|
| Asim Vokshi | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Asim Vokshi Thu Sep 13, 2007 3:02 pm | |
| Asim Vokshi (1909 - 1937) Luftëtar i vendosur, pjesëmarrës i dalluar në Luftën e Spanjës, Hero i Popullit. Lindi në Gjakovë, Kosovë. Mësimet fillore i nisi në qytetin e lindjes më 1916-18 dhe i mbaroi në Kolgecaj, të mesmen e kreu në Shkodër. Ndoqi Akademinë Ushtarake në Itali prej nga u kthye më 1932 me gradën nëntoger. Bashkëpunoi me Ali Kelmendin. Në vitet 30-të zhvilloi veprimtari të gjerë aktive, mori pjesë në përgatitjen e kryengritjes antizogiste të Fierit më 1935. Në pragun e kryengritjes u arrestua dhe u dënua me burgim. Në bashkëpunim me Vasil Shanton e të tjerë më 1936 nxori revistën demokratike ABC. Asim Vokshi shkoi vullnetar në Luftën e Spanjës dhe u rreshtua në Brigadat vullnetare Ndërkombëtare. Ra heroikisht duke luftuar në Frontin e Ebros, në krye të repartit garibaldin që komandonte. T'nderuar forumist shume pake kam lexuar se kush me te vertet ishte Asim Vokshi. Pse Asim Vokshi u nis per ne Spanje trimi legjendar..? e gjithe kjo eshte nga nje kenge q'kam n'degjuar por interesi eshte,,!! qe te di me shume per ket trim legjendar . Pse u nis per ne Spanje Asim Vokshi..! | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Asim Vokshi Thu Sep 13, 2007 5:40 pm | |
| Njemije pergezime per kete teme te mbare Beton.
Asim Vokshi eshte nje plazmim i patjetersueshem i patrioteve te rinj shqiptar, revolucionar ne te cilet misherohej trimeria, menquria dhe vigjilenca kombetare. Asim Vokshin e njohim si nje nga komunistet me sypatrembur i cili punoi pa pra per formesimin e grupeve ilegale komuniste dhe ngritjen e sindikatave kudo neper mesin e punetoreve shqiptar. Punoi ne menyre te pandalshme. Veprimtaria e tij u ndoq nga spiunet dhe rrjetet e agjenteve te Zogut, i cili e burgosi Asimin, mandej e mbajti syrgjyn ne disa vende te Shqiperise, duke e transferuar kohe pas kohe. Edhe pse ne kushte fort te veshtira, Asimi pervijon punen e tij revolucionare dhe mban ne korent me Ali Kelmendin, Vasil Shanton, Zylyftar Veleshnjen, etj.
Pse u nis per ne Spanje Asim Vokshi!
Ne vitin 1936, Spanja rrezikon te behet preja e pare e nazifashizmit. Falangjistet e Frankos perkrahen ushtarakisht dhe financiarisht nga Gjermania e Hitlerit dhe Italia e Duqes. Shtetet e fuqishme evropiane si Franca dhe Britania e Madhe me politiken e tyre te mosnderhyrjes miratuan heshturazi me jolirine e Spanjes.
Sapo ishte ne Tirane i internuar, Asimi mban kontakt me shoket e celulave dhe u thote se çdo i ri komunist duhet te shkoje ne mbrojtje te republikanizmit spanjoll dhe liris se popullit spanjoll. Asimi me shoke shkuan ne Spanje sepse:
1. 'Zjarri pritet larg shtepise' thoshte Asimi. Pas Spanjes, viktime e rradhes e fashizmit do te ishte edhe Shqiperia. Duke luftuar fashizmin ne Spanje, mbrohej ne njefare menyre edhe Shqiperia.
2. Duke marre gjalerisht pjese ne luften e Spanjes, bijte dhe bijat shqiptare do te kaliteshin dhe do te merrnin nje pervoje te dobishme revolucionare - ushtarake, e cila do tu nevojitej me vone pikerisht per te çliruar Shqiperine nga nazifashistet.
Asimi, qe ne fillim u inkuadrua ne divizionin e paharrueshem italian 'Garibaldi' ku ne saje te meritave dhe zgjuaresise se tij arrin te behet komandant i nje kompanie garibaldiane. Vritet ne nje menyre krejt heroike. Tok me disa shoke kane per detyre, qe te hulumtojne si pararoje ne prapavijen armike, ne menyre qe te sigurohej mesymja e divizionit 'Garibaldi'. Aty vdes nga plumbat e falangjisteve te Frankos. Eshtrat e ketij trimi te madh u treten ne ujerat e trishta te Ebros, ne ato dite te pergjakshme lufte.
Per veprimtarine e shumnduarshme te Asimit, eshte shkruar nje monografi e vyeshme nga dy autor te palodhshem:
Asim Vokshi - Prenk Uli & Qemal Sakajeva. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Asim Vokshi Thu Sep 13, 2007 11:40 pm | |
| Luboteni:
Njemije e nj'qinde here falemenderime qe more kohen te s'jellish matrial per kete trime legjedar .
ASIM VOKSHI
I nderuar Luboteni kjo ngjarje me kujtoje tashe njerjen e legjendarit AFRIM SHURECIN me pseudonimin ''LEOPADRDIN'' Lufta ne Kosove
Afrim Shureci: Lindi me 13.12.1966 shkollen fillore dhe te meseme e kreu ne Fushe Kosove,sherbimin ushtarak ne vitin 1984 nga shqiptaret ishte i pari qe kishte dezertua nga ushtira jugosllave.Pastai iku ne Zvicer.Kurse ne kohen e shpartallimit te ish-jugosllavis ne vitin 1990 inkuadrohet ne garden kroate.
Karieren ushtarake e filloi ne garden kroate ne vitin 1990, I paraqiture si vullnetar ne Stacionin e policis ne Zagreb,per te ndimuar popullin kroate ne lufte kunder armikut te perbashket.Ne zagreb ishte njohur me te mjerin Bekim Berishen dhe nga ajo dite 8 vite me radhe kane qen bashke. I plagosure ne Kroaci si pjestar i brigades gardiste ''Tigrat''e cila ka qene nje nga me te mirat,u plagos ne mes te petrines she qytetit Sisak.6 muaj ne Spital e pastai nje vite rahabilitim ne qytetin bregedat Opatia.
LEOPARDI e dinte mire qe edhe ne Kosove lufta do te fillonte kjo ishte arsya qe u inkuadrar qe me heret ne Kroaci.
Ne Kosove LEOPARDI hyri 10 dite pasi qe u vra Komandanti legjendar ADEM JASHARI
Respekt
Edituar për herë të fundit nga në Wed Sep 19, 2007 2:12 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Asim Vokshi Fri Sep 14, 2007 9:56 pm | |
| Te falenderoj gjithashtu edhe une juve Beton, qe sollet material pasqyrues per kete trim te rralle te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves. Natyrisht, trimat i ngjajne njeri tjetrit. Perderisa, do te vazhdoje gjakimi per liri, edhe trimat kurr s'do mungojne. Ne nje rast Petro Marko pati thene: 'Ata qe luftojne per liri gjithnje mire flasin, gjithnje mire shkruajne'
Sot do ta perplotesonim kete shprehje te Petros edhe me nje fraze te kesillojte: Ata qe gjakojne per liri, mire shkruajne, mire flasin, por mbi te gjitha luftojne ne menyre shembullore duke shkruar me gjak epope te historise sone kombetare.
Une, gjate pushtimit te kohepaskohshem do te sjell disa impulse interesante nga jeta e begate e revolucionarit te kombit, Asim Vokshi.
Ja nje prej tyre:
'Zogu duke nenshkruar marreveshje skllaveruese me italianet, shiti Shqiperine per dy aspra. Ai u lidh me italiane, madje kolonizatorin Kontin Ciano, e beri edhe kumbare te djalit te tij. Italia fashiste mezi qe priste ta merrte perfundimisht Shqiperine, dmth me forcen e bajonetave. Dite per dite, ne Shqiperi vini gjithfaresoj tregtaresh italiane, aventurieresh, ushtarakesh italiane, kompanish 'tregatare' te cilat ne te vertet ishin agjente te parapushtimit te Shqiperise. Sa kohe sherbente Asimi si kapiten i xhandarmerise ne qarkun e Sarandes, ndodhi nje dite nje e papritur. Ne ujerat territoriale te Shqiperise, zuri te peshkonte pa leje nje anije e nje tregtari fajedexhi italian. Kapiten Asimi tok me disa police patriote shqiptar, ndezen motobarkat dhe e qerthulluan anijen italiane. Si e pa veten ngusht, italiani u detyrua sipas urdherit te zbriste ne brigje. Posa zbriten ne breg, tregtari italian zuri te hakerrehej pse po e 'maltretonin'. Asimi iu pergjigj: 'Populli yne thote: Mikun e presim me buke, kripe e zemer, armikun e presim me plumba'. Italiani u zverdh i teri. Kerkoi qe ta lironte e te shkonte ne shtepi. Asimi e la, mirepo ngarkoi disa police qe ta shkarkonin tere peshkun e zene nga italiani. Italiani boll u merdhez, po s'pati q'te bente u tret andej pertej detit. Asimi me policet tjere, peshqit e zene i shperndane fshatareve te varfer ne pazarin e Sarandes. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Asim Vokshi Wed Sep 19, 2007 2:48 am | |
| Asim Vokshi
Ndoqi Akademin Ushtarake ne Italy prej nga u kthyer me 1932 me grade nentoger.Bashkpunoi me Ali Kelmendin,perqafoi idet komuniste dhe luftoi per venien e tyre ne jete me vendosemeri. Ne vitet 30-te zhvilloi veprimatri te gjere aktive:krijoi grupin komunist ne ushteri me oficer te rrinje,mori pjese pjes ne pergaditjen e kryengritjes antizogiste te Fierit me 1935. Ne pragun e kryengritjes u arrestua dhe u denua me burgim.Ne bashkpunim me Vasil Shanton e te tjer me 1936 nxori revisten demokratike ABC. Asim Vokshi shkoi vullnetar ne Luften e Spanjes dhe u rreshtua ne Brigadat Vullnetare Nderkombetare.Ra heroikishte dukeluftuar ne Frontin e Ebros,ne krye re repartit garibaldi qe komandonte.
Vokshi Sabrije: (Nene Bija 1892-1984).Atdhetare e revolucionare e shquar,aktiviste e oreve te para te Luftes ANC,luftetare e konsekuente per forzimin e pushtetit popullor.Lindi ne Gjakove ne nje familje te degjuar per veprimtari patriotike,prej nga kan dal figurat e shquara si Sulejman Vokshi e Asim Vokshi.Qyshe ne rini u shqua per ndenja te zjarrta patriotike,mori pjes ne luften per pavaresin e Shqipris dhe pas pushtimit e aneksimit te Kosoves u rreshtua ne tadhet e luftetareve per lirine e bashkimin e kombit,duke qene veprimtare e njohure e <>. Me 1935 vendoset ne Tirane ku lidhet me grupet per levizjen komuniste.Pas pushtimit fashiste te Shqipris,B.Vokshi perqafoi vijen revucionare te PKSH dhe luftoi me besnikeri te patundur per triumfin e saj.Si veprimtare e shquar e Luftes ACN vuri ne sherbim te saj dhe te PKSH çdo gje.Ne shtepin e saj u formua organizata e Rinis Komuniste Shqiptare. Me 1942 B.Vokshi u dergua ne Kosove per te ndimuar organizimin e Luftes ANC te popullit kosovar,ku dha nje ndimes te madhe dhe u be nje nga figurat me te njohura ne popull. Delegatet ne Koferencen e Bojanit (1943),foli ne emer te grave antifashiste te Kosoves. B.Vokshi gjate jetes te saj nuk ka pushuar per asnje çast se luftuari per çeshtejen e popullit,per lirine e saj ajo misheroi vyrtytet me te mira te graus shqiptare.Vdiq ne Prishtine me 23.04.1984. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Asim Vokshi Wed Sep 19, 2007 3:41 pm | |
| Sulejman Vokshi (1815-1890).Veprimtar dhe figure e shquar e Lidhjes Shqiptare te Prizerenit.Hero i Popullit.Lindi ne Gjakove,nga nje familje me trafite kombetare,psesmarres ne kryengritjen antiosmane kunder Tanzimatit. Veprimtarine patriotike e filloi qe ne moshen djaloshare.Ne vitet 40 te shek XIX mori pjes me arme kunder << reformave te Tanzimatit>> dhe prandaj qeveria osmane e internoi dhe e burgosi shume here.Lidhja Shqiptare e Prizrenit e gjeti S.V. e pergaditur ne te gjitha drejtimet si luftear e udheheqes i shquar popullor dhe me konceptete qarta politike.Ishte nje nga nisemtaret e themelimit te saj dhe gjate veprimtaris se Lidhjes nje nder udheheqesit kryesore,politik e ushtarak,antar i Komunitit Qendror dhe perfaqesues konsekuent i krahut revolucionar te saj.Ai qendroi jo vetem ne ball te luftes per mbrojtjen e tersise se trojeve shqiptare.porpor edhe fustes per realizimin me forzen e armeve te autonomise se mbare trojeve shqiptare si shkalle e pare,e kushtezuar nga rrethanat e brendeshme dhe te jashtme,e luftes per fitoren e pavarsise se plote. Qeveria e perkoheshme e Lidhjes shqiptare e ngarkoi me detyren e udheheqesit ushtarak te forzave te armatosura te ushtris kombetare te saj,ishte edhe kryetar i komisionit te te ardhurave dhe financave.Ishte drejtus i deges se Lidhjes per Gjakoven dhe nje nga organizatoret e ngjarjeve te Gjakoves qe shpune ne vrasjen e marshalit osman Mehmet Ali Pashe Maxhari,nje tradhetar i interesave kombetare.Si antare i shtabit ushtarak te Lidhjes S.V. ishte nje nga udheheqesit e lufetareve shqiptare ne betejat per mbrojtjen e Plaves e Gucise,qe shpun ne shpartallimin e forzave te Maliz te Zi.Me shpalljen e autonomis dhe krijimin e <>,ishte krahas Abdyl Frasheri,Ymer Prizereni e te tjereve,ne krye te kesaj me cilesin e komandantit te tij mbrenda nje kohe fare te shkurter e shtrine pushtetin popullor -administrativ e ushtarak te Lidhjes ne Shkup.Prishtin,Mitrovice,Lume,Guci,Vuçitern,Presheve etj.Nene drejtimin e tij si kryetar i shabit te forcave shqiptare dhe me pjesmarjen e tij direkte u zhvillua edhe lufta heroike per mbrojtjen eLidhjes ne Shtimje e Slivove kunder forcave osmane te Derbish Pashes,e vazhdoi qendresen kunder pushtuesit osman edhe pas thyrjes seLidhjes shqiptare dhe shperdarjes se qeveris se saj deri me 1885,madje ai organizoi ne kete vite nje kryengritje kunder pushtueseve qe shkertheu ne Kosove.U kap me pabesi.Pushteti osman e konsideroi si nje nga udhdeqesit me te rrezikshem te lidhjes,prandaj gjykata e jashtzakoneshme e Prizerenit e denoi me vdekje.Por para presionit te Levizjes Kometare Shqiptare u detyrua ta liroje pas burgimit.S.V. radhitet nder udheheqesit e luftareve konsekuent te popullit shqiptar ne luften per relizimin e sigurimin e unitetit te tij kombetar e shtetror.Figura e tij u perjetsua edhe nga kenget popullore historike te asaj periudhe.Vdiq ne Gjakove. | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Asim Vokshi Sun Sep 07, 2008 8:39 pm | |
| Lufta ne spanje mobilizoi dhe komuniste dhe antifashistet shqiptare ,te cilet ne sulmin fashist te Spanjes shihnin nje kercnim te afert dhe te drejtperzdrejte per pavarsine e Shiperise dhe ne luften e poullit spanjoll per shpetimin nga fashizmi dhe luften per shpetimin e SHipersise.
Vullnetaret shipetare luftuan heroikisht kunder fashizmit ne Spanje ,shum prej tyre midis te cileve ishin Azem Vokshi,Zef Hoti,Thimojo Gogozoti,Ramiz Varavrica,Musa Fratari te cilet dhane jeten duke mbrojtur lirine dhe pavarsine e poullit spanjoll.Ne zjarin e luftes ne Madrit vullnetaret shiptare botuan fletushken e tyre’’Vullnetari i Lirise’’ I cili u shpernda ilegalisht dhe ne Shqiperi.Ku ne ket numer te pare te kesaj fletushke shkuhej’’Edhe nga Shiperia e vogel nga toka,por e madhe ne histori per fisnikerine e bijeve te saj dhe per luftra e bera kunder shkelesve te huaje kan ardhur ne Sanje dhjetra e dhjetra luftare per te ripohuar me heroizmin dhe gjakun e tyre dhe dashurine shekullore te popullit te tyre per lirine dhe pavarsine e kombeve’’. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Asim Vokshi | |
| |
| | | | Asim Vokshi | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |