Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!

Shko poshtë 
+30
......
Matheus5
Atdhetari
Eva0506
Driniiiii
ramadan mekaniku
lindikoretini
Medalim
paioni
rrimtaf
tosybell
shahini
xhema
arberia
BashKom
Delia
kasapi
xhiti
haxhiu
detektivi
Martina
petritkola
Mergimtari
MUHAMETII
Adem Berisha
Euridika
Sofra
zeriatdheut
Guximi
murturi
34 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17, 18, 19, 20  Next
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyWed Dec 23, 2009 11:30 pm

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Berisha__medium-90x80
Tirana ndihmon Graçanicën me 400 mijë euro
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka njoftuar se shteti shqiptar…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyWed Dec 23, 2009 11:50 pm

Sala komandant i uksh-s sikur me nji koh Rugova, i uck-s nese uksh-ja asht e serrbis mundte ndodh sala komandant.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyThu Dec 24, 2009 1:18 am

Ku i bijen kio Gracanica?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyThu Dec 24, 2009 1:22 am

Berisha eshte Nderi i Kombit Shqiptar,Demokrati i Palodhur.
Kurse ti Petrit s'me ke thene kujt ja ke shit veten o i uruar,pse kaq poshte ke rene....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyThu Dec 24, 2009 2:50 am

Vertet ndodhi keshtu?!!!!!!!!

Kater persona udhetonin ne te dy mjetet, qe te dy tip Mercedes-Benz, njeri me TR 8959 A dhe tjetri SH 0252 E.

Nga perplasja e forte dy persona, ish deputeti i PS-se Leke Cukaj dhe shtetasi Hasan Guci kane gjetur vdekjen e menjehershme, ndersa dy te tjere kane mbetur te plagosur dhe jane shoqeruar per ne Spitalin Usharak.

Ende nuk dihen shkaqet e perplasjes, por policia e cila ka mberritur ne vendngjarje po heton pisten e shpejtesise dhe terrenin e rreshqitshem te rruges.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyThu Dec 24, 2009 3:21 am

Ndaje dhembjen me familjet e viktimave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyThu Dec 24, 2009 3:58 am

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 29842


A shte Sllobodan Petrovic me origjin nga Bosnja?










“Në cdo samit takohem me presidentin Tadic dhe ajo cka vlerësoj shumë është vullneti i përbashkët për të zhvilluar marrëdhëniet midis dy vendeve tona, për të hapur një kapitull të ri në këto marrëdhënie. Presidenti Tadic është i mirëpritur në Shqipëri dhe unë dua tu them se po punojmë për vizitën e tij të ardhshme. Presidenti e ka mirëpritur ftesën për të ardhur në Shqipëri” u shpreh kryeministri Berisha.

Perse nuk jane raportuar me pare keto takime?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyThu Dec 24, 2009 3:59 am

Juve Arberia kuptoni vetem gjuhen e shit-blerjeve ndaj me neve ju ka ngec shara ne goshde.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyThu Dec 24, 2009 11:02 am

Ore petrit ,ti duhet ta dish se populli(dhe une jam pjese e tij),nuk shitet kurre
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyThu Dec 24, 2009 12:46 pm

Sala dhenderri i serbise ju jep krimineleve serbe ne graqanice 400 mi euro ndihma miqeve te vet a populli shqiptare ne shqiperi dhe kosove nuk kan buk me ngrene.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyThu Dec 24, 2009 3:57 pm

po ju ndihmon miqve te vet..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyThu Dec 24, 2009 5:09 pm

Arberia,

Kur une e njof me rrenje e dhemballe Petrovicin me orgigjin ga Bosnja, juve ju njof edhe me mire.

Juve jeni pjese e bandes antishqiptare familjare ne pushtet,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyThu Dec 24, 2009 5:09 pm

Invalidet dalin ne proteste: As ne nuk jemi paguar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyThu Dec 24, 2009 5:10 pm

Jensen: Shumë sinqerisht, ju po dëmtoni veten tuaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyThu Dec 24, 2009 6:52 pm

Nese i besoni intelegjences tende, atehere provoje ate duke e zbatuar ne pune e jo me fjale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyThu Dec 24, 2009 7:42 pm

eeeee po kush e merr ne pune ket psikopat
Pa dashur te prek sadopak familjaret e te ndjerit Lek Cukaj,shpirti ju prefte ne paqe,ne te gjitha njoftimet qe u dhane mbi aksidentin e tij,na u be me dije qe shkaku ishte moti i keq dhe shpejtesia.....Ky, more zoteri,(petrit Kola),edhe per cdo fatkeqesi qe te ndodhe,nga shkaqe te ndryshme,ky i famshmi,Petrit Kola ,do te fajesoje,Salen...e...interesante kjo...e Petrit???
Ky muhabet behet ,meqe ti i njef te gjithe me rrenje e dhemballe...po dhembet pse i ke harruar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyFri Dec 25, 2009 2:33 am

Arberia,

Une i di disa gjera dhe ju pyes juve, a eshte Sllobodan Petrovic me origjine nga Bosnja dhe a ka grada ushtarake?

Shoqeruesi i tij a eshte kusheri i Sllobodonka Berishes?

Juve pergjigjuni per to e une ju tregoje per Lek Cuken?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
arberia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
arberia


Female
Numri i postimeve : 814
Age : 44
Vendi : tirana
Registration date : 04/05/2009

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyFri Dec 25, 2009 3:23 am

po as ma ndjen ore se kush eshte petrovici dhe kush e ka bere petrovicin,dhe me shume s'ma ndjen per shoqeruesin e petrovicerve,po ti ore s'paske pune tjeter vetem te pergjosh mbas perdeve(si ato plakat e keqia),kush hyri dhe kush doli...hajde pune hajde,bej ndonje pune te fisshme ti sherbesh vehtes dhe pastaj popullit tend,se kjo s'eshte serioze
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptyFri Dec 25, 2009 12:58 pm

Një ndër befasitë e fundvitit për qytetarët shqiptarë ishte edhe vizita në Tiranë e përfaqësuesve të minoritetit serb në Kosovë, të udhëhequr nga kryetari i Partisë Liberale Serbe, Slobodan Petrovic, njëkohësisht edhe anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në Tiranë ai u prit nga niveli më i lartë: Presidenti shqiptar, Bamir Topi, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, Ministri i Jashtëm Ilir Meta etj.

Por përderisa vetë vizita dhe pritja e Petrovicit mund të cilësohet si shfaqje politike, dy deklarata të kryeministrit Berisha janë befasi e
hidhur për shumicën e qytetarëve shqiptarë ngado që jetojnë ata.
Deklarimi i kryeministrit për përmirësim të marrëdhënieve mes shtetit shqiptar dhe atij serb në kohën kur ky i fundit po shfrytëzon çdo mjet e strategji për ta dobësuar fuqinë politike shqiptare, është pa vend. Kryeministri Berisha sikur harroi se ishte Serbia që para disa javësh me gjithë forcën lobonte kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë. Ky lëshim pe i autoriteteve të Shqipërisë vetëm sa forcon pozitën dominuese të Serbisë në rajon dhe, rrjedhimisht, dobëson pozitën e Kosovës.

Mosnjohja e Kosovës, por edhe lobimi agresiv i Serbisë kundër njohjeve nga vendet tjera, janë një shkak i mjaftueshëm që Shqipëria të mos normalizojë marrëdhëniet e saj me të, pasi që, për dallim nga luksi që kanë disa shtete tjera për neutralitet në këtë çështje, Shqipërisë nuk i takon ky rol. Kur kësaj i shtohen armiqësitë e përditshme të Serbisë ndaj Kosovës dhe prosperitetit të saj përmes ndërhyrjeve me strukturat e saj paralele, vetëm sa e shton nevojën që qëndrimi i Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve të jetë më i vendosur drejt kushtëzimit të përmirësimit të raporteve të fqinjësisë
së mirë me njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Serbisë. Kushtëzim tjetër duhet të jetë po ashtu edhe realizimi i të drejtave
civile, politike, sociale, ekonomike e kulturore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Shqipëria duhet të kërkojë nga Serbia të drejta
reciprociteti të shqiptarëve në Luginë, që për më tepër janë utoktonë, me pakicën serbe në Kosovë.

Edhe oferta për ndihmë materiale komunës së Graçanicës dhe deklarimi i Kryeministrit Berisha se ai edhe publikisht por edhe privatisht ka përkrahur decentralizimin etnik, është një ogur i keq. Kjo është ndihmë për një proces thellësisht negativ dhe të rrezikshëm për të ardhmen e integritetit territorial të Kosovës. Në vend që komunës serbe të Graçanicës t’i jepen 400 mijë euro, do të duhej që me këto të ndihmohej shëndetësia apo arsimi në Kosovë. Përmirësimi i gjendjes në këto dy fusha do t’i kontribuonte integrimit të pakicave në Kosovë. Ndihma e komunave serbe në Kosovë d.m.th. ndihmë financiare Serbisë, pasi që këto komuna më shumë udhëhiqen nga Serbia sesa nga autoritetet qendrore të Kosovës.

Shqipëria nuk duhet ta financojë bosnjezimin e Kosovës. Ajo duhet të angazhohet që të zvogëlohet autoriteti dhe pushteti politik i Serbisë armiqësore brenda Kosovës. Kjo do të thotë shpërbërje e strukturave
paralele të Serbisë, kushtëzim i marrëdhënieve normale me njohjen e
Kosovës si shtet nga ana e Serbisë, kushte reciprociteti mes shqiptarëve në Luginë dhe serbëve në Kosovë, kushtëzim në fushën e
bashkëpunimit ekonomik etj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptySat Dec 26, 2009 2:48 am

Quo vadis politika shqiptare?

Nga Sami Islami

Këto ditë, të ftuar nga qeveria shqiptare , dy-tre deputetë serbë të Kuvendit të Kosovës dhe një kryetar i një komune të sapo formuar (serbe), nën udhëheqjen e Sllobodan Petroviçit, vizituan Shqipërinë. Për mua kjo vizitë qe shumë interesante, si nga shkaku pse u ftuan, po ashtu edhe nga shkaku që u pritën nga përfaqësuesit e të gjitha institucioneve shqiptare, duke filluar nga presidenti z. Topi, kryeministri z. Berisha, zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm z. Meta, kryetarja e Kuvendit, zonja Topalli!... Kreu i politikës shqiptare, madje, nuk ngurroi ta quante këtë vizitë edhe si “vizitë historike” dhe për komunitetin serb në Kosovë si “vlerë shumë të rëndësishme” (Çfarë vlere të rëndësishme paska pasur kjo vizitë?)!
Zoti Berisha, shumë i entuziazmuar edhe i ndau një “ndihmë” prej 400 mijë eurosh për komunën e re të Graçanicës. Aferim të qoftë, zoti Berisha! A ka ndihmë më të madhe se kjo për decentralizimin, që më shumë se askujt tjetër i shkon për shtat Serbisë (sigurisht nëpërmjet të serbëve të Kosovës)? Megjithatë, mirë bëri qeveria shqiptare që ia akordoi kësaj komune këtë dhuratë nga se kjo komunë e re vërtetë kishte nevojë për ndihmë!
Le të vazhdojë kështu; kryeministri i Kosovës t’iu japë serbëve traktorë, kryeministri i Shqipërisë të holla (para)! Ah sikur t’i kishte dhënë z. Berisha edhe nja 400.000 euro të tjera edhe për Parteshin (se edhe kjo është komunë etnike serbe e formuar tash)! Dhe kjo “ndihmë” e zotit Berisha erdhi tamam kur Shqipëria po ballafaqohej (siç mora vesh në media) me krizë të vetë financiare! Kjo i bie sikur ajo fjala popullore “punët në shtëpi tollovi, e jep ndihmë në komshi”.
Po Berisha nuk u ndal me kaq. Ai doli publikisht dhe e ftoi presidentin Tadiç ta vizitonte Shqipërinë! Bile tha: “Ne jemi duke punuar që ta presim presidentin Tadiç këtu, sepse tani jemi duke ndërtuar politika të reja rajonale”! Mirë fort! Po ç’t’i bësh kur në të njëjtën kohë ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç, që është dora e djathtë e Tadiçit, doli në televizion dhe bëri ftesë edhe një herë nga të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, të mos e bëjnë këtë!
Pa marrë parasysh deklaratat e këtij të fundit, pra të Jeremiçit, zoti Ilir Meta, si duket mezi kishte pritur të vinte në postin e zv. kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm për t’u takuar me të. Nuk di a e dëgjoi këtë prononcim (dhe prononcime të tjera të kësaj natyre) të Jeremiçit z. Berisha e z. Meta? Si ta quajmë këtë politikë të Shqipërisë zyrtare? Kjo politikë zoti Berisha dhe z. Meta nuk është “politikë rajonale” po “politikë inferiore”, thënë ndryshe politikë e shërbëtorit! A mos po kujtoni se Evropa do t’ju shpërblejë për këto “iniciativa” që po dëshironi t’i realizoni me Serbinë? Aspak!
Serbia me gjithë ato luftëra që bëri, me gjithë ato masakra që i bëri në Kosovë e në tërë ish Jugosllavinë, çuditërisht fitoi liberalizimin e vizave para Shqipërisë! Nuk është e çuditshme që të futet edhe në BE para Shqipërisë. Ju vraponi pas saj po deshët! Shkoni për vizita në Beograd (sigurisht ju pranojnë) dhe ftoni për vizita në Shqipëri (ndoshta ju vijnë)!
Mirë që qeveritarët shqiptarë kishin shfaqur mendimin të takoheshin me krerët serbë, por jam kurioz të di, a thua çfarë do kishte biseduar Meta me Jeremiçin, ose Berisha me Tadiçin? Sigurisht do t’u kishin thënë fqinjëve serbë, se ne jemi të gatshëm të “fillojmë një jetë të re dhe të fillojmë marrëdhënie të reja”.
S’ka gajle që Kosovën e sakatuat (dhe që nuk kërkuat falje, as që nuk e keni ndër mend të kërkoni falje fare!)! S’ka gajle që Kosovën, le që s’po e pranoni, por që po propagandoni për të mos e njohur as shtetet e tjera! S’ka gajle që në territorin serb janë në varreza masive apo të zhdukur krejt edhe më shumë se 2.000 shqiptarë të Kosovës! S’ka gajle që 2.000 nëna shqiptare të Kosovës presin një lajm për bijtë e tyre! S’ka gajle që e dogjët Kosovën. S’ka gajle që provuat ta pastroni Kosovën nga elementi shqiptar.
Fundja s’ka gajle që gjatë luftës së Kosovës u futët, madje, në territorin tonë me kilometra në thellësi duke na vrarë dhe duke vu mina! S’ka gajle që vdiqën shumë banorë të trevës kufitare veriore nga minat e ushtrisë suaj që i kishin “mbjellë” gjatë tërheqjes…!
I vetmi politikan, i cili u prononcua haptas se nuk bënte që Meta ta takonte Jeremiçin ishte z.Pandeli Majko. Ai, me të drejtë, në një intervistë televizive ishte kategorik që një vizitë e tillë do të ishte e pakuptimtë dhe shumë e dëmshme si për Shqipërinë po ashtu edhe për Kosovën.
Po ta shikonim situatën për një çast në drejtim të kundërt. Po të kishte ndodhur që, qoftë edhe ndonjë minoritet serb (e të mos flasim për një komb të tërë , siç ndodhi me popullin e Kosovës) të prekej në atë mënyrë nga shqiptarët apo nga dikush tjetër, a e dini ju se çfarë do të bënte Serbia? Ajo, më të voglën punë që do ta bënte do t’i trazonte të gjitha institucionet ndërkombëtare deri në OKB. Nuk ma merr mendja se ajo do të ishte e gatshme të bisedonte më me shqiptarët pa kërkuar këta të fundit, së paku falje publike. Kështu do të kishte vepruar Serbia për të vetët. Shqiptarët jo. Pse ndodh ky inferioritet ndaj Serbisë nuk e di. Serbia e di se minoriteti serb në Kosovë është më i privilegjuari nga të gjithë minoritetet e tjera, që jetojnë në Evropë dhe prapë as kjo asaj nuk i mjafton.
Në anën tjetër Serbia, le që nuk po mërzitet aspak për krimet e bëra në Kosovë e gjetiu, po ajo në vazhdimësi po bën trysni edhe më të madhe në faktorin shqiptar në Kosovën Lindore, në pjesën veriore të Kosovës (përfshirë këtu edhe Mitrovicën e veriut). Në Medvegjë pothuaj se elementi shqiptar ka rënë në minimum, në Bujanoc, përpjesëtimi serbë- shqiptarë ka rënë diku 50 me 50, sepse një pjesë e madhe e tyre janë shpërngulur (kurse ka qenë 70% me 30% në favor të shqiptarëve). Ka mbetur vetëm Presheva, e cila është vu në shënjestër për ta ndryshuar edhe atje pasqyrën demografike. E politika shqiptare si ajo e Kosovës po ashtu edhe ajo e Shqipërisë, si duket nuk janë duke “i parë” këto zhvillime.
Politika shqiptare gjithnjë është treguar “dorëlirë”. Në këtë mënyrë veproi edhe atëherë kur Maqedonia u “nda” nga ish Jugosllavia dhe u “formua” shtet. Në atë kohë Shqipëria nxitoi ta njihte si shtet, pa asnjë kusht, edhe pse e dinte mirë se rreth 40% të banorëve të saj janë shqiptarë. Shqipëria do të duhet të merrte garanci, me kohë, (para se ta njihte, bile ta kushtëzonte kështu njohjen e Maqedonisë) që shqiptarët të mos mbesin pakicë, ashtu siç i trajtoi politika sllave deri vonë. Politika shqiptare do të duhej të kërkonte paraprakisht që shqiptarët në Maqedoni të njiheshin si element shtetformues. Mu për këtë shkak politika maqedonase tani po përpiqet që shqiptarët t’i trajtojë si qytetarë të kategorisë së dytë edhe pas Marrëveshjes së Ohrit.
Nëse nuk di diçka, thotë një fjalë popullore, shiko si punojnë të tjerët (të mençurit) dhe mësohesh! Serbia për një të drejtë legjitime të popullit shqiptar, për të pasur shtetin e tyre, e çoi madje çështjen në Hagë. Në të njëjtën kohë politika shqiptare, le që nuk i kërkon përgjegjësi kësaj politike anti- shqiptare për mynxyrat që i ka bërë popullit shqiptar të Kosovës, po kërkon që të bashkëpunojë me një politikë që deshi ta shfaroste hiç më pak se gjysmën e popullit të vet!
Nuk di se a është e vetëdijshme politika shqiptare se politika serbe nuk ndërrohet, qoftë edhe nëse ndërrohen politikanët. Jo, ajo është e njëjtë. Politika e sotme serbe është si ajo në kohën e Car Dushanit, si në kohën e Millosheviçit, si kjo në kohën e Tadiçit. Ata e kanë një politikë. Politikën serbe nuk e bën as Millosheviçi, as Tadiçi, as Jeremiçi. Politikën e Serbe e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë kisha ortodokse serbe dhe Akademia serbe. Tadiçi dhe Jeremiçi janë dy marioneta që e zbatojnë këtë politikë.
Kjo është e vërteta. Po nuk e di se deri kur politika shqiptare do të shohë ëndrra në pikë të ditës?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptySat Dec 26, 2009 3:06 am

LAJMI ME I FUNDIT






Dokumenti: Në kulmin e krizës, 1 miliard për spotet e '8 dhjetorit'


Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Dok%20OK

Festat e fundit po i gjejnë pensionistët shqiptarë pa marrë shpërblimet e tyre dhe shumë punonjës të administratës me rroga të shtyra për vitin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptySat Dec 26, 2009 3:00 pm

Sa per shperblime net harrojn por net marrin pensionin normal esht sukses, i mujit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptySat Dec 26, 2009 3:26 pm

dhenderr i serbise,mik i fazliqit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptySun Dec 27, 2009 1:48 am

Ne nje postim Arberia deklaroi per Blendi Fevziun se eshte nder per te qe eshte nip i Esat Toptanit.


Letra e panjohur e Mihal Gramenos kundër Esat Toptanit

Për herë të parë, gazeta “Shqip” publikon disa shkrime të panjohura nga shtypi shqiptar i vitit
1913, ku disa patriotë të njohur si Mihal Grameno, Bahri Omari, Hiqtem Delvina, Kol Tromara,
Ibrahim Shyti etj., i dërguan disa letra të hapura publike Esat Pashë Toptanit dhe i bënin thirrje
atij që të hiqte dorë nga tradhtia që po i bënte Shqipërisë e qeverisë së Vlorës, në të cilën ai dha
dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm. Të gjitha detajet e letrave të tyre dhe mitingu i
protestës i organizuar në qytetin e Vlorës nga disa të rinj patriotë


Në pjesën e parë të këtij shkrimi të
botuar në numrin e djeshëm në
faqet speciale të rubrikës dosier, u
njohëm me një prej letrave të shumta të
hapura, që disa patriotë të shquar shqiptarë
i dërguan Esat Pashë Toptanit në vitin
1913, si dhe mitingun e protestës që
organizuan disa të rinj patriotë në qytetin
e Vlorës, kundër veprimtarisë politikoushtarake
të pashait Toptanas. Në letrën e
parë të nënshkruar nga Met Fiso, e cila u
botua nga gazeta “Përlindja e Shqipnisë”
në shtatorin e vitit 1913, autori në fjalë
bënte një analizë të plotë të gjithë veprimtarisë
së Esat Pashë Toptanit. Që nga lufta
e tij heroike në mbrojtje të qytetit të Shkodrës,
kthimi i tij në Tiranë dhe vetëshpallja
si Mbret i shqiptarëve, duke zënë vendin
e ushtrisë serbe, emërimi i tij si ministër
i Punëve të Brendshme në kabinetin e
Vlorës i kryesuar nga Ismail Qemali, kërkesa
e lejes dhe largimi i tij për të pushuar
disa kohë në disa kryeqytete të Evropës,
ngaqë ndihej i lodhur prej luftës së gjatë
që kishte bërë në Shkodër, kthimi i tij në
Tiranë dhe inspektimi i administratës vendore
në Shqipërinë e Mesme, e deri te
telegrami i dorëheqjes së dërguar Kryeministrit
Ismail Qemali, ku Esati e akuzonte
Plakun e urtë të Vlorës se u kishte marrë
të gjitha kompetencat ministrave të kabinetit
të tij. Në pjesën e dytë të këtij shkrimi
që po botojmë më poshtë, po publikojmë
kronikën e mitingut të protestës që u organizua
në qytetin e Vlorës kundër Esat
Pashë Toptanit, i cili u organizua nga disa
të rinj patriotë si: Hiqmet Delvina, Ibrahim
Shyti, Kol Tromara, Bahri Omari etj., si
dhe letrën e hapur të patriotit të famshëm,
Mihal Grameno, ku ai i bën thirrje dhe e
fton pashain Toptanas që të heqë dorë
sa s’është vonë nga tradhtia që po i bën
Shqipërisë. Po kështu, në këtë shkrim po
publikojmë edhe një pjesë prej artikujve
publicistikë të shkruar nga patriotë të tjerë
të asaj kohe, ku u bëhet thirrje shqiptarëve
të vërtetë të ngrihen nga gjumi dhe të luftojnë
e punojnë për ngritjen dhe mëkëmbjen
e shtetit të ri shqiptar.


Miting i math në Vlonë
kundër Klikës së Tiranës

Veprimtaria antikombëtare e Esad
Pashë Toptanit dhe lëvizjet e tij politiko-
ushtarake në drejtim të kundërt
me atë që po ndiqte qeverisë së Vlorës,
zgjuan një indinjatë të madhe jo vetëm
tek mjaft patriotë të njohur shqiptar
asaj kohe të cilët i dërguan pashait
Toptanas disa letra të hapura publikë
me anë të shtypit, por edhe tek mjaft të
rinj shqiptarë. Një pjesë prej tyre organizuan
një sërë mitingjesh në qytetin e
Vlorës, ku mes të tjerëve e morën fjalën
dhe Mihal Gremeno, Mustafa Hilmi
dhe Jan Minga, të cilët e dënuan veprimtarinë
antikombëtare të Esad Pashës
dhe mbështetësve të tij në Tiranë. Lidhur
me këtë miting ndërmjet të tjerash
në gazetën “Përlindja e Shqipnisë”
shtatorit të vitit 1913, shkruhet: “ Dje
në orën 10 u mbajt një miting i math,
në Muradije, i cili ishte i organizuar
prej një komiteti. Qëllimi i mitingut
ishte që të protestojë kundra Klikës së
Tiranës e cila ka paturpësinë që të sjellë
turbullime sot kur Shqipëria ndodhet
në një ditë të vështirë. Gjindja pra vrapoj
në këtë miting me të cilën treguan
fort bukur dëshirat e kombit shqiptar
që kurrë nuk do të pranojë mendimet
antipatriotike të ca njerëzvet që duan
humbjen e Shqipërisë. Fjalën e parë e
mori zoti Ibrahim, katundar i Vlorës, i
cili tregojti nisjen e të prokllamuarit të
vetëqeverimit Shqipërisë, thotë që ca
re të zeza janë ngritur në Durrës edhe
Tiranë nga ca njerëz të liq për të turbulluar
qetësinë e Shqipërisë. Këta njerz
tha kërkojnë që të bahet kryeqytet
Durrësi, të ndrrohet kabineti duke formuar
një të ri Esad Pasha dhe të kërkoj
Princin që të vinj një orë e më parë, po
thotë se këto kërkime (kërkesa, shënimi
ynë), nuk munt të mbushen kurrë
me qenë që kryeqyteti do të zgjidhet
më vonë si të vinjë Komisioni Ndërkombëtar
dhe Qeveria nuk munt të
ndërrohet pa ardhur Princi, me qenë
që Qeveria e përtanishme është zgjedhur
nga kombi edhe kombi ka besim
të plotë gjer të organizohet Shqipëria.
Gjindja bashkohet duke bërtitur rroftë
Qeveria! Poshtë klika tradhëtore e
Durrësit! Pas zotit Ibrahim mori fjalën
Mihal Gramenoja i cili thotë që vetëm
zemër Shqiptari nuk munt të ketë klika
e Tiranës e cila përpiqet që të turbullojë
vëndin me qëllimet antipatriotike.
Të këtillë njerz janë armiqtë e kombit,
të cilat janë të huajt se tjatër soj nuk
munt të kërkojnë gjëra pa arsye, kur sot
Shqipëria ndodhet në rrezik edhe ndo-
dhet e shkelur nga armiqtë. Edhe për
të provuar gjishtin e huaj, thotë që kjo
klikë punon nën urdhrin e Dhespotit të
Durrësit i cili është një grek edhe vetëm
të mirën e Shqipërisë nuku do. Mbaron
duke thënë që shkuan ato kohra
kur aventurierët dhe gënjeshtarët hiqnin
për hunde popullin se sot populli
u zgjua dhe do të mprojë atdhenë nga
çdo rrezik dhe nga çdo tradhëtor, andaj
bën thirrje për bashkim, se populli
është shpresa dhe shtylla e një kombi e
jo dy tri veta të liq që me titullin duan
të mbretërojnë e të turbullojnë qetësinë.
Pas zotit Grameno e merr fjalën
Jan Minga i cili me një fjalë patriotike
dhe të nxehtë i drejtohet popullit duke
i thënë: “Popull, tynë që të kanë lënë të
varfër, xgjohu. Xgjohu popull nga gjumi
se ata njerëz të ligj kërkojnë e paskëtaj
të shesin lëkurën në treg. Bashkohuni
rreth flamurit të shenjtë dhe betohuni
që do të vdisni për këtë flamur i cili
pas 500 vjet u ngrit me kaq mundime
dhe kaq rreziqe. Protestoni kundër atyre
tradhëtorëve që kurrë s’kanë pasur
dhembsuri për atdhe po përkundrazi e
kanë shkelur me këmbë. Sot kur ndodhet
Shqipëria në rrezik duhet të jemi
gati për të dhënë shpirtin t’onë e ta
ndihmojmë Qeverinë për shpëtimin e
atdheut! Të gjithë të bërtasim me këto
fjalë që jemi gati kur të na urdhëronjë
Qeveria. Pas zotit Minga e mori fjalën
Z. Mustafa Hilmi i cili me një talent
oratorik numëron qëllimet e liga që
dëshirojnë tradhëtorët e Durrësit. Jo
dashuria e atdheut po liqësia e shpuri
klikën e Tiranës të bënjë turbullime
për të mbushur qëllimet e liga që ka,
po sot kombi nuk bëhet vegël e disa
tradhëtorëve edhe gjakpirsëvet! Nuk
jam anëtar i Qeverisë së sotme, thotë,
mundet jam edhe kundra po jo sot kur
Shqipëria është në rrezik dhe gjysma e
shkelur po kur të vinjë dita e bukur që
të rregullohet Shqipëria, ahere munt
të kërkojmë të ndërruarit e kabinetit.
Ajy quhet tradhëtor i cili nuk vjen sot
sot t’i unjet flamurit shenjtë e të ndihmojë
Qeverinë për shpëtimin e atdheut
ndaj, bën, thirrje në bashkim kundra
tradhëtorëve dhe gjakpirësvet. Të gjithë
bërtasin rroftë Qeveria, poshtë tradhëtorët!
Si mbaruan fjalët i epët leje
komisionit që të lajmërojë gjithë Shqipërinë
për bashkim kundra çdo rreziku
edhe duke kënduar”Flamurit pranë të
bashkuara”, u përndanë në qetësi.


Ku janë shqiptarët?
Ajo ditë kaq e pritur dhe e dëshiruar
nga Shqiptarët, që të shohin ëndrrën
të mbushur, ardhi, se Shqipëria u lirua
edhe për së shpejti do të nëmërohet
Shtet po Shqyptarët ku janë? Ku janë
ata Zotërinj që digjeshin dhe përvëloheshin
për lirin e Shqipërisë? Ku janë
gjith ata që nuk mundnin të çfaqnin atdhetarinë
dhe të ndihmonin të mjerën
Shqipëri nga frika e qeverisë turke? Sot
më nuk kanë të qahen as nga një anë
se ardhi ditë që të dëftejnë patriotizmin
pa ndonjë pengim dhe frikë? Sot
është dita për cilindo shqiptar që të
dëftenjë atdhetësinë duke ndihmuar të
mjerën Shqipëri kush me mëndje, kush
me dituri, kush me të holla e kush me
fuqi se për cilin do ka nevojë atdheu
që t’a ndihmojë. Po mjerisht shqiptarë
nuku ka! Ajo ditë ardhi që të n’a xbulonjë
pëlhurën e të na tregonjë lakuriq
siç jemi, të na dëftenjë që kurrë s’kemi
patur dhemburi për atdhe dhe të gjitha
ishin fjalë të kotta e të rema! E vërteta
kjo është pa le të n’a duken të hidhura
dhe të tharta. Koha n’a e tregoji të
gjitha andaj s’kemi për se të turpërohemi.
Po kur thomi se s’ka Shqiptarë
nuku përmëndim atë pakicë të vogël që
ndodhet në mërgim, nuku munt të harojmë
opingën (ka kuptimin e fshatarësisë
patriote, shënimi ynë), e shkretë që
zuri të zgjohet, nga gjumi, edhe nuku
munt të mohojmë ata të paktë atdhetarë
që përpiqen dhe duan të punojnë.
Fjala është e shumicës dhe për ata që
mundin të shërbejnë e të ndihmojnë
atdhenë po jo vetëm që nuku duan, por
përkundrazi përpiqen që ta ç’farosën
nga faqja e dheut! Edhe të këtillët as
që kuqen kur thonë që duan të mirën
e Shqipërisë. Kur sot Shqipërinë e krijoji
dhe liroji Evropa tregohen kësisoj,
po sikur të ishte që ta lironin vetë,
duke derdhur gjakun, ç’kërkime (kërkesa,
shënimi ynë), mund të kishin? Pa
dyshim që as nuku do të mundësh të
hapësh gojën të thoshe gjësendi se të
priste e zeza! Atëhere me fjalë Shqipëria
duheshe çiflig i Zotërisë së tyre dhe t’a
përdornin si t’ua kish ënda! Për shembull
do marrim dy tejshkrime që ju
dërguan Qeverisë së Vlorës, nga Tirana,
dhe Durrësi, edhe me një fjalë të bëhet
diktator Esat Pasha! Ja ku qenkan mbledhur
shqiptarët atdhetarë, mundet dhe
të zjarrtë, të cilët nuku i zë gjumi dit e
natë për të mirën e Shqipërisë! Po mirë
o Zotërinj, qysh nuku u vjen rëndë nga
kërkimet t’uaja? Përse nuku mendoji
pak që qëllimet edhe veprat t’uaja janë
antipatriotike duke sjellë dëm atdheut?
Mos pandehni që jam anëtar i Qeverisë
së Vlorës, po jam anëtar i së vërtetës
edhe si atdhetar do mpronj Shqipërinë.
Cili do Shqiptar atdhetar do mpronjë
Qeverinë e Vlorës edhe do ta nderonjë,
me qenë që ajo punon për të mirën e
Shqipërisë.


Pas zotit Grameno e merr fjalën Jan Minga i cili me një
fjalë patriotike dhe të nxehtë i drejtohet popullit duke i
thënë: “Popull, tynë që të kanë lënë të varfër,
xgjohu. Xgjohu popull nga gjumi se ata njerëz të ligj kërkojnë
e paskëtaj të shesin lëkurën në treg”


Letra e një grupi të rinjsh patriotë të mbledhur në qytetin e Vlorës

“Esad, mos e turbullo qetësinë e Shqipërisë”

Përveç letrës së hapur të dërguar nga patrioti i famshëm, Mihal Gremeno, në adresë të
pashait Toptanas u dërguan edhe disa letra të tjera të nënshkruara nga grupe të ndryshme
patriotësh. Një prej tyre ishte dhe ajo e një grupi të rinjsh patriotë nga qyteti i Vlorës, në të
cilën shkruhet: “Esad Pashës në Durrës. Ne Shqiptarët e rinj që kemi qenë studentë nëpër
universitete të ndryshme, me një za që na del nga të thellit shpirt po të themi: Ne je Shqiptar
me ndjenja, në dëshiron gjallimin e kombit dhe atdheut të shenjte që me një tok mundime
mund të mbetet sa një grusht, në doni që të mos humbasë përjetë, nga udha që kini zënë
të mërgohi. Qeverria e Vlorës, edhe në qoftë se ka bërë ca gabime pa asnjë farë rëndësie,
sot, në këtë kohë që po ndahen kufi jtë e Shqipërisë, s’duhet të kundërshtoheni duke marrë
fl amurin kundërshtar dhe të trumbulloni qetësinë e cila, Shqipërinë, munt ta hedhë në më të
keqin rrezik. Këtë guxim s’munt t’a ketë një Shqiptar atdhetar përveç atyre që dëshirojnë fi time
të veçanta. Pra, na, djemuria që jemi mbledhur këtu në Vlorë për të siguruar mbrothësinë e
përparimin e kombit, këtë udhën t’uaj s’ua pranojmë po u protestojmë me mish e me shpirt,
dhe atyre që guxojnë të sjellin të këtilla grindje, në këtë kohë kaq të rrezikshme, duke u dhënë
emrin tradhëtor të kombit, për jetë i mallkojmë.
Haki Glina, Hiqmet Sali Delvina, Ymer Lytfi , Demir Selenica, Bahri Ommar, Bajram Iljaz, Azmi,
Ali, Mihal Cami, Kol Tromara, Thodhor Koti, Leonidha Frashëri, Vasil Pepo-Korça, Thoma Berati,
Agostin Vangjel, Ismet, Ibrahim Shyti Vlora, Musa Qazim, Qemal Kolonja, Ibrahim Naxhi
Shkupi, Hasan, Mustafa, Fuat Preveza, Xhevad Janina, Hysamedin Janina.


Grameno: Esad, kini kohë të hiqni dorë nga tradhtia

Në letrën e tij të hapur dërguar në adresë të Esat Pashë Toptanit,
e cila asokohe u botua nga gazeta “Përlindja e Shqipnisë”,
nën titullin “Kini kohë”, patrioti i famshëm, Mihal Grameno,
i shkruante: “Pasha, kur gjithë Shqipëria u shkel nga armiqtë
e kombit t’ënë. Shqiptarët nuk humbën shpresën e guximin për të
mos poshtëruar para atyrevet që pa ndonjë kundërshtim shkelët atdhenë.
Edhe ketë e detyrojmë në luftëtarët Shqiptarë të Shkodrës të
cilët luftonin dhe luftuan gjer në funt burrërrisht nënë kumandë të
Zotërisë sate. Nuku dini Pasha me sa gëzim, me sa zemër edhe me
sa lutje në qiell, luteshin tek i madhi Zot për juve dhe për ushtarët
që komandonit. Për çdo Shqiptar ju kishit mbetur e vetmja shpresë
për kombin andaj besonin që Shkodra ishte e vetmja në duheshe
të rronjë një Shqipëri ose ishte e dënuar të vdesë. Të lumtur pra
provuat që Shqipëria duhet të rronjë. Luftove Pasha me dragonjtë
e Shqipërisë u dhe dërmën anmiqëvet dhe nderove kombin tenët,
nderove Shqipërinë dhe nderove emrin e Skënderbeut! M’i madh
pagim për një luftëtar as që munt të bëhet edhe as që është bërë
kurrë! Vërtet Shqipëria nuku mundi t’u kurorzonjë me kurorën
e artë, nga shkaku që ishte e shkelur nga armiqtë, po ajo e ruante
atë kurorë dhe, kur të vinte ajo ditë e lumtur, do t’u kurorëzonte si
duheshe duke thënë gjithë Shqipërisë cili është Esat Pashë Toptani!
Pasha, dridhem nga turpi dhe do të dridhem gjith bijtë e Shqipërisë
paskëtaj po të jetë vërtetë që kërkoni të shkelni me këmbë fitimet
e mëdha që munt t’i fitoni në luftë. Dridhen dhe do të dridhen të
gjithë Shqiptarët kur të mësojnë vërtet që Esad Pasha, pas këtij nderi
të math, u tregua armik i Shqipërisë duke dëshiruar humbjen e saj.
Mendohuni Pasha se është e kotë. Nuku do t’u kujtojmë gabimet e
pandiera, po të shkuarat, po do t’u kujtojmë s gabime bëni, sot, kur
Shqipëria nuku është kufizuar dhe ndodhet në më të madhin rrezik,
duke kërkuar të sillni grindje dhe përçarje. Shqipëria u emërojti
Ministër të Brendshëm, megjithë që të ish tjatër nuk e pranonte për
nder të trimërisë duke ndejur larg luftës politike, po Z. Juaj pas shumë
të vërtitura e pranuat dhe muart frenë në dorë. Gjithë Shqipëria
u gëzua duke besuar që edhe Shqiptarët kryetarë dinë të apin dorën,
përpara rrezikut të atdheut dhe çdo re nuk mund të trubullojë qiellin.
Besuan Shqiptarët që Esad Pashë Toptani është bir i Shqipërisë
edhe ay i vërteti, domethënë kushëriri i Refik beut edhe i Mazar
beut edhe i Abdi beut Toptanit, po mjerisht u gënjye ose e gënjyen!
I shkeli me këmbë të gjitha ato nderime të cilat as me gjysmën e
kësaj bote nuk fitohen! Pasha, Shqipëria kurrë nuk munt të harrojë
shërbimet e nderimet që i dhatë Juve, në qoftë se do të pendohi për
udhën e shtrembër q’u kanë shtenë, andaj, nderi i Zotërisë Juaj kërkon
që të qëndroni atje ku kombi u nderoji se tjatërsoj do të turpërohi!
Mos dëgjoni Pasha egoistët dhe gënjeshtarët, mos dëgjoni
armiqtë e kombit, po dëgjoni zërin e atdheut që ndodhet në rrezik!
Nderi yt Pasha e kërkon këtë që të mos turpërosh emrin dhe oxhakun
tënd! Pasha, tinë e din fort mirë që Shqipëria do të bëhet domosdo
po mos u bëj shkak të nxish emrin! Shqipëria Pasha do të bëhet
për Shqiptarët gjithë, të Krishterë dhe Muhamedanë, edhe e di fort
bukur që s’bëhet Turqi e vogël, andaj ta kesh për detyrë t’u tregosh
të tjerëve që duhet të bëhen Shqiptarë e të duan Shqipërinë e jo siç
tregoji armiku i saj. Miqtë q’u rrethojnë do të kishin për shembull po
të qëndronin kundra armiqve, Serbë dhe Grekë që na turpëruan dhe
na rrahnë si gomarët, po për fat të zi atë trimëri, që të mos thomi
djallëzi, e përdorin për kombin e vet! Mos dëgjoni Pasha ata që kurrë
s’janë menduar për të mirën e atdheut po vetëm për veten e tyre se
ata nuk dinë ç’është atdhe! Mbaronj Pasha duke u lutur të pendoni
sa kini kohë! Vlorë. Mihal Grameno.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feride
Anëtar
Anëtar
feride


Female
Numri i postimeve : 427
Age : 39
Vendi : alanese
Registration date : 13/12/2009

Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 EmptySun Dec 27, 2009 1:59 am

Sali Berisha gjere me sote asgje nuk e ka tradhetue kombin shqiptar,ky ka ra e NATO ka intervenue ne kosove se sa per uçk hala serbijaqken e kishim kembe kryq mes kosoves !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty
MesazhTitulli: Re: Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!   Berisha prap kunder Bashkimit kombetar! - Faqe 16 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Berisha prap kunder Bashkimit kombetar!
Mbrapsht në krye 
Faqja 16 e 20Shko tek faqja : Previous  1 ... 9 ... 15, 16, 17, 18, 19, 20  Next
 Similar topics
-
» Kuvendi i Bashkimit Kombtar
» Cilin do ta zgjidhshit si përfaqsues të Bashkimit Kombëtar ?
» Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombëtar
» Rrezit e pengesat ndaj bashkimit kombtar!
» Prap Bastisje në shtëpinë e ish-ushtarit të UÇK-së !!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: