Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin

Shko poshtë 
+4
Ago Muji
zeriatdheut
Smolica
feneri
8 posters
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin Empty
MesazhTitulli: E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin   E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin EmptyWed Sep 17, 2008 7:50 pm

Forca policore , sot e arrestuan Komandant Askerin , Ramazan Bajrami, pjesemarres në luften e 2001 .

Plaku 83 vjecar, pas nje kohe te gjate arresti shtepiak, ne fshtain Arangjell te Komunes se Osllomese vendos te zbresë deri ne Kercove. Arsyet ishin te paguaj faturat e telefonit dhe te rrymes elektrike dhe te takohet me miq e dashamire !

Mirepo, ata qe e perndiqnin kembakembes duket se ishin shume aktive per tia zene priten sapo Komandant Askeri beri pagesat e faturave ne Poste dhe doli ne shesh te qytetit te takoje dashamire qe i ka ngado! E rrethuan forca policore dhe e futen ne autoburg te cilin e nisen ne drejtim te Manastirit!

Kjo fushate e cila nuk mbaron ka per qellim t'i thyej e nenshtroje shqiptaret të cilet edhepse për shume arsye trumbetojne se po fitojne te drejta dhe trajtohen si te barabartë! E verteta e tille ja ku i ka faktet, perderisa perndiqen dhe burgosen ata qe kontribuan per ceshtjen shqiptare dhe mbijetesën e tyre. E njeri nder ata , padyshim eshte i famshmi KOmandant Askeri, i cili edhe pse ne moshe te shtyer bashke me dy nipat e tij doli ne vijen e frontit luftarak qe shqiptaret te gezone lirin!

E shqiptarët, ne keto pranga kanosese nuk duhet te heshtin, por, të bëhen jehone e kushtrimit per lirinë e Komandantit, qe njeherit eshte edhe liria e tyre!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Smolica
Fillestar/e
Fillestar/e
Smolica


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 64
Vendi : Gjakove
Registration date : 17/09/2008

E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin Empty
MesazhTitulli: Re: E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin   E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin EmptyWed Sep 17, 2008 9:25 pm

Kjo eshte edhe fetyra e makosllaveve e vertete ku edhe plaku 83 vjecare arrine te percillet hap pas hapi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin Empty
MesazhTitulli: Re: E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin   E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin EmptyThu Sep 18, 2008 12:30 am

Ky lajme i hidhur dhe ki turp bjen mbi krejt ne shqipetaret qe lejojem edhe nje luftetare si komandanti 83 vjeqare e arestohet ky eshte turpi jo i makosllaveve por eshte turpi i atyre qe rine ne karige bashke me makosllavet lajm shum i hidhur per mua veqnarishte qe komandant askerin e njofe shume mire dhe kemi nda kafshaten e bukes me ate bure trim e luftetare i deje kerkoje nga i gji stafi dhe gjithe forumistet qe ne emer te forumit bashkimi kombetare te shkruhet nje ultimatume krereve tredhetare shqiptare me ju bere me dije qe ose e sjellni komandant askerin ose ikni shkoni edhe ju ne ato burgje ju lutem me sinqeritetin me te madhe staffit te nderua qe te dale ne emer te forumit bashkimi kombetare te shkruhet nje ultimatum dote jeme i pari aje qe dote nisem per me e realizu detyren qe me perket BEJENI KETE PER KOMANDT ASKERIN SE AI KA BERE SHUM ME SHUME PER NE JU LUTEMI STAFFI I NDERUA DHE FORUMISTE TE NDERUAR TI LEME TE PAKTEN KETO DITE KRITIKAT NDAJ NJERI TJETRIT DHE TE GJITHE TE KIQEMI NE KETE TEME QE TE SJELLIM MENDIME DHE TE ZGJEDHIM MENYREN ME TE MIRE SI MUNDE TE NDIMOJME NJE NJERI NJE USHTARE NJE KOMANDANT QE NE DITET E PLEQESISE SE TY E VENDOJE VETEN PERPARA QE MOS TE SHKOJE NJE I RI PRA JU LUTEM EDHE NJEHER LENI TEMAT DHE JEPNI MENDIMIN TUAJ KETU JU
FALMDERIT ME NDERIN MA TE MADHE ZERIATDHEUT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin Empty
MesazhTitulli: Re: E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin   E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin EmptyFri Sep 19, 2008 12:13 am

Akoma nuk kane dale me reagim partite politike per aktin e burgosjes se Komandant Askerit - Ramazan Bajramit! Akoma nuk jane prononcuar organet kompetente se ne cilin drejtim te burgjeve e kane derguar! Kjo heshtje per te eshte nje ndergjegje e fjetur e shqiptareve. Ajo shfaqet e tille mu ne kohen kur VMRO-DPMNE trumbeton se do te sjalle ligj per Branitellat, do te sjelle ligj per maqedonaset qe lindin femije dhe do ti shperbleje, per ngritjen e muzeumeve memoriale te Luftes se VMROISTAve ! Ndersa shqiptaret qe deshen lirine per kombin dhe tokat e tyre arrestohen!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin Empty
MesazhTitulli: Re: E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin   E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin EmptyFri Sep 19, 2008 1:43 am

Ku gjejn shesh e bejne pershesh, derisa tua bejme ne atyre pershesh serish
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin Empty
MesazhTitulli: Re: E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin   E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin EmptyFri Sep 19, 2008 4:19 am

KOMUNIKATË PUBLIKE NR. 7 E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH:











ALI AHMETI, SA HERË QË HYP NË PUSHTETIN SLLAVO-MAQEDONAS, I LIKUIDON DHE I ARRESTON BASHKËLUFTËTARËT E TIJ…!





Sot, më 17 shtator 2008, policia sllavo-maqedonase e Kërcovës, ka arrestuar ish luftëtarin më të vjetër (70 vjec në vitin 2001, aktualisht 77 vjec) të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Ramazan BAJRAMIN, nga fshati Aranjell i Kërcovës, të njohur nga të gjithë bashkëluftëtarët e Tij në UÇK-ombëtare dhe nga vetë Zoti Ali AHMETI, me nofkën e Luftës: Komandat ASKERI.



Gjykata e Kërcovës, në vitin 2003, Komandant ASKERIN e kishte dënuar me 3 (tre) vite burg, me akuzën: „Për armëmbajtje pa leje“, pasiqë Kom. ASKERI në darsmën ( me rastin e martesës) së njërit nga dy nipërit e Tij, që kanë qenë në Luftën e v. 2001 bashkë me gjyshin e tyre, në shenjë gëzimi dhe sipas traditave shqiptare, ka krisur me atomatikun (kallashin) e Tij të Luftës, por vendimi i v. 2003 nuk ishte ekzekutuar deri më tani, kur Zoti AHMETI dhe partia e Tij - BDI nuk ishin rikëthyer në pushtetin sllavo-maqedonas të Nikolla GRUEVSKIT, i cili nga Zoti AHMETI ka kërkuar dhe në vazhdim do të kërkojë që Zoti AHMETI t’i likuidojë dhe arrestojë të gjithë bashkëluftëtarët e Tij më të devotshëm, dhe Zoti AHMETI, do t’i përmbushë të gjitha këto kërkesa të Shefit të Tij - Nikolla GRUEVSKI, ashtu siç ia përmbushte, gjatë periudhës kur BDI ishte në pushtet me LSDM (2001- 2005), edhe Shefit të Tij të mëhershëm -Branko CRVENKOVSKIT, ku në Shkup (në korrik të v. 2003), me atentat (nga njësitë speziale të policisë sllavo-maqedonase), vritet edhe Komandanti i Parë e anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ombëtare, Ridvan NEZIRI ( Komandat HOXHA), i cili e ka filluar dhe udhëhequr Kryengritjen e Parë (në shkurt të vitit 2001) në fshatin Tanushë të Malësisë së Karadakut të Shkupti, si dhe shumë raste të tjera likuidimesh (mbi 500 likuidime) të UÇK-ombetare nga përfundimi i luftës e deri më tani, vrasësit e të cilëve as nuk janë zbuluar dhe as nuk do të zbulohen kurrë, sepse prapa këtyre likuidimeve ka qëndruar dhe qëndron pushteti sllavo-maqedonas, qoftë i LSDM-së apo edhe i VMRO-DPMN-së, të cilat kokën e tyre e kanë patur dhe e kanë në Beograd; kurse për fatin tonë të keq, me ta kanë kolaboruar dhe vazhdojnë të kolaborojnë edhe dy partitë tona, iu thënshin shqiptare:



PDSH e Z. Arben XHAFERRI dhe Z. Menduh THAÇIT dhe aq më keq edhe BDI e Z. Ali AHMETI dhe Z. Fazli VELIU, një parti kjo e proklamuar si parti e dalë nga Lufta e vitit 2001, dhe kurrsesi pa harruar këtu edhe burgun famëkeq të Idrizovës dhe kazamatat e tjera të së sëmurës së Ballkanit, pa emër dhe pa identitet, kazamate sllavo-maqedonase që janë të mbushura plot e përplotë me ish-ushtarë të UÇK-ombëtare, ndër të cilët do të jetë edhe i burgosuri me i ri (plaku 77 vjec), Ramazan BAJRAMI, Kom. ASKERI.





Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,

Magjistër Gafurr ADILI.





Tiranë, 17 shtator 2008.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin Empty
MesazhTitulli: Re: E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin   E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin EmptySat Sep 20, 2008 1:15 am

PROTESTE NË SHESHIN E kËRCOVES PER LIRIMIN E KOMANDANT ASKERIT- RAMAZAN BAJRAMIT

Nesër , te shtunen, ne Sheshin e Kërçovës me rastin e Burgosjes së Komandant Askerit - Ramazan Bajramit, kanë paralajëruar protesten gjithë Bashkësitë Lokale të Komunë Osllome, Zajaz dhe Kërçovë.
Janë ftuar të marrin pjesë liderët e partive politike , shoqatat joqeveritare, Unioni i studentëve dhe te gjithë ata që kanë ndërgjegje se pushteti kriminal i udhehequr nga Nikolla Grujeski duhet të ndërprejë aktet sistematike që te mbylle liridashësit shqiptarë.
Ramazan Bajrami alias Komandant Askeri i burgosur, është sfita unikate që nuk kurseu asnje moment pa vepruar per zgjidhjen e çështjes shqiptare. Me kete akt turpi te sllavomaqedonasve është dëshmuar se qëllimi i tyre është mposhtja e shqiptarëve. Megjithatë në këtë kulm përballjesh, Komandant Askeri do t'ia arrije që edhe nga burgu t'i sfidoje dhe të marrë vendin e merituar të heroit !

Shqiptarë ! Mos lejoni te luajnë kolonistet tanë me bijtë shiptarë ! Ngritnje zërin kudo që bota ta kuptoje njëherë e pergjithmonë se liria jonë e atakur cdo moment edhe ne këto rrethana përballet me shume sfida. E ne duhet patjeter te mbijetojmë duke mos lejuar që plani famëzi i tyre të shtypë qenien shqiptare.

Ramazan Bajrami - Komandant Askeri patjetër te dalë nga burgu sepse per në atë vend anë kontribuar ata që duan te mbajnë akoma frenjte e shtypjes së shqiptarëve!

Përpara drejt fitores së Bashkimit dhe pavarsisë së shqiptarëve !

Lavdi per heroin e pathyeshëm KOmandant Askeri !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin Empty
MesazhTitulli: Re: E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin   E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin EmptySat Sep 20, 2008 1:26 am

Makosllavet e kane tepru tash, po lypin plum qenat bashk me kta tradhtart tone
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin Empty
MesazhTitulli: Re: E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin   E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin EmptySat Sep 20, 2008 7:17 pm

Ago Muji shkruajti:
Makosllavet e kane tepru tash, po lypin plum qenat bashk me kta tradhtart tone

PO PO LYPIN PLUMBA POR PER FAT TE KEQ ME DUKET SE SKA MBETUR SHQIPTAR QE ESHTE i GATSHEM PER TE BERE NJE GJE TE TILLE....

NUK KA KUSH TE NA UDHEHEQ SIC DUHEJ DHE TE NA BASHKOJE....

SHPRESOJ SE JAM GABIM....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin Empty
MesazhTitulli: Re: E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin   E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin EmptySat Sep 20, 2008 7:44 pm

Shqipo_ shkruajti:
Ago Muji shkruajti:
Makosllavet e kane tepru tash, po lypin plum qenat bashk me kta tradhtart tone

PO PO LYPIN PLUMBA POR PER FAT TE KEQ ME DUKET SE SKA MBETUR SHQIPTAR QE ESHTE i GATSHEM PER TE BERE NJE GJE TE TILLE....

NUK KA KUSH TE NA UDHEHEQ SIC DUHEJ DHE TE NA BASHKOJE....

SHPRESOJ SE JAM GABIM....

Lale puna e plumbit per ta bere s'eshte pune e veshtire , por problemi qendron te vetedijesimi i popullit shqiptare se kush eshte i miri e kush eshte i keqi.

Po e marre shembull vrasjen e Menduh Thaçit , perkrahsit e tij do te hynin ne lufte "civile" , do te vriteshin ndermjet veti me perkrahesit e Ali Ahmetit. Qe ne fakte asnjeri prej ketyre dyve me sa po shihet nuk po punojne per interesa kombetare por per interesat e sllavomaqedoneve.

Ne vend se te bashkohen te gjithe shqiptaret se bashku kunder sllavomaqedoneve , ata ndahen neper parti ,keshtu qeduhet punuar ne kete aspekt sepse pa u bashkuar nuk do t'i arrijme kurre aspiratat tona per bashkim kombetar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin Empty
MesazhTitulli: Re: E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin   E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin EmptySat Sep 20, 2008 9:55 pm

Hajt menduhin se vret se hyn populli ne grindje, po Rafet Elmazin(zv. minister i puneve te brendshme gjate sulmeve te Brodecit, shih deklaratat e tij per brodecin) kerkush ste ndal me e hjek qafe, e disa njerez tjere qe jane shume te demshem, Menduhi sduhet vrare po paralajmruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin Empty
MesazhTitulli: Re: E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin   E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin EmptySat Sep 20, 2008 9:56 pm

Ago Muji shkruajti:
Hajt menduhin se vret se hyn populli ne grindje, po Rafet Elmazin(zv. minister i puneve te brendshme gjate sulmeve te Brodecit, shih deklaratat e tij per brodecin) kerkush ste ndal me e hjek qafe, e disa njerez tjere qe jane shume te demshem, Menduhi sduhet vrare po paralajmruar.
Ago Muji vetem si shembell e morra , po edhe ky ka pas gisht mbase ka qene ne qeveri gjate terrorit qe u ushtrua nga forcat sllavomaqedonase ne Brodec.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin Empty
MesazhTitulli: Re: E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin   E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin EmptySat Sep 20, 2008 11:13 pm

STAFIT dhe gjitha antearev te forumit bashkimi kombetare
me vjen keq pse kaqe indeferent jeni ndaj nje ushtarit te lirise qe ne keto dite u burgos nga policija maqedonase keni mjafte fjale per tema te pa kuptimta edhe as te nje reshte nuk e shkruajtet per kete legjende me vjen keq shum nga kjo pse jeni kaqe indeferent eshte turp per ne e per te gjith qe as te nji reshte mos te jemi perkra komandant askerit plakut 83 vjeq te pakten te gjithe nga njereshte e kishte merituar ky njeri perperkrahje me vjen keq po tani po e shofe kjarte se sa jei afer njeri tjetrit turp per te gjithe turp
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin Empty
MesazhTitulli: Re: E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin   E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin EmptySat Sep 20, 2008 11:15 pm

O burra, kqyrnja fotografit komandant askerit, paramenone se si ka luftu aj njeri dhe pastaj shikoni se cpo ndjeni, at hero e kan shti nburg ata qen bir qenash qi e lypin plumin pej tparit dej tfunit, bre bugart e nanes, o BURRA SE KAN SHTI NBURG VEQ KOMANDANT ASKERIN PO KREJT ERCOVEN KEJT ILIRIDEN KEJT SHQIPTARIN, MADJE EDHE ANTART LIRIDASHES TE KTIJ FORUMI.
Jazik partive politik he fara ju shoft se sherrin jav kem pa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin Empty
MesazhTitulli: Re: E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin   E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin EmptyFri Oct 17, 2008 4:05 am

Ferit RAMADANI :

TRIBUNIT TË LIRISË !

( I kushtohet plakut Ramazan Bajrami
– Komandant Askeri )


Kliko > http://photos1.hi5.com/0019/303/192/D9gL49303192-02.bmp
E
Edhe në vargje
sërish dukesh pak
se Ti -
u bëre legjendë shekullore,
më kujtohen takimet
që u fale guxim e gjak
si ta fitonim lirinë
në tokën Arbërore!

Me sopatë në dorë
U bëre roje nate
ta mbrosh Shkabën
të valonte në Komunë !
Eh! Ç’ kushtrim na thirri
në atë përmasë të Vatanit
ku armiqtë sllavë
ushtruan tirani e dhunë!

E di se shpirti të shkrumosej
nga robëria
dhe lot të pikonin
kur ta nëpërkëmbën idenë,
ishin të paguarit ata
që kaurroshkinia
ua vari kryqin
ta prishin Atdhenë!

Atdheun e të parëve,
të shtrenjtën Iliri
Shqipërinë Etnike
që e lanë me gjak,
ndaj, Ti tribuni i Kërçovës
- i pamposhturi Askerë
i dole përballë
që të marrish hak!

Për bijtë që ia vranë,
për tokën e shkrumuar,
për gjuhën që ia ndrydhën ,
për gjakun që ia shanë,
u bëre Gjergj Elez Ali
që ngritet i plaguar
për t’ia mbrojtur nderin
Nënës që e vranë!

Po! Nënën Shqipëri
- të shndërruar cung,
në Londër e Berlin,
në Moskë e Beograd,
Ia prenë gjymtyrët
t’ia hibridizojnë pamjen
të mbesë e gjunjëzuar
nga shpirti lugat!

Të mbesë tokë pa bijë,
pa gjuhë , pa kulturë
me njerëz të nënshtruar
dhe pushtues të zi,
që i pollën shkinat
dhe u rritën gjumhurë,
ta kthejnë Shkupin - Skopje
për makosllavi!

Ç’ëndërra të frigëshme,
këto shtegëtime kohe
që na gërryen në gjoks,
na dogjën në damar,
por kurrë si ligësuan
tribunët e lirisë
që edhe n’pleqëri
dijnë t’bëhen ushtarë!

E , ç’është pleqëria
përpara idealit
që xhakuli Xan
ia fali gjithë jetën,
ndaj niset Asker
për Ushtrinë e Vatanit
ta sjellë pavarësinë ,
ta sjellë të vërtetën!

Shtatëdhjetë e dy vjet
me peshën e robërisë
në zgripe e kalvare ,
në tirani e dhunë
vuajti për vëllezërit ,
qau për Atdheun
që ia vunë prangat
dhe bijtë ia përzunë!

Ca në shtigje t’ Anadollit,
ca në Amerikë,
Në çdo skaj të Evropës
i shitën për kafshatën,
Pas shpine u ranë
t’i bëjnë pik’ e pesë
në burgje i mbyllën
ta përjetojnë mandatën!

I vranë, i shanë,
në emër të fajsisë,
përse flisnin shqip,
përse ishin shqiptarë
i quajtën ballistë,
irredentistë, terroristë,
- kaurro shkinia
me të vetit zagarë!

Për këtë xhaka Xan
vuante e rënkonte
për këtë xhaka Xan
rrinte në mendime,
Atdheu nga kthetrat e barbarëve
duhej të shpëtonte,
- shqiptarin e prisnin
të tjera agime!

T’i bashkohet Trungut,
dhe këngës dhe gjakut,
se një dorë gjakatare
u kish bërë kufi,
nuk durohen kaurrët
që në prag të oxhakut
karakurvëlloheshin
me shpirtin lubi!

Ndaj u nis në mal
- Kalorësi i Lirisë
me armët në dorë
e shkruan historinë!
- Kjo tokë! tha :
- Emrin se ndryshon,
n’ugarin e saj
nuk rrit kaurri!

Është e të parëve tanë
- Tokë Arbërore,
më kot Qorr Gligorët
i turren si hijena,
shkofshin në theqafje,
deri më një u shofshin
se krijuan barbari
dhe mite të paqena!

Do t’i dalim zot
se e kemi Atdhe,
ballëpërballë në luftë
deri më një do të vdesim,
kopilat e shkinave
në prag s’i durojmë
tirani e vjedhje
përditë të na shesin!

Do të luftojmë pa ndal
deri në pavarësi !
Së bashku t’jetojmë
në tokën e Arbërisë !
Xhaka Xan - Askeri
i rreshtuar n’Aradhë
mori në shënjestër
tiranët e makokaurrisë!

Ndaj në vargje
s’thuhet gjithë lavdia
as heshtja
që kthehet në jehonë,
por, vargjet shërbejnë
që jetëgjatësia
të bëhet rrezedritë
për jetën tonë!

Po! Si xhaka Xan
- për sfidën : Tribun!
Krenaria e Atdheut
- Askerë për Arbëri!
Stërnipi i Skenderbeut,
i Mefailëve të Zajazit
që shekujve u hapën
kaptinën histori!


Sa e madhe është
ajo kështjellë e ndërgjegjes!
Të vegjël mbesin ata
që e robërojnë !
Edhe përse djegin fshatra
vrasin gra e fëmijë ,
se thyejnë këtë popull,
as nuk e frigojnë!

As idealin e lirisë
kurrë s’ia ndalin,
më kot turren xhindët,
dallkaukë e spiunë!
Kjo tokë ka lindur
e do të rrisë viganë lirie
Askerë si xhaka Xan
që bëhen Tribunë...!

Nuk e mposhtin djallëzitë
as pazari për robëri,
Nuk e heshtin kërcënimet
me burgje e likuidime
Ramazan Bajrami
- Simboli i Lirisë
Në çdo kohë përballet
- për pavarësi , agime…

Ndaj me pëllambë mbi sy
e mat Arbërinë
nga perëndimi në lindje ,
nga jugu në veri!
Eh!Klith Askeri :
-për gjithë atë Tërësi,
që shkon vërdallë
Nga pushtuesit e zi !

Për atë Askeri
Rrin në mendime !
Një rrudhë e thellë
mbi ballë i ka dalë ,
- S’i lëshoj kurrë armët !,
- thotë Komandanti i Lirisë!
- Nuk ka mashtrim
që mund t’më ndalë !

Se nuk ulen armët
për robëri të re
Robëri që sjell
pjella integriste ,
Kam qenë nga lindja
në robëri të thellë
Por kurrë n’pajtim
me shtrigat komuniste!

Edhe tash e ngris
Zërin e kushtrimit :
- Ku shkoni !
- O mëkatarë të këtij trolli !
Koalicionet me mashtrues
u kanë shndërruar dhe !
Ndaj mbetëm pa liri ,
mbetëm pa Atdhe !

Më kot Ju çirreni
se bëni integrimin !
Ne jemi të ndarë ,
Jemi në robëri,
Asgjë s’është bërë
me kopalla të tilla
Vetëm kurtha shekullore
Dhe shkrum e hi !

Si të mbesin trimat
që ranë në luftë,
Tigri, Teli , Shpendi
e Tahir Sinani ?
Edhe sa e sa të tjerë
Dëshmorë që dhanë jetën
Sërish mbi ta
të çirret tirani!

Jo! Tha preras Askeri
dhe heshti .
Por, heshtja e tij
u bë jehonë !
Çdo ditë oshëtin
në ndërgjegjen e fjetur ,
Të ecet rrugës së Ditës Sonë…!

Poezia u botua në Flaka, Shkup, më 2001,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin Empty
MesazhTitulli: Re: E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin   E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
E ARRESTUAN KOMANDANT ASKERIN - Ramazan Bajramin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: