Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 11 SHTATORI

Shko poshtë 
+3
njonidrenica
tom sojer
Orfe@
7 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

11 SHTATORI Empty
MesazhTitulli: 11 SHTATORI   11 SHTATORI EmptyWed Sep 10, 2008 2:17 pm

Eshte vertete shume interesante per t'u lexuar teksti me poshte

Lexo me poshte dhe shiko cfare llogaritjesh kane bere, interesant.
Vërtetë aktualisht është shume tronditëse!! (Sidomos pjesa e fundit, por lexoje së pari të tëren)
1. New York City ka gjithsej 11 germa
2. Afghanistan ka gjthsejë 11 germa.
3. Ramsin Yuseb (Terroristi i cili ka kërcënuar se do t'i shkatrrojë kullat
binjake në vitin 1993) poashtu ka gjithsejë 11 germa.
4. George W Bush po ashtu ka 11 germa.
Kjo mund të jetë një koinçidencë e thjeshtë, por i ben gjërat më interesante këtu:
1) New York është Shteti i 11-të.
2) Aeroplani i parë i cili është përplasur për kullat binjake ka qenë fluturimi numër 11.
3) Fluturimi numër 11 ka bartur 92 persona (9+2=11).
4) Fluturimi numër 77 i cili po ashtu është përplasur për kullat binjake ka bartur 65 udhëtarë (6+5=11)
5) Tragjedia ka ndodhur me 11 Shtatorë, apo ashtu siqë tani është e njohur 9/11 (9+1+1=11)
6) Kjo datë është e ngjajshme me numrin e emergjences së servisit telefonik 911 (9+1+1=11)
Një koinçidencë e plotë apo jo??:
1) Numri total i viktimave në avionët e rrëmbyer ka qenë 254 (2+5+4 =11).
2) 11 Shtator-i është dita e 254 me radhë në vitin kalendarik. Prap kemi (2+5+4=11).
3) Bombardimi i Madridit ka ndodhur me 3/11/2004 (3+1+1+2+0+0+4=11).
4) Tragjedia e Madridit ka ndodhur 911 (9+1+1=11) ditë pas incidentit të kullave binjake.
Tani kjo është ajo që gjërat i bënë të mbinatyrëshmë (të frikëshme):
Simboli më i njohur për SHBA-të, pas yjeve & shiritave, është Shqiponja.
Vargjet më poshtë janë të marrura nga Kurani, libri i shenjët Islamik:
"Pasi që është e shkruar se një bir Arabie do ta zgjoi Shqiponjën
Frikësuese.
Tërbimi i Shqiponjës do të bie mbi tokat e ALLAHUT përderisa disa popuj
të shëndruar në dëshprim akoma më të kënaqur: për tërbimin e Shqiponjës
Frikësuese pastruan tokat e ALLAHUT dhe aty ka pasur PAQE.
Ky citat është numër 9.11 nga KURANI.
Akoma nuk jeni të bindur për këtë? ?!Provojeni këte dhe shikoni se si do të
ndjeheni pastaj. Mua më janë ngritur flokët përpjetë nga kjo:
Hapeni Microsoft Word dhe bëni si më poshtë:
1. Shkruani me të mëdha Q33 NY. Ky ka qenë numri i fluturimit të avionit të parë që ka goditur kullat binjake.
2. Selektojeni këte:- Q33 NY
3. Shëndrojeni shkrimin në madhësinë 48.
4.
Shëndrojeni shkrimin actual në WINGDINGS dhe do të fitoni një pamje
interesante, krejt lehte e kuptueshme, c'po mendoni tani!!!
Dërgoje këte sa më tepër shokëve dhe njerëzve
që njihni dhe brenda 11 minutave do ta marrësh një befasi të
këndëshme, nëse nuk e bën kët do të fitosh një tronditje jetësore
Brenda 11 minutash.

11 SHTATORI Image0000003574

Te gjithe e perjetuam me dhimbje diten e 11 Shatorit 2001.
zoti i bekofte te gjithe shpirtrat e tyre dhe te gjithe atyre qe kane vdekur per Atdhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

11 SHTATORI Empty
MesazhTitulli: Re: 11 SHTATORI   11 SHTATORI EmptyWed Sep 10, 2008 2:21 pm

Si ndodhi 11 shtatori ‘01 në SHBA?!
https://www.youtube.com/watch?v=jTWajnG_-5M

Me 11.09.2001 në Pentagon!

https://www.youtube.com/watch?v=X7Lx24SRCW4
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

11 SHTATORI Empty
MesazhTitulli: Re: 11 SHTATORI   11 SHTATORI EmptyWed Sep 10, 2008 8:02 pm

Amerikanet e dine me mire se si e qysh ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

11 SHTATORI Empty
MesazhTitulli: Re: 11 SHTATORI   11 SHTATORI EmptyWed Sep 10, 2008 8:23 pm

ne 11 shtator ne shba ndodhi tragjedija e madhe per popllin amrikan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

11 SHTATORI Empty
MesazhTitulli: Re: 11 SHTATORI   11 SHTATORI EmptyThu Sep 11, 2008 7:23 pm

11 shtator 2001... pas kësaj dite bota nuk ish si më parë.

11 SHTATORI 11-shtator-kullat

7 vjet nga seria e sulmeve terroriste mbi tokën amerikane

11 shtatori 2008 shënon përvjetorin e shtatë të sulmeve që tronditën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtynë administratën e Presidentit
Xhorxh Bush të nisnin luftën kundër terrorit fillimisht në Afganistan e
më pas edhe në Irak. Kamerat dhe aparatet fiksuan zhvillimet e asaj
dite, kur në 8:45 minuta, një avion i rrëmbyer i ëAmerikan Airlinesë,
nga Bostoni, u përplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të
Tregtisë, duke hapur një vrimë të madhe në godinën gjigande dhe duke e
ndezur atë në flakë. Një tjetër avion i rrëmbyer, u përplas mbi kullën
jugore, disa minuta më vonë, në 9:03, fluturimi 175 i ëUnited Arlinesë,
nga Bostoni. Të dyja kullat u shndërruan menjëherë në një ferr të
vërtetë, me mijëra njerëz ishin bllokuar atje dhe thërrisnin për
ndihmë, duke kërkuar dëshpërimisht tëi shpëtonin vdekjes. Një avion i
katërt, goditi Pentagonin në Arlington, të Virxhinias, 40 minuta më
vonë, duke vrarë 184 persona dhe duke shkatërruar pjesë të godinës. Një
avion i katërt, fluturimi 93 i ëUnited Arlinesë, që kishte në
shënjestër Shtëpinë e Bardhë, u rrëzua nga vetë pasagjerët që ishin në
avion. Ai u përplas mbi një fushë në kontenë Somerset, të Pensilvanisë,
në juglindje të Pitsburgut, në orën 10:10. Në total, 3 mijë njerëz u
vranë në sulmet e koordinuara që shokuan botën dhe e ndryshuan atë. 19
rrëmbyes, në katër avionë, zbatuan një plan për të cilin u fajësua
menjëherë grupi ekstremist islamik, Al Kaeda. Organizata, më vonë, mori
përgjegjësinë për sulmin. Kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë u
rrëzuan brenda disa orësh, duke lëshuar një re gjigande tymi dhe
pluhuri që mbuloi tërë Manhatanin. Imazhet e asaj dite tregonin të
mbijetuar të tronditur dhe të përgjakur që mbaheshin për krahësh nga
skuadrat e shpëtimit. Dhjetëra zjarrfikës dhe policë humbën jetën, në
përpjekje për të shpëtuar sa më shumë njerëz. Presidenti amerikan,
Xhorxh Bush, që gjendej jashtë Uashingtonit, 11 shtatorin e shtatë
viteve më parë, dha një deklaratë në bazën e forcave ajrore Barksdejl,
në Luiziana, për të siguruar amerikanët se të gjitha masat e sigurisë
ishin marrë, përfshirë edhe vendosjen e ushtrisë amerikane në gjendje
të lartë gatishmërie, në tërë botën. ëShtetet e bashkuara do të
gjurmojnë dhe do të dënojnë përgjegjësit për këto akte të turpshmeë,
tha Bush.


Shtatë vite më pas, liderët e Al Kaedës komplotojnë nga parajsat e sigurtaë.

Shtatë vite pas sulmit më vdekjeprurës mbi Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, truri i Al Kaedës mbetet ende i lirë, duke ushqyer dhunën dhe
duke komplotuar sulme të reja mbi perëndimin. Nga parajsa e sigurt në
Pakistanin e armatosur me bombën bërthamore, Osama Bin Laden dhe
zëvendësi i tij, Ajman al-Zavahiri po kryesojnë një Al Kaedë, që ka
dalë sërish nga skutat ku ishte fshehur, me ndihmën e miqve të vjetër
talebanë. ëAta jo vetëm që janë ende në arrati, por komunikojnë
aktivisht me pasuesit e tyre nëpër botë nëpërmjet video-mesazheve dhe
aktivisht janë të angazhuar në mbështetje të dy luftërave kundër
forcave amerikane, në Afganistan dhe Irakë, thotë Brus Ridëll, një
ish-agjent i CIA-s. Me trazirat politike në Pakistan dhe një rebelim të
rizgjuar të talebanëve në Afganistan, Al Kaeda është ringjitur edhe një
herë në majat e veta pavarësisht humbjeve të ndjeshme në Irak dhe
Arabinë Saudite. ëSot, nëse ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi e
kanë një qendër, kjo është në Pakistan dhe jo në Irakë, thotë Antoni
Kordesman, një analist në Qendrën për Studime Strategjike dhe
Ndërkombëtare. Zbulimi amerikan druhet se Al Kaeda po shfrytëzon
parajsat e sigurta në Pakistan për të përgatitur sulme të reja mbi
Perëndimin. Organizata terroriste gëzon tani avantazhe më të mëdha
operacionale dhe organizative në krahasim me periudhën e para sulmeve
të 11 shtatorit mbi Shtetet e Bashkuara, thotë Ted Gistaro, analist
zbulimi, që punon për qeverinë amerikane. Pavarësisht sukseseve të
SHBA-së dhe operacioneve të koordinuara kundër Al Kaedës, disa prej të
cilëve kanë rezultuar edhe me vrasjen e figurave të rëndësishme të
organizatës, grupi ka ruajtur apo ndoshta edhe forcuar elementë kyëë në
kapacitetin e tij për të sulmuar Shtetet e Bashkuara, gjatë vitit të
shkuarë, tha ai në Uashington. Al Kaeda ka rimbushur radhët e saj me
operativë të aftë dhe po identifikon, trajnon dhe pozicionon operativë
për sulme në perëndim, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, shtoi ai.
Gjithsesi, Gistaro thotë se ai nuk është në dijeni të ndonjë komploti
specifik apo të besueshëm, kundër Shteteve të Bashkuara. Por, ai
thekson: ëDuke qenë se zgjedhjet e nëntorit po afrojnë, ne presim të
shohim një rritje të kërcënimit për sulme të mundshmeë. Brus Hofman,
një ekspert i terrorizmit në universitetin e Xhorxhtaunit, nënvizon se
Al Kaeda, gjithnjë është zgjuar para zgjedhjeve amerikane sië ka bërë
me goditjen e USS Cole në tetor të vitit 2000 dhe transmetimin e
kasetës së Osama Bin Ladenit para zgjedhjeve të 2004-ës. ëKam dëgjuar
nga njerëz në Pentagon, të thonë se ne kemi vetëm katër muaj të tjerë
nën drejtimin e Bushit dhe pas kësaj do të shohim se urdhëruesi i
vrasjes më të madhe në historinë amerikane të ketë mbijetuar më gjatë
sesa Presidenti, në sytë e të cilit ndodhi gjithëkaë, thotë Ridëll.
ëJam i sigurt se ata janë nën një presion të madh për të bërë diëka në
këtë drejtimë, shton ai. Por, Ridëll thotë se kërcënimi nuk mund të
eliminohet pa zhdukur më parë zonat që konsiderohen si parajsa të
sigurta, në Pakistan. Problemi tani është si të binden pakistanezët për
të bërë më shumë. ëNë këto momente, ne gjendemi në një marrëdhënie jo
të mirë me pakistanezët, për shkak të dhunimit të sovranitetit të tyre,
ndaj shanset për një bashkëpunim të frytshëm janë të pakta. Pra, jemi
në një situatë shumë të vështirëë. Por pse ndodhi kështuë Shumë
analistë besojnë se pushtimi amerikan i Irakut bëri që shumë asete të
zbulimit, shumë burime dhe vëmendje të devijonin nga Afganistani në
kohën kur Al Kaeda ishte më vulnerabile se kurrë.

Ka
njerëz në Pentagon, që thonë: ne kemi vetëm katër muaj të tjerë nën
drejtimin e Bushit dhe pas kësaj do të shohim se urdhëruesi i vrasjes
më të madhe në historinë amerikane të ketë mbijetuar më gjatë sesa
Presidenti, në sytë e të cilit ndodhi gjithëka.


11 shtatori dhe gara për Shtëpinë e Bardhë
Dy kandidatët, së bashku në Ground Zero

Pavarësisht se fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
ka hyrë në fazën përfundimtare dhe më intensive të saj, këtë të enjte,
motori elektoral do të ndalet. Dy kandidatët, do të shfaqen së bashku
në Ground Zero, për të kujtuar viktimat e sulmeve të tmerrshme të 11
shtatorit. Në fakt, politika amerikane është riorganizuar nga kjo
traumë, në të mirë e në të keq. Në të mirë, sepse nënvlerësimi i
rrezikut nga terrorizmi islamik vë në rrezik të gjithë perëndimorët. E
vetmja mënyrë për të siguruar që rreth 3 mijë viktimat e Osama Bin
Ladenit nuk e ëuan dëm jetën e tyre, është vigjilenca, angazhimi për të
parandaluar sulme të tjera, në të ardhmen. Në të keq, sepse një
politikë e përcaktuar vetëm nga 11 shtatori, neglizhon problemet
aktuale ekonomike, sociale, kulturore, diplomatike dhe sfidat politike.
E më të gjitha këto trauma, kandidatët amerikanë duhet të kujtojnë
tmerret e shkuara pa ëu burgosurë brenda tyre. E me këtë qëllim, të dy
kandidatët dhe partitë e tyre, paraqesin një kontrast interesant. Barak
Obama dhe demokratët duket se po rrezikojnë të harrojnë mësimet e 11
shtatorit. Demokratët thuajse nuk e përmendën aspak terrorizmin apo 11
shtatorin në konventën e tyre. Për më tepër, pakënaqësia e tyre me
politikën e Xhorxh Bushit, i ka bërë shumë prej tyre kundërshtarë të
Luftës kundër Terrorit. Por demokratët, duhet të kujtojnë se Al Kaeda,
i shpalli luftë Amerikës gjatë presidencës së Bill Klintonit, kur
Amerika po kërkonte paqen në Lindjen e Mesme. Republikanët, në anën
tjetër, nuk mund të përdorin kërcënimin e vazhdueshëm nga terrorizmi si
një shfajësim për të justifikuar injorimin e krizave ekonomike,
energjetike dhe të shëndetit në Amerikë. është frustruese të shohësh se
si republikanët dështojnë të inkurajojnë alternativa serioze ndaj
naftës, duke marrë në konsideratë se 700 miliardë dollarët që SHBA hedh
ëdo vit në shumë vende prodhuese të naftës që konsiderohen si
mbështetës të terrorizmit. Mbështetja e hapave drejt pavarësisë
energjetike do të ndryshonte kushtet gjeopolitike që kanë financuar
terroristët. E nënvizimi i kësaj ndarjeje është një debat taktik mes
demokratëve, që ecin drejt një pushteti të butë, dhe republikanëve që
favorizojnë një pushtet të fortë. Në një këndvështrim më të gjerë, ky
përvjetor duhet tëi detyrojë të dy kandidatët të kujtojë se ëfarë i
bashkon ata si amerikanë. Fushatat politike nxjerrin në pah dallimet
mes kandidatëve, duke krijuar një seri kontrastesh false. Thjesht për
faktin se Xhon MekKejn është një antiterrorist i deklaruar, Barak Obama
nuk mund të jetë një pro-terrorist. Për shkak se Barak Obama është në
favor të mbrojtjes së lirive civile, edhe nën kërcënimin terrorist,
Xhon MekKejn nuk është kundër këtyre lirive. Shtatë vite më parë, një
të martë të bukur shtatori, Osama Bin Laden dhe terroristët e tij, nuk
bënë dallim mes demokratëve dhe republikanëve, të bardhëve dhe të
zinjve, myslimanëve apo jo-myslimanëve, madje as mes amerikanëve dhe jo
amerikanëve. Ata vranë pa dallim, brutalisht. E duke jetuar në këtë
botë të pas 11 shtatorit, ata që aspirojnë të udhëheqin vendet
perëndimore, me përgjegjësi duhet të riafirmojnë një angazhim për të
luftuar terrorizmin islamik dhe të sigurojnë se makthi i 9/11, nuk do
të rikthehet kurrë më.



Katër avionët e rrëmbyerë


Fluturimi 11, American Airlinesë

U përplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në orën
08:48. U vranë 92 persona, përfshirë nëntë asistentët e fluturimit dhe
pilotët, pa numëruar ata që humbën jetën në kullë. ëBoeingu 767ë ishte
nisur nga Bostoni drejt Los Anxhelosit. Goditi kullën veriore mes
kateve të 95-të dhe 103-të. Si lider i terroristëve u identifikua
Mohamed Ata, që kishte një pasaportë të Emirateve të Bashkuara Arabe
dhe kishte kryer trajnime fluturimi bashkë me një numër të dyshuarish
të tjerë. Në valixhen e tij, të gjetur në aeroportin e Loganit, u gjet
një video e avionëve, një llogaritës i konsumit të karburantit dhe një
kopje Kurani. Kur rrëmbyesit morën kontrollin e avionit dhe u përpoqën
të komunikonin me pasagjerët, kontrollorët e trafikut ajror dëgjuan
ëfarë thoshin. Në orën 08:24, ky transmetim u regjistrua nga avioni:
ëNe kemi disa avionë. Qëndroni të qetë dhe nuk do tëju ndodhë asgjë. Do
të kthehemi në aeroportë. Disa sekonda më vonë, një tjetër transmetim:
ëAskush të mos lëvizë. Gjithëka është në rregull. Nëse ju përpiqeni të
bëni një lëvizje, do të vini në rrezik veten dhe avionin. Qëndroni të
qetë.


Fluturimi 175, United Airlinesë

U
përplas mbi kullën jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë. U vranë 65
veta përfshirë ekuipazhin dhe shumë të tjerë në kullë. U përplas 15
minuta pas avionit të parë. Ishte nisur nga aeroporti Logan, i
Bostonit, në orën 08:14 dhe ishte drejtuar për në Los Anxhelos kur u
rrëmbye. Goditi kullën jugore në katin e 80-të. Rrëmbyesit ishin të
armatosur me thika. FBI i identifikoi ata si Marvan Al-Shehi, Fajez
Ahmed, Mohald Alshehri, Hamza Alghamdi dhe Ahmed Alghamdi. Marven
Al-Shehi, thuhet se është kushëriri i Mohamed Ata, një prej
terroristëve të dyshuar në Fluturimin 11. Ata ishin stërvitur së bashku
në Florida. Pasagjeri Piter Hanson kishte mundur tëi telefononte
prindërve të tij në Konektikat, pak para përplasjes dhe u kishte thënë
se rrëmbyesit kishin marrë kontrollin e avionit dhe kishin therur një
person në kabinën e pilotëve. Një prej asistentëve të fluturimit kishte
telefonuar në numrin e emergjencave nga një telefon në fund të avionit:
kishte thënë se të dy pilotët ishin vrarë, një asistent fluturimi ishte
therur dhe rrëmbyesit po komandonin avionin.


Fluturimi 77, American Airlinesë

U rrëzua mbi Pentagon, zyrat qendrore të ushtrisë amerikane, në
Uashington DC, në orën 09:37. U vranë 64 persona përfshirë ekuipazhin,
ndërsa 125 të tjerë humbën jetën në Pentagon. Avioni, një ëBoeing 757ë,
ishte nisur nga aeroporti Dulles në Uashington dhe po udhëtonte drejt
Los Anxhelosit. Ishte parë tëi afrohej Uashingtonit nga ana
jugperëndimore. Pak larg qytetit bëri një kthesë të fortë dhe u lëshua
mbi Pentagon. Hetuesit mendojnë se pasagjerët ishin dërguar në pjesën e
pasme të avionit. Ky i fundit kishte dalë nga radari, pasi aparaturat e
tij ishin fikur. Avionët luftarakë ishin vënë në gatishmëri,i por
kishin mbërritur në vend pasi avioni ish përplasur mbi Pentagon. Mes
pasagjerëve ishte edhe komentatorja televizive, Barbara Olson,
bashkëshorte e avokatit të njohur, Teodor Olson. Ajo i kishte
telefonuar dy herë të shoqit. I kishte thënë se rrëmbyesit ishin të
armatosur me thika dhe e kishte pyetur: ëëfarë tëi them pilotit të
bëjëëë. Në telefonatën e dytë, ai i kishte thënë se një avion ishte
përplasur mbi Qendrën Botërore të Tregtisë.


Fluturimi 93, United Airlinesë

U përplas në juglindje të Pitsburgut në orën 10:03. Mbetën të vrarë 44
persona, përfshirë pesë asistentët e fluturimit dhe dy pilotët.
Fluturimi 93, një ëBoeing 757ë, ishte nisur nga Njuark, në Nju Xhersi,
dhe ishte drejtuar për në San Francisko. U rrëzua në një fushë në
kontenë Somerset, në Pensilvani. Besohet se rrëmbyesit ishin të
armatosur me thika dhe mbanin një dorë një kuti, që ata pretendonin se
ishte një bombë. Në shënjestrën e tyre ishte ndoshta Uashington DC. Të
paktën 10 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit u kishin telefonuar të
afërmve dhe shërbimeve të emergjencës. Një prej tyre ishte një menaxher
shitjesh, Xheremi Glik, që i kishte rrëfyer të shoqes se ai dhe disa të
tjerë kishin vendosur të sulmonin rrëmbyesit. Një tjetër pasagjer,
Tomas Burnet, i kishte thënë të shoqes: Unë e di që ne do të vdesim të
gjithë Tre prej nesh do të ndërhyjnë, do të bëjnë diëkaë. Sipas një
prej telefonatave të bëra nga avioni, pasagjerët kishin votuar dhe
kishin vendosur të sulmonin terroristët, në një përpjekje për të
rimarrë kontrollin. Bisedat e regjistruara treguan se rrëmbyesit kishin
përplasur avionin, pasi pasagjerët ishin në prag të marrjes së
kontrollit.


Gazeta Shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

11 SHTATORI Empty
MesazhTitulli: Re: 11 SHTATORI   11 SHTATORI EmptyThu Sep 11, 2008 7:26 pm

biligoa shkruajti:
11 shtator 2001... pas kësaj dite bota nuk ish si më parë.

11 SHTATORI 11-shtator-kullat

8 vjet nga seria e sulmeve terroriste mbi tokën amerikane




Gazeta Shqip


vdekje okupatorve dhe gjithe atyre qe vrasin njerez te pafajshem!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

11 SHTATORI Empty
MesazhTitulli: Re: 11 SHTATORI   11 SHTATORI EmptyThu Sep 11, 2008 7:36 pm

Te pranajne ngushllime gjithe familjet e pafajshme !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Mysafir
Hero anëtar
Hero anëtar
Mysafir


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 50
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

11 SHTATORI Empty
MesazhTitulli: Re: 11 SHTATORI   11 SHTATORI EmptyThu Sep 11, 2008 7:39 pm

Beton shkruajti:
Te pranajne ngushllime gjithe familjet e pafajshme !

edhe une bashkangjitem ketij ngushellimi per familjet e pafajshme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



11 SHTATORI Empty
MesazhTitulli: Re: 11 SHTATORI   11 SHTATORI EmptyThu Sep 11, 2008 8:46 pm

biligoa shkruajti:
Dërgoje këte sa më tepër shokëve dhe njerëzve
që njihni dhe brenda 11 minutave do ta marrësh një befasi të
këndëshme, nëse nuk e bën kët do të fitosh një tronditje jetësore
Brenda 11 minutash.
.

Me qindra qe mos te theme me mijera mesazhe te ketilla ne kane ardhur ne Msn, dhe deri me sot qe te gjitha u pergjigjem me DELETE. Pse nuk me ndodhi asgje?!!! Lereni keto perralla, se doni me i smu edhe te vegjelit, te cilet kam pas raste vete ti shoh kur kane marrur mesazhe te ketilla dhe me qdo kushte me shpejte jane munduar te bejen siq shkruante. Dhe te shkretit pritshin jo me minuta, por me ore e dite se kur do befasine e kendshme!

S'jane asgje per Ameriken 3000 persona qe kan vdeke, me rendesi qe te arrije qellimin e vete. Keq per ato familje qe kan pesu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

11 SHTATORI Empty
MesazhTitulli: Re: 11 SHTATORI   11 SHTATORI EmptyThu Sep 11, 2008 9:41 pm

eshte e qudithsme qe jane bere 7 vjet dhe Bin Ladeni ende nuk eshte nxene, kjo po me qudite
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

11 SHTATORI Empty
MesazhTitulli: Re: 11 SHTATORI   11 SHTATORI EmptyThu Sep 11, 2008 10:12 pm

Premtimi shkruajti:
biligoa shkruajti:
Dërgoje këte sa më tepër shokëve dhe njerëzve
që njihni dhe brenda 11 minutave do ta marrësh një befasi të
këndëshme, nëse nuk e bën kët do të fitosh një tronditje jetësore
Brenda 11 minutash.
.

Me qindra qe mos te theme me mijera mesazhe te ketilla ne kane ardhur ne Msn, dhe deri me sot qe te gjitha u pergjigjem me DELETE. Pse nuk me ndodhi asgje?!!! Lereni keto perralla, se doni me i smu edhe te vegjelit, te cilet kam pas raste vete ti shoh kur kane marrur mesazhe te ketilla dhe me qdo kushte me shpejte jane munduar te bejen siq shkruante. Dhe te shkretit pritshin jo me minuta, por me ore e dite se kur do befasine e kendshme!

S'jane asgje per Ameriken 3000 persona qe kan vdeke, me rendesi qe te arrije qellimin e vete. Keq per ato familje qe kan pesu.

Ke shume te drejte , sidomos koheve te fundit kjo lloj propagande eshte zgjeruar goxha si shume.

Keto gjera ndikojne shume tek femijet e papjekur sepse nga frika se mos vdesin medoemos do t'a dergojne X mesazhin qe ju eshte derguar nga ndonje propagandues islamik.

Sa i perket temes :
Ngushllime per familjet e viktimave te 11 shtatorit , ndersa pergjigjen me te mire e dine z.Xhorxh Bush. Vetem nje njeri pa tru ne koke nuk do t'a kuptonte kete gje , kjo çeshtja e 11 shtatorit eshte mjegulluar nga vete qeveritaret amerikane sepse kane pasur gisht ne kete ngjarje sipas gjerave qe kam ndjekur ne shtyp dhe ne media te ndryshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





11 SHTATORI Empty
MesazhTitulli: Re: 11 SHTATORI   11 SHTATORI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
11 SHTATORI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 11 Shtatori (13 Shqipetar te Vdekur)
» LNPSHA "PEGASI"ALBANIA 24 shtatori 2011 Dita e Ndryshimit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Bota-
Kërce tek: