Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Gruevski sherbimet sekrete dhe lojrat me shqiptarèt!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Gruevski sherbimet sekrete dhe lojrat me shqiptarèt! Empty
MesazhTitulli: Gruevski sherbimet sekrete dhe lojrat me shqiptarèt!   Gruevski sherbimet sekrete dhe lojrat me shqiptarèt! EmptyFri Aug 15, 2008 12:54 pm

GRUEVSKI, SHËRBIMET SEKRETE

DHE LOJA ME SHQIPTARËT





Kryeministri maqedonas Nikola Gruevski përmbylli me sukses “operacionin” që i siguroi fitoren e zgjedhjeve parlamentare, rikonfirmimin e tij si kryeministër dhe konsolidimin e pushtetit të koalicionit që drejton. Ai arriti të marrë mandatin e dytë qeverisës, ndonëse nuk zgjidhi detyrat kryesore për sigurinë e brendshme e të jashtme të vendit të tij. Por, nëse ai nuk do ta menaxhojë me kujdes fitoren, sidomos në raport me shqiptarët, ajo do të bëhet e rrezikshme për vetë Gruevskin dhe Maqedoninë.



Gruevski, për interesat e tij të ngushta politike, e la Maqedoninë jashtë NATO-s, organizatës kryesore të sigurisë sot në botë dhe nuk realizoi detyrimet kryesore të marrëveshjes së Ohrit, e cila është shtylla kryesore e stabilitetit dhe e ekzistencës së Maqedonisë shumëetnike. Përvec kësaj, për dobësimin e peshës së shqiptarëve në vendimarrjen politike në vend dhe zhagitjen e zgjidhjes së problemit të tyre, sipas marrëveshjes së Ohrit, ai bëri një lojë të rrezikshme, duke angazhuar policinë dhe shërbimin sekret të vendit të tij, por edhe shërbimin sekret serb, përkundër përfitimeve të pritshme prej tyre.



Ai u përpoq që këmbënguljen amerikane dhe evropiane për pranimin e Maqedonisë në NATO, ta shfrytëzonte për të detyruar Greqinë që të hiqte dorë nga kërkesa për ndryshimin e emrit. Këtu, ai kishte planifikuar një përfitim të dyfishtë.Nga njëra anë Maqedonia do të hynte në NATO për meritë dhe gjatë qeverisjes së tij. Nga ana tjetër, mosndryshimi i emrit, në kushtet e sensibilitetit të madh të maqedonasve për këtë çështje, do t’i siguronte atij dhe koalicionit qeverisës shumicën e votave në zgjedhjet e ardhshme. Por gjërat nuk shkuan ashtu siç i kishte planifikuar Gruevski. Grekët vunë veton e paralajmëruar dhe bllokuan pranimin e Maqedonisë në NATO.



Por zgjidhja racionale e problemeve të mbetura pezull me Greqinë dhe shqiptarët, nuk garantonte plotësisht fitoren e Gruevskit në zgjedhjet e rradhës. Ai e dinte se sa më antishqiptar dhe antigrek të ishte pozicioni i tij, aq më shumë vota do të kishte në zgjedhje. Prandaj ai vështirësoi negociatat me Greqinë dhe zvarriti zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit, shtyllën e stabilitetit të Maqedonisë shumëetnike



Gruevski për interesat të ngushta politike vonoi integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatllantike duke neglizhuar sigurinë kombëtare të vendit të tij dhe duke sjellë shqetësime edhe për sigurinë rajonale e më gjerë. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë për emrin dhe pranimi i Maqedonisë në NATO do të ndikonte pozitivisht në stabilitetin dhe sigurinë si të Maqedonisë ashtu dhe atë rajonale. “Ajo do të ishte kontribut që do ta hapë rajonin drejt botës euroatlantike në mënyrë tejet të shpejtë. Në rast se nuk zgjidhet kjo çështje - ajo do të lërë pikë të sëmurë në jetën e rajonit dhe mendoj se do të sjellë deri në keqësimin e situatës", u shpreh në atë kohë Metju Nimic, negociatori i OKB për çështjen e emrit të Maqedonisë



Pas dështimit të betejës më grekët për çështjen e emrit, Gruevski iu kthye planit rezervë. Në themel ky plan kishte krijimin e konflikteve brenda vetë faktorit politik shqiptar dhe keqpërdorimin e tyre, duke përdorur sipas rastit lojëra politike apo kombinacione agjenturore. Kështu, gjatë fushatës elektorale, ai planifikoi dhe arriti të spostojë tek shqiptarët krizën e brendshme dhe vëmendjen e opinionin ndaj dështimeve të tij politike. Ai planifikoi dhe arriti të njollosë shqiptarët, jo vetëm në Maqedoni, por dhe në Ballkan, duke u kthyer në heshtje, në një aleat të vyer të radikalëve serbë, në fushatën e tyre dështake kundër njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës.



Gruevski, nëpërmjet shërbimeve inteligjente ka monitoruar në vazhdimësi zhvillimet në partitë politike shqiptare. Ai e dinte se liderët kryesorë politikë shqiptarë në Maqedoni i trajtonin partitë si territore- pronë dhe vetë ishin shndërruar në princër inatçorë, të cilët ishin të gatshëm të bashkëpunonin më këdo, por jo më njëri tjetrin. Gruevski nuk e pati të vështirë, që me ndihmën e shërbimeve sekrete, të zbatonte politikën “përça e sundo”, politikë kjo dikur e suksesshme e sulltanëve turq ndaj princërve inatçorë shqiptarë.



Edhe futjen në zgjedhje të parakohshme Gruevski e justifikoi me presionin e shqiptarëve. Mjafton të përmendim këtu “egërsimin” e Thaçit dhe deklaratat e tij për dalje nga koalicioni qeverisës, para samitit të muajit Prill të NATO-s, atëhere kur Gruevski, në bashkëpunim me shërbimin sekret, po përgatiste planin rezervë, në rast dështimi për në NATO. Më shumë për të bërë diversion midis shqiptarëve se sa për të ndihmuar PDSH-në, aleaten e tyre shqiptare në qeveri, maqedonasit vunë në dijeni Menduh Thaçin, se shërbimi sekret maqedonas i kishte hapur që në vitin 2003, dosjen me Nr.164, me pseudonimin "Kreatori", e cila tashmë kishte plot 3800 faqe. Në atë kohë në bashkëqeverisje ishte BDI e Ali Ahmetit. Jo pa qëllim u publikua dhe motivacioni për "veprime antikushtetuese që lidhen me ekstremizëm politik, irredentizëm dhe separatizëm shqiptar". Në dikasterin që unë drejtoj, “ekziston një lëndë për Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçin” pohoi zyrtarisht me datë 7 Prill Ministrja e Brendshme maqedonase, Gordana Jankullovska, pas takimit që pati me zotin Thaçi.

Pak ditë më vonë, me 17 prill 2008, në një të përdishme prestigjoze në Shqipëri u botua një shkrim që akuzonte deputetin e BDI-së Faslli Veliu se kishte qenë bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete jugosllave deri në vitin 1996. Gazetës ju paraqitën dhe dokumente për të cilat pretendohej se ishin pjesë e dosjes së tij. Faslli Veliu ishte një ndër figurat më aktive të lëvizjeve ilegale në Kosovë dhe jashtë saj, drejtues i organizatës Lëvizja Popullore e Kosovës nga e cila doli bërthama e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me pseudonimin e luftës “daja i madh”, Faslli Veliu në të vërtetë është daja i liderit të BDI-së Ali Ahmeti. Publikimi synonte acarimin e kampit tjetër të politikës shqiptare, atë të BDI-së dhe goditjen jo vetëm të liderit të saj Ali Ahmetit, por edhe të vetë themeluesve të UÇK-së dhe luftën kundër serbëve. Kjo të bën të dyshosh se burimi i materialit janë shërbimet sekrete serbe dhe se antishqiptarizmi vazhdon të jetë “pika e kontaktit” të tyre edhe me shërbimin sekret maqedonas.

Kohë më parë, më datë 7 Nëntor 2007, në ngjarjet në fshatin Brodec dhe rrethinat e Tetovës, ku u vranë disa shtetas shqiptarë, u evidentua implikimi i shërbimeve inteligjente serbe dhe bashkëpunimi me shërbimet maqedonase, jo për të kapur disa persona në kërkim, qofshin këta shqiptarë, çka do të ishte normale, por me synimin e vetëm për të implikuar Kosovën në këtë çështje. Lidhur me këtë kryeministrit i Kosovës Agim Çeku informoi opinionin se ata kishin informata të sigurta se “shërbimi sekret serb i ka trimëruar dhe furnizuar me armë personat në Brodec”.

Me fillimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 1 qershorit, temperatura në kampin shqiptar të politikës ishte mjaft e lartë. Pas mitralimit të selive reciproke të partive shqiptare, konflikti kulmoi me datë 12 maj me një atentat të dështuar ndaj liderit të BDI-së Ali Ahmeti. Lajmi pushtoi mediat e botës. Edhe këtë herë protagonistë ishin shqiptarët. Gruevskit plani po i ecte mirë. Gjatë fushatës në Maqedoni ishin të pranishëm një numër i madh shërbimesh sekrete të lidhura me parti politike dhe që tentojnë ta destabilizojnë Maqedoninë, paralajmëroi Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Studime Ballkanike (IFIMES), në analizën "Mundësia e Incidenteve të Armatosura në Ditën e Zgjedhjeve në Maqedoni”.



SHBA dhe BE, duke parë së qeveria e Gruevskit po lejonte terrorizimin e zgjedhësve shqiptarë, në një deklaratë të përbashkët me datë 31 maj, paralajmëruan se qeveria doemos duhet të implementojë “politikë me zero toletancë për veprat e dhunës apo frikësimit, qoftë brenda apo rreth vendeve të votimit, në ditën e zgjedhjeve dhe në ditët pas saj”.



Për t’i shkuar deri në fund skenarit të tij, Gruevski jo vetëm që nuk i parandaloi aktet e dhunës ndër shqiptarë, por lejoi forcat “Alfa” të impikoheshin në zgjedhje. “Në disa raste vëzhguesit kanë vërejtur policë dhe zyrtarë të tjerë të rendit duke mos ndërmarrë asgjë përderisa parregullsitë ndodhnin ose duke ndihmuar aktivisht autorët e këtyre akteve”, do të deklaronte me 2 qershor Ambasada e SHBA-së në Shkup.



Pasi lejoi terrorizimin e zgjedhësve shqiptarë dhe i njollosi ata në arenën ndërkombëtare, pasi siguroi një fitore absolute për koalicionin që udhëheq, Gruevski u zotua para ndërkombëtarëve dhe realizoi përsëritjen e zgjedhjeve në rreth 170 qendra votimi, kryesisht shqiptare. Kjo tashmë nuk ishte problem për të. Ai e arriti atë që donte.



Liderët politik shqiptar të Maqedonisë janë përgjegjës jo vetëm para zgjedhësve të tyre por para gjithë kombit shqiptar. Pasi na njollosën dhe lejuan veten e partitë qe drejtojnë të keqpërdoren per interesat politike te Gruevskit.Ata duhet menjëherë të nxjerrin përgjegjësite, të spastrojnë forcat e tyre politike nga struktura te krimit të organizuar dhe të distancohen nga banditët që kërkojnë mburojë politike.



Gruevski nuk do të mund të shtyjë për më tej zgjidhjen e çështjeve kryesore që lidhen më sigurinë e brendshme e të jashtme të Maqedonisë si zbatimi plotësisht i marrëveshjes së Ohrit, anëtarësimi në NATO, pas marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit dhe njohja e shtetit të pavarur të Kosovës. Edhe nëse mban të mbuluara planet e paraardhësit Gjeorgjevski për të ndarë apo federalizuar Maqedoninë ai nuk do të arrijë të bëjë fajtor për këtë shqiptarët.



Gjithsesi, ai duhet ta menaxhojë me kujdes fitoren dhe të heqë dorë nga keqpërdorimi e shpërfillja e shqiptarëve, lojërat politike dhe kombinacionet agjenturore me ta. Përndryshe, fitorja e 1 qershorit do të bëhet e rrezikshme për të dhe vetë Maqedoninë. Pasi sikurse komentonte me datë 4.6.2008 gazeta gjermane “Frankfurter Algemajne Cajtung“ . “gjërat mund ti ndryshojë bashkuesi, një Skënderbe i ri“,shkruan në mes tjerash Xhavit Shala.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
 
Gruevski sherbimet sekrete dhe lojrat me shqiptarèt!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» lojrat e dhunshme kompjuterike dhe femijet
» Histori sekrete te uraniumit ne Kukes e Diber
» SHQIPTARËT
» SHqiptaret ne SHBA
» Shqiptarët vs. Serbët

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: