Ndahet nga jeta Bashkim Gazidede
E Diele, 26 Tetor 2008
Eshte ndare nga jeta pasditen e djeshme ish-kreu i Sherbimit
Informativ Kombetar, Bashkim Gazidede. Ai vuante prej kohesh nga nje
semundje e rende dhe per kete, qeveria shqiptare akordoi nje shume prej
4 milione leke te reja, per kurimin e tij ne nje spital te shtetit
fqinj, Itali. Por me gjithe kurimin e tij jashte vendit, Gazidede nuk
ka mundur t'i beje balle semundjes se rende nga e cila nderroi jete,
pasditen e djeshme.
Veprimtaria
Bashkim Gazidede, nje pedagog matematike ne UT erdhi ne krye te
SHIK-ut, menjehere pas ardhjes se PD ne pushtet, me 22 mars te vitit
1992. Sapo mori drejtimin e institucionit te sherbimit sekret shqiptar,
detyre paresore per te ndjerin ishte transformimi i ketij sherbimi nga
perndjekes, sic kishte qene ne 45 vitet e diktatures komuniste ne nje
institucion te vendosur mbi baza ligjore dhe demokratike. Nje
ndermarrje te cilen, per hir te se vertetes, Gazidede nuk mundi ta
realizoje, per shkak se gjate pese viteve te drejtimit te tij, u kthye
ne anen tjeter te medaljes, ate te perndjekjes se opozites dhe te te
gjithe kundershtareve te drejtuesve te shtetit te atehershem. Opozita
formuloi akuza te forta ne drejtim te kreut te saj, Gazidede per
perndjekje te lidereve te saj dhe keqtrajtime e deri zhdukje njerezish.
Nderkohe qe nami i keq i SHIK-ut, te drejtuar nga Gazidede kulmoi ne
ngjarjet e vitit 1997, ku ndoshta pa deshiren e tij, matematikani u
gdhi me spaletat e gjeneralit, per te drejtuar gjendjen e
jashtezakonshme ne vend, pas renies se skemave piramidale.
Arratia e kthimi
Menjehere pas renies se qeverise se PD, ish-kryetari i SHIK-ut u
arratis jashte vendit per te qendruar ne azil politik per tete vite me
radhe. Sipas njoftimeve te mediave, te konfirmuara me vone nga vete
Gazidede ne daljet e pakta publike, ai fillimisht ka qene ne Siri, pasi
ka kaluar nepermjet Greqise, te cilen e akuzoi fort ne Kuvend sa ishte
kryetar i SHIK-ut per organizimin e revoltave. Ne Damask, Gazidede iu
rikthye profesionit te pedagogut per te dhene lenden e preferuar, ku me
pas, per arsye te pashpjegueshme leviz dhe vendoset ne SHBA ku qendron
ne pjesen me te madhe te kohes per t'u kthyer ne Shqiperi, vetem ne
korrik te vitit 2005, pas ardhjes se Berishes ne pushtet. Pas nje
qendrimi si keshilltar i kryeministrit, ai emerohet nendrejtor i
Hipotekave shqiptare. Por, semundja e rende duket se e mundi, pasi me
shume ka qendruar ne spitalet e Italise, se sa ne detyren e ngarkuar,
derisa nderroi jete pasditen e djeshme.
Organizatore, Kuvendi e Ministria e Drejtesise
Homazhet sot ne Parlament
Homazhet ne nderim te figures se ish-deputetit te Partise Demokratike,
Bashkim Gazidede do te zhvillohen sot ne hollin e salles se seancave
plenare te Kuvendit te Shqiperise ne oren 12:00. Pikerisht ne sallen
kur per here te pare ai u ul ne vitin 1992, teksa PD fitoi zgjedhjet e
pergjithshme parlamentare, nderkohe qe Gazidede fiton mandatin e
deputetit si perfaqesues i votuesve ne Diber. Pas homazheve fillon
ceremonia mortore drejt varrezave te Shish-Tufines. Ceremonia mortore
organizohet nga Ministria e Drejtesise ne bashkepunim me Kuvendin e
Shqiperise. Ende mbetet mister nese do te marrin pjese perfaqesues te
opozites se majte, te cilet kane qene kontestues ne drejtim te tij.
gazeta - Koha Jonë