Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 LUFTA PËR TREPÇËN

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

LUFTA PËR TREPÇËN Empty
MesazhTitulli: LUFTA PËR TREPÇËN   LUFTA PËR TREPÇËN EmptyMon Aug 25, 2008 7:23 pm

Problemi i veriut kosovar është lufta për Trepçën:





Gjendja në Mitrovicë dhe statusi i Trepçës

LUFTA PËR TREPÇËN 4DBBE5AC-9323-4547-A6B4-BFD92E53377C_w203_s

Ura qendrore në Mitrovicë
25.08.2008
Nadie Ahmeti


Gjendja aktuale e qytetit të Mitrovicës po ndikon edhe në funksionimin e kompleksit Trepça. Menaxherë të këtij kompleksi thonë se zgjidhja e statusit të qytetit do të zgjidhte edhe statusin e Trepçës. Ata thonë se aktivizmi i Trepçës do të ndikonte edhe në integrimin e qyetit të Mitrovicës. Gjendja aktuale e qytetit të Mitrovicës po ndikon rëndë edhe në funksionimin e kompleksit metalurgjik Trepça. E ardhmja e këtij kompleksi varet nga zgjidhja e statusit të qytetit, thonë udhëheqës të këtij kombinati.

Por, qyteti i Mitrovicës, që prej përfundimit të luftës përballet me vështirësi në funksionimin e tij si një tërësi. Në pjesën jugore të qytetit të banuar me shumicë shqiptare, sektorët e këtij kompleksi udhëhiqen nga shqiptarët, ndërkaq në pjesën veriore kompleksi menaxhohet nga serbët.

Nazmi Mikullovci, menaxher i kombinatit Trepça shpjegon se në cilat anë gjenden sektorët e Trepçës.

“Prej fillimit kjo ka qenë një prej pengesave të rëndësishme për funksionimin e Trepçës. Në pjesën veriore gjenden dy miniera, Bello Bërda dhe metalurgjia e plumbit, dhe të gjitha objektet e përbashkëta që kanë qenë në Trepçë në kohën e viteve të '80-ta. Kurse, në pjesën jugore janë dy miniera që janë në funksion”, thotë Mikullovci.

Në anën tjetër, Miftar Hyseni, menaxher i minierës me flotacion “Trepça“, që gjendet në pjesën jugore të qytetit, thotë se kjo minierë tashmë punon me kapacitet të kufizuar dhe ka të punësuar 600 punëtorë. Por, problem në këtë kuadër, sipas tij, është statusi i pazgjidhur i Trepçës.

“Me të vërtetë varet shumë nga statusi i qytetit, sepse Trepça është e ndarë në pjesën veriore dhe atë jugore. Ka shumë njësi të saj që nuk punojnë, për shkak se nuk dihet statusi qytetit. Trepça është e lidhur ngushtë me vetë qytetin. Do të thotë, është çështje jetike zgjidhja e statusit të qytetit, në mënyrë që të funksionojë Trepça më mirë”, shprehet Hyseni.

Ndryshe, dikur kompleksi Trepça njihej si vend që siguron punë për shumicën e rajonit në Mitrovicë. Por, sot, në sektorët e Trepçës që gjenden në pjesën jugore të qytetit punojnë vetëm 1350 punëtorë, nga 25 mijë sa ka pasur dikur.

Zgjidhja e këtij problemi i takon Qeverisë së Kosovës, thotë Ismail Smakiqi, shef i administratës dhe personelit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, duke shtuar se Kuvendi i Mitrovicës nuk ka shumë kompetenca në këtë drejtim.

Megjithatë, ai thotë se aktivizimi i Trepçës, përveç se do të ndikonte në zhvillimin ekonomik, do të ndikonte edhe në integrimin e qyetit të Mitrovicës.

"Shumë pak si qytet, po mendoj edhe si komunë, kemi fushëveprimtari në këtë drejtim. Me vetë faktin se janë punëtorë të Mitrovicës, ne kemi interesim për rrjedhat e mëtutjeshme të Trepçës, por shumica e çështjeve janë çështje të qeverisë”,
thotë Smakiqi.

Por, Mikullovci thotë se në rend të parë duhet të zgjidhet çështja e pronës së Trepçës.

“Sigurisht që zgjidhja e statusit do të ndikonte dukshëm në krijimin e disa kushteve që ky kompleks të jetë më funksional. Mirëpo, çështje kyçe është çështja e statusit të Trepçës. Dhe, me zgjidhjen e statusit të Trepçës dhe pronësisë së Trepçës, do të zgjidheshin edhe disa probleme të tjera", pohon Mikullovci.

Sidoqoftë, problem tjetër që mban peng kombinatin Trepça në Mitrovicë, në aspektin e zhvillimit dhe atë të privatizimit, është borxhi i krijuar që në vitet e '90-ta, në kohën kur ky kompleks ishte menaxhuar nga pushteti serb. Ky borxh, për të cilin thuhet se Trepça i ka kreditorëve të huaj, sipas menaxherëve, arrin deri në 250 milionë euro.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim barja
Anëtar i ri
Anëtar i ri
agim barja


Numri i postimeve : 158
Registration date : 09/04/2008

LUFTA PËR TREPÇËN Empty
MesazhTitulli: hi syve per ndarje te mitrovicese   LUFTA PËR TREPÇËN EmptyMon Aug 25, 2008 8:44 pm

kjo luft ka perfunduare ne marveshjen e kumanovese e ne rambuje ka shume argumente nje nder to po e veqoj qe nuk do me shume comente pse ne pjestaret e UCKse nuk na u lejua asnje te qendrojmi ne pjesen veriore e ketu eshte ajo krejt dhe duhet shkurt te ju thuhet e te mos i bejmi gjera aqe se gjoja borgjet apo pronsia jo jo kete duheni ta kuptoni qysh e kemi kuptuare edhe ne lufte ne vitin 1999 ne qershore kur me shume shoke e kemi then se jemi te tradhetuare dhe kjo sot po ndodhe e menxheret e kombinatit trepca jane nxensit e josip broz titos qe dijn me dredhe e gjdredhe shpresoje se keta kane mashtruare vetevehten se nje dite do te zgjohene dhe do e pyesin vehten se cfare tani dhe ku te shkojme trepca nuk funksionone prej disa shqipfolsave e jo te huajeve dijeni dhe mbajeni nmende kete kjo eshte realiteti qe po ndodhe pse spo e kuptoni se mitrovica eshte e ndare dhe jemi te tradhetuare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

LUFTA PËR TREPÇËN Empty
MesazhTitulli: Re: LUFTA PËR TREPÇËN   LUFTA PËR TREPÇËN EmptyMon Aug 25, 2008 9:29 pm

Lufta për Trepçën nuk ka mbaruar dhe krejt problemi i derisotëm është Kosova me Trepçën apo jo! Atje i vendosen jopaqëllim forcat frenge. Trepça nuk funksionon, ngase është problemi i Mitrovicës së ndarë. Sa do të vonojë funksionimi i komunës si një tërësi - mbetet të shihet, por akush nuk beson se do të ndryshojë harta e Kosovës matutje, pavarësisht asaj ndarje të dhunshme e pushtetit paralel aje!

Atje duhen ma shumë forca se sa pjestarët e UÇK-së Fjalën e veprimit e ka eulex-i sot - për atë unmik-u koncentrohet atje derisa të përfundoi ai problem.

Fjalën e fundit të veprimit do ta kemi të gjithë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





LUFTA PËR TREPÇËN Empty
MesazhTitulli: Re: LUFTA PËR TREPÇËN   LUFTA PËR TREPÇËN Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
LUFTA PËR TREPÇËN
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: