Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Barack Obama

Shko poshtë 
+4
Guximi
lilu
rolling
Beton
8 posters
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Barack Obama Empty
MesazhTitulli: Barack Obama   Barack Obama EmptyMon Sep 01, 2008 11:58 am

Barack Obama Obama

Antare te forumit ''bashkimikombetar'' ,jepni mendimet e juaj per Barack Obama te ''jete President i Amerikes'', cila do te jete politika e obames ''nese definitivishte'' ,fitone ne zgjedhje kundra reublikanve !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Barack Obama Empty
MesazhTitulli: Re: Barack Obama   Barack Obama EmptyMon Sep 01, 2008 12:21 pm

ky mendoj qe do ta vazdhonte rrugen e Clintonit ose do te ishte edhe me indiferernt ne ngjarjet nderkombetare, ky do te mund ta forconte Ameriken edhe me shume, por nuk besoj qe do ti fitoje zgjedhejet dhe kjo krejt per shkak te ngjyres se tij, amerikenet nuk e dojne nje zezak ne krye te shetetit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Barack Obama Empty
MesazhTitulli: Re: Barack Obama   Barack Obama EmptyMon Sep 01, 2008 12:32 pm

Barack Obama Banana-monkey-auto


rrolling

Obama munde te jete i mire vetem per nje Republike te Bananeve por nuk mendoj te jet i mire dhe e meriton te jete presidenti i Amerikes !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
lilu
Moderator
Moderator
lilu


Female
Numri i postimeve : 2153
Age : 45
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : agjente shitjesh
Registration date : 07/07/2008

Barack Obama Empty
MesazhTitulli: Re: Barack Obama   Barack Obama EmptyMon Sep 01, 2008 12:33 pm

Kam pershtypjen se Amerika e ka kapercyer ate handikap ne lidhje me ngjyren e lekures dhe Obama eshte nje njeri me shume premisa per tu bere president i Amerikes, dhe bashkohem me mendimin e Rrolling, qe ai mund te ndjeke rrugen e Klinton.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Barack Obama Empty
MesazhTitulli: Re: Barack Obama   Barack Obama EmptyMon Sep 01, 2008 12:41 pm

Beton shkruajti:



rrolling

Obama munde te jete i mire vetem per nje Republike te Bananeve por nuk mendoj te jet i mire dhe e meriton te jete presidenti i Amerikes !

pikerisht mendimi si i yti do ta marre ne qafe Obaman, ai edhe spe eshte zezak eshte njeri shume i afte dhe qe do ta kthente Ameriken ne rruge te drejte nga e cila e ka larguar Bushi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Barack Obama Empty
MesazhTitulli: Re: Barack Obama   Barack Obama EmptyMon Sep 01, 2008 1:09 pm

Politika amerikane do te jete e pandryshueshme, kundrejt shteteve te tjera, gjithashtu edhe shtypja e zezakeve dhe shfrytezimi i tyre si fuqi e lire puntore do te vazhdoje, kjo eshte e sigurte, edhe pse Obama eshte me ngjyre.

Ju pershendes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
spirito
Anëtar
Anëtar
spirito


Female
Numri i postimeve : 429
Vendi : graveyard
Registration date : 02/07/2008

Barack Obama Empty
MesazhTitulli: Re: Barack Obama   Barack Obama EmptyMon Sep 01, 2008 6:14 pm

Obama do te behet president kur te behem une mbreteresha e Anglise
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Barack Obama Empty
MesazhTitulli: Re: Barack Obama   Barack Obama EmptyMon Sep 01, 2008 6:21 pm

spirito shkruajti:
Obama do te behet president kur te behem une mbreteresha e Anglise


Ha ha ha ha ha ha ha hahahhaha ha ha No Comet !kam qeshe me te madhe me kete spirto .

Eshte e mundur qe ty te beheshe para aty mbretreshe e Anlglis ,por ai duhet ta haroje kete ,vetem se ne enderren e xhungllave eshte !
Rrespekt !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Barack Obama Empty
MesazhTitulli: Re: Barack Obama   Barack Obama EmptyThu Oct 09, 2008 1:07 am

C'kemi te re nga obama !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ademi85
Përjashtuar
Përjashtuar
avatar


Male
Numri i postimeve : 316
Age : 39
Vendi : StreetGameZerIstogCity
Registration date : 14/09/2008

Barack Obama Empty
MesazhTitulli: Re: Barack Obama   Barack Obama EmptyThu Oct 09, 2008 2:38 am

Barack Obama mendoj qe eshte politikan i afte per te qene presidenti i shtetit me te fuqishum ne bote
qendimi i tij per Kosove shpresoj te jete i njejt sikurse G.BUSH dhe B.KLINTON
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kasper
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kasper


Male
Numri i postimeve : 146
Age : 35
Vendi : Shqiperi Etnike
Registration date : 14/06/2008

Barack Obama Empty
MesazhTitulli: Re: Barack Obama   Barack Obama EmptySun Oct 12, 2008 3:39 am

Paj spirito e paska thon mire qka me thon me shum?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ademi85
Përjashtuar
Përjashtuar
avatar


Male
Numri i postimeve : 316
Age : 39
Vendi : StreetGameZerIstogCity
Registration date : 14/09/2008

Barack Obama Empty
MesazhTitulli: Re: Barack Obama   Barack Obama EmptySun Oct 12, 2008 4:12 am

Obama munde te jete i mire vetem per nje Republike te Bananeve por nuk mendoj te jet i mire dhe e meriton te jete presidenti i Amerikes !

pse mendon keshtu i nderuari Beton.
pse mendoni se nuk e meriton te jete president i SH.B.A
me kete Republike te Bananeve mendoi se eshte pak raciste.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Barack Obama Empty
MesazhTitulli: Re: Barack Obama   Barack Obama EmptySun Oct 12, 2008 4:22 am

i nderuar !

Mendoi se e vertet eshte ''krye menagjeri '' i obames eshte Serbe kjo eshte nje deme per shqiptaret po qe fiton (edhe pse kure nuk do te fitone, se ti mendoi,! se shume pake keni njohuri se kushe eshte populli Amerikan po nejse ....)!

me kete Republike te Bananeve mendoi se eshte pak raciste.

Jo i nderuar asspak nuk kaloi ne racizem por ne minimizem ,sepse votate qe do i fitoje ,i fitone nga te ngjyres se vete shumicen e votes (races se zeze) afroamerikanet ,kshuqe nese analizoim ''raca zezake'' ,afroamerikanet ne Amerika jane shume ne nje minimizem ku perfshihen 10/12 % e popullsise Amerikane e nga kjo kuptoi se nuk do te kete suksese Obama ,ishte vetem mendimi i lire i imi ,e nuk do te thote se kalova ne racizem se behet apo nuk behet president i Amrikes mua nuk me hine ne xhep asgje ,po as nuk me del nga xhepi gje !,dhe nuk kam pse te jem racizem sepse dojm apo nuk dojm,e verteta eshte qe nga i njejtin dielle ngrohemi !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 31
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Barack Obama Empty
MesazhTitulli: Re: Barack Obama   Barack Obama EmptyThu Jan 29, 2009 4:31 pm

Obama në mes të pritjeve dhe mundësive

Barack Obama F.0121041213637_m
Valon Murati


1. Krijuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (të njohur si baballarët e kombit amerikan) si dhe pasuesit e tyre krenohen se në fund të shekullit të XVIII-të e kanë krijuar një shtet mbi principet e luftës kundër absolutizmit, të lirive politike dhe të të drejtave të njeriut. SHBA-të u krijuan në periudhën kur politika ndikohej nga parimet iluministe, nga republikanizmi nga dhe liberalizmi politik që e shtroi rrugën për t’i shndërruar të drejtat e njeriut në një moto politike. Ishte kjo periudha që rezultoi me Revolucionin Amerikan (1776) dhe, mbi të gjitha, me Revolucionin Borgjez Francez (1789), që e shtruan rrugën për t’i dhënë fund epokës feudale dhe ua hapën rrugën marrëdhënieve kapitaliste në ekonomi dhe, si rrjedhim - demokracisë liberale, si zgjatim politik i këtyre marrëdhënieve në ekonomi.
Sidoqoftë, as në SHBA dhe as në Francë kjo demokraci, të drejtat e njeriut dhe liritë politike nuk ishin gjithëpërfshirëse. Ashtu si në demokracinë e Athinës, që ende merret si modeli teorik më i mirë i saj, demokracia ishte selektive: ishte demokraci e pakicës. Në atë ‘demokraci’ edhe për një kohë nuk do të ketë vend për të varfrit, për gratë, e të mos flasim për skllevërit. Ndonëse këto marrëdhënie të reja shoqërore e kanë shtruar rrugën për eliminimin e skllavërisë dhe për barazinë racore, do të duhen përpjekje, luftëra, konflikte politike, revolucione, për t’i eliminuar ato nga sistemi juridik (e jo edhe nga mendësia politike dhe vetëdija shoqërore). Për ta zhdukur skllavërinë, SHBA-ve do t’iu duhet një luftë e ashpër civile (1861-1865), e cila për pak sa nuk e ndau në dysh vendin.
E më pas në vitet 50’ dhe 60’ të shekullit të kaluar do t’i duhet të kalojë edhe nëpër një lëvizje të brendshme e të fuqishme politike të njohur si Lëvizja për të drejtat civile dhe të udhëhequr nga lideri zezak Martin Luter King, e cila kishte për qëllim që të gjithë qytetarët e SHBA-ve t’i bëjë të barabartë para ligjit, pa marrë parasysh prejardhjen racore. Pa dyshim, Lëvizja për të drejta civile në SHBA ishte kurorëzim i një beteje të gjatë për të drejta të barabarta para ligjit të të gjithë qytetarëve amerikanë dhe fundi i diskriminimit racor në sistemin juridik amerikan.
2. Përkundër këtyre fitoreve, ndarja raciale ende mbeste një faktor i fuqishëm në politikën dhe jetën shoqërore amerikane. Në këtë kuadër fitorja e Barack Obamës në betejën për kryetar të SHBA-ve është një moment kthese në politikën e brendshme amerikane. Ajo mund të thuhet se shënon atë që shumë komentues amerikanë e kanë thënë pas fitores së Obamës si ‘fundin e luftës civile amerikane’. Që nga fillimi i fushatës elektorale brenda partive përkatëse, atëherë kur Hillary Clinton paraqitej nga media amerikane si e pamposhtshme, jo vetëm në kampin demokrat, por edhe në ndeshjet me republikanët për kryetar, Obama iu qas krejt ndryshe fushatës zgjedhore.
Larg ndjenjës së inferioritetit, larg diskursit të viktimës që politikanët zezakë e kanë pasur në jetën politike amerikane, diskurs ky i përzier pastaj natyrisht edhe me një agresivitet e frustrim racor në anën tjetër, Obama i është qasur fushatës si i barabartë. Çështjet racore nuk i ka pasur në fokus të fushatës, por vetë kandidimi i tij i ka dhënë debatit për racën një ngjyrim dhe zjarr tjetër. Me vetë fushatën e tij - për herë të parë - i ka bërë zezakët amerikanë të ndihen të barabartë në shoqërinë amerikane. Dhe kjo taktikë e tij, e përcjellë edhe me rrethana të tjera të favorshme (antipatia në rritje ndaj politikave të administratës së Bushit dhe, mbi të gjitha, kriza ekonomike), e bënë që, duke e ndier veten të barabartë ndër të barabartët, edhe t’i fitojë zgjedhjet.
3. Kjo fitore në vetvete është një revolucion, ndonëse vetë Obama dhe politikat e tij nuk do të kenë karakter revolucionar. Pse? Kjo fitore është revolucionare sepse e shënon fitoren përfundimtare mbi ndarjen raciale në një shoqëri që jo vetëm është e ndarë thellë në baza racore, e përcjellë kjo edhe me paragjykime të shumta, por e cila vetëm para dyzet vjetësh ka pasur ende ligje raciste. Është revolucionare sepse po frymëzon dhe do të frymëzojë ndryshime në shoqëritë e ndara raciale, duke përfshirë edhe shoqërinë amerikane. Është revolucionare sepse në shoqërinë amerikane, për herë të parë, raca nuk ishte faktor vendimtar për fitoren e kandidatit presidencial, por politikat e tij dhe shpresa që ngjallën ato.
Kjo fitore do t’i frymëzojë të diskriminuarit për të luftuar për të drejtat e tyre. Do të jetë shembull që do ta ngrejë dinjitetin dhe do t’i frymëzojë njerëzit në kontinentin afrikan për të ndërruar realitete që me shekuj e kanë mbajtur këtë kontinent në shtypje, varfëri e totalitarizëm. Por Obama nuk do të arrijë ta bëjë ndonjë ndryshim rrënjësor në politikën amerikane, as në atë të brendshmen, as në atë të jashtmen. Është vetë struktura politike dhe ekonomike e shoqërisë amerikane që krijon kufizime në këtë drejtim.
Është e qartë se presidenca e Bushit po ia lë një trashëgimi jo për t’u lavdëruar në planin e brendshëm ekonomik, por edhe në atë të jashtmin (lufta në Irak, Afganistan, kriza në Lindjen e Mesme, oponencat e shteteve të ndryshme nga vendet e Amerikës së Jugut, marrëdhëniet me Iranin, si dhe ftohja evropiane nuk mund të konsiderohen si trashëgimi pozitive). Dhe nuk ka dyshim se në këtë kuadër Obama kryesisht do të përqendrohet në trajtimin e krizës financiare (që lehtë mund të shndërrohet në një krizë të madhe ekonomike) dhe në përmirësimin e imazhit të SHBA-ve në botë. Sidoqoftë, në politikën amerikane, më qartë se në politikat e shteteve të tjera, pasqyrohet interesi ekonomik në projektimin e politikave strategjike, si të brendshme, ashtu edhe të jashtme. Administrata të ndryshme mund ta ndërrojnë qasjen në realizimin e këtyre objektivave, por objektivat vetë nuk ndryshojnë aq lehtë.
Thënë më thjesht, interesat amerikane në Lindjen e Mesme do të mbesin të njëjta, pa marrë parasysh se administrata e Obamës, ashtu edhe siç po paralajmërohet, mund ta mbyllë burgun në Guantanamo, ku mbahen - në kundërshtim me të gjitha parimet themelore të të drejtave të njeriut - të dyshuarit për terrorizëm; mund të tërhiqet nga Iraku (këtë hap e ka bërë tashmë administrata e Bushit); apo mund ta nxisë një rund të ri bisedimesh palestinezo-izraelite. As në raport me shqiptarët në përgjithësi dhe me Kosovën në veçanti politika amerikane me Obamën si president nuk do ta pësojë ndonjë ndryshim thelbësor.
Koordinatat e interesave amerikane në regjion janë rishkruar që pas vitit 1990 dhe nuk ka gjasa që ato të ndërrohen në të ardhmen e afërt. Na mbetet ne që t’i përcaktojmë interesat tona më qartë (duke i pasur parasysh edhe interesat amerikane dhe interesat e fuqive të tjera, sidomos BE-se dhe Rusisë) dhe të bëhemi faktor më aktiv në skenën e politikës ballkanike. Si të tillë do të mund të ishim partnerë më seriozë në marrëdhëniet tona me aktorët ndërkombëtarë, e në këtë drejtim edhe me administratën e re amerikane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Muja e Halili
Anëtar
Anëtar
Muja e Halili


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 29
Vendi : GalaxY
Profesioni/Hobi : Mi vra shkijet
Registration date : 15/01/2009

Barack Obama Empty
MesazhTitulli: Re: Barack Obama   Barack Obama EmptyThu Jan 29, 2009 4:43 pm

Barack Obama-President i SHBA-ve


Sic po shihet boten e ka kapluar kriza,dhe ne nje intenzitet me te shprehur SHBA-ne.Barack Obama eshte i dhene pas kesasj krize dhe do te na lere neve anash,por ka edhe shume gjera te cilat e bejne kunder Kosoves,sic eshte krye menagjeri i Barack Obamas eshte Serb,dhe kjo do te jete me se e qarte se Barack Obama do ta harroje Kosoven.
Respekte .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Barack Obama Empty
MesazhTitulli: Re: Barack Obama   Barack Obama Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Barack Obama
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Bota-
Kërce tek: