|
| Sociologjia | |
|
+4laloni Beton MUHAMETII Guximi 8 posters | Autori | Mesazh |
---|
Vizitor Vizitor
| Titulli: Sociologjia Sun Aug 24, 2008 2:05 am | |
| Sociologjia Sociologjia (Fjala Sociologji rrjedh nga bashkimi i fjalës Latine “Socius“ që do të thotë “Shoqërues“ dhe fjalës Greke “Logos“ që do të thotë “Shkencë” ) është shkencë e cila merret me studimin e shoqërise njerëzore dhe të dukurive të saj. Problemet, fenomenet dhe konfliktet shoqërore apo ndërnjerëzore janë pjesa qendrore e studimeve sociologjike.
Historia dhe zanafilla e Sociologjisë Si shkencë e vecantë, sociologjia zyrtarisht njihet aty nga fundi i shekullit të 19. Ajo u shkëput si shkencë e veçantë në atë kohë nga Filozofia, Shkencat ekonomike, Etnografia. Zanafila e krijimit të saj si shkencë është e lidhur ngushtë me zhvillimet e shoqërisë qytetare në Europën e shekullit të 19. si dhe me industrializimin progresiv. Mendimtarët e hershëm dhe ato të mesit të shekullit të 19. si Henri de Saint-Simon, Karl Marx, Herbert Spencer, edhe sot e kësaj dite llogariten si mendimtarët klasik të sociologjisë.
Emërtues i sociologjisë ishte shkencëtari francez Auguste Comte me librin e tij (Système de politique positive, ou Traité de sociologie, instituant la religion de l'humanité, 4 Bde., 1851-1854).
Ndarja e Sociologjisë Sociologjia në një ndarje të thjeshtë ndahet në:
Sociologjia e përgjithshme Temat kryesore të Sociologjisë së përgjithshme janë psh: Veprimi social,Interaksioni social, Shkëmbimi social,Ndryshimi social, Mobiliteti social, Struktura sociale,Pushteti, Hegjemonia, Elitat, Grupet, Rolet sociale, Klasat, Socializimi etj.
Sociologjitë e veçanta Ndër më të rëndësishmet nga sociologjitë e veçanta janë: sociologjia e Punës, sociologjia e Familjes, sociologjia Politike , sociologjia juridike. Nga diferencimi i vazhdueshëm edhe i vet sociologjisë ,dita ditës formohen edhe sociologji të tjera të veçanta.
Metodat Sociologjike Numëri i madhë i instrumenteve metodike të sociologjisë empirike ndahet si vijon: * Metodat Kualitative * Metodat Kuantitative * Metodat Historiko-Krahasuese(komparative)
Shumë shpesh përdoren kombinime të këtyre 3 Metodave (Metodat mixe/të përziera).
Ndarja e Sociologjisë sipas Temës që trajton Makrosociologjia * Sociologjia Marxiste * Strukturalizmi * Funksionalizmi * Strukturfunksionalizmi * Teoritë Kritike * Teoritë Sistemore * Teoritë Kulturore
Mikrosociologjia * Sociologjia e Konfliktit * Interaksionizmi Simbolik * Dinamika e Situates * Sociologjia e Fenomenit * Individualizmi Metodologjik * Sociologjia Figurative * Etnometodologjia
Mesosociologjia Ky nocion është shumë pak i definuar dhe përshkruan psh. Sociologjinë e Institucioneve, të Ritualeve dhe Organizatave.
Marrur nga: wikipedia.
Edituar për herë të fundit nga Vrana Konti në Sun Aug 24, 2008 11:19 pm, edituar 1 herë gjithsej |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Sociologjia Sun Aug 24, 2008 12:03 pm | |
| Jam duke pergatitur nje shkrim ne lidhje me Socilogjine. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Sociologjia Sun Aug 24, 2008 4:46 pm | |
| Ketu po paraqes mendimin tim per zhvillimin shoqeror prej fazeave me te thjeshta komuniste e deri tek kapitalizmi i sotem, ku po shkon me hapa te shpejt drejt imperializmit. Mendimet e mija lidhur me kete pune i kam paraqitur copa-copa neper tema te ndryshme.
Ne fillimiet e saja shoqeria njerezore ka ecur neper fazat me thjeshta komuniste, thujase ne nje komunizem primitiv, po ta shpjegoja mendimin tim nepermes figuracionit mendoje se do te ishim shum me te qart. Gjithsej marrim tri peme, dhe nje are te madhe (e marr kete per arsye se me peme nuk mund ta shpjegoj mire tepricen ne prodhim), pemet perbehen nga frute jo te njejta, ne kete kohe, pra ne fazen e pare shoqerore, njerezit ne te tri pemet ushqeheshin bashkarisht dhe i plotesonin shum mire nevojat e tyre jetesore, te gjith ushqeheshin neper peme pa rregull dhe secili hante sa i nevojitej. Gjithashtu kjo ndodhte edhe ne are ku te gjith korrnin grurin me draper dhe e shfrytezonin bashkarisht. Prona private qe eshte nje nder bazat kapitaliste u krijua atehere kur nje nga ta, deshironte te merrte me shum kapital se sa i nevojitet, deshironte te rrinte ne nje vend me te mire sa ishte e nevojshme etj, ne kete rast njeri nga 100 njerezit (t'i marrim gjithsej 100 njerez te ndar ne tri pemet) u sistemua ne nje peme dhe ate e beri kapital vetem te tij nga lakmia apo arsye tjeter, ne kete rast lindi prona private, rrezikshmeria per permbysjet e pushtetit te tij ishte shum e madhe sepse nuk kishte mjete ta mbronte ate, prandaj armet te cilat deri atehere ishin perdorur per luftimin e kafsheve tash perdoren per mbrojtjen e kapitalit. Dhe keshtu cdo burim ushqimi u be prone i nje apo nje grup te vogel personash. Menjehere pas ketij hapi gjgand per nga ana negative e shoqerise lindi feudalizmi. Feudalizmi eshte nje sitem shoqeror qe vejn pas skllavo-pronarise ku edhe ketu feudali kishte pronesin mbi bujkrboerit dhe i shfrytezonte me keq se sa kapitalizmi puntoret.Gjithashtu Feudali kishte te drejte per te ushtruar pushtet ne tokat e bujkroberve. Ky ishte nje hap drejt kapitalizmit. Ende po ecte shoqeria, shoqeria gjithmone reagon dhe permbys sistemet qe nuk ju pershtaten, pas ketj sistemi u krijua nje sistem te themi ashtu me liberal qe ishte Monarki, ku te gjith pushtetin mbi pemen dhe Aren e mbante nje person, qe konsiderohej perende, dhe te gjith punonin, dhe luftonin per mbrojtjen e pasurise se tij. Shtresat shoqerore linden pikerisht nga keta pronar te pemeve dhe Ares. Ata te cilet ne ate kohe detyroheshin me dhune t'i punonin aren dhe mblidhnin frutet e pemeve, me te till njerez u krijua klasa puntore e cila ishte me e shtypura nga dy klasat para saj, edhe per shkak te pageses per punen e tyre, por edhe per shkak punes se veshtire. Klasa e mesme apo mikrobrogjezia ishin ata te cilet nuk punonin por e mbikqyrnin punen e puntorve, kjo lloj klase fitonte shum me shum se sa e para, dhe kishte pune me te lehte. Kurse klasa e cila i shfrytezonte dy klasat e para per forcimin e kapitalit ishte borgjezia, klasa e te pasurve-kapitalistet. Keto tri klasa nuk ekzistojne vetem tek pemet dhe tek ara jone imagjinare por ne cdo fabrike e monopol te madh prodhues, ne kapitalizem keto duhet t'i kete me do e mos. Vetem keto burime ushqimi me sitemin e tyre te prodhimit 100-fishoj-ky eshte nje shtet kapitalist. Duke u avancuar shoqeria dhe duke u krijuar dhe perparuar dalngadal shkenca, u permiresuan mjetet e prodhimit ( pershembull per korrjen e grurit), gje qe qon direkt ne nje tepric prodhuese, kete teprice pronari i kapitalit e mbante per vete, thujse shum pak nga ky permiresim shoqeror fitonin puntoret dhe mikroborgjezet. Prandaj edhe sot ne boten tone reale shkenca perparohet jo per te miren e shoqerise por per forcim kapitali. Keshtu u nda bota neper cdo peme dhe ne are ekzistonte ky rende shoqeror, por megjithe keto shtypje per nga dobia nuk kishte te krahasuar me Skllavo-pronarin, Feudalizmin, dhe Monarkine.Por ende shtypja ekzistonte. Tash pas shum ketyre fjaleve qe thash shtrohet nje pyetje si u krijua shteti? Shteti nuk eshte asgje tjeter vec se nje apart dhune ne duart e kapitalisteve, me te cilin synohet shtypja dhe dhe mos zhvillimi i klasave te meposhtme shoqerore, kete shtypje mund ta beje permes: Policise, Ushtrise e shum e shum pjeseve perberese te kapitalizmit. Pse eshte i nevojshem shteti? Shteti nuk eshte aspak i nevojshem per sohqerine, vec se eshte i demshem. D.m.th Kapitalizmi eshte sistem ekonomiko-shoqeror ku per baze ka pronen private dhe zhvillohet me ane te shtypjes se klasave. Marksi ishte ai i cili utopine e socializmit, e cila ishte vetem nje enderr qe te behet, nuk paramendohej se mund te vinte, e kthej ne shkence dhe formoi nje fillozofi te re te cilen e quajn "Marksizem", kurse Lenini ishte i pari qe e zbatoi ne praktik, prandaj edhe shpesh here quhet Marksizem-Leninizmi. Nga pamundesia per ta quar boten direkt ne Komunzem per arsye se se pari duhet perbysur klasa borgjeze me ane te revolucionit, kete faze paraprake ku vec se fillon te behet barazia shoqerore Marksi e quajti socializem si faze paraprake e komunizmit. Perderisa sistemin e nje vendi je i detyruar ta mbrosh me arme nuk mund te keshe komunizem, deri sa te arrihet ajo shkall vetdijsimi shoqeror sa nuk jane te nevojshme armet dhe bota fillon te bashkohet, atehere arrihet edhe barzia shoqerore dhe secili fiton aq sa ka nevoje, sikurse ne fazat e thjeshta e primitive ne fillimet e kohes qe thame. Kthehemi tek pemet, revolucioni proletar ben permbysjen fillimisht te klases se Kapitalisteve, dhe ka vetem nje klas-puntore ku eshte edhe sunduese. Pra kete sistem je i detyruar ta mbrosh me arme- prandaj ketu humb koncepti i komunzmit, derisa arrihet paqja e perhershme. Marksi nje njeri qe doli nga klasa puntore parashikon se bota me do e mos do te shkoj ne komunizem, sepse kjo eshte faza me e avancuar shoqerore, ku zhduken 100% te gjitha dukurit negative. Shoqeria gjithmone zhvillohet, gjithmone shkon drejt rruges se perparimit, vetem shpejtesia e ecjes mund te ndryshoje, prandaj edhe bota komuniste eshte e garantuar.
Ju pershendes | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Sociologjia Sun Aug 31, 2008 2:09 pm | |
| guximi ju pershendes, me pelqeu menyra kronologjike qe keni zgjedhur, t'i renditni format e rendeve shoqerore, por desha te te pyes, se paragrafin e fundit "Shoqeria...", a keni pretenduar ta keni si mendim tuajin, apo thjesht e keni cituar Marksin? Sepse bota nuk eshte duke ecur nga komunizmi por indistrualizmi, liberalizmi, globalizmi... | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Sociologjia Sun Aug 31, 2008 5:31 pm | |
| Muhameti gjithashtu te pershendes.
A pranon se bota gjithmonë shkon duke u zhvilluar? Industrializimi nuk ka te beje me kete pune, eshte krejt tjeter gje, ne po flasim per sisteme shoqerore, menyra se si udhehiqet nje ekonomi e caktuar. Keto jane tjeter gjera.
Tung | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Sociologjia Mon Sep 01, 2008 12:57 pm | |
| Pershendetje guximi ka si nuk ka te beje, ne bote shumica e shteteve jane kapitaliste dhe pake jane komuniste, ndersa une te pyeta se: a mendoni ju personalisht, apo citoni Marksin, kur thate se bota komuniste eshte e garantuar. ... | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Sociologjia Mon Sep 01, 2008 1:04 pm | |
| Muhamet pershendetje
Une mendoj si Marksi dhe e citoi Marksin. Vende komuniste nuk ka hiq asnje, as socialiste, por kjo absolut nuk do te thot se bota nuk do te shkoj ne komunizem. Shoqeria ece me hapa e jo me kercime gjigante, siq eshte komnizmi.
Une kam thene se shoqeria gjithmone shkon duke u avancuar, domethen edhe sistemi kapitalist eshte sistem "lul' ne krahasim me monarkine, skllavo-pronarine, dhe feudalizmin, por shkon ende duke u avancuar, ti ndash quaje komunizem ndash kapitalizem, faza ku klasa puntore do te jete sunduese dhe gjithcka qe do te jete shoqerore eshte e garantuar, ti quaje edhe monarki ndash sepse kjo eshte vetem fjale.
Ti po thua: tani ka me shum vende kapitaliste. Pse ti pret qe me magji e gjith bota te shkoj ne sistemin me te avancuar shoqeror,jo, kjo shkon dalngadal.
Te pershendes. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Sociologjia Mon Sep 01, 2008 1:36 pm | |
| pershendtje guzimi Si po mendon se nuk ka vende komuniste! Eshte per tu cuditur se si nje ithtar i komunizmit nuk e din se Kina dhe Kuba jane shtete komuniste, por mund te kete edhe te tjera. As une nuk e mohoj se shoqeria gjithnje shkon duke u avancuar, por se do te shkon drejt komunizmit kete harroje, komunizem nuk do te thote vetem te sundoj klasa punetore. Me t'mira | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Sociologjia Mon Sep 01, 2008 1:54 pm | |
| Pershendetje Muhameti.
Eshte me qudi qe ti nuk e di se nuk eshte njesoj t'i thuhet vetes komunist a praktikisht te mos jesh, komuniste nuk munden me qene hiq se hiq, vetem socialiste eshte fjala, por as socialiste nuk jane, sepse ne te gjitha vende "komuniste" sundon prona private si ne Kine ashtu edhe Kube, gjithashtu sundojne klasat shoqerore prandaj hiq nuk mund me qene socializem, ende sundon aparati klasor, dhe borgjezia, harroje kete pune.
A ne Komunizem deri tani asnje vend te bote nuk ka arritur, as Rusia Leniniste-Staliniste, vetem ne socializem si faze paraprake. Tash po dyshoj se ti nuk e di se ceshte komunizmi.
Pse nuk shkon drejt komunizmit? | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Sociologjia Wed Sep 03, 2008 12:07 pm | |
| Nuk po them se jane vende tipike komuniste, por me shume anojne kah komunizmi sesa kapitalizmi. Vend komunist i zyrtarizuar ka qene Shqiperia zotri. Sepse ne komunizem sundon nje parti, nuk eshte shtet i pluralizmit. Mangesite me te medhe te komunizmit mendoj une, jane ndalimi i fese dhe zoterimi i prones shoqerore, por ka edhe tjera. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Sociologjia Wed Sep 03, 2008 4:32 pm | |
| Pershendetje Muhameti.
Gabohesh, Shqiperia ka qene vend socialist jo komunist, sepse nuk mund te jete vetem nje shtet komuniste simbas Marksizmit, sepse je i detyruar ta mbrosh me arme, prej kapitalisteve e imperialisteve, ketu humb koncepti i komunizmit. Prandaj Marksi e formesoi socializmin si faze paraprake. Ne qastin kur bota do te jete krejtesisht unike dhe arrihet nje shkalle e caktuar e vetdijesimit shoqeror atehere mund te ecet perpara drejt komunizmit. Nuk arrine shteti ne komunizem, eshte krejtesisht e pamundur dhe jasht cdo llogjike, problem qendorn qe ne komunizem ose arrin e gjith specia njerezore ose nuk arrine askush, keshtu thot Marksizmi. A ne Socializem po.
Komunizmi teritikisht nuk e ndalon fene, pershembull ne Rusine Socialiste feja ka ekzistuar, u eshte lejuar besimtarve t'i kryejn veprimet e tyre fetare. Vetem ne Shqiperi ajo eshte permbysur nga vete rinia shqiptare. Ne komunizem nuk eshte se ndalohet feja por ajo shuhet vet, sepse nuk luan kurrfar roli. NUk dua te them se e perkrahu botekuptimin fetar, perkundrazi mendoje qe eshte e panevojshme, por une tregova vetem nje realitet. Perse eshte mangesi prona e perbashket?
Kalofsh mire. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Sociologjia Fri Sep 05, 2008 12:27 pm | |
| guximi tha: "problem qendorn qe ne komunizem ose arrin e gjith specia njerezore ose nuk arrine askush, keshtu thot Marksizmi" Nje gje e tille do jete e pamundur, te sugjerosh te mos shpresosh ne kete sistem se do arrihet ndonjehere ashtu sic ka thene marksi. Me t'mira | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Sociologjia Fri Sep 05, 2008 2:18 pm | |
| Muhameti, jo, une po them ashtu siq ka thene edhe Marksi, nuk eshte nje gje e till e pamundur, perkundrazi eshte shum e mundure. | |
| | | MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Sociologjia Sat Sep 06, 2008 6:30 pm | |
| Te presim pra guximi, se a do te dale ashtu sic po mendoni ju... | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Sociologjia Fri Sep 12, 2008 2:10 am | |
| Tema dhje synimi i persijateve mbi trajten e homo sociologius-it jane : kerkimi i nje kategorie elementare per analizen e pavarure sociologjike te problemeve te veprimit social.Nese ,,, ''faktet sociale '' te Dukheimit jane me shume se nje fiksion ,ateher duhet te jete e mundeshme qe keto te pershkruhen me te gjithe akupulozitetin e metodikes se pervojes shkencore dhe te spjegohen ne kuadrin e lidhjeve te caktuara te ndersjellta te problemeve.
ju keshilloj te lexoni librin
Njeriu Sociologjik
Ralf Dahrendorf | |
| | | laloni Anëtar
Numri i postimeve : 259 Age : 33 Vendi : gjilan Profesioni/Hobi : leximi Registration date : 12/03/2009
| Titulli: Re: Sociologjia Thu Mar 12, 2009 1:37 pm | |
| sociologjia eshte ANATOMIA e shoqerise. | |
| | | elisa Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2298 Registration date : 10/07/2008
| Titulli: Re: Sociologjia Thu Mar 12, 2009 1:47 pm | |
| ''Sociologjia eshte studim i jetes se grupeve shoqerore '' (Earl Babbie ) | |
| | | Kushtra Fillestar/e
Numri i postimeve : 4 Age : 32 Vendi : Kercove Registration date : 04/11/2009
| Titulli: Re: Sociologjia Wed Nov 04, 2009 1:32 am | |
| mirse ju gjej n forum jam antar i ri krkoj kush mundet tem ndohmoj kam nje tem mature ``organet me t larta t shteti- ndarja e pushtetit`` per organet mt larta shkurtimisht per kryetarin e shtetit dhe kopetencat kurse per ndarjen e pushtetit pak m gjersisht ju faleminderit . | |
| | | shahini Anëtar i ri
Numri i postimeve : 195 Age : 43 Vendi : jordani Profesioni/Hobi : Mi shkel ne fyt ata qe spionojne kundra vellaut Registration date : 06/11/2009
| Titulli: Re: Sociologjia Sat Nov 07, 2009 12:48 am | |
| Shteti ështe nje aparat i pavarur politike, administrativ, legjistrativ dhe qeverisës i ndërtuar dhe mbajtur në funksion nga popullsia e një hapësire gjeografike e pacenushme nga jashta.
Krikimi i shteit ka zanafillen qysh moti si qellim per tu mbrojtur popullata e asj bashkesies nga tjeret. Se pari njerezit jane bashkue ne grupe e pastaje ne fshata e me vone fshat qytet(polisat),dhe ne fund shtete te medhaja si federatat dhe konfederatat Sot per ti plotesue kushte nje shtet ai popull duhet te kete nje teritor te caktuar qe ti tregoi bashkeise qe jemi nje popull kompakt,kemi gjuhen tone, traditat,zakonet,moralin,si dhe teritor te caktuar. Aparati politik ka te beje qe me çdo kushte ta bind popullaten qe tu besoje ne qeverisjen e tij.Organet administrative te shteiti kane te bejne me zbatimin e ligjit dhe urdherojn qytetaret qe ti permbahen atij . Organet legjislative nxjerrin ligje dhe urdherojn administraten qe ti zbaton ato. Qeverisja dhe sistemi shoqeror caktohet nga shumica. | |
| | | Burrelsja Fillestar/e
Numri i postimeve : 12 Age : 29 Vendi : Burrel Registration date : 01/01/2014
| Titulli: Re: Sociologjia Wed Jan 01, 2014 2:56 pm | |
| Test Pyetjesh nga Sociologjia 1.Shkruani per metoden sociometrike dhe mekanizmat ndihmes te saj-kuptimin etyre ? 1.Me sociometri, ne kuptimin metodologjik, kuptohet faktikisht matja e dukurive dhe proceseveshoqerore.- Kjo metode konstaton simpatine edhe antipatine,terheqesine dhe refuzimin e individevebrenda grupit.- Mekanizmat ndihmes te metodes sociometrike jane :sociodrama,psikodrama dhe sociogrami .- SOCIODRAMA është formë e lojës në të cilën marrin pjesë të gjithë pjestarët e grupit, ndërsagrupi tjetër përfaqëson publikun.PSIKODRAMA është eksperiment sociometrik në të cilën individëve të caktuar u jepte te luajnëndonjë rol në përputhjet me rolet e tyre në jetën e rëndomtë.SOCIOGRAMI ka të bëjë me mardhënjet e njerzeve në mes grupeve. 2.Shenoni format e metodes se te verejturit dhe shkruani per metoden e teverejturit ne pergjithsi ? 2.Metoda e të vrejturit është një ndër metodat më të vjetra dhe më të natyrshme e cilapërdoret hulumtimin e shoqërisë dhe dukurive të saj edhe për grumbullimin e fakteve tëmaterialeve pra metoda e te vrejturit në sociologji në kuptimin shkencor kuptohet përfshirjandijore në mënyrë të planifikuar dhe sistematike e fakteve,- Forma të të vrejturit siciologjik janë : të vrejturit sinteti,direkt,me pjesmarrje , masovik ,tevrejturit e rasteve të veqanta të tjera. 3.Herbert Spenseri dhe qasja evolucioniste e tij ? 3.Spenseri dhe qasja evoluniste e tij- njëri nga dijettarët e shquar që me punën e tij kontribojpër themelimin e shkencës së sociologjis e në veqanti për themelimin e drejtimit evolucionistnë sociologji ka qenë bashkohaniku I kontit filozofi anglez Herber Spenser,lënda e sociologjisënë frymën e parimeve evolucioniste sipas Spenserit është rritja,zhvillimi,funksionimi dhestruktura e grupit shoqëror. 4.Shkruani për metodën e intervistës,dhe ne cilat raste përdoret intervista e hapurdhe ajo e mbyllyr 4.Intervista ze vend te rendesishem ne procesin e rritjes se interesimit per hulumtimin empiricte dukurive qenese dhe proceseve kryesore, te cilat jane karakteristike per shoqerine.- Metoda e intervistes perdoret ne sociologjine bashkekohore per verifikimin dhe themelimin eshenimeve te cilat me pare jane fituar me ndihmen e metodave te tjera hulumtuese.- Intervista eshte njera nder format kryesore te komunikimit shoqerore ,me ane te se cileshulumtuesi I ben pyetje te ndryshme individit mbi dukurite e caktuara shoqerore.- Intervistat e hapura apo te lira perdoren kur I pyeturi ka te drejte dhe ka liri te plote nepergjigjjet e veta te cilat mund te jene te shkurtra ,por nga ana tjeter mund te beje edhe neforme bisede 5.Shkruaj per kuptimin e kombit dhe llojet e saj? Kombi eshte komunitet specific popullor I njerzeve I lindur ne baz te ndarjes shoqrore teprones,perkatsisht me shthurjen e shoq.feudale dhe fillimin e shoq.kapitalisteElementet e kombit :Origjina e perbashket,gjuha e perbashket,lidhja e gjakut,territori,kultura,zakonet,simbolet e perbashkta,historia e perbashket etj…. 6.Sipas Tomas Hobsit njeriu per njeriun eshte ujk ( gjendja natyrore sipas Hobsit?) 6.Sipas Hobsit gjendja natyrore qe i parapriu shtetit qe i karakterizohet me luftene e te gjithvekunder te gjithve,me kete tregon se njeriu nuk eshte shoqeror per nga natyra sic ka cek | |
| | | Burrelsja Fillestar/e
Numri i postimeve : 12 Age : 29 Vendi : Burrel Registration date : 01/01/2014
| Titulli: Re: Sociologjia Wed Jan 01, 2014 2:58 pm | |
| SOCIOLOGJIA E DEVIJIMIT DHE E ARDHMJA E SAJ
Afrim Haliti Prezantim i shkurtër - marrë nga Trendet
Devijimi është koncept i zgjedhur nga sociologët për të përfshirë format e ndryshme të sjelljes njerëzore të cilat janë të definuara nga pjesëtarët e sistemit shoqëror si të gabueshme, të këqija, të pamoralshme, ilegale, apo që meritojnë mospajtim dhe ndëshkim, ndërsa sociologjia e devijimit është studimi i forcave dhe proceseve sociale që përfshihen në formulimin e standardeve të tilla vlerësuese, thyerjeve të këtyre standardeve dhe reaksioneve ndaj thyerjeve të tilla. Çështjet specifike në mënyrë ordinare përfshijnë studimet e sjelljeve të definuara si ilegale (krimi dhe delinkuenca) dhe format e sjelljeve që janë të papajtueshme apo të stigmatizuara nga një pjesë e konsiderueshme e pjesëtarëve të shoqërisë si për shembull vetëvrasja, sëmundjet mendore, disa forma të orientimit seksual, dhe forma të caktuara të shfrytëzimit të alkoolit dhe drogave. Edhe pse koncepti është bërë një term kritik publik, sociologët fillimisht e kanë adaptuar këtë koncept si kategori më objektive dhe konceptualisht më neutrale se sa ato që shfrytëzohen nga publiku.
Që të dyja, disiplina e kriminologjisë (e definuar si studim i ndërtimit të ligjeve, thyerjes së ligjeve, dhe reaksioneve ndaj thyerjes së ligjeve) dhe sociologjia e devijimit merren me sjelljet ilegale, mirëpo sociologjia e devijimit është e veçantë në brengosjen e sajë me temat dhe principet që supozohet se do të duhej të aplikoheshin në thyerjet e ndryshme të standardeve të përbashkëta. Në të vërtetë, studimi më i dalluar në evolucionin e hershëm të sociologjisë së devijimit ka qenë studimi i Emile Durkheim-it, Vetëvrasja (Suicide) në vitin 1897. Edhe pse vetëvrasja është trajtuar si krim në disa shoqëri në kohë të caktuara, ajo si e tillë nuk është e përfshirë në kategoritë à la mode të sjelljes kriminale dhe rrjedhimisht nuk studiohet nga kriminologët. Megjithatë, sociologjia e devijimit vazhdon të jetë e interesuar në vetëvrasje dhe sjelljen vetëvrasëse. Aq më tepër, pasi që nuk është e kufizuar vetëm në sjelljet e definuara me ligj si kriminale, sociologjia e devijimit inkurajon edhe konsiderimin e marrëdhënieve të mundshme në mes të formave të ndryshme... 1 të devijimit. Për shembull, Durkheim ka shtruar hipotezën se vrasja dhe vetëvrasja veprojnë si dy ‘rryma’ të ndryshme të devijimit, për shembull popujt që kanë shkallë të lartë të vetëvrasjes kanë shkallë të ultë të vrasjeve. Në të njëjtën mënyrë, kur të shtrohet pyetja mbi marrëdhëniet në mes të sjelljeve siç është dhuna kriminale dhe formave jokriminale të devijimit siç janë sëmundjet mendore dhe përdorimi i alkoolit, përgjigjja do të kryqëzohej nga studimet e devijimit dhe ato të krimit. Shkurtimisht, sociologjia e devijimit përfshinë studimet e marrëdhënieve në mes të thyerjeve kriminale dhe jokriminale të standardeve vlerësuese të përbashkëta (normave) dhe angazhohet në gjetjen e principeve apo temave të përgjithshme që do të mund të aplikoheshin përgjithësisht në devijimin.
Temat dhe teoritë themelore
Temat më themelore të sociologjisë së devijimit përfshijnë vështrimet se:
1. Format specifike apo shembujt e sjelljeve që bien në kategoritë e tilla ndryshojnë me kohën dhe janë të ndryshme në shoqëri të ndryshme (relativiteti kulturor dhe material);
2. Ekziston një konsensus më i madh shoqëror mbi parregullsinë e disa formave të sjelljes kundrejt të tjerave (konsensusi i ndryshueshëm normativ);
3. Disa pjesëtarë dhe grupe brenda një sistemi kanë më tepër influencë se sa të tjerët në definicionet dhe reaksionet ndaj formave specifike të devijimit (fuqia) dhe
4. Përfshirja në format e sjelljeve të papranueshme nuk është e përhapur rastësisht, por është e përcaktuar nga socializimi i ndryshueshëm, mësimi social, mekanizmat e kontrollit social si dhe influencat tjera sociale.
Secili libër mbi sociologjinë e devijimit përmban dhe është i shkruar mbi disa versione të këtyre temave themelore.
Përveç temave themelore, ekziston një konsensus i përgjithshëm mbi kategoritë e veçanta të teorive sociologjike të devijimit. Tri kategori të teorive të brengosura me shkaqet e formave kriminale dhe jokriminale të devijimit që mundohen që të sqarojnë variacionet e kalkulueshme dhe të vështrueshme të sjelljes devijante kanë dominuar diskursin sociologjik: 1. Disorganizimi social;
2. Asociacioni diferencial - konflikti kulturor dhe
3. Shtytja strukturale – kulturore.
2 Secila nga këto tri lloje të teorive ka karakteristika të veçanta dhe secila fokusohet në veçori të ndryshme të shoqërisë, grupeve dhe kategorive të njerëzve me qëllim të shpjegimit të diferencave të vërteta në sjellje. Përveç këtyre teorive mbi shkaqet, së paku dy lloje të mëdha të perspektivave kanë qenë kritike ndaj fokusimit në shkaqe dhe përqendrimit në variacionet e kalkulueshme të sjelljeve:
4. Konstruksionizmi social dhe
5. Teoritë radikale dhe feministe.
Kur është prezantuar koncepti i disorganizimit social, është konsideruar të ketë qenë gjendje e fshehtë që shpjegonte konvergjencën e një sërë formash të sjelljes devijante në territore ekologjike të identifikueshme. Është aplikuar nga sociologët e Universitetit të Chicagos në fillim të viteve 1900 në shpjegimin e krimit, delinkuencës dhe problemeve tjera shoqërore. Rritja dhe ndryshimet shumë të shpejta u shikuan si kontribut i forcave “disorganizuese” apo “disintegruese” në dobësimin e edukimit dhe mësimit të “rregullave sociale” (Thomas and Znanieki, 1918). Edwin Sutherland përdori konceptin e disorganizimit social për të shpjeguar rritjen e krimit që shoqëronte transformimin e shoqërive më të ulta dhe më të varfra ku “influencat në persona ishin stabile, uniforme, harmonike dhe konsistente” në civilizim perëndimor i cili sipas tij karakterizohej nga jokonsistenca, konflikti dhe “disorganizimi” (1934: 64). Edhe pse sjelljet kriminale dhe delinkuente ishin qendrore në zhvillimin e kësaj teorie, Robert E. L. Farris (1948) e zgjeroi konceptin e disorganizimit social për të shpjeguar “patologjitë sociale” përfshirë këtu krimin, vetëvrasjen, sëmundjet mendore dhe dhunën. Deri në vitin 1939 Sutherland kishte modifikuar teorinë e tij dhe propozoi shpjegimin i cili nënvizonte 1) definicionet kundërthënëse të sjelljes së përshtatshme dhe të papërshtatshme si qendrore në përhapjen e krimit në mes të subjekteve shoqërore dhe 2) se asociacioni diferencial me njerëz që komunikonin definicione kundërthënëse shpjegonte variacionet e kriminalitetit. Elaborimi sistematik i teorisë nga Sutherland-it mbi krimin dhe kriminalitetin në nëntë propozime fundamentale bëri që ai të konsiderohej si një nga kriminologët teorik më me influencë të shekullit 20. I aplikuar në delinkuencë, propozimi qendror i asociacionit diferencial ishte se ‘një person bëhet delinkuent për shkak të numrit të madh të definicioneve që përkrahin thyerjen e ligjit kundrejt definicioneve që nuk përkrahin thyerjen e ligjit.’ Edhe pse propozimet e tij merreshin me sjelljen kriminale dhe delinkuente, kjo teori veçonte mekanizmat normal të interaksionit simbolik që aplikohet në të gjitha format e sjelljeve (devijante apo jo-devijante). Nga fundi i viteve 1930 nocioni që disa pjesë të qyteteve ishin kriminogjenike për shkak se ishin të disorganizuara u zëvendësua me nocionin që këto pjesë ishin të organizuara në mënyre diferenciale, pra pjesët e qyteteve me shkallë të lartë të krimit kishin tradita të ndryshme apo tradita subkulturore konkurruese dhe në ...
3
konflikt. Kriminologu Thorsten Sellin me studimin e tij në Kultura, Konflikti dhe Krimi (Culture, Conflict and Crime) në vitin 1938, luajti një rol shumë me rëndësi për të shtyrë ndërrimin e shpjegimit të krimit nga disorganizimi social drejt normave kundërthënëse subkulturore. Një traditë e dalluar teorike që veçonte një lloj specifik të disorganizimit është elaboruar nga Robert K. Merton në vitin 1938. Mertoni u zgjerua në argumentimin e Durkheim-it se krizat dhe fluiditeti ekonomik mund që të shtyj njerëzit për të u vetëvrarë për shkak se rregullat që rregullojnë sjelljen do të destabilizoheshin, dhe ambiciet do të shmangeshin nga realiteti. Duke aplikuar të njëjtën logjikë, Mertoni argumentoi se shkallët e larta të devijimit gjenerohen në sisteme shoqërore anomike ku ka vëmendje të thellë në suksesin ekonomik së bashku me pabarazinë në mundësitë për të realizuar këtë sukses në mënyrë legjitime. Ndjekja e suksesit me mjete ilegale inovative shihet si një adaptim në këtë formë të disorganizimit. Inovacioni ilegal në ndjekje të atyre qëllimeve që zakonisht njihen si të suksesshme është i perceptuar si reagim apo përgjigje e zakonshme e klasës së ultë ndaj ambicieve të frustruara, por Mertoni argumentoi se ka edhe mënyre tjera për të u adaptuar. Disa njerëz mund që të i adaptohen shtytjes së tillë duke hequr dorë nga ndjekja e suksesit dhe duke u ngushëlluar me përdorimin e drogës, vetëvrasjen apo me sëmundje mendore. Në anën tjetër të tjerët mund që të rebelohen dhe të mundohen që të ndërrojnë sistemin. Logjika e teorisë së Mertonit për të veçuar qëllimet që përgjithësisht njihen si të suksesshme së bashku me mundësitë e pabarabarta janë baza për ta dalluar atë si teori të ‘shtytjes’1. Teoricientët tjerë kanë përcjellur të njëjtën logjikë duke prezantuar edhe forma të tjera të papërputhshmërisë në mes të qëllimeve dhe të mjeteve si burim i ambicieve të frustruara. | |
| | | Burrelsja Fillestar/e
Numri i postimeve : 12 Age : 29 Vendi : Burrel Registration date : 01/01/2014
| Titulli: Re: Sociologjia Wed Jan 01, 2014 2:59 pm | |
| Në një mënyrë apo tjetër, këto teori themelore kanë mbijetuar dhe reflektohen në teoritë e vonshme të cilat supozojnë që variacionet e vërteta në forma të kalkulueshme të sjelljes të shpjegohen me tipare të kalkulueshme të botës sociale. ‘Kontrolli shoqëror’ modern dhe ‘Teoritë e vetë-kontrollit’2 ndajnë të njëjtat veti me teorinë e disorganizimit social në atë se ato veçojnë mungesën e përkufizimeve shoqërore dhe personale si variacione themelore në shpjegimin e devijimit kriminal dhe jo-kriminal. Këto teori fokusohen në të gjitha format e forcës dhe të mashtrimeve, dhe format jo-kriminale të thyerjes së ligjit i konsiderojnë si indikator të hershëm të mungesës apo mospranisë së kontrollit. Teoria moderne e mësimit social elaboron në punën e Sutherland-it3 duke diferencuar një sërë mekanizmave të mësimit që kanë konsekuenca të ndryshme për devijim. Mekanizmat aplikohen si në sjelljet jo-devijante ashtu edhe në krim dhe delinkuencë dhe në format tjera të devijimit. Në fund, versionet moderne të teorisë së Merton-it veçojnë konceptet sikurse “anomia
1 Ose teori e Funksionalizmit Struktural
2 p.sh. Hirschi 1969; Gottfredson and Hirschi 1990
3 Shiko Akers 1997; 1998 dhe Ankers and Jensen 2003, 2006 4
institucionale” (Messner and Rosenfeld 1997) dhe “shtytja e përgjithshme” (Agnew 1992), dhe mundohen që të specifikojnë llojet e ndryshme të reaksioneve devijante ndaj rrethanave frustruese. U paraqitën edhe ide të reja, por kornizat sqaruese themelore që ofroheshin nga këto tri tradita mbijetuan për më tepër se gjashtë dekada.
4 Në kriminologji, ‘pozitivizmi’ ka dy domethënie: a) në mënyrë specifike i referohet supozimeve evolucionare dhe metodave shkencore të ‘shkollës pozitiviste’ të kriminologjisë; b) më përgjithësisht përdoret për të karakterizuar të gjitha qasjet në kriminologji të cilat thelbësisht brengosën me pyetjet e etiologjisë, dhe të cilat besojnë se fenomeni shoqëror mundet dhe duhet që të shpjegohet në formë të shkencave natyrore.
Siç është shënuar më lartë, këto teori të shkaqeve supozojnë se ekzistojnë variacione reale dhe të vështrueshme në sjelljen që thyen normat e pranuara që mund të shpjegohet me veti apo tipare të kalkulueshme të shoqërisë, grupeve dhe/ose njerëzve. Megjithatë, ekziston një perspektivë e popullarizuar mbi devijimin gjatë 30-40 viteve të fundit e cila fokusohet në konstruktimin dhe aplikimin e etiketimeve devijante dhe konsekuencat për ata që janë të etiketuar. Kjo perspektivë është quajtur ‘teoria e etiketimit’, ‘teoria konstruksioniste’ dhe ‘teoria interaksioniste’. Edhe pse nuk ka ndonjë definicion autoritativ mbi këtë perspektivë, karakteristikat themelore të saj janë të kuptuara dhe të pranuara përgjithësisht nga sociologët. Definim shumë i thjeshtë i konstruksionizmit social në studimin e devijimit është paraqitur në deklaratën e Rubington dhe Weinberg (2005: 1-2) se konstruksionistët social e shikojnë devijimin si ‘subjektivisht problematik’ kundrejt ‘objektivisht të thjeshtë’. Goode (1994a: 32-33) propozon që “për konstruksionistët, definicionet nuk kanë vlerë objektive absolute” dhe se “realiteti varet prej perspektivës, e perspektiva deri në një masë është subjektive dhe arbitrare”. Warren dhe Karmer (2005: 4) propozojnë që ‘logjika e hulumtimit kualitativ’ është konstruksioniste dhe specifikojnë dy supozime themelore të logjikës që pranon pikëvështrimin se ‘analiza e shoqërisë është e bërë nga një pikëvështrim apo perspektivë që informon analizën’ dhe se ‘konstruksionistët social përdorin metoda kualitative që të kuptojnë domethënien që njerëzit e sjellin në botën që ata e banojnë dhe e konstruktojnë.’
Mënyra tipike e pasqyrimit të vetive të perspektivës konstruksioniste është që të vihet në kontrast me të kundërtën, d.m.th alternativës ‘tradicionale’ dhe ‘kuantitative’ të i referohet nën termet si ‘absolutizëm’, ‘realizëm’ apo ‘pozitivizëm’4. Kur të shikohet nga ana ekstreme, pozitivistët e pranojnë që problemet apo njerëzit problematik që studiohen përnjëmend ekzistojnë dhe se njerëzit hyjnë në këso kategori të paragjykuara sepse kanë thyer normat përgjithësisht të pranuara shoqërore. Për shkak se këto probleme dhe njerëzit 5
5 Shiko: Tayler, Walton, dhe Young 1973, 1975; Quinney 1975, Platt 1975, Chambliss and Mankoff 1976)
6 Shiko Meda Chesney-Lind and Shelden 2004; Daly and Chesney-Lind 1988; Daly 1994.
problematik janë reale, pozitivistët vënë në pyetje se cilat karakteristika kalkuluese të njerëzve apo të botës së tyre shoqërore kanë determinuar këtë realitet. Edhe pse hulumtuesit që adoptojnë këso qasje metodologjike nuk e shohin vetën si ‘pozitivist’, hulumtimet kuantitative në shkaqet dhe korrelacionet e sjelljes devijante të bazuar në vështrime apo të dhëna në mikro-, meso- apo makro- nivele, në mënyrë të përgjithshme definohen nga konstruksionistët si veti qendrore e asaj epistemologjie.
Kritika konstruksioniste ndanë shumë veti me një kritikë tjetër që më së pari u paraqit në sfidat nga ‘kriminologët radikal’ dhe më vonë në sfidat nga përkrahësit e perspektivës ‘feministe’. Si kriminologët Amerikan ashtu edhe ata Britanik5 ndërmorën sfida radikale ndaj teorive dhe metodave kriminologjike tradicionale, dhe lokalizuan burimin e problemeve shoqërore në sistemet ekonomike dhe politike kapitaliste. Krimi në mesin e të pafavorizuarve ishte vetëm rezultat i margjinalizimit të tyre ekonomik. Me shumë pak për të humbur, shumë pak alternativa premtuese, dhe presion të vazhdueshëm për të dëshmuar vlerën e dikujt me anën e posedimeve materiale, kriminaliteti bëhet një zgjedhje relativisht racionale dhe atraktive. Kritikët radikal poashtu besonin se fokusimi i kriminologjisë në krimet e rrugës dhe në krimet e të pafuqishmëve e pengonte atë që të merrej me problemet më fundamentale kriminogjenike në shoqëri si pabarazia dhe racizmi. Sikurse edhe konstruksionistët, ata sfiduan vlerën e të dhënave që kinse kalkulonin ndryshimet e vërteta të sjelljes dhe kontestuan rezultatet e hulumtimeve që përdornin metodologji kuantitative. Argumenti themelor ishte se hulumtimet kriminologjike shërbenin interesat e klasës udhëheqëse në dëm të grupeve tjera dhe se të dhënat dhe metodat që shfrytëzoheshin ishin të njëanshme. Kritikat feministe janë zgjeruar në këtë argument dhe kritikojnë fokusimin e hulumtimeve në meshkuj si dhe dominimin e metodologjive të shkencave natyrore në studimin sociologjik të devijimit. Ata zgjeruan kritikën në metodat tradicionale duke përfshirë këtu edhe njëanshmërinë në vetitë e botës femërore të studiuar nga kriminologët dhe hulumtuesit e devijimit6. Kritikët radikal akuzojnë kriminologët për injorimin e krimit të ‘klasës së lartë’ dhe përforcimin e ndryshueshëm të ligjeve nga klasa shoqërore. Kritikët feminist argumentojnë se krimi femëror ka qenë i injoruar dhe se shumë mostra hulumtuese të vështruara janë produkt i përforcimit të ndryshueshëm të ligjit në bazë gjinore. Ata poashtu argumentojnë se teoritë e zhvilluara për të shpjeguar kriminalitetin dhe delinkuencën mashkullore injorojnë dimensionet e botës dhe eksperiencave femërore që janë relevante në shpjegimin e shkallës së ultë të dhunës dhe krimit serioz pronësor si dhe strategjive ekzistuese sikurse prostitucioni dhe rrëmbimi.
6
7 “An Obituary” (1994)
Disa kritik tradicional në sociologjinë e devijimit kanë propozuar që çështja e subjektit të jetë sjellja dhe aranzhimet shoqërore që thyejnë “të drejtat e individëve që janë historikisht të determinuara (Schwendinger and Schwendinger 1975).” Në vend që të studiohen ‘të poshtrit’, ‘perversët’, ‘kurvat’ (Liazos 1972: 132), kritikët radikal të definicioneve normative të devijimit paraqesin një grup specifik të normave duke definuar të drejtën apo ‘të drejtat’ si standardet më ‘objektive’ dhe ‘universale’ për të gjykuar dimensionin e sjelljes problematike. Këso definicione paraqesin nocione të ligjit të natyrës në të cilën njerëzit kanë të drejta që mund të përdorën për të determinuar të drejtën dhe të padrejtën dhe këso standardesh shihen si universale. Llojet e situatave të përfshira nga perspektiva e tyre mbi të drejtat përfshinë si karakteristikat e sistemit shoqëror ashtu edhe ato të sjelljes individuale. Për shembull, sistemi shoqëror në të cilin ndëshkimi është i varur nga fuqia dhe resurset që kanë njerëzit apo organizatat, nga perspektiva e së drejtës do të konsiderohej si devijant. Nëse anëtarët e sistemit shoqëror definohen si ata që kanë ‘të drejta’ në të ardhura jetësore, sistemi shoqëror ku kjo e drejtë do të injorohej, do të ishte devijant. Ata që promovojnë perspektivën e të drejtës shpesh veçojnë të drejtat vetë-evidente të pa-transferueshme dhe universale dhe të drejtat e tilla mund që të definohen si të atilla që përfshijnë edhe jetën jonjerëzore. Inovacionet e propozuara Ky prezantim i shkurtër në çështjet kryesore të sociologjisë së devijimit zbulon një specialitet sociologjik që karakterizohet me temat e përbashkëta si dhe vazhdimësinë në mes të versioneve më klasike të teorive dhe aplikacioneve më moderne. Shpesh bëhen debate të nxehta mbi forcën dhe dobësinë e koncepteve të ndryshme, metodologjive, apo subjektit kyç, por këto çështje mund të gjinden në të gjitha fushat e specializimeve në sociologji. Megjithatë, thuhet se kjo fushë është duke vdekur. Colin Sumner e nëntitulloi pamjen e tij të përgjithshme mbi sociologjinë e devijimit si ‘Një Përkujtim (In Memoriam)’7, ndërsa Joel Best (2004: ix) ofron evidencë se përdorimi i konceptit të devijimit në zhurnalët e përgjithshme të sociologjisë ka rënë që nga kulminacioni që kishte në vitet e 70-ta. Goode propozon se brengat rreth ‘korrektësisë politike’ kanë shtyre shumë mendimtarë që të i ikin termit ‘devijim’ sepse është bërë koncept publik që përdorët për të stigmatizuar dhe ‘patologjizuar’ disa forma të ndryshme të sjelljes. Goode poashtu thotë se ai është “i bindur që fusha e sociologjisë së devijimit nuk është teoretikisht inovative
7
sikurse që kishte qenë njëherë
Edhe pse nuk ka asnjë mënyrë që të paramendohet nëse propozimet e tanishme do të kenë sukses si ‘ide të mëdha’ me influencë, këtu do të veçohen tri tentativa në vitet e fundit për të qenë teoretikisht inovative brenda sociologjisë së devijimit për shkak se ato merren me konceptin e devijimit dhe propozojnë koncepte të reja apo të modifikuara të devijimit: 1) zgjerimi i propozuar i konceptit të devijimit për të përfshirë ‘devijimin e adhuruar’ dhe ‘devijimin pozitiv’; 2) elaborimi i Tittle dhe Paternoster-it mbi devijimin si thyerje e normave të klasës së mesme, dhe 3) zhvillimi i teorisë së ‘balansit-kontrollit’ së Tittle-it që përmban një sërë formash të devijimit.
Devijimi pozitiv, devijimi i adhuruar dhe devijimi negativ Devijimi pozitiv, devijimi i adhuruar dhe devijimi negativ
Librat mbi devijimin në mënyrë rutinore theksojnë se sjellja që mund të konsiderohet si konformuese ndaj normave shoqërore (p.sh. mundi për të u dalluar, për të u njohur, puna e rëndë, mundi për të i kënaqur të tjerët) mund që të rezultojë në shprehje të mospranisë dhe në etiketime negative (p.sh. koprrac, laritës etj). Synimi për të iu përshtatur normave që cilësojnë paraqitje të pranueshme dhe të përshtatshme mund që të kaloj në një realitet të devijimit (p.sh parregullsitë në ushqim, përdorimi i steroideve, obsesioni me pastërti etj.). Kur format e sjelljes, paraqitjes dhe shprehjes që janë të pranuara në shoqëri marrin kualitete të papranueshme dhe që nuk meritojnë përkrahje shoqërore, ato bien në realitetin e temave të përfshira në studimin e devijimit. Poashtu, sjellja që thyen standardet normative mund që të adhurohet nga një audiencë e caktuar (p.sh. operacionet e plaçkitjeve apo mashtrimeve inteligjente).
Pranimi që ndaj sjelljes e cila është konsistente me standardet normative mund të reagohet në mënyrë negative dhe që ndaj sjelljes e cila është devijante mund që të reagohet pozitivisht, është bërë parim qendror në argumentet për zgjerimin e sociologjisë së devijimit për të përfshirë edhe devijimin ‘pozitiv’ dhe devijimin e ‘adhuruar’. Heckert dhe Heckert (2004) propozojnë që ‘devijimi pozitiv’ është ‘një stërkonformitet i përgjigjur në mënyrë konforme’, dhe ‘devijimi i adhuruar’ ndodh atëherë kur njerëzit e çmojnë devijimin pozitivisht (p.sh. banditët si Robin Hood etj.). Ata argumentojnë se kategoria në të cilën bie personi ndryshon me grupet, për shembull mësuesit duke lavdëruar nxënësit e mirë ndërsa nxënësit tjerë duke i konsideruar këta nxënës të mirë si të nënshtrueshëm ndaj mësuesve dhe jo modern. Ata poashtu propozojnë së “është e rëndësishme që të analizohet se pse nën-konformiteti apo mos-konformiteti mund që të rezultojë në vlerësime pozitive (devijim i adhuruar) apo vlerësime negative varësisht nga koha,
8
vendi apo grupi shoqëror i përfshirë” dhe se “e njëjta vlen edhe për stër-konformitetin (2004: 213)”. | |
| | | Burrelsja Fillestar/e
Numri i postimeve : 12 Age : 29 Vendi : Burrel Registration date : 01/01/2014
| Titulli: Re: Sociologjia Wed Jan 01, 2014 3:00 pm | |
| Edhe pse pretendimet për të krijuar një tipologji të re në të cilën vlerësimet janë të pavarura nga devijimi janë gjithsesi ‘inovative’, koncepti i devijimit pozitiv duhet që akoma të pranohet gjerësisht si një përparim në këtë fushë për disa arsye. Së pari, Best-i argumenton se sa më i madh që të jetë rrethi i njerëzve dhe aktiviteteve të tyre të përfshirë nën konceptin e devijimit, aq më vështirë do të jetë për të identifikuar principet e përbashkëta që do të mund të justifikonin sociologjinë e devijimit (2004: 34). Së dyti, pyetjet kyçe që shtrohen si shembuj të praktikalitetit heuristik të një tipologjie të tillë, përfshirë devijimin e adhuruar dhe atë pozitiv, shtrohen pa koncepte të tilla. Fakti që ndaj sjelljeve të njëjta reagohet në mënyra të ndryshme nga grupe të ndryshme është qendror në temën e pranuar të relativitetit. Sjellja mund që të definohet si negative por megjithatë të adhurohet kur ekzistojnë standarde kolektive që përcaktojnë mënyrën me të cilën është thyer. Përkufizimi i devijimit si koncept i sjelljes së papranuar apo sjelljes që thyen normat duke nxitur reaksione negative, nuk na ndalon që të pyesim se pse disa forma të pranuara të sjelljes mund që të jenë të papranuara nga grupe të caktuara dhe në situata të caktuara. Apo as që na ndalon që të pyesim se si disa forma të konformitetit mund që të nxisin vlerësime pozitive nga disa grupe të caktuara ndërsa të tjerat mund që të nxisin vlerësime negative. Së treti, përcaktimi i devijimit pozitiv si stër-konformitet që vlerësohet pozitivisht, dhe adhurimit të devijimit si nën-konformitet apo mos-konformitet të vlerësuar pozitivisht na lë pa përgjigje ne një pyetje shumë të rëndësishme. Si mund që të determinohen konformiteti, mos-konformiteti dhe nën-konformiteti? Heckert dhe Heckert duket që janë duke e rishfaqur konceptimin e devijimit statistikor të devijimit gjë që ka qenë gjerësisht e papranuar nga sociologët. Determinimi i ‘stër’ dhe ‘nën’ konformitetit kërkon një lloj të ‘vlerësimit shoqëror’ përveç nëse ato determinohen në terme tërësisht statistikore. Kuptimi i ‘stër’ kur të i bashkohet ‘konformitetit’ është i determinuar nga standardet vlerësuese apo reaksioneve negative që e vendosin atë nën përcaktimet tradicionale të devijimit.
Një argument tjetër i paraqitur si pjesë e racionales për konceptin e devijimit pozitiv është nocioni gjerësisht i cituar se devijimi mund që të shërbej funksione pozitive. Librat mbi devijimin vazhdimisht përdorin argumentet e Durkheim-it dhe artikujt e Dentler-it dhe Ericson-it mbi funksionet e devijimit në grupe (1959) për të nënvizuar ironinë që ngjarjet e këqija mund që të kenë konsekuenca (funksionale) të ‘mira’. Krimi përdoret si shembull në atë që ndonjë ngjarje kriminale mund që të i bashkoj njerëzit dhe të rrisë solidaritetin e grupit. Megjithatë, logjika e argumenteve të tilla zbulohet shumë rrallë dhe ato bëhen pjesë e folklorit akademik të padiskutueshëm në sociologjinë e devijimit. I vetmi përjashtim është “Funksioni i Mitit të Krimit” (The Function of Crime Myth (1977)) në të cilin Bob Roshier paraqet rëndësinë e
9 8 Shiko Jensen 1988
mbajtjes së dallimeve në mes të koncepteve sociologjike të devijimit dhe të kontrollit shoqëror. Ai propozon që funksionet që i janë veshur ‘devijimit’ kanë dalë që të jenë funksione të ‘kontrollit shoqëror’. Argumenti tipik se krimi apo devijimi shërben në funksionin e bashkimit të komunitetit, duke rritur solidaritetin, është thirrje mbi mospranimin e devijimit (formë e kontrollit shoqëror), dhe jo funksioneve të devijimit si të definuara pavarësisht në atë reaksion. Është pra kjo përgjigje ndaj kërcënimit që shpjegohet funksionalisht, dhe jo vetë kërcënimi8.
Normat e ‘klasës së mesme’
Meqenëse ‘normat’ zënë një vend qendror në definimin e devijimit si sjellje që thyen normat, ekzistojnë merita të konsiderueshme për synimet për të definuar në mënyrë me precize standardet të cilat thyhen. Standardet e tilla duken të qarta kur fokusimi bëhet në krimet serioze, vetëvrasjen, përdorimin e substancave të dëmshme, dhe në disa forma të sjelljes bizare të ngjashme me sëmundjet mendore. Megjithatë, shumë pak kujdes i është bërë nënvizimit të llojeve të normave të thyera. Një hap madhor në këtë drejtim është bërë në studimin e Tittle-s dhe Paternoster-it në “Devijimi Social” (Social Deviance (2000)) ku ata mundohen që të nënvizojnë normat e ‘klasës së mesme’ dhe sjelljet që thyejnë këto norma. Ata propozojnë dhjetë norma dominuese: lojalitetin ndaj grupit, intimitetin (hapësirën private), urtësinë, konvencionalitetin, përgjegjësinë, pjesëmarrjen, moderimin, sinqeritetin, paqëdashjen dhe mirësjelljen.
Këtu nuk mund të specifikohet interpretimi i secilës normë, mirëpo duhet që të adresohen meritat dhe problemet e një liste të tillë. Njëra ndër meritat është se një listë e tillë inicon njohjen e komplikimeve të përfshira në determinimin nëse shembujt specifik të sjelljes përshtatën në kategorinë e thyerjeve normative. Për shembull, lojaliteti i grupit mund që të kërkoj sjellje që janë në kundërshtim me ‘normat’ tjera si sinqeriteti, konvencionaliteti dhe përgjegjësia. Sociologjia e devijimit do të kishte përfitim nga specifikimi i arsyeshëm i normave shoqërore dhe aplikimi i tyre në situata të ndryshme. Problemi me një tentativë të tillë në momentin e pikërishëm është se ende nuk është tentuar as propozuar ndonjë metodologji për të determinuar standardet e tilla normative. Tittle dhe Paternoster (2000) nuk ofrojnë të dhëna të hulumtuara të asnjë lloji për të justifikuar listën e tyre. Aq më tepër, ata theksojnë që klasa e ultë ndan shumë, nëse jo shumicën, e këtyre normave, por nuk ofrojnë të dhëna në përkrahje të ndonjë distribuimi të veçantë shoqëror, e as ndonjë arsye specifike për të i quajtur ata ‘klasë e mesme’. Si
10
krahasohen këto ‘norma’ me sistemet tjera normative sikurse ‘kodi i rrugëve’ i Elijah Anderson-it? Kodi i rrugëve përfshinë ndalimet ndaj informuesve, pret lojalitet ndaj grupit si dhe poashtu pret që të rinjtë të mbrojnë vetën fizikisht nga sulmet në mbrojtje të nderit të tyre personal. Cilat ‘norma të klasës së mesme’ janë pra të përbashkëta për meshkujt dhe femrat, të bardhët dhe të zinjtë, të favorizuarve dhe të pafavorizuarve? Kategorizimi i tyre si ‘klasë e mesme’ shumë sociologëve iu duket arbitrare.
Teoria e balancit të kontrollit Një veti e tipologjisë së Merton-it mbi llojet e devijimit që shpesh nuk vihet re është se ai e ka definuar ‘konformitetin’ si veprim të orientuar në qëllime, me standarde të përshkruara. Konformiteti ndaj standardeve të përshkruara kur asnjë rezultat racional nuk duket që të shërbehej, ishte formë e devijimit, ‘ritualizëm’. Njerëzit që në mënyrë fanatike iu nënshtrohen rregullave edhe atëherë kur një konformitet i tillë ka qëllim të vogël (p.sh nënshtrimi fanatik ndaj rregullave burokratike, pastërtisë fanatike, disa forma të ‘sëmundjeve mendore’) bien në kategorinë e ‘devijimit’. Konformiteti ‘real’ ishte sjellje e qëllimshme.
Charles Tittle ka adaptuar strategji të ngjashme në atë se ai propozon gjashtë lloje të devijimit që mund të vihen në kontrast me ‘njohjen e vetëdijshme të rregullave me nënshtrim të studiuar’ (konformiteti): nënshtrimi apo bindja, kundërshtimi apo mosbindja, grabitja, eksploatimi, plaçkitja dhe dekadenca (Tittle 1995). Ai argumenton se njerëzit kanë më së paku mundësi që të jenë devijant kur ‘përpjesëtimi i kontrollit’ është i balancuar; do të thotë, sasia e kontrollit që ata e përdorin është e balancuar me sasinë e kontrollit që përdoret ndaj tyre. Kështu kur një person nuk ka liri veprimi dhe mundësi për të ushtruar kontroll, devijimi merr formën e ‘nënshtrimit’. Nënshtrimi shihet nga Tittle si devijim për shkak se individi nuk nënshtrohet vullnetarisht (p.sh. nënshtrimi i grave të rrahura). Në shoqërinë moderne, nënshtrimi ka gjasa më të mëdha që të vlerësohet negativisht.
Njerëzit që janë të kontrolluar nga të tjerët në mënyre modeste, por që kanë një sasi të vogël të autonomisë, ka gjasa që të mos jenë ‘të bindur’ që të shprehin hidhërim për rrethanat e tyre, apo që vullnetarisht të provojnë që të ikin apo të arratisën. Devijimi grabitës (p.sh. vjedhja, dhunimi, dhuna) ka gjasa që të ndodhë më tepër në mes të atyre që janë më pak të kontrolluar, por që kanë ca autonomi. Që të tri këto (nënshtrimi, mosbindja dhe grabitja) ndodhin në mesin e njerëzve me deficit të kontrollit. Në anën tjetër, edhe njerëzit që kanë më tepër fuqi bëhen devijant, por kjo merr forma tjera. Ata me fuqi të vogla i eksploatojnë të tjerët; ata me fuqi modeste plaçkitin të tjerët dhe ata me fuqitë më të mëdha adaptojnë stile dekadente të jetës. 11
Tittle e përkrah me shembuj teorinë e tij dhe tenton që të aplikoj këtë teori në shpjegimin e variacioneve brenda grupeve shoqërore-demografike në llojet e devijimit. Në këtë moment kohor, nuk është përcaktuar ndonjë operacionalizim i përshtatshëm i koncepteve, e as që janë specifikuar teknikat për identifikimin e formave të fshehta (maskuara) të formave të devijimit si p.sh nënshtrimi. Megjithatë, teoria e Tittle-s adreson çështjet që dallojnë teorinë e balancit të kontrollit nga teoritë e krimit në atë se forma të ndryshme të devijimit propozohet që janë të gjeneruara nga kombinacione të ndryshme të mekanizmave të njëjtë elementar. Drejtime për të ardhmen
Temat, teoritë dhe çështjet e diskutuara më lartë ofrojnë një prapavi për një sërë propozimesh që besohet se do të ripërtërijnë sociologjinë e devijimit në shekullin 21. Besohet se taktikat më të mira për rivitalizim përfshijnë: 1) ‘Atributet e fenomenit të devijimit’ si qasje në konceptimin e devijimit; 2) demonstrimet empirike që studimi i devijimit jo-kriminal e përmirëson kuptimin e sjelljes kriminale; 3) një elaborim më preciz dhe aplikim i koncepteve themelore sociologjike si dhe forcave dhe proceseve që justifikojnë zbulimin e sociologjisë së devijimit; 4) përpjekja e zgjeruar për të lidhur specializimet brenda sociologjisë, dhe 5) një vlerësim i kujdesshëm i tensioneve kualitative – kuantitative në këtë fushë përmes një dialogu të organizuar mbi metodologjinë që saktësisht prezanton që të dy qasjet pozitiviste dhe kualitative. | |
| | | Burrelsja Fillestar/e
Numri i postimeve : 12 Age : 29 Vendi : Burrel Registration date : 01/01/2014
| Titulli: Re: Sociologjia Wed Jan 01, 2014 3:02 pm | |
| Atributet e fenomenit devijant
Deri në këtë fazë janë paraqitur disa konceptime të ndryshme të devijimit, duke përfshirë devijimin statistikor, thyerjen e normave me anë të sjelljeve, etiketimin e njerëzve dhe sjelljes, cenimin e të drejtave, stër-konformitetin, moskonformitetin dhe nënkonformitetin e vlerësuar pozitivisht dhe negativisht, dhe thyerjen e normave të klasës së mesme. Edhe pse sociologët nuk mundohen që koncepti të jetë një shprehje e mospajtimit personal, fakti që publiku përdor termin e devijimit si etiketë diskredituese ka shtyrë disa kritik që të vënë në pyetje vlerën e konceptit. Deklaratat se një formë e sjelljes thyen normat e pranuara dhe të përbashkëta në mesin e sociologëve nuk ka qëllimin që të jetë një kualifikim i diskreditimit dhe censurës publike.
Fatkeqësisht, shumë sociolog kanë kontribuar në përdorimin e konceptit si term publik diskreditues dhe jo si koncept akademik. Një hyrje tipike në librat mbi devijimin apo sjelljet devijante, nuk ka qasje në këtë koncept si
12
koncept teorik apo koncept që është qendror në fushën e studimeve akademike, por si term i përdorur në kulturën popullore. Për shembull, një ndër librat më të popullarizuar mbi sjelljen devijante fillon me një shembull të një gruaje me peshë shumë të madhe dhe pyet nëse “ajo është devijante për shkak se ka peshë të madhe?” kësaj pyetjeje i është e përgjigjur duke theksuar se “disa njerëz do të thonin po, por të tjerët do të thonin jo” dhe se “të tjerët do të thonin se janë gjykuesit e sajë ata që janë devijant (Thio 2004: 3)”. Deklarata të tilla janë udhëheqëse në vështrimin e rëndomtë se “ka një mospajtim të madh në mes të njerëzve në atë se çka ata konsiderojnë si devijante (Thio 2004: 4)”. Hyrje të tilla mund që të gjinden edhe shumë më herët, ndoshta që nga studimi i J.L Simmon-it (1969), në të cilin studim ai raportoi rezultatet e studimit në të cilin kishte shtruar pyetjen “Kush është devijant?”. Ai morri aq shumë përgjigje të ndryshme sa që erdhi në përfundim se “Devijimi, sikurse edhe bukuria, qëndron në sytë e vështruesit (Simmons 1969: 3-4).” Natyrisht, për të u kualifikuar plotësisht si formë e devijimit si e definuar në sociologji, fenomeni i quajtur si i tillë duhet që të thyej normat shoqërore të përbashkëta dhe të pranuara nga të gjithë (d.m.th duhet që të ketë më tepër se një vështrues). Pyetjet direkte se çka është ‘devijante’ e paraqesin konceptin si kategori publike dhe e injorojnë origjinën e saj akademike. Inicimet e tilla të studentëve në studimin e devijantëve, devijimit, apo sjelljes devijante janë të popullarizuara sepse ato promovojnë diskutimet e një numri të madh njerëzish dhe sjelljeve që janë të papranueshme apo të stigmatizuara nga ‘popullata’ të ndryshme dhe veçojnë ‘relativitetin’ e devijimit. Megjithatë, si një udhëzim për zhvillimin e sociologjisë së devijimit në shekullin 21, rekomandimi i parë që do të bëhet në këtë seksion është rishikimi i origjinës disiplinore të konceptit dhe të iniciohet një diskutim i ri mbi marrëdhëniet në mes të ilustrimeve të ndryshme akademike të devijimit. Të paktën, studimi i përdorimit publik i këtij termi duhet që të dallohet nga përdorimi sociologjik.
Për shkak se disa konceptime akademike të devijimit janë gjeneruar në vlerësimet kritike të mungesave në definicionet normative, koncepte të ndryshme shikohen si duke bërë garë njëra me tjetrën. Për shembull, konceptimi ‘reaktiv’ i devijimit është i ilustruar si “pronë e përfolur mbi këto forma nga audienca e cila i përjeton të njëjtat në mënyre direkte apo indirekte (Erickson 1962: 308)”. Fokusimi nuk është në atë se çka bëjnë apo kanë bërë kundërvajtësit, por se si njerëzit apo sjellja është bërë që të definohet apo etiketohet në mënyra të caktuara. Ky konceptim i shtyn sociologët që të interesohen në çështjet që injorohen kur definicioni normativ është edhe definicion ekskluziv. Subjekti me rëndësi është zbulimi, seleksionimi dhe manipulimi i besimeve që definojnë sjelljen si të keqe, mëkatare, kriminale apo të ngjashme, si dhe seleksionimi i njerëzve në këto kategori. Në anën tjetër, audienca është e gatshme që të vë në diskurs një sasi të etiketimit publik të bazuar në standardet e mësuara normative. Veçantimi mund që të
13
ndryshoj, por standardet normative nuk mund që të anashkalohen si pjesë e procesit. Në vend që të debatohet mbi definicionet më të mira apo më të përshtatshme të devijimit, duhet që të vihet në pah se secili konceptim nënvizon çështje dhe pyetje të veçanta mbi atributet e fenomenit devijant. Njëra ndër arritjet më me konsekuencë në shkencat fizike ka qenë njohja se drita mund që të analizohet si në formë të valëve ashtu edhe në formë të grimcave. Në të njëjtën mënyrë, fenomeni i përfshirë nën konceptimet e ndryshme të devijimit ka disa atribute të dalluara dhe të ndryshme. Reaktivistët dhe konstruksionistët përqendrohen në llojet e konflikteve në grup, negociatat dhe vendimet që bëhen në procesin e përcaktimit të episodeve, ngjarjeve, sjelljeve dhe njerëzve si shembuj të disa llojeve të devijimit siç është krimi, apo mëkati. Kjo komponentë ‘reaktive’ e fenomenit të devijimit mund që të i nënshtrohet principeve të veta pavarësisht prej komponentës së sjelljes. Perspektiva normative përqendron vëmendjen në bazën e sjelljes në atë se sjellja aktuale që thyen normat shoqërore dhe legale është një ndër predikuesit më të mirë për të përcaktuar njerëzit si kriminel nga audienca të ndryshme, e aktivitetet që thyejnë normat e pranuara gjerësisht dhe besimet mbi të drejtat kanë një histori të gjatë të ndalesës në aktet legale. Dhe megjithate, natyra e ndryshueshme e normave shoqërore dhe legale si dhe përcaktimi legal i të drejtave ndalon një mënyrë të qëndrueshme të vlerësimit të së mirës dhe të keqes, të drejtës dhe të padrejtës. Të drejtat e vetëkuptuara njerëzore mund që të ofrojnë standarde më universale për vendime të tilla, por kjo qasje nuk eliminon mospajtimet mbi natyrën e vërtetë të atyre standardeve të vetëkuptueshme e as në gjykimin e rregullt në mes të standardeve kundërthënëse atëherë kur të drejtat janë në konflikt.
Duke përdorur definicionet tradicionale të devijimit (thyerjet e papranueshme të normave) si themel, një sërë pyetjesh të rëndësishme do të mund që të parashtroheshin pa kërkuar definicione më të reja apo më të gjëra të devijimit. Për shembull, në vend që të krijohen kategori të reja të devijimit pozitiv ose të devijimit të adhuruar, fokusimi duhet që të bëhet në identifikimin e standardeve specifike normative që përndryshe definojnë sjelljen konforme si të papërshtatshme apo që shtyn në adhurimin e sjelljes ‘devijante’. Në vend që të formojnë ‘tipologji’, sociologët duhet që të shtrojnë pyetjen se si sjellja e cila duket që të jetë konform standardeve normative mund të bëhet e papranueshme dhe poashtu duhet që të vështrojnë normat të cilat thyhen atëherë kur njerëzit ‘stër’ konformojnë. Një drejtim për kërkime në bazat normative për përcaktimin e fenomenit të devijimit është skicimi i kategorisë specifike të normave që dominojnë vlerësimet publike të marrëveshjeve shoqërore dhe eksperiencave personale, ‘të drejtat’ ose ‘normat e së drejtës’. Nocioni i ‘të drejtave’ si themel për definimin e subjektit të përshtatshëm në studimin e devijimit dhe problemeve
14
9 Emile Durkheim, Suicide, (1897)
shoqërore nuk e përjashton apo neutralizon vlerën e definicionit tradicional. Në të vërtetë, pyetjet themelore që shtrohen nga perspektiva e të drejtës nuk kërkojnë ndonjë fjalor të ri. Pikëpamja se ka një sërë normash të drejtësisë që definojnë të drejtat e përbashkëta në shoqëritë njerëzore është aq pyetje empirike sa edhe dyshimi se ato ndryshojnë sistematikisht me kohën në mes të kategorive të njerëzve. Variacionet në zgjerimin e të drejtave të tilla në botën jo-njerëzore duhet që akoma të themelohen.
Pyetjet mbi lidhjet në mes të devijimeve apo variacioneve të vërteta ‘statistikore’ dhe devijimit si thyerje e standardeve të përgjithshme normative mund që të shtrohen pa paraqitur definicione të reja. Për shembull, shumica e të rinjve ka vjedhur nëpër shitore në ndonjë kohë të caktuar, por prapë se prapë janë në gjendje që të definojnë një sjellje të tillë si thyerje të normave të përbashkëta mbi pronën. Dhe akoma, ka shumë pak diskutime apo edhe kërkime në atë se si janë ruajtur normat edhe atëherë kur shumica e anëtarëve të sistemit i thyejnë ato. Para një gjysme shekulli, Sykes dhe Matza (1957) në punimin e tyre mbi ‘teknikën e neutralizimit’ propozuan ‘arsyetime të situatës’ specifike që moderuan apo ‘neutralizuan’ influencën e obligueshme të normave më të përgjithshme. Teoria e tyre është një ndër të paktat që njeh kompleksitetin normativ dhe normat kundërthënëse si tipare të rëndësishme të një tabloje kulturore. Skicimi i mekanizmave që i lejon njerëzve që të thyejnë standardet e përbashkëta, ka fituar një kujdes shumë të vogël në punimet më të reja. Në të njëjtën mënyrë, standardet normative që transformojnë sjelljen statistikisht të rrallë nga poli ‘pozitiv’ i variacionit në atë të sjelljes së papranueshme duhet që akoma të hulumtohet. Ndërlidhja e formave të devijimit
Kriminologjia është zhvilluar si një disiplinë e veçantë për shkak se fokusohet në sjelljet e definuara me statute legale dhe kur ka konsensus të konsiderueshëm mbi kualitetet e tyre ‘devijante’. Megjithatë, sociologjia e devijimit përfshinë një sërë sjelljesh dhe karakteristikash që nuk përfshihen nga ligji dhe ndaj të cilave ka pikëpamje shumë të ndryshme. Aq më tepër, shumica e këtyre sjelljeve jo-kriminale por devijante, kanë “specialistët” e tyre. Në pikëpamjen e specializimeve të tilla, mundi kryesor që konfronton sociologjinë e devijimit është zhvillimi i teorive që mund të aplikohet në llojet dhe/apo specifikimin e rrethanave që strukturojnë format të cilat mund të i marr devijimi.
Ky argument nuk është i ri, dhe në të vërtetë ishte qendror në studimin klasik në sociologjinë e devijimit mbi vetëvrasjen nga Emile Durkheim (1897)9.
15
10 Hirschi, Causes of Delinquency, (1969)
11 Shiko Unnithan, Corzine, Corzine and Whitt 1994, Batton and Oggles 2003
Argumente themelore të Durkheim-it mbi vetëvrasjen janë modifikuar dhe aplikuar në një formë apo tjetër ndaj devijimit dhe krimit në përgjithësi. Studimi më i cituar i shekullit 20 në kriminologji ka qenë “Shkaqet e Delinkuencës” nga Hirschi10, dhe Hirschi është mbështetur shumë në idetë e Durkheim-it mbi konsekuencat penguese të integrimit moral dhe shoqëror. Merton-i (1938) poashtu mbështetej në Durkheimin gjatë zhvillimit të teorisë së tij të shtytjes strukturale mbi devijimin, ndërsa Agnew (1992) dhe Messner dhe Rosenfeld (1997) vazhdojnë që të ndërtojnë mbi kornizën Mertoniane. Megjithatë, aplikimet e tilla janë bërë pa njohur që Durkheim-i ka propozuar që disa forma të devijimit shkaktohen nga rrethana të kundërta. Ai në mënyrë specifike ka argumentuar që vrasja është e gjeneruar nga rrethanat që janë të kundërta me ato që gjenerojnë vetëvrasjen. Idetë e tij mbi vetëvrasjen janë zgjeruar në krimet pronësore, dhunën, dhe disa forma të ndryshme të forcës dhe mashtrimeve pa ndonjë tentim për të adresuar faktin që ai propozonte kushte të kundërta shkaktuese.
Sociologët e vetëm që kanë përcjellur rrugën e Durkheim-it në këtë çështje janë teoricienët të ndryshëm që kanë propozuar hipotezat mbi drejtimin e dhunës vdekjeprurëse11. Idetë e tilla nuk kanë qenë qendrore në kriminologji për një arsye të thjeshtë se dhuna vdekjeprurëse e drejtuar nga vetvetja nuk është ilegale. Dhe, nëse spekulimet e Durkheim-it janë të sakta, shkalla e vrasjeve mund që të mos jetë e pavarur nga shkalla e vetëvrasjeve. Po që se tregohet se ky është rasti, atëherë modelet kriminologjike të vrasjes duhet që të adresojnë format tjera të devijimit jo-kriminal për të shpjeguar në mënyrë adekuate vrasjen.
Si mundet që të përkryhet ri-integrimi dhe demonstrimi i vitalitetit të sociologjisë së devijimit si disiplinë integruese? Duke marrë parasysh këto merita të qëndrueshme të traditës Durkheimiane, një taktikë do të ishte që të punohej në kornizën themelore të sugjeruar nga analogjia e tij e rrymave. Cilat forma të devijimit rrjedhin së bashku dhe prezantojnë rryma të ndara? Nëse ato rrjedhin nga një burim i njëjtë, çka i shtyn ato pastaj në rryma të ndryshme? Kjo analizë mund që të filloj me vetëvrasje dhe me vrasje pasi që ka një literaturë të gjerë hulumtuese që merret me këtë çështje. Si lidhen këto dy forma të dhunës vdekjeprurëse në kohët moderne? Çfarë janë tiparet e sistemeve shoqërore që strukturojnë shkallë të ndryshme të dhunës vdekjeprurëse? A është i saktë spekulimi i Durkheim-it mbi pasionin fetar si burim i shkallës së lartë të vrasjeve por i shkallës së ultë të vetëvrasjeve? Duke u fokusuar në çështjet specifike që përfshijnë forma të ndryshme të devijimit, rëndësia e studimit të integruar të formave ‘divergjente’ të devijimit mund që të zbulohet në disa shkallë për një herë. 16
12 Individualised deviance
Fakti që një sërë fenomenesh mund të kategorizohen nën një rubrikë të njëjtë konceptuale, nuk do të thotë që shpjegimet do të jenë të njëjta dhe as që të gjitha format e devijimit do të jenë në korrelim pozitiv me njëra tjetrën. Ngjashmëria konceptuale nuk mandaton izomorfizmin kauzal. Konsideroni dy forma të devijimit ku mekanizmat kauzal duken të jenë të ndryshëm, vrasja seriale dhe vetëvrasja. Që të dyja përfshihen ne kapitullin e Tittle-s dhe Peternoster-it mbi devijimin e individualizuar12. Vrasja është kategorizuar nën dhunimin e intimitetit në thyerjen e normave të klasës së mesme, e vetëvrasja është kategorizuar nën thyerjen e normave të ‘pjesëmarrjës’. Megjithate, gjatë konstruktimit të kapitujve specifik në studimin e tyre mbi devijimin shoqëror, vrasja seriale dhe vetëvrasja janë të kategorizuara së bashku sepse që të dyja janë shembuj të devijimit të individualizuar. Mund që të ketë disa arsye teorike dhe empirike për të u marrë me këto lloje të devijimit në një kapitull të njëjtë, porse vetëm një ngjashmëri është e theksuar, dhe relevanca e skemave të tyre për të identifikuar ngjashmëritë asnjëherë nuk është diskutuar. Ndryshe nga përcaktimi i tyre si të ‘individualizuara’, mundësitë e tipareve të përbashkëta të këtyre dy formave të ndryshme të devijimit nuk janë të specifikuara.
Kur të adresohen pronat e përbashkëta të formave të ndryshme të devijimit, megjithatë, ide të reja interesante dalin në pah. A ka vrasja seriale më shumë të përbashkët me vetëvrasjen se sa me format tjera të vrasjes? ‘Vrasjet normale’ të gjeneruara në situata shoqërore të konflikteve interpersonale, konkurrenca seksuale, dhe/ose mbrojtja e nderit dhe territorit ndryshojnë thelbësisht nga ‘vrasjet abnormale’ të kryera në fshehtësi me sekuenca të viktimave të izoluara. A është e shpërndarë vrasja seriale ndryshe nga vrasja normale? A është shpërndarja më e ngjashme me vetëvrasjen se sa vrasjen normale? Përsëri, sociologjia e devijimit mund që të mbajë pavarësinë e sajë dhe origjinalitetin teorik duke adresuar marrëdhëniet në mes të formave të ndryshme të devijimit.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Sociologjia | |
| |
| | | | Sociologjia | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |