Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Në origjinën e Universit

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Në origjinën e Universit Empty
MesazhTitulli: Në origjinën e Universit   Në origjinën e Universit EmptyMon Sep 08, 2008 9:23 pm

Pranë kufirit franko-zviceran, ndërmjet liqenit Leman dhe qytetit Voltaire, historia e botës po përgatitet për një ngjarje të madhe. Ndërmjet fshatrave të vegjël, prerive të pafundme dhe lopëve që kullosin gjithandej, i gjithë njerëzimi është duke bërë një hap përpara, ndoshta një "kërcim", në ndërgjegjen e universit, për materialin dhe forcat e panjohura që e mbajnë së bashku. Dihet që diçka do të ndodhë. Është një moment historik për shkencën dhe ajo që do të zbulohet, mund të ndryshojë librat shkencorë. Pas një ose dy vjetësh, ka mundësi të zbulohet origjina e materialit enigmatik që përbën 25 për qind të universit. Duhen edhe pak javë që përshpejtuesi më i madh i grimcave në botë të vihet në punë. Quhet LHC, "Large Hadron Collider". Dy njësi protonesh do të fillojnë të lëvizin në dy drejtime të kundërta përgjatë tunelit 27 kilometra të gjatë dhe 100 metra nën Tokë. Do të përballen me katër zhvillues të mëdhenj, disa lloj aparatesh fotografikë shumë të mëdhenj, të cilët do të memorizojnë imazhe nga impakti. Pra kështu do të shohim origjinën e universit, atë çfarë ndodhi një të miliardin e sekondës pas "Big Bang"-ut të madh, sepse janë pikërisht ato çaste të cilat janë ëndërruar dhe imagjinuar që nga fillimi i njerëzimit dhe tashmë po i afrohemi së vërtetës. Një projekt i tillë në fakt nuk është organizuar kurrë më parë dhe aktualisht është më ambiciozi në të gjithë botën. Dhe nuk mund të ndodhte tjetërkund se në Çern, laboratori më i rëndësishëm i planetit për sa i përket fizikës së grimcave. Një sipërmarrje, e cila që nga viti 1954, ka lidhur së bashku njëzetë shtete evropiane dhe gati 60 nga e gjithë bota, duke aktivizuar çdo ditë rreth tetë mijë shkencëtarë. Nga korriku dhe në vazhdim, gjithashtu edhe për vitet në vijim, pritet të zbulohen gjëra që nuk janë parë kurë më parë, por thjesht janë imagjinuar teorikisht. Objekte misterioze si material i errët, kundërmateria, supersimetritë ose grimca elementare hipotetike e Higs, të cilën Nobeli Leon Maks Lederman e quajti "Grimca e Zotit".

Vëmendja e njerëzve të thjeshtë drejt këtij projekti u tërhoq vetëm disa kohë më parë nga një nismë e dy individëve, të cilët tentuan ta bllokonin. Me një apel në Gjykatën e Hauait (një prej të dyve banon atje), Ualter Uagner dhe Luis Sanço pretendojnë se LHC është një lloj arme e cila do të sjellë fundin e botës. Një pretendim i skajshëm të cilin shkencëtarët e quajnë si fantazi të pabazuar. Edhe në të shkuarën eksperimente të tilla (por pak më të limituar) jepnin alarme për fundin e botës, por në fakt nuk ndodhi asgjë. Por buja që bënë këta dy njerëz na bën të kuptojmë se në Çern do të ndodhë vërtet diçka e jashtëzakonshme. Jo "fundi i botës", por ndoshta do të na tregojë fillimin e saj.

Sasia e protoneve lëviz në një tub të zbrazët me anë të disa magneteve që i japin drejtimin e duhur për tek unaza. Janë gjithsej 1232 magnete përgjatë një tubi 15 metra të gjatë që peshon rreth 32 tonë dhe që ushqehet me 12 mijë Amper. Disa lloje termosesh që brenda mbajnë një masë të ftohtë deri në 1.9 Kelvin, thënë ndryshe minus 271 gradë Celsius. Nëse do të përdoreshin magnete "të nxehtë" për të arritur atë energji, unaza duhej të ishte 120 kilometra e gjatë dhe do të konsumonte 40 herë më shumë energji elektrike. Këto që po përdoren janë magnete të teknologjisë së fundit. Aty gjithçka është e teknologjisë së fundit, novative. Në çdo fazë të eksperimentit po mësohen gjëra të cilat do të kenë një vlerë të rëndësishme në zhvillimin e mëtejshëm të racës njerëzore. Teknologjia e përshpejtuesve përdoret edhe në eksperimentet tumorale dhe në diagnostikimin mjekësor, gjithashtu në studimin e superpërçuesve ose në sistemet e skanimit të mallrave që qarkullojnë në aeroport. Pra Çerni më pak fjalë është edhe një biznes i mirë për shtetet që e financojnë. Por le të vazhdojmë të flasim për unazën që po kolaudohet. Paketat e protoneve (njëqind miliardë protone në 2800 "paketa") do të lëvizin brenda një gypi (dhjetë cm diametër) ku krijohet "super boshllëku", më shumë se në hapësirë, një e mijta e miliardit të presionit në nivelin e detit. Protonet do të lëvizin me shpejtësinë e dritës dhe distancën prej 27 kilometrash do ta përshkojnë njëmbëdhjetë mijë herë në sekondë. LHC në fuqinë e saj maksimale do të arrijë për çdo grup protonesh një energji të barabartë me atë të një makine të lëshuar me 1600 kilometra për orë. Çdo proton do të ngarkohet me 7 Tev (tera elektrovolt), pra çdo përplasje do të çlirojë 14 Tev: një sasi energjie që nuk është arritur më parë dhe që konsiderohet se do të jetë e aftë të çlirojë grimca që nuk janë parë kurrë më parë.

Nën sipërfaqen ku ndodhet laboratori, brenda disa shpellave gjigande ndodhen katër zhvilluesit e mëdhenj. Dy janë "Atlas" dhe "Cms" të cilët bëjnë një vëzhgim me një fushëpamje të gjerë, ndërsa dy të tjerët "Alice" dhe "Lhcb" kanë si detyrë të vëzhgojnë objektiva më të specifikuar. "Alice" studion materien nukleare në një dendësi të lartë, pra në momentin kur formohen protonet dhe neutronet. Rreth njëzet të milionat e sekondës pas "Big Bang"-ut. Do të jetë faza e parë pas nisjes së përshpejtuesit të madh, kur për të krijuar "Qgp"-në do të përplasen bërthama plumbi: "Alice: është projektuar për të punuar në dendësi më të vogla se kjo e fundit, por gjithsesi vitin e parë të eksperimentit do të jetë shumë frytdhënës. Në dendësi të ulëta, efektet janë më të rralla, por që të katërt vëzhguesit do të marrin informacion së bashku për të krijuar një ide më të qartë të të gjithë procesit. Aty është si të punosh në eksplorime të mëdha gjeografike me një numër të madh njerëzish: për çdo vëzhgues kontribuojnë rreth njëqind institute nga rreth tridhjetë vende. Këta vëzhgues janë makineri gjigande të ndërtuara rreth gypit qendror ku do të kalojnë paketat e protoneve. Dhe vëzhguesi i dytë, një prej të cilëve do të këtë një fushëpamje më të gjerë është "Atlas". Rreth 46 metra i gjatë, me një diametër prej 25 metrash dhe me peshë rreth shtatë mijë tonë. Dhe cilado qoftë fizika e re që do të zbulohet, "Atlas" dhe "Cms" do të jenë aty duke e vëzhguar.

Sot e njohim mirë botën e grimcave fillestare të përshkruara nga teoria e Modelit Standard. Modeli shpjegon mirë, por nuk i përgjigjet të gjitha pyetjeve. Dimë që në univers ka rreth 25 për qind materie të panjohura. Por asnjë nga grimcat që ne njohim mund të na japë përgjigje dhe të na shpjegojë për materien e panjohur. Modeli Standard është një teori që na jep një vizion për gjendjen e njohurive tona. Por ajo çfarë duket emocionuese është se nga gjithçka që ne njohim, e ashtuquajtura materie e zakonshme prej së cilës përbëhemi ne dhe çdo objekt tjetër në Tokë, përbën vetëm gjashtë për qind të materies dhe energjisë së universit. Por injoranca jonë është pakufi, pasi përtej Modelit Standard ka shumë teori dhe fenomene të tjera që sot nuk i njohim, edhe pse e kemi ndonjë ide. Kjo vërtetohet në fazën kur përshpejtuesi "Lhc" do të arrijë për herë të parë energjinë që u përmend më sipër. Termi materie e errët tregon edhe injorancën tonë. Jemi përballë një muri dhe kemi shumë pyetje. Nga ky këndvështrim mund të hapet një botë e re. Të gjitha librat shkencorë aktualë mund të ndryshojnë ose të përfundojnë të arkivuar. Pas atij muri mund të vërtetohet teoria e Higs, që deri më tani është thjesht një hipotezë: një fushë energjie që përcakton masat e ndryshme të grimcave. Ose të grimcave supersimetrike të quajtura ndryshe "Suzi", të cilat mund të shpjegojnë materien e errët ose masa mjaft të mëdha që nuk mund të ishin prodhuar deri më sot në mënyrë artificiale.

Ndërsa vëzhguesi i tretë është "Cms", i cili ka të njëjtat objektiva me "Atlas"-in, por përdor teknologji të ndryshme nga ky i fundit. Dhe të dy bashkë, praktikisht, verifikojnë rezultatet e njëri-tjetrit. Do të arrijnë të regjistrojnë një miliard përplasje në sekondë. Ndër to do të zgjidhen njëqind mijë, që mund të jenë interesante dhe në fund do të ruhen vetëm 100, ato më të përsosurat. Është një fluks informacioni i tillë sa mund të krahasohet me të gjithë fluksin e informacionit të botës në atë çast. Dhe për këtë arsye, brenda ambienteve të vëzhguesit "Atlas" janë instaluar një seri kompjuterësh (farm) për të seleksionuar të dhënat përpara se ato të shkojnë në laborator për t‘u përpunuar.

Dhe i fundit mbetet vëzhguesi "Lhcb": ky është i ndryshëm nga të tjerët, sepse nuk është rrethor, por asimetrik. Vëzhgon mezonet B, të cilat pas përplasjes shkojnë të gjitha në të njëjtin drejtim. Dhe kështu do të studiojnë asimetrinë materie-antimaterie, një e miliarda e miliardit të sekondës pas "Big Bang"-ut. Në një temperaturë prej disa miliarda gradë Celsius. Të gjitha të dhënat e eksperimentit përfundojnë në qendrën kompjuterike. Analiza është pjesa përfundimtare. Dhe aty, në atë qendër kompjuterike, Tim Berners-Lee krijoi web-in, atë "www", që tashmë e njohim të gjithë. Dhe aktualisht, pasi nevoja për përpunim informacioni është shumë e madhe, u krijua edhe një rrjet i fuqishëm serverësh. "Lhc" do të prodhojë 15 milionë giga bait informacion çdo vit, pak a shumë sa tre milionë DVD. Ky kapacitet përllogaritjesh është shpërndarë në rreth dyqind qendra të shpërndara në të gjithë botën dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Pra edhe disa javë dhe "Lhc" do të fillojë të punojë. Por ka diçka tjetër përtej zbulimeve të mundshme, të cilat mund të trondisin shkencën. Janë bërë disa teza sociologjie dhe antropologjie për të kuptuar se si mund të funksionojë kaq mirë: aty punojnë njerëz me kultura të ndryshme nga e gjithë bota. Sigurisht që ka konkurrencë, por në transparencë të plotë kur bëhet fjalë për ndarjen e informacionit. Duke e parë në një aspekt të gjerë, në fund të fundit të lind pyetja: pse nuk ekziston një Çern për shërimin e kancerit ose SIDA-s?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Në origjinën e Universit Empty
MesazhTitulli: Re: Në origjinën e Universit   Në origjinën e Universit EmptyMon Sep 08, 2008 9:27 pm

Pershendetje antar te nderuar cfar mendoni per ket eksperiment?

Ky eksperiment me duket neser apo ne ket jav do behet?...

Runu ju shqiptarte qe jetoni aty pari se mund te ndodh ndonje Tornado?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Mister
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 327
Registration date : 10/07/2008

Në origjinën e Universit Empty
MesazhTitulli: Re: Në origjinën e Universit   Në origjinën e Universit EmptyMon Sep 08, 2008 10:15 pm

Murturi,per shkencen nuk do te me dhimbsej jeta edhe po te vdisja ne ate moment.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Në origjinën e Universit Empty
MesazhTitulli: Re: Në origjinën e Universit   Në origjinën e Universit EmptyTue Sep 09, 2008 12:04 am

Faleminderit shum per kete informate murturu, shum interesante.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Në origjinën e Universit Empty
MesazhTitulli: Re: Në origjinën e Universit   Në origjinën e Universit EmptyTue Sep 09, 2008 7:12 pm

Ju prshendes Mister dhe ty Guxim...

Me hret ishte dhe nj eksperimet gati i ngjajshem por masi ben at kspriment shkenctaret ishin te paret qe si besun edhe pse kishin dhe deshmij...


Sa per shkenc muee me intereson ndonjè invstim ne barna kunder smundjeve se sa kto hipotenuza ,shknca mos te kofsha fal se èshtè tu perparu se tepermi nje dit skan mu dok kurnjesnd interesant,ather thojn shkenctart ja qka shpikem rrobotat dhe ne rrim me barna se ma skem as ajr as shendet ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Mister
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 327
Registration date : 10/07/2008

Në origjinën e Universit Empty
MesazhTitulli: Re: Në origjinën e Universit   Në origjinën e Universit EmptyTue Sep 09, 2008 8:15 pm

Murturi,une kam nje mik ne gjermani ai eshte afer kufirit,dje diskutuam lidhje me kete experiment,ai thote se vijne drita te kuqe nga qielli ne drejtim te tokes,ai tha se ato kthehen me nje shpejtsi aq te madhe ne drejtim te qiellit ku brenda 5 sekondave zhduken,ato nuk krijojne kurfar zhurme,une u habita aq shum se si mund te jene pa kurfar zhurme,do te deshiroja qe ne kete kohe te isha atje afer dhe te mahnitesha duke i shiquar.
Une mendoj se secili e ka profesionin e vet dhe besoj se ka edhe qe jane te kyqur ne zbulimin e barnave,por edhe nga ata qe zbulojne diqka per gjithsine,ndihem mire kur mesoj diqka te re,sepse as 1% nuk dime per gjithsine.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Në origjinën e Universit Empty
MesazhTitulli: Re: Në origjinën e Universit   Në origjinën e Universit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Në origjinën e Universit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shkencë-
Kërce tek: