Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Insert emigrantesh!

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Insert emigrantesh! Empty
MesazhTitulli: Insert emigrantesh!   Insert emigrantesh! EmptySat Dec 13, 2008 6:34 pm

....po behej gati te ikte larg. Ishte vetem 19 vjec. Ishte zbehur, nuk nxirrte fjale nga goja. Syte e tij me te thelle se deti ishin krejtesisht te humbur, kthjellesia e tyre ishte turbulluar. Me shterngonte fort, sikur donte ta ngrinte ne perjetesi perqafimin tone! Shpirti me ishte ndare ne mijera copeza, secila me e pervuajtur se tjetra. 'Kujdesu per prinderit' - me tha tek po me perqafonte deri ne mekat. Mezi u largua, duart nuk i shkepuste dot nga te miat. U degjua thirrja e fundit per nisje, sikur ra gongu!! Dalengadale u zhduk ne qiell, duke lene pas trishtimin, mallin...

Kaluan shume dite, shume muaj. Ai po behej i gjalle cdo dite e me pak. Jeta po e terhiqte zvarre. Ia kishin futur tmerrin ne palce. Frika e kishte ushqyer cdo qelize te trupit te tij. Malli me mbyste shume e me shume, atij ia kishte marre shpirtin qysh moti...
E kishin gjetur ne gjume, mbase po enderronte shtepine, familjen, femijerine e cila duhet t'i jete bere nje jete e larget. Shume here ia lane ne gjysme endrrat, deshirat... Shume here e bene te qante, edhe pse po behej burre e bukuria e tij te vriste syte! E derguan t'i bente shoqeri krimineleve, te semureve psiqik, te varferve, te cmendurve!!!
'Me ka zene policia' - u degjua dritherime e tij, qe nga largesia e madhe qe na ndante sikur u shua ngadale, mezi arriti deri tek veshi im... E kishin zhveshur, duke analizuar cdo pjese te trupit te tij. Mbi nje tavoline te zeze, kishin bere ekzibicione me zingjirin e tij. 'E kam nga nena ime, te vetmen gje!' - u kishte thene.
Ankthi po shtohej. Ai nuk behej i gjalle. Netet nuk u ngjanin me neteve! Cdo ze, cdo thirrje me pushtonte trupin. Doja te ishte ai! Malli dhe nevoja per te po me corodisnin! Po dilja nga vetja ime. Ai vuante tmerrin. Ndonjehere i bija me grusht kokes time, e cila padashje mendonte qe ai nuk jetonte me. Ne mendje e kisha te ngrire imazhin e tij. Doja ta thyeja ate imazh, ta prekja me duart e mia e ta zbusja mllefin qe po zgjeronte horizonte ne shpirtin tim. Ku ishte, valle?!
...jam une... vellai yt... po kthehem - nuk u besoja vesheve te mi!!! Ai po vinte. Ishte pune ditesh, tha ai. "Pune ditesh!!!", cfare ironie. Dite, qe sado te vogla te jene, ndryshojne jetera njerezish. Koha s'te fal! Nuk e fali as ate. Akoma e pres kthimin e tij. Duhet te jete lodhur shume nga rendesa e bagazhit mall! Vazhdon te me mungoje tmerrsisht. Gjysmen e zemres time vazhdon ta kete me vete! Cdo mbremje lutem per te, qe mengjesi te ma sjelle prane. Cdo mengjes lutem, qe perendimin e diellit ta presim bashke. Dielli lind e perendon, atje larg, sa ne njerin kend te qiellit ne tjetrin, duke shetitur horizontet... e jeta vazhdon te na terheq zvarre... te dyve!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Insert emigrantesh! Empty
MesazhTitulli: Re: Insert emigrantesh!   Insert emigrantesh! EmptySun Dec 14, 2008 12:12 pm

Kjo shkëndijë proze, " Isert emigrantësh", që në vete ngërthen gjithë atë pamje të trishtë, e ka arritur kulmin e paraqitjes së një realiteti jete që ndodhi dhe u ndodh shqiptarëve nëpër udhët e jetës!

Edhe me këtë prozë poetike, tanimë prozatorja, Veneta, dëshmon se ka aftësi shprehëse, që në çdo fjali poetike, të varë muzën e metaforave funksionale, që të japin pamjen e gjithë thyerjeve, kthesave, dëshirave që kanë rënë zgripeve dhe katandimeve duke ëndërruar jetën e mirë.

Dëshiroj të vazhdojë kjo pjesë "Insert emigrantësh" sepse është libri ynë i përjetuar i vuajtjeve dhe trishtimit, por i pa nisur të shkruhet ...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Insert emigrantesh! Empty
MesazhTitulli: Re: Insert emigrantesh!   Insert emigrantesh! EmptyWed Feb 25, 2009 11:18 am

Ju ftoj te shkruani tek kjo teme kaq e ndjeshme per familjet tona dhe se bashku ta shpalosim dhembjen e mallin qe na lene shpirtin peng perjete kur te afermit tane lene marrin rrugen e mergimit...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Insert emigrantesh! Empty
MesazhTitulli: Re: Insert emigrantesh!   Insert emigrantesh! EmptyTue Oct 27, 2009 12:53 pm

Edhe ne ditet e sotme gjendja sociale ne kosove nuk eshte permiresuar, prandaj shume prej familjeve kosovare po ia mesyjne mergimit.Shume prej tyre jane bere pre e mashtrimeve nga matrapaz te ndryshem duke i rrezikuar edhe jeten e tyre .Rasti me i fundit eshte mbytja ne uje ne lumin tisa ne hungari dhe serbi te 16 personave nga kosova. Kjo eshte nje shenje qe institucionet e tona nuk po i japin shume prioritet punesimit te rinjeve dhe familjareve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

Insert emigrantesh! Empty
MesazhTitulli: Re: Insert emigrantesh!   Insert emigrantesh! EmptyThu Oct 29, 2009 12:55 pm

Kjo po dihet shum mir s apo punojn kto instutcione për qepin e vet nuk thuajn të gjith qeveri e Korruptuar në qdo aspekt kan filluar qdo gjë që asht me vler e shesin po thuajse sa për nji kafe i mbushin gjepat e vetë e për të tjerët kush ban gajle , një gjë më habit shifni reklamimet në rtk kunder njëri tjetri që as fmëja më i keq nuk e bën kët gjë me akuza po thaujse të tjerët ju kan kan faj .
Deri sa të jen kshtu kurr ekurr nuk do ket përmisime për qiterët e dorës së dyt dhe tret sepse vet a kan sjell Popullin në kët gjendje të mjeruashme .
Dhe sa do të jet kshtu Emigarcion do rritet kuptohet sejcili mundohet pët një kafshat buk .Dhe do rrezikojn edhe jetën e tyre duke u shfiritzuar nga matrapaz të njdishëm .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Insert emigrantesh! Empty
MesazhTitulli: Re: Insert emigrantesh!   Insert emigrantesh! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Insert emigrantesh!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Emigracioni-
Kërce tek: