Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Dobitë nga Çaji

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Dobitë nga Çaji Empty
MesazhTitulli: Dobitë nga Çaji   Dobitë nga Çaji EmptyFri Sep 19, 2008 9:41 am

Në këtë temë mund të sillni receta të ndryshme të dobishme për shëndetin e njeriut nga çajnat e ndryshme popullore.

Lulet e shtogut

Dobitë nga Çaji 200px-Sambucus_nigra_2004_c


Shtogu është një bimë shumë e njohur në vendin tonë. Lulet e shtogut janë të pasura me substanca vepruese, që kanë efekt mjekues në shumë sëmundje. Në sajë të këtyre substancave çaji i përftuar prej tyre ndihmon dukshëm në lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga nervi shiatik
Kjo sëmundje ka prekur një numër të madh njerëzish në vendin tonë. Pas studimeve të shumta të kryera për mënyrën e qetësimit të dhimbjeve, që shkakton nervi shiatik dhe dhimbjet e kolonës vertebrale është vërtetuar se çaji i përftuar nga lulet dhe frutet e shtogut ka dhënë rezultate mjaft të mira në lehtësimin e dhimbjeve. Ato përmbajnë acide organike, vitaminat A e C, esencë, si dhe një faktor veprues, që jep rezultate të mira në mjekimin e dhimbjeve, që shoqërojnë disa sëmundje. Efekte pozitive ky çaj ka dhënë edhe në uljen e temperaturës së lartë. Këshillohet pirja e menjëhershme e çajit, i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës.

Lulet

Ndërsa lulet përdoren për të qetësuar dhimbjet e traktit tretës dhe në rastet e sëmundjeve, që shoqërohen me fryrje të barkut. Bima rekomandohet edhe në sëmundjet e të ftohurit, si gripi, dhe ndihmon në zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes. Rezultate mjaft të mira çaji jep edhe në pakësimin e djersës, shumë problematik ky fenomen tani në stinën e verës. Pirja e çajit përpara se të dilni do të sillte efekte pozitive. Çajin mund ta pini edhe në mbrëmje para se të flini, për të bërë një gjumë të qetë. Mjaft mirë përdoret lëngu i përftuar nga lulet dhe frutet në problemet e fytit dhe mishrave të dhëmbëve. Në rastet e acarimit dhe skuqjes së tyre, rekomandohet të bëhet gargarë disa herë në ditë, deri sa të jeni shëruar plotësisht.

Çaji

Për përgatitjen e çajit nevojiten 2 lugë çaji me lulet e shtogut, të cilat hidhen në një enë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe përmbajtja lihet në qetësi për 15 minuta. Çaji kullohet dhe pihet i ngrohtë dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës, me mjaltë ose me sheqer. Mund të përdoren 1 deri 3 doza të tilla në ditë. I njëjti veprim bëhet edhe për përgatitjen e çajit me frutet e kësaj bime. Pihet një gotë në ditë, sidomos para gjumit. Frutet e njoma mund të përzihen me verë të kuqe dhe të pihet brenda ditës. Kjo kurë shërben për qetësimin e nervit shiatik dhe vazhdon deri në tri javë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Dobitë nga Çaji Empty
MesazhTitulli: Re: Dobitë nga Çaji   Dobitë nga Çaji EmptySat Sep 20, 2008 12:07 am

Çaji nga molla.

Dobitë nga Çaji Apfel_ger

Çaji i përgatitur me mollë të ziera pakëson acarimin e laringut. Po ashtu ky lloj çaji është për të zbutur e pakësuar kollën si dhe kundër zënies së zërit, përkatësisht të kordave të zërit, lehetëson dhembjet e grykës dhe acarimin e frymëmarrjes dhe të vet mushkërive.
Merren 1-22 kokrra mollë, prehen në 3-4 copë secila dhe zihen rreth 30-40 minuta në 200 ml ujë. Çaji i përgatitur bëhet i ngrohtë dhe pihet nga një filxhan, 1-3 herë në ditë.
Në mjekësinë popullore shumë dijetarë këshillojnë: "Hani çdo ditë nga dy kokrra mollë, në qoftës se dëshironi t'i shmangeni infarktit të miokardit".

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Dobitë nga Çaji Empty
MesazhTitulli: Re: Dobitë nga Çaji   Dobitë nga Çaji EmptyMon Sep 22, 2008 9:03 pm

Çaji nga lulet e mollës

Dobitë nga Çaji 200px-Apple_blossoms03

Çaji që përgatitet nga lulet e mollës pihet kundër ftohjeve të ndryshme, lehtëson etjen, forcon nervat, mushkëritë dhe zemrën. Ky lloj çaji është i mrekullueshëm në rregullimin e tretjes. Për përgatitjen e çajit nga lulet e mollës në pranverë vjelen të freskëta lulet, të cilat thahen nën hije dhe pastaj të thata ruhen në pako të letrës dhe përdoren gjatë tërë vitit. Çaji nga këto lule zihet sikur edhe çdo lloj i çajit tjetër, mirëpo në vend të sheqerit i qitet mjaltë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Dobitë nga Çaji Empty
MesazhTitulli: -HITHRA (gjethe   Dobitë nga Çaji EmptyMon Sep 22, 2008 10:30 pm

Bima përbëhet nga gjethet e thara të hithrës (Urtica dioica L. familja Urticaceae), e cila është bimë barishtore shumëvjeçare, e zakonshme tek ne. Bima ka kërcell të drejtë, gjethe të kundërtuara, vezake të thepëta, me buzë të sharruara, të mbuluara ashtu sikundër kërcelli, me qime djegëse; lulet i ka të gjelbra, pa bisht e të rrumbulluara në vile të degëzuara, më të gjata se bishti i gjethes; lulëzon në pranverë-vjeshtë.
Dobitë nga Çaji Hithra10
VETITË:

Gjethet e hithrës përmbajnë karbonat, acid të amonit, taninë, acid formik, glukokinina, fitoncide, klorofil, karotina, vitaminë B2. A, C dhe K, acid pantotenik, kripëra të potasit, silicium etj, si dhe acetilkolinë, histaminë dhe serotoninë (ndikimi i acetilkolinës dhe histaminës në veprimin e bimës është i pakët); ato përdoren për ndalimin e hemorragjisë, kundër anemisë, si ndihmëse në sëmundjen e sheqerit, si nxitëse të urinimit, si mjet që nxit formimin dhe sekretimin e qumështit etj. Këshillohet si mjet diuretik i lehtë në edema, në pezmatime të rrugëve të urinës dhe në reumatizëm. Vepron si mjet ndihmës edhe në sëmundje të mëlçisë dhe të tëmthit. Njihet si bimë e pasur me shumë vitamina, prandaj këshillohet në formë çaji kur organizmi ka nevojë për vitamina. Hithrat e reja mund të përdoren si perime për të fuqizuar dhe harmonizuar punën e zorrëve, si dhe kundër anemisë. Hithrat e freskëta, të rritura, përdoren në reumatizëm si mjet që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë (veprimi djegës dhe kruajtëse). Bima përdoret edhe nga jashtë për të nxitur rritjen e flokëve, kundër zbokthit, për mjekimin e ekzemës etj.

Shënim: Vetitë djegëse i atribuohen një përbërësi pa azot, i paavullueshëm dhe me natyrë rrëshinore, i cili shkakton djegie e kruarje edhe kur ndodhet në sasi shumë të vogla. Bima e tharë, si dhe ekstraktet e fituara nga bima e njomë, por me ngrohje, nuk kanë veti djegëse. Këtë veti e ruajnë ekstraktet alkoolike që fitohen nga bima e freskët. Hithra shfrytëzohet për nxjerrjen e klorofilit, prej të cilit përgatitet fitoli që është lëndë e parë për sintezën e vitaminave E dhe K.

PËRGATITJA E PËRDORIMI:

Një lugë supë me bimë të grimcuar zhytet në një gotë me ujë, zihet 5 minuta, pastaj çaji kullohet dhe pihet. Merren 1 deri 3 doza të tilla në ditë, të ëmbëlsuara sipas dëshirës me mjaltë ose sheqer.
RUAJTJA: Në vende të thata bima ruan veprimin për 18 muaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Dobitë nga Çaji Empty
MesazhTitulli: GJETHE DELLI   Dobitë nga Çaji EmptyMon Sep 22, 2008 10:43 pm

Bima përbëhet nga gjethet e thara të gjethedellit (Plantago. major L. P. media L. dhe P. lanceolata L. familja Plantaginaceae), të cilat janë bimë barishtore shumëvjeçare, të zakonshme në zona fushore, si buzë udhësh e vijash, në kullota, etj. të vendit tone. Lulëzojnë në pranverë-verë.
Dobitë nga Çaji Gjethe16
VETITË:

Gjethet e gjethedellit përmbajnë heterozidin, aukubinë, enzime, taninë, ksantofil, por kryesisht substanca mucilagjinoze e pektinike, në saje të të cilave ato përdoren për të provokuar nxjerrjen e gëlbazës (ekspektorant) dhe si ndihmëse për të mjekuar katarret e rrugëve të frymëmarrjes, bronkitin, astmën etj. Të përdorura nga jashtë, gjethet e gjethedellit kanë veti dregëzuese (mbyl1je plagësh të ndryshme, puçrrash varikoze etj.); gjethet në forme çaji rekomandohen për gargarë në rastet e acarimit të bajameve, për larjen e syve (në acarimet e konjunktivës) etj.

PËRGATITJA E PËRDORIMI: 

Një lugë supe me bimë të grimcuar hidhet në një enë ku shtohet një gotë me ujë; përmbajtja lihet 1 orë që të bymehet, pastaj zihet për 10-15 minuta, kullohet dhe çaji që fitohet pihet. Pihen dy tri gota në ditë. Nga jashtë përdoren më shpesh gjethet e njoma, të lara dhe të njomura për një ore me ujë të valuar, me të cilat përgatiten llapa për mjekime plagësh të ndryshme të lëkurës.

Shënim: Kallinjtë e frutifikuar të gjethedellit të madh (Plan-tago major) grumbullohen gjatë verës dhe thahen në hijet; bima e fituar përgatitet (nga mjekësia popullore e vendit tone) për mjekimin e pezmatimit të veshkave (dhe si ndihmëse në sëmundjen e prostatës) në këtë mënyrë: rreth 40 g kallinj të frytifikuar zihen në 3-4 litra ujë derisa ky i fundit të shterojë në 1/2 litre; përmbajtja kullohet nëpërmjet një garze, mbetja shtrydhet, në mënyrë që e gjithë masa e lënget të kalojë në çaj; pihen 3 gota në ditë, para buke; ajo e mëngjesit esëll. Kura vazhdon deri në mjekimin e plotë, d.m.th. deri në normalizimin e treguesve të urinës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

Dobitë nga Çaji Empty
MesazhTitulli: Re: Dobitë nga Çaji   Dobitë nga Çaji EmptyMon Sep 22, 2008 11:16 pm

ilaqet me temira dhe kfalitete rjedhin prej luleve te ndryshme, dhe keto lule gjinden ne malete kosoves.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Dobitë nga Çaji Empty
MesazhTitulli: Re: Dobitë nga Çaji   Dobitë nga Çaji EmptyMon Sep 22, 2008 11:27 pm

Çaji nga tërshëra

Dobitë nga Çaji Km00015-Hafer

Dobitë nga Çaji Hafer_1

Çaji nga tërshëra dhe elbi po ashtu është shumë i dobishëm për lehtësimin e të gjitha sëmundjeve të brendshme, veçanërisht të veshkave (të bakterieve në urinë), të kanalave të urinimit, të lukthit, të kolitit kronik (të pezmatimit të zorrës), të sëmundjes së sheqerit si dhe të disa sëmundjeve të lëkurës.
Çaji i pa ëmbëlsuar duhet të pihet në sasi të pakufizuara deri te shërimi i plotë, e mund të pihet pastaj edhe rregullisht.
Çaji nga tërshëra dhe elbi mund të përzihet me ndonjë çaj tjetër natyror, me pelim dhe me kamomil, që lehtëson shërimin e bronkitit dhe të astmës, por gjithnjë të ëmbëlësohet me mjaltë, pasi të kullohet e të ftohet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Dobitë nga Çaji Empty
MesazhTitulli: Re: Dobitë nga Çaji   Dobitë nga Çaji EmptyFri Feb 13, 2009 5:51 am

Çaji nga hithrat

Dobitë nga Çaji Home

Çaji nga hithra është shumë i dobishëm për të sëmurët. Farat dhe gjethet e hithrës përdoren në formë të çajit kundër astmës. Hithra ndikon mirë edhe në shërimin e shumë sëmundjeve të tjera të brendshme, siç janë hemorroidet, veshkët, etj, po ashtu lehtëson organet e frymëmarrjes, duke e qitur një lugë të supës në një litër ujë të vluar. Ena të mbyllet dhe të pushojë 5-10 minuta e pastaj të pihet sipas nevojës, tri herë në ditë, pas ngrënies.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Dobitë nga Çaji Empty
MesazhTitulli: Re: Dobitë nga Çaji   Dobitë nga Çaji Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dobitë nga Çaji
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shëndeti-
Kërce tek: