Ideologjia eshte nje sistem i ideve,i pikpamjeve e bindjeve dhe i sherben realizimit te interseave te grupeve te caktuara shoqerore.Duke mbajtur anen e nje grupi te caktuar,ideologjia paraqet ne menyre te gabueshme realitetin apo me qellim e shtremberon ate.Ndonese ideologjia paraqitet si e vertete,ajo nuk ka si kriter te verteten siç eshte rasti me shkencen.Ajo eshte forme e njohjes ,por veten e paraqet si te vetmen te vertete te padiskutueshme.Ka nje prirje te jashtezakonshme qe te jete e ndikueshme nga fusha te ndryshme si p.sh.,nga interesat politike,klasore,grupore,fetare,kombetrae etj.Perkatesine e vet ideologjike e kishin te shprehur regjimet politike komuniste.Ato kishin krijuar sisteme te rreme te ideve mbi persosemerine e shoqerise socialiste.Ne kete ideologji glorifikohej roli i udheheqesit,i thureshin kenge atij,per t'i bindur njerezit per fuqine dhe drejtesine e sovranit.
Si forme e vetedijes shoqerore, ideologjia ka force te madhe terheqese shoqerore.Duke patur kete fuqi,ajo ka mundesi mobilizuese te njerezve.Shteti e perdor ideologjine si mjet per realizimin e interesave te veta.