Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ndikimi i agjerimit ne proceset biokimike dhe bioritem

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Ndikimi i agjerimit ne proceset biokimike dhe bioritem Empty
MesazhTitulli: Ndikimi i agjerimit ne proceset biokimike dhe bioritem   Ndikimi i agjerimit ne proceset biokimike dhe bioritem EmptyMon Sep 01, 2008 10:18 pm

Ndikimi i agjërimit në proceset biokimike dhe bioritëm


Prim.dr.med. sc. Ali F. Iljazi

Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik urdhëron e thotë: "O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm." (El - Bekare, 183)

Muaji i Ramazanit është dhe vlerësohet si kreator i energjisë shpirtërore. Është muaji i faljes dhe mëshirës, në të cilin Allahu i Lartësuar shpall amnistinë e Tij hyjnore për besimtarët. Agjërimi është institucion i edukimit shpirtëror dhe muaji i Ramazanit është periudha e lulëzimit të vlerave shpirtërore dhe humane.

Agjërimi kultivon tek njeriu virtytin e çiltërsisë shpirtërore, për arsye se individi kur agjëron, këtë akt ia dedikon Zotit të Gjithësisë.

Individi që e kryen këtë ritual në mënyrë të përpiktë, padyshim është një njeri që mund t'i disiplinojë dëshirat dhe pasionet e tij nga ngacmimet instiktive materiale. Ky person karakterizohet si një personalitet dhe karakter të lartë devocioni.

Institucioni i agjërimit na ofron mundësinë që t'i akordojmë natyrës dhe karakteret tona dhe njëkohësisht të zhvillohen tek ai cilësitë e durimit, ekuilibrit, kontrollit dhe vetëpërmbajtjes.

Gjatë gjithë jetës njeriu dhe forca e besimit të tij sprovohet me vështirësi, fatkeqësi e prova të vështira, dhe njeriu nëse arrin të triumfojë, atëherë tek ai do të zhvillohet një forcë shpirtërore e cila do ta parandalonte nga mëkatet dhe dëshirat djallëzore.

Është pikërisht ky mesazhi kuptimplotë i agjërimit. Të agjërosh prej të ngrënit, të pirit, dëshirave tunduese, shikimeve provokuese, prej të folurit përgojues, shpifjeve, ofendimeve, sharjeve, prej të menduarit djallëzor, ndaj intrigave, komploteve dhe prapaskenave.

Është pikërisht ky ridimensioni i vlerave të karakterit njerëzor.

Agjërimi vendos një ekuilibër të përkohshëm mes trupit dhe shpirtit që ata të përjetojnë së bashku një ekzistencë të harmonizuar paqësore.

Kuptimi i vërtetë i fjalës arabe es-saum (agjërim) d.m.th. pushim, qetësi. Kjo d.m.th. që sistemi gastro-intestinal, gjenital, gjuha, sytë dhe veshët, etj. u japim pushim.

Në realitet, agjërimi është një siguri plotësuese për proceset regjenerative në organizëm. Procesi i regjenerimit të trupit dhe trurit, duke përfshirë molekulat e memories, fillon kur trupi pushon, sidomos gjatë periudhës së gjumit të thellë. Gjumi gjatë ramazanit është shumë më intensiv se gjumi në periudhat tjera. Dy orë gjumë gjatë ramazanit janë më të ëmbël dhe më të bukur se disa orë në situata tjera. Meqë agjërimi nuk kalon 14 orë në ditë, gjendja stabile e organizmit është rezultat i mekanizmit të koordinuar psikologjik. Për këtë hulumtimet e bëra në shumë qendra botërore të mjekësisë tregojnë rezultate fantastike biokimike të gjakut.

Gjatë agjërimit, magneziumi në serum rritet. Magneziumi ka efekt mbrojtës kardiak dhe shfrytëzohet në prevenimin dhe shërimin e sulmeve kardiake.

- Ai në vete përmban cilësi anti-platelitale dhe mbron nga përhapja e koagulimit.

- Është stabilizator i membranës i cili ndikon në rrjedhën e sodiumit, potasiumit dhe kalciumit në nivelin e membranës. Për këtë ai mbron nga disritmitë e zemrës dhe trurit.

- Agjërimi nëpërmes efekteve të dobishme të magneziumit, parapengon formimin e ateromeve dhe tretë pllakat ateromatike të cilat janë përgjegjëse për sulme në zemër dhe tru. Për këtë agjërimi merr pjesë aktive në revitalizimin e trupit.

- Magneziumi rrit aktivitetin fibrinolitik të gjakut dhe prevenon dhe fibrinolizën e koagulëve të rinj.

Ramazani ofron shpirt të shëndoshë dhe trup të shëndetshëm. Gjatë agjërimit tajimi i hormoneve nëpërmes gjëndrës hipofizës rritet, ngase ekziston hormoni anabolik për sintezën e proteinave dhe kolagjenëve i cili prodhon baraspeshën pozitive të azotit. Ai gjithashtu stimulon eritropoezën dhe sintezën e kolagjenit.

Gjatë agjërimit, namazit dhe përvojave të ndryshme shpirtërore në Ramazan, substanca të caktuara endogjene nëpërmes trurit dhe palcës kurrizore lirohen në organizëm.

Këto substanca quhen opoide. Këto përfshijnë enkefalinën dhe endorfinën që janë përgjegjës për eufori, qetësi dhe çiltërsi gjatë kësaj periudhe.

Endorfina dhe enkefalina janë dominues natyral të dhembjes. Endorfina është përgjegjës për ndjenjën e kënaqësisë të cilën e përjetojnë shumë njerëz pas ushtrimeve të sforsuara. Endorfina dhe enkefalina derivohen nga beta - lipotropina.

Gjatë lirimit ky ndahet duke formuar tre produkte aktiv kryesor që quhen meta-enkefalina, gama-endorfina dhe beta-endorfina.

Beta-endorfina është më aktivi. Ai është njëzet herë më i fuqishëm se morfina.

Përveç që eliminojnë dhimbjen këta analgjetik narkotik shkaktojnë një ndjenjë të fuqishme të euforisë. Kjo ndjenjë pjesërisht është përgjegjëse për sjelljen psikologjike të personave të caktuar që agjërojnë.

Nëse, p.sh. një atlet lëndohet gjatë garimit, ushtari gjatë luftës, ose personi që agjëron, ndoshta edhe nuk e vëren plagën, përderisa mundi i tyre nuk përfundon. Kjo ndodhë për arsye se truri prodhon sasi shumë të mëdha të endorfinës ose enkefalinës në periudhën e stresit intensiv, shqetësimit ose gjatë agjërimit. Agjërimi nxit efektin natriuretik, që e lejon trupin të eliminojnë natriumin dhe ujin e tepërt nga organizmi. Kjo lejon zgjidhjen e problemeve kronike me edem, dhe ndihmon në uljen e volumit të rritur të gjakut, bashkë me presionin e lartë të gjakut.

Rekalibrimi enzimatik: Gjatë agjërimit, trupi shton ndryshimet enzimatike që ndikojnë në rregullimet e shumë sistemeve si detoksifikimi nga substancat helmuese, shpenzimin e rezervave dhjamore dhe rezervimin e proteinave. Ky është edhe shkaku i përmisimeve në gjendjen klinike të pacientëve.

Atmosfera shpirtërore gjatë agjërimit zvogëlon stresin. Stresi ndikon në cilësinë e jetës dhe është shkak potencial për shumë sëmundje.

Detoksifikimi: Agjërimi lehtëson dhe mobilizon eliminimin e substancave të dëmshme nga organizmi, si: kolesteroli, acidi urik, dioksina dhe mbetje të tjera toksike.

Neuroadoptimi: Agjërimi ndihmon senzorët e shijes që të përshtaten me një nivel më të ulët të kripës që merret me ushqimin, kjo gjë i mundëson trupit të adoptohet me shpejtësi me një dietë të shëndetshme me më pak kripë.

Agjërimi ka një ndikim normalizues në sistemin nervor. Zvogëlon shqetësimet në sistemin tretës si dhe qetëson gjendjen e ankthit.

Hipertensioni është shkaktar kryesor që kontribuon në vdekjet dhe dëmtimet në shoqëritë e industrializuara.

Në vitin 1984, qendra shëndetësore "Tru North Health Center" në SHBA, bëri një studim me 174 pacientë me hipertension. Kurimi ishte qëndrimi pa ngrënë, vetëm me ujë. 90% të pacientëve u shëruan plotësisht e nuk patën më nevojë për ilaçe.

Gjatë agjërimit, palca e kockave (vendi ku prodhohet gjaku) ngacmohet dhe shtohet sasia e prodhuar e gjakut.

Gjatë agjërimit ekuilibri i ujit mes qelizave dhe brenda tyre zbret në minimum. Kështu në funksionet qelizore ndodh një qetësim i rëndësishëm.

Agjërimi ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mendor dhe trupor si dhe stabilizon efektet e tërheqjes hënore mbi organizëm.

Largimi i Hënës nga Toka siç ndikon mbi detrat dhe oqeanet, po ashtu ndikon dhe mbi trupin e njeriut që ka mbi 70% ujë.

Rekomandohet agjërimi i ditëve 13-14-15 sipas kalendarit hënor, pasi janë ditët kur rritet në maksimum tërheqja hënore dhe efektet e saj negative në organizëm.

Agjërimi është sekret i jetëgjatësisë.

"Po ta dini agjërimi është më i dobishëm për ju." (El - Bekare, 184)

Në realitet, qëllimi i vetëm i krijimit siç e përshkruan Kur'ani fisnik është adhurimi dhe lartësimi i Zotit. Ai është motivi i njohjes, perceptimit të së vërtetës, drejtësisë, dashurisë, mëshirës, vëllazërisë e moralit njerëzor.

Kjo vërtetësi e ka shoqëruar gjithnjë shoqërinë njerëzore me anë të shpalljes hyjnore.

Agjërimi dhe bioritmi

Besimtari që nga fëmijëria ka agjëruar rregullisht ka qenë i ekspozuar situatave të ndryshme, të ndritshme e të errëta, së paku gjatë një dite të muajit lunar.

Për këtë, padyshim ai shumë më lehtë për shkak të situatave të ndryshme shumë shpejtë sinkronizon bioritmin e tij ditor, mujor dhe vjetor.

Kjo orë biologjike kryesore, e cila ka një cikël jetësor prej 24 orësh, është e vendosur në nukleusin hipotalamik. E përbërë prej 10.000 nervave, ndodhet tre centimetra pas syrit (myasma opticus).

Myslimanët të cilët kanë pasur çrregullim të cikleve ditore zgjuar/gjumë, gjatë një viti hënor, por rregullisht kanë agjëruar, më shpejtë adaptohen në kushtet e ndryshme të udhëtimit ndërkombëtar. Ata nuk kanë kurrfarë pengesa, përderisa kalojnë zonat kohore dhe nuk vuajnë nga sëmundjet dhe lodhjet të cilat përjetohen pas udhëtimit të gjatë me aeroplan.

Menjëherë posa të përfundojë Ramazani, ritmi i ciklit normal jetësor i cili zgjat 24 orë te agjëruesit, ditën e parë të muajit tjetër, shevval me shpejtësi të madhe ekuilibrohet.

Kjo d.m.th. që bioritmi në Bajram arrin të njëjtin nivel para Ramazanit.

Për resikronizimin e punëtorëve në ndërresat nevojitet periudhë prej tri javësh.

Meqë myslimanët të cilët agjërojnë, vetvetiu adoptojnë procesin e resinkronizimit gjatë periudhës e cila zgjat katër javë në Ramazan, problemet shëndetësore të tyre (që kanë punëtorët në ndërresa) janë të parëndësishëm.

Dobitë e namazit të natës

Përveç kësaj, kontaktet shoqërore gjatë teravisë apo namazit të natës si dhe aktivitetet tjera shoqërore-shpirtë rore vepron si dhurues i kohës (zeitgeber). Ai rregullon ritmet biologjike të desinkronizuara.

Gjatë vitit, myslimani i rëndomtë, kryen obligimin e tij ditor (namaz) pesë herë. Kjo praktikë i jep aftësi fizike secilit muskul në trup. Gjatë muajit të agjërimit namazet shtesë si i teravisë dhe i natës, shpenzon afër 200 kalori.

Kjo praktikë shpenzon të gjitha ekstra kaloritë që futen gjatë iftarit. Njëkohësisht glukoza në gjak rritet, ndërsa gjatë namazit ajo oksidohet në CO 2 dhe H 2O.

Lëvizjet fizike gjatë nafilës japin ndjenjën e fleksibilitetit, koordinimit dhe relaksimit. Ai, gjithashtu, zvogëlon stresin, mënjanon brengën dhe depresionin.

Gjatë faljes së teravisë (kijam) tajitet adrenalina dhe moradrenalina. Ata janë përgjegjës për dinamizëm konstant i cili kombinohet me qetësi dhe çiltërsi si pasojë e sekrecionit të enkefalinës, endorfinës, dinorfinës, etj.

Kjo e bën namazin e natës unikal në kuptim që të i njëjti individ kombinohet dinamizmi me çiltërsinë, euforinë dhe dignitet.

Është vërejtur që gjatë aktivitetit të kontinuar, efekti i adrenalinës dhe moradrenalinë s gjatë mbetet pas përfundimit të namazit të natës.

Bile edhe sjellja e nijetit për namaz ka pjesëmarrje në aktivizimin e sistemit nervor simpatik.

Lëvizjet e rregullta dhe të sinkronizuara të trupit gjatë namazit ofrojnë fuqinë e muskujve, elasticitetin, fleksibilitetin e nyjeve dhe rezervës kardiovaskulare.

Lëvizjet e trupit ndihmojnë prevenimin e osteoporozës te të moshuarit.

Forcimi i pompës së muskujve të nëngjunjëve me lëvizje aktive të nyjeve në këmbë, prevenohet tromboza e thellë e venave.

Ushtrimet mbrojnë organizmin nga sëmundjet kronike të zemrës duke shtuar tolerancën e karbohidrateve si dhe prevencën e diabetit të tipit 2.

Rritja e nivelit të hormoneve gjatë agjërimit dhe ushtrimeve gjatë namazit të natës, është i rëndësishëm për formimin e kolagjenit i cili është faktor i rëndësishëm për formimin e vonshëm të rrudhave në lëkurë.

Ushtrimet dhe lëvizjet që bëhen gjatë namazit të natës (kijamul-lejl) i japin njeriut disponim, meditim konstruktiv dhe sjellje markante.

Përsëritja e namazit, lutjet, dhikri dhe aktivitetet e muskujve, shkakton relaksim, zvogëlon konzenimin e oksigjenit dhe reduktimin e aktiviteteve kardiorespiratore.

Lutjet në islam janë unikale, të kombinuara me lëvizje ritmike të trupit dhe meditim të koncentruar, japin një model të veçantë të relaksimit dhe qetësisë fizikopsikike.

Roli edukativ i jetës ka karakter multidimensional në aspektin moral. Ai krijon një lidhje dhe marrëdhënie devocionale mes njeriut dhe Zotit, mes individit dhe anëtarëve të shoqërisë dhe mes njeriut dhe natyrës së tij të brendshme shpirtërore.

Në këtë mënyrë agjëruesi kontrollon sjelljen e tij të jashtme, shfaqjen dhe manifestimin e veprave të tij, fjalët, mendimet, ndjenjat e qëllimit dhe kështu roli i tij në jetën shoqërore bëhet tejet i rëndësishëm dhe konstruktiv.

Ai në sjelljen dhe karakterin e tij, shpalos drejtësinë, të vërtetën dhe lufton padrejtësinë dhe antivlerat.

Por, theksojmë se forca dhe energjia shpirtërore nuk mund të përfitohen nga agjërimi dhe roli i tij edukativ nuk mund të konceptohen, nëse ai nuk kryhet me bindje dhe përkushtim.

Meqë gjindemi së bashku në muajin e paqes, mëshirës dhe lutjes, t'i lutemi Atij me bindje e përkushtim që të na udhëzojë në udhën e drejtë të idealit e të na dhurojë paqe e begati dhe të na bëjë të devotshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Ndikimi i agjerimit ne proceset biokimike dhe bioritem Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i agjerimit ne proceset biokimike dhe bioritem   Ndikimi i agjerimit ne proceset biokimike dhe bioritem EmptyTue Sep 02, 2008 2:22 pm

Agjerimi, shkencerisht, eshte nje marifet i mire per te pastruar trupin e gjakun nga helmet qe grumbullohen. Rekomandohet te agjerosh nje dite ne jave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
laloni
Anëtar
Anëtar
laloni


Male
Numri i postimeve : 259
Age : 33
Vendi : gjilan
Profesioni/Hobi : leximi
Registration date : 12/03/2009

Ndikimi i agjerimit ne proceset biokimike dhe bioritem Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i agjerimit ne proceset biokimike dhe bioritem   Ndikimi i agjerimit ne proceset biokimike dhe bioritem EmptyTue Apr 14, 2009 1:46 pm

po po
edhe shkenca (e ketyre njerezve qe thone se duhet lene fene e duhet kapur pas shkences) e ka vertetuar se njeriu ka nevoje te agjeroje se paku nje muaj ne vit.
un gjat ramazanit jam shume me i spejte ne vrapim ,shum me i shendetshem ,shum me i disponuar, shum me vital.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ndikimi i agjerimit ne proceset biokimike dhe bioritem Empty
MesazhTitulli: Re: Ndikimi i agjerimit ne proceset biokimike dhe bioritem   Ndikimi i agjerimit ne proceset biokimike dhe bioritem Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ndikimi i agjerimit ne proceset biokimike dhe bioritem
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: