Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shteti dardan 2400 vjet më parë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shteti dardan 2400 vjet më parë Empty
MesazhTitulli: Shteti dardan 2400 vjet më parë   Shteti dardan 2400 vjet më parë EmptyTue Sep 09, 2008 11:17 pm

Organizimi i mbretërisë dardane para dhe gjatë sundimit të mbretit Longar
Nga Luan PERZHITA
Shteti dardan 2400 vjet më parë U1_dar10


Kultura
ilire është formuar në këtë truall në bazë të kulturave më të vjetra
parailire. Gjatë kësaj periudhe në Ballkanin Qendror, në Dardani, është
krijuar një njësi etnografike që ka karakteristikat e veta kulturore.
Mbretëria dardane shtrihej në territorin e sotëm të Kosovës dhe të
Maqedonisë Veriperëndimore, në Serbinë Jugore dhe një pjesë të
Sanxhakut. Dardanët, ashtu si dhe ilirët e tjerë u bashkuan 2400 vjet
më parë në mbretërinë e tyre. Studimet mbi etnosin ilir dhe origjinës
së tyre kanë treguar se, kultura ilire është formuar në këtë truall në
bazë të kulturave më të vjetra të epokës së Bronzit. Dardanët ilirë që
jetuan në truallin e Kosovës së sotme janë pasardhës të drejtpërdrejtë
të grupeve etnike që e populluan këtë pjesë të Evropës qysh nga fundi i
Neolitit. Grekët i quajnë ilirë ata popuj të cilët jetojnë mbi
Maqedoninë dhe Thrakinë prej kufirit të Kaonëve dhe Tesprotëve deri te
lumi Istros (Danubi).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shteti dardan 2400 vjet më parë Empty
MesazhTitulli: Re: Shteti dardan 2400 vjet më parë   Shteti dardan 2400 vjet më parë EmptyTue Sep 09, 2008 11:18 pm

Fisi ilir dardan

Një ndër shtatëdhjetë fiset ilire, që
banonin në një trevë të gjerë, ku zemrën e trojeve të tyre e përbënte
Kosova e sotme, ishin dardanët. Herodoti në veprën e tij “Historia”, të
cilën e shkroi në mesin e shekullit V para Krishtit, shkruan: Nga tokat
e ilirëve, duke rrjedhur në drejtim të veriut, lumi Agri mbasi futet në
tokat e tribalëve derdhet në lumin Brong, kurse Brongu në Istër. Ndërsa
Straboni, gjeograf i njohur i shekullit I para Krishtit, i cili
përshkruan gjendjen etnike të Ballkanit antik nënvizon: -....nga ana e
Adriatikut janë fiset ilire, ndërsa nga ana e Pontit fiset thrake; në
kufi me Thesalinë është Rodopi, mal shumë i lartë pas Hemit, dhe nga
ana tjetër, në veri, viset ilire, d.m.th vendi i autoriatëve dhe
dardanëve. Mbështetur në lidhjet etno-kulturore të këtij rajoni, fisi
ilir dardan mendohet se është përhapur në kufijtë që mund të ndiqen në
veri të Novi Pazarit, Nishit, në të gjithë Kosovën, Maqedoninë Veriore
si dhe në rrethet Kukës dhe Tropojë të Shqipërisë Verilindore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shteti dardan 2400 vjet më parë Empty
MesazhTitulli: Re: Shteti dardan 2400 vjet më parë   Shteti dardan 2400 vjet më parë EmptyTue Sep 09, 2008 11:18 pm

Shteti dardan 2400 vjet më parë Left_blockblue










Shteti dardan 2400 vjet më parë Spacer Historia Shteti dardan 2400 vjet më parë Spacer Shteti dardan 2400 vjet më parë Spacer
Shteti dardan 2400 vjet më parë Right_blockblue
Shteti dardan 2400 vjet më parë Spacer

Shteti dardan 2400 vjet më parë
E diel, 07-09-2008, 04:35pm (GMT+1)


Shteti dardan 2400 vjet më parë U1_DardaniaOrganizimi i mbretërisë dardane para dhe gjatë sundimit të mbretit Longar

Nga Luan PERZHITA


Kultura
ilire është formuar në këtë truall në bazë të kulturave më të vjetra
parailire. Gjatë kësaj periudhe në Ballkanin Qendror, në Dardani, është
krijuar një njësi etnografike që ka karakteristikat e veta kulturore.
Mbretëria dardane shtrihej në territorin e sotëm të Kosovës dhe të
Maqedonisë Veriperëndimore, në Serbinë Jugore dhe një pjesë të
Sanxhakut. Dardanët, ashtu si dhe ilirët e tjerë u bashkuan 2400 vjet
më parë në mbretërinë e tyre. Studimet mbi etnosin ilir dhe origjinës
së tyre kanë treguar se, kultura ilire është formuar në këtë truall në
bazë të kulturave më të vjetra të epokës së Bronzit. Dardanët ilirë që
jetuan në truallin e Kosovës së sotme janë pasardhës të drejtpërdrejtë
të grupeve etnike që e populluan këtë pjesë të Evropës qysh nga fundi i
Neolitit. Grekët i quajnë ilirë ata popuj të cilët jetojnë mbi
Maqedoninë dhe Thrakinë prej kufirit të Kaonëve dhe Tesprotëve deri te
lumi Istros (Danubi).

Fisi ilir dardan

Një ndër
shtatëdhjetë fiset ilire, që banonin në një trevë të gjerë, ku zemrën e
trojeve të tyre e përbënte Kosova e sotme, ishin dardanët. Herodoti në
veprën e tij “Historia”, të cilën e shkroi në mesin e shekullit V para
Krishtit, shkruan: Nga tokat e ilirëve, duke rrjedhur në drejtim të
veriut, lumi Agri mbasi futet në tokat e tribalëve derdhet në lumin
Brong, kurse Brongu në Istër. Ndërsa Straboni, gjeograf i njohur i
shekullit I para Krishtit, i cili përshkruan gjendjen etnike të
Ballkanit antik nënvizon: -....nga ana e Adriatikut janë fiset ilire,
ndërsa nga ana e Pontit fiset thrake; në kufi me Thesalinë është
Rodopi, mal shumë i lartë pas Hemit, dhe nga ana tjetër, në veri, viset
ilire, d.m.th vendi i autoriatëve dhe dardanëve. Mbështetur në lidhjet
etno-kulturore të këtij rajoni, fisi ilir dardan mendohet se është
përhapur në kufijtë që mund të ndiqen në veri të Novi Pazarit, Nishit,
në të gjithë Kosovën, Maqedoninë Veriore si dhe në rrethet Kukës dhe
Tropojë të Shqipërisë Verilindore.

Dardanët para mbretit Longar

Historia
e shtetit dardan nuk njihet që në fillimet e tij, pasi mungojnë të
dhënat nga burimet e autorëve antikë. Shteti dardan shfaqet në histori
në shekullin IV para Krishtit, pra 2400 vjet më parë, kur maqedonët
sulmuan shtetin ilir. Në dokumentacionin historik të kohës që është e
lidhur me vitin 344 para Krishtit, nuk përmendet emri i mbretit të
dardanëve. Më pas, gjatë shekullit III para Krishtit, Dardania shfaqet
në skenën politike si shtet i organizuar mirë me një forcë të fuqishme
ushtarake. Kjo vërehet qartë në ndihmën ushtarake që ata i ofrojnë
Maqedonisë, të cilët në këtë kohë ishin në luftë mes fiseve barbare
kelte. Në këtë kontekst këto ngjarje janë të evidentuara nga Justini, i
cili shkruan:- ... vetë mbreti i Maqedonisë, Ptolemeu, e priti i
shkujdesur lajmin e afrimit të galëve. Ai u soll me përbuzje ndaj
propozimit të dardanëve, të cilët i çuan fjalë me anë të delegatëve, se
mund t’i jepnin 20 mijë luftëtarë në ndihmë. Në mënyrë fyese ai u tha
se kjo është punë e Maqedonisë: Maqedonët që nënshtruan të gjithë
Lindjen nuk kanë nevojë për dardanët për të mbrojtur kufijtë e tyre.
Kur i thanë këto fjalë mbretit të dardanëve, ai u përgjigj se së
shpejti mbretëria e lavdishme maqedone do të bjerë nga papjekuria e një
të riu. Historianët antikë nuk thonë se cili ishte mbreti dardan që i
propozoi Ptolemeut aleancën kundër galëve dhe as arsyen e vërtetë
politike të refuzimit të saj. Po ashtu, historianët nuk përmendin emrat
e mbretërve dardanë edhe në ngjarjet e mëvonshme historike, periudhë
kjo kur Dardania del në skenë politike si një fuqi kërcënuese për
Maqedoninë. Së bashku me mbretërinë ilire të Agronit, mbretëria dardane
po rritej dhe forcohej shumë në krahasim me mbretëritë e tjera që ishin
në atë kohë në Ballkanin e sotëm. Ne nuk dimë ende emrin e mbretit që
udhëhoqi në këtë kohë kur disa ngjarje na tregojnë se mbretëria dardane
luante një rol mjaftë të rëndësishëm në Ballkan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shteti dardan 2400 vjet më parë Empty
MesazhTitulli: Re: Shteti dardan 2400 vjet më parë   Shteti dardan 2400 vjet më parë EmptyTue Sep 09, 2008 11:19 pm

Pozita gjeografike

Falë pozitës së rëndësishme, në
komunikacionin antik të Ballkanit, pasurive minerare, si në ar,
argjend, hekur, zhvillimit të bujqësisë, blegtorisë etj., mbretëria
dardane menjëherë filloi të luajë një rol shumë specifik në ngjarjet që
zhvilloheshin në atë kohë në botën e lashtë. Gërmimet arkeologjike dhe
burimet historike dëshmojnë se dardanët në kohën historike formuan
shtetin e tyre dhe arritën një zhvillim të dukshëm ekonomik dhe
shoqëror. Kryeqyteti i mbretërisë dardane ishte Domastioni, i cili në
këtë kohë kishte monedhën e tij me emrin e qytetit. Në simbolet e
monedhës janë përdorur çekani i minatorit, që dëshmon se qyteti ishte
qendër e një treve me minerale argjendi. I ndodhur pranë minierës së
argjendit, në tokat e dyestëve, ky qytet u krijua si një qendër
zejtarësh e organizuar politikisht në shembullin e qyteteve të kohës.
Argjendi dardan ishte një nga burimet kryesore të veprimtarisë
monetare, i cili kishte pushtuar tregjet në qytetet si Apollonia,
Dyrrahu në shekujt IV-I para Kr. Kaq e rëndësishme ishte ky aktivitet
sa Plini, një historian antik, thotë se: ....rrathë ari që vinin nga
Dardania dhe prandaj quheshin dardanë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shteti dardan 2400 vjet më parë Empty
MesazhTitulli: Re: Shteti dardan 2400 vjet më parë   Shteti dardan 2400 vjet më parë EmptyTue Sep 09, 2008 11:20 pm

Organizimi i mbretërisë dardane

Mbretëria dardane
kishte një ushtri të rregullt, të madhe, me këmbësorinë dhe kalorësinë.
Nga historia mësojmë se dardanët kishin mbretin i cili nuk e drejtonte
i vetëm. Për krah tij ishin miqtë e mbretit, burrat më të mençur,
drejtuesit e ushtrisë me komandantin e kalorësisë, komandantin që
ruante kufijtë e mbretërisë, përfaqësues në mbretëri të tjera fqinje
etj. Ajo që ne njohim më mirë në fazën e parë të organizimit të
mbretërisë dardane, është organizimi i ushtrisë si dhe zhvillimi i
zejtarisë. Megjithëse në Dardani ka mbizotëruar popullsia fshatare, në
të ka qenë e zhvilluar edhe jeta qytetare. Qendër-banimet e
fortifikuara ose gradinat e Kosovës, të zbuluara në një numër
relativisht të madh, tregojnë qartazi mbi zhvillimin e jetës urbane të
kësaj periudhe. Duke i krahasuar me qendrat e fortifikuara të
mbretërisë ilire ato sapo kishin filluar të merrnin tiparet e qendrave
të vogla qytetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shteti dardan 2400 vjet më parë Empty
MesazhTitulli: Re: Shteti dardan 2400 vjet më parë   Shteti dardan 2400 vjet më parë EmptyTue Sep 09, 2008 11:20 pm

Mbretëria dardane gjatë sundimit të Longarit

Longari
është sundimtari i parë dardan që ne njohim me emër, i cili çliroi
Paioninë në vitin 231 para Krishtit. Në fund të shekullit III para Kr.
ushtria dardane së bashku me ushtrinë ilire arritën të çlirojnë disa
krahina, të cilat më parë ishin pushtuar nga maqedonasit. Në këtë
betejë dardanët kapën 20000 robër. Sipas burimeve historike, dardanët
kishin krijuar një mbretëri të fuqishme në brendi të Ballkanit. Në këtë
kohë ata forcojnë miqësinë me shtetin ilir. Mbretëria dardane dhe ajo
ilire të shqetësuara vazhdimisht nga ushtria ekspansioniste maqedonase,
lidhën aleancë me Romën për të mbrojtur kufijtë e mbretërive. Më pas
dardanët me mbretin e tyre Longar, zhvilluan luftime me mbretërinë
maqedonase së bashku me mbretin ilir Skerdilaidin dhe Republikën e
Epirit. Gjatë mbretërimit të Longarit, dardanët njohën një zhvillim
shumë të madh ekonomik dhe ushtarak në Ballkanin Qendror. Tashmë ata
kishin një ushtri të rregullt të organizuar dhe të armatosur. Kjo
vërehet mjaft qartë në betejën që vuri përballë njëra-tjetrës ushtrinë
e armatosur rëndë të dardanëve, kundër kalorësisë së lehtë të stërvitur
mirë të maqedonasve, e cila përfundoi pa fitoren e asnjërës palë.
Taktika që përdori ushtria dardane në këtë betejë bëri që ajo të mos
kishte humbje dhe të mos mbetej asnjë rob në duart e ushtrisë
maqedonase.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shteti dardan 2400 vjet më parë Empty
MesazhTitulli: Re: Shteti dardan 2400 vjet më parë   Shteti dardan 2400 vjet më parë EmptyTue Sep 09, 2008 11:21 pm

Mbretërit Bato dhe Monun

Historia e mbretërisë dardane në
periudhën e sundimit të mbretit Bato dhe Monun është e lidhur në planin
diplomatik me aleancat që ky shtet kishte me shtetin ilir dhe Romën.
Kjo aleancë antimaqedonase shprehet mjaftë qartë në vitet 200-176 para
Krishtit. Në këtë periudhë dardanët e futën në koalicionin
antimaqedonas në aleancë me Romën dhe mbretëri të tjera, të cilat
kishin qenë seriozisht të kërcënuara nga mbretëria maqedonase. Tek Livi
përmendet në vitin 200 para Krishtit, Batoja, i biri i Longarit, si
mbret i dardanëve. Ai thotë.....erdhën mbretër të ndryshëm e prijës
fqinjë të maqedonasve, midis të cilëve Pleurati, i biri i Skërdilaidit
dhe Batoja i biri i Longarit. Filipi V i Maqedonisë duke ndjerë
rrezikun e humbjes së luftës me dardanët që tashmë kishin sulmuar
mbretërinë maqedonase, thirri në këtë luftë një fis barbar i cili
jetonte në veri të Danubit, që njihen me emrin bastarnëve, të cilëve ju
premtua që pasi të shkatërronin dardanët të vendoseshin në tokat e
tyre. Tit Livi shkruan se, qëllimi i Filipit ishte...që të zhdukte
fisin e dardanëve dhe të vendoste në tokat e tyre bastarnët. Ky plan më
pas u realizua nga i biri Perseu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shteti dardan 2400 vjet më parë Empty
MesazhTitulli: Re: Shteti dardan 2400 vjet më parë   Shteti dardan 2400 vjet më parë EmptyTue Sep 09, 2008 11:21 pm

Vendbanimet, kultura dhe veshjet

Shfaqja e një serë
vendbanimesh buzë luginave të lumenjve, në periudhën e Bronzit
(2100-1200 para Krishtit), shpjegohet me krijimin e një tërësie
etno-kulturore gjeografike që shtrihet në territorin e Kosovës antike.
Riti i varrimit, kultura materiale si dhe mjaft elementë të tjerë
përbërës, tregojnë se banorët e kësaj treve në shek. XII-VIII para
Krishtit, kishin krijuar një njësi etnografike e kulturore të
përbashkët. Nisur nga materiali arkeologjik i zbuluar mendohet se,
gjatë kësaj periudhe në Ballkanin Qendror, në Dardani, është krijuar
një njësi etnografike që ka karakteristikat e veta kulturore, të cilat
reflektohen dhe në zbukurimet e veshjeve. Kjo veçori e përgjithshme,
përkrah shumë shenjave të tjera, dëshmon se rruga e formimit të etnosit
ilir në truallin e Dardanisë nuk është e veçantë nga zhvillimi i
kulturës ilire në përgjithësi. Historianët e kohës antike kanë shkruar
se Dardania kishte shumë qytete të mëdha që ndodheshin afër minierave
ose pranë rrugëve kryesore tregtare. Dardanët ishin dhe zejtarë shumë
të zotë sa prodhimet e tyre u njohën dhe në vende të tjera të lashta të
botës mesdhetare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shteti dardan 2400 vjet më parë Empty
MesazhTitulli: Re: Shteti dardan 2400 vjet më parë   Shteti dardan 2400 vjet më parë EmptyTue Sep 09, 2008 11:21 pm

Mbretëria dardane në shekullin IV-I para Krishtit

Mbretëria
dardane shtrihej në territorin e sotëm të Kosovës dhe të Maqedonisë
Veriperëndimore, në Serbinë Jugore dhe një pjesë të Sanxhakut.
Dardanët, ashtu si dhe ilirët e tjerë u bashkuan 2400 vjet më parë në
mbretërinë e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shteti dardan 2400 vjet më parë Empty
MesazhTitulli: Re: Shteti dardan 2400 vjet më parë   Shteti dardan 2400 vjet më parë EmptyTue Sep 09, 2008 11:22 pm

Ku shtrihej mbretëria dardane

Treva ku u formua mbretëria
dardane ndodhej në zemër të Ballkanit dhe është trualli ku historianët
e vjetër kanë vendosur fisin e madh të dardanëve. Ky rajon në kohën e
lulëzimit të mbretërisë dardane arrinte në veri deri në lumenjtë e
Agros (Morava e Ibari) dhe qyteti Nais, në kufirin me autoriatët e
skordiskët. Në jug mbretëria dardane shkonte deri te rrjedhja e lumit
Axios (Vardar) duke u kufizuar me Paioninë, Pelagoninë e Penestinë.
Ndërsa në lindje, lumi Margos (Morava Perëndimore) e ndante Dardaninë
nga Trakia. Në perëndim lumi Drin dhe mali i Sharrit e kufizonin nga
trualli i shtetit ilir. Dardania e lashtë në vija të përgjithshme i
përgjigjet territorit të sotëm të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shteti dardan 2400 vjet më parë Empty
MesazhTitulli: Re: Shteti dardan 2400 vjet më parë   Shteti dardan 2400 vjet më parë EmptyTue Sep 09, 2008 11:23 pm

Si shprehet një historian i vjetër për dardanët

…dardanët
kanë kaq shumë skllevër sa dikush kishte njëmijë….kurse të tjerë edhe
më shumë. Secili nga këta (skllevër) në kohë paqe punon tokën, kurse në
kohë lufte merr pjesë në ushtri, duke pasur si prijës të zotin e vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shteti dardan 2400 vjet më parë Empty
MesazhTitulli: Re: Shteti dardan 2400 vjet më parë   Shteti dardan 2400 vjet më parë EmptyTue Sep 09, 2008 11:23 pm

Beteja e udhëhequr nga Monuni

Beteja e zhvilluar në vitin
176 para Kr. e udhëhequr nga i biri i Longarit, Monuni, ishte shumë
dramatike. Ja si përshkruhet kjo nga Tit Livi...Posa mësuan këtë
tërheqje, e cila i la bastarnët vetëm me forcat e tyre, ata (dardanët)
i ndanë trupat në dy ushtri, njëra prej të cilave duhej të marshonte
drejt armikut dhe ta sulmonte në ballë, ndërsa tjetra do ta sulmonte
nga prapa pasi të sillej nëpër rrugë të fshehta. Por beteja filloi para
se kjo ushtri t’i dilte prapa armikut dhe dardanët të mundur u tërhoqën
në qytet, i cili nuk ishte veçse dymbëdhjetë milje larg lëmit të
bastarnëve. Fituesit e rrethuan menjëherë qytetin, të bindur se armiqtë
do të dorëzoheshin që të nesërmen nga frika, ose do ta pushtonin
menjëherë me anë të forcës. Ndërkohë, ushtria tjetër e dardanëve, që e
kishte bërë rrugën e vet, duke mos ditur humbjen e së parës, e gjeti pa
mbrojtje lëmin e bastarnëve dhe e shtiu në dorë pa asnjë mundim. Ja se
çfarë shkruhet për një nga betejat që zhvilloi mbreti i dardanëve me
ushtrinë maqedonase, më të fortën e asaj kohe: Tit Livi.....kur
dardanët kthyen flamujt dhe u vendosën në radhë të rregullt përballë
armikut, beteja u zhvillua si një luftë e vërtetë….
……U vranë pak,
të plagosur pati më shumë, por asnjë nuk u zu rob, sepse në raste të
rralla dalin nga radhët e tyre dhe të shtrënguar të gjithë së bashku
luftojnë ose tërhiqen. Në këtë kohë mbretëria dardane ishte mirë e
organizuar, gjë që reflektohet në disa drejtime. Ekonomia dardane e
bazuar në zejtari, bujqësi dhe blegtori ishte integruar në qarkullimin
tregtar të vendeve të Mesdheut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Shteti dardan 2400 vjet më parë Empty
MesazhTitulli: Re: Shteti dardan 2400 vjet më parë   Shteti dardan 2400 vjet më parë EmptyTue Sep 09, 2008 11:24 pm

Prodhimet bujqësore dhe blegtorale në Dardani

Prodhimet
bujqësore apo blegtorale si dhe argjendi dardan ishin shumë të
rëndësishëm për qytetet ilire të bregdetit Adriatik si, Dyrrahu dhe
Apollonia dhe më gjerë. Rruga që lidhte dardanët me ilirët e bregdetit
ishte padyshim ajo e Drinit. Nëpërmjet saj qytetet ilire të Scodrës
(Shkodrës) dhe Lisit (Lezhës) bënin tregti me qytetet dardane. Po ashtu
të dhënat historike për këtë periudhë tregojnë se në mbretërinë dardane
kishte marr hov rritja e jetës qytetare, si p.sh. në qytete si
Domastioni, Uskana, Draudaku etj. Njëkohësisht kishte filluar zbatimi i
programit të ndërtimit të një sërë kështjellave, të cilat do të mbronin
tërë territorin e mbretërisë. Natyrisht, programe të tilla mund të
realizoheshin vetëm nga një mbretëri e organizuar mirë, e cila
administronte resurset natyrore dhe potencialin ekonomik të shtetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shteti dardan 2400 vjet më parë Empty
MesazhTitulli: Re: Shteti dardan 2400 vjet më parë   Shteti dardan 2400 vjet më parë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shteti dardan 2400 vjet më parë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: