|
| DOMOSDOSHMËRIA E ORGANIZIMIT TË KOMBIT | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: DOMOSDOSHMËRIA E ORGANIZIMIT TË KOMBIT Thu Aug 21, 2008 5:20 am | |
| Situata e sotme në botë, Evropë dhe Ballkan ka specifika të reja. Globalizmi po ecë e po zë hapësira të reja dhe po kemi ndarje dhe integrime të reja në botë e Evropë. As në epokën e globalizmit nuk mund të themi se nuk kanë probleme edhe kombet e mëdha që e kanë zgjedhur më pare çështjen kombëtare. Por posaçërisht të theksuara janë problemet kombëtare të atyre popujve a kombeve që nuk e kanë të zgjedhur ende si duhet çështjen kombëtare. Nga këto dy aspekte të çështjeve kombëtare në botë del konkluzioni se objektivisht nuk mund të mendohet struktura e botës sot pa marrjen parasysh të çështjeve kombëtare në ontologjinë e botës dhe fenomenet rreth saj. Natyrisht që çështja kombëtare e popujve të botës ka ndikimin e vet edhe në situatën e sotme botërore dhe ecuritë a proceset e ndryshme ekonomike, politike, juridike, diplomatike, ushtarake, etj. Kjo ndodhë edhe në Evropë dhe Ballkan. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DOMOSDOSHMËRIA E ORGANIZIMIT TË KOMBIT Thu Aug 21, 2008 5:21 am | |
| Se sa ndikim mund të ketë sot qoftë edhe problemi i një pjese të kombit jo vetëm në një rajon por edhe në një kontinent dhe në shumë kontinente e vërteton edhe rasti i Kosovës. Okupimi klasik i Kosovës nga ish-Jugosllavia dhe intensifikimi i shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia okupatore e Sllobodan Millosheviqit shkaktoi daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) e cila e ndezi luftën për çlirimin e vendit të vet nga okupatori socialshoevnist millosheviqian. As Evropa as bota nuk ndeji indiferent ndaj kësaj lufte, dhe pas disa viteve rezistencë të shqiptarëve të Kosovës, u mor me çështjen e Kosovës. Në vitin 1999, pas përfundimit të luftës së Kosovës kundër okupatorit gjakpirës, bota Këshilli i Sigurimit të OKB-së nxori një Rezolutë e cila nuk e zgjodhi çështjen e Kosovës por vetëm e prolongoi. Duke dalë prolongimi i padrejtë ndaj Kosovës KS i OKB-së (shumica e tij në krye me SHBA-në) u duk se pati vullnet që këtë Rezolutë ta shfuqizojë, por këtë vullnet nuk e pranoi Rusia. Rusia, me ideologjinë e saj hegjemoniste e përdori çështjen ende të pazgjidhur të Kosovës për hesape të veta. Pra, e përdori kartën e pengimit të pavarësimit të Kosovës për ti treguar muskujt si një nga superfuqitë e rimëkëmbura dhe për ta përgatitur terrenin për pushtimin e Gjeorgjisë, duke goditur indirekt edhe interesat gjeostrategjike të SHBA-ve dhe të NATO-s. Kombi shqiptar në Ballkan dhe në botë nuk duhet të flejë dhe të mos jetë i koncentruar rreth Strategjisë dhe taktikës së Rusisë kundër Kosovës, pasi që Rusia mund ta ketë të programuar që aleaten e vet-Serbinë ta këshilloj dhe nxisë (sidomos elementët millosheviqian që ende janë faktorë në këtë shtet) për invadim të Kosovës. Është shkurtpamësi kombëtare, politike e ushtarake nëse pjesa më përparimtare e kombit shqiptar në Ballkan dhe botë është e kënaqur me stadin e tashëm të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare. Status-quoja e tashme shqiptare është “ forcim” i kombit në ricopëtimin e tij ende tragjik dhe ende të papërgatitur dhe të paorganizuar mirë para rreziqeve të reja aktuale që mund ta presin. Vetë gjendja në terren dhe ajo juridike si me Kushtetutën e kushtëzuar të Kosovës ashtu edhe me vazhdimin tani të Rezolutës nr. 1244 së KS të OKB-së që imponon de juren dhe de facton e opsionit të mëhershëm lëdëkëist federatë-konfederatë me Serbinë (mbetjen e ish-Jugosllavisë) shton më tej apetitet e Serbisë për okupimin e Kosovës pasi që edhe politika zyrtare e presidentit të Serbisë, z. Tadiç është e vendosur që pa luhatje ta mbajë Kosovën, si sot ashtu edhe nesër pas integrimit të ardhshëm të Serbisë në Unionin Evropian. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: DOMOSDOSHMËRIA E ORGANIZIMIT TË KOMBIT Thu Aug 21, 2008 5:22 am | |
| Kokat e kthjelluara të kombit shqiptar duhet ta dinë se në Kosovë ku edhe pse ka shkuar ca përpara statusi i Kosovës ende aty nuk janë të zgjedhura as të drejtat elementare të njeriut të qytetarëve të Kosovës, (e lëre më e drejta reale për shtetësi dhe sovranitet real të matshëm me shtetet tjera ballkanike) por, përkundrazi janë aq shumë të rënduara sa mund të priten edhe shpërthime pakënaqësish kundër administrimit dhe administruesve të tashëm të Kosovës. Gjithashtu, tepër shqetësuese dhe shumë frustruese është gjendja reale e shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Greqi. Shqipëria ”demokratike” e londineze, mjerisht, është e kënaqur me status-quon kombëtare shqiptare. Qeveria aktuale e saj ka bllokuar demokracinë pluraliste në Shqipëri dhe po vazhdon të jetë shkaktarja kryesore e Gërdecëve në shtetin amë të shqiptarëve. Duke qenë kundërshtare e rreptë e shtetit kushtetues, kryeministri konfliktuoz e diktator i Shqipërisë, nën maskën e demokracisë po instalon në vendin e shqiponjave një regjim anti-qytetarë që synon të tjetërsoj e degjenerojë esencën e shpirtit (identitetit) shqiptar dhe të thyej boshtin kurrizor të kombit. Këto që i shkruam për gjendjen aktuale të kombit shqiptar në Ballkan argumentojnë se sot shtrohet si domosdoshmëri e ditës riorganizimi i tashëm dhe organizimi në shkallë më të lartë në të ardhmen i kombit shqiptar në Ballkan, Evropë dhe në botë. Cilat janë elementet parësore (primare) për riorganizimin dhe organizimin e mirëfilltë dhe të qëndrueshëm të Kombit? Ato mendojmë se janë: 1. Realizimi sa më i shpejtë i kombit i integrimit me vetveten. Realizimi i gjithanshëm politik, ekonomik, kushtetues, shtetëror, ushtarak edhe si njësi ku jetojnë po edhe në lidhje me realizimin e Programit kombëtar për integrim në një njësi më të madhe të të gjithë shqiptarëve në Ballkan dhe botë. 2. Riogranizimi dhe rikrijimi i të gjithë mekanizmave a organizmave të të gjitha formave që realizojnë QËLLIMIN SHQIPTAR, pra qëllimin e vetvetes sonë.
3. Riparimi politik. Emacipimi politik që përfshinë: profilizimin e të gjitha partive politike që veprojnë në trojet shqiptare. Riorganizimin dhe organizimin pa asnjë hezitim edhe i të majtës shqiptare si në Kosovë ashtu edhe në trojet tjera shqiptare në Ballkan, sipas shembullit të standardeve majtiste në Evropë dhe botë. Kjo ngase djathtistët bënë dhe po bëjnë punë me shumë rreziqe dhe degjenerime të paguara për deshqiptarizimin e shqiptarëve në Ballkan dhe botë.
4. Riparimi ekonomik. Krijimi i biznesit unik shqiptar dhe i tregut unik shqiptar. Forcimi i bazës ekonomike dhe i mirëqenies së kombit duke mos u mbytur në fushën e konkurrencës në tregjet ballkanike, evropiane dhe botërore.
5. Koncentrimi dhe zhvillimi i trurit, inteligjencës së veçantë shqiptare ngase asnjëri nga faktorët e lartpërmendur nuk bëhet pa i mbledhur, koncentruar e zhvilluar të gjitha energjitë trunore inteligjente të shqiptarëve kudo që janë.
6. Mendjet e ndritura kombëtare shqiptare duke imagjinuar, krijuar e realizuar rendin e vet të brendshëm do ta shohin domosdoshmërinë që gjithçka shqiptare të udhëhiqet nga një qendër kryesor kombëtare e cila duhet të jetë e përsosur, e shkathët, tejet i stërholluar, shumëformëshe, shumëdimensionale, kibernetike që është asi sistemi ashtu i programuar që vet analizohet, korrigjohet dhe që vetëforcohet vazhdimisht në përputhje të plotë me ndryshimin e rrethanave në terren, në ekonomi, politikë, jurisprudencë, gjeostrategji të thellë e të zgjeruar gjithëkombëtare. Një tru i tillë, një sistem e rend i tillë, një mekanizëm inteligjent vetërregullues dhe vetëforcues (VETSHQIPËRI) nuk bënë të lejojë kurrsesi anarki që kombi të shkojë spontanisht kah të dojë, por ta ORGANIZOJË dhe programojë andej kah është e domosdoshme dhe në interes të plotë të KOMBIT të shkojë. Ky mekanizëm i pastër kombëtar domosdoshmërish duhet ta ketë edhe faktorin “antivirus” kombëtar i cili qysh në fillim t’i eliminon përpjekjet individuale, grupore, partiake në dëmë të kombit | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: DOMOSDOSHMËRIA E ORGANIZIMIT TË KOMBIT Wed Aug 27, 2008 1:52 am | |
| Biligoa pergezime per temen teme shume e mire . Ceshtjen kombetare nuk mendoj se e zgjedhe OKB-ja apo Evropa shtige plake kete ceshtje duhet te zgjedhime vete ne te zgjedhet nga vete deshira e popullit . Nese kete ceshtje e zgjedhe Evropa do te thote nuk ka pune ne te ardhmen per Evropen ne tokat tona ashtu si ka qene e palnprogramume para 100 vjetve ku na kan coptuar dhe e din qe pas 100 viteve duhet te rikthehen perseri ne ate vende kjo eshte nje ceshtje e pa zgjedhur kurre edhe tani do te hapin palget dhe jan 100% te binduar se pas 100 viteve te rikhehen perseri kinse te zgjedhin kete ceshtje tone e te ballkanit ..... me ka mbete kjo pralle nga nje plak ne koke ku me shume me ka pelqyer Ishte kan njeher nje juridik (Avokat) Shume afer pernsionit por edhe djali i tij te njejtin drejtim kishte patur. Babai kalon ne pernsion Djali mere postin e tij Nje dite ne zyre te te Babait djali duke shpaluar disa (dokumente) hulumton ku gjene nje te padrejt te Babait ! Ku me vite di (klientet) e Babait nuk kishte aryte te mbaroje proceduarat ne gjigje vetem e vetem per nje Drru dardhe ne mese di kushrive te nje ''mexhe are''. Djali me intelegjent se Babai i vete i thyre dhe bene takim me dhe vendos te mbaroje kjo proceduar e viteve shkon tek Arra ''megja'' me ''klientet'' e vete & Babait ! i pyete Ku qendron problemi juaj ! Njeri fillon dardhe eshte e imja e tjetri e imja ne rregull per te mbaruar proceduara thote bejem mire te gjithe qe kjo dadhe te shkulet e nuk do t'i takone askujt nga sote ha ha ha sa lehet paska qen dy kushrit po bene pse jo kshu mbaroi proceduar e shume viteve qe kishte mare te holla Babai nejse .... kthehet ne shtepi dhe i tregon Babait djali dhe shume i gezuar se kam bere nje pune te madhe qe ka mbaruar nje proceduar me sukses . Babe Mbarova ate procedur qe shume vite ty nuk ke pas suksese. Baba i kthehet biri ime ti shume shpejt do te mbeteshe pa pune edhe une kam munduar qe shume vite te mbaroj ate proceduar por nuk kam dasht .....ha ha ha ... Edhe kjo ceshtje jona jo se nuk duan por nuk dojen ! Vazhdim te mire ne teme ... | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: DOMOSDOSHMËRIA E ORGANIZIMIT TË KOMBIT Wed Aug 27, 2008 1:59 am | |
| Munde te bashkohemi vetem kure te flasem me nje ze dhe nje qendrime | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: DOMOSDOSHMËRIA E ORGANIZIMIT TË KOMBIT Wed Aug 27, 2008 2:08 am | |
| Kurre apo aspak nuk kuptova gje te hiqit sepse te gjithe te nje idelai jemi me shekuj ne te njejten kohe te gjithe tradhetar i njeri- tjetrit jemi .! Dojm apo nuk dojem kete duhet ta pranojme ai nuk ishte i mire jam une ,ay tradhetoi une jo ,e kaluara e haruara ,fjal shume pune pake,te filloim nga Isa Boletini,Ismail Qemali historikishte kuptojm se te njejtin ideal e kan patur edhe ata ,te njejtin ideal e paty edhe Thaci edhe Ramushi edhe Ademi edhe iliri edhe Shkurte Fejza e shirete Beluli ne kenge edhe une edhe ty edhe gjithe antaret e kety Forum kemi linde e do te plakemi do te vdesim per nje ideal i quajtur dhe i perkufizuar me fjalen ''BASHKIM'',po te jemi te nje deshyre dhe te kishim qene te nje deshyre te vendosur te pa ndare ne mendime gjithe per nje nje per te gjithe mendoni se ka fuqi botreore qe na ndal te mos bashkohemi ???????????????? | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: DOMOSDOSHMËRIA E ORGANIZIMIT TË KOMBIT | |
| |
| | | | DOMOSDOSHMËRIA E ORGANIZIMIT TË KOMBIT | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |