Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet Empty
MesazhTitulli: Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet   Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet EmptyWed Aug 13, 2008 3:19 pm

sot u ben 7 vite nga marreveshja korniz e ohrit e cila duhej te inplementohej ne vitin 2004,sa jeni te knaqur me kete marreveshje?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ariani
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 43
Vendi : Prishtine
Registration date : 01/08/2008

Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet Empty
MesazhTitulli: Re: Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet   Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet EmptyWed Aug 13, 2008 3:39 pm

Së pari, duhet cekur se ajo marrëveshje as që është dashur të nënshkruhej nga shqiptarët në Maqedoni, pasi që ishte dhe është kundër shqiptarëve dhe kundër të drejtës për vetëvendosje të popullit shqiptar që jeton në Iliridë. Së dyti, nga ajo marrëveshje ka qenë dashur të heqin dorë shqiptarët menjëherë, ngase edhe si e tillë, pra si marrëveshje antishqiptare, nuk është implementuar, pra nuk ka filluar të zbatohet ashtu siç thuhet në të. Pra, shqiptarët në Iliridë duhet të heqin dorë nga ajo marrëveshje antishqiptare, në mënyrë që të drejtat kombëtare t'i fitojnë vetë me punë, organizim më të mirë dhe, nëse është nevoja, edhe me metoda të tjera të cilat medoemos do të arrijnë në përmbushjen e synimeve shqiptare në Iliridë. Së treti, pashmangshëm shtrohet pyetja përse shqiptarët luftuan në atë farë republike artificiale ish-jugosllave, të quajtur Maqedoni? - Për të dofarë të drejtash të cilat i kanë pasur edhe në kohën e satrapit Tito?! Jam i bindur se për këso të drejtash çfarë i kanë shqiptarët në IRJM, do të kishin pasur mundësi t'i arrijnë pa e derdhur madje asnjë pikë gjaku, e lëre më të bëhet tërë ajo luftë, ndërsa më pas të nënshkruhet dhe të përkrahjet një marrëveshje e cila është kundër aspiratave të shqiptarëve në Iliridë. Prandaj, apeloj te vëllezërit shqiptarë në Iliridë që të heqin dorë nga ajo marrëveshje e ashtuquajtur e Ohrit. Sa më parë që të hiqet dorë nga ajo marrëveshje, aq më mirë do të jetë për shqiptarët, sepse jam i sigurt se do të çelen rrugë të tjera për arritjen e qëllimeve dhe synimeve si dhe amanetit të dëshmorëve për çështjen kombëtare në Iliridë, në veçanti, dhe të mbarë shqiptarëve në përgjithësi. Përshëndetje për shqiptarët e vërtetë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet Empty
MesazhTitulli: Re: Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet   Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet EmptyWed Aug 13, 2008 3:59 pm

Ariani përgëzime për temën që e ke hapur. Nga përvoja e deritashme që kem pasur nga marveshjet të cilat janë bërë jo vetëm tek ne shqiptarët por edhe në Kroaci, Bosne etj etj problemet nuk janë bërë për ti zgjidhur ato por vetëm sa për ta ndal luftën.
Nga këto marrveshje gjithmon kan dalur të humbur kryengritësit dmth të shtypurit që janë ngritur për ta fituar lirinë.
Andaj nga kjo marrveshje shqiptarët të cilët e popullojnë mbi 40 % të territorit të Maqedonisë dhe që janë në trojet e tyre autokton, kanë dalur të humbur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet Empty
MesazhTitulli: Re: Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet   Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet EmptyWed Aug 13, 2008 6:38 pm

Debat: Marrëveshja e Ohrit tani duhet të realizohet edhenë praktikë

Konstatim i përbashkët i pjesëmarrësve në këtë tribunë ishte se aspekti juridik i Marrëveshjes së Ohrit me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe është kah përfundimi.

Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit garanton integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike. Rezultat i po kësaj Marrëveshje, Maqedonia në vitin 2005 mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, tha zv/kryeministri përgjegjës për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Abdilaqim Ademi në tribunën e organizuar me rastin e shënimit të 7 vjetorit të firmosjes së kësaj marrëveshje.
"Marrëveshja e Ohrit është shtyllë e konceptit multietnik në Maqedoni, ajo mban mbi vete koloritin shumë etnik, shumërelegjioz dhe shumëkulturorë të shtetit tonë. Marrëveshja e Ohrit është edhe çelës i cili i hap dyert Maqedonisë në rrugën drejtë integrimeve euroatlantike. Prandaj ajo nuk është e favorshme dhe e dobishme vetëm për shqiptarët por për të gjithë qytetarët e këtij shteti”, tha Ademi.
"Marrëveshja e Ohrit si një pakt që solli paqen dhe që bëri përpjekjen më serioze për shpërqendrimin e pushtetit në nivel lokal e arsyetoi veten në përudhën e deritashme shtatë vjeçare. Kjo qeveri duhet të jetë shembull pozitiv të një bashkëpunimi konzistent parimor të pushtetit qendror me pushtetet komunale dhe të argumenton edhe në aspektin fiskal dhe financiar që marrëveshja Kornizë është projekt I vetëm I suksesshëm në nivel rajonal dhe europain”, theksoi profesori i UEJL-së Rufi Osmani.
Sasho Klekoski gjatë fjalimit të tij u ndalë në kontributin e sektorit joqeveritar në drejtim të ndërtimit të mirëbesimit por ka vlerësuar lartë edhe kontributin TV Alsat me konceptin e tij dy gjuhësor. Alsati ka arritur të bëjë atë që nuk mund ta bëjnë shumë ligje të miratuar deri tani për sa i përket mirëbesimit, tha Klekoski.
"Sektori privat më duket se do të jetë kampion i ndërtimit të një Maqedonie të re kushtimisht thënë ose një Maqedonie tjetër. Unë vetëm do t’i theksoja shembujt e TV-Alsatit dhe A1 të cilët kanë bërë punë të vogla por për mua shumë të rëndësishme. Alsati me emetimin e lajmeve në gjuhën maqedonase u mundësoi maqedonasve të fitojnë më tepër informata rreth asaj se çka ndodhë në bashkësinë shqiptare në Maqedoni por edhe në fqinjësi. Kjo ka rritur vetëdijen për gjuhën shqipe shumë më tepër se sa cili do qoftë ligj që është i miratuar”, theksoi Klekoski.
Konstatim i përbashkët i pjesëmarrësve në këtë tribunë ishte se aspekti juridik i Marrëveshjes së Ohrit me miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe është kah përfundimi, por mbetet shumë punë për implementimin në praktikë të këtij dhe ligjeve tjera që dalin nga Marrëveshja e Ohrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet Empty
MesazhTitulli: Re: Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet   Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet EmptyWed Aug 13, 2008 6:38 pm

Marrëveshja e Ohrit shtyllë e konceptit multietnik në Maqedoni

Në një tribunë të organizuar sot Shkup, me rastin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, pjesëmarrësit vlerësuan se ky dokument i solli paqe dhe perspektive evropiane Maqedonisë.

“Marrëveshja Ohrit e stabilizoi shtetin për një periudhë më të gjatë dhe hapi shtigje të reja për realizimin e dëshirave evropiane të Maqedonisë”, theksoi në fjalimin e tij Dr. Bashkim Hyseni.
Ai tha se pjesa më e madhe detyrimeve janë realizuar, por në këtë drejtim ka mbetur edhe shumë për t’u bërë.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdulhakim Ademi u shpreh se Marrëveshja e Ohrit është shtyllë e konceptit multietnik në Maqedoni si dhe çelës i cili i hapë dyert drejtë integrimeve euroatlantike.

Sasho Klekovski nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar(QMBN) theksoi se Marrëveshja e Ohrit është sukses për Maqedoninë, sepse me këtë ka sunduar paqja dhe prosperiteti në Maqedoni.

Në këtë tribunë e cila u organizua me rastin e shtatë vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit morrën pjesë personalitetet e larta shtetërore, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të trupit diplomatik dhe institucioneve të tjera. Tribunën e organizoi Instituti për Studime Politike dhe Interkulturore në bashkëpunim me Sekretariatin për implementimin e MO-së pranë Qeverisë së Maqedonisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet Empty
MesazhTitulli: Re: Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet   Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet EmptyFri Aug 29, 2008 11:59 pm

Marveshja ohrit karte e djegur e pa realizuar vetem leter per te lyer koken me akull bijve me te shtrejt te luftes qe te ulin gjakun duke menduar se e fituam luften ne fakt e kemi humbe sepse kemi shkel mbi gjakun e djemve qe kishin vullnetin trimerine bujarine besnikerine etj etj
marveshja e ohrit eshte tradhetija e shkruar me dore qe ote e 7 vjet duke u talle me kete popull o vellezer a nuk shifni qe asnje shkja nuk eshete ne mergime
marveshja e ohrit eshte realizimi i laboratit te vasa qubrilloviqit
ti voglushja po me del ketu si papagalle e idijoteve po me tregone per drejtore e ministra te toptanit apo ku ta dije une edhe te dreqit mallkume jane
nuk bejm fushate elktorale ketu e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet Empty
MesazhTitulli: Re: Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet   Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet EmptySat Aug 30, 2008 12:02 am

PER cfare perfunimi e kefjalen e nderuar voglushja ti per marveshjen e ohrit
me thuaj tiqe dine per ate marveshje
kure ashte dashte te perfundoje marveshja e ohrit mas 5 muajsh apo mbas 7 vjeteve dhe e pa realizur tradheti e kulluar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
voglushja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
voglushja


Female
Numri i postimeve : 906
Age : 42
Vendi : ngat njanit
Profesioni/Hobi : psikologe
Registration date : 04/07/2008

Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet Empty
MesazhTitulli: Re: Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet   Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet EmptySat Aug 30, 2008 6:13 pm

i nderuar zeriatdheut gjdo gje dhe gjdo vendim qe eshte marr ne lidhje me shqipataret e asja treve nga pseudoplotikanet e atjeshem eshte tradheti e shkuar tradhetise edhe eshte veq fjal e ngelur ne leter apo edhe as ne leter e marreveshja e ohrit eshte e till
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet Empty
MesazhTitulli: Re: Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet   Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Marrevshja e Ohrit,sot 7 vjet
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: