Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë

Shko poshtë 
+3
vjoooosssssssaaaa
Ago Muji
naqeta
7 posters
AutoriMesazh
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë Empty
MesazhTitulli: Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë   Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë EmptyWed Aug 27, 2008 2:11 am

Kuvendim me avokatin Spartak Ngjela


Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë


Shkruan: Prof. Bedri TAHIRI - Durrës, Gusht 2008


Sivjet vajta në pushime verore më herët së zakonisht. Këtë ma mundësoi mirësia dhe bujaria e mikut tim nga Baksi i Skënderajt, z. Miftar Miftari, i cili për më shumë së një decenie punon dhe vepron mësues i gjuhës shqipe në Finladë. Dhe, sakaq, më 28 korrik 2008, u gjendem në shtëpinë e atdhetarit e nacionalistit të madh, z. Skënder Kapiti në Durrës. Aty, ditë më parë kishte mbërritur edhe një mik tjetër imi, z. Galip Avdiu nga Kulla e rrezë Qyqavicës, që me profesion është historian dhe i interesonin po ato gjëra që i kisha unë për qejfi. Kështu, të mledhur tok, njerëz të të njëjtit profesion, interesim e ideal, shumë herë e sakrifikonim edhe plazhin për vizita, takime e kuvendime për çështjet kombëtare.


Dhe, ato takime çdoherë i mbanim aty ku duhet, në vendin e shqiptarizmës e nacionalizmës, në DRENICËN e Gani Kapitit, në oborrin e së cilës bënte roje nderi Monumenti i UÇK-së, simboli i mijëra e mijëra luftëtarëve të lirisë që, kryesisht erdhën nga diaspora dhe prej këtu ngarendën drejt fronteve të luftës. Në këtë odë të madhe kuvenduam dhe u çmallëm, mu si burrat e motit, me vëllezërit e motrat tona nga të gjitha trojet shqiptare: me poetin dhe akademikun Xhevahir Spahiu, me shkrimtarin, kritikun dhe kolonelin Shpend Topollaj, me avokatin Ilir Malindi, me komandantin Novruz Zojnati, me poeten çame, Fatime Kulli, me mësuesin e gjuhës shqipe në Vjenë, Hazir Mehmetin, me kolegët e mi, Fadil Beqirin e Sabit Kadriun, me shumë invalidë e veteranë të luftës së UÇK-së, me nacionalist si nipin e Abaz Ermenjit, Tomorin, etj.


Foto: Autori i shkrimit me deputetin Spartak Ngjela


Mirëpo, takim i veçantë për ne qe ai me deputetin e pavarur të Parlamentit shqiptar, historianin, avokatin dhe nacionalistin e përbetuar, z. Spartak Ngjela. Krahas tjerash, unë shfrytëzova rastin dhe bëra edhe një intervistë të shkurtër me të, meqë është ndër më të zëshmit në Parlamnetin shqiptar.


Bedriu: Z. Spatak Ngjela, meqë jemi para Monumentit të UÇK-se edhe pyetja e parë lidhet me të: Si e vlerëson UÇK-në dhe luftën e saj?

Ngjela: Ushtria Çlirimtare e Kosovës është Lëvizja më e mirë që ka krijuar populli shqiptar. Ajo ngriti tensionin botëror dhe i dha argument Amerikës dhe botës së qytetëruar për ta bërë politikën. Po e them me bindje të plotë se, po mos të ishte UÇK-ja sot Kosova do të ishte një krahinë e shtypur nën Serbinë. Situata ishte e njëjtë me atë të vitit 1912, kur Bertholdi, ministër i jashtëm i Austrisë, u bënte thirje shqiptarëve që të mos e dorëzonin Shkodrën. Atdhetarët tanë atëbotë thanë, ju na e dhatë flamurin po ku ta vemi shtizën?! Ata u përgjigjen: Shtizën vëjeni mbi majat e bajonetave të ushtarëve tanë! Kështu u veprua edhe nga Amerika dhe aleatët e saj. UÇK-ja u tregoi të gjithëve së shqiptarët janë të gatshëm për të luftuar për çlirimin e trojeve të veta dhe për ta fituar lirinë që e meritonin. Koha e vërtetoi se i zoti nxjerr gomarin nga balta.

Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë 111
· Foto: Nga e djathta: Gani Kapiti, Miftar Miftari, Bedri Tahiri, Spartak Ngjela, Skënder Kapiti dhe Galip Avdiu


Bedriu: Ne e shpallëm Pavarësinë, si e vlerësoni Kosovën e sotme?

Ngjela: Shumë mirë. Por unë kam një porosi: U bë Kosova, të bëhen kosovarët! Pse e them këtë? Sepse lufta u bë, liria erdhi dhe tashti duhet emancipimi kulturor, shkollimi, dija, shkenca, përparimi. Qeveria e sotme është zgjidhje e përshtatshme. Nëqoftëse UÇK-ja e shpëtoi Kosovën në luftë, duhet të di ta ruaj edhe në paqe. Analistët më të mëdhenj anglezë kishin paraparë që Lufta e Tretë Botërore do bëhej për Kosovën. Dhe ashtu edhe doli. Sipas meje (këtë e kanë pranuar edhe të tjerët) Serbia dhe satrapi Milosheviq, luftën e tyre e kishin bazuar në katër faktorë kryesorë:

- Destabilizimin e Maqedonisë,

- Destabilizimin e Shqipërisë,

- Përçarjen e NATO-s dhe

- Përkrahjen e Rusisë.

Mirëpo, për fat, asnjëri parashikim nuk i doli dhe e pësuan. Pra, Maqedonia dhe Shqipëria i pranuan gjithë ata refugjatë dhe nuk u destabilzuan, NATO-ja, edhe pse pati ca plasaritje, nuk u përça dhe Rusia nuk qe në gjendje të hyj në luftë me gjithë botën.


Bedriu: Po bashkimi kombëtar, mund të mendohet?

Ngjela: Po, si jo. Ai veç po arrihet. Ja, rruga po bëhet, kjo është kryesorja. Rruga, tregu i lirë, njeriu i lirë, energjetika, bujqësia, industria, këta janë ato që na bashkojnë. Shqiptarët sot në Ballkan nuk janë një shtet me tre milionë, por janë një komb me mbi tetë milonë. Nëse në të dy krahët (Kosovë dhe Shqipëri) nuk do të vendoset demokracia e vërtetë dhe të funksionoj si duhet e njësoj, nuk do të këtë Bashkim Kombëtar! Shqipëria dhe Kosova duhet të orientohen në investimin kapital: në krijimin e një shoqërie të fortë intelektuale. Kjo është ardhmëria, ky është Bashkimi Kombëtar! Nuk i harroj vitet ’70- ’80, kur tërë shpresa jonë ishte tek Universiteti i Prishtinës. Profesorët tanë më të nderuar, në mesin e tyre edhe Çabej i madh, mbase, tërë atë që nuk mund ta shprehnin këtu e mbillnin atje. Ato fryte veç u panë...


Bedriu: Lokali ku gjendemi sot gjatë kohës së mobilizimit shërbeu si qëndër rekrutimi për luftëtarët vullnetarë, shqiptarë e të huaj, të cilët nga këtu niseshin drejt zjarrit të luftës. Ç’mendim ke për të?

Ngjela: Kjo është një Fortesë, një Kështjellë e pamposhtur, që poltikanët nuk e kanë shumë për qejfi. Pushtetarët e sotëm në Shqipëri nuk çajnë fort hallet e popullit, veçan të kosovarëve këtu, ku bëjnë pjesë edhe Kapitët me një bazë të shëndoshë atdhetarie që nga i ati, Sadri Kapiti e deri sot. Komunizmi, sidoqoftë, kosovarët i toleronte pakëz, mbase nga frika. Në vitin 2000, një gjeneral amerikan më tha, po ta jap mundësinë që zyra jote të kryej gjithë punën rreth pronave të çamëve. Unë qeshë i gatshëm ta merrja përsipër atë punë të zorshme, por finike, atdhetare, humane e morale. Sali Berisha, jo që nuk pranoi t’i hyj asaj pune, por e refuzoi, duke thënë se një gjë e tillë as që më intereson mua! DRENICA e Durrësit dhe familja atdhetare KAPITI meritojnë më shumë, por, mjerisht, kjo është politika jonë e sotme!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë Empty
MesazhTitulli: Re: Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë   Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë EmptyWed Aug 27, 2008 11:08 pm

Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë 06kosovo01
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë Empty
MesazhTitulli: Re: Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë   Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë EmptyWed Aug 27, 2008 11:08 pm

Ushtria Clirimtare eshte thesari i cili duhet ruajtur, gjaku i derdhur nga ajo nuk duhet te lihet te shkoj posht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
vjoooosssssssaaaa
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Female
Numri i postimeve : 89
Age : 35
Vendi : SaVe Me As I sAvE yOu...
Registration date : 26/08/2008

Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë Empty
MesazhTitulli: Re: Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë   Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë EmptyWed Aug 27, 2008 11:13 pm

po e vertet esht shyqyr dhe flm qe i mujtem serbin heheheh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë Empty
MesazhTitulli: Re: Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë   Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë EmptyWed Aug 27, 2008 11:14 pm

UÇK Beri lufte dhe kthes te fort drejt zgjidhjes shqiptare,dhe ja u qeli syt te gjithe atyre qe mendonin se me shka nuk luftohet.
Eshte shume e vertet se pa UÇK Kosova do te ishte ende si ne vitet e para vitit 1998.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
sokoli_vetevetiu
Fillestar/e
Fillestar/e
sokoli_vetevetiu


Male
Numri i postimeve : 7
Age : 37
Vendi : Rogova
Registration date : 26/08/2008

Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë Empty
MesazhTitulli: Re: Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë   Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë EmptyThu Aug 28, 2008 12:10 am

po e vertete eshte
UQK na ka shliru
pa ja nis vet ti kurkush nuk evjen me te nimu
edhe uqkja ja nisi vet eme shliru memedheun e i erdh ndihma nga nato
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë Empty
MesazhTitulli: Re: Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë   Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë EmptyThu Aug 28, 2008 5:02 am

UÇK ishte ajo qe na heku shkaun prej shtepise
sepse sikur te mos ishte lindur UÇK
paten me dhune qetnikt me na ndru edhe fen

rrofte UÇK
Invalidet e UÇK Familjet e Deshmoreve
Veteranet e UÇK-së
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë Empty
MesazhTitulli: Re: Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë   Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë EmptySat Aug 30, 2008 2:00 am

PO mos te kriste pushka e lavdishme e yjeve te shqiperise kure qizmja sllave nuk dote lunte nga ato troje por gryka e pushkes e beri qe qizmja e ushtrise sllave te largohet njeher e pergjithmone
pra te jemi te kujdeshem dhe ta ruajme me piken e fundit te gjakut se sote e presim ndryshe
LAVDIE BEJEVE ME TE SHTREJT TE KOMBITE QE NUK KURSYEN ASGJE SEPSE NE ATE KOHE QE ISHA NE KOSOVE PER MUA ISHTE ME E SHTREJT KOSOVA SE FEMIJA I IME QE U PERKUNDETE NE DJEP PRA
UCK ISHTE MBI TE GJTHA
KOSOVA ISHTE JETA JONE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë Empty
MesazhTitulli: Re: Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë   Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pa UÇK- në Kosova do të ishte nën Serbinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Komandant Shemi
» Kush ishte FAN NOLI?
» a munden shqiptaret ta okupojne serbine .
» Papa nuk do të viziton Serbinë pa thirrje të ortodoksëve
» KUSH ISHTE ALI AMETI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: