Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pse duhet te kemi frike !

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Pse duhet te kemi frike ! Empty
MesazhTitulli: Pse duhet te kemi frike !   Pse duhet te kemi frike ! EmptyThu Oct 02, 2008 1:59 am

Te nderuar antar doja te kuptoi ç'fare kuptoim me fjalen ''frike'' ,pse duhet te kemi frike ,ka raste te catuara, momente te caktuara ku paraqitet frika ,por ate nuk e shofim dhe nuk e kuptoim se ç'fare eshte si mendoni ju si paraqitet frika ne momentet e caktuara ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Pse duhet te kemi frike ! Empty
MesazhTitulli: Re: Pse duhet te kemi frike !   Pse duhet te kemi frike ! EmptyThu Oct 02, 2008 6:24 am

eu beton, sa mirë bëre me këtë themë! Po duhej ta filloje...
po ku frigohet betoni - qiti edhe ujë të valë, ai veç forcohet;)

Frika si instikt psikologjik, pa u thelluar në analet shkencore, mendoj se duhet të thohet vetiu drejtë ashtu si paraqitet në momente të caktuara, krejt ashtu siç e ndjenë vet.

Njeriu frigohet veç prej asaj që nuk e njeh dhe posa ta njeh frika zhduket apo bëhet guxim, në raste të veçanta, specifike.

Po e marr në këtë aspekt aktual, që na duhet:
Unë nuk i them frikë, por dro, droje, droja dhe gjithmonë kam dro nda njeriu, që mendoj se më flet sinqerisht, apo më don, më adhuron, ma hapë zemren, sepse dashuria nuk është veç e gjinisë së kundërt - por ja që na, fjalën dashuri e mendojmë ndoshta vetëm epshin dhe si me turp e theksojmë!

Kam dro nga sinqeriteti, athua a mund ta tejkalojë, të ia kthej të mirën gjithkujt, me një ma të madhe, apo në një drejtim tjetër: mikut të ia kthej dashurinë dyfish, ashtu sikurse edhe armikut të ia thej hujin katërfish.

Më kujtohet një nga shumë raste, kur ishja në një tubim dhe flisja hapur, por fortë, e aty paskan qenë edhe disa punëtorë sigurimi (sepse ishja në një vend pak të njohur për mua). Derisa po flisja askush nuk bëzante, heshtje varri dhe pasi kreva fjalën, e dija, vëreja se dikush-dikush shikonte njeritjetrin dhe ia bënte me sy, ia rrudhte syrin edhe për të mirë edhe poashtu për të keq, sepse qenkan gëzuar, se iu ra edhe një peshk në rrjetë.
Njeri si ma thepani i tyre, burrë azgan, punëtor sigurimi, vuri duart grushta mbi gjunj dhe iu drejtua odës (jo mua direkt) me një anekdotë (se nuk kishte vend matutje fjala direkte) - e filloi fjalën e tij - ''në një funeral, njeri e pyeti hoxhën:
- Baba Hoxhë, kur përciellet xhenazja në tabut (i vdekuri), a ma sevap asht me e mbajtë tabutin para e pas tij?
- Kryesorja mos të jeshë ti në tabut, se njësoj asht - ia ktheu hoxha.
Unë kishja droje, a mund të ia kthej shumfish dhe pas një heshtjeje varri, më pyeti çuditërisht edhe një klerik:
- A i tuesh zotit? - më pyet kleriku.
- Jo, axhë i thash, zotit nuk i tutna.
- As zotit, ti nuk i tutesh hiç? - gati me rrebesh pyeti prapë.
- Jo,axhë, se zoti nuk të qet mbi shpind as mbi mendje atë që nuk mund e duron as që nuk mund e çon, peshon - por vetëm atë që mund ta përballosh. Zoti i provon të dashurit e Tij!
- Po a din axho kujt i kam droje - njeriut që më don edhe njeriut gomar, që më qet pesha të mëdha që nuk mund t'i përballojë, se unë prej tabutit moti kam zbrit i gjallë disa herë edhe pa e përciellë në tabut tek varri i tij, krejt pushtuesin e trojeve tona e llaskucat, pjatalëpirësit, veglat çorre të tij, që i vejnë grushtat rëndë mbi gjunj - unë nuk vdes! Kur ka plasë jehona e rinisë edhe e burrave, që ishin vërtetë burra trojesh trime!

Nëse nuk vijova ashtu si doni për instiktin e frikës, ju vijoni e ecim bashk...ka shumë variante.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ELIE
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ELIE


Female
Numri i postimeve : 163
Age : 54
Registration date : 10/03/2008

Pse duhet te kemi frike ! Empty
MesazhTitulli: Re: Pse duhet te kemi frike !   Pse duhet te kemi frike ! EmptyThu Oct 02, 2008 6:33 am

Që të gjeni lumturinë e vërtetë, duhet të jeni nga ata të cilët e duan Zotin. Njeriu më pozitiv është ai që misioni i tij në jetë është të arrij dashurinë e Zotit.Ku eshte dashuria ekziston dhe frika.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Pse duhet te kemi frike ! Empty
MesazhTitulli: Re: Pse duhet te kemi frike !   Pse duhet te kemi frike ! EmptyThu Oct 02, 2008 12:33 pm

FRIKA – me kete term identifikohen gjendje te
intensiteteve te ndryshme emotive, qe shkojne nga nje polaritet fiziologjik si
droja, shqetesimi, preokupimi, paqetesia ose hezitimi deri ne nje polaritet
patologjik si ankthi, terrori, fobia ose paniku.


Pra termi
frike perdoret per te shpehur si nje emocion aktual ashtu dhe nje emocion te
parashikuar per te ardhmen, ose thjesht nje gjendje preokupimi dhe paqartesie.


Frika eshte
nje deshire shume e forte dhe intensive per te evituar perballimin me nje
objekt ose me nje situate qe e gjykojme te rrezikshme. Konstatime te tjera te
frikes jane tensionet, qe mund te arrijne ne palevizshmeri (paralizim nga
frika). Tonalitetet e frikes kalojne nga pasiguria deri ne deshiren per t’ia
mbathur.





Nga se lind frika?


Nga
rezultatet e shume kerkimeve empirike arrihet ne konkluzionin se potencialisht
cdo objekt, person ose ngjarje mund te shihet si i rrezikshem dhe rrjedhimisht
te krijoje nje emocion frike.





Si e manifeston trupi friken:


Fytyra e frikes
manifestohet ne nje menyre shume karakteristike: sy te turbulluar, goja gjysem e
hapur, vetulla te afruara, balli i vrenjur. Kjo gjendje tensioni e muskujve te
fytyres eshte e pavullnetshme dhe perfaqeson shprehjen e frikes, qe eshte shume
e njohur ne mosha dhe ne kultura te ndryshme.





Jane dy gjendje tipike te frikes: Gjendja e frikes
akute dhe te papritur karakterizohet me nje aktivizim te sistemit nervor
autonom parasimpatik, me nje ulje te tensionit te gjakut dhe te temperatures se
trupit, ulje te rrahjeve te zemres dhe te tensionit muskulor, djerse te
bollshme dhe zgjerim te bebeve te syve, te pupilave. Rezultat i kesaj eshte nje
tip paralize ose paaftesie per te reaguar ne menyre aktive me ikje ose sulm. Ne
fakt kjo gjendje duket qe e ndihmon individin nga sjelljet agresive te sulmeve
te shfrenuara ne momentet e ikjes apo te levizjes. Por ne menyre paradoksale,
ne rastet ekstreme, reaksione te tilla parasimpatike mund te shkaktojne vdekjen
per shkak te kolapsit kardiak.

Ndersa e dyta eshte gjendja e frikes me pak
intensive dhe aktivizon sistemin nervor simpatik. Nga ky shkak ngrihen fijet e
flokeve lart, muskujt furnizohen me me teper gjak, tensioni muskulor dhe
rrahjet e zemres rriten. Ne kete rast trupi eshte gati per aksion qe
finalizohet me sulm ose me ikje.





Cilat jane
funksionet e frikes:



Sigurisht qe
frika ka nje funksion pozitiv, ashtu si dhimbja fizike, ate te lajmerimit te
nje gjendje emergjence dhe alarmi, duke pergatitur trurin dhe trupin per te
reaguar, gje qe manifestohet me sjellje si sulmi dhe ikja. Pervec kesaj ne te
gjitha speciet e studiuara, shprehja e frikes zhvillon funksionin e njoftimit
te pjestareve te tjere te grupit per prezencen e nje rreziku, pra per kerkimin
e ndihmes dhe per evitimin e rrezikut. Te gjitha keto jane mekanizma qe natyra
i ka zhvilluar per ruajtjen dhe mbijetesen e individit dhe te species.





Si ta sherojme friken?


Frika, sic u tha
ka nje vlere funksionale, qe finalizohet me mbijetese. Per shembull frika na
kujton qe tipa te ndryshme kafshesh perfaqesojne rrezik sepse jane te eger ose
helmues, ky eshte nje avantazh. Ose pergatitja e trupit per nje sulm apo per
nje ikje shpesh garanton mbijetesen. Prandaj kurimi kunder frikes duhet bere
vetem ne rastet e gjendjeve patologjike, si per shembull sulmet e panikut ose
te ankthit, perpara nje stimuli absolutisht te parrezikshem.





Dy jane tipet e kurimit kunder frikes patologjike:


1. Elimini i simptomave, nepermjet teknikave te
familjarizimit me stimulin qe te shkakton frike, duke bashkejetuar me kete
stimul, per te kuptuar se nuk ka asnje rrezik.


2. Elimini i shkakut te frikes, duke u perpjekur ta
zhvleresojme ne te gjitha menyrat ate.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Pse duhet te kemi frike ! Empty
MesazhTitulli: Re: Pse duhet te kemi frike !   Pse duhet te kemi frike ! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pse duhet te kemi frike !
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Psikologji-
Kërce tek: