Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dybrireshi

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Filip Boga
Fillestar/e
Fillestar/e
Filip Boga


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 74
Vendi : Gjirokaster
Profesioni/Hobi : Inxhinier
Registration date : 29/12/2008

Dybrireshi Empty
MesazhTitulli: Dybrireshi   Dybrireshi EmptyMon Dec 29, 2008 10:22 pm

DHULKARNEJNI – DYBRIRËSHI





Kur kam lexuar Kur’anin, përshtatur në shqip nga Jetish Bajrami, më bëri përshtypje nxitimi i tij për të thënë se personazhi mitologjik Dhulkarnejni nuk është Leka i Madh, mbasi Leka ishte politeist. Argumenti i tij nuk më është dukur bindës. Gazeta “Lunxhëria” Shtator 2006 botoi shkrimin e Dr. Moikom Zeqos “Aleksandri i Madh, lidhjet e ngushta me shqiptarët”, marrë nga “Gazeta shqiptare” Dhjetor 2000, ku thuhet se shumë studiues, midis tyre edhe Sami Frashëri, mendojnë se Dhulkarnejni është Aleksandri i Madh. Në shkrim jepen edhe gjurmë të Aleksandrit si poezia në Kishën e manastirit të Shën Marisë në Himarë. Shqipëria është një nga vendet e bëmave të tij, që krijoi perandorinë që nga deti Adriatik dhe deri në Indi, Himalaja dhe oqeanin Indian. Gazeta “Albania” datë 24.01.2007 botoi shkrimin e Arben Llallës “Aleksandri i Madh, i Greqisë apo i Shqiptarëve?” ku tregohen lidhjet e gjakut të tij me shqiptarët. Shkrime të tilla duhen përkrahur dhe nxitur nga institucionet shtetërore dhe shkencore sepse gënjeshtra ka mbuluar botën. Duhet të kthehemi tek Naim Frashëri. Do të përmend disa vargje nga “Dëshir’e vërtetë e shqiptarëve”, botim Greqisht:

“Me Lekën vamë, Maqedhonijtë

mundëm Darranë, (Darin, mbretin e Persisë) E ilirinjtë

Dërrmën i dhamë, E Mollosinjtë

Gjithë Azisë. Gjith ata qenë

Dhe ata janë

prindërit tanë.



Në këtë shkrim kryesisht do të analizoj shpjegimet e Jetish Bajramit dhe do të paraqes mendimet e mia.

Kur’ani Suretu El Kehf ajeti 83.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Filip Boga
Fillestar/e
Fillestar/e
Filip Boga


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 74
Vendi : Gjirokaster
Profesioni/Hobi : Inxhinier
Registration date : 29/12/2008

Dybrireshi Empty
MesazhTitulli: Re: Dybrireshi   Dybrireshi EmptyMon Dec 29, 2008 10:23 pm

“Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaj: “Do t’ju rrëfej për punën e tij me Kur’an (me shpallje)”

84. “Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që mund të arrijë”

86. “Deri kur arriti në perëndimin e diellit, e gjeti se po perëndon në një farë burimi me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Ne i thamë: O Dhulkarnejn, ose do t’i dënosh, ose do t’i marrësh me të mirë e t’i udhëzosh!”

87. “Ai (Dhulkarnejni) tha: “Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do të dënojmë.”

90. “Deri kur arriti vendlindjen e diellit, e gjeti atë si po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).



Ajet 91 flet për sundimin e drejtë të Dhulkarnejnit.

Ajeti 93, Dhulkarnejni shkon drejt Veriut ku gjeti një popull që nuk kuptonte gjuhë tjetër veç gjuhës së vet dhe ata u ankuan për Je’xhuxh Me’xhuxhët, që bëjnë shkatërrime në tokë dhe kërkuan që t’i japin një tatim për të ndërtuar një pendë mbrojtëse.

Ajeti 95,96. Dhulkarnejni u kërkoi fuqi punëtore, hekur dhe bakër, ndezi zjarr dhe bëri një pendë të pakapërcyeshme deri në ditët e fundit të botës. Kur’ani fundin e botës e lidh me daljen e Je’xhuxh Me’xhuxhëve. Në kaptinën “Enbija” ka disa ajete që flasin rreth tyre si një nga shenjat paralajmëruese për afrimin e Kijametit.



Komenti i shqipëruesit Jetish Bajrami



“Rreth personalitetit të Dhulkarnejnit janë dhënë mendime dhe interpretime të shumëllojshme. Kur’ani nuk cek ndonjë sqarim të thuhet se kush ishte Dhulkarnejni, kur ishte dhe në ç’vend udhëtoi dhe veproi. Përmend sundimin e tij, drejtësinë në sundim, ndihmën që u ofroi njerëzve, devotshmërinë dhe besimin e tij të sinqertë… “Dhulkarnejn” nga Arabishtja do të thotë dybrirësh. Përse quhet kështu ka shumë mendime dhe ndoshta më i pranueshmi prej tyre është pse sundimi i tij arriti deri tek briri i Perëndimit dhe i Lindjes, çka jep të kuptohet për një territor shumë të gjerë. Nuk është fjala për Lekën e Madh siç mendoi dikush, pse ky ishte politeist.

Kur’ani përmend tre udhëtime të Dhulkarnejnit, një në perëndim, një në lindje deri tek një popull që thuajse ishte i egër, nuk kishte shtëpi, nuk kishte petka në trup, pra jetonin në shpella dhe lakuriq. Ai bëri dhe një udhëtim në veri diku tek Azerbajzhani dhe liqeni Kaspik. Populli i ati vendi ankohet për krimet që bënin fisi Je’xhuxh Me’xhuxh, e që ishin të përçudët dhe me fizionominë e tyre tepër të gjatë ose tepër të shkurtër. Dhulkarnejni u ndihmoi kundër tyre duke u ndërtuar një pendë të fortë, të cilën nuk mund ta kalonin deri kur të afrojë Koha e Kijametit, e Zoti ta shkatërrojë atë pendë.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Filip Boga
Fillestar/e
Fillestar/e
Filip Boga


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 74
Vendi : Gjirokaster
Profesioni/Hobi : Inxhinier
Registration date : 29/12/2008

Dybrireshi Empty
MesazhTitulli: Re: Dybrireshi   Dybrireshi EmptyMon Dec 29, 2008 11:25 pm

Do te vij temen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Filip Boga
Fillestar/e
Fillestar/e
Filip Boga


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 74
Vendi : Gjirokaster
Profesioni/Hobi : Inxhinier
Registration date : 29/12/2008

Dybrireshi Empty
MesazhTitulli: Re: Dybrireshi   Dybrireshi EmptyWed Jan 28, 2009 9:25 pm

Ketu kemi paraqitur vetem 20% e studimit tuaj
Pershendetje E Asllani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Filip Boga
Fillestar/e
Fillestar/e
Filip Boga


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 74
Vendi : Gjirokaster
Profesioni/Hobi : Inxhinier
Registration date : 29/12/2008

Dybrireshi Empty
MesazhTitulli: Re: Dybrireshi   Dybrireshi EmptyWed Jan 28, 2009 9:29 pm

Adresa ime eshte :filipboga@yahoo.com Kush do sqarime le te me shkruaj
Filip Boga
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Aldo
Anëtar
Anëtar
Aldo


Male
Numri i postimeve : 490
Age : 37
Vendi : durres
Registration date : 06/01/2009

Dybrireshi Empty
MesazhTitulli: Re: Dybrireshi   Dybrireshi EmptyWed Jan 28, 2009 9:40 pm

po mir ...ky Dhulkarnejni cfare roli luan te Kur'ani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Dybrireshi Empty
MesazhTitulli: Re: Dybrireshi   Dybrireshi EmptyWed Jan 28, 2009 9:50 pm

Aldo shkruajti:
po mir ...ky Dhulkarnejni cfare roli luan te Kur'ani

Aldo, Dhul Karnejni permendet ne suren 'El Kef' si nje nga mbreterit me te drejte qe ka jetuar ndonjehere. Pushtimet e tij te pershkruara ne KUran mendohet te jene saktesisht me ato te Aleksandrit te Madh. Ndaj, nga vete dijetaret islam eshte ngritur nje teori e tille
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Aldo
Anëtar
Anëtar
Aldo


Male
Numri i postimeve : 490
Age : 37
Vendi : durres
Registration date : 06/01/2009

Dybrireshi Empty
MesazhTitulli: Re: Dybrireshi   Dybrireshi EmptyWed Jan 28, 2009 9:52 pm

Leka i Madh shkruajti:
Aldo shkruajti:
po mir ...ky Dhulkarnejni cfare roli luan te Kur'ani

Aldo, Dhul Karnejni permendet ne suren 'El Kef' si nje nga mbreterit me te drejte qe ka jetuar ndonjehere. Pushtimet e tij te pershkruara ne KUran mendohet te jene saktesisht me ato te Aleksandrit te Madh. Ndaj, nga vete dijetaret islam eshte ngritur nje teori e tille


po ne ckohe eshte shkruar kur'ani? mbas lekes se madh?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Dybrireshi Empty
MesazhTitulli: Re: Dybrireshi   Dybrireshi EmptyWed Jan 28, 2009 11:23 pm

Shume me vone Aldo. Kurani eshte permbledhur ne formen qe njohim sot aty nga 653 te eres sone, perderisa Leka i Madh ka vdekur ne vitin 323 p.l.K. Pra behet fjale per nje distance prej 976 vitesh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Aldo
Anëtar
Anëtar
Aldo


Male
Numri i postimeve : 490
Age : 37
Vendi : durres
Registration date : 06/01/2009

Dybrireshi Empty
MesazhTitulli: Re: Dybrireshi   Dybrireshi EmptyWed Jan 28, 2009 11:36 pm

Leka i Madh shkruajti:
Shume me vone Aldo. Kurani eshte permbledhur ne formen qe njohim sot aty nga 653 te eres sone, perderisa Leka i Madh ka vdekur ne vitin 323 p.l.K. Pra behet fjale per nje distance prej 976 vitesh.

atehere ka shume mundesi te flitet per LEKEN E MADH .sepse eshte i vetmi mbret qe pushtoi puthuajse gjith boten. dhe pati suksesin me te madh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Dybrireshi Empty
MesazhTitulli: Re: Dybrireshi   Dybrireshi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dybrireshi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: