murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Legjendat -Tre Adema qè i ka Shqiprija Mon Jul 21, 2008 2:07 pm | |
| LEGJENDAT - TRE ADEMA QË I KA SHQIPËRIA | | Sundimi i Partisë Komuniste serbo-jugosllave, mbi Popullin Shqiptar të Kosovës së tërësishme e zëvendësoi sundimin e mëparshme të Mbretërisë Serbo- Jugosllave pas Luftës së dytë Botërore dhe ai zgjati deri me 10 Qershor 1999. Ishin mbi gjysmë shekulli terror, vuajtje e mjerim por edhe rezistencë. Kush po e zëvendëson tani sundimin e ish PKJ në lumin që po ecë?
Pranë shumë luftëtarëve të asaj kohe Simbol i rezistencës shqiptare ndaj sundimin të diktaturës titiste të PKJ-LKJ në këtë kohë u bë Adem Demaqi. Përmes të emrit të Adem Demaqit dhe me nocionin e Kosovës Bota dinte se ekziston një Popull i shtypur në Ballkan nën regjimin e diktaturës titiste! Një ditë edhe këti sundimi i erdhi fundi. Pikërisht me 11 Qershor 1999 pushteti i Beogradit dhe forcat e uniformuara serbe u tërhoqën në panik nga Prishtina me humbje të mëdha përpara Brigadave 153 e 154 të UÇK nga Gollaku që luftonin nën Komandën e Adem Shehut.
Komandant Adem Shehu e përfundoi një etapë historike të luftës për liri e cila kishte filluar në pranverën e viti 1981 në Prishtinë nën prirjen e studentëve prishtinas me demonstratat e asaj kohe, që sot po ashtu rrinë anash sepse nuk duan të bëhen vegla të UNMIK-ut e të gjymtyrëve të ti kolonialiste. Pastaj ajo u vazhdua nga LPK në fushën politike deri sa nuk filloi lufta e armatosur e UÇK në krye me Legjendarin Adem Jashari dhe që nuk u ndërpre as njëherë deri me 11 Qershor 1999. Komandant Adem Shehu dhe Ushtria që vepronte nën urdhrat e ti me nder e quan në realizim aspiratën e Adem Demaqit, amanetin e Adem Jasharit, të Zahir Pajazitit, të Shkelezen Haradianjt e të Dëshmorëve tjerë të Kombit. Derisa UÇK e shkuli gurin jugosllav të kufirit që e kishte ngul aty në 1913 Mbretëria Serbe dhe e hodhi në mbeturina të historisë, Adem Shehu në Prishtinë e hoqi flamurin serb dhe e flaku për dhe, dhe në vend të ti aty e vendosi flamurin shqiptar! Pos kësaj Komandant Adem Shehu i qoi në vend edhe mësimet që i kishte marr në Akademinë Ushtarake “Skënderbe” në Tiranë ku ai ishte shkolluar për vite të tëra që një ditë ato mësime ti përdor për ti dalë zot Kombit dhe Atdheut të vet në kufiri më verior të Kosovës. Edhe dija edhe armët vinin nga Shqipëria që ishin krijuar për gjysmë shekull nga vëllezërit tanë në shkollat e uzinat e Shqipërisë për një ditë si kjo e 11 Qershorit 1999. Por, edhe pse me pak armatim dhe me pak municion por me shumë zemër e me shumë trimëri ushtarët e ti, që më par kishin vepruar nën komandën e Shqiponjës së Gollakut Komandant Zahir Pajazitit, së bashku me te hynë në betejën e Prishtinës. Në Prishtinë u nisë me vitin 1981 shkatërrimi i pushtetit të PKJ dhe në Prishtinë varros ky pushtet barbar në vitin 1999! Disa ditë më vonë hipur me një traktor erdhi dhe u vendos në periferi të Prishtinës në Kolovisë edhe Komandanti i Zonës së Llapit i cili filloi me e vendos pushtetin e biznesin në Prishtinë. A është kjo rastësi apo bekim që emrat e këtyre tre ADEMAVE i dhanë vulën personale historisë së Prishtinës, të Kosovës dhe gjithë Shqipërisë!?
Ku janë sot këta tre ADEMA? Adem Jashari edhe pse shkoi në Legjendë me ter familjen e vet, të koka e varrit të ti edhe pas 10 viteve pas lufte qëndron vetëm një dërrasë druri me emrin e ti sikur edhe në tëra varrezat tjera në Prekaz dhe në varrezat e lana pas dore të Luftëtarëve të Lirisë në kryeqytetin e Prishtinës e gjetiu! Për Adem Jasharin nuk u ngrit as një lapidar simbolik në Prishtinë, derisa mbi emrin e Adem Jasharit ngritët hija e zezë një ish aktivistit të ish PKJ-LKJ i cili e ka një biografi plotësisht të zbraztë patriotike dhe një karrierë prej sabotatori të luftës për liri. Rreth e rrotull janë ngritur pallate që në themelet e tyre e kanë gjakun e dëshmorëve dhe djersën e punëtorëve të grumbulluara me dhjetëra vite në fonde e donacione për Kosovën.
Adem Demaqi rri i strukur diku në Prishtinë i harruar edhe pse po ta kishin një kolos të tillë cilido popull në Evropë e në Botë, ata do ta venin në karrigen e Presidentit të përjetshëm të shtetit dhe me te do të krenohej jo vetëm vendi vet, por edhe regjioni dhe i tërë kontinenti. Adem Demaqi që i tha jetës së vet JO, që i tha familjes së vet JO dhe që i tëri u vu në shërbim të kombit, shtyhet anash nga pionierët e Titos. Pak ka njerëz në rruzullin tokësorë që e dinë se ka raste kur vdekja është më e lehtë se jeta. Ata janë më të gatshëm që të jetojnë gjatë nëpër ferrin e jetës se sa të vdesin shpejt edhe pse ata me vdekjen janë të pajtuar në atë ditë kur janë nisur në luftën e lirisë.
Adem Demaqi është ai kolosi që bashkë me Albin Kurtin e hapi Zyrën e UÇK-ës në Prishtinë në kulmin e terrorit shtetëror serb. Adem Demaqi shkoi para lufte e ju tha hapur në mes të Beogradit se serbët do ta humbin edhe Betejën e Dytë ashtu si e kanë humbur edhe Betejën e Par të Kosovës. Pas lufte prapë është i vetmi personalitet nga ish UÇK që shkoi përsëri në Beograd dhe ua tha në surrat shkive të tëra, që sot disa qeveritar nuk kanë guxim ta thonë as nga Prishtina.
Edhe Albin Kurti edhe brenda burgjeve serbe ua përplaste të vërtetën ministrave serb para gazetarëve edhe pse ajo mund ti kushtonte me jetë! Kur u lirua nga burgjet serbe dhe erdhi në Kosovë dhe e pa se nga Kosova është bërë një burg kolektiv i vizave evropiane, Albin Kurti ia hoqi maskën tradhtisë ndërkombëtare dhe të Ahtisarit pa pyet për çmimin dhe për rrezikun për vete, derisa politikanët servil po bënin përpjekje të e mashtronin popullin e vet se kjo është “mrekullia” vet! Albin Kurti dhe sokolat e sokoleshat e Lëvizjes Vetëvendosje me 9 Maj e me 10 Qershor 2008 treguan se Serbia ka vdekur për Kosovën përgjithmonë dhe se pos flamurit të Skënderbeut e të Lidhjes së Prizrenit ne këtë qiell nuk mund të sundojë as një flamur tjetër!
Po! Adem Demaqi shkon edhe në Beograd, derisa institucionalistët le qe nuk kanë guxim të shkojnë as deri në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, por nuk kanë guxim të shkojnë as në anën tjetër të lumit Ibër në Mitrovicë e nga ana tjetër na qajnë kokën se si Kosova është shtet i “lire dhe i pavarur" dhe na prodhojnë ligjet seriale antishqiptare prej fabrikës të mashtrimeve të Ahtisarit. Të atij Ahtisarit që po të provonte me e ndryshua flamurin e himnin në vendin e vete do ta varnin në litar brenda ditës! Politikanët titist e ahtisaroviq nuk mërziten për shqiptarët e shtypur sot nga terrori malazez, maqedon e serb dhe nuk ju bien ndër mend ti vizitojnë e ti pyesin për hallet e tyre.
Po të ishte Adem Demaqi në vendin e tyre ai nuk do të pyeste për rrezikun personal. Po, ky është Adem Demaqi dhe të tillë ka shumë Kosova, por ata mund ta kenë fjalën vetëm kur Kosova të është me të vërtet e lirë! Deri atëherë me pionierë të Stalinit e të Titos dhe me pionierë të Sollanës e të Ahtisarit do të na shko jeta! Derisa Tadiqi, Koshtica dhe çetnikët tjerë vinjë nga Beogradi kur të duan në të gjitha pjesët e Kosovës!
Tani Adem Shehu punon diku në ndonjë minierë guri apo në ndonjë punishte rrugësh te padronët e ri fisnik që mundohen të ia lehtësojnë jetën sado pak sepse e dinë se sa pak ka Adem Sheha mbi këtë Dhe. Adem Shehu, ashtu së bëri Tahir Sinani, ishte njeri nga disa oficer shqiptar që lan familjet e veta pas vete ne Tiranë e gjetiu dhe u hodhën në vinë e par të luftës kundër serbit në Kosovë. Derisa oficerët e salloneve të FARK-ut e disa tjerë edhe me grada të gjeneralëve ikën nga Kosova dhe strehoheshin në Tiranë e gjetiu! Ata sot shkruajnë historinë e “betejave të veta” në hartat e kabineteve dhe ndajnë poste mes veti pa as një meritë. Në vend se Adem Shehu sot të ishte një Ministër në Tiranë apo në Prishtinë ai qëndron në mëshirësinë e pamëshirësinë e tjerëve. Ja sa është vendi i ynë i lirë e i pa varur. Por, jo! Me Adem Shehun nuk ka mundësi të ndryshohen as flamuri e as himni kombëtar dhe as nuk mund të shkatërrohet armatimi e të shpërbëhet ushtria dhe as të shitet e stërshitet Atdheu. Për do qejfe të kësaj Bote të rrejshme të disa “demokratëve” që demokracinë nuk e heqin nga goja por me idiotin e vet tregojnë hapur që ata e urrejnë demokracinë për vdekje, sepse më së shumti e kanë frikë pushtetin e vërtet demokratik ku duhet të epet përgjegjësi para popullit! Megjithatë herët a vonë kjo ka me ju ndodhë!
BESNIK PRISHTINA |
| |
|
MUHAMETII Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1106 Registration date : 07/05/2008
| Titulli: Re: Legjendat -Tre Adema qè i ka Shqiprija Mon Aug 11, 2008 6:35 pm | |
| Ne duhet te mburremi qe e kemi nje Adem Demac - simbol i rezistences kombetare shqiptare dhe e kemi pase nje Adem Jashar - legjend e gjalle e shqiptarise. E per kete Adem Shehun nuk paskam degjuar, por mendoj se pasi qe eshte radhite me keta dy legjendar besoj se edhe ky eshte nje tjeter i tille. | |
|