimit të pirjes së duhanit, O.K.B., forumi më i lartë drejtues,organizativë dhe me autoritar në botë. Për të realizuar këtë mision, kjo organizatë shpalli një ditë ndërkombetare për ndalimin e duhanit, ditën 31 Maj, duke patur si moto parrullën “ luftë kundër duhanit” dhe “mos të pihet duhan”. Kjo inisiativë përbën një thirje masivë , shumë të nevojshme , të fuqishme dhe me karakter organizativë për të mbrojtur njerëzimin. Ajo shërben si një sinjal i rëndësishëm për të mobilizuar shtete, institucione dhe mbarë popujtë e gjithë rruzullit toksor; për ti bërë një bllokadë dhe luftë të gjithëanëshme dhe pa kompromisë pirjes së duhanit në emër të jeteës.


Në zbatim të rekomandimeve të O.K.B., në luftën kundër duhanit; shoqata e mjekëve të rrethit të Beratit mori inisiativën dhe organizojë në vitin 1990, një konferencë shkencore-popullore me pjesëmarrës të ndryshëm, në pallatin e shtëpisë së kulturës “Margarita Tutulani” me temë : “duhani rrezikon shëndetin e njeriut” me rastin e ditës ndërkombëtare të ndalimit të duhanit; më 31 Maj; ku u fol nga një grup mjekësh të specialiteteve të ndryshme . ( Shih foton Nr.2.) Me këtë rast janë shkruar edhe shumë artikuj për rrezikun e pirjes së duhanit , në gazetën lokale “Kushtrimi “ të rrethit të Beratit nga Dr. Namik Shehu.


Sinjale të forta , për ndalimin e pirjes së duhanit po japin qeveritë e shumë vendeve të botës, duke i kushtuar vemendje shtimit të propagandës, edukimit, rritjes së çmimit të cigareve dhe nxerrjes së ligjeve. Në Sh.B.A. kudo janë venë në zbatim masa ligjore për ndalimin e pirjes së duhanit në mjedise publike, në shkolla e gjetkë. Qeveria federale e shtetit të Nju-Jorkut dhe personalisht guvernatori George E. Pataki, shpalli një program të gjerë dhe nxorri ligj, më 14 shkurt 2001; për ndalimin e pirjes së duhanit në ambjente publike, shkolla, restaurante etj..Veç kësaj është vënë kufizim (reduktim) pirjes së duhanit deri në 50 % tek të rinjtë , për t’u realizuar brenda pesë vjetëve. Për këtë qëllim është parashikuar të shpenzojhet një buxhet prej 60 milion dollarë, nga të cilat 8.3 milion u vunë në përdorim qysh në viti 2001 , për zbatimin e programeve në shkolla e qendra kulturore.( 5.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 6:58 am

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave me seli në Nju-Jork, duke mbështetur programin federal, gjatë atij viti,mori inisiative dhe hartojë një propgram pune , që ju dergua qeverisë në Albany, kryeqyteti i shtetit Nju-Jorkut; për të kontribuar të ndalimin e duhanit, midis 160 mijë emigranteve shqiptaro-amerikan që ndodhen në N.Y.( 9.).


Kurse Kryesia e Akademise Shqiptaro-Amerikane e Shkencave në Nju-Jork, ka marrë inisiativën të organizoj një konferencë me titull “Duhani helmim i heshtur dhe vrasës i zgjedhur për njeriun “ me rastin e ditës ndërkombëtare të ndalimit të duhanit të shpallur nga OKB , më 31 Maj 2007, në një nga sallat e OKB, me pjesëmarrjen e bashkëatdhetarëve dhe personave të tjerë.


Masa për mos pirjen e duhanit , janë marrë në France; ku kryeministri Villepin shpalli ligjin për ndalimin e pirjes së duhanit në lokale publike, shkolla, spitale, në zyra dhe stacione treni.. Një ligj i tillë i ngjashem po zbatohet në Itali, Spanjë, Britani ,Islandë etj..


Ndërsa në Shqipëri , Kuvendi Popullor , kohë më parë, miratoj vëndimin për mos pirjen e duhanit në ambjente publike restaurante, shkolla , në institucione shendetësore dhe administrative. Kurse më dt. 26 / 05 / 2007, Qeveria filloj t’a zbatoj në praktikë vendimin, duke marrë masa serioze , për ndalimin e pirjes së duhanit në të gjithë vendin; ku po gjene miratim edhe nga mbarë populli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 6:58 am

Strategjia dhe trajtimi i ndalimit të duhanit


( 2. 3. 4. 6. 7. 10. 11. . ).


Mbrojtja dhe ruajtja e shëndetit të njeriut nga pirja e duhanit dhe lënia e tij; përbëjnë strategjinë e luftës kundër duhanit. Ndërsa taktika e lënies së pirjes së duhanit përqëndrohet, në realizimin e tre drejtimeve organizative kryesore. 1.-Në trajtimin individual, ose ndihma ndajë vevetes, apo siç thiret ndërhyrja minimale, që realizohet nëpërmjet katër metodave të veçanta, ku merr pjesë edhe personeli mjeksor ose mjeku.. Kjo metodë mund të sigurojë një ndërprerje të duhanit në 5-15 % dhe zgjatë për një periudhë kohore 12 muaj. 2.- Trajtimi me grupe, që ka në përbërjen e vet shumë komponente dhe kryhet nëpërmjet 3-8 seancave. 3.- Trajtimi i sherbimit publik , që rrealizohet nga komuniteti dhe përqëndrohet në marrjen e masave organizative të ndryshme. Në ndalimin e reklamave të duhanit. Sigurimi i vendeve të lira për të mos pirë duhan. Në mbajtjen e bisedave dhe leksioneve propagandistike për rreziqet e pirjes së duhait si dhe jepen këshilla mjeksore, edukative etj..


Lenia e duhani komentohet si çështje sa e thjeshtë dhe e kollajtë; aq dhe një detyrë e rendë dhe tepër e vështirë për tu rrealizuar. Pretendohet se është e lehtë dhe e mundeshme për të mos pirë duhan, sepse kërkohet vetëm vullnet dhe të kryesh një akt veprimi, vetëm ta lesh, mos ta pish më duhanin. Bile mbi 70 % e duhanxhijve dëshërojne mos t’a pijnë duhanit. Po hajde ta lesh se !. Këta mund të kenë sukses një në dhjetë veta, që duan ta lenë. ! Por përpara të dalin mjaft pengesa të mëdha , të vështira dhe mjaft komplekse. Të duket se ke një “mal” përpara, që nuk ke fuqi ta rrëzosh. Përballesh me shumë faktorë, psiqik, familiar, shoqëror, zakonor dhe mbi të gjitha me vetveten , me ndërgjegjen , me vullnetin tend , me vesin e ambjetimit, si dhe me dëshiën dhe qejfin që ke për ta pirë.

Duhanin mund ta lesh në ç’do kohë dhe në ç’do moshë ; por lenia dhe përfitimi do të jetë më i madh , më i shpejtë, më i suksesshëm dhe më i plotë; në se lihet sa më heret , sidomos në momentin e fillimit të pirjes; për hirë të shendetit, në emër të jetës dhe të anës ekonomike.


Faktorët kyc dhe determinues për lenien e duhanit, mbështeten dhe konsistojnë në aftësinë, durimin dhe në ndërgjegjësimin e individit për ta ndërprërë , si dhe në largimin e ndjeshmerisë dhe të ambjentimit ndaj nikotinës, të cilat kërkojnë kohë dhe durim. Studimet e vazhdueshme kanë treguar se jo të gjithë njerzit i pergjigjen njesojë pirjes dhe ndalimit ë duhanit. Është konstatuar se momenti më i suksesshëm i ndalimit të pirjes së duhanit, është perudha e fillimit të të mësuarit të duhanit .Ky moment mjaft oportunë dhe i nevojshëm ka edhe një përparësi, sepse të ndihmon edhe vet organizmi, i cili rreagon shpejtë , në kohë të përshtatshme dhe menjëherë . Shumë njerës përfitojnë nga ky moment dhe e lenë duhanin. Po mjaft të tjerë bijnë në grackën dhe nën mashtrimin e nikotinës dhe e vazhdojnë pirjen.


Në ndalimin e pirjes së duhanit ndikojnë marrja e një serë masash të ndryshme organizative, propagandistike dhe edukative. Për këtë qëllim, përdoren forma të ndryshme emulacioni. Hartohen programe speciale , ekspozita, biseda në radio-televizion. Bëhen takime individuale dhe mbahen leksione kolektive për shpjegimin e dëmeve nga duhani. Shkruhen parrulla “ mjedise pa duhane” “.Spitale pa duhan”. “Qytete dhe fshatra pa duhan “.Shkruhen citate gare “ lëre dhe fito”( 10 )..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 6:59 am

Për ndalimin e duhanit ndiqen dhe merren një seri masash të tjera. Ndër to mund të përmendim rritjen e çmimit të paqetave , që të mos blihen kollaj nga konsumatori, rrealizimi i të cilit mund të bëhet duke dhenë porosira ose me anëe të zbatimit të ligjit. Një rol të rendesishëm mund të luajnë institucionet fetare, që me autoritetin e tyre të mund të arrijnë të ndikojnë tek besimtarët , që të mos e pijnë duhanin. Një masë tjetër e nevojshme është presioni ,që mund të bejë qeveria, kompanive që mos të vazhdojnë të prodhojnë cigare me shumicë. Në raste të veçanta mund të përdoren edhe gjoba , për ato kompani cigaresh, që kanë shkaktuar dëme shendetit të njerzve, siç ka ndodhur në gjykatën e lartë në Sh.B.A.. Një formë tjetër për kufizimin e pirjes së duhanit është edhe ndalimi I reklamimeve të shitjes së duhanit, ku vetëm një firmë kompanije për reklama ka arritur të shpenzoë 5 miliardë dollarëe. Luftë duhet berë kontrabandës së duhanit, që i shet paqetat me çmime shumë të ulura dhe joshin njerzit për ti konsumuar më tepër. Duhet të ndalohet blerja e paqetave edhe me anën e internetit, mbasi ato shiten më kollaj dhe më lirë. Një mënyrë tjetër kufizimi është dhe ndalimi i shitjeve të paqetave nëpër kioska dhe me shumicë në magazina . Rendësi ka dhe ndalimi i shitjes së cigareve moshave nën 18 vjeç, siç ndodh në Nju-Jork e në disa vende të tjera.


Për ndalimin e pirjes së duhanit luan rol sqarimi dhe argumentimi shkencor i rreziqeve dhe i dëmeve që shkaktohen nga duhani.. Vend të veçantë në këtë drejtim ka edukimi shëndetësor dhe bisedat shkencore popullore nga personeli mjeksor e sidomo nga mjekët dhe nga institucionet shëndetësore Ato mund të organizojnë biseda me séanca të veçanta individuale ose kolektive. Në këto raste ka rëndësi edhe shembulli personal sidomos i mjekut. Në Sh.B.A. 4-7 % e mjekëve e pinë vet duhanin, kurse në Kinë e pijnë duhanin gjysma e mjekëve të seksit mashkull; duke dhënë një shembull jo edukativ dhe aspak humanitar. Po përmend me këtë rast një ngjarje konkrete nga emisioni i RTSH, vite më parë, ku flitej për dëmet nga duhani, nga një mjek i dëgjuar, i cili mbasi mbaroj leksionin , filloj të ndiste një cigare përpara telespektatoreve. Po , ka ndodhur edhe kështu !


Lufta për ndalimin e pirjes së duhanit duhet të bëhet mjaft e organizuar, ku të marri pjesë e gjithë shoqëria, shteti, publiku, mjekësia, mjekët, arsimtarët, nxenësit e shkollave , të gjithë intelektualet dhe mbarë populli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 6:59 am

Për ndërprerjen e pirjes së duhanit , ilaçi magjik nuk ekziston; por qenësohen mundësira të tjera që influencojnë dhe ndikojnë dukshëm në lënien e tij. Vullneti, dëshira dhe pasioni , si kategori filozofike; përfaqesojnë dhe ndikojnë në karakterin, durimin dhe qëndrimin e individit, për të realizuar qëllimin dhe misionet e tij në jetë; siç mund të ndodh edhe me pirjen e duhanit.. Me vullnet të çelikt, dëshirë të zjarrtë dhe pasion të fortë , mund të fitosh ç’do betejë, thotë një fjalë e urtë popullore.. Për analogji , kjo shprehje gjenë zbatimin e vet edhe në aktin e pirjes së duhanit; por varet se me çfare qëllimi do ta përdorësh . Në këtë drejtim ; ndikimi i tyre, mund të klasifikohet në katër kategori veprimi, siç ndodh në jetën praktike,të konstatuar edhe nga ana e jonë. Ka individë, që nëpërmjet vullnetit , dëshirës dhe pasionit të tyre të fortë dhe koseguent, e kanë lenë pirjen e duhanit, ose disa nuk e kanë pirë asnjëherë , duke shprehur një dukuri pozitive , një veprim shumë të dobishëm për organizmin e njeriut dhe një xhest moral të lartë për të kryer një punë të vlefshme. Por ka të tjerë persona , që mund të jenë edhe të shumtë, që po me vullnet , dëshirë dhe pasion të papërnbajtëshëm dhe me sens të kundërt, vazhdojnë ta pijnë duhanin dhe bëhen duhanxhijë të mëdhenj , të kthyer në një ves të keq të jetës; duke berë një xhest jo të moralshëm dhe një shembull të papëlqyeshëm ,si për veten e tyre dhe për shoqërinë. Kategoria e tretë, janë ata njerës, që kanë vullnet, forcë dhe dëshirë, që ta pijnë duhanin kur të duan dhe sa herë që të duan dhe po prapë e ndalojnë në ç’do kohë që të dëshërojnë, edhe pse mbajnë paqetë në xhep. Së fundi veçojmë edhe në lloj individësh , që kanë dëshirë për ta pirë duhanin , por kanë edhe vullnet ta disiplinojnë veten , duke pirë vetëm një dhe jo më shumë se një cigare në ditë. I sollem këto kategori shembujsh, për të arsyetuar se ekzistojnë mundësitë për ta ndërprerë pirjen e duhanit , duke u mbështetur në cilësitë individuale që ka vet orgaizmi i njeriut, nga qellimi që i ve vetvetes personi për ta zbatuar, nga vet lloi i cigareve, si dhe nga pëmbajtja dhe cilësia, që shfaq nikotina ndaj njeriut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 7:00 am

Rëndësi ka marrja e vendimit dhe angazhimi i tij , i prerë për ta lenë duhanin dhe t’a zbatojë me vullnet të forte dhe me dëshirë, me besim dhe pa hezitim. Për të gjykuar në lënien e duhanit , këshillohet të bëhet monitorimi i sjelljes së duhanpirësit.. Së pari duhet të vendoset me dëshirë dita e lënies së duhanit. Duhet ditur se si e ka pasionin për ta lenë duhanin. Duhet të marrë vendim, që të mos jetë me duhanpirës.. Të ndryshoj mendjen , kur mendojnë se do të pijnë duhan , të marrin ndonjë gjë tjetër , ose të pijë ujë, të fus një karamele në gojë , të marrë frymë thellë; d.m.th. të bejë një lloj akti. Duhet të largohet nga ç’do gjë që i kujton duhanin si dhe nga mjediset ku pihet duhan.. Të përballoj me vullnet , me dëshirë dhe me sukses situatat, që e joshin për të pirë duhan. Mos të kërkoj ta thith qoftë edhe një herë cigaren se nga ajo nuk shkëpute dotë më.Duhet ditur dhe të pranohet , se nuk ka asnjë arsye, as edhe një lloj justifikimi, për vazhdimin e pirjes së duhanit , në asnjë rrethanë dhe nga askush; kur sjellim ndërmënd pasojat e rënda, kolosale, të tmerrshme dhe vdekjeprurëse; që ka shkaktuar pirja e duhanit shekuj me rradhë dhe vazhdon të demtoje breza të tërë në botën njerzore; pa permëndur edhe dëmet ekonomike personale dhe shoqërore ,si dhe shpenzimet e medha që harxhohen për reklama, për prodhimet luksoze të cigareve dhe për tregtimin e tyre., siç ka ndodh në industrinë e tregëtimit kines , që ka prodhuar mbi 5 trilion cigare në vit (3 )


Në Sh.B.A. , vetëm në vitin 1998 janë harxhuar 52 milion dollar , për të kompesuar dhe përballuar shpenzimet e harxhuara për mjekimin e duhanpirësve , për vizitat në poliklinika ,për shtrimet në spitale dhe për kompesime të tjera , si rrjedhojë e dëmeve të shkaktuara nga pirja e duhanit.


Në rast se nuk arrihen suksese me metodat propagandistike, edukative, morale apo ligjore edhe në mënyrë të përsëritura , të perdorur me durim ;ato mund të shoqerohen dhe të aplikohen sëbashku edhe me disa rekommndime të tjera, si trajtimi me hipnozë, me akopunkturë, me ushtrime “joga “etj..


Lënia e pirjes së duhait mund të arrihet të bëhet me lehtë dhe më me sukses, tek fillestarët, në grupmoshat e reja 16-30 vjeçare; por me përpjekje dhe durim mund të ndërpritet pirja e duhanit edhe në grupmoshat deri në 49 vjeçare.. Vështirësi dhe pengesa më të mëdha hasen në lënien e duhanit , në moshat e thyera. Ndërsa tek gratë, ky fenomen është më e mundshme të rrealizohet përpara gravidancës (barrës).Në Sh.B.A. nga sondazhet e bëra , është konstatuar se në kontigjetin e duhanpirësve , 70 % e rasteve , kanë dëshirë për ta lenë duhanin.

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 7:00 am

Përfitimet nga lenia e pirjes së duhanit janë të shumta, të shpejta dhe shpesh të suksesshme.Për të patur një koncept më të qartë dhe bindje më të plotë, po e dokumentojme me disa rezultate konkrete:20 minuta pas lenies së pirjes së duhanit, presioni arterial dhe pulsi normalizohen.Temperatura e trupit rritet në shifra normale. Mbas 8 orësh C.O kthehet në nivelin normale në gjak. Pas 24 orëve , rreziku për aksidente kardiake ulët. Pas 48 orëve mbaresat nervore të dëmtuara , fillojnë ta marrin veten.Ndjenja e erës dhe e shijes aftësohen. Pas 2 jave deri në 3 muaj, pëermirësohet qarkullimi i gjakut. Ecja bëhet më e lehtë dhe funksioni i mushkërisë rritet mbi 30 %..Pas 1 deri 9 muajsh kolla, kongjestioni i sinuseve dhe lodhja paksohen , ndërsa frymëmarrja lehtësohet shumë. Mushkëria pastrohet, mukozat e bronkeve normalizohen dhe ulet rreziku për infeksion.. Rritet niveli i forcës së energjisë së personit. Pas një viti rreziku i tepërt për S.I Z. është sa gjysma e një duhanpirësit. Pas 5 vjetësh rreziku i insultit ulët dhe është i barabartë 5-15 vjet me atë që nuk e pi duhanin. Rreziku për kancer të buzeve, të grykës dhe të ezofagut është sa gjysma e atij që pi duhan.. Pas 10 vjetësh qelizat prekanceroze janë regjeneruar. Rreziku i kancerit të vezikës, të veshkave dhe të pankreasit ulen.. Pas 15 vjetesh, rreziku i S.I.Z. është i barabartë si me atë që nuk e pi duhanin.


Mbas lënies së duhanit vihen re edhe përmirsime të tjera. Pamja e njeriut bëhet më tërheqëse dhe më e çelur. Sytë bëhen më të qarta dhe më të ndritçme.. Lëkura bëhet më e shkëlqyer dhe i zhduken rrudhat.Dhëmbet bëhen më të pastra ,u zhduken gurët e dhenbëve dhe u fshihet ngjyra e nxirrë.; ndërsa gjishtrinjtë e zverdhur normalizohen. Ushqimi shijohet më mire, nuhatja bëhet më e lehtë dhe bëhesh më pak i stresuar . Nuk je më rob i duhanit, nuk ble paketën e përditshme të duhanit, nuk shkon shpesh tek mjeku, nuk shpenzon më para për të blerë helm , Rritet rezistenca e organizmit dhe ulet rreziku i sëmundjeve infektive , si dhe i sëmundjeve që lidhen me pirjen e duhanit, bile kjo vërehet edhe në moshat mbi 65 vjeçare. Veç kësaj , me rëndësi është se evitohet ndotja e mjedisit dhe infektimi i publikut, nga pirja e duhanit, si dhe mos ndikimi nga fëmijtë dhe brezi i ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 7:01 am

Mjekimi i lenies së pirjes së duhanit


( 6. 7. 10. 11. )

Për ndërprerjen apo lenien e duhanit , sot përdoret me sukses metoda e mjekimit farmakologjikë; terapia zëvëndësuese specifike, e emruar me termin “Nicotin Replacing Therapy “ ose nikotinell TTS , apo e shkruajtur me iniciale NRT; që përmban nikotinë të pastër dhe merret nëpërmjet lëkurës ose nga goja.; por që nuk përmbanë lendë të tjera toksike si CO, lendë kancerogene etj..Kjo metodë ndikon në paksimin e shenjave adaptuese , që shoqërojnë nikotinën , ul koncentrimin e saj , largon dëshirën për të pirë duhan dhe të shpëton nga ndjenja e kënaqësisë që të jep nikotina dhe mbas një periudhe 3 mujore nikotina fillon të paksohet dhe organizmi arrinë të mësohet pa të.


Kjo metode terapie mund të aplikohet në katër mënyra.

1.- Me anë të vendosjes së nikotinës me leukoplastë në lëkurë.

2.-Me anë të marrjes së nikotinës nga goja nëpërmjet çamçakesit .

3.- Me anën e inhalacionit nga goja dhe hunda.

4.- me anë të sperklave nga hunda.


Nikotina futet në gjak në interval kohe të ndryshme , në varësi nga mënyra e marrjes. Kur merret me inspiracion , ajo futet në gjak brenda 5- 10 minuta. Kur merret nga goja me çamçakes , ajo kalon në gjak brenda 20 minutave dhe kur përdoret nga lekura me leukoplastë , futet në gjak mbas 2- 4 ore.Më e rekomandueshme nga ana praktike është aplikimi i nikotinës me leukoplastë. Ndërsa metoda me çamçak, është më pak e përdorur se jep shqetësime në stomak. Efekshmëria e formave të ndryshme të terapisë zëvëndësuese në klinikën praktike ka dhenë rrezultate të mira, në ndërprerjen e pirjes sëe duhanit. Suksesi i kësaj lloj terapije , do të varet nga zgjedhja e pacientit, nga këshillimet fillestare që i jepet të semurit, nga metodat që do të preferojë mjeku, nga mbeshtetja dhe ndihma e vazhdueshme mjeksore etj. Kjo terapi këshilllohet të aplikohet edhe në pacientë që vuajnë nga stenokardia, s.i.z., nga arritmitë ; por nuk rekomandohet në të sëmurë me infarkt miokardi akut dhe me insult hemorragjikë..


Nga studimet e bëra është konstatuar se terapia zëvëndësuese e krahasuar me përdorimin e placebos, ka pas rrezultat 1.5 herë më të mirë. Efekti i terapisë transdermale me nikotinë është vërejtur në 31 % të rasteve.Të dhenat statistikore komentojnë me argumente, se po t’i nënshtrohen kësaj terapie 6 % e duhanpirësve; do të shpetojnë nga vdekja 6 milion njerës. Ndërsa po të mjekohen 25 % e tyre, do të arrijnë të mos vdesin 29 milion njerës. Duhet përmendur se kjo formë e terapie, nuk të çone automatikisht në ndërprerjen e pirjes së duhanit dhe se nuk ka një garanci përfundimtare, mbasi mund të kemi edhe rikthim të pirjes së duhanit, sidomos tek duhanxhijtë që janë me vullnet të dobët. Rikthimi mund të favorizohet , kur je në ambjente që pihet duhan, ose në shoqërim me alkohol , kafe dhe duhan, kur ke mërzitje, halle , apo kur je i emocionuar dhe ke probleme familiare.. Rikthimi ndodh më tepër në darkë, në presencë të duhanpirësve , por edhe pa ndojnë shkak.


Metodë tjetër mjekimi, por pa nikotinë është përdorimi i medikamentit antidepresivë Bupropion, ose amfebutamon , i njohur me emrin brand wellbutrin dhe zuban ,që ka efekt inhibues dopaminergjikë dhe noradrenergjikë dhe tregtohet në tableta me dozë 150 mg.. Efekkshmerija e saj shtohet , kur kombinohet me këshilla dhe propaganda sqaruese. Jep si veprim anësor marrjemendje, konfuzion, shqetësime në stomak, dobësi , errësim të syve. . Mund të provokojë krizën epileptike në 0.1 % të rasteve në se perdoret me dozë të larta. Kombinimi i këtij bari , sëbashku me metodën e zëvëndësimit me nikotinë nuk ka sjellë ndonje dobi, se rrezultatet kanë qenë të përafërta , 36 % kur kombinohen dhe në 30 % , kur përdoret vetëm. Janë të rekomanduara të perdoren për ndalimin e pirjes së duhanit dhe medikamente të tjera si klonidina, nortriptina etj. por ende nuk janë të miratuara përfundimish.

 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyThu Mar 27, 2008 7:01 am

K ë s h i l l a


Materiali i paraqitur evidenton dukshëm rreziqet, dëmet dhe pasojat e rënda ,që sjelllë pirja e duhanit , duke na bërë më të ndërgjegjëshëm, më të arsyeshëm ,por edhe më të bindëshëm, për ta kuptuar më mirë, më qartë, drejtë dhe me vetdije nevojën ; që mos ta pijmë kurrën e kurrës dhe asnjëherë duhanin . Ndërsa duhanpirësit duhet të vet-ndergjegjësohen për ta lenë menjëherë dhe përgjithëmon, për të evituar ndikimin e tyre tek brezi i ri dhe për të shmangur rreziqet e mëtejshme në interesë të shëndetit të tyre dhe në emër të jetës.


Thirrja e jonë e përhereshme dhe përfundimtare është :


BEHUNI PROPOGANDUES TË ZELLSHËM PËR NDALIMIN E DUHANIT.


LUFTË TË PANDËRPRERË PIRJES SË DUHANIT ARMIKUT TONË TË PËRBASHKËT.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet EmptyMon Apr 21, 2008 1:06 pm

Femijet, prinderit e te cileve pijne duhan, jane me te rrezikuar per t'u semurur nga kanceri kur rriten.Afro 50 % e femijeve kane nivele te kimikatit NNK qe gjendet vetem ne duhan, nje nga shkaktaret e kancerit. ...

Pirja e duhanit ka te ngjare se prek si vete personin dhe ata qe rrine prane, ne kete rast femijet. Dhe kjo nuk eshte dicka e re. Te dhenat e nje studimi tregojne se femijet e vegjel tregojne shenja te rrezikut nga kimikatet e duhanit kur nje person ne familje pi duhan ne prani te tyre. Pirja e duhanit ka te ngjare se prek si vete personin dhe ata qe rrine prane, ne kete rast femijet. Dhe kjo nuk eshte dicka e re. Te dhenat e nje studimi tregojne se femijet e vegjel tregojne shenja te rrezikut nga kimikatet e duhanit kur nje person ne familje pi duhan ne prani te tyre. Analizat e urines te 144 foshnjave me prinder qe pijne duhan, treguan se afro 50 % e tyre kane nivele te nje kimikati te quajtur NNK, i cili gjendet vetem ne duhan. Ky kimikat eshte nje nga shkaktaret e kancerit. Foshnjat tek te cilet u vune re shenja te karcinogjenit, kishin prinder qe pinin duhan ne prani te tyre mesatarisht 76 cigare ne jave. Por shenja te karcinogjenit nuk u vune re tek femijet prinderit e te cileve pinin ne prani te tyre vetem 27 cigare ne jave. Kimikati NNK shkakton lloje te ndryshme kanceri tek kafshet dhe besohet se luan nje rol te dukshem ne shkaktimin e kancerit te mushkerive tek ata qe pijne duhan edhe tek ata qe rrijne prane tyre. Te dhenat e studimit tregojne se femijet qe jetojne ne nje mjedis ku pihet duhani kane shume gjasa te preken nga kanceri kur te rriten. Pra mesazhi i studimit duket se eshte: Mos pini duhan ne prani te femijeve! Gjendja e syve Shikimi i mire pa dyshim eshte kyc per nje jete cilesore. Studimi i kryer nga Instituti Kombetar i Shendetit numeroi se sa amerikane nuk kane shikim te mire. Rezultatet e studimit u botuan ne revisten e shoqates amerikane te mjekesise. Mjekja Mari Francis Koc thote se studimi tregoi se 94 % e amerikaneve nga mosha 12 vjec e siper e kane shikimin e mire te mjaftueshem per te kaluar provimin e te parit qe kerkohet per te marre patenten e automjetit. Mjekja Koc dhe koleget e saj vune re se 14 milione e amerikaneve nuk kane shikim te mire. Por brenda ketij numri u vu re fakti 11 milione amerikane mund ta permiresojne shikimin nese perdorin syze ose lente kontakti. Ata qe ballafaqoheshin me shume probleme te syve ishin pjestare te pakicave raciale, te shtresave te varfera, dhe mes te semureve me diabet ose mes atyre qe nuk kishin sigurime shendetesore. Mjekja Koc thote se banimi larg qendrave mjekesore dhe burimet e pamjaftueshme financiare, mund t'i pengojne njerezit te marrin syze ose lente kontakti per shikim normal. Autoret e studimit thone se programet e shendetit publik duhet t'i trajtojne me seriozitet problemet e syve dhe te gjithe amerikanet duhet te tregohen me te kujdesshem ndaj problemeve te tilla. Studimi rekomandon qe njerezit duhet te kryejne vizita te rregullta tek mjeku i syve pasi kjo mund t'i ndihmoje ata te permiresojne rrenjesisht aftesine e te parit; pjese perberese e nje jete me cilesore. !!

Nuk eshte i gjithi mendim i imi .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ndikimi i duhanit tek femijet Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i duhanit tek femijet   Ndikimi i duhanit tek femijet Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ndikimi i duhanit tek femijet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: