LAJMËRIM PËR NJË UDHËTIM TË KËNDSHËM
LETËRNJOFTIMI:
Emri: Njeriu i biri i Ademit
Nacionaliteti: Prej dheu
Adresa: Planeti i Tokës.
TË DHËNAT RRETH UDHËTIMIT:
Stacioni i nisjes: Nga jeta e kësaj bote
Destinacioni i arritjes: Në botën tjetër
Koha e nisjes: “… dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë)
do të vdesë…”? ( Lukman, 34).
Koha e prezantimit: “Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet
Çështja e Ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur”
(Kaf, 19).
BAGAZHI I LEJUAR ME VETE:
1. Dy metra stof i bardhë.
2. Veprat e mira
3. Fëmija i mirë që lutet për të
4. Dituria nga e cila përfitojnë të tjerët
5. Sadaka (lëmosha) e vashdueshme.
6. Përveç këtyre, tjera gjëra nuk lejohet të merren me vete gjatë udhëtimit.
KUSHTET E UDHËTIMIT TË KëNDSHËM:
Pasagjerët e nderuar duhet tu përmbahen udhëzimeve që gjenden në Kur’an dhe Sunnet, si:
- Respektimi i Allahut, dashuria dhe frika ndaj Tij.
- Kujtimi i përhershëm i vdekjes.
- Të kihet parasysh se në Ahiret nuk ka tjetër pos xhenetit ose xhehenemit.
- Ngrënia, pirja dhe veshmbathja të jetë nga hallalli.
- Kujdesi ndaj prindërve.
Për informata më të hollësishme, ju lutemi kontaktoni me Librin e Allahut dhe me Sunnetin e Pejgamberin savs.
VENI RE:
- Kontakti i drejtpërdrejtë falas: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i
përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata
drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të
më besojnë Mua.” (el-Bekare, 186).
- Nuk ka nevojë për rezervim!
- Lejohet peshë më e madhe nga veprat e mira.
Përkthim nga gjuha arabe:
Miftar Ajdini