Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Muzakajt

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
avatar



Muzakajt Empty
MesazhTitulli: Muzakajt   Muzakajt EmptyFri Dec 05, 2008 3:18 pm

Historia

Historiania bizantine e shek. XI-XII, Ana Komnena, përmend e para emrin e një fisniku nga familja Muzaka, i cili rreth vitit 1090 ishte ndër komandantët më të besuar të perandor Aleksi I Komneni.

Origjina e familjes ishte nga zona e Oparit, ku Muzakajt kishin zotërimet fillestare të tyre me fshatrat Voskop, Lavdar, Xerje, Bec, Mazrek, Marjan, Dushan, Zerec etj. Kronisti Gjon Muzaka (1510) kujton se varret e të parëve të familjes ndodheshin pranë kishës së Shën Triadhës në Lavdar të Oparit.

Autoriteti dhe roli politik i Muzakajve dëshmohet qartë që në shek. XIII.

Gjatë luftërave me anzhuinët e Napolit (1273-1281), i pari i derës së Muzakajve, Gjoni I Muzaka, u shqua si një ndër krerët kryesorë të qëndresës.

I zënë rob gjatë një beteje, në tetor të vitit 1279, Gjoni u burgos në kështjellën e Brindizit bashkë me tre bashkëpunëtorët e tij, Dhimitër Zogun dhe Kasnec e Guljelm Blenishtin. Por, nën presionin e krerëve shqiptarë, mbreti Karli I Anzhu u detyrua ta lironte atë vitin tjetër, kundrejt premtimit se "nuk do të fliste e nuk do të vepronte më kundër tij".

Në fund të shek. XIII, duke përfituar nga marrëdhëniet e tyre me pushtetin qendror bizantin, Muzakajt mundën të siguronin prona të shumta në krahinat fqinje të Tomoricës, Skraparit, Këlcyrës e Beratit në perëndim dhe në ultësirën e Korçës në lindje. Atë kohë Muzakajt afrohen me anzhuinët, që vazhdonin të mbanin Durrësin, dhe nëpërmjet tyre me Papatin, i cili ishte vënë në krye të koalicionit të fuqive evropiane e ballkanike kundër mbretërisë serbe.

Në vitin 1319 papa Johanit XXII i njoftuan gatishmërinë e tyre për t'iu bashkuar frontit antiserb shumë fisnikë shqiptarë, mes të cilëve edhe tre vëllezërit Muzakaj, zotër në Këlcyrë. Qëndresa e organizuar nga bujarët Muzaka kundër ekspansionit të serbëve në trevat shqiptare, ende nën sundimin bizantin, u vlerësua edhe nga perandorët e Bizantit, të cilët i shpërblyen ata me pronia të reja e me tituj fisnikërie.

Familja fisnike Muzaka sundoi në shekujt XIII, XIV e XV.

Sundimi i Principatës së Muzakajve ndahet në dy periudha. E para lidhet me vitet 1286-1343 dhe periudha e dytë me vitet 1350-1417. Në dokumentet historike Muzakajt përmenden qysh më 1090. Pushtetin e tyre politik dhe administrativ Muzakajt e shtrinë, kryesisht, në Muzaki (Myzeqe) dhe Toskëri me qendër (pas vitit 1350) Beratin, i cili ishte dhe qyteti më i madh i fortifikuar i Shqipërisë. Ky qytet dikur pat qënë qendër administrative dhe ushtarake e Despotatit të Beratit i cili më 1308 përfshiu në territoret e veta qytetin e Janinës dhe më gjërë. Atëkohë perandori bizantin Androniku II Paleologu pati emëruar si qeveritar në Berat Sevastin Skurra (1308-1336). Kulmin e lulëzimit të formacionit të tyre shtetëror e arritën në kohën e sundimit të despotit Andrea i II - të Muzaka (1335-1372), i cili para vitit 1335 mori titullin “despot” që në shkallën e hierarkisë bizantine ishte i dyti pas atij të perandorit. P Androniku i III Paleologu.

Despoti Muzaka gjatë viteve 1335-1341 ishte në krye të lëvizjeve antibizantine në Arbëri. Më 1336 njeh për kryezot mbretin Robert Anzhu të Napolit, i cili nga ana e vet ia pranoi titujt, trashëgimet dhe gradat dhënë Andreas së II Muzaka prej perandorit të Bizantit, por me kusht të lënies peng në Durrës, pranë përfaqësuesit të mbretit të Napolit, njërin djalë të tij.

Vdekja e despot Andrea II Muzakës menjëherë pas marrjes së Kosturit (ai u varros në kishën e Shën Ndoit në Durrës) ndikoi gjithashtu në dobësimin e zotërimit të Muzakajve. Ky u nda midis tre bijve të tij: Gjonit, Teodorit e Stojës. I pari trashëgoi zotërimet stërgjyshore të familjes, i dyti Beratin e zonën e Myzeqesë, kurse i treti viset nga Devolli në Kostur. Shumë shpejt, në vitin 1375, Stojë Muzakës iu desh të përballonte një sulm të Mark Krajleviçit, i cili me një ushtri mercenare osmane u përpoq pa sukses të rimerrte Kosturin.

Deri në pushtimin përfundimtar nga osmanët, më 1385, qyteti mbeti në duar të Muzakajve, siç e vërteton edhe një mbishkrim ktitorial në kishën e Shën Thanasit, të ngritur më 1382 nga vëllezërit Stojë e Teodor Muzaka.

Stoja vdiq në vitin 1384, kurse vëllai i dytë, Teodori, mbeti i vrarë në betejën e Fushë-Dardanisë, më 1389, ku kishte shkuar me forca të shumta bashkë me fisnikë të tjerë shqiptarë. Vëllai i madh Gjini, pasi kishte kaluar mjaft vjet në burgun e Kaninës, ku e kishte mbyllur i kunati, Balsha II, vdiq edhe ai para vitit 1390 në një çast rrëmuje e shthurrjeje të principatës.

Osmanët tashmë shfaqeshin rregullisht në zotërimet e tyre dhe në zonën e Korçës ata ishin bërë zotër realë të vendit. Zotërimet e Muzakajve u rrudhën kryesisht në viset malore. Mjaft pinjollë të tyre, si djali i madh i Gjinit, Andrea, ishin vendosur në Durrës ku ishin vënë në shërbim të Venedikut.

Periudha e shkurtër e rimëkëmbjes së zotërimit të Muzakajve pas disfatës së osmanëve në betejën e Ankarasë (1402) lidhet me emrin e Teodorit III Muzaka, djalit të Andresë. Ky për disa vjet arriti ta shtrijë përsëri zotërimin e Muzakajve në fushën e Myzeqesë, duke ringjallur për këtë konfliktin e vjetër me Topiajt, posaçërisht me kontin Niketë Topia, i cili gjatë një përpjekjeje më 1412 ra rob i Muzakës.

Me rifillimin e sulmeve osmane zotërimi i Muzakajve u prek rëndë. Më 1417, njëherësh me Vlorën, ra edhe Berati. Teodor Muzaka u kthye nga ajo kohë në vasal të sulltanit dhe pasardhësit e tij me përkrahjen e osmanëve apo të Venedikut, mbajtën një minimum të principatës së dikurshme derisa pas rënies së Shkodrës, më 1478, i fundi i Muzakajve të krishterë, Gjon Muzaka, autori i njohur i Gjenealogjisë së shtëpisë Muzaka (1510), e la vendin dhe u vendos në Mbretërinë e Napolit.

Pas vitit 1336 një degë të familjes fisnike Muzaka e ndeshim të vendosur në Peloponez (sot ndeshim fshatin me emrin Muzaki në perëndim të Kalamatës dhe Muzakio në verilindje të Pirgosit në Peloponez). Më 1370 Kosturi bën pjesë në Despotatin e Epirit. Pinjollët Junt dhe Teodori i II Muzaka morën pjesë me trupat e tyre në Betejën e Kosovës kundër pushtuesve osmanë, më 1389. Teodor Koron Muzaka dhe Gjin Muzaka morën pjesë në Lidhjen e Lezhës]], më 1444]]. Gjin Muzaka ka qënë bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut. Pas vitit 1479 Muzakajt, kryesisht, u vendosën në territoret e Mbretërisë së Napolit (në Pulje).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Muzakajt Empty
MesazhTitulli: Re: Muzakajt   Muzakajt EmptyFri Dec 05, 2008 3:18 pm

Simbolet heraldike të Muzakajve
Deri më sot informimin më të hershëm dhe më autentik lidhur me origjinën e mbiemrit; titujt e fisnikërisë, simbolet si dhe zotërimet e familjes feudale shqiptare Muzaka i gjejmë të përshkruara në “Memorie” (Përkujtesë) - “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve” (Historia e genealogia della casa Musacchia), shkruar më 1510 nga Gjon Muzaka, (i biri i Gjin Muzakës; përfaqësues i Muzakajve në Lidhjen e Lezhës më 1444).

Pas pushtimit Osman të Arbërisë, Gjon Muzaka jetoi në emigrim, në Pulje (Itali), që asaj kohe ishte nën Mbretërinë e Napolit dhe të Aragonës. “Memorien” e shkroi në fund të jetës së tij. Gjoni u varros në Kishën e Madhe në Frankavila Fontana (Brindizi).

Lidhur me origjinën e emrit të kësaj familjeje të madhe feudale shqiptare në “Memorie” shkruhet: “Mbiemri ynë vjen nga një vend që quhet Molosi qysh nga kohët e hershme dhe kemi qenë zotër të këtij vendi dhe kështu na kanë thirrur dhe kjo Molosakë ndryshoi dhe fjala u bë Muzakë”. Kujtoj se ky vend që quhej Molosi, sot quhet Zagori, që shtrihet në lindje të rrugës automobilistike Janinë – Tepelenë. Në Zagori (në lindje të Janinës) ndeshim një vendbanim me emrin “Muzakaj”. Po në “Memorie” përmenden varret e të parëve të Muzakajve që ndodheshin pranë kishës së Shën Triadhës në Lavdar të Oparit. Në dokumentet historike emrin e kësaj familjeje e ndeshim për herë të parë më 1090 si komandant nën perandorin bizantin Aleksi I Komneni.

Më 1279 shquhet Andre Muzaka, i cili ishte aso kohe “marshal i Arbërisë”, në Mbretërinë Anzhuine të Arbërisë. Pas largimit të përkohshëm të anzhuinëve nga Arbëria, më 1286 Andre Muzaka njihet si “sevastokrator” nga perandori i bizantit Androniku II Paleologu. Andre Muzaka sundoi deri më 1319, vit ky kur bujarët Muzaka afrohen me Anzhuinët dhe me Papatin në frontin antiserb. Deri më këtë vit nuk kemi të dhëna që Muzakajve t’u jetë njohur stemë heraldike. Stemat heraldike të familjes Muzakaj, katër prej të cilave vijnë të dokumentuara u përkasin kohëve në vazhdim.


Stema e hershme

Paraqitjen artistike më të hershme të kësaj steme e ndeshim në relief, në murin e një vile në rrugën “San Xhovani” në Frankavila Fontana, në siujdhesën e Salentinës-Itali, kumtuar nga Jurlaro, R. në veprën e tij “ I Musachi despoti d’Epiro in Puglia Salvamento, Bari (s.a.).

Stema përbëhet nga një shqyt “zemër” i kaltër(?) mbi të cilin paraqiten: një shatërvan i argjendtë(?) i cili rrjedh nga të dyja anët, shoqëruar me nga një pishtar po të argjendtë (?). Shqyti “zemër” i brendashkruhet një shqyti akartoçiato më të madh, sipër të cilit qëndron një përkrenare në pozicion përballë. Lidhur me ngjyrat e kësaj steme jemi të pasigurt, pasi stema paraqitet me shtresime boje nga lyerjet e herëpasherëshme duke e bërë të vështirë leximin e shenjave përkatëse të ngjyrave që janë vendosur së pari mbi sipërfaqen e stemës dhe nëse ato në këtë rast nuk janë përdorur, atëherë mbetet për t’u parë ngjyrosja fillestare e stemës.

Më 1336 Andrea II Muzaka (1335-1372) njihet si “Despot i Arbërisë” nga Androniku i III Paleologu, si edhe nga Mbretëria e Napolit. Për këtë mbreti Robert Anzhu, caktoi nipin e tij, princin Luigj për të kryer aktin e njohjes së titullit “Despot“, i cili shoqërohej me njohjen e stemës së fisnikut që paraqitej në vulë kancelarike. Mendohet që kjo është stema që iu njoh më 1336 Andrea II Muzakës. Në kohë lufte stema aplikohej në shqyt luftarak, por deri më sot nuk ka mbërritur ndonjë vulë kancelarike e Muzakajve. Në “Memorie” kjo stemë që patën përdorur Muzakajt përshkruhet, por e pashoqëruar me paraqitje artistike. Për të shkruhet: “Stema e derës sonë ka qënë një krua i gjallë, i cili, rridhte në tokë me dy rrjedha në dy anë dhe ky ishte kroi i Epirit, për të cilin kanë shkruar shumë autorë që: njëri shuan një pishtar dhe tjetri të shuarin e ndez. “Kroi i gjallë” apo “kroi i Epirit” për të cilin kanë shkruar shumë autorë, mendoj se është “Pyriflegetoni” që përmend Aristoteli në veprën e tij “Mbi mrekullitë e dëgjuara” në të cilën shkruhet: “…pranë Epirit, burojnë ujëra të nxehta, prandaj ky vend quhet Pyriflegeton”. Kjo stemë, siç thuhet dhe më lart, vjen e dokumentuar në murin e vilës 13 në rrugën “San Xhovani” në Frankavila Fontana, në siujdhesën e Salentinës-Itali. Me gjasë të plotë, kjo vilë duhet të ketë qenë vila ku u ngulën pas ikjes prej Arbërisë familja fisnike Muzakaj pas pushtimit turk të Shqipërisë, dhe, sikurse gjithë fisnikët gdhendnin në mur stemën e tyre , po ashtu do kenë vepruar dhe Muzakajt në atë vendbanim.

Duke iu referuar kohës së emigrimit gdhendja e saj lidhet me vitet 1476 deri më vitin 1510 kur shkruhet “Memoria”, por dhe më pas, kur ndonjë pinjoll i kësaj familjeje në përshkrim të stemës ka realizuar ekzekutimin e saj. Por gjithsesi mbështes mendimin se kjo stemë më të ngjarë ka të jetë gdhendur prej vetë Gjon Muzakës e shumta prej Kostandinit, birit të tij. Analizimi i saj në vendndodhje do të më jepte mundësi t`i saktësoja më mirë gjërat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Muzakajt Empty
MesazhTitulli: Re: Muzakajt   Muzakajt EmptyFri Dec 05, 2008 3:19 pm

Stema në luftëra e ceremoni

Pas 34 vjetësh, më 1370 “sevastokratori dhe despoti Andrea i II Muzaka njihet si “despot” dhe nga perandori bizantin Johani i V Paleologu, perandori kryesor i shek. XIV (1341-1391), i cili vazhdoi të kishte shpresën se Perëndimi do të vinte në ndihmë të bizantëve përballë presionit gjithnjë në rritje të turqve në Lindje.

Që prej vitit 1369 ishte konvertuar në katolik. Ai i njohu Andreas së II Muzaka të drejtën e mbajtjes dhe përdorimit të simboleve perandorake. Për këtë stemë në “Memorie” shkruhet: “Perandori urdhëroi që t’i jepnin atij stemën e tij, domethënë shqiponjën me dy krerë, të kurorëzuar me një yll në mes që do të thosh stema perandorake dhe i dha titullin “Despot i Epirit dhe si privilegj vulën e artë, si dhe dërgoi një fron despotik, në të cilin ishin përvijuar me gurë diamante shqiponja që thamë dhe i kishte blatuar edhe qytetin e Kosturit… që ky zot Andrea ia kish marrë me forcën e armëve mbretit Marko Kralit”. Dhe në një vend tjetër, po në “Memorie” shkruhet: “… qysh atëhere i kemi mbajtur në luftëra e ceremoni”.

Këto simbole heraldike të kësaj periudhe si paraqitje artistike nuk kanë mbërritur deri në ditët tona, por duke u mbështetur në rrëfimet e mësipërme përshkrimi i saktë heraldik i tyre është: Mbi një shqyt të kuq një shqiponjë e artë dykrenore krahëhapur dhe e kurorëzuar. Në ballë një shqytëz trikëndor i kaltër me një yll të artë gjashtëcepësh. Simbolet e kësaj steme ne i ndeshim më vonë të skalitur në murin e kishës së Santa Maria della Misericordia në Mezanjë (Pulie-Itali), si dhe tek vepra e Jurlaro R. “I Musachi despoti d’Epiro in Puglia” Salvamento, Bari (s.a.) si pjesë përbërëse në një stemë të mëvonshme. Kjo stemë përbëhet nga një shqyt i ndarë: në të djathtën heraldike paraqitet një shqiponjë e artë dykrenore, krahëhapur dhe e kurorëzuar, në ballë një shqytëz trikëndor me një yll gjashtëcepësh. Theksohet se ngjyra e artë e shqiponjës është e shënuar në relief me shenjën grafike pika-pika; në pjesën e majtë heraldike paraqiten një luan i ngritur mbi dy këmbët e pasme, i cili mban lart një shpatë, në ballë nga e djathta qëndron një zambak. Kjo pjesë e majtë e stemës paraqet simbolet heraldike të Topiajve, të paranjohura prej Mbretërisë së Napolit si familje feudale ne Arbëri. Kjo fazë e stemës shpreh në gjuhën heraldike një bashkim martesor, krushqi, midis familjes Muzaka, në të cilën po në gjuhën heraldike sipas pozicionit që zënë simbolet heraldike në shqyt i martuari është mashkull, me familjen Topia, ku e martuara i bie të jetë femër. Mbi shqyt qëndron një kurorë e lartë e zbukuruar me trëndafilë e ngjashme me kurorën mbretërore të Skënderbeut. Shqyti në të dyja anët shoqërohet nga armët e kalorësit, në të djathtë një hushtë e vendosur pingul me majë poshtë, një shpatë dyluftimi, një sëpatë, një përkrenare me një kokërreth të artë (e shënuar grafikisht) dhe në të majtën e shqytit një hark me tufën e shigjetave. Koha e përdorimit të kësaj steme lidhet me vitin e njohjes si despot i Andrea II Muzaka më 1370 e më vonë, para edhe pas skalitjes së stemës së tyre në murin e kishës së Santa Maria della Misericordia në Mezanjë. Koha e skalitjes së kësaj steme lidhet me periudhën e emigrimit të Muzakajve, më 1476, kohë kur emigruan bijtë e Gjin Muzakës, pjesëmarrës në Lidhjen e Lezhës i fundit despot Muzakë në vendin e tij ( vdekur në Epir 1466). Kjo stemë duhet jetë skalitur prej Andrea Muzakës, djalit të parë të Gjin Muzakës, pasi ai ish martuar me Jela Topian, simbolet e të cilëve (Topiajve) ndodhen në pjesën e dytë të stemës.

Duhet evidentuar se njohja e të dy stemave të Muzakajve lidhet me figurën qendrore të familjes Muzaka, Andrea i II Muzaka. Në “Memorie” është shtuar nga i biri i Gjon Muzakës, Kostandini, teksti i epitafit për të atin e tij që u skalit mbi varrin e Gjonit në kishën e madhe të Frankavila Fontanës: “I plotëfuqishëm Jezu, të falet këtu ty Gjon Muzaka, i biri i Gjin Despotit, Zot i Myzeqesë dhe i Epirit që nga qyteti i Bizantit trashëgoi shqiponjën dykrenore, e mbante në flamur , i dedikohet kurorë detyrimi në vitin e Krishtit 1510”. Si dhe tekstet e dy epitafeve të tjera: “Gjon Muzaka i biri i Gjinit, zotërues nga Molosët, despot i Epirit, gjak dhe fis mbreti me trashëgim nga qyteti i Bizantit i dëbuar nga tirani e Turkut në fundin e vet, Kostandini i biri, atit dhe vetes ia ngre në vitin…” dhe: “Gjon Muzaka i biri i Gjinit, princ i Molosëve dhe Epirotëve nga tirania e turkut i dëbuar nga principata, Kostandini atit dhe vetes ia ngre”. Po në “Memorie” shkruhet: “Dera jonë vjen nga qyteti i Kostandinopojës dhe ka sunduar Epirin në Arbëri”.

Nga këto perifrazime të nxjerrë nga “Memoria” kuptojmë se titulli i fisnikërisë “despot” me simbolet përkatëse bizantine u njihen me trashëgim Muzakajve nga froni perandorak për të sunduar Epirin në Shqipëri, por dhe duke i analizuar thjesht nga simbolet heraldike përdorimi i shqiponjës si simbol heraldik i kësaj familjeje tregon se Muzakajt konsideroheshin si anëtarë nderi të familjes perandorake bizantine.

Vërejmë se përshkrimi i kësaj steme na kujton stemën heraldike të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e cila ndryshon me ngjyrën e zezë të shqiponjës dykrenore, gjë që sipas rregullave të heraldikës përbën stemë krejtësisht më vete.

Stema stratiostësh me emrin Muzaka

Në dokumente historiko-heraldike njihemi dhe me dy stema të tjera stratiotësh me emrin Muzaka. Të dyja i përkasin gjysmës së parë të shek. XVI. Janë të botuara nga Sturza në veprën e tij “Fjalori historik dhe gjenealogjik i familjeve të mëdha të Greqise, Shqipërisë dhe Kostandinopojës”, botuar në Paris më 1983.

Këto stema kanë qenë të njohura nga perandori gjerman Karli V. Njëra stemë përbëhet nga një shqyt i kaltërt me dy yje të artë gjashtëcepësh të vendosur vertikalisht, njëri pas tjetrit të cilët ndahen prej tyre nga një brez i artë mbi të cilën paraqitet një gjysmëhënë e argjendtë, e shtrirë. Kjo stemë paraqitet në blazon e punuar nga N. Manesku. Stema tjetër vjen vetëm e përshkruar: e kaltër me një qiparis të blertë e qarkuar me dy luanë të artë përballë njëri–tjetrit me nga një shpatë të ngritur lart. Në ballin e artë të shqytit qëndron një shqiponjë e zezë dykrenore. Mbi mburojë qëndron një përkrenare stratioti. Dua të nënvizoj se nga të gjithë këto stema, stema autentike e Muzakajve do ta thoja këtë në një kuptim të thellë të fjalës autentike, sepse në heraldikë fenomeni autentik merret gjithnjë me një lloj rezerve, është stema e parë, njohur më 1336 Andreas së II Muzaka, ku historikisht jemi në kulmin e lulëzimit të familjes së tyre dhe simbolet heraldike lidhen natyrshëm me veçori natyrore të vendit ku ato u lindën dhe lulëzuan dhe këtë informacion e përcjellin deri më 1510 vit kur u shkruajt “Memoria”.Gjithsesi studimet e mëtejshme heraldike mund të hedhin mendime të reja dhe më të plota në këtë fushë.

http://sq.wikipedia.org/wiki/Muzakajt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Muzakajt Empty
MesazhTitulli: Re: Muzakajt   Muzakajt Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Muzakajt
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: