Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 “Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen nga Brodeci !!

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

“Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen  nga Brodeci !! Empty
MesazhTitulli: “Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen nga Brodeci !!   “Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen  nga Brodeci !! EmptyMon Dec 15, 2008 5:41 pm

“Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen Dauti nga Brodeci
Anila LIMANI
“Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen  nga Brodeci !! 111.%20Kadri%20Dauti%20-%20Brodec

Pasi lajmit të marrë nga Gjykata e Apelit për të dënuarit e Brodecit tre anëtarë të Familjes Dauti përfunduan në spital. Të shqetësuar nga burgosja e familjarëve të tyre, vendimi i Gjykatës së Apelit dhe fati i dy vëllezërve, familja Dauti po shkatërrohet. “Pas katër viktimave që humbën jetën nga mërzia për të arrestuarit e familjes tonë, nga kjo shtëpi ka filluar të përkeqësohet edhe shëndeti i anëtarëve të tjerë të familjes. Të enjten tre anëtarë të familjes tonë, nga pikëllimi për lajmet e mara humbën vetëdijen dhe kërkuam intervenim mjekësor dhe natën e kanë kaluar nën përkujdesje mjekësore”, sqaron Kadri Dauti, babai i Shkëndimit, njëherësh edhe vëlla i Tafilit dhe Rametullahut. Shkëndim Dauti është njëri nga pesë anëtarët e familjes Dauti (bashkë me Hanif Dervishi -Dauti, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore vazhdojnë të mbahen në burg pa marrë në konsideratë gjendjen e tyre shëndetësore, e cila paraqet rrezik për jetë. Si dëshmi për gjendjen e rëndë shëndetësore të Shkëndimit janë dërguar vërtetimet mjekësore ku shihet qartë se ai është invalid dhe i paaftë për punë. “Që të pesë anëtarët tanë janë të pafajshëm dhe për këtë sigurojmë ne - familjarët, gjithë bashkëfshatarët dhe vetë deklarata e tyre. Ditën e aksionit ‘Stuhia malore’, bijtë tanë janë arrestuar një orë pas aksionit, ndërsa gjatë gjithë kohës disa policë kanë qëndruar pranë tyre dhe kanë ndezë cigare ku dhe vetë kanë qenë dëshmitarë se ata vetëm janë strehuar dhe kanë qenë të paarmatosur”, thuhet në reagimin e familjes Dauti. Ata kërkojnë nga institucionet e drejtësisë, gjykatat, avokati i popullit dhe të gjitha subjektet politike shqiptare që ti mbështesin në betejën e tyre për drejtësi dhe të kërkojnë nga organet e vendosjes, të marrin në konsideratë argumentet dhe në veçanti gjendjen shëndetësore të Shkëndim Dautit.

ME SHUME ATY:
-http://www.lajmpress.com/index.php?faqe=shfaqlajm&id=3649

******************************************

Asnjë lajm për dy të burgosur të Brodecit

http://www.koha.com.mk/a08.html


********************************

Turp dh gjyna e madhe per kete fimilje...Crying or Very sad
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

“Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen  nga Brodeci !! Empty
MesazhTitulli: Re: “Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen nga Brodeci !!   “Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen  nga Brodeci !! EmptyMon Dec 15, 2008 5:43 pm

Stuhia malore duhet te behet Bumerang, ndaj pergjegjesve te saj e konkretisht ndaj shtetit Makosllav.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

“Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen  nga Brodeci !! Empty
MesazhTitulli: Re: “Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen nga Brodeci !!   “Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen  nga Brodeci !! EmptyMon Dec 15, 2008 10:01 pm

Stuhija malore u dashte te shfritezohet si rast kunder Makosllaveve qe te organizoheshim dhe te fillonim luften deri ne clirim por idijotesite e politikaneve heshten ne ato momente duke i quajt djemt e liris si grupe te armatosura bandite kriminel etj etj kjo gje na iku nga dora kure kishim mundesij qe te thjm hunden shkjaut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

“Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen  nga Brodeci !! Empty
MesazhTitulli: Re: “Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen nga Brodeci !!   “Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen  nga Brodeci !! EmptyMon Jan 05, 2009 2:47 am

Brodeci i pamjeve të trishta



Urim HASIPI

Erjoni dhe Fatimja, dy foshnja që sapo kanë mbushur gjashtë muaj, akoma nuk e kanë përjetuar ngrohtësinë dhe përkëdheljet prindërore. Janë të privuar brutalisht nga kjo ngrohtësi nga se prindërit e tyre padrejtësisht mbahen prapa grilave. Gugatjet e tyre foshnjore shpërndahen në shtëpitë e mbështjella me trishtim. Jetojnë në shtëpi që të rikujton arkitekturën e vjetër shqiptare. Një çardak prej druri që të krijon përshtypjen se aty nuk jeton njeri dhe për një çast mendon se ndodhesh në një kohë krejt tjetër, ku gjërat maten me vuajtje dhe trishtim.
Nga jashtë dëgjohet një zë foshnje. Është zëri i Erjonit, që tani mbush 6 muaj. Ai është shumë i vogël që të kuptojë realitetin në të cilin ndodhet, por dënesjes dhe lotëve të tij, shpesh i bashkohen edhe anëtarët e tjerë të familjes, sepse durimi i kapërcen të gjitha kufijtë njerëzor. Erjoni pa dritën me sy, pasi që tetë muaj më parë policia kishte arrestuar prindin e tij, Rametulla Dauti, gjatë aksionit policor "Stuhia Malore" në Brodec. Më kot dënes pas të atit, sepse ai ndodhet prapa grilave dhe ende nuk ka përjetuar ngrohtësinë dhe përkëdheljet e babit, i cili vetëm përmes fotografive ka parë djalin e tij.

Fshati Brodec nuk është shumë larg qytetit të Tetovës, vetëm 16 kilometra. Në kushte dimërore rruga për të arritur deri aty është pak e vështirë.

Rënkojnë për Shkëndimin

Me të hyrë në shtëpinë e familjes Dauti, aty gjen gruan 55-vjeçare, Elmaze Dauti, që tani është shtylla e shtëpisë. Porta është e hapur për miq, thotë ajo. Më kot tenton të fsheh lotët, sepse edhe loti e tradhton ndonjëherë. Ajo ka prapa grilave burrin dhe djalin. "Jam e vetëdijshme për të gjithë padrejtësinë që na bëhet", thotë ajo. Më pas shoqërimit tonë i shtohen edhe burra tjerë të familjes më të gjerë, të cilët 14 muaj me radhë kërkojnë drejtësi dhe kërkojnë arsyen e ngjarjeve të 7 nëntorit të vjeshtës së 2007. Që ironia të jetë më e madhe, në burg ndodhet edhe 25-vjeçari, Shkëndim Dauti, i cili u prangos nga policia prej krevatit ku qëndronte i shtrirë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Është i riu Shpend Dauti ai i cili na përcolli ditën kur trokitëm në këtë fshat. Vëllai i tij, Shkëndimi ndodhet në burg, ndërsa thotë se nuk heziton që ta zëvendësojë atë në burg sepse është shumë i vetëdijshëm se ai nuk mund të durojë dot qelinë sepse ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore ditën kritike kur është arrestuar. "Me këtë rast paralajmëroj patriotët dhe individët që fshihen pas familjeve të pafajshme, se këtë mashtrim do ta zbulojmë dhe nuk do të rimë në heshtje. Nëse protestat dhe kërkesat tona shkojnë në vesh të shurdhër, atëherë ne do të hyjmë në grevë urie para qeverisë, derisa të na lirojnë familjarët tonë dhe të zbardhet rasti, se ata janë të pafajshëm. Të gjithë e dinë, edhe policia, se me çka është marrë familja Dauti dhe për të çuar deri në fund drejtësinë ne kërkojmë përkrahje edhe nga populli", shprehet Shpendi.

"Djali dhe burri
padrejtësisht më mbahen në burg"


Kësaj revolte i bashkëngjitet edhe nëna Elmazja e cila thotë se dita ditës jeta po vështirësohet, ndërsa me 200 euro që i ka marrë fitra nga Bajrami, ka paguar borxhet në shitoren e fshatit. "Më dhemb se burri dhe djali mbahen padrejtësisht në burg. Pyesim të gjithë se në çfarë shteti jetojmë, a funksionon shteti ligjor, a kanë argumente, a kanë fakte-ata s'kanë gjetur asgjë. I kanë marrë duke qenë me duart në xhep, nga shtëpia", thotë ajo. Përveç hallit se dikush i mban padrejtësisht të dashurit e saj, ka hallin edhe të varfërisë e cila troket pamëshirshëm në oxhakun që dikur e mbante të ndezur burri i saj, Nadi Dauti. "Jam i gatshëm të shkoj në burg unë, vetëm vëllain ta lirojnë. Jam shumë i sigurt se ai s'ka faj, nuk do mundet të mbijetojë. Nëse ka nevojë edhe do e paguajmë burgun, por vetëm le t'i lirojnë", janë fjalët e Shpendit, i cili tani më është shtylla e shtëpisë. Në bisedë e sipër shpesh kyçet edhe plaku Izmet, i cili edhe pse në moshë, megjithatë është i informuar për gjithçka. "Këtu s'ka drejtësi, sepse organi që duhet të vendos për drejtësi është i politizuar dhe në këtë rast për të arrestuarit e kësaj familje, unë garantoj se janë të pafajshëm. Por e di se të gjitha përpjekjet tona janë të kota, sepse ata që janë kompetent për të gjykuar drejt, janë të prirur vetëm për padrejtësi", thotë Izmeti.

Në Brodec, jeta
ka humbur kuptimin

Ai tregon se në këtë fshat ka humbur edhe kuptimi për jetën, njerëzit kanë humbur buzëqeshjen dhe lumturinë. "Jeta këtu çdo ditë e më shumë vështirësohet. Këtu që 14 muaj përveç gazetarëve nuk vjen askush të qajë hallin edhe pse nuk kërkojmë asgjë tjetër përveç drejtësisë", shprehet plaku Izmet, i cili ende pyet pse ndodhi Brodeci, kush ua imponoi dhe pse pikërisht këtu ishte shkruar të ndodhte. Ndërkohë që për padrejtësinë që bëhet ndaj familjes Dauti, flet Rizajetja, motra e Rametulla Dautit, e cila thotë se pa pikë faji ata mbahen në burg. "Kjo që po ndodh është tmerr, nuk është normale, është padrejtësi, shihet se s'kanë fakte, s'kanë argumente, asgjë s'kanë për ti dënuar. Nuk mundet që një familje të pëson për dikë, dhe nuk meriton të vuajë dënim 10 vjet në burg pa qenë i involvuar e as pa ditur se çka është arma. Kërkojmë që të gjithë bashkë me politikanët të kyçen që lirojnë, ata se s'kanë asnjë faj", thotë Rizajetja. Ndërkohë që Shpend dhe Shemerat Dauti na bëjnë me dije për një operacion që kishte bërë Shkëndimi, dhe për këtë operacion kishte ndihmuar edhe shteti dhe thonë se kjo që po ndodh tash mos është dëmshpërblimi për atë operacion. "Nëse është nevoja ne do i kthejmë paratë, le të na tregojnë, vetëm ta lënë të lirë ", thotë Shpendi. Në mesin e banorëve të këtij fshati takuam edhe kryetarin e bashkësisë lokale Bejtesh Mustafa, i cili thotë se pjesëtarët e familjes Dauti mbahen padrejtësisht në arrest. "Është vështirë të jetosh në këtë fshat, kur ke 12 bashkëfshatarë të arrestuar dhe mbahen në mënyrë të padrejtë në burg", thotë ai. Pothuajse në fund të fshatit, në kodër, ndodhet shtëpia e një tjetri në mesin e atyre që mbahen në burg. Është shtëpia e të burgosurit Baftjar Beqirit, i cili ka pesë fëmijë. Vëllau Tasip Beqirit, thotë se Baftjari është plotësisht i pafajshëm, sepse asnjëherë nuk është marrë me ndonjë aktivitet të paligjshëm. Ndërsa tregon për lindjen e vajzës Fatime e cila që gjashtë muaj rritet pa babain e saj. Këto janë vetëm disa nga rrëfimet trishtuese të 13 të burgosurve në Brodec. Sytë dhe veshët i kanë të kthyera nga Tetova dhe Shkupi, se një lajm i mirë do të kthente buzëqeshjen e malësorëve bujarë dhe drejtësia do të ngadhënjente.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Sponsored content





“Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen  nga Brodeci !! Empty
MesazhTitulli: Re: “Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen nga Brodeci !!   “Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen  nga Brodeci !! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
“Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen nga Brodeci !!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» Kush po e shkatërron gjuhën amtare?
» A do ekzistojë Maqedonia si shtet?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: