Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 6:25 pm


MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN
HYRJE:


KTHESË E MADHE NË HISTORINË E NJERËZIMIT
Sot është dita e një kthese të madhe në histori. Filozofia materialiste, e cila njëherë i qe imponuar njerëzimit nën trajtën e shkencës, ironikisht po rrëzohet sot nga vetë shkenca. Materializmi, filozofia sipas së cilës gjithqka është e përbërë nga materia dhe i cili e mohon ekzistencën e Perëndisë, është në fakt një version bashkëkohor i paganizmit. Paganët e vjetër i adhuronin gjësendet e vdekura siç ishin idhujt nga druri apo guri dhe i konsideronin ato për qenie hyjnore. Filozofia materialiste, në anën tjetër, e bazon pohimin e saj në besimin se njeriu dhe të gjitha qeniet tjera janë të krijuara vetëm nga atomet dhe molekulat. Sipas kësaj pikëpamjeje supersticioze, atomet jo të gjalla në njëfarë mënyre e organizuan vetveten dhe me kohë fituan jetë e vetëdije, duke e sjellur finalisht kështu në ekzistencë njeriun.
Ky besim suepersticioz i bazuar në materializëm quhet 'evolucion'. Besimi në evolucionin, i paraqitur për herë të pare në kulturat pagane të Sumerianëve të vjetër dhe të Grekëve antikë, në një mënyrë u ringjall në shekullin e nëntëmbëdhjetë nga një grup i shkencëtarëve materialistë, dhe kështu u soll në agjendën botërore. Charles Darwin është më i njohuri nga këta shkencëtarë. Teoria e evolucionit të cilën ai e zhvilloi e humbi kot kohën e botës së shkencës për 150 vite, dhe megjithë natyrën e saj me të meta, gjë kjo gjërësisht e pranuar, ajo mbijetoi deri tash vonë për arsyera thjeshtë ideologjike.
Sidoqoftë, siç u përmend edhe më herët, sot materializmi po falimenton me një zhurmë gjëmuese. Shpesh thuhet se ishin tre teoretë të njohur materialistë të cilët manovruan shekullin XIX: Frojdi, Marksi dhe Darvini. Teoritë e dy të parëve u studiuan, testuan dhe duke u vërtetuar për jovalide, u mohuan pastaj në shekullin e njëzetë. Tashmë, edhe teoria e Darvinit po kapitullon në të njëjtën mënyrë.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN DarwinMREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN MarxMREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Freud
Çarls Darvini
Karl Marksi
Zigmund Frojdi
Disa zhvillime të rëndësishme në Qershorin e vitit 2000 e lehtësuan këtë rrëzim të madh të materializmit.
Së pari, disa shkencëtarë të cilët po kryenin disa eksperimente për të thyer shpejtësinë e dritës, bënë një zbulim që ndryshoi tërësisht drejtimin e të gjitha premisave shkencore. Në një eksperiment ku u thye shpejtësia e dritës, shkencëtarët observuan me mahnitje se efekti i eksperimentit ngjau para shkakut të tij. Kjo do të thoshte disfatë për qëndrimin e "shkakësisë-kauzalitetit", i cili qe vendosur në themele të pikëpamjeve materialiste në shekullin 19. Në shumë publikime shkencore u raportua se "ky eksperiment vërtetoi se është i mundshëm efekti-pasoja pa shkak dhe se fundi i një ngjarjeje mund të ndodhë para fillimit të saj." Në të vërtetë, të ndodhurit e efektit të një veprimi para veprimit që duket të jetë shkaku i tij, është fakt shkencor se të gjitha ngjarjet janë krijuar individualisht. Kjo tërësisht e shembë dogmën materialiste.
Disa javë më vonë u zbulua se Arheopteriksi, shpendi fosil i paraqitur si ' fakti më i rëndësishëm fosil' nga Darvinistët për më shumë se një shekull, ishte në të vërtetë jo fakt, por goditje fatale për teorinë e evolucionit. Kur u zbulua një fosil tjetër që nuk kishte dallim nga shpendtë e tashëm dhe ishte nja 75 milion vite më i vjetër se ky fosil (Arheopteriksi) që gjoja është 'paraardhësi primitiv i shpendëve', evolucionistët u shokuan. Shumë revista që e kishin paraqitur më herët Arheopteriksin si 'paraardhësin primitiv të shpendve' u detyruan tash të raportojnë se 'Paraardhësi si shpendëve u vërtetua të jetë shpend'.
Përfundimisht, projekti i gjenomit njerëzor - një përpjekje për të krijuar hartën e përafërt të gjenomit njerëzor, u konkludua dhe kështu u bënë të njohura për njerëzimin detajet e 'informacionit gjenetik' të cilat e bënë të njohur faktin se sa i madhërishëm është krijimi i qenieve të gjalla nga Perëndia. Sot, secili që i mer në konsideratë rezultatet e këtij projekti dhe që e sheh se një qelizë e vetme njerëzore përmban mjaft informata sa për tu deponuar në mijëra faqe enciklopedishë, e kupton se qfarë mrekullie e madhe e krijimit është kjo.
Prapëseprapë, evolucionisët përpiqen që ti keqinterpretojnë zbulimet e fundit, të cilat në fakt flasin kundër tyre, dhe ti paraqesin ato si fakt për " evolucionin". Të paaftë për të sqaruar se si e ka origjinën qoftë edhe zingjiri i AND-së së një bakteri të vockël, evolucionistët tentojnë të përhapin mesazhe si ky " gjenet njerëzore u përngjajnë gjeneve shtazore". Mesazhet e tilla janë të pasakta dhe nuk kanë ndonjë vlerë shkencore. Këto mesazhe janë dizajnuar për të udhëzuar mbrapsht shoqërinë. Në ndërkohë, disa institucione shtypi, për shkak të injorancës së tyre ndaj kësaj teme dhe për shkak të qasjes së njëanshme, supozojnë se Projekti i Gjenomit Njerëzor paraqet 'fakte për evolucionin' dhe mundohen ta prezantojnë këtë në atë mënyrë.
Në këtë libër janë sqaruar keqinterpretimet e mësipërme evolucioniste dhe është qartësuar natyra e cektë dhe iracionale e vërejtjeve të ngritura ndaj qështjes së krijimit. Përveq kësaj këtu është zbuluar në mënyrë eksplicite ashpërsia e rrënimit të Darvinizmit me zbulimet e fundit.
Kur ti e lexon këtë libër, do ta shohësh gjithashtu se filozofia materialiste e cila e mohon Perëndinë po e arrin fundin e saj dhe se në shek. 21 njerëzimi do ti kthehet pranimit të qëllimit të njëmendtë të krijimit duke u çliruar nga mashtrimet si evolucioni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 6:26 pm

ADN: BURIMI I TË DHËNAVE TË JETËS

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Dnastrain
Progresi i shkencës e tregon qartë se qeniet e gjalla kanë një strukturë dhe rend skajshmërisht kompleks i cili është tepër i përsosur për të ardhë në ekzistencë rastësisht. Ky është fakt se qeniet e gjalla janë krijuar nga një Krijues i Gjithëfuqishëm me njohuri superiore. Tash vonë për shembull me shpleksjen e strukturës perfekte të gjenit njerëzor - gjë kjo që u bë qështje prominente për shkak të Projektit të Gjenomit - krijimi unik i Zotit u zbulua edhe një herë për të gjithë.
Shkencëtarët nga e tër bota, prej SHBA-ve deri në Kinë, kanë dhënë përpjekjet e tyrë më të mira gjatë më shumë se një dekade, për të deshifruar 3 bilion shkronjat kimike të ADN-së dhe për të përcaktuar sekuencën e tyre. Si rezultat i kësaj, 85% të të dhënave që përfshihen në AND-në e njerëzve mund të renditen në mënyrë të duhur. Edhe pse ky është një zhvillim shumë ngacmues dhe i rëndësishëm, siç thotë edhe Dr. Francis Collins i cili e udhëheq Projektin e Gjenomit Njerëzor, tani për tani është marrë vetëm hapi i parë në deshifrimin e informatave që gjenden në ADN.
Për të kuptuar se pse deshifrimi i këtyre informatave merr kaq shumë kohë, ne duhet ta kuptojmë natyrën e informatave të deponuara në ADN. Struktura sekrete e AND-së

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Dnastructure
Në një molekulë të ADN-së ka mjaft informata sa për të mbushur 1 000 libra. Këto informata janë të koduara në ADN-në që e shihni në fotografi. Të gjitha tiparet e njeriut janë të koduara në një alfabet të përbërë nga shkronjat A, T, C dhe G.
Në fabrikimin e produkteve teknologjike apo në menagjimin e një fabrike, mjetet më të mëdha të punësuara janë përvoja dhe akumulimi i njohurisë që i ka fituar njeriu gjatë shumë shekujve. Njohuria dhe përvoja e nevojshme për ndërtimin e trupit njerëzor, "fabrikës" më të avancuar dhe sofistikuar në botë, janë të deponuara në ADN. ADN është një molekulë e madhe që ruhet me kujdes në bërthamën qelizore dhe që funksionon si një bankë e të dhënave për trupin e njeriut. Informatat e fshehura brenda ADN-së kontrollojnë qindra ngjarje të ndryshme që ndodhin në qelizat e trupit të njeriut dhe në funksionimin e sistemit të tij, sikur edhe në qështjet fizike, që nga ngjyra e flokëve dhe syve të personit e deri te lartësia e tij. Për shembull, edhe nëse shtypja e gjakut të dikuj është e lartë, e ulët apo normale, mvaret nga informatat në ADN.
Një qështje e rëndësishme që duhet potencuar këtu është se qysh nga krijesa e parë njerëzore, triliona shembujt e ADN-së në biliona qelizat e njeriut janë paraqitur në gjendjen e njëjtë të përsosshmërisë dhe kompleksitetit siç janë edhe sot. Duke i lexuar rreshtat e mëposhtëm ti poashtu do të shohësh se sa e paarsyeshme është të pohohet, ashtu siç bëjnë evolucionistët, se gjoja një molekulë e tillë, me strukturën dhe mundësitë e saj marramendëse, është krijuar si rezultat i rastësisë.

Vëllimet e informatave në Qelizën Njerëzore
Informatat e deponuara në ADN nuk duhet të nënqmohen në asnjë mënyë. Për më tepër pasi që një molekulë ADN e njeriut përmban mjaftë informata sa për të mbushur miliona faqe enciklopedishë, apo për të mbushur rreth 1000 libra. Vëreje me vëmendje këtë fakt: një milion faqe enciklopedie, apo 1000 libra. Pra kjo do të thotë se bërthama e çdo qelize përmban aq informata sa për të mbushur një milion faqe enciklopedie, informata këto që përdoren për kontrollin e funksioneve të trupit të njeriut. Për të tërhequr një analogji ne mund të pohojmë se edhe 23 volumet e Enciklopedisë Britanike, njërës nga minierat më të mëdha të informacioneve në botë , kanë vetëm 25000 faqe. Kështuqë para nesh qëndron një pamje e habitshme. Në një molekulë të gjetur në bërthamë, e cila është shumë më e vogël se sa qeliza mikroskopike ku ajo është e vendosur, ekziston një depo e të dhënave 40 herë më e madhe se sa enciklopedia më e madhe e botës e cila përmban me miliona artikuj informacioni. Kjo do të thotë se kemi një enciklopedi 1000 volumëshe e cila është unike dhe nuk ka diqka që mund të krahasohet me të. Kur një pjesë e informacionit prezente në gjenin e njeriut do të lexohej çdo sekondë, non-stop, do të duheshin 100 vite për ta kompletuar këtë proçes. Nëse informatat që gjenden në ADN do të vendoseshin në formë libri, vëllimet e vendosura në majë të njëra tjetrës do të mbërrinin 70 metra lartësi. Llogaritjet e fundit kanë zbuluar se kjo enciklopedi gjigante përmbanë nja 3 bilion "tema" të ndryshme. Nëse informatat e ADN-së do të shkruheshin në letër, ajo letër do të zgjatej nga Poli i Veriut deri në Ekuador.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Chromosomes
Molekula e ADN-së në bërthamë është e kondenzuar në të ashtuquajturat kromozome. Gajtësia totale e molekulës së ADN-së në kromozom është 1 metër. Kromozomi është një nanometer i gjerë, me fjalë të tjera sa e bilionta pjesë e metrit. Si mund të ndodhë që molekula e ADN-së e gjatë 1 metër të vendoset në një hapësirë aq të vockël?

Pakot e kromozomeve janë në fakt të ndërtuara nga sisteme specialë përbërëse shumë më të vockla. Molekula e ADN-së së pari është e mbështjellë rreth proteinave speciale të quajtura histone, mu sikur tek shtjella e pambukut. Kështu, ato formojnë strukturat e quajtura nukleozome. Këto nukleozome janë të dizajnuara në mënyrë speciale për të mbrojtur ADN-në dhe për të ndaluar dëmtimin e saj. Kur nukleozomet lidhen njëra me tjetrën ato formojnë kromatinën. Laqe të përdredhura afërsisht e formojnë kromatinën. Në këtë mënyrë, kjo krijesë madhështore e ngjeshë molekulën e ADN-së në një hapësirë aq të vogë sa e bilionta pjesë e gjatësisë së saj.
Këta shembuj janë indikacion i sasisë madhështore të informatave që gjenden në ADN. Tash shtrohet pyetja, si mund të bëhet fjalë për molekulë që përmban informata. Kjo për arsye sepse ajo për qka ne po flasim nuk është kompjuter apo bibliotekë, por vetëm një pjesë e trupit që është me qindra mijëra herë më e vogël se një milimetër, e përbërë thjeshtë nga proteina, yndyra dhe molekula uji. Do të ishte një mrekulli me përmasa mahnitëse sikur kjo pjesë pambarimisht e vogël e trupit do të përmbante dhe depononte qoftë edhe një informatë të vetme e të mos flasim për miliona informata të tilla.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Dna1
Kompjuterët janë momentalisht format më të përparuara të teknologjisë për deponimin e informatave. Sasia e informatave e cila para 30 viteve në mënyrë rutinore deponohej në një kompjuter me madhësi sa të një dhome, sot mund të deponohet në disqe të vogla, por edhe teknologjia më e re e zbuluar nga intelegjenca njerëzore, pas diturisë së akumuluar me shekuj dhe punës së mundimshme, akoma është larg nga arritja e kapacitetit deponues të informatave që ka një bërthamë e vetme qelizore. Krahasimi në vijim i bërë nga profesori i mirënjohur i mikrobiologjisë Michael Denton, mbase do të mjaftojë për të ndriquar kontrastin midis madhësisë së vockël të ADN-së dhe sasisë së madhe të informatave që ajo përmban:
Informatat e nevojshme për të specifikuar dizajnin e të gjitha specieve të organizmave që kanë ekiztuar ndonjëherë në planetë, një numër i cili sipas G.G. Simpson arrin në përafërsisht një mijë milion, do të mund të mbaheshin në një lugë qaji dhe akoma do të kishte vend aty për të gjitha informatat që gjenden në secilin libër të shkruar ndonjëherë.1
Si mundet një zingjir i padukshëm për syrin, i përbërë nga atomet, me diametër sa e një bilionta pjesë e milimetrit, të përmbajë një memorie të tillë dhe një kapacitet të tillë informatash? Kësaj pyetje shtoja edhe këtë tjetrën: Përdesisa secila nga 100 trilion qelizat e trupit tënd i dinë përmendësh një milion faqe informacioni, ti si një qenie njerëzore intelegjente dhe e vetëdijshme, sa faqe enciklopedie do të mund t'i memorizoje gjatë tërë jetës tënde. Diqka që është edhe më e rëndësishme, qeliza i përdorë këto informata në mënyrë të rrjedhshme, në një mënyrë tejmase të planifikuar dhe koordinuar, në vendet e duhura dhe kurrë nuk bën ndonjë gabim. Akoma para se njeriu të vijë në ekzistencë, qelizat e tij veqse kanë filluar proçesin e ndërtimit të tij.

Qelizat: Njësitë Ndërtuese të Njerëzve
Fekondimi i qelizës vezë nga spermatozoidi do të thotë fillimi i jetës së re njerëzore. Miliona spermatozoide garojnë për të fekonduar qelizën vezë, por vetëm një nga ta arrin ta bëjë këtë. Megjithatë, kjo garë nuk i është lënë shansit apo rastësisë, pasi që çdo fazë e saj është krijuar nga Zoti me përmasa të fiksuara. Perëndia e shpallë këtë të vërtetë në ajetin e shenjtë:

"Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni? A keni menduar për farën që e dredhni. A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?" (Kur'ani 56:57-59)
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Fertalization
Kur qeliza spermatozoide e babait e fekondon qelizën vezë të nënës, gjenet e prindërve bashkohen dhe përcaktojnë karakteristikat fizike të foshnjes që eventualisht do të lindet. Secili nga mijëra gjenet e ndryshme e ka një funksion të veqantë. Janë gjenet ato që e përcaktojnë ngjyrën e flokëve dhe syve, formën e fytyrës dhe detaje tjera të panumërta në skelet, organe të brendshme, tru, nerva dhe muskuj.
Kur sperma bashkohet me qelizën vezë, formohet një qelizë - themeli i qenies së re njerëzore - dhe bashkë me atë qelizë formohet gjithashtu kopja e parë e molekulës së ADN-së, të cilat do ta bartin kodin gjenetik të personit brenda secilës qelizë përgjatë tërë jetës së tij.
Në mënyrë që kjo qelizë e parë, veza e fekonduar, të zhvillohet në qenie njerëzore, ajo duhet të shumohet, dhe në bazë të kësaj ajo fillon të ndahet me një vetëdije të mrekullueshme. Kjo vetëdije e zbulon vetveten në fazën e ardhshme. Duke u ndarë qelizat ato fillojnë të rriten ndryshëm dhe shkojnë në ato pjesë të trupit ku ato nevojiten. Në vend të një mase trupi të përbërë nga qeliza saktësisht të njëjta, disa nga to shëndërrohen në qeliza syri dhe shkojnë aty ku nevojiten, të tjerat formojnë qelizat e zemrës dhe shkojnë në gjoks, dhe prapë disa të tjera shëndërrohen në qeliza lëkure dhe e mbulojnë tërë trupin. Të gjitha qelizat shumohen aq sa nevojitet për indin e veqantë të cilin ato do ta konstruktojnë, dhe fillojnë të bashkohen duke i dhënë indit strukturën që i nevojitet, duke filluar kështu krijimin e organeve të ndryshme.
Koordinimi i këtij diferencimi dhe strukturimi është bërë i mundur nga molekula e ADN-së. Ne nuk duhet ta lëmë mënjanë faktin se ADN nuk është as biokimist që punon në laboratore të mbushura plot nga pajisjet më të reja, e as një super - kompjuter i aftë për të kryer triliona kalkulime në sekondë. ADN është molekulë e krijuar nga atome si karboni, fosfori, azoti, hidrogjeni dhe oksigjeni.
Le të kemi tani parasysh faktet vijuese: Triliona qelizat në trupin e njeriut shumohen me ndarje. Sidoqoftë gjenet e ndryshme në qelizat e ndryshme aktivizohen në kohëra të ndryshme, dhe me këtë i lejojnë qelizës që të diferencohet. Ose thënë ndryshe, çdo qelizë që ndahet dhe shumohet pas qelizës së parë, përmban kompletin e informatave gjenetike. Me fjalë tjera, çdo qelizë e vetme posedon mundësinë për të prodhuar muskulin e zemrës, lëkurën, qelizat e kuqe të gjakut apo qfarëdo indi tjetër në trup. Edhepse secila qelizë përmbanë përshkrimin e tërësishëm gjenetik të tërë trupit, vetëm disa gjene janë aktive në kohëra të ndryshme në organe të ndryshme. Për shembull, çdo qelizë përmbanë kodet për zhvillimin dhe funksionimin e veshkëve, sidoqoftë vetëm gjenet relevante janë aktive në atë organ, në kohëra të caktuara në fazën e zhvillimit. Njëjtë me këtë, enzimet e caktuara, psh glukozo-6-fosfati, gjenden kryesisht në mushkëri. Edhepse të gjitha qelizat e të gjitha organeve të tjera e posedojnë përshkrimin e kësaj proteine ato kurrë nuk e prodhojnë atë. Qelizat e syrit kurrë nuk e bëjnë; për shembull ato krijojnë vetëm atë që është e nevojshme për syrin: qelizat nervore do të bartin porositë në tru dhe nga truri në organe, qelizat e mushkërive do të purifikojnë toksinet dhe qelizat yndyrore do të deponojnë ushqimin për kohën kur do të ketë mungesë ushqimi. Asnjë nga to kurrë nuk gabon dhe për shembull të prodhojë enzimet e lukthit. Pra kush e bartë sipër këtë divizion të përsosur pune? Kush i urdhëron qelizat që të specializojnë në fusha të ndryshme pasi që ato të jenë ndarë dhe shumuar? Për më tepër, si mundet që të gjitha qelizat të binden me aq vetëdije, dhe kë e dëgjojnë ato derisa punojnë me një disciplinë dhe organizim kaq të patëmetë? Është shumë e qartë se asnjë nga këto nuk janë sisteme të rastësishme të formuara si rezultat i akoma rastësive të tjera.
Kjo përsoshmëri nuk përfundon me faktin se qelizat paraqiten në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, dhe vënë në funksion gjenet e duhura. Qelizat duhet gjithashtu të jenë prezente në fazat përkatëse të jetës, dhe atë në sasi të duhur. Gjenet tona 'riparuese' punojnë gjatë tërë kohës në gati të gjitha qelizat tona. Gjenet tjera funksionojnë vetëm në disa qeliza në periudha kritike gjatë jetës, duke punuar për vetëm disa orë para se të shkojnë në gjendje gjumi. Për shembull prodhimi i qumështit mundësohet nga gjenet gjatë gjidhënies. Informata ekzistuese aktivizohet në kohën e duhur, në sasinë e duhur dhe në vendin e duhur. Përdorimi i "koincidencës" nga evolucionistët për të sqaruar këtë vetëdije, planifikim, përcaktim, llogaritje, drejtim intelegjent dhe përdorim të të biliontave pjesë të informatave që gjenden në ADN, në fakt nuk është sqarim aspak. Asnjë sistem në botë, as edhe më i thjeshti nuk mund të vijë në ekzistencë nga rastësia, kështuqë është skajshmërisht jologjike të shihen si rastësi ndodhitë e planifikuara dhe të organizuara që ngjajnë në nivel të hapësirës mikroskopike. Në të vërtetë, evolucionistët e pranojnë se ata janë larg nga ofrimi i sqarimit për këtë diferencim dhe ndarje të punëve në qelizë. Mikrobiologu evolucionist Profesor Ali Demirsoy dëshmon:
Në esencë nuk është vërtetuar akoma asnjë sqarim i kënaqshëm për zhvillimin e grupeve të qelizave me struktura dhe funksione shumë të ndryshme.2
Të gjitha këto ngjarje të jashtëzakonshme nuk munden thjeshtë të llogariten në terme të rastësive apo sikur ato janë vepër e vetë qelizave. Pra, kush i drejton këto zhvillime që ngjajnë në qelizë,i krijon ato për qëllime të caktuara, dhe posedon intelegjencën dhe fuqinë për që paraqitur biliona pjesë të informatave në një sipërfaqë të tillë të vockël, të pakapshme për syrin e njeriut?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 6:28 pm

Mençuria në Qelizë
Në këtë rast ti duhet ta pranosh se qfarëdo qelize në stomakun apo veshin tënd është më e ditur se sa ti, dhe pasiqë ajo i përdor informatat e përmendura në mënyrën më korrekte dhe perfekte, ajo është edhe më e menqur se ti.
Por ku është burimi i kësaj menqurie? Si është e mundur që secila nga 100 trilion qelizat e trupit të njeriut posedon këtë aftësi, informatë dhe intelegjencë të pabesueshme? Në fund të fundit këto janë vetëm një grumbull i atomeve dhe pastaj janë edhe të pavetëdijshme. Merri atomet e të gjitha elementeve, kombinoji në forma dhe numra të ndryshëm, do të fitosh molekula të ndryshme, por akoma kurrë nuk mund të fitosh ndonjë menquri. Qofshin këto molekula të vogla apo të mëdha, të thjeshta apo komplekse, kjo nuk ka fare rëndësi. Kurrë nuk do të mund të fitosh një mendje që me vetëdije do të organizonte ndonjë proces dhe do ta kryente atë.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Notbychance
Nëse një ditë i shihni fjalët "Asgjë nuk ndodhë rastësisht" të shkruara në një copë letre, juve as që do të ju shkojë ndër mend se ato fjalë janë formuar kur ngjyra është derdhur në letër. Çdo person intelegjent do të mendojë se ato janë shkruar nga dikush. Pohimet e evolucionistëve lidhur me krijimin e informatave brenda ADN-së janë totalisht jologjike sikurse të pohuarit se shkronjat në copën e letrës u shkruan nga rastësia.
Si mund të ndodhë atëherë që molekula e ADN-së, e kompozuar nga mbarështimi i numrit të caktuar të atomeve të pamenqura dhe pavetëdije në sekuenca të caktuara, dhe enzimeve, të punojë në mënyrë të harmonishme, të ketë aftësi të organizojë veprime të panumërta të komplikuara dhe të ndryshme në mënyrën më të përsosur dhe më komplete në qelizë? Përgjegjja në këtë është shumë e thjeshtë; menquria nuk është në këto molekula apo në qelizat ku ato gjenden, por në atë që i ka krijuar këto molekula, që i ka programuar ato të funksionojnë sikurse funksionojnë. Thënë shkurt, menquria është prezente jo në veprën e bërë, por në krijuesin e asaj vepre.
Edhe kompjuteri më i zhvilluar është produkt i menqurisë dhe intelektit që ka shkruar dhe instaluar programet e tij, dhe pastaj e ka përdorur atë. Njësoj, qeliza, ADN dhe ARN në të, dhe njeriu i përbërë nga qeliza të tilla nuk janë asgjë veqse vepra të Atij që i ka krijuar ato sikur edhe atë që ato bëjnë. Pa marrë parasysh se sa e përkryer, komplete dhe e mahnitshme është vepra, menquria gjithmonë qëndron në pronarin e veprës.
Nëse ti do ta shihje një fjali të kuptimtë në fletoren tënde në tavolinë, a nuk do të ishe kurreshtar për ta ditur kush e ka shkruar atë. Ti kurrë nuk do të mendoje se fletorja, lapsi dhe ngjyra u bashkuan si rezultat i erës dhe e shkruan atë fjali. Në ADN ne kemi të bëjmë me biliona pjesë të informatave, secila nga to kruciale për qenien njerëzore.
Hë pra, pse nuk e bëjmë të njëjtën pyetje rreth qelizës? Nëse informata në kompjuter apo në fletore është shkruar nga dikush, kush e ka "shkruar" atëherë ADN-në e cila ka teknologji shumë më superiore dhe më të avancuar, është dizajnuar në mënyrën më të përkryer, është krijuar dhe vendosur në qelizën e imtë, e cila nga ana tjetër është një mrekulli tjetër në vetvete? Përveq kësaj, deri më sot ajo nuk ka humbur asnjë nga aftësitë që i ka pasur me mijëra vite. Çka mund të jetë për ty më e rëndësishme se sa të pyetesh: Kush dhe pse i ka krijuar këto qeliza, të cilat funksionojnë non-stop në mënyrë që ti të mund të lexosh këta rreshta, të shohësh, të marrësh frymë, të mendosh, thënë shkurt të ekzistosh dhe të vazhdosh të ekzistosh?
A nuk është përgjegjja në këtë pyetje ajo për të cilën ti duhet të mendosh më së shumti në jetën tënde? Ne shohim një dizajn, planifikim dhe rend madhështor që nga dielli në qiell e deri të ADN-ja në trupin e dikuj. Dhe të mendosh tash se cilado nga këto gjëra mund të jetë rezultat i rastit, është një pohim i papranueshëm, diqka që është e pamundur të mirret seriozisht.

Asnjë Dizajn nuk mund të ndodhë Rastësisht
Ti mund ta kesh parë emrin e ndonjë ndërtese, të bërë me lule në kopsht para saj. Duke shikuar aty poshtë ose edhe që nga larg, menjëherë mund ta kuptosh emrin e ndërtesës apo kompanisë përkatëse. Kjo është shenjë se ato lule nuk janë aty rastësisht por janë vendosur ashtu nga kopshtarët dhe dizajnuesit. Ti mund edhe të mos i shohësh kopshtarët duke e bërë atë, por ti e kupton se ajo ka ndodhur, nga emri që ato lule formojnë.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Watches
Askush nuk do ketë fije dyshimi se pjesët e orës në foto janë dizajnuar nga dikush. Kodimi i informatave në ADN është shumë më madhështor se sa dizajni i një ore. Duke qenë kështu, është një gënjeshtër e madhe të pohosh se informatat u krijuan vetvetiu rastësisht si rezultat i vendimit të marrë nga atomet e pavetëdije.
Në mënyrë alternative, le të marrim sikur ti i ke lënë pllakëzat e shkapërderdhura në tavolinë pasi që ke luajtur lojën e mozaikut. Kur kthehesh e sheh se pllakëzat janë në formën e fjalëve: "Unë kam fituar", dhe ti menjëherë e di se dikush i ka renditur ato në atë radhitje të kuptimtë. Ti kurrë nuk do të mund të imagjinoje se pllakëzat u bashkuan rastësisht dhe i formuan ato fjalë, ashtu sikur kurrë nuk do të mund të imagjinoje se emri që e kanë krijuar lulet është paraqitur rastësisht. Shkurtimisht, nëse ekziston ndonjë dizajn i drejtuar ndaj një caku të caktuar diku, atëherë ti e di se definitivisht duhet të ekzistojë një dizajnues mbrapa atij dizajni. Ti mund të mos e kesh parë dizajnuesin, sidoqoftë ti mund të jesh i sigurtë në ekzistencën e tij dhe qëllimin e tij nga vepra që ai e ka bërë dhe nga gjurmët që ka lënë prapa vetes.
Ideja kryesore që ne duam të parashtrojmë me këta shembuj është kjo: Nëse ekziston qoftë edhe shenja më e vogël e diqkaje të planifikuar diku, atje sigurisht gjenden gjurmët e poseduesit të menqurisë. Për shembull, nëse ti i rrokullis disa gurë të bardhë teposhtë një mali triliona herë, ti kurrë nuk do të kesh shans të shohësh se ata gurë janë bashkuar dhe kanë formuar emrin e një ndërtese. Nëse ekziston ndonjë fjalë apo fjali diku, të gjithë do të pajtohen se ajo fjalë apo fjali do të jetë shkruar nga dikush. Fjalët pa autor, apo dizajnet pa dizajnues janë fare të pamundura.
Trupi i njeriut në anën tjetër posedon një strukturë triliona herë më komplekse se sa emri i një ndërtese apo se sa fjalët "Unë kam fituar", dhe prapë është tërësisht e pamundur të marrësh me mend se ky kompleksitet mund të ketë ndodhur vetvetiu apo me rastësi. Për më tepër, triliona ADN-të që biliona qenie të gjalla i kanë poseduar gjatë miliona vitesh, janë përdorur në mënyrën më intelegjente, janë shkruar në mënyrën më të përkryer pa asnjë cen, dhe janë vendosur në zona të imta të pakapshme për syrin e thjeshtë. E kjo do të thotë se ekziston një Krijues i cili e ka dizajnuar dhe planifikuar qelizën me ADN-në brenda saj, në mënyrë aq të përsosur. Të pohosh të kundërtën do të thotë të shkosh prapa kufinjëve të arsyeshmërisë dhe të sulmosh vetë themelin e të së vërtetës, arsyes dhe logjikës.
Prapseprapë, shumë njerëz, të cilët me shumë gatishmëri do të thonë se është e pamundur që disa shkronja të rregullohen vetvetiu dhe të formojnë qoftë edhe tri fjalë të vockla, mund të dëgjojnë pa asnjë vërejtje mashtrimin se ishte rezultat i "koincidencës" ajo që biliona atome u bashkuan një nga një në një renditje të planifikuar dhe formuan një molekulë si ADN-ja, e cila kryen një detyrë aq super-komplekse. Kjo është sikur një person i hipnotizuar i cili i është nënshtruar hipnotizuesit dhe që pranon me sugjestion se ai është derë, dru apo hardhucë…
Shembujt e dizajnit të patëmetë në ADN nuk janë të kufizuar vetëm në rastet e përmendura më lartë. Kodimi i të dhënave në ADN është dizajnuar në mënyrë shumë më fascinante dhe të mahnitshme.

ADN alfabeti
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Puzzle
Mendoni një mozaik sikur ky në foto. Secila pjesë duhet të jetë në vendin e saj të duhur në mënyrë që mozaiku të jetë i kompletuar dhe to që krijohet fotografia. Mu sikur një mozaik, të gjitha nukleotidet duhet të jenë të renditura në mënyrë korrekte ashtu që molekula e ADN-së të krijojë një qenie të gjallë perfekte dhe që t'ia mundësojë asaj ekzistencën.
Natyrisht se është qesharake të mendosh se pjesët e ndara të këtij mozaiku u bashkuan rastësisht dhe e formuan pikturën që gjendet më sipër. Është edhe më i palogjikshëm pohimi se molekula e ADN-së, e cila ka pakrahasueshëm një dizajn më të përsosur dhe një sistem kodimi më kompleks se sa mozaiku, është krijuar rastësisht.
ADN-ja në bërthamën qelizore ka strukturë spirale. Kur kjo do të nxirrej jashtë, ADN-ja kthehet në një fije të hollë me gjatësi prej një metre ose ashtu diqka. Mënyra se si ADN-ja e gjatësisë një metërshe ose afërsisht ashtu diqka, tkurret në bërthamën e vockël qelizore, është temë që do konsideratë të mëtejme.
Atomet që e ndërtojnë ADN-në kanë një dizajn superior që mundëson përmbajtjen e sasisë maksimale të informatës në zonat sa më të vogla që të jetë e mundur. Tri elemente gjenden në secilin hap të fijeve spirale që rrotullohen rreth njëra tjetrës: sheqeri, fosfati dhe bazat organike që përmbajnë hidrogjen të cilat e krijojnë kodin e ADN-së. Edhepse mënyrat dhe funksionet janë të njëjta tek secili njeri, kodet e veqanta që u mundësojnë njerëzve të jenë të ndryshëm nga njëri tjetri, janë të ndërtuara nga këto baza hidrogjenore. Dallimet në mënyrën e kombinimeve të këtyre katër bazave të ndryshme janë arsyeja e të gjitha dallimeve midis njerëzve. Këto baza janë: Adenina, Guanina, Citozina dhe Timina. Ato lidhen me njëra tjetrën bazuar në rregulla specifike. Sikur një gjuhë e huaj të cilën shkencëtarët sapo kanë filluar të mësojnë ta lexojnë, këto katër tipe të bazave organike hidrogjenore e fshehin në vete tërë kodin e ekzistencës sonë biologjike.
Këto baza që e ndërtojnë molekulën e ADN-së janë të njohura me inicialet e tyre: A, T, G dhe C. Informatat në bankën e të dhënave në bërthamën qelizore janë të deponuara në formën e alfabetit të përbërë nga këto katër shkronja.
Secili gjen, i cili është njësi përbërëse e molekulës së ADN-së, përcakton veti të posaqme të trupit të njeriut. Veti të panumërta si lartësia, ngjyra e syve, materiali dhe forma e hundës, pastaj veshëve dhe kafkës formohen me komandën e gjeneve të ndërlidhura. Ne mund të krahasojmë secilin nga këto gjene me faqet e një libri. Në faqe gjenden shkrime të përbëra nga shkronjat A-T-G-C.
Në ADN-në e qelizës njerëzore gjenden përafërsisht 200 000 gjene. Secili gjen është i kompozuar nga sekuenca speciale e nukleotideve, numri i të cilave sillet prej 1000 deri në 186 000 sipas tipit të proteinave me të cilat ato korrespondojnë. Këto gjene përmbajnë kodet e përafërsisht 200 000 proteinave që funksionojnë në trupin e njeriut dhe e kontrollojnë prodhimin e këtyre proteinave.

Renditja e gjeneve
Një nga zbulimet më të rëndësishme të biologjisë molekulare është ai se disa gjene janë me influente se sa të tjerat. Arsyeja e kësaj është se gjenet janë të vendosura në një renditje shumë të komplikuar. Në hierarkinë fundamentale gjenetike ekzistojnë disa gjene të cilat janë të ngarkuara me bartjen e funksioneve që përsëriten: krijimi i hemoglobinës, rritja e flokëve ose për shembull prodhimi i enzimeve digjestive. Ekzistojnë gjenet "rregullatore" të vendosura mbi këto molekula punëtore. Këto i shtyjnë molekulat punëtore që të punojnë dhe gjithashtu i ndalojnë ato nga të punuarit. Për shembull, ato e ndalojnë nga funsionimi gjenin e hemoglobinës gjatë fëmirjërisë. Ekziston një seri e 'kontrolleve kryesore' mbi punën edhe të punëtorëve e edhe të 'drejtuesve të ndërmjetmë'. Vendimi i tyre ndikon në disa, bile edhe deri në qindra sub-njësi. Këto gjene janë aq vitale sa që dëmtimi i tyre gjatë fazës embrionale mund të jetë fatal.
Ky është një fakt që kërkon konsideratë të kujdesshme. Gjenet janë molekula të përbëra nga atomet. E pra, si është e mundur që këto molekula të kenë vendosur një organizim kaq të rregulluar midis tyre? Si mund të ndodhë që një melekulë të marrë vendim për të ndalur rritjen e dikuj dhe t'ia besojë këtë vendim gjeneve tjera, ashtu që ato ta pranojnë, ti binden dhe ta implementojnë këtë vendim? Kush e ka vendosur këtë disciplinë? Tutje, triliona gjene në mënyrë të pandërprerë me miliona vite kryejnë të njëjtat funksione, me disciplinën e njëjtë, bindjen, intelegjencën dhe vetëdijen e njëjtë..
Të thuash tash se një sistem i tillë u shfaq rastësisht është absolutisht e quditshme. Nuk ka dyshim se është Perëndia Ai që i ka programuar gjenet në mënyrë aq të menqur dhe të përsosur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 6:30 pm

ADN-ja e sfidon rastësinë
Matematicientët kanë vërtetuar sot se rastësia nuk luan asnjë rol në formimin e informatave të koduara brenda ADN-së. Kur dihet se molekula e ADN-së është e përbërë nga miliona qifte bazash, gjasat e një krijimi të rastësishëm të qoftë edhe të një gjeni të vetëm nga 200 000 sosh që e përbëjnë ADN-në, janë më të pakta se sa edhe fjala "e pamundur" do ti shprehte. Frank Salisbury, një biolog evolucionist, i thotë fjalët në vijim rreth kësaj "pamundësie".
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Alphabet
Një proteinë mesatare mund të përfshijë deri në 300 aminoacide. Gjeni i ADN-së që kontrollon këtë do ti ketë 1 000 nukleotide në zingjirin e tij. Duke qenë se ekzistojnë katër lloje të nukleotideve në zingjirin e ADN-së, një zingjirë i tillë i përbërë nga 1 000 lidhje mund të ekzistojë në 41000 forma. Duke përdorur një algjebër të thjeshtë ne shohim se 41000 =10600. Kur numri dhjetë shumëzohet me vetveten 600 herë e jep një figurë ku numri 1 ka pas vetes 600 zero! Ky numër është tërësisht jashtë kufinjëve të të kuptuarit tonë.3
Sikur edhe po të supozonim se në një mjedis janë të pranishme të gjitha nukleotidet e nevojshme bashkë me kompleksin e molekulave dhe enzimeve të nevojshme për kombinimin e tyre, gjasat që këto nukleotide të radhiten në sekuencën e dëshiruar janë 1në 41000, ose me fjalë tjera 1 në 10600. Shkurt thënë, gjasat e formimit të rastësishëm të kodit të një proteine mesatare të trupit të njeriut në ADN janë 1 me një njësh tjetër të pasuar nga 600 zero. Ky numër, i cili është shumë më larg se sa të jetë astronomik, do të thotë në praktikë: gjasë "zero" . E kjo do të thotë se një sekuencë e tillë duhet të jetë e ndikuar nga kontrolli dhe dituria e një fuqie të menqur dhe të vetëdijshme. Gjasat janë zero që kjo të ndodhë "aksidentalisht" apo "rastësisht".
Mendo rreth librit qe je duke e lexuar pikërisht tani. Si do të reagoje ti ndaj dikuj që do të thoshte se shkronjat janë bashkuar rastësisht nga vetvetiu dhe e kanë formuar këtë shkrim? Është shumë e qartë se libri është shkruar nga një person intelegjent dhe i vetëdijshëm. Njësoj është edhe me ADN-në.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Crickandwatson
Francis Crick dhe James Watson fituan çmimin Nobël për zbulimin e strukturës madhështore të ADN-së.
Fransis Crick, biokimisti i cili e zbuloi strukturën e ADN-së ka fituar qmimin Nobël për hulumtimet e kryera në këtë fushë. Crick, i cili ishte një evolucionist i flaktë, dha këtë pohim shkencor në librin që e shkroi pas vërtetimit të strukturës së mrekullueshme të ADN-së: "Një njeri i ndershëm, i armatosur me tër njohuritë që i kemi në dispozicion tani, mundet vetëm të pohojë se në njëfarë mënyre, origjina e jetës paraqitet në një moment që është gati mrekulli."4
Pra edhe sipas mendimit të Crick-ut, i cili ishte një nga ekspertët më të mëdhenjë të ADN-së, jeta kurrë nuk mund të ketë lindur në tokë në mënyrë spontane.
Kur ne kemi parasysh rregullin dhe balancin sensitiv në të dhënat brenda ADN-së, bëhet edhe më e qartë se sa e pamundur është që ato të kenë ardhur në jetë nga rastësia. Të dhënat e ADN-së, që përbëhen nga më shumë se 3 bilionë shkronja, janë të kompozuara nga një sekuencë speciale dhe të kuptimshme të shkronjave A-T-G-C. As edhe një shkronjë e vetme nuk duhet të vendoset gabimisht në këtë sekuencë. Një fjalë e shkruar gabimisht apo një gabim shkronjë në një enciklopedi mund të anashkalohet dhe të injorohet. As që edhe do të vërehet. Sidoqoftë, qoftë edhe një gabim i vetëm në ndonjë nga bazat qifte të ADN-së, si psh një shkronjë e koduar gabimisht në 1 bilion e 719 milion e 348 mijë e 632 qifte bazash, do të shkaktonte rezultate të tmerrshme për qelizën, dhe bashkë me këtë edhe për vetë personin. Për shembull, hemofilia (leukimia) është pasojë e një kodimi të tillë të gabueshëm. Janë disa sëmundje trashëguese që shkaktohen nga disa parregullsi në renditjen gjenetike. E vetmja arsye e këtyre sëmundjeve potencialisht shumë të rrezikshme, është se një apo disa nga miliona shkronjat e kodit gjenetik gjenden në vendin e gabuar. Mongolizmi, apo Sindromi i Daunit është gjërësisht i përhapur. Shkaktohet nga prezenca e një ekstra kromozomi në qiftin 21 të kromozomeve në secilën qelizë. Një shembull tjetër është sëmundja e Hantingtonit. I godituri nga kjo sëmundje është mjaft i shëndetshëm deri në moshën 35 vjeqare, por pastaj një spazmë e pakontrolluar muskulore paraqitet në duart, këmbët dhe fytyrën e tij. Pasi që kjo sëmundje fatale dhe e pashërueshme afekton edhe trurin, kujtesa dhe fuqia e të menduarit tek i sëmuri progresivisht dobësohen.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Chromosomepairs
Qelizat njerëzore përmbajnë 46 kromozome, në 23 qifte. Secili qift është përgjegjës për aktivitete të caktuara në trup. Çdo defekt në qiftin e kromozomit rezulton në dëmtim të pariparueshëm.
Të gjitha këto sëmundje gjenetike e zbulojnë një fakt të rëndësishëm: kodi gjenetik është aq i ndjeshëm dhe i balancuar, dhe i përllogaritur në mënyrë aq minutore, sa që edhe ndryshimet më të vogla mund të kenë pasoja serioze. Një shkronjë më shumë apo një shkronjë më pak mund të qojë deri te një sëmundje vdekjeprurëse apo deri te efekte gjymtuese për tërë jetën. Për këtë arsye është definitivisht e pamundur që të mendosh se një ekuilibër i tillë senzitiv erdhi në jetë nga rastësia dhe u zhvillua nëpërmes mutacionit, ashtu siq mundohet teoria e evolucionit të na bëjë të besojmë. Nëse do të ishte ashtu, si u krijuan dhe si u koduan informatat enorme brenda ADN-së? Evolucionistët, të cilët rrënjët e jetës ua lënë rastësisë, faktikisht nuk kanë asnjë koment për të bërë në temën e rrënjëve të jetës. Kur i pyet ata lidhur me rrënjët e ADN-së, me fjalë tjera kodit gjenetik, merr përgjegjje të njëjtë nga të gjithë ata. Leslie E. Orgel për shembull, një nga biokimistët evolucionistë më të njohur të kohës sonë, ofron përgjegjen në vazhdim:
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Downssyndrome
Fëmijë me Sindromin e Daunit, me një kromozom më tepër në qiftin 21 të kromozomeve.
Ne nuk i kuptojmë as edhe tiparet e përgjithshme të origjinës së kodit gjenetik…Ky është aspekti më enigmatik i problemit të origjinës së jetës dhe mund të nevojiten zbulime të mëdha konceptuale apo eksperimentale para se të bëjmë ndonjë progres thelbësor në këtë drejtim.5

Kështu mbesin krejt të stepur ata që pohojnë se miliona faqe, apo biliona pjesë informatash janë shkruar nga rastësia. Ashtu si secili libër apo pjesë informate ka autorin apo pronarin e tij, njësoj e kanë edhe informatat në ADN: dhe ai Krijues është Zoti ynë, poseduesi i diturisë dhe arsyes superiore e të pafundme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 6:30 pm

Një Krijim Unik: Vetëreplikimi i ADN-së


MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Selfreplication
Sikur që e dimë, qelizat shumohen me ndarje. Trupi i njeriut fillimisht përbëhet nga një qelizë e vetme e cila pastaj ndahet dhe e reprodukon vetveten shumë herë në proporcionin 2-4-8-16-32…
Qfarë ndodhë me ADN-në në fund të këtij procesi të ndarjes? Ekziston vetëm një zingjir i ADN-së në qelizë. Por, është evidente se qelizës së re të sapokrijuar i nevojitet ADN-ja. Për ta mbushur këtë zbraztësi, ADN-ja kryen një seri interesante të veprimeve, secila fazë e të cilave veprime është një mrekulli tjetër në vetvete. Finalisht, pak para se të ndahet qeliza ADN-ja krijon një kopje të vetvetes dhe e transferon atë në qelizën e re.
Vështrimet në ndarjen e qelizës tregojnë se qeliza duhet të arrijë një madhësi specifike para se të ndahet. Në momentin kur tejkalohet kjo madhësi e veqantë, automatikisht fillon procesi i ndarjes. Përderisa forma e qelizës fillon të bëhet më e sheshuar për të akomoduar procesin e ndarjes, ADN-ja fillon ta replikojë vetveten ashtu siç u përmend më herët.
Kjo do të thotë se qeliza "vendosë" që të ndahet si e tërë dhe pjesët e ndryshme të qelizës fillojnë të veprojnë në pajtim me këtë vendim. Është evidente se qeliza është e lirë nga vetëdija për të kryer një veprim kaq kolektiv. Ndarja e qelizës fillon me një urdhër sekret dhe e tërë qeliza, përfshirë ADN-në vepron në bazë të këtij urdhëri.

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Dnasynthesis
Sinteza e ADN-së fillon në një sekuencë baze specifike e njohur si fillimi i replikimit. Këtu, fijet e ADN-së ndahen me ndihmën e enzimit të quajtur ADN helikazë dhe pas kësaj proteinat lidhëse të ADN-së ngjiten me fijet e paspiralizuara duke i parandaluar ato që të bashkohen sërish. Në të njëjtën kohë molekula e ARN-së e njohur si ARN primer sintetizohet ndërmjet fijeve në kohën kur ato shkëputen nga njëra tjetra. Kjo molekulë e ndihmon ADN polimerazën që ti lexojë nukleotidet dhe të iniciojë replikimin. ADN polimeraza lidhet me njëren fije të ADN-së, e lexon sekuencën e bazave në fijen model dhe pastaj sintetizon fijen komplementare. Në këtë mënyrë krijohet heliksi-spirali i dyfishtë. Sinteza e ADN-së vazhdon në të dy fijet e ndara në drejtime të kundërta. Kur ky process përfundon do të kemi të krijuara dy molekula të reja bija, ku secila prej tyre përmbanë nga një fije të re të sintetizuar rishtas.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Dna2
Falë informatave që gjenden në ADN, proteinat që kanë përsipër detyra të panumërta në trupin tonë krijohen me të gjitha karakteristikat që u nevojiten atyre.
Së pari ADN ndahet në dy pjesë për të replikuar vetveten. Kjo ngjarje ndodhë në një mënyrë shumë interesante. Molekula e ADN-së në formë spiraleje ndahet në dy sikur zingjirë duke filluar nga mesi i përdredhjes së spiralit. Prej tash e tutje, ADN ndahet në dy pjesë. Dy gjysmat (replikatet) tjera të që të dy pjesëve krijohen nga materiali i pranishëm në mjedis. Në këtë mënyrë janë prodhuar dy molekula të reja të ADN-së. Në secilën pjesë të operacionit marrin pjesë proteinat eksperte të quajtura "enzime" të cilat funksionojnë sikur një robot i avancuar. Edhe pse duket e thjeshtë në shikim të parë, proceset e ndërmjetme që ndodhin përgjatë këtij operacioni janë aq të shumta dhe aq të komplikuara sa që për ta përshkruar tërë ngjarjen në detaje do të nevojiteshin faqe të tëra.
Një gjë nuk duhet harruar këtu. Enzimet që formohen si rezultat i bashkimit të atomeve e ekzaminojnë njërën gjysmë të spiralit të ADN-së, i identifikojnë ato pjesë që mungojnë, i marrin këto pjesë nga vendet përkatëse dhe i shtojnë ato aty nevojiten. Në këtë mënyrë ndodhë kopjimi i ADN-së. Mënyra se si këto struktura të imta, të pavetëdije dhe të paarsye, i kryejnë në mënyrë të pandërprerë këto procese kaq komplekse, që kërkojnë vetëdije, dituri dhe arsye, nuk mund të kalohet thjeshtë vetëm duke lexuar për to. Këtu zbulohen disa të vërteta të rëndësishme që duhet pasur në konsideratë.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Dna3
Enzimi special i quajtur telomerazë e drejton replikimin e telomereve. Telomer quhet fundi i kromozomeve, i cili përbëhet nga sekuencat e përsëritura të ADN-së që kryejnë funksionin e të siguruarit se çdo cikël i replikimit të ADN-së është kompletuar.
Molekulat e reja të ADN-së që krijohen pas replikimit kontrollohen në mënyrë të përsëritshme nga enzimet inspektuese. Nëse është bërë ndonjë gabim i cili mund të jetë shumë vital, ai menjëherë identifikohet dhe përmirësohet. Kodi i gabuar largohet dhe zëvendësohet nga tjetri i përmirësuar. Edhepse të gjitha këto procese kryhen me një shpejtësi verbuese - 3 000 qifte bazash prodhohen në një minutë, - të gjitha këto qifte kontrollohen në mënyrë të përsëritshme nga enzimet që kanë këtë detyrë dhe kryhen ndryshimet e nevojshme. Faktet vijuese që janë veqanërisht të qarta do të krijojnë një të kuptuar më të mirë të shpejtësisë së madhe me të cilën ADN shumohet. Ndarja e një qelize zgjatë midis 20 dhe 80 minuta, dhe informatat në ADN duhet të kopjohen dhe shumohen brenda kësaj kohe të caktuar. Me fjalë tjera, 3 bilion pjesët e informatës në ADN mund të kopjohen në intervalin kohor prej 20 deri 80 minutash pa asnjë gabim apo cen. Kjo është po aq e mrekullueshme sa reprodukimi i përsosur në një interval kaq të shkurtër kohorë, i të gjitha informatave në një bibliotekë, apo i të 1 000 librave, apo i miliona faqeve. Dhe vëreje me kujdes, nuk është ndonjë pajisje teknologjike apo ndonjë fotokopjues i avancuar që e bën këtë, por janë enzimet e formuara nga bashkimi i atomeve.
Në molekulën e re të prodhuar të ADN-së, më shumë gabime se ato normale mund të bëhen si rezultat i faktorëve të jashtëm. Në këtë rast, ribozomet e qelizës fillojnë të prodhojnë enzimet riparuese të ADN-së sipas urdhërit të dhënë nga ADN. Kështu, ADN duke e mbrojtur vetveten gjithashtu garanton edhe ruajtjen e gjeneratës.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Replication
ADN e riparon vetveten dhe nuk lejon gabime.
Kur sinteza e ADN-së është kompletuar gabimi ndodhë në një nukleotid nga mijëra sosh. Megjithatë ekziston përgatitje për gabimet e tilla pasi që ekziston një grup special i enzimeve i cili ka për detyrë përmirësimin e gabimeve që kanë ndodhur gjatë sintezës së ADN-së. Këto enzime e identifikojnë gabimin në mënyrë të vetëdijshme dhe i largojnë nukleotidet defektive. Ato i sintetizojnë pastaj nukleotidet e reja dhe i insertojnë prapë gjatë procesit.
Qelizat lindin, shumohen dhe vdesin njësoj sikur qeniet njerëzore. Megjithatë jetëgjatësia e qelizave është shumë më e shkurtër se sa e e njeriut që ato e përbëjnë. Për shembull, shumica e qelizave që e përbënin trupin tënd para gjashtë muajve nuk ekzistojnë sot. Megjithëkëtë ti ke mbijetuar sepse ato janë ndarë me kohë dhe u kanë lënë vend qelizave të reja. Për këtë arsye, veprimet shumë të komplikuara siç janë këto të shumimit të qelizave dhe replikimit të ADN-së, janë procese vitale që nuk mund të tolerojnë as edhe një gabim të vogël kur ka të bëjë me mbijetimin e njeriut. Prapseprapë, procesi i shumimit ndodhë aq rrjedhshëm sa që norma e gabimeve është vetëm një në 3 milion qifte bazash. Dhe ky gabim i vetëm eliminohet nga mekanizmat kontrollues më të lartë në trup pa shkaktuar ndonjë problem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 6:30 pm

Pika më interesantë është se këto enzime të cilat ndihmojnë në prodhimin e ADN-së dhe që e kontrollojnë kompozimin e saj, janë në të vërtetë proteina të prodhuara sipas informatave të koduara në ADN dhe nën komandën dhe kontrollin e ADN-së. Është ky një sistem kaq i gërshetuar dhe i përsosur në punën e tij sa që është krejtësisht e pamundur që ky sistem ta ketë arritur këtë gjendje me rastësi graduale. Njësoj sikur që ADN-ja duhet të ekzistojë në mënyrë që enzimet të ekzistojnë, ashtu edhe enzimet duhet të ekzistojnë për të ekzistuar ADN-ja, dhe për të ekzistuar që të dyja këtë në anën tjetër, qeliza duhet të ekzistojë si e tërë bashkë me membranën dhe të gjitha organelet komplekse që ajo i përmbanë.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Enzymes
Shumë enzime duhet të ekzistojnë përgjatë ADN-së gjatë replikimit dhe sintezës së proteinave. Fushat me ngjyrë të kuqe dhe të verdhë në fotografi tregojnë enzimet që punojnë me ADN-në.
Teoria e evolucionit e cila pohon se qeniet e gjalla evoluan 'hap pas hapi' si rezultat i 'rastësive të dobishme', refuzohet në mënyrë eksplicite nga paradoksi ADN-enzim i përmendur më lartë. Kjo është për arsyen se edhe ADN e edhe enzimet duhet të ekzistojnë në të njëjtën kohë. Dhe kjo tregon ekzistencën e një krijimi të vetëdijshëm.
Përgjatë tërë ditës, pa qenë ti fare i vetëdijshëm për këtë, kryhen operacione dhe kontrolle të shumta, dhe poashtu shumë masa mirren në trupin tënd me një shpejtësi të pabesueshme dhe në një mënyrë aq të përgjegjshme ashtu që ti të mund ta jetosh jetën tënde pa ndonjë problem. Secila pjesë e vetme e kryen detyrën e saj në mënyrë të suksesshme dhe të tërësishme. Perëndia ka vendosur në shërbimin tënd atome dhe molekula të panumërta, prej më të mëdhave deri tek më të voglat, prej më të thjeshtave deri te më të komplikuarat, ashtu që ti të mund ta jetosh një jetë të mirë dhe të shëndetshme. Favori dhe bekimi i tillë pa kurgjë tjetër është i mjaftueshëm për të merituar falënderimet tona të vazhdueshme

All-llahu është Ai, që juve ua bëri natën të pushoni në të, e ditën të ndritëshme. All-llahu ëhtë dhurues ndaj njerëzve, por shumica e njerëzve nuk falënderojnë. (Kur'ani, 40:61)

Darvinizmi nuk mund të sqarojë se si u krijuan informatat në ADN dhe si dallojnë ato në secilën specie
Evolucionistët në asnjë mënyrë nuk mund të ofrojnë ndonjë sqarim rreth temës se si filloi-si u krijua ADN, dhe pastaj është edhe një pikë tjetër ku ata gjenden në rrugë pa krye. Si ndodhi që peshqit, zvarranikët, insektet, shpendtë apo qeniet njerëzore të kenë ADN të ndryshme, infomrmata të ndryshme gjenetike?
Evolucionistët i përgjigjen kësaj pyetje duke thenë se trupi i informatave në ADN u zhvillua dhe u bë i larmishëm me kohë nëpërmes rastësive. Rastësitë të cilave ata u referohen janë "mutacionet". Mutacionet janë ndryshime të cilat ndodhin në ADN si rezultat i rrezatimit apo veprimeve kimike. Nganjëherë ndodhë që rrezatimi të bie në zingjirin e ADN-së dhe të shkatërrojë apo zhvendosë disa qifte bazash nga aty. Sipas evolucionistëve qeniet e gjalla e kanë mbërrirë gjendjen e tyre të tanishme të përsosur si rezultat i diversifikimit të një ADN-je të vetme si shkak i këtyre mutacioneve (aksidenteve).
Për të sqaruar se ky pohim është i paarsyeshëm le ta krahasojmë sërish ADN-në me një libër. Më herët veqse kemi përmendur se ADN është e përbërë nga shkronjat të cilat janë të komponuara bashkarisht mu sikur në një libër. Mutacionet janë sikur gabimet në shkronja të cilat ndodhin gjatë shtypjes së këtij libri. Nëse doni ne mund të bëjmë një eksperiment rreth kësaj teme. Le të kërkojmë të shtypet një libër i trashë rreth historisë botërore. Gjatë shtypjes le të intervenojmë disa here dhe le ti themi personit që e kryen procesin e shtypjes që të shtypë cilëndo nga pullat me sy të mbyllur disa herë rastësisht. Pastaj le t'ia japin këtë tekst me gabime shtypi një personi tjetër dhe le ta bëjë edhe ai të njëjtën gjë sërish. Duke e përdorur këtë metodë le ta kemi këtë libër të shtypur disa here nga fillimi deri në fund, duke pasur kështu të shtuar rastësisht secilën here disa shkronja gabim…
Vallë a do të zhvillohet ndonjëherë ky libër me këtë metodë? Për shembull, a do të shtohet një kapitull shtesë me titull "Historia e Kinës Antike", nëse ky kapitull më parë nuk ka qenë i pranishëm?
Te jemi të sigurtë se gabimet në shtyp të cilat ne ja kemi shtuar librit kurrë nuk do ta zhvillojnë librin ashtu, por do ta shkatërrojnë dhe do ta shtrembërojnë kuptimin e tij. Sa më shumë qe e rrisim numrin e procesit të të kopjuarit gabimisht aq më i shpifur do të jetë libri ynë.
Megjithatë qëndrimi i teorisë së evolucionit është se "gabimet e të shtypurit e kanë zhvilluar librin". Sipas evolucionit, mutacionet (gabimet) që kanë ndodhur në ADN kanë prodhuar rezultate të dobishme duke u akumuluar dhe kështu duke i pasuruar qeniet e gjalla me organe të përsosora siç janë sytë, veshët, krihtë, duart dhe vetitë e lidhur me vetëdijen si të menduarit, të mësuarit dhe të arsyetuarit.
Padiskutueshëm, ky pohim është shumë më shumë i palogjikshëm se sa shembulli i mësipërm i shtimit të kapitullit të quajtur "Historia e Kinës Antike" në librin e historisë botërore si rezultat i akumulimit të gabimeve në të shtypur. ( Për më tepër në natyrë as që ekziston ndonjë mekanizëm që shkakton rregullisht mutacione sikur në shembullin tonë të shtypësit që bën gabime të rregullta. Mutacionet në natyrë ndodhin shumë më rrallë se sa që do të ndodhnin gabimet në shkronja gjatë shtypjes së librit në rastin tonë.)
Qfarëdo 'sqarimi' i dhënë nga teoria e evolucionit rreth origjinës së jetës është i palogjikshëm dhe joshkencor. Një person i sinqertë rreth kësaj qështjeje është zoologu i famshëm françez Pierre Grase, ish kryetar i Akademisë Franceze të Shkencave. Grase është gjthashtu evolucionist, por ai e thotë qartë se teoria Darviniste është e paaftë në sqarimin e jetës, dhe pastaj e thotë troq mendimin e tij rreth logjikës së "koinçidencës" e cila është strumbullar i Darvinizmit:
Paraqitja e favorshme e mutacioneve të cilat do tu lejonin shtazëve dhe bimëve të arrijnë nevojat e tyre të kërkuara, duket si diqka vështirë për tu besuar. Megjithatë teoria Darviniane ështe edhe më shumë kategorike: Një bimë e vetme, një shtazë e vetme do të kërkonte me mijëra mijëra ndodhi të përshtatshme fatlume. Kështu, mrekullitë do të bëheshin rregull: ndodhitë me probabilitet zero do të ndodhnin pa problem… Nuk ka asnjë ligj kundër të ëndërruarit me sy hapur, por shkenca nuk duhet ti shkojë pas qejfit kësaj.6
Njëmend, teoria e evolucionit e cila pohon se materia e pajetë u bashkua nga vetvetiu dhe krijoi qeniet e gjalla me sisteme kaq madhështore siç është ADN, është një skenar totalisht në kundërshtim me shkencën dhe arsyen. E tëra kjo na qon në një konkluzion evident. Duke qenë se jeta ka plan (ADN-në) dhe të gjitha qeniet e gjalla janë të modeluara sipas këtij plani, është evidente se ekziston një Krijues superior i cili e ka sajuar këtë plan. Kjo thjeshtë do të thotë se të gjitha qeniet e gjalla janë krijuar nga Zoti i Gjithëfuqishëm i Gjithëdijshëm. Perëndia e ka përmendur këtë fakt në Kur'an kështu:

Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë e lartëson çka ka në qiej e në tokë. Dhe Ai është i Fuqishmi, i Urti! (Kur'an 59:24)
Sot, ajo qka njerëzit e kanë arritur me anë të teknologjisë më së shumti mund të përshkruhet si "një qasje drejt të kuptuarit të vetëm një fragmenti të vockël të njohurisë së Perëndisë, të manifestuar në ADN-në e njeriut."

DËSHMI TË EVOLUCIONISTËVE RRETH ADN-SË
Pyetja se si u formua një moelekulë kaq jashtëzakonisht e dizajnuar si ADN është një nga mijëra rrugët pa krye ku evolucionistët e gjejnë veten. Teoria e evolucionit duke kërkuar që ta sqarojë jetën nëpërmes "rastësisë", kurrë nuk do të mund të sqarojë burimin e informatave të jashtëzakonshme të koduara në mënyrë aq perfekte dhe të përpiktë në ADN.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Confessions
Për më tepër, pyetja nuk është vetëm si është krijuar zingjiri i ADN-së. Kjo për arsyen sepse siq kemi parë, edhe pse zingjiri i ADN-së ekziston me kapacitetin e tij madhështor të informatave, kjo vetvetiu nuk i shërben kurrfarë qëllimi. Në mënyrë që të flasim për jetë, është thelbësore që gjithashtu të ekzistojnë enzimet të cilat e lexojnë këtë zingjirë të ADN-së, kopjojnë atë dhe pastaj i prodhojnë proteinat.
Thënë thjeshtë, në mënyrë që të flasim për jetën duhet të koekzistojnë edhe banka e të dhënave të cilën ne e quajmë ADN, sikur edhe makina e cila e kryen prodhimin duke i lexuar të dhënat e bankës.
Për befasinë tonë, enzimet të cilat e lexojnë ADN-në dhe të cilat e kryejnë procesin e prodhimit sipas kësaj, vetë janë të prodhuara sipas kodeve që gjenden në ADN. Kjo do të thotë se ekziston një fabrikë në qelizë e cila edhe kryen tipe të ndryshme të prodhimeve, dhe gjithashtu fabrikon edhe robotët dhe makinat që e kryejnë këtë prodhim. Pyetja se si u krijua ky sistem, i cili do të ishte i papërdorshëm poqese vetëm një defekt minor do të ndodhte në mekanizmat e tij, është vetvetiu e mjaftueshme për të demoluar teorinë e evolucionit.
Evolucionisti Douglas R. Hofstadler nga Universiteti i Indiana-s, e shfaqë dëshpërimin e tij përballë kësaj pyetje:
"Si u krijua Kodi Gjenetik, bashkë me mekanizmat për përkthimin e tij (ribozomet dhe molekulat e ARN-së)?" Për momentin ne duhet ta furnizojmë vetveten me sensin e të të pyeturit dhe të frikës më parë se sa të japim një përgjegje.7
Një autoritet tjetër evolucionist, biologu molekular botërisht i njohur Leslie Orgel është më i sinqertë rreth kësaj teme:
Është skajshmërisht e pamundur që proteinat dhe acidet nukleike, që të dyja këto me strukturë komplekse, të shfaqën spontanisht në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë. Prapë, gjithashtu duket e pamundur që të ekzistojnë njëra pa tjetrën. Dhe kështu, me një shikim të shpejtë, VIJMË DERI TE KONKLUDIMI SE JETA NË FAKT KURRË NUK DO TË MUND TË KETË LINDUR ME ANË TË RRUGËVE KIMIKE.8
Të thuash 'jeta kurrë nuk do të ketë mundur të lindë me anë të rrugëve kimike' është njësoj sikur të thuash se 'jeta kurrë nuk dë ketë mundur të lindë vetvetiu nga vetvetja'. Pranimi i të së vërtetës së këtij pohimi rezulton në të kuptuarit se jeta është krijuar në mënyrë të vetëdijshme. Megjithatë, evolucionistët, për arsyera ideologjike, nuk e pranojnë këtë fakt, vërtetësia e qartë e të cilit gjendet para syve të tyre. Ata i shmangen të pranuarit të ekzistencës së Perëndisë dhe besojnë në skenare imagjinare të pamundura megjithë probabilitetin zero të këtyre skenareve.
Një evolucionist tjetër, Caryl P. Haskins, deklaron se si kodi i ADN-së nuk mund të jetë shfaqur rastësisht, dhe se ky fakt është një provë e fuqishme për krijimin:
Mirëpo pyetjet më gjithëpërfshirëse evolucioniste në nivelin e gjenetikës biokimike akoma janë pa përgjegje. Qështje se si u paraqit kodi gjenetik për herë të parë e pastaj evoluoi, dhe më herët se kjo si lindi vetë jeta në tokë, është diqka që duhet ta zgjedhë e ardhmja…A u paraqitën në mënyrë simultane gjatë evolucionit kodi dhe mjetet e përkthimit të tij? Duket gati e pabesushme që një rastësi e tillë të ketë ndodhur, duke pasur parasyshë kompleksitetin e që të dy anëve dhe kërkesën që ato të koordinohen saktësisht në mënyrë që të mbijetojnë. Nga pre-Darvinianët (ose nga skeptikët e evolucionit pas Darvinit) kjo enigmë sigurisht se do të interpretohej si lloji më i fuqishëm i provës për Krijimin Special.9
Prof. Michael Denton një biolog i famshëm melekular, në librin e tij Evolucioni: Një Teori në Krizë, duke shkruar për pavërtetësinë e evolucionit, sqaron bindjen e paarsyeshme të Darvinistëve:
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Denton
Prof. Michael Denton
Propozimi se programet gjenetikë të organizmave të lartë, të përbëra nga jo më pak se mijëra miliona pjesëza informatash, ekuivalente me sekuencën e shkronjave në një bibliotekë të vogël një mijë volumëshe, dhe të cilat përmbajnë në formë të koduar me mijëra algoritme të ngatërruara të panumërta të cilat kontrollojnë, specifikojnë dhe urdhërojnë rritjen dhe zhvillimin e biliona biliona qelizave në formën e organizmave kompleksë, janë kompozuar nga procese plotësisht të rastësishme, për një skeptik është thjeshtë NJË OFENDIM NDAJ ARSYES, POR PËR DARVINISTËT KJO IDE PRANOHET PA ASNJË FIJE DYSHIMI - PARADIGMË PA PRESEDENCË!10
Dhe njëmendë, Darvinizmi është asgjë tjetër përveqse një besim totalisht i paarsyeshëm dhe supersticioz. Çdokush që posedon një fije arsye mund të shohë dëshmi të një të vërtete të madhe duke shikuar në ADN ose në ndonjë pjesë tjetër të universit. Qeniet njerëzore dhe të gjitha qeniet e tjera të gjalla janë të krijuara nga Perëndia, i Gjithëfuqishmi i cili është Zot i tër botërave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 6:31 pm

Një shembull tjetër i pazotësisë së evolucionistëve: Skenari i "Botës së ARN-së"
Qysh nga fillimi i shekullit 20, evolucionistët kanë zhvilluar teori të ndryshme për të sqaruar se si erdhën në jetë qelizat e para të gjalla. Biologu rus Alexander Oparin, i cili propozoi tezën e parë evolucioniste në këtë temë, sugjeroi se në botën primitive të para qindra miliona viteve më herët, një seri e reaksioneve kimike të rastësishme qoi deri të krijimi, i para së gjithash proteinave dhe pastaj qelizat u lindën kur këto (proteina) u bashkuan. Zbulimet e bëra në të shtatëdhjetat e shek 20 treguan se edhe supozimet më fundamentale të këtij pohimi të bërë nga Oparin në vitet e tridhjeta të të njëjtit shekull, ishin të gabuara.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Experiment
Kur eksperimenti i Urey-Miller-it u tregua të jetë jovalid, evolucionisteve iu desh t'u përvishen hulumtimeve të reja..
Skenari i "atmosferës primitive të botës" që sipas Oparinit përmbante gazërat metan dhe amoniak, gjoja mundësonte krijimin e molekulave organike. Sidoqoftë, është parë se hipoteza e atmosferës së hershme të përbërë nga metani dhe amoniaku, është pa ndonjë themel solid dhe gjithsesi është kontradiktore dhe pastaj atmosfera e hershme poashtu përmbante edhe sasi të madhe të oksigjenit i cili shkatërron molekulat organike duke u krijuar.
Kjo ishte një goditje e rëndë për teorinë e evolucionit molekular. Evolucionistët pastaj u desh të ballafaqohen me faktin se "eksperimentet lidhur me atmosferën primitive" të kryera nga Stanley Miller, Sidney Fox dhe Cyril Ponnamperuma e të tjerë ishin jovalide. Për këtë arsye, në vitet e tetëdhjeta të shekullit 20 evolucionistët bënë një përpjekje tjetër. Si rezultat u zhvillua hipoteza e "Botës së ARN-së". Ky skenario propozonte që së pari ishin krijuar, jo proteinat, por molekulat e ARN-së që përmbanin informatat për proteina. Sipas këtij skenari të zhvilluar nga kimisti i Harvardit Walter Gilbert më 1986, biliona vite më parë një molekulë e ARN-së e aftë për ta replikuar vetveten, u formua disi nga rastësia. Pastaj kjo molekulë e ARN-së filloi të prodhojë proteina, duke qenë e aktivizuar nga ndikime të jashtme. Pas kësaj u bë i nevojshëm deponimi i këtyre informatave në një molekulë të dytë dhe kështu disi u shfaq molekula e ADN-së për ta kryer këtë.
Ky skenario fare i pabesueshëm, i përbërë nga zingjirë pamundësishë në secilën fazë të tij, është larg nga të ofruarit e ndonjë sqarimi për origjinën e jetës. Ky vetëm sa e zmadhoi problemin dhe ngriti shumë pyetje që mbeten pa përgjegjje:
1. Duke qenë se është e pamundur që të sqarohet krijimi i rastësishëm i qoftë edhe një nukleotidi të vetëm që përbën ARN-në, si është e mundur atëherë që këto nukleotide imagjinare të bashkohen në një sekuencë të veqantë dhe të formojnë ARN-në? Evolucionisti John Horgan e pranon pamundësinë e krijimit të rastësishëm të ARN-së:
Sa më shumë që hulumtuesit vazhdojnë të ekzaminojnë konceptin e botës së ARN-së nga afër, aq më shumë probleme ngriten. Si u krijua fillimisht ARN-ja? Është shumë vështirë të sintetizohet ARN dhe komponentet e saj nën kushtet më optimale laboratorike e qa më vështirë nën kushtet reale.11
2. Edhe nëse supozojmë se ajo u formua nga rastësia, si është e mundur që kjo ARN e përbërë nga vetëm një zingjirë nukleotidesh, "vendosi" që të vetëreplikohet dhe me qfarë lloji mekanizmi do ta ketë kryer këtë proces vetëreplikimi? Ku i gjeti nukleotidet që i përdori gjatë vetëreplikimit? Edhe mikrobiologët evolucionistë Gerald Joyce dhe Leslie Orgel e shprehin qorrsokakun e kësaj situate në librin e tyre me titull Në botën e ARN-së:
Ky diskutim në një fare mënyre është fokusuar në njeriun e kashtës: miti i vetëreplikimit të molekulës së ARN-së që u krijua de novo nga supa e polinukleotideve të rastësishme. Ky nocion jo vetëm që është jorealistik vështruar në dritën e të të kuptuarit të tanishëm të kimisë parabiotike, por ai bile edhe do ta tendosë lehtëbesueshmërinë e pikëpamjes së optimistit lidhur me potencialin katalitik të ARN-së.12
3. Edhe nëqoftëse supozojmë se ekzistonte një ARN vetëreplikuese në botën primordiale, dhe se ishin të pranishme aminoacidet e shumta të çdo lloji, të gatshme për tu përdorur nga ARN, dhe se që të gjitha këto pamundësi disi ndodhën, situata akoma nuk qon drejt formimit të qoftë edhe një proteine të vetme. Sepse ARN përfshin vetëm informatat lidhur me strukturën e proteinave. Aminoacidet, në anën tjetër, janë lëndë të para. Prapseprapë nuk ekziston asnjë mekanizëm për prodhimin e proteinave. Të konsiderosh ekzistencën e ARN-së të mjaftueshme për prodhimin e proteinave është po aq absurde sa edhe të presësh që një veturë të mblidhet vetvetiu thjeshtë duke e gjuajtur planin e projekt-vizatimit në grumbullin e pjesëve të përziera njëra mbi tjetrën. Projekti nuk mund të prodhojë makinën krjet vetvetiu pa fabrikë dhe pa punëtorët që do ti bashkonin pjesët e veturës sipas instruksioneve të përmbajtura në projekt; në të njëjtën mënyrë projekti i gjendur në ARN nuk mund të prodhojë proteina nga vetvetiu pa bashkëpunimin e komponentave tjera qelizore të cilat i pasojnë instruksionet e ARN-së.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Rna
Kur qeliza ka nevojë për ndonjë proteinë dërgohet sinjali në molekulën e ADN-së. Molekula e ADN-së duke e pranuar sinjalin e kupton se cila proteinë nevojitet. Pastaj ADN e krijon një kopje të ARN-së të quajtur ARN-informativ i cila bartë informatat specifike për krijimin e proteinave. Pas pranimit të informatave ARN-i e lëshon bërthamën dhe niset drejtë ribozomeve të cilat janë fabrika të prodhimit të proteinave. Në të njëjtën kohë një ARN tjetër e quajtur ARN-transportues, e kopjuar prej ADN-së, i bartë aminoacidet për krijimin e proteinave deri tek ribozomet. Secila ARN-t është molekulë 'adapter' e cila mund të lidhet me aminoacide specifike. ARN-i i cili bartë në vete informatën e sekuencës së aminoacideve të proteinës që do të formohet vendoset në pjesën prodhuese të ribozomit. Aminoacidet e sjellura nga ARN-t zënë vendin e tyre sipas sekuencës të bërë të njohur nga ARN informativ. Pastaj molekula tjetër e ARN-së që është e kopjuar nga ADN, e quajtur ARN ribozomal u mundëson ARN-informativ dhe ARN- transportues që të bashkohen. Aminoacidet e sjellura nga ARN-transportues zhvillojnë lidhjet peptidike për të formuar zingjirin e proteinave. ARN-të informative i lëshojnë ribozomet pasi që e kanë depozituar ngarkesën e tyre. Proteina që është prodhuar pastaj niset drejt vendit ku ka nevojë për të.
Proteinat prodhohen në fabrikat e ribozomeve me ndihmën e enzimeve dhe kjo si rezultat i proçeseve skajshmërisht komplekse që ndodhin brenda qelizës. Ribozomi është një organel kompleks i qelizës i përbërë nga proteinat. Kjo, pastaj qon në një supozim tjetër të paarsyeshëm - se ribozomet gjithashtu, do të kenë ardhur në ekzistencë nga rastësia, në të njëjtën kohë. Edhe fituesi i çmimit Nobël Jasques Monod, i cili ishte një nga mbrojtësit më fanatikë të evolucionit, ka sqaruar se sinteza e proteinave në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si e mvarur vetëm nga informatat në acidet nukleike:
Kodi është i pakuptimtë përderisa të mos përkthehet. Makineria përkthyese moderne e qelizës përbëhet nga më së paku 50 komponente makromolekulare, të cilat edhe vetë janë të koduara në ADN: kodi nuk mund të përkthehet ndryshe vetëm se nga produktet e vetë përkthimit. Kjo është një e shprehur moderne e omme vivum ex ovo [krejt jeta nga vezët, ose në mënyrë idiomatike, kush erdhi së pari, pula apo veza?]. Kur dhe ku u bë i mbyllur ky cikël? Është një vështirësi marramendëse ta imagjinosh këtë.13
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Orgel
Dr.Leslie Orgel
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Proteinchains
Figura e mësipërme tregon zingjirin e proteinave të prodhuar në ribozome.
Si ka mundur ta marrë një vendim të tillë zingjiri i ARN-së në botën primordiale, dhe qfarë metode do të ketë përdorur për ta bërë të mundur prodhimin e proteinave duke e kryer punën e 50 komponenteve makromolekulare krejt vetë? Evolucionistët nuk kanë ndonjë perëgjegje në këto pyetje.
Dr. Leslie Orgel, një nga kolegët e Stanley Miller dhe Francis Crick nga Universiteti i Kalifornias në San Diego, përdorë termin "skenario" për mundësinë e "formimit të jetës nëpërmjet botës së ARN-së." Orgel përshkruan se qfarë tiparesh do të duhej të kishte kjo ARN dhe sa gjë e pamundur do të ishte kjo, në artikullin "Origjina e Jetës", publikuar në American Scientist të Tetorit 1994:
Ky skenario do të ndodhte nëse ARN parabiotike do ti kishte dy mundësi që nuk janë evidente sot: Kapacitetin e replikimit pa ndihmën e proteinave dhe aftësinë e katalizimit të secilit hap të sintezës së proteinave.14
Siç do të duhej të ishte e qartë deri tash, të presësh këto dy procese komplekse dhe skajshmërisht thelbësore nga një molekulë si ARN-ja është e mundur vetëm në pikëpamjet e evolucionistëve dhe me ndihmën e fuqisë së tyre të fantazisë. Në anën tjetër, faktet konkrete shkencore e bëjnë definitivisht të qartë se hipoteza e "Botës së ARN-së", e cila është një model i ri i propozuar për krijimin e rastësishëm të jetës, është e barabartë me një përrallëzë të trilluar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 6:32 pm

Jeta nuk mund të sqarohet me bashkimin e molekulave të pajeta
Le të harrojmë për një moment të gjitha pamundësitë dhe të supozojmë se një molekulë proteine është formuar në mjedisin më të papërshtatshëm dhe më të pakontrolluar, siç janë kushtet primordiale tokësore.
Krijimi i një proteine të vetme nuk është i mjaftueshëm; kjo proteinë do të duhej të priste durueshëm në këtë mjedis të pakontrolluar pa pësuar asnjë dëmtim, derisa të formohej rastësisht nën kushtet e njëjta, molekula tjetër pranë saj. Do të duhej të priste derisa të krijoheshin njëra pranë tjetrës miliona proteina korrekte dhe esenciale, të gjitha këto "rastësisht". Ato të formuara më herët do të duhej të jenë të durueshme dhe të presin mjaftë, pa u shkatërruar, megjithë rrezet ultravjollce dhe efektet e ashpra mekanike. Të presin krijimin e proteinave tjera pranë tyre. Pastaj këto proteina në numër adekuat, të gjitha të krijuara në të njëjtin vend, do të duhej të bashkoheshin në kombinime të kuptimta për të formuar organelet e qelizës. Asnjë material i huaj, molekulë e dëmshme apo zingjir i pavlefshëm proteinash nuk do të duhej të ju interferonte. Pastaj, edhe nëse këto organele do të vinin së bashku në një mënyrë skajshmërisht harmonike dhe bashkë-punuese me plan dhe rregull, ato do të duhej të sillnin pranë tyre të gjitha enzimet e nevojshme dhe të mbështillen me membranë, brendësia e të cilës do të duhej të mbushej me një lëng special për të përgatitur mjedis ideal për to. Tash, edhe në qoftë se të gjitha këto gjëra "shumë të pagjasa" do të ndodhnin nga rastësia, a do të vinte në jetë ky grumbull molekulash?
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Cell
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Wickramasinghe
Prof. Chandra Wickramasinghe
Përgjegjja është "Jo", pasi që hulumtimet kanë zbuluar se kombinimi i thjeshtë i të gjitha materieve esenciale për jetë nuk është i mjaftueshëm për të filluar jeta. Edhe nëse të gjitha këto proteina esenciale për jetë do të mblidheshin dhe do të vendoseshin në një enë provë, këto përpjekje nuk do të rezultonin në prodhimin e qelizave të gjalla. Të gjitha eksperimentet e kryera në këtë drejtim janë vërtetuar të jenë të pasukseshme. Të gjitha observimet dhe eksperimentet indikojnë se jeta mund të lindë vetëm nga jeta. Pohimi se jeta ka evoluar nga gjërat jo të gjalla, me fjalë të tjera "abiogjeneza", është një përrallë e cila ekziston vetëm në ëndrrat e evolucionistëve dhe është krjetësisht në kundërshtim me rezultatet e qfarëdo eksperimenti apo observimi.
Në këtë kuptim, jeta e parë në tokë duhet të ketë origjinuar nga jeta tjetër poashtu. Ky është një reflektim i epitetit "Hayy" të Perëndisë. (I Gjalli, I Përjetshmi). Jeta mund të fillojë, vazhdojë dhe përfundojë vetëm me vullnetin e Tij. Sa i përket evolucionit, ky jo vetëm që e ka të pamundur që ta sqarojë fillimin e jetës, por gjithashtu është i pandihmë të sqarojë se si materialet esenciale për jetë u krijuan dhe u bashkuan.
Chandra Wickramasinghe nga Universiteti i Cardiff-it e përshkruan realitetin me të cilin ai është ballafaquar si shkencëtar të cilit i është thënë gjatë tërë jetës së tij se jeta ka lindur si rezultat i koinçidencave të rastësishme:
Qysh nga trajnimi im hershëm si shkencëtar, unë isha programuar që të besoj se shkenca nuk mund të pajtohet me qfarëdo krijimi të paramenduar. Ky nocion u desh të zhveshej dhimbshëm. Në një moment unë nuk mund të gjejë ndonjë argument racional për të hedhur poshtë pikëpamjen e cila kërkon kthim kah Perëndia. Ne kemi qenë mendjehapur; tani e shohim se përgjegjja e vetme logjike për jetën është krijimi - dhe jo përzierja e thjeshtë aksidentale.15
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 6:32 pm

LIGJI I DYTË I TERMODINAMIKËS


Ligji i dytë i termodinamikës i cili pranohet si një nga ligjet themelore të fizikës, thotë se në kushte normale to gjitha sistemet e lëna në vetveten e tyre do të tentojnë të qrregullohen, disperzohen dhe shkatërrohen në proporcion të drejtëpërdrejtë me gjatësinë e kohës që kalon. Gjithqka, qoftë kjo e gjallë apo jo, zhveshet, prishet, degjenerohet, dezintegrohet dhe shkatërrohet. Ky është fundi absolut dhe me këtë do të ballafaqohen që gjitha qeniet, në një mënyrë apo në një tjetër, dhe sipas ligjit nuk ka shmangie nga ky proces.

Kjo është diqka që të gjithë ne e kemi vërejtur. Për shembull nëse e dërgoni një veturë në shkretëtirë dhe e leni aty, është e pamundur të presësh që ta gjesh atë në gjendje më të mirë kur te kthehesh aty pas disa vitesh. Përkundrazi, do të shohësh se gomat e veturës janë shpërthyer, dritaret janë thyer, shasia është ndryshkur dhe motori ka pushuar së punuari. I njëjti proces i pashmangshëm qëndron i vërtetë për të gjitha qeniet e gjalla.

Ligji i dytë i termodinamikës është rruga me anë të së cilës është definuar ky proces natyral me ekuacionet dhe përllogaritjet fizike.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Bus
Nëse e leni një autobus të pambikëqyrur në shkretëtirë, gradualisht ai do të shkatërrohet dhe do ti humbë të gjitha tiparet e tij. Kur ta shikoni herën e ardhshme do të shihni gomat e shpërthyera, dritaret e thyera, shasia e ndryshkur dhe motori i vdekur. Ky process i pashmangshëm ndodhë shumë më shpejtë tek qeniet e gjalla. Në të njëjtën mënyrë, të gjitha sistemet në univers shkatërrohen pa intervenim të vetëdijshëm.

Ky ligj i famshëm i fizikës njihet poashtu edhe si "ligji i entropisë". Entropia në fizikë është masë e çrregullimit të një sistemi. Entropia e sistemit rritet me lëvizjen e sistemit prej gjendjes së rregulluar, organizuar dhe të planifikuar drejt gjendjes më të parregulluar, më të disperzuar dhe më të paplanifikuar. Sa më shumë parregullsi ka në një sistem, aq më e madhe është entropia e atij sistemi. Ligji i entropisë pohon se i tërë universi në mënyrë të pashmangshme shkon drejt gjendjes më të çrregulltë, më të paplanifikuar dhe paorganizuar.

E vërteta e ligjit të dytë të termodinamikës, apo ligjit të entropisë, është themeluar teoritikisht dhe eksperimentalisht. Të gjithë shkencëtarët më të njohur pajtohen se ligji i entropisë do të mbetet paradigma parimore për parashikimin e të së ardhmes. Albert Ajnshtajn, shkencëtari më i madh i kohës sonë, e ka përshkruar atë si 'ligji parësor i tërë shkencës'. Sir Arthur Eddington gjithashtu i referohet atij sikur 'ligji suprem metafizik i gjithë universit'.1

Teoria e Evolucionit e injoron këtë ligj fundamental të fizikës. Mekanizmi i ofruar nga evolucioni totalisht është në kundërshtim me ligjin e dytë të termodnamikës. Teoria e evolucionit thotë se atomet dhe molekulat në gjendje të parregulltë, disperze dhe të pajetë u bashkuan me kohë, në renditje të veqantë duke formuar molekula skajshmërisht komplekse siç janë proteinat, ADN dhe ARN, prej të cilave u zhvilluan gradualisht me miliona specie të qenieve të ndryshme të gjalla me struktura edhe më shumë komplekse. Sipas teorisë së evolucionit, ky proces i supozuar i cili prodhon në çdo fazë struktura më të planifikuara, më të rregullta, më komplekse dhe më origjinale, u formua i tëri nga vetvetiu në kushtet natyrore. Ligji i entropisë e bën të qartë se ky i ashtuquajtur process natyror kryekëput është në kundërshtim me ligjet e fizikës.

Shkencëtarët evolucionistë, gjithashtu janë të vetëdijshëm për këtë fakt. J.H. Rush deklaron:

Jeta, në rrjedhjen komplekse të evolucionit të saj, tregon një kontrast absolut në krahasim me tendencat e paraqitura në ligjin e dytë të termodinamikës. Aty ku ligji i dytë paraqet progres ireverzibil drejtë entropisë së rritur dhe parregullsisë, jeta prodhon vazhdimisht nivele të larta të rregullsisë.2

Autori evolucionist Roger Lewin në një artikull në revistën Science e paraqet gjendjen pa rrugëdalje të evolucionit kur kemi të bëjmë me termodinamikën:

Një problem me të cilin janë ballafaquar biologët është kontradikta e qartë e evolucionit me ligjin e dytë të termodinamikës. Sistemet do të duhej të shkatërrohen me kalimin e kohës, duke u bërë më pak të rregullta e jo e kundërta.3

Një mbrojtës tjetër i teorisë së evolucionit, George Stravropoulos, deklaron pamundësinë termodinamike të krijimit spontan të jetës si dhe pamundësinë e sqarimit të ekzistencës së mekanizmave kompleksë jetësorë me ligjet natyrore, në revistën e njohur evolucioniste American Scientist:

Megjithatë, në kushte të zakonshme, kurrë nuk mund të formohet spontanisht asnjë molekulë komplekse organike, por më parë ajo do të dezintegrohej në pajtim me ligjin e dytë. Në fakt, sa më kompleks që të jetë sistemi, aq më jostabil do të jetë ai, dhe aq më i sigurtë është dezintegrimi i tij herët a vonë. Fotosinteza dhe të gjitha proçeset jetësore, e edhe vetë jeta, akoma nuk mund të kuptohen në termet e termodinamikës apo të ndonjë shkence tjetër ekzakte, megjithë përdorimin e zhargonit konfuz ose qëllimisht konfuzues.4

Siq e kemi parë, ligji i dytë i termodinamikës, përbënë pengesë të pakapërcyeshme për skenarin e evolucionit në termet e shkencës e edhe të logjikës. Të paaftë që të ofrojnë ndonjë sqarim shkencor dhe të qëndrueshëm për të kapërcyer këtë pengesë, evolucionistët mund ta bëjnë këtë vetëm në fantazinë e tyre. Për shembull evolucionisti i mirënjohur Jeremy Rifkin e shprehë besimin e tij se evolucioni e mbizotëron këtë ligj të fizikës me një "fuqi magjike".

Ligji i Entropisë thotë se evolucioni e zhdukë energjinë e përgjithshme prezente për jetë në këtë planetë. Koncepti ynë i evolucionit është e kundërta e kësaj. Ne besojmë se evolucioni disi në mënyrë magjike krijon vlerë dhe rend më të madh gjithëpërfshirës në tokë.5

Këto fjalë indikojnë shumë mirë se evolucioni është më shumë një besim dogmatik se sa një tezë shkencore.

Miti i "Sistemit të Hapur"

Të konfrontuar nga të gjitha këto teza, evolucionistëve iu desh që të kërkojnë strehë në gjymtimin e ligjit të termodinamikës duke thenë se ai ligj qëndron i vërtetë vetëm për "sistemet e mbyllura" dhe se "sistemet e hapura" janë jashtë sferës së këtij ligji.

"Sistemi i hapur" është sistem termodinamik në të cilin energjia dhe materia rrjedhin në të dhe nga ai. Evolucionisët pohojnë se bota është një sistemi i hapur: se i është ekzpozuar në mënyrë konstante rrjedhjes së energjisë nga dielli, se ligji i entropisë nuk është i aplikueshëm në botën si tërësi dhe se qenie të gjalla komplekse e me rregullim perfekt mund të krijohen nga struktura të parregullta, të thjeshta dhe të pajeta.

Sidoqoftë, këtu kemi të bëjmë me një shtrembërim evident. Fakti se një sistem ka hyrje të energjisë nuk është i mjaftueshëm për ta bërë atë sistem të rregulltë. Mekanizma specifikë janë të nevojshëm për ta bërë energjinë funksionale. Për shembull, vetura ka nevojë për motor, sistem transmisioni dhe mekanizma të ngjashëm kontrollues për ta kthyer energjinë e karburantit në punë. Pa një sistem të tillë të konverzionit të energjisë, dielli është asgjë më tepër se sa një burim i energjisë destruktive i cili djegë, thanë apo shkrinë.

Siç mund të shihet, sistemi termodinamik pa ndonjë lloj të mekanizmit shnëdërrues të energjisë nuk është i dobishëm për evolucionin, qoftë ai sistem i hapur apo i mbyllur. Askush nuk pohon se mekanizma të tillë kompleksë dhe të vetëdijshëm mund të kenë ekzistuar në natyrë nën kushtet e Tokës së lashtë. Në fakt, problemi kryesor i cili i konfronton evolucionistët është pyetja se si u krijuan nga vetvetiu mekanizmat kompleksë të shnëdërrimit të energjisë, siç është fotosinteza tek bimët, mekanizma këta të cilët nuk mund të përsëriten apo kopjohen qoftë edhe me teknologjinë më moderne.

Derdhja e energjisë diellore në botë nuk do të kishte mundësi që të sillte ndonjë rend ashtu nga vetvetja. Për më tepër, pa marrë parasysh sa e lartë mund të jetë temperatura, aminoacidet nuk do të formojnë ndonjë lidhje me sekuencë të rregulltë. Energjia nga vetvetiu është e paaftë që të shtyjë aminoacidet të formojnë molekula shumë më komplekse të proteinave, ose ti bëjë proteinat që të formojnë struktura më komplekse dhe më të organizuara të organeleve qelizore. Burimi i njëmendtë dhe thelbësor i tër këtij organizimi në të gjitha nivelet është dizajni i vetëdijshëm: me fjalë të tjera, krijimi.

Shmangia e "Teorisë së Kaosit"

Plotësisht të vetëdijshëm se ligji i dytë i termodinamikës e shpërblen evolucionin me etiketën 'i pamundur', disa shkencëtarë evolucionistë kanë bërë përpjekje spekulative për ta ngushtuar hendekun e ndarjes midis këtyre të dyjave, në mënyrë që të mund të pohojnë se evolucioni është i mundur. Si zakonisht edhe këto orvatje tregojnë se teoria e evolucionit ballafaqohet me një qorrsokak të pashmangshëm.

Një person i shquar për përpjekjet e tij për ta 'martuar' termodinamikën me evolucionin është shkencëtari Belg Ilya Prigogine.

Duke filluar nga teoria e kaosit, Prigogine propozoi një sërs hipotezash ku rendi formohet nga kaosi. Sidoqoftë, me gjithë përpjekjet e tij më të mira ai ishte i paaftë që ta pajtojë termodinamikën me evolucionin. Kjo shihet qartë në atë që ai thotë:

Është një pyetje tjetër e cila po na torturon për më shumë se një shekull: Qfarë rëndësie ka evolucioni i qenieve të gjalla në botën e përshkruar nga termodinamika si botë e rritjes së përhershme të parregullsisë?6

Prigogine, i cili shumë mirë e di se teoritë në nivelin molekular nuk janë të aplikueshme në sistemet e gjalla si qelizat e gjalla, e nënvizon këtë problem:

Problemi i rendit biologjik involvon tranzicion nga aktiviteti molekular në rendin super-molekular në qelizë. Ky problem është larg nga të qenit i zgjedhur.7

Kjo është pika ku është arritur më së fundi nga teoria e kaosit dhe nga spekulimet e ngjashme. Asnjë rezultat konkret nuk është arritur i cili do ta mbështeste a verifikonte evolucionin, apo i cili do të eliminonte kontradiktat midis evolucionit, ligjit të entropisë dhe ligjeve tjera fizike.
Megjithë tërë këto fakte evidente, evolucionistët tentojnë të kërkojnë strehë në dredhi të thjeshta. Të vërtetat e qarta shkencore tregojnë se qeniet e gjalla dhe strukturat komplekse dhe të rregulluara që qenieve të gjalla, në asnjë mënyrë nuk kanë mundur të vijnë në ekzistencë nga rastësia nën rrethana normale. Kjo situate e bën të qartë se ekzistenca e qenieve të gjalla mund të sqarohet vetëm me intervenimin e fuqisë mbinatyrore. Kjo fuqi mbinatyrore është krijimi nga Perëndia, i cili e solli në jetë tër universin nga asgjëja. Shkenca ka vërtetuar se evolucioni është akoma më i pamundur sa i përket termodinamikës, dhe se ekzistenca e jetës nuk ka tjetër sqarim përveq Krijimit.
1 Jeremy Rifkin, Entropy: A New World View, New York, Viking Press, 1980, fq.6MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Uparrow
2 J.H.Rush, The Dawn of Life, New York, Signet, 1962, fq. 35MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Uparrow
3 Roger Lewin, "A Downward Slope to Greater Diversity," Science, vol. 217, 24.9.1982, fq. 1239MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Uparrow
4 George P. Stravropoulos, "The Frontiers and Limits of Science," American Scientist, vol. 65, November-December 1977, fq.674MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Uparrow
5 Jeremy Rifkin, Entropy: A New World View, fq.55MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Uparrow
6 Ilya Prigogine, Isabelle Stengers, Order Out of Chaos, New York, Bantam Books, 1984, fq. 129MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Uparrow
7Ilya Prigogine, Isabelle Stengers, Order Out of Chaos, fq. 1758 MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Uparrow
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 6:33 pm

INFORMATAT NË STRUKTURAT E GJALLA DHE VDEKJA E MATERIALIZMIT
Filozofia materialiste qëndron në themele të teorisë së evolucionit. Materializmi mbështetet në supozimin se gjithqka që ekziston është materie. Sipas kësaj filozofie, materia ka ekzistuar qysh nga përjetësia, do të vazhdojë të ekzistojë përgjithmonë dhe nuk ka gjë tjetër pos materies. Për të mbështetur pohimin e tyre, materialistët e përdorin logjikën e quajtur "reduktionizëm". Kjo është ideja se gjërat që nuk janë të observueshme mund që sqarohen gjithashtu me shkaqe materiale.
Për të qartësuar gjërat le të marrim një shembull nga mendja e njeriut. Është evidente se mendja nuk mund të preket apo shihet. Për më tepër, kjo nuk ka ndonjë qendër në trurin e njeriut. Kjo situatë pashmangshëm qon në konkluzionin se mendja është koncept përtej materies. Kështuqë, qenia të cilës ne i referohemi si "Unë", e cila mendon, dashuron, nervozohet, brengoset, ndjen kënaqësi apo dhembje, nuk është qenie materiale sikur sofa, dërrasa apo guri.
Materialistët megjthatë pohojnë se mendja është e "thjeshtësuar në materie". Sipas pohimit materialist, të menduarit, dashuria, brengosja dhe të gjitha aktivitetet tona mentale nuk janë asgjë tjetër veqse reaksione kimike që ndodhin midis atomeve në tru. Dashuria ndaj dikuj është reaksion kimik në disa qeliza në trurin tonë, dhe frika është një tjetër reaksion. Filozofi i famshëm materialist Karl Vogt e nënvizoi këtë logjikë me fjalët e tij të famshme "Ashtu sikur që mëlqia e tajon vrerin, edhe truri ynë e sekreton mendimin."16 Por vreri është materie, përderisa nuk ka ndonjë fakt se edhe mendja është diqka e tillë.
Reduksionizmi është deduksion (përfundim) logjik. Sidoqoftë, deduksioni logjik mund të bazohet në themel solide apo në themele tundëse. Për këtë arsye, pyetja që ne duhet ta bëjmë është: Qfarë ndodhë kur reduksionizmi, logjika themelore e materializmit, krahasohet me të dhënat shkencore?
Shkencëtarët dhe mendimtarët materialistë të shekullit 19 mendonin se përgjigja do të ishte se "shkenca e vërteton reduksionizmin". Sidoqoftë, shkenca e shekullit 20 ka shafaqur një pamje krjet ndryshe.
Një nga qështjet më të spikatura në këtë pamje është "informata" e cila është prezente në natyrë dhe e cila kurrë nuk mund të reduktohet në materie.

Materia nuk mund të prodhojë informata
Më herët ne kemi përmendur se në ADN-në e qenieve të gjalla ekzistojnë informata jashtëzakonisht gjithëpërfshirëse. Diqka që është e vogël sa e njëqindëmijëta pjesë e milimetrit përmbanë një farë "banke të të dhënave" që specifikon të gjitha detajet fizike të trupit të qenies së gjallë. Për më tepër, trupi poashtu e përmbanë sistemin që i lexon këto informata, i interpreton ato dhe e kryen pastaj "prodhimin" në pajtim me to. Në të gjitha qelizat e gjalla, informatat në ADN lexohen nga enzime të ndryshme dhe pastaj prodhohen proteinat sipas këtyre informatave. Ky sistem e bën të mundshëm prodhimin e miliona proteinave për çdo sekondë, dhe atë të llojit të duhur të proteinës për vendin e duhur në trupin tonë. Në këtë mënyrë, qelizat e vdekura të syrit zëvendësohen me ato të gjalla dhe qelizat e vjetra të gjakut zëvendësohen me të rejat.
Le ta konsiderojmë në këtë pikë pohimin e materializmit: A është e mundur që informatat në ADN të reduktohen në materie, siq sugjerojnë materialistët? Ose, me fjalë tjera, a mund të pranohet pohimi se ADN është vetëm një përzierje e materies, dhe se informatat që ajo i përmbanë vijnë si rezultat i interaksioneve të rëndomta të pjesëve të tilla të materies?
Të gjitha hulumtimet, observimet dhe eksperimentet shkencore të kryera në shekullin 20 tregojnë se përgjigjja në këtë pyetje është definitivisht "Jo". Drejtori i Institutit Federal Gjerman për Fizikë dhe Teknologji Prof. Dr. Werner Gitt ka për të thënë këtë lidhur me këtë qështje:
Sistemi i koduar gjithmonë patjetër përfshinë proces intelektual jomaterial. Materia fizike nuk mund të prodhojë kod informatash. Të gjitha përvojat tregojnë se çdo pjesë e informacionit kreativ përfaqëson disa përpjekje mendore dhe mund të lidhet me ide-dhënësin personal i cili e ka vënë në përdorim vullnetin e tij të lirë dhe të cilit i është dhuruar mendja intelegjente…Nuk ekziston asnjë ligj i natyrës, asnjë proçes i njohur dhe asnjë sekuencë ngarjesh e cila mund të bëjë informatat që të lindin nga materia vetvetiu...17
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Design
Materia e cila përmbanë informatat është e rregulluar nga poseduesi i atyre informatave. Informatat në ADN janë dizajnuar dhe krijuar nga Zoti, poseduesi i intelegjencës së pakrahasueshme.
Fjalët e Werner Gitt e përmbledhin konkluzionin e "teorisë së informatave", e cila është zhvilluar në 50 vitet e fundit dhe është pranuar si pjesë e termodinamikës. Teoria informative e investigon origjinën dhe natyrën e informatave në univers. Konkluzioni i arritur nga teoretët informativë si rezultat i studimeve të gjata është se "Informata është diqka tjetër nga materia. Ajo kurrë nuk mund të reduktohet në materie. Origjina e informatës dhe ajo e materies fizike duhet hetuar ndaras."
Për shembull le të mendojmë lidhur me burimin e një libri. Libri përbëhet nga letra, ngjyra dhe informatat që ai i përmbanë. Letra dhe ngjyra janë elemente materiale. Burimi i tyre është prapë materia: Letra është prodhuar nga celuloza dhe ngjyra nga materiet përkatëse kimike. Por, informatat në libër janë jomateriale dhe nuk mund të kenë burim material. Burim i informatës në secilin libër është mendja e personit që e ka shkruar atë.
Për më tepër, kjo mendje e përcakton se si do të përdoren letra dhe ngjyra. Libri primarisht formohet në mendjen e autorit. Autori pastaj e ndërton në mendjen e tij zingjirin e logjikës dhe i rregullon sentencat e tij. Në hapin e dytë, ai i vendos ato në formë materiale, pra mund të thuhet se ai i kryen përkthimin e informatave të mendjes së tij në letër, duke përdorur laps, makinë shkrimi apo kompjuter. Më vonë këto shkronja shtypen në shtëpinë botuese dhe marrin formën e librit të përbërë nga letra dhe ngjyra.
Kështuqë mund ta japim këtë konkluzion të përgjithshëm: "Nëse materia fizike përmbanë informata, atëherë ajo materie duhet të jetë dizajnuar nga një mendje që ka poseduar informatat në fjalë. Së pari është mendja. Ajo mendje i kthen informatat që i posedon, në materie, veprim ky që përbën aktin e dizajnit."

Origjina e Informatave në Natyrë
Kur e aplikojmë këtë definim shkencor të informatës në natyrë, për pasojë kemi një rezultat shumë të rëndësishëm. Kjo për arsyen se natyra të përmbytë me masën e pafundme të informatave (si për shembull në rastin e ADN-së), dhe duke qenë se kjo informatë nuk mund të reduktohen në materie, ajo pra vie nga një burim tjetër jashtë materies.
Një nga mbrojtësit më të flaktë të teorisë së evolucionit, George C. Williams e pranon këtë realitet të cilin shumica e materialistëve dhe evolucionistëve ngurrojnë ta shohin. Williams në mënyrë të fuqishme e ka mbrojtur materializmin me vite të tëra, por në artikullin që shkroi në vitin 1995, ai i vë në pah jokorrektësitë e qasjes materialiste (reduksioniste) e cila pohon se çdo gjë është materie:
Biologët evolucionistë kanë dështuar të shohin se ata kanë të bëjnë me dy fusha që nuk kanë plotpjestues të përbashkët: me fushën e informatës dhe atë të materies. Këto dy fusha kurrë nuk mund të sillen së bashku në ndonjë koncept të njohur rëndom si "reduksionizëm". Gjeni është një pako e informatave dhe jo një objekt…Në biologji kur flitet për gjëra si gjenet, gjenotipet dhe grumbujt e gjeneve, flitet për informata e jo për objektiva fizike…Kjo mungesë e përshkruesve të përbashkët i bën materien dhe informatën dy fusha të ndara të ekzistencës, të cilat duhet diskutuar ndaras, në termet e tyre të veta.18
Kështuqë, përkundër supozimeve të materialistëve, burimi i materieve në natyrë nuk mund të jetë vetë materia. Burim i informatës nuk është materia por Menquria superiore jashtë materies. Kjo Menquri ka ekzistuar para materies. Materia është sjellur në ekzistencë, i është dhënë formë dhe është organizuar nga Ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 6:34 pm

NGJASHMËRIA E NJERIUT ME MAJMUNIN ËSHTË PËRRALLË!



Kompletimi i hartës së gjenomit njerëzor sot nuk jep rezultatin se njeriu dhe majmuni janë kushërinjë. Nuk duhet mashtruar nga tentimet e evolucionistëve për ta shftytëzuar këtë zhvillim të ri shkencor ashtu siç kanë bërë me të gjitha zhvillimet tjera.
Sikur që e dimë, kompletimi i tashëm i hartës së gjeneve të njeriut në kuadër të Projektit të Gjenomit Njerëzor është një përparim i rëndësishëm shkencor. Por disa rezultate të këti projekti po shtrembërohen nga disa publikime evolucioniste. Pohohet se gjenet e shimpanzës kanë 98% ngjashmëri me gjenet e njeriut dhe kjo promovohet si fakt për pohimin se majmunët janë të lidhur me njerëzit gjë kjo që sjell te teoria e evolucionit. Në të vërtetë, kjo është një pjesë "fallso" e evidencës së promovuar nga evolucionistët të cilët përfitojnë nga mungesa e njohurisë lidhur me këtë temë në shoqëri.

Pohimi për ngjashmëri 98 % është propagandë mashtruese
Së pari, duhet deklaruar se koncepti i ngjashmërisë 98 përqindëshe midis ADN-së së njeriut dhe shimpanzës, i përdorur shpesh nga evolucionistët është mashtrim.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Research
Hulumtimet në laboratoret moderne kanë zbuluar se të gjitha pohimet e evolucionistëve lidhur me origjinën e jetës nuk janë gjë tjetër përveqse përralla të trilluara
Për të pohuar se ndërtimi gjenetik i njeriut dhe shimpanzës ka 98 % ngjashmëri, duhet bërë hartën e gjenomit të shimpanzës, njëjtë sikur të njeriut, pastaj këto të dyjat duhet të krahasohen dhe pastaj duhet të nxirret rezultati i këtij krahasimi. Mirëpo nuk ekziston asnjë rezultat i tillë për arsye se deri më tani është bërë harta e vetëm të gjenomit të njeriut. Akoma nuk është bërë ndonjë hulumtim i tillë tek shimpanza.
Në realitet, ngjashmëria 98 përqindëshe midis gjeneve të njeriut dhe shimpanzës, i cili po sillet në agjendë, është një sllogan propagandues qëllimisht i krijuar disa vite më parë. Kjo ngjashmëri është një gjeneralizim tejmase i ekzagjërua,r bazuar në ngjashmërinë e sekuencës së aminoacideve të nja 30-40 proteinave bazike, prezente tek njeriu dhe shimpanza. Analiza e sekuencës është bërë duke e përdorur metodën e quajtur "hibridizimi i ADN-së" në sekuencat e ADN-së që janë në korrelacion me këto proteina dhe vetëm ai numër i kufizuar i proteinave është krahasuar.
Mirëpo ekzistojnë rreth njëqind mijë gjene, dhe në bazë të kësaj njëqind mijë proteina të shifruara nga këto gjene tek njeriu. Për këtë arsye, nuk ekziston asnjë bazë shkencore për pohimin se të gjitha gjenet e njeriut dhe të majmunit janë 98% të ngjashme vetëm për shkak se 40 nga 100 000 proteinat janë të ngjashme.
Për më tepër, krahasimi i ADN-së kryer në këto 40 proteina është gjithashtu kontraverz. Ky krahasim është bërë në vitin 1987 nga dy biologët Sibley dhe Ahlquist dhe është publikuar në Journal of Molecular Evolution.19 Mirëpo një shkencëtar tjetër i quajtur Sarich, i cili ka ekzaminuar të dhënat e fituara nga këta dy shkencëtarë, ka konkluduar se besueshmëria e metodës që ata kanë përdorur është kontraverze dhe të dhënat janë interpretuar në mënyrë të ekzagjeruar.20

ADN i njeriut është poashtu i ngjashëm me atë të krimbit, mushkonjës dhe pulës!
Për më tepër, proteinat bazike të sipër përmendura janë molekula vitale të zakonshme prezente edhe tek qeniet e tjera të ndryshme të gjalla. Struktura e llojit të njëjtë të proteinave prezente jo vetëm te shimpanza, por gjithashtu edhe tek krijesa tjera të gjalla krejtësisht të ndryshme, është shumë e ngjashme me atë të njerut.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Insect
Titull nga një gazetë e famshme në Turqi: " Është zbuluar se ne jemi kushërinjë me mizat!". Poshtë titullit lexojmë: "Një mizë e fruteve, kodi gjenetik i së cilës është hartuar, i befasoi shkencëtarët. Gjenet e mizës janë për 60% të ngjashme me ato të njeriut." Ky është një shembull i rrëfimeve nga lajmet rreth ngjashmërive gjenetike. Rrëfimet si kjo janë shembull i tentimeve për të portretizuar konceptin e ngjashmërive gjenetike si provë për teorinë e evolucionit. Sidoqoftë, ngjashmëritë gjenetike nuk kanë të bëjnë fare me diqka të tillë.
Për shembull analizat gjenetike të publikuara në New Scientist kanë zbuluar 75% ngjashmëri midis ADN-së së krimbave nematode dhe njeriut..21 Kjo definitivisht nuk do të thotë se ekziston vetëm 25% dallim midis njeriut dhe këtyre krimbave! Sipas trungut familjar të bërë nga evolucionistët, tipi Chordata ku është i përfshirë njeriu, dhe tipi Nematoda ishin shumë të ndryshëm nga njëri tjetri qysh para 530 milion vitesh.
Pastaj një zbulim tjetër i cili poashtu u paraqit në media, thotë se krahasimet e bëra midis gjeneve të Drosophila sp. dhe gjeneve të njeriut tregojnë një ngjashmëri prej 60%.22
Në një rast tjetër, analizat e bëra në proteinat e caktuara e paraqesin njeriun poaq afër të lidhur me qenie të tjera të gjalla të ndryshme. Në një hulumtim të kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Kembrigjit janë krahasuar disa proteina të kafshëve tokësore. Quditërisht, në gati të gjithë shembujt, qeniet njerëzore dhe pulat janë qiftëzuar si kushërinjtë më të afërt. Kushëriri tjetër më i afërt ishte krokodili.23
Një shembull tjetër i përdorur nga evolucionistët lidhur me "ngjashmërinë gjenetike midis njeritu dhe majmunit", është prezenca e 48 kromozomeve tek shimpanzat dhe gorillat krahas 46 kromozomeve tek njeriu. Evolucionistët e konsiderojnë afërsinë e numrit të kromozomeve si indikacion të lidhjes evolutive. Por, nëse logjika e tillë e përdorur nga evolucionistët do të ishte valide, atëherë njeriu do ta kishte një kusheri edhe më të afërt se sa shimpanza: "pataten"! Për arsye se numri i kromozomeve tek patatja është i njëjtë me atë tek njeriu: 46
Këta shembuj konfirmojnë se koncepti i ngjashmërisë gjenetike nuk përbën evidencë për teorinë e evolucionit. Kjo për arsyen se ngjashmëritë gjenetike nuk janë në linjë me skemat e supozuara evolucioniste, dhe përkundrazi, këto tregojnë rezultate krejtësisht të kundërta.

Ngjashmëritë gjenetike e shqetësojnë "Skemën Evolucioniste" e cila kërkohet të Konstituohet
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Similarities
Nuk është aspak befasi se kur kjo qështje vlerësohet si e tërë, shihet se tema e "ngjashmërisë biokimike" nuk konstituon evidencë për evolucionin por e hudhë këtë teori në greminë. Dr. Christian Schwabe, hulumtues biokimist nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin e South Carolina, është një shkencëtar evolucionist i cili ka kaluar vite të tëra duke kërkuar evidencë për evolucionin në fushën molekulare. Në veqanti ai ka kryer hulumtime në proteinat e tipit të insulinës dhe relaksinës dhe ka tentuar që të krijojë një afërsi evolutive midis qenieve të gjalla. Mirëpo, atij i është dashur të pranojë shumë here se ai nuk ka mundur të gjejë ndonjë evidencë për evolucionin në ndonjë pikë të studimeve të tij. Në një artikull të publikuar në një revistë shkencore, ai thotë:
Evolucioni molekular është duke u pranuar si metodë më superiore ndaj asaj paleontologjike për zbulimin e afërsive evolutive. Si evolucionist molekular unë do të duhej të isha i ngazëllyer. Në vend të kësaj duket turbullues fakti se ekzistojnë shumë përjashtime në progresionin e renditur të specieve përcaktuar sipas homologjisë molekulare: këto janë aq të shumta në të vërtetë sa që unë mendoj se përjashtimi mund të bartë ne vete porosi më të rëndësishme.24
Bazuar në zbulimet e vonshme në fushën e biologjisë molekulare, biokimisti i famshëm Prof. Michael Denton ka dhënë këto komente:
Secila klasë e nivelit molekular është unike, e izoluar dhe e palidhur me ndërmjetësues. Kështuqë, molekulat, njësoj sikur fosilet kanë dështuar të sigurojnë ndërmjetësuesit e pakapshëm të kërkuar aq gjatë nga biologjia evolucioniste…Në nivelin molekular asnjë organizëm nuk është "më i vjetër" ose "më primitiv" apo "më i avancuar" krahasuar me të afërmit e tij…Ka pak dyshim se sikur këto fakte molekulare të ishin të pranishme para një shekulli…ideja e evolucionit organik mund të mos ishte pranuar kurrë.25

Ngjashmëritë nuk janë vërtetim për evolucionin por për krijimin
Sigurisht se është e natyrshme për trupin e njeriut që të ketë disa ngjashmëri molekulare me qeniet e tjera të gjalla, për arsye se të gjitha këto janë të ndërtuara nga qelizat e njëjta, të gjitha përdorin ujin dhe atmosferën e njëjtë, të gjitha konsumojnë ushqimin e përbërë nga molekulat e njëjta. Sigurisht se metabolizmi i tyre dhe me këtë edhe ndërtimi i tyre gjenetik do ti përgjasojë njërti tjetrit. Megjithatë, ky nuk është vërtetim se ato kanë evoluar nga paraardhës të përbashkët.
Ky "material i njëjtë" nuk është rezultat i evolucionit por i "dizajnit të njëjtë", që do të thotë se ato janë krijuar sipas planit të njëjtë.
Është e mundur të sqarohet kjo qështje me një shembull: të gjitha konstruksionet në botë janë të ndërtuara me material të ngjashëm (tulla, hekur, qimento, etj). Por kjo nuk do të thotë se këto ndërtesa kanë "evoluar" nga njëra tjetra. Ato janë ndërtuar ndaras duke përdorur materialin e rëndomtë. E njëjta gjë vlen edhe për qeniet e gjalla poashtu.
Jeta nuk ka filluar si rezultat i rastësive të pavetëdijshme siç pohon evolucioni, por si rezultat i krijimit nga Perëndia, i Gjithëfuqishmi, Poseduesi i diturisë dhe menqurisë të pafund.

Ai (All-llahu) është që krijoi (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën, e si mund të ketë Ai fëmijë kur nuk pati bashkëshorte? çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara. Ky është All-llahu, Zoti juaj, nuk ka të adhuruar përveç Tij, Krijues i çdo sendi, pra adhuronie Atë; Ai është mbikëqyrës ndaj çdo sendi. (Kur'ani, 6:101-102)

Konkluzion
Si shtesë e krejt informatave që i kemi shqyrtuar deri më tash, ne mendojmë se do ishte ndihmesë theksimi i një fakti tjetër.
Përveq ngjashmërisë sipërfaqësore midis tyre, majmunët nuk janë më të afërt me qeniet njerëzore se sa ndonjë shtazë tjetër. Për më tepër, kur përdoret intelegjenca si mjet i krahasimit, bleta e cila prodhon mrekullinë gjeometrike të huallit, apo merimanga e cila e prodhon mrekullinë inxhinierike të rrjetës, janë më të afërta me njeruin se sa majmuni. Ne bile edhe mund të themi se ato janë më superiore në disa aspekte.
Sidoqoftë, midis njeriut dhe majmunit ekziston një zbraztësirë marramendëse e cila kurrë nuk mund të mbyllet me trille e përralla. Fundja, majmuni është një shtazë pa asnjë dallim me kalin apo qenin në aspektin e vetëdijes. Njeriu, në anën tjetër është qenie me vetëdije dhe vullnet, e cila mund të mendojë, arsyetojë, vendosë dhe gjykojë. Të gjitha këto kualitete janë funksione të 'shpirtit' që ai posedon. Dallimi më i rëndësishëm që e shkakton këtë zbraztësirë gjigante midis njeriut dhe qenieve tjera të gjalla është ky "shpirt". Asnjë ngjshmëri fizike nuk mund ta afrojë këtë zbraztësirë midis njeriut dhe qenieve tjera të gjalla. E vetmja krijesë në natyrë që ka "shpirt" është njeriu.
Ky kualitet superior të cilin e posedon njeriu dhe i cili e dallon atë nga qenie e tjera të gjalla, në Kur'an referohet si:

Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni. (Kur'ani 32:9)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 6:34 pm

IDETË E GABUARA DARVINISTO-MATERIALISTE RRETH PROJEKTIT TË GJENOMIT NJERËZOR
Me bërjen të njohur të të arriturave të fundit në Projektin e Gjenomit Njerëzor, disa institucione publikuese kanë filluar të përhapin mesazhe çorientuese duke e keqinformuar publikun, ashtuqë rruga pa krye ku ka mbërrirë evolucioni të mos bëhet e ditur edhe më tutje.
Më herët, ne përmendëm mesazhet mashtruese të evolucionistëve rreth "ngjashmërive gjenetike" dhe e bëmë të qartë se këto janë interpretime subjektive të cilat nuk sjellin ndonjë fakt për teorinë e evolucionit. Një temë tjetër e cila po promovohet dhe po theksohet me të madhe nën sllogane e tituj të ndryshëm nga shtypi Darvinsto-Materialist, është pohimi se zbulimi i hartës së gjeneve sugjeron se fati i caktuar nga Perëndia mund të sfidohet.
Ky është një keqkuptim dhe mashtrim i madh i trumbetura nga qarqe të ndryshme. Titujt që po paraqiten tash vonë në shtypin e shkruar dhe deklaratat e bëra në diskutime në programet televizive japin impresionin e një indoktrinimi tinzar. Është një gabim i madh prezentimi i informatave nga projekti i gjenomit njerëzor, i shoqëruar nga mesazhe si "Njeriu më nuk do të jetë i mundur nga fati i tij". Sepse në fakt, hartimi i gjenomit njerëzor nuk ka kurrfarë rëndësie në rrjedhjen e fatit të njeriut. Prodhimi i hartës së gjeneve të njeriut në asnjë mënyrë nuk do ta ndërrojë formën e fatit të njeriut, për arsye se ai gjithashtu është i parapërcaktuar. Rrjedhja e Fatit nuk mund të ndërrojë

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Humanbody
Fati është njohuria e përsosur e Perëndisë për të gjitha ngjarjet, të tashmet apo të ardhmet, sikur një moment i vetëm. Zoti veqse i di ngjarjet të cilat akoma nuk kanë ndodhur. Një numër i madh i njerëzve nuk mund të kuptojnë se si Perëndia mund të dijë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, me fjalë të tjera se mund ta dijë realitetin e fatit. Sidoqoftë "ngjarjet të cilat akoma nuk kanë ndodhur" janë të tilla vetëm për neve. Të gjitha ato ngjarje rezultatin e të cilave ne e përshkruajmë si të "panjohur" janë "të panjohura" vetëm për neve. Zoti i cili e posedon njohurinë e pafundme nuk është i kufizuar nga koha dhe hapësira. Në asnjë mënyrë, sepse ishte Ai që e krijoi kohën dhe hapësirën. Për këtë arsye e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja janë që të gjitha njësoj për Zotin; për Të çdo gjë veqse ka ndodhur dhe është kryer. Çdo gjë që neve na ndodhë tani dhe që do të na ndodhë në të ardhmen, është veqse e mbaruar dhe e kryer në shikimin e Perëndisë. Në kohën e duhur të gjithë njerëzit e takojnë fatin që Perëndia e ka përgatitur për ta.
Ashtu sikur dikush që e ka në dorë shiritin e një filmi dhe që mund ta shohë fillimin, fundin dhe gjithqka që është në mes si një tërësi të vetme, njësoj Zoti di çdo gjë rreth qenieve njerëzore që Ai i ka krijuar. Zoti i cili di gjithqka si në një moment të vetëm, e ka shpallur Fuqinë e tij ndaj nesh duke e krijuar pafundësinë, ose kohën pafundësisht të gjatë, në një moment të vetëm, e kjo do të thotë, në një kohë pafundësisht të shkurtër.
Perëndia ka krijuar çdo njeri të në kaluarën dhe të tashmen duke e ditur çdo detaj të jetës së tyre. Qfarëdo që do ti ndodhë dikuj, qoftë kjo e mirë apo e keqe në sytë e tij, ndodhë mbrenda dijes së Perëdnisë. Sura An'am zbulon se gjithqka që ndodhë në këtë botë, qoftë kjo e vogël apo e madhe ndodhë me vullnetin e Perëndisë:

çelësat e fshehtësive janë vetëm tek Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s'ka kokërr në thellësi të tokës, s'ka të njomë dhe s'ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë. (Kur'ani 6:59)
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN AccidentMREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Accident2
Qfarëdo që ndodhë në jetën e dikuj: aksidente të papritura, sëmundje, trajtim mjekësor dhe kurim, gjithqka që duket e mirë apo e keqe, ndodhë në kontekstin e fatit të caktuar nga Perëndia. Se a do të shërohet apo jo personi nga fotografia është e paracaktuar qysh në momentin kur ai sëmuret. Në të njëjtën mënyrë, spitali ku ai do të trajtohet, kohëzgjatja e qëndrimit të tij aty dhe lloji i trajtimit të cilit ai do ti nënshtrohet janë të parapërcaktuara në vështrimin e Perëndisë. Se a do të kurohet ky person një ditë nëpërmes teknologjisë së re, është gjithashtu fati i tij. Është Zoti ai i cili ka krijuar gjithqka dhe ai që di gjithqka.
Kjo është e vërtetë për secilin njeri dhe për secilën ngjarje. As nuk është e mundur që që dikush ta ndërrojë fatin që Perëndia e ka përgatitur për të, e as që është e mundur që të bëhet të ngjajë ndonjë ndryshim në rrjedhjen e ngjarjeve. Perëndia e ka krijuar secilin me jetëzgjatje të caktuar dhe momenti i vdekjes është caktuar (vendi, koha dhe forma) në vështrimin e Perëndisë. Për shembull, sëmundja nga e cila do të vuajë ndonjë person është paracaktuar me biliona vite para lindjes së tij. Se a do të shërohet apo jo ai njeri nga ajo sëmundje është vendosur nga Zoti në fatin e tij. Edhe mjekët, infermierët, spitalet dhe metodat e trajtimit që do të jenë motor i shërimit të tij janë të shkruara që më pare në vështrimin e Perëndisë. Për këtë arsye, fakti që dikush shërohet nga ndonjë sëmundje nuk do të thotë se ai ka mashtruar fatin e tij, por kjo do të thotë se shërimi i tij është pjesë e fatit të njëjtë.
Nëse, në vitet që vijnë, jeta e dikuj zgjatet me intervenime kohore në gjene, kjo nuk do të thotë se kjo ngjarje e ka mposhtur fatin e atij personi. Kjo, thjeshtë, do të thotë kështu: Perëndia i ka dhënë këtij personi jetë të gjatë dhe se Ai e ka bërë përfundimin e hartës së gjeneve si mjet që jeta e tij të jetë e gjatë. Zbulimi i hartës së gjeneve, të jetuarit e atij personi në atë kohë dhe zgjatje e jetës së tij me metoda shkencore janë që të gjitha fati i tij. Krejt kjo është përcaktuar në sytë e Perëndisë para se ai person të vinte në këtë botë.
Njësoj, dikush sëmundja fatale e të cilit është kuruar nëpërmjet zbulimeve të bëra në spektrin e këtij projekti, prapë nuk e ka ndërruar fatin e tij. Kjo për arsye se është fati i atij personi që të shërohet nga ajo sëmundje nëpërmes mjeteve të këtij projekti.
Rrjedhimisht, kompletimi i projektit të gjenomit njerëzor dhe fakti se ai njeri do të mund të intervenojë në ndërtimin gjenetik, nuk do të thotë konfrontim i fatit të krijuar nga Perëndia. Përkundrazi, në këtë mënyrë njerëzimi i përcjell zhvillimet e krijuara për të nga Perëndia, dhe gjurmon e përfiton nga informatat e krijuara nga Perëndia. Nëse njeri jeton 120 vite falë këtyre zhvillimeve shkencore, kjo sigurisht është jetëzgjatje e dekretuar për të nga Zoti, dhe për këtë arsye ai ka jetuar aq gjatë.
Zoti ka shpallur në një ajet se jeta e secilit njeri është e paraqitur në një libër në sytë e Tij:

All-llahu ju krijoi prej dheu, mandej prej një pike uji, e pastaj ju bëri çift. E asnjë femër nuk bart e as nuk lind ndryshe, vetëm se me dijen e Tij, dhe nuk i jepet kujt të jetojë gjatë ose t'i shkurtohet jeta e tij, vetëm se ajo është e shënuar në Libër, e kjo për All-llahun është e lehtë. (Kur'ani 35:11)
Studenti i cili bie nga provimi pranues në universitet për disa vite para se të pranohet në degën ku ai dëshiron, biznismeni i cili e shpëton kompaninë e tij nga bankrotimi, njerëzit të cili i ikin në momentin e fundit një rrëmbimi të aeroplanit, dhe të tjerët që bëjnë gjëra të njëjta, që të gjithë vetëm janë duke e jetuar fatin e tyre. Askush nga ta nuk mund ta ndërrojë atë fat, e as që dikush tjetër ka fuqi për ta ndërruar fatin e tyre për ta.
Shkurtimisht thënë, shprehjet si "E kam mashtruar fatin", "E kam ndërruar fatin" apo "Kam intervenuar në fatin tim" janë si pasojë e injorancës të shkaktuar nga mosnjohja e fakteve rreth fatit. Në anën tjetër, edhe personi që i përdorë këto shprehje gjithashtu është i parapërcaktuar: kur, si dhe nën qfarë kushtesh ai do ti thotë këto gjëra, janë që të gjitha të përcaktuara në sytë e Perëndisë. Është Zoti Ai që i di të gjitha.
Perëndia na ka informuar se çdo gjë është e regjistruar në një libër të qartë në sytë e Tij. Ne jetojmë atë që është e shkruar në atë libër, as më shumë as më pak.

E ata që nuk besuan thanë: "Nuk do të na vijë neve kijameti!" Thuaj: "Po. pasha Zotin tim që e di të fshehtën, pa tjetër do t'ju vijë ai juve. Atij nuk mund t'i fshihet as në qiell as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë". (Kur'ani 34:3)

Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është e lehtë. (Kur'ani 57:22)

Klonimi i qenieve njerëzore apo gjallesave tjera nuk është krijim
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Scientist
Në disa publikime është pohuar se me përparimin e shkencës së gjenetikës, qeniet njerëzore do të klonohen dhe kështu njerëzit do të krijojnë njerëz. Kjo gjithashtu është një pjesë shume e shtrembëruar dhe e panatyrshme e logjikës. Të krijosh do të thotë të sjellësh diqka në jetë nga asgjëja, dhe ky veprim është privilegj vetëm i Perëndisë. Formimi i kopjes identike së qenies së gjallë duke kopjuar informatat gjenetike nuk do të thotë se ajo qenie e gjallë është krijuar. Kur një njeri apo ndonjë qenie tjetër e gjallë është klonuar, qelizat e qenies së gjallë janë marrë dhe kopjuar. Sidoqoftë, njeriu kurrë nuk e ka krijuar nga asgjëja as edhe një qelizë e vetme. Hulumtimet e kryera në këtë drejtim janë stopuar: që të gjitha ishin fare jobindëse.
Rrjedhimisht, zbulimi i ndërtimit gjenetik të njeriut në asnjë mënyrë nuk implikon sfidim të njeriut ndaj fatit të tij, dhe kjo kurrë nuk do të mund të ndodhë. Çdo incident, çdo akt i të folurit dhe të zhvilluarit është i paracaktuar në sytë e Perëndisë sipas fatit përkatës. Njësoj vlen edhe për përparimet teknologjike, zhvillimet shkencore dhe inovacionet që ato do të sjellin. Zoti është i Gjithëdijshëm dhe Gjithëpërfshirës. Fakti se çdo gjë,e madhe apo e vogël, ndodhë brenda njohurisë së Perëndisë është përmendur në Kur'an:

Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon pjesë nga Kur'ani dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurtë. (Kur'ani 10:61)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 6:35 pm



POHIMET E FUNDIT LIDHUR ME MBËSHTJETJEN FOSILE TË TEORISË SË EVOLUCIONIT GJITHASHTU JANË TASHMË HISTORI


Teoria e evolucionit ka pësuar disfatë të zhurmshme në paleontologji sikur edhe në fushat e biokimisë siç janë gjenet, ADN dhe sistemi qelizor. Fosilet demonstrojnë se speciet e gjalla nuk kanë evoluar nga njëra tjetra, por janë krijuar ndaras me karakteristikat e tyre specifike individuale.
Sipas teorisë së evolucionit që të gjitha speciet e gjalla kanë evoluar nga njëra tjetra. Speciet e mëhershme ekzistuese me kohë u shëndërruan në specie tjera dhe që të gjitha speciet u krijuan në të njëjtën mënyrë. Sipas kësaj teorie, ky transformim ka ndodhur brenda një periudhe të gjatë prej qindra miliona vitesh dhe është zhvilluar gradualisht.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Articles
Në studimet tona të tjera rreth jovaliditetit të teorisë së evolucionit ne kemi sqaruar se Arheopteriksi nuk është një qenie e gjallë midis shpendit dhe dinosaurit, por një specie e zhdukur shpendi e cila mund të fluturonte mu sikur shpendtë e sotëm. Megjithë këtë fakt, disa publikime evolucioniste akoma e pranojnë Arheopteriksin për një "paraardhës primitiv të shpendëve" dhe e përsërisin përrallën se "dinosaurët janë paraardhës të shpendëve". Më lartë shihet reportazhi mashtrues rreth Archaeopteryx-it në New Scientist dhe National Geographic. Finalisht, megjithatë, e vërteta është zbuluar; edhe publikimeve evolucioniste iu është dashur ta pranojnë kollapsin e legjendës së Arheopteriksit.
Në atë rast, "specie të ndërmjetme" të shumta, do të duhej të ishin krijuar dhe do të kishin jetuar brenda kësaj periode të gjatë të supozuar të transformimit.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Archaeopteryx
Për shembull, disa krijesa gjysëm-peshk/gjysëm-zvarranik do të duhej të kishin jetuar në të kaluarën gjë që do të kuptonte shtim të disa tipareve të zvarranikëve në tiparet ekzistuese të peshqve tek këto krijesa. Ose disa zvarranikë-shpendë do të duhej të kishin ekzistuar gjë që do të kërkonte shtim të disa tipareve të shpendve në tiparet ekzistuese të zvarranikëve të cilat këto krijesa veqse i kishin. Duke qenë se këto krijesa ishin në periodë tranzitore, ato do të duhej të ishin të gjymta, të mangëta dhe defektive. Evolucionistët u referohen këtyre krijesave teorike, për të cilat besojnë që të kenë jetuar në të kaluarën, si "forma tranzitore".
Nëse shtazët e tilla do të kishin ekzistuar me të vërtetë në të kaluarën, tash do të kishim miliona e bile edhe biliona sosh në numër dhe varietet.
Darvinizmi po shpartallohet mu në këtë pike, për arsye se nuk ekziston as edhe një gjurmë e vetme e këtyre "formave të ndërmjetme tranzitore" imagjinative.
Ky fakt ka qenë i njohur për një kohë të gjatë. Megjithatë evolucionistët akoma spekulojnë rreth disa fosileve, duke tentuar që ti prezantojnë ato si "forma të ndërmjetme tranzitore" dhe e ngushëllojnë vetveten duke thenë se "vetëm disa forma të ndërmjetme janë gjetur deri më tash por në të ardhmen të gjitha ato do të zhgroposen". Fosili më i rëndësishëm i paraqitur si formë e ndërmjetme ka qenë fosili 150 milion vite i vjetër i shpendit të vdekur i quajtur Archaeopteryx. Evolucionistët pohonin se ky shpend kishte tipare të zvarranikëve. Megjithë faktin se pohimet e tyre janë përgënjeshtuar një nga një dhe se është vërtetuar se Archaepteryx-i nuk ishte një formë e ndërmjetme tranzitore por një specie shpendi që fluturonte, ata dëshpërueshëm kapen për këtë fosil të fundit që e kanë.

"Zbulimi fosil kërcënon teorinë e evolucionit të shpendëve"
Një fosil i zbuluar gjatë viteve të fundit definitivisht i përmbysi pohimet e evolucionistëve. Cituar nga burime evolucioniste, është gjetur një fosil i cili zbuloi se paraardhësi i lashtë i shpendëve nuk ishte dinosaur apo ndonjë qenie tjetër e gjallë por shpend.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Fossil1
Paraardhësi i Shpendëve u vërtetua të jetë Shpend

Lajm i paraqitur në New York Times më 23 Qershor 2000, me titullin "Zbulimet e fosileve kërcënojnë teorinë e evolucionit të shpendëve".
.
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Challange
Lajmet rreth këtij zbulimi së pari u paraqitën në mediat botërore më 23 Qershor 2002. Në New York Times u paraqit titulli "Zbulimi fosil kërcënon teorinë e evolucionit të shpendëve". Ishte ky një artikull rreth një shpendi të zhgroposur kohëve të fundit në Lindjen e Mesme. Revistat shkencore prominente si Science dhe Nature sikur dhe rrjeti i famshëm televiziv BBC shpallën zhvilimet e fundit si vijon: "është zbuluar se fosili i zhgroposur në Lindjen e Mesme i cili llogaritet të ketë jetuar para 120 milion vitesh, është i mbuluar me pupla, e ka shporin (parmëzën) mu sikur Archaeopteryx-i dhe shpendtë e tjerë të kohës së sotme, dhe se ka boshte të zbrazëta në puplat e tij. KJO I BËN JOVALIDE POHIMET SE ARCHAEOPTERYX-I ËSHTË PARAARDHËS I SHPENDVE, për arsye se fosili i zbuluar është 75 miliona vite më i vjetër se Archaeopteryx-i. Kjo do të thotë se SHPENDI I VËRTETË ME TË GJITHA TIPARET E TIJ KARAKTERISTIKE VEQSE KA EKZISTUAR 75 MILION VITE PARA KRIJESËS E CILA SUPOZOHEJ TË JETË PARAARDHËS I SHPENDVE."

Një moment gjigand në historinë e Paleontologjisës
Pranimi nga vetë evolucionistët se Arheopterixi nuk është 'formë e ndërmjetme tranzitore' që do të shërbente si evidencë për evolucionin është një kthesë e madhe e rendësishme në historinë e paleontologjisë. Kjo për arsyen se për afër 150 vite Archaeopteryx-i vazhdonte të ishte më prominenti midis shumë pak të të ashtuquajturave 'forma të ndërmjetme tranzitore', të cilat evolucionistët kishin mundur ti zhvillojnë. Sidoqoftë, kjo derë e shpëtimit tashmë është e mbyllur gjihashtu dhe bota e paleontologjisë duhet të ballafaqohet me të vërtetën e thjeshtë se nuk ekziston as edhe një fosil i vetëm i cili do të sillte ndonjë evidencë për evolucionin.
Rezultati është evident. The New York Times gjithashtu ka pranuar faktin dhe e ka vënë në faqen e parë titullin "Zbulimi fosil kërcënon teorinë e evolucionit të shpendëve". Kjo është e vërtetë. Paraardhësi i shpendve ishte shpend. Paraardhësi i peshqve ishte peshk, paraardhësi i kuajve ishte kali, paraardhësi i kengurëve ishte kengur dhe paraardhësi i njerëzve ishte njeri. Me fjalë të tjera, që të gjitha klasët e ndryshme të qenieve të gjalla u shfaqën në formën e përsosur dhe specifike që e kanë sod. Thënë ndryshe, ato u krijuan nga Perëndia.
Rezistenca konzervative që evolucionistët e tregojnë ndaj këtij fakti evident tani e ka humbur edhe gurin e fundit të themelit.

Thanë: "Ti je i pa të meta, ne kemi dije tjetër përveç atë që na mësove Ti. Vërtetë, Ti je i gjithdijshëmi, i urti!" (Kur'an 2:32)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 6:46 pm

Muhamet je shume intelgjent...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 7:05 pm

Kushtrimi86 shkruajti:
Muhamet je shume intelgjent...
Në çfarë aspekti po mendon i nderuar ?

Vetëm poston për të mbështetur shokun tënd Muhametin. Plus kësaj këto nuk i ka shkruar Muhameti(Intelegjenti) por i ka marrë nga faqja harunyahya , Harun Jahja (Harun Yahya) është turk , turku n'a ka shtyp për 500 vjetë. Ndërsa njerëzit si ju përkrahin turqitë edhe sotë dhe besojnë ato që thuhen nga ta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 7:25 pm

hahahaha me ben per te qeshur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 9:32 pm

Mergimtari, eshte e vertete se ato postime nuk i kam shkruar une, kjo shihet prej qielli, edhe Kushtrimi86 e din kete.

Mergimtari, "Mrekullia e krijimit ne ADN" - eshte nje liber shkencor i Harun Jahjes, ka fakte qe ne Kuran jane cekur ne menyre terthorazi, 14 shekuj me pare. A na ka mbajte apo jo turku 500 ajo nuk na hyn ne pune ne kete rast, keto jane fakte shkencore, qe mund t'i kete cekur edhe nje shka i keq, dhe fakti se nje shka e pranon nje realitet neve nuk na jepet e drejta te e mohojme ate realitet.

Faleminderit per mirekutpim

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 11, 2008 11:26 pm

Muhameti a me tregon dicka i nderuar:

Kush eshte ai budalle qe i lexon gjithe keto shkrime, kjo nuk eshte e arsyeshme o i nderuar, te copjohen 100 faqe, mos e merr si fyerje, ama forumi nuk eshte me postu nje liber, por ne forum sa me shkrut te shkruash aq me mire eshte, kjart,e mire, sepse njerezit nuk kane kohe te lexojne nje shkrim te tille, aq me pake kur dihet se eshte shkruar nga nje anti-shkencetar, reaksionar e idealist.

Te pershendes.

Pse jane cekur terthorazi e nuk jane cekur direkt, shkurt e qarte?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Kasper
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kasper


Male
Numri i postimeve : 146
Age : 35
Vendi : Shqiperi Etnike
Registration date : 14/06/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySun Oct 12, 2008 12:43 am

Forumi shpesh here keqkuptohet dhe keqkuperdoret nga njerez te ndryshem per perfitime te ndryshme sikur te ishin personale mire por shume here jane perfitime te tjeter kujt sa nuk e din as vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySun Oct 12, 2008 10:50 am

guximi, si konsiderohet budalla nje njeri qe e lexon nje liber shkencor!? Nuk e marr si fyerje, dhe nuk besoj se jane 100 faqe. Une kete e kam postuar qe ta kemi si baze dhe pastaj te diskutohet.
___

Kasper, e keni gabim sepse per kurfare perfitime personale aq me shume per perfitime te tjeter kujt. Une kete e bej nga vullneti, sepse e ndjej obligim, kur une ndjej se nje veprim imi i caktuar i ben dobi dikujt e dem askujt, zbatimin e tij e konsideroj obligim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySun Oct 12, 2008 11:05 am

Mire de Muhamet une kete dua te them, se forumi nuk eshte vend ku postohen librat, ketu duhet te postohen vetem shkrime te shkurtera dhe mesatarisht te gjata, te kjarta e me domethenje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySun Oct 12, 2008 11:12 am

Nje faqe e ketij forumi qe, jo me shume, po sikur te zbatohej ajo qfare thuani, se nuk duhet te postohen shkrime mesaterisht te gjata, e te gjata. Edhe pse te jeni te bindur se une nuk e bej pse ata e bejne.
Por thjeshte se mendova se eshte e nevojshme, por edhe per arsye se edhe neper forume te tjera perdoret kjo metode, per shkrime te kesaj natyre.

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kasper
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kasper


Male
Numri i postimeve : 146
Age : 35
Vendi : Shqiperi Etnike
Registration date : 14/06/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySun Oct 12, 2008 7:57 pm

O ti shoq me ket foto te qe paske respekt edhe per ty po ne forum duet me pas materiale qe na duen me shum e fen lene pak me anesh e mos u munoni mu bo me pap se papa i venedikut, pa tkeqe te lumtem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptyMon Oct 13, 2008 10:38 am

Kasper, nuk na i ceke materialet me detajisht,... po qfare pape o zoteri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN EmptySat Oct 18, 2008 1:01 am

EKSKLUSIVE

SEKRETET E KUR’ANIT NË PSIKOLOGJI
Në një studim që u zhvillua në klinikën “Akbar” në Florida, u vërtetua edhe një herë që, KUR’AN-i është fjala e Allahut. Studimi ishte planifikuar të realizohej mbi ajetet e Kur’anit që flasin për mëshirën dhe kurimin. Ky studim do të bëhej në lidhje me ndikimin fizik të Kur’anit dhe veçoritë kuruese të tij mbi organizmin, që do të vëzhgoheshin nga mjetet më moderne të kompjuterizuara. Për këtë studim, u morën vullnetarisht persona jomuslimanë, që nuk dinin arabisht dhe të moshave të ndryshme. Pra, eksperimenti do të kryhej mbi ata që nuk kanë asnjë njohuri në lidhje me ndikimin kurues të Kur’anit. Të eksperimentuarit, së bashku me origjinalin arabisht të Kur’anit, dëgjuan edhe përkthimin e tekstit në anglisht. Në këtë kohë, leximi i Kur’anit bëhej nga zëra të ndryshëm, duke u marrë kështu parasysh veçoria e ndikimit të zërit. Pas studimeve prej një viti, përfundimi, që doli me një fjalë të vetme, ishte i jashtëzakonshëm, sepse në 97% të vullnetarëve të eksperimentuar, u vu re një rënie e theksuar e stresit, për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë në sistemin nervor autonom. Një arritje tjetër e eksperimentit ishte edhe mundësia e matjes sëndikimit të dëgjimit të Kur’anit mbi trupin e njeriut.



Në këtë sukses, rolin kryesor e luajtën mjetet matëse kompjuterike, të prodhuara posaçërisht për këtë eskperiment. Matjet u bënë në sajë të ndryshimit të potencialit elektrik të muskujve, përçmimit elektrik të lëkurës, shpejtësisë së rrahjes së zemrës dhe ndryshimit të nxehtësisë së lëkurës.
Të gjitha këto ndryshime ndikuan në organet e tjera të trupit dhe në funksionet e tyre, duke bërë të mundur të përcaktohej kështu edhe ndikimi mbi sistemin nervor autonom. Ky sistem gjithashtu tregoi ndikimin e Kur’anit edhe në vënien në lëvizje të sistemit imunitar, duke bërë të mundur parandalimin e kancerit dhe të shumë sëmundjeve tjera. Përfundimet e pjesës së parë të eksperimentit u paraqitën në “Kongresin e 17-të të Mjekësisë Islame”, në Misuri të Amerikës Veriore, ku rezultatet u pranuan me entuziazëm.
Kështu doli në pah, krahas burimit kurues shpirtëror, edhe forca shëruese, në drejtimin material dhe fizik e Kur’anit.
Mjetet që u përdorën në këtë eksperiment janë:
Kompjuteri MEDAC 2000 SYSTEM. Ky mjet realizonte matjet e ndryshimeve në trupin e njeriut, i prodhuar nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Bostonit. Me anë të këtij mjeti vëzhgoheshin drejtpërdrejt matjet fiziologjike të ndikimeve të dëgjimit të Kur’anit mbi trupin e njeriut. MEDAC 2000 SYSTEM, punonte duke qenë i lidhur në disa sisteme tjera të cilat ishin:
Kompjuteri APPLE II, i pajisur me dy disqe regjistruese, videotransmetues dhe printer.
ELEKTROMYOGRAPHY (E.M.G.), që mat përçimin e aktivitetit nervor të muskujve dhe të lëkurës. Matjet përcaktoheshin nëpërmjet elektrodave të vendosura mbi lëkurë. Ky mjet përdoret gjithashtu për matjet e ngritjes së tensionit të gjakut dhe të ndryshimeve të larta elektrike.
ELECTRODERMAL Response, mat shpejtësinë e frymëmarrjes dhe kohën e rrahjeve të zemrës. Ky mjet gjithashtu mat ndjeshmërinë e lëkurës, duke qenë tepër preciz, arrin të kapë edhe “micro-siemens” në madhësinë 0.007. Elektrodat matëse të këtij mjeti ishin në madhësinë e majavetë gishtërinjëve.
Photo-Electric Plethysm Graphy. Ky aparat maste vazhdimisht shtypjen e gjakut dhe nxehtësinë e lëkurës. Ky mjet, i pajisur me tufa dritash dhe me sisteme kohore, mund të tregonte çdo ndryshim, sado të vogël, në shpejtësinë e rrahjeve të zemrës dhe në shpejtësinë e lëvizjes së gjakut.
Këta makina, duke mos i lënë vend rastësisë, nxirrnin çdo herë të njëjtin rezultat të ndikimit të Kur’anit tek të eksperimentuarit, dhe, ndaj dëgjimit të fjalës Allah, u vu re se rritja e qarkullimit të gjakut, e rrahjeve të zemrës dhe nxehtësia e lëkurës u normalizuan.
Vlen për t’u përmendur se, dëgjuesit në asnjë mënyrë nuk dinin gjë rreth asaj që dëgjonin. Megjithatë, kur dëgjonin fjalën Allah, ndikimet ishin të menjëhershme, ndryshe prej pjesëve të tjera. Dhe kjo gjendje vërteton në mënyrë të përpiktë ajetin kuranor:
“Ne ua dërguam KUR’AN-in njerëzve, për mëshirë dhe shërim”
Metodat që u përdorën:
Eksperimenti u realizua mbi persona të moshave të ndryshme, nga 17-40 vjeç, meshkuj dhe femra. Të gjithë këta ishin jomuslimanë, dhe persona që nuk dinin arabisht. Pjesa e parë e studimit zgjati 42 seanca, dhe në çdo seancë u zhvilluan pesë eksperimente, d.m.th., numri i të eksperimentuarve ishte 210. Në 85 raste të eksperimentuarit dëgjuan Kur’anin dhe pjesë tjera, që, nga zëri, toni dhe përbërja e fjalëve, i ngjanin Kur’anit. Këto pjesë u ndërruan pa rregull, d.m.th., përmbajtja e materialeve u mbajt e fshehtë.
Dyzetë prej të eksperimentuarve, nuk iu dha asgjë për të dëgjuar dhe, duke qenë në të njëjtat kushte, iu bënë edhe atyre po ato matje, në lidhje me organizmin e tyre. Por, megjithëse ishin në kushte komode, nuk u pa ndonjë qetësim psikologjik.
Kur iu dhanë atyre të dëgjonin Kur’anin, në organizmin e të eksperimentuarve ndodhi mrekullia e rënieve të streseve. Pas këtij studimi, pritet të bëhen edhe eksperimente të tjera si ky, në lidhje me shërimin e kancerit dhe të shumë sëmundjeve të tjera me anë të Kur’anit.
Eksperimenti i mësipërm, që doli me sukses, në lidhje me zhdukjen e stresit, shënon një zbulim të rëndësishëm në mjekësi, sepse stresi ishte diçka që ende nuk i ishte gjetur metoda e kurimit.
Stresi gjithashtu është shkaktar për shumë sëmundje të tjera si: tensioni arterial, koliti, ulçera, dhimbjet e kokës, sëmundjet e zemrës etj.
Pra, ata që i janë kthyer Kur’anit, kanë fituar jo vetëm lumturinë e përjetshme, por edhe atë të kësaj bote.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty
MesazhTitulli: Re: MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN   MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MREKULLIA E KRIJIMIT NË ADN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bashkimi është mrekullia që do të ndodhë - Mbreti Leka I

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shkencë-
Kërce tek: