|
| Shteti dhe Kombi | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Shteti dhe Kombi Wed Aug 27, 2008 2:44 am | |
| Të nderuar forumistë po e hapi këtë temë për të pasur mundësi të mësojm sa më shumë rreth çështjes së shtetit dhe të kombit. Jepne mendimin tuaj për këtë temë. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Shteti dhe Kombi Wed Aug 27, 2008 2:51 am | |
| Ne sociologji duhet te jet kjo teme per temen: Shteti ështe nje sistem i pavarur politik, administrativ, legjistrativ dhe qeverisës i ndërtuar dhe mbajtur në funksion nga popullsia e një hapësire gjeografike sovrane. ndersa Kombi është një term politiko-shoqëror nga fundi i mesjetës me të cilin nënkuptohen grupe të njerzëve, fiseve të një gjaku të organizuar në një shoqëri që ja arrinin të krijonin një sitem politik përfaqsues të interesave të asaj shoqërie tek qendrat e vendosje të asaj kohe. Për dallim nga sistemet tjera shoqërore me këtë kuptohej jo vetem paraqitësi i interesave por edhe anëtarët e asaj shoqërie. vazhdim te mbare dhe sofra shoku shum flm per temen, suksese |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Shteti dhe Kombi Wed Aug 27, 2008 3:09 am | |
| Fakti eshte qe Shteti dhe Kombi jane dy gjera te ndrishme ,kure theme kete kuptoi se vete fakti eshte qe njerzit e nje Kombi nuk mund te rine ne nje shtete me nje kombe tjeter ,p.s te kombit shqiptar ne maqedoni ,mal te Zi , Cameri ,Presheve & Bujanovce ...kjo ceshtje eshte shume e hidhur . | |
| | | **Lumi_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 177 Registration date : 20/06/2008
| Titulli: Re: Shteti dhe Kombi Wed Aug 27, 2008 12:25 pm | |
| Kur ne nje Shtet jane disa kombe ne disa nga ato shtete dominon me i fuqishmi,mundohet ti shtype ata qe jane numerikishte ma te vogel. Ma heret kishim Shtetin e Jugosllavise ne te cilin jetonin shume popuj ne kurriz te njani tjetrit,po padrejtesisht ai Shtet cuhej Jugo-Sllav,bente padrejtesi ndaj popujve jo Sllav. Cuhej edhe kombi Jugosllav padrejtesisht,sepse realiteti ishte ndryshe,ne ate Jugosllavi jetonin edhe kombe te tjera jo sllave. Permes kesaj qe dhash nje mendim timin del se: Disa shtete bejne padrejtesi ndaj kombeve duke u munduar qe ti asimilojne kombet perbrenda shtetit sot jane Serbia,Greqia, Mali i Zi,Maqedonia,Turqia e shume te tjera shtete. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Shteti dhe Kombi Wed Aug 27, 2008 1:38 pm | |
| Shteti eshte apart dhune ne sistemin kapitalist, i cili eshte ne duart e kapitalisteve, qe perdoret per te shtypur dy klasat e meposhtme shoqerore. Gjithashtu eshte organizim i klases sunduese per te mbrojtur ineresin e saj, kete e kam permend dhe do ta permendi gjithmone. Kombi eshte bashkesia e njerezve qe kane bazen historike te njejte, kulturen gjuhen zakonet etj etj. Tung. | |
| | | stabili Anëtar
Numri i postimeve : 459 Age : 66 Vendi : Kosove Registration date : 10/05/2008
| Titulli: Re: Shteti dhe Kombi Tue Sep 02, 2008 3:20 pm | |
| Nje komb nje shtet do te ishte ideale ! | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Shteti dhe Kombi Tue Sep 02, 2008 5:53 pm | |
| Stabili Tek ku jetoi une ! Do te thote ka nje shtet ,por ka shume kombe por funksionon ideal per te gjithe eshte mire ! | |
| | | Luki Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 664 Age : 47 Vendi : Prishtinë Registration date : 03/10/2008
| Titulli: Re: Shteti dhe Kombi Wed Oct 08, 2008 9:47 am | |
| Që në fillimet e krijimit të shtetit shqiptar, e sidomos në vitet e 30 ta, në Shqipëri ekzistonte një debat për atë se çfarë është shteti e çfarë kombi. Krist Maloki, një erudit i pashembullt, në esuen e tij "Shteti apor Kombi" tërheq paralelet mes shtetit dhe kombit dhe pohon me argumente të sofistikuara se "shteti nuk është kombi". Mendimi i Malokit nuk do koment. Ai duhet të lexohet dhe studiohet, sepse ndihmon në mënjanimin e një apori mendimesh të artikuluara mbrapsht për idenë e kombit kosovar. Derisa po përcjellja një sërë tekstesh për "identitetin kosovar" paralelisht lexoja Martin Camajn dhe prozën e tij "Dranja", një rrëfim brilant me simbole të shumta dhe të realizuara me mjeshtëri. Menjëherë mendja me vajti tek biografia e Martinit. Ai i përket qarkut kulturor dhe letrar të Shkodrës, por në ikje nga diktatura, librin e parë me poezi e botoj në Kosovë. Në të vërtet, përmbledhja me poezi "Një fyell ndër male" 1953, shënjon fillimin e kultivimit të letërsisë shqipe në Kosovë, duke mbet libri i parë letrar i botuar në Kosovë. Mendova me vete, nëse ky argument domethënë diçka për trumbetuesit e identitetit kosovar", pasi që, është pikërisht kultura e shkrimit ajo që është boshti, esenca e një identiteti. Pavarësimi i Kosovës, e sidomos ligji për festat zyrtare të Kosovës hapën sërish debatin e ashpër për atë nëse Kosova duhet të krijoj një identitetit të ri, i cili, sipas këtyre projektuesve, pa asnjë argument të arsyeshëm, do të duhej të quhej kombi kosovar. Shikuar në gjitha pikëpamjet teorike e historike për kombin, jo që nuk ekziston ideja komb kosovar, por ajo është një ndër shpikjet imagjinare më të marra. Në fakt, ata që trumbetojnë për këtë ide as që kuptojnë në esencë se çfarë është kombi në kuptimin semantik të fjalës. Kombi nuk është produkt i teorive abstrakte, i dëshirave të grupeve të vogla, por është një ndjesi që rrjedh ndër shekuj, apo sikur shkruante Krist Maloku kombi"buron nga fshehtësinat e qindramijra vjeteve që gjallon mbas ligjeve krejtësisht të veta". Janë këto ligje që e bëjnë atë krejtësisht të veçantë, komb. E, këto ligjësi nuk mund të ndryshohen në rastin e Kosovës. Kemi shembuj të shumtë kur identitetet, kryesisht politike konfigurohen, por pa cenuar substancën nacionale. Shembull për këtë paraqet globalizimin, e veçanërisht Unionin Europina. Italianët, francezët apo suedezët nuk ndjehen më pak italian, francez a suedez, sot, edhe pse ata politikisht i përkasin një konfigurimi të ri politikë, identitetit politikë europian, i cili ndikon mbi jetën e tyre në gjitha nivelet dhe atë në përmasa reale. Madje edhe në sferat delikate, në kulturë dhe në stilin e tyre të jetës. Ky shpjegim ka logjikën e vet të natyrshme edhe në konfigurimin e ri politikë që ka marr Kosova pas shpalljes së Pavarësisë. De fakto dhe de jure Kosova tanimë i përket një koncepti të ri politik, por kjo farë nuk përkon me tendencat naive të disa individëve për identitet kosovar, sepse ai nuk ekziston, nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe nuk ka asnjëlloj trashëgimie reale, përpos perceptimeve imagjinare. Çdo tendencë lidhur me këtë çështje qëndron larg realitetit, jo vetëm për arsye etnonacionale specifike, por, mbi të gjitha, për shkak të kulturës, historisë që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe sot në plotëni. Së këndejmi as identiteti politik i Kosovës, ky identiteti shtetëror më të cilin është veshur Kosova nuk e bën një "kosovar" më pak të ndjehet shqiptar, përkundrazi ai memorien e ka plotësisht shqiptare, është angazhuar tërë jetën e tij për këtë identitet dhe ai nuk mund të ndryshohet sipas një lëvizje të caktuar e për interesa të ngushta. Shteti kosovar, i cili po merr konturat reale, në mendimin politik karakterizohet si rast sui generis. Vetëm kështu bota demokratike arriti ta pranoj dhe sendërtoj pavarësinë e Kosovës. Nëse në kuptimin politikë qenka i këtillë, atëherë çfarë është ky popull që ndërton këtë shtet në kuptimin kulturor, civilizues, asaj që sot e njohim me emrin identitet. A janë kosovarët sui generis, një popull që me shekuj kanë jetuar pa shtet, edhe pa identitet kulturor, etnik e civilizues? Kjo pyetje, në kuptimin praktikë dhe teorik tregon për naivitetin e idesë së kombit kosovar. Ai nuk ekziston dhe ka një përgjigje të thjeshtë: shqiptarët e Kosovës kanë identitetit të zhvilluar nëpër kohë me ngritje dhe rënie në kuadër të asaj që sot e njohim, pa asnjë dyshim identitet shqiptar. Pretendimet tjera, çfarëdo qofshin për të krijuar identitet të ri, në kontekstin e shtetit kosovar janë orientime të gabuara në start dhe atë për njëmijë e njëqind arsye, të cilat, madje i dinë fare mirë edhe trumbetuesit më të pasionuar të kësaj ideje, por që janë preh e ideve lokaliste dhe inferioritetit kulturor. Kjo ide jo se nuk sjell asnjë impenjim pozitiv në të ardhmen e Kosovës, por vetëm vë një barrikadë në rrugën e unifikimit e konsolidimit të kombit shqiptar në sfidat e reja integruese. Identiteti si koncept nuk është aspak i lehtë për t'u përkufizuar, përkundrazi si term polisemantik le shumë variante të kuptimit dhe së këndejmi të interpretimit. Për kategori të ndryshme të njeriut dhe shoqërisë identiteti ka kuptime dhe shpjegime të ndryshme. Prandaj edhe sot brenda dijeve humane diskutohet për shumëllojshmëri identitetesh. Mirëpo kur diskutohet për identitetin etnonacional çështja gjithmonë qëndron më specifike. Identiteti, duke qenë koncept kompleks dhe më interpretime të shumta le gjithashtu shtigje te ndryshme të fokusimit dhe interpretimit. Por, mbi të gjitha kur diskutohet për identitetin, dijetarët e ndryshëm vënë në pah dy kategori esenciale, dallimin mes identitetit kolektiv dhe atij individual. Ky dallim ka nuancat e dallueshme dhe vetëpërkufizimet të cilat mund të variojnë me derivime të shumta e të natyrshme. Përderisa identiteti individual nuk i nënshtrohet ndonjë kodi më të gjerë kolektiv a shoqëror, edhe pse gjithmonë ndikohet, ai mund të bëhet duke u formësuar, ndryshuar, ndërkaq, përkundër këtij qëndron identiteti kolektiv i cili bazohet në një sistem më të gjerë vlerash dhe atributesh, i cili ndjek ligjësitë e natyrës dhe nuk mund të ndryshohet, ai përplotësohet përmes një kompromisi të përgjithshëm. Një njeri i caktuar gjatë jetës së tij mund ta ndryshoj identitetin e tij duke ju përshtatur tendencave të kohës. Por, në këtë kontekst identitetit kolektiv, sidomos ai që ndërlidhet me etnonacionelen dhe ka një sistem të etabluar me shtresa të shumta identifikuese, nuk mund të ndërrohet sipas një vendimi, çfarëdo qoftë ai. "Unë jam si unë për faktin se nuk jam si ti" është një frazë që haset shpesh në diskutimet rreth identitetit dhe dallimeve. Pra, vështruar në këtë kontekst, identiteti ka kuptim vetëm në relacion me opozicionin. Një teori të tillë ngjashëm në gjuhësi e ka zhvilluar dijetari francez Ferdinand dë Sosyr, i cili thoshte se një fjalë mund të kuptohet vetëm në relacion me një fjalë tjetër. Kjo, me fjalë të tjera mund të thuhet kështu: një shqiptar është shqiptar për shkak se nuk është grek, një mashkull është mashkull për shkak se nuk është femër. Atëherë cili është kosovari nëse nuk është shqiptari? Ai del një qenie pa trashëgimi, pa kulturë, pa histori, sepse çdo gjë që ka krijuar deri tani e ka ndërtuar në shtratin e fuqishëm shqiptar dhe derivimi nga ky shtrat prodhon një model të rrezikshëm të atillë që e hasim sot tek myslimanët e Bosnjës, një popull pa komb. Shqiptarët andej kufirit dhe në Kosovë kanë ndërtuar një identitetet të përbashkët për shekuj të tërë dhe ai tani s'mund të merr kahe tjetër e hiq më pak të ndahet. Kosovari dhe shqiptari janë shqiptar të njëjtë, me të njëjtën trashëgimi kulturore, historike, me të njëjtat ambicie, ngase kanë të njëjtin burim historik e kulturor, të njëjtat shenja identifikuese, kanë ndërtuar me shekuj një identitet të tillë dhe janë identifikuar me të njëjtat shenja dhe simbole kombëtare, duke e sforcuar dhe konsoliduar në relacion me identitetit tjera, si identitet të posaçëm. Perceptimet për identitetin dhe tërësinë e tij, në Kosovë e Shqipëri, në gjitha nivelet e rëndësishme, me ndonjë nuancë të vogël, natyrshme paraqiten identike. Identiteti ynë është pagëzuar dhe ka të njëjtat figura që e kanë ndërtuar atë: humanisti i madh Marin Barleti dhe librat e tij për Skënderbeun dhe Rrethimin e Shkodrës, pastaj është Buzuku ai që nis historinë e librit shqip, Formula e Pagëzimit ajo që shënjon dokumentin e parë shqiptar, Pjetër Bogdani autori i parë origjinal shqiptar dhe tutje janë rilindësit e shumtë, Mjeda, Naimi, Gjecovi, Negovani, Vreto, Mitko etj, që lexohen njësoj sikurse në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë e gjetiu dhe nën emrat e së cilit janë pagëzuar me dhjetëra shkolla në Kosovë. Janë këto figura që përbejnë një zinxhir të rëndësishëm ne perceptimet për identitetin. Mbi të gjitha, identiteti ynë është brumosur me figurën e përjetshme të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me të madhin Atë Gjergj Fishtën e Faik Konicën, me Nolin dhe Kutelin, me Koliqin e Camajn, me Anton Pashkun e Vath Koreshin, me Ismail Kadarenë e Ali Podrimjen, me Aurel Plasarin e Sabri Hamitin. Dhe ky është një proces i gjatë, një proces që ka rrënjët thellë në histori. Historia e formësimit të gjertanishëm të identitetit dhe ideve të kulturës "kosovare", asnjë hamendje, është kryekreje shqiptare. Ajo ruan dhe kultivon fuqishëm njëtrajtshmërinë në ide, kulturë, botëshikime e botëkuptime. Ai është identitet shqiptar dhe vetëm si i tillë ka mundur të mbijetoj, të funksionoj dhe të ngrejë krye kundruall një politike shtypëse të Serbisë. Në perspektiv të zhvillimeve marramendëse ndërkombëtare, kur çdo ditë e më shumë globalizimi ka mbërthyer botën dhe kulturat e vogla gjenden para rrezikut të ekzistimit, ky debat është i padobishëm. Përkundër këtij debati do të duhej gjitha mendjet e ndritura shqiptare të promovojë identitetin shqiptar, duke e sforcuar substancën e tij për t'u plasuar në mesin e kombeve të lira dhe të civilizuara me dinjitet. Të fragmentuar jemi fare të parëndësishëm | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Shteti dhe Kombi | |
| |
| | | | Shteti dhe Kombi | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |