Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!”

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” Empty
MesazhTitulli: Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!”   Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” EmptyWed Sep 10, 2008 12:02 am


Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!”

Nga Ilir Dhima


Shumë vite më parë, teksa bëja disa kërkime në
Arkivin Qendror të shtetit, rasti e solli që të njihesha edhe me një
dokument, që tregonte një ngjarje, të cilën po ua rrëfej shkurtimisht
më poshtë, për aq sa e mbaj mend, nga shkaku i kohës së gjatë që ka
kaluar.
Aty nga vitit 1914, kur trupat ushtarake të Perandorisë së
Austro – Hungarisë hynë në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e tij, një
nga veprimet e para që kryen ishte ngritja e një administrate shqiptare
me drejtori të sektorëve të ndryshëm. Për shembull, Drejtor për
arësimin u caktua i mirënjohuri Luigj Gurakuqi, kurse për financat një
farë Kritaq Kote me origjinë nga Korça. Ky, pasi hartoi dhe dorëzoi
zërat e buxhetit të administratës u urdhërua të shkonte në Sarajevo dhe
të paraqitej atje përpara komandantit të armatës, pjesë e së cilës
ishin edhe trupat e dislokuar në veri të Shqipërisë. Komandanti
austriak i turret Z. Kote, se përse ky nuk kishte planifikuar shpenzime
për informacionin, por e kishte shpërndarë gjithë shumën e caktuar
midis zërave të tjerë.
Përgjigja e financierit shqiptar ishte se,
nuk e shihte të nevojshme të bëheshin shpenzime në fushën e
informacionit, sepse siç e njihte ai vendin dhe njerëzit e tij, mund të
gjendeshin informatorë vullnetarë. Kur, pas gjashtë muajsh trupat
austro – hungareze po largoheshin nga Shkodra, gjeneralit që komandonte
armatën me qendër në Sarajevo dhe që po inspektonte tërheqjen e trupave
të veta i ra në sy, se pas rrjeshtave të ushtarëve vinte një vargan
civilësh të veshur në ditë të hallit. “Ç’janë këta?” – pyeti fort i
habitur. Dhe nga përgjigja që mori e kuptoi, se vërtet nuk paskej qenë
e domosdoshme që të bëheshin shpenzime në fushën që ai e kishte shumë
për zemër, ngaqë nuk kishte buxhet që të financonte tërë ata
informatorë që kishin spiunuar njeri – tjetrin dhe që prandaj kërkonin
të gjenin strehë nën çadrat e ushtrisë së huaj.
Kur filluan të
hidheshin bazat e shtetit shqiptar, informatorët erdhën gjithnjë duke e
shtuar numrin e tyre, por pa i rënë në qafë buxhetit të varfër të tij.
Ashtu sikurse ky numër mori progresione gjeometrike në periudhën e
komunizmit, krimet e të cilit te ne deri tani janë dënuar vetëm me
llafe. Duke u deklaruar për luftën kundër këtyre krimeve, qysh në
periudhën e parë të pluralizmit politik, Partia Demokratike erdhi në
pushtet. Ajo ngriti, sipas shembullit të vendeve të tjera të ish
Lindjes komuniste, një strukturë të veçantë për hapjen e dosjeve të
bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit të Shtetit në regjimin e Hoxhës. Por,
vërtet që në vendet e tjera u bë e mundur që të hapeshin dosjet, por
nuk u lejua në asnjë mënyrë që këto dosje të manipuloheshin ose të
masakroheshin, siç ka ndodhur te ne.
Tani, edhe pas kaq vitesh
vazhdon avazi i çjerrë i hapjes së dosjeve. Një tjetër projektligj për
këtë punë nisi të trazojë ujërat e politikës. Pas një viti e gjysmë që
ai qëndronte në sirtarët e Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarja e tij,
Jozefina Topalli çuditërisht mori flamurin e miratimit të këtij
projektligji, duke deklaruar se do të ketë tolerancë zero ndaj
bashkëpunëtorëve dhe oficerëve të ish Sigurimit të Shtetit. Them
çuditërisht, sepse ajo asnjëherë më parë nuk përgënjeshtroi shtypin,
kur i përmendte vazhdimisht pseudonimin ‘dizenjatorja’, që ajo kishte
mbajtur në vitet ’80. Apo se tani është e sigurt që dosja e saj është
zhdukur nga faqja e dheut?!
Krahas saj, edhe Kryeministri i
vendit, Sali Berisha bëri të ditur para disa ditësh, se projektligji i
ri për hapjen e dosjeve është mbështetur në variantin çek të
‘lustrimit’, me disa modifikime të diktuara nga koha dhe që, sipas tij,
normale janë. Mirëpo, ai nuk sqaroi se deri ku ka shkuar ky modofikim,
edhe tani që shumëkush e di se ai, kur u zgjodh President i Shqipërisë
që më 1992, vuri dorë personalisht mbi dosjet, duke i shfrytëzuar ato,
veç të tjerash, për të përhapur në ekipin politik të tij frymën e
diktimit të njësh –it.
Njëherazi, ende rrojnë plot nga oficerët e
ish Sigurimit, të cilët kur shohin në ekrane të ndryshme ca politikanë
demagogë, me vete buzëqeshin, duke kujtuar edhe pseudonimet që ata
mbanin. Madje, disa prej tyre, në kundërshtim edhe me parimet e
profesionit që patën zgjedhur, nuk nguruan t’ua bëjnë të njohura këto
pseudonime shumë vetëve dhe sidomos përfaqësuesve të shtypit. Në këtë
mjedis të mjerë moral e material, çfarë efekti mund të kishte miratimi
i një projektligji të ri për hapjen e dosjeve?
Në vlerësimin e
autorit të këtyre radhëve, diskutimet midis pozitës dhe opozitës
politike për miratimin e këtij projekti, në fund të fundit do të
mbeteshin shterpë, një lojë e fëlliqur me spiunë, që do ta zhvendoste
vëmendjen kurioze të shqiptarëve nga tërë ato probleme të mprehta që
përjeton vendi. Por, sidoqoftë ka një mënyrë për të treguar seriozitet
në këtë fushë.
Në vend që të miratohet një projektligj me
dispozita të formuluara në mënyrë krejt të dyshimtë, le të hartohet një
tjetër projekt, i shkurtër dhe pa ndërlikime, me anë të të cilit të
mund të shfletohet, në mënyrë publike apo konfidenciale, regjistri i
bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit gjatë periudhës së komunizmit. Ky
regjistër është i vetmi dokument i plotë, i pa cenuar. Mos u habit i
dashur lexues; ai përmban të dhënat kryesore (gjeneralitetet) për rreth
600 mijë njerëz që i shërbyen regjimit të kaluar, ca nga halli e ca nga
malli. Gjenden aty emri, atësia, mbiemri, vendlindja, datëlindja dhe
pseudonimi për secilin prej tyre. Këta 600 mijë emra është e qartë se
nuk u përkasin vetëm të gjallëve. Madje, këta të fundit përbëjnë më të
paktët numra rendorë të regjistrit. Por, gjithashtu, pikërisht këta nuk
duhen lejuar këtej e tutje që të punojnë në institucionet dhe entet e
tjera publike, për të mos u ushqyer apo majmur nga taksapaguesit
shqiptarë. Fundja, Kushtetuta jonë e parashikon në një dispozitë të
veçantë, se në Shqipëri veprimtaria ekonomike është e lirë. Pra ka vend
për të tërë që të jetojnë me punën e tyre, me dinjitet dhe jo në kurriz
të tjetrit.
Kështu, nuk do të diheshin hollësira për veprimtarinë
konkrete të këtyre njerëzve, për të cilën është kaq në merak një
deputet i Partisë Demokratike, që megjithëse e ka pohuar edhe vetë
bashkëpunimin me ish Sigurimin dhe pseudonimin që mbante, merr kurajo
dhe flet publikisht për këtë temë(?!). Kështu, do të lihej të vdiste i
qetë në krahët e së shoqes edhe ai që kurrë s’e mori vesh, se ishte
pikërisht ajo që me denoncimet e saj e shpuri prapa hekurave si të
dënuar politik dhe që tani, po ajo, si shumë të tjerë, vazhdon të
ulërasë kundër ish sigurimsave. Kështu... Me pak fjalë, kështu një herë
e mirë spiunët nuk do të thërrasin më: “Kapni spiunët!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” Empty
MesazhTitulli: Re: Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!”   Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” EmptyWed Sep 10, 2008 8:25 pm

Biligoa shiko ku poston, nuk eshte teme kjo per komente e analiza, por per tema rreth artit ushtarak....Kujdes herave tjera...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” Empty
MesazhTitulli: Re: Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!”   Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” EmptyWed Sep 10, 2008 8:29 pm

spiinet jon njerz me dy ftyra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” Empty
MesazhTitulli: Re: Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!”   Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” EmptyWed Sep 10, 2008 9:31 pm

njonidrenica shkruajti:
spiinet jon njerz me dy ftyra

une do te kisha thene qe jane njerez pa fytyre, se po ta kishin pasur nje fytyre nuk do ta benin ate qe e bejne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” Empty
MesazhTitulli: Re: Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!”   Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” EmptySun Sep 14, 2008 3:11 am

Politikanet Shqiptare jane “Kulmi i koprracis”.Gjuetareve hapi rrugen, por mos harro ti mbyllesh derren!Aspak me ndyrshe vec ne vend t fjalez borgjese revizjoniste ke vene fjalen komuniste. Ske ndryshim fare. Edhe njehere komunizmi dhe spiunlleku nuk eshte ne teser apo ne dosje eshte ne mendje !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” Empty
MesazhTitulli: Re: Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!”   Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” EmptySun Sep 14, 2008 5:23 pm

Vrana Konti shkruajti:
Biligoa shiko ku poston, nuk eshte teme kjo per komente e analiza, por per tema rreth artit ushtarak....Kujdes herave tjera...

art ushtarak edhe i fortë asht edhe kapja e spiujve! Shkrimi sipër nga biligoa asht plot me vend! E kush ka ma shumë art ushtarak le ta pltësojë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” Empty
MesazhTitulli: Re: Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!”   Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” EmptySun Sep 14, 2008 5:33 pm

oo burr mos i bir nqaf njerit palidhje se ky i tha tjera her shkrime tkti karakteri mi postu te arti ushtarak
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” Empty
MesazhTitulli: Re: Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!”   Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” EmptySun Sep 14, 2008 5:41 pm

Ago Muji shkruajti:
oo burr mos i bir nqaf njerit palidhje se ky i tha tjera her shkrime tkti karakteri mi postu te arti ushtarak

pa, posto bre mujo pra! Kush po të ndalon?

shkrimi sipër i biligoas ishte në themë edhe art ushtarak bile !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” Empty
MesazhTitulli: Re: Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!”   Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!” Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Spiunët thërrasin: “kapni spiunët!”
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: