Formusist te nderuar kerkoj nga ju te debatojme rreth individit dhe grupit.
Aristotel - filozof grek i antikitetit, thote:
Për nga natyra, njeriu është kafshë sociale; një individ i cili është asocial,
jo rastësisht, por për nga natyra, është ose nën nivelin tonë vrojtues ose më shumë se njeri. Shoqëria është diçka në natyrë e cila i paraprinë individit. Çdo njeri që nuk arrin të jetoj zakonshëm apo që ndjehet i vetëmjaftueshëm sa të mos ketë nevojë për një jetë të tillë dhe kështu nuk bëhet pjesë e shoqërisë, është ose bishë ose perëndi.
Gjithashtu sociologu i njohur francez Emil Durkheim mendon se "shoqeria eshte me e larte se individi", ai thekson se individet jane vetem elemente te shoqerise.
Po ashtu edhe sociologu tjeter, Herbet Spenser theksonte se njeriu me te lindur i ka disa “instikte grupore” qe e bejne te synoje te jete i lidhur me ndonje grup, te synoje qe ti takoj ndonje grupi dhe te mirepritet nga ai grup.
A mendoni se grupi eshte me i rendesishem se individi!?