|
| Te jetosh ne Cameri | |
|
+7zeriatdheut petritkola Orfe@ Beton rolling xhavo_ murturi 11 posters | Autori | Mesazh |
---|
murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Te jetosh ne Cameri Sat Jul 19, 2008 7:46 pm | |
| TE JETOSH NE ÇAMERI
SHKRUAN : ABEDIN RAKIPI
Ishte Janar i 1772 dhe bënte shumë ftohte. Sulejmani hapi sytë i zgjuar nga kendimi i gjelit te kuq qe ai e kishte shumë për zemër, duke falenderuar Allahun qe ja morri jetën ne darke dhe e ktheu përsëri ne jetë ne mëngjes. U ngrit morri abdes dhe filloi te falte namazin e sabahut. I bëri dua Allahut qe ta ndihmonte te luftën e tij kundër klefteve Suliote, te cilët vetëm tre ditet e fundit kishin vrarë 7 muslimane për tju marrë atyre bagetite. Ky sulm ishte drejtuar nga Jani Zerva i cili pasi i vriste ju priste kokat i merrte me vete ne malet e larta te Sulit ku fshiheshin banditet. Papritur kur ju kujtuan fëmijët jetime të atyre qe u therren nga Zerva i rrodhen lotet dhe ne me gjithë shpirt ju betua Zotit se do të bënte drejtësi. Bile këto tre ditë ata nuk kishin me as hoxhe ne xhami duke qenë se një nga 7 te vraret ishte hoxhe Junusi, i cili kur kishte dëgjuar ulerimen e grave te fshatit rrembyer nga Suliotet kishte marrë pushken dhe me bismilah kishte vrarë dy prej tyre para se ta qellonte pas shpine një dorë e pabese.Tani ai kishte muezzin gjelin e kuq derisa te vendoste fshati për një imam të ri. Sulejmani u çua dhe pa zgjuar trimat e tij për namaz shkoi në xhami dhe e thirri vete ezanin. Populli duhet te fali namaz mendoi ai me lote trimi ne sy, sepse për këtë na ka krijuar zoti ne çamet qe te jemi shembull për popujt e tjerë, te perhapim drejtesine, te jemi mbrojtes te islamit ne Ballkan, te falemi dhe te luftojme për te mbrojtur me te dobetin, te ushqejme jetimin. Këtu ju kujtuan bijte e atyre 7 te vrareve qe flinin nën batanije atë nate por tashmë pa baba, me lote dhe dhimbje qe i dilnin nga shpirti. Ai doli nga xhamia dhe kaleroi me kalin e tij te bardhe drejt shtepise se tij dhe pasi mbushi dy thase plot e perplot me ushqime filloi ti shperndante ato para dyerve të atyre 7 nenave çame qe qanin bashke me jetimet e tyre për kapedanet e vrarë pabesisht nga kleftet suliote. Duke bërë këtë gjest ju kujtua Kalifi Omer i cili dilte naten shpesh për te dëgjuar hallet e popullit dhe një nate duke kaluar degjoi te qarat e një gruaje nga larg dhe pasi dergoi njerëz qe te pyesnin se çfare kishte, i shqetësuar menjehere shkoi te dera e saj dhe e pyeti: Pse qan o robja e Allahut dhe motra ime ne islam ? Ajo i tha o kapedani i besimtareve nuk kam mëse te ushqej fëmijët. Omerit i rrodhen lotet menjehere dhe shkoi në shtepine e tij dhe pasi solli një torbe plot me ushqime ju lut asaj motre qe atë nate ti gatuante ai jetimeve te saj. Si tha ajo, o kapedan i besimtareve po ti je mbreti ynë si mundesh ti te gatuash për ne? Allahu me falte o motër tha Omeri sepse duke ju lënë ju pa buke unë kam bërë gjynah të madh ndaj me lejo te lutem qe ti kerkoj falje atij duke ju gatuar ju sonte. Ai filloi te gatuante një gjelle te ngrohte duke qare dhe duke i ferkuar koken tre jetimeve te asaj motre ne islam, burri i se cilës kishte rënë deshmor ne lufte. Femijet hanin tashmë diçka te ngrohte dhe Omeri i kërkonte falje zotit qe e kishte neglizhuar këtë gjë. Këto mendime qe i vinin Sulejmanit ne kokë e preken edhe me shumë atë dhe u betua se do të ishte i bute dhe i drejtë me vellezerit e tij çame muslimane, si Omeri me besimtaret ne kohën e tij, dhe se do ta merrte hakun e vellezerve te tij te vrarë ne pabesi nga gjakprishurit Suliote te cilët te drejtuar nga prifti grek i kishes Greke Shen Georgios te Sulit nuk linin fshatra muslimane pa sulmuar. Ata ishin klefte dhe te eger, jetonin maleve dhe nuk e kishin fare idenë e drejtesise apo te hakut. Sipas ideologjise se tyre ortodokse ushqyer nga prifterinjte greke vetëm ne Krisht kishte drejtësi dhe jetë, te tjerët ishin apostate dhe vetëm vdekjen meritonin. Ju kujtua gjyshi i tij dhe i vellai te cilët te dy nën drejtimin e Janitotit Njazi Ahmeti kishin luftuar për vite me rradhë kundër banditeve Suliote. Ne Çaparenjte mendoi ai kemi qenë nder te paret qe e kemi pranuar islamin bile para se te vinin Osmanet qe ne kohën e Jakub Shpates. Ju kujtua historia e Jakup Shpates princit të parë musliman çam i cili e kishte pranuar islamin fale predikimit te familjeve muslimane te ardhura nga Siçilia ne shekullin e dymbedhjete dhe trembedhjete dhe te vendosura ne çameri për ti shpetuar persekutimeve katolike, vrasjeve dhe konvertimeve me dhunë nga rikonkuista e mbreterve katolike te Siçilise. Jakub Shpata ishte bir i familjes se shquar çame te Shpatajve dhe nga viti 1410-1416 ishte princi i parë musliman i principates se Artes. Ai e qeverisi principaten e Artes si musliman, me drejtesine kuranore duke ju krijuar çameve të gjitha kushtet morale dhe ekonomike me anë te karakterit te pastër dhe te fortë qe ai posedonte mundësinë qe ti shpetonin skllaverise Bizantino-Latine. Jakupi sillej me mirë me ushtarët e tij besnike dhe i kushtonte atyre me shumë vëmendje sesa vetes se tij.Atë epoke duke marrë shembull edhe emrin e qytetin te Artes ai e quante koha e Arte e çamerise. Ju kujtua gjithashtu se jo vetëm muslimanet po edhe shumë familje çifute kishin lënë Siçiline dhe ishin vendosur ne Arte ne shekullin e dymbedhjete. Ju kujtua Benjamin Tudela i cili ne ditarin e tij ne shekullin e dymbedhjete gjatë udhetimit te tij nga Spanja ne Jerusalem shkruante se ne Arte kishte gjetur një komunitet çifut prej 100 familjesh ku një pjesë e mirë ardhur nga Siçilia. Kjo kishte ndodhur gjatë periudhes se perandorit Bizantin Manuel Komneni. Ne atë kohe prijesit e çifuteve kishin qenë Rabbi Salomon dhe Rabbi Heracles. Por Midrashi apo sinagoga e pare ne Arte ishte ndertuar gjatë periudhes se perandorit Bizantin Mikaeli i 2te dhe kishte pasur emrin Kehila Kedosha Tassavim. Ajo ishte ndertuar brenda keshtjelles se Artes te cilën Sulejmani e kishte vizituar vete disa here. E kishte terhequr gjithmonë brendesia dhe misteri i asaj sinagoge, dhe sa here shkonte ne Arte ajo sinagoge ishte vendi ku ai ndalej për te pushuar. Dukej sikur ajo sinagoge fshihte diçka shumë misterioze ne brendesi te saj, ndoshta një intrige te se kaluares apo një sharm oriental qe te çonte thelle ne shekuj dhe ngjarje te hershme. Të gjitha këto Sulejmani i kishte dëgjuar nga djali i tij Abedini i cili kishte studiuar ne Stamboll dhe qe fliste 7 gjuhe te huaja. Por kohët e fundit Abedini nuk ishte fare mirë. Ai ishte dashuruar thelle me Joanen, një vajzë çame nga Paramithia dhe kishte filluar te izolohej ne vetmi duke shkembyer letra te fshehta dashurie me Joanen. Ai e kishte kërkuar Joanen për martese por babai i saj i kishte thënë jo për momentin. Kjo përgjigje i kishte tmerruar dy te rinjtë qe u deshen për hirë te Allahut. Baba thonte Abedini n.q.s. egziston ne këtë dynja gjenialiteti femeror ai është i personifikuar plotësisht tek Joana, dhe n.q.s. egziston ne këtë botë dashuri njerëzore ajo udheton mes shpirtit tim dhe atij te Joanes. Ata ishin dashuruar si Mexhnuni me Lejlen apo si Shirini me Khosrovin ne letersine persiane. Bile një here Abedini i kishte treguar një sekret te vogël qe ai ndante me Joanen. Ne historinë e Shirinit dhe Khosrovit i kishte thënë ai kur Khosrovi puthte buzët e Shirinit ajo i thoshte mos më kafsho kaq fort, por ne brendesi te shpirtit te saj dhe me sytë e saj i thonte; kafshome akoma me fort. Edhe pse se kam puthur kurrë Joanen baba për respekt ndaj fesë tonë islame dhe rregullave te Allahut, ne jemi njësoj si Shirini dhe Khosrovi; dhe kur ajo me thotë ik tani se u be vonë me shpirtin dhe me zemren e saj me thotë; mos ik te lutem rri edhe pak. Ata te dy kishin ndertuar botën e tyre te endrrave ngritur mbi frymën hyjnore te besimit ne Allah dhe stolisur me bukurine e imanit islam qe i bënte ata te enderronin për një botë tjetër ku oqeanet e ndjenjave hidhnin poshte këtë botë te madhit dhe pasurise dhe besonin se vetëm vdekja do ti jepte frytet e embelsise se besimit dhe durimit të tyre. Si mundet njeriu ta duroje këtë botë kaq te etur për pushtet dhe pasuri dhe te hedhi poshte botën e mrekullueshme parajsore qe gjendet ne shpirtrat tanë; e kishte pyetur njëherë Abedini. Abedini ishte i vendosur dhe kembengules, i pathyeshem ne qendrimet dhe qëllimet e tij. Ai besonte se fisnikëria e bënte njeriun te arrinte skajet me te larta te botës. Ai ishte një shembull i sakrifices njerëzore i cili shpesh here flijonte lumturine e tij personale për te miren e çamerise dhe besonte se kur njeriu zbulonte ne iman superioritetin e tij atëherë ai kishte arritur te kuptonte mesazhin sublim te Kuranit. Dielli filloi te shfaqej pas maleve dhe krenaria e çamit e ngriti Sulejmanin nga këto mendime kaq te gjata dhe te thella, duke e drejtuar tek trimat e tij. Kur i shikonte trimat e tij duke kenduar Kuran i dukej sikur mbinte hija e çamit ne çdo anë te Çamerise. Ata ishin kapedane te mirë, te drejtë, qe mbronin muslimanet e sulmuar ne pabesi nga kleftet ortodokse anembane Çamerise. Islami i tha ai trimave te tij e ndan çamin nga greku, dhe ne qoftë se doni te mbeteni çame dhe mos te beheni greke si Suliotet shtoi ai mos e leshoni kurrë Kuranin nga dora, sepse ky libër vazhdoi ai është mburoja e identitetit tonë. Leximi i Kuranit kishte lënë gjurme te thella ne shpirtin e tij. Lufta e Sulioteve kundër çameve i kujtoi atij librat historike qe djali i tij i madh Abedini kishte lexuar ne bibloteken mbreterore te Stambollit rreth rikonkuistes se Spanjes nga te Krishteret. Pushtuesit e krishtere te Spanjes i kishte treguar Abedini i kishin detyruar muslimanet dhe çifutet qe te bartnin shenja identifikimi qe te njiheshin kudo nga shkonin, derisa në fund i vune përpara zgjedhjes midis krishterimit ose vdekjes. Këto fjale i kujtuan atij thirrjet e Sulioteve kur sulmonin fshatrat muslimane me pabesi “ Krishti u ngjall”. A ngjallet vërtetë Krishti me vdekjen dhe masakrimin e muslimaneve çame mendoi ai? Ju kujtua gjithashtu se Abedini i kishte treguar se ne kohën e Henrikut te 4 ne Spanje ishin mbytur nga duart e te krishtereve 400.000 muslimane vetëm ne qytetin Dilan. Çfare tmerri mendoi ai. 400.000 mijë jetë njerezish te pafajshem te vrarë vetëm për një fjale, “Ska Zot tjetër pos Allahut”. Nuk arrinte dot te kuptonte këtë urrejtje te dhunshme kaq te eger kundër islamit nga kryqtaret. Suliotet tha ai tani janë te dobët dhe tremben nga ushtria e fortë muslimane por mendoi ai, nëse një ditë kalifati musliman shembet ata do të veprojnë me ne si te krishteret spanjolle me muslimanet e Spanjes, dhe do të na shfarosin pa meshire, pa dallim seksi apo moshe. Do ti shkaterrojne xhamitë tona dhe do ti kthejnë ato ne kisha, njësoj si ndodhi ne Spanje ne kohën e Isabeles dhe Ferdinandit te Aragones mendoi ai. Ne çamerine time kjo sdo te ndodhi kurrë tha ai dhe i nervozuar nga këto mendime u ngrit dhe filloi te ecte. Sa te këtë kapedane çame mendoi ai sërish, dhe sa te jenë te bashkuar si një trup i vetëm sdo te lejojne kurrë qe një gjeme e tillë te gjeje çamerine. Por ai e dinte se Suliotet ishin shumë te pabese dhe dinake, dhe se ata kishin lidhje te ngushta ushtarake dhe ekonomike me francezet dhe ruset. Ai e dinte se kisha Greke me ne krye Fanariotet e Stambollit kishin shekuj qe perpunonin intriga dhe plane te fshehta për shfarosjen e çameve dhe zhdukjen e gjurmeve islamike ne çameri. Ata shpesh kishin provuar edhe te korruptonin kapedanet vendas duke ju ofruar atyre pushtet dhe pasuri te madhe por edhe pse tek-tuk kishte dalë ndonjë gjakprishur, ne shumicen dërrmuese çamet i kishin mbetur besnike Kuranit duke treguar një fisnikeri te rrallë përballë dredhise dhe tradhetise Suliote. Themeli i personalitetit te fortë çam bazuar ne idealet fisnike dhe paqesore te Kuranit mendoi ai, nuk mund te perputhej kurrë me tradhetine e ulet Suliote e cila kishte njollosur tokën çame, dhe ndërsa për kleftet ortodokse Suliote tradhëtia ishte element perberes dhe determinues i identitetit të tyre ortodoks ne fjalorin e çameve nuk egzistonte si fjale. Ishte ky një tipar i ulet i gatuar ne altaret e kishave ortodokse qe çamet e urrenin dhe e luftonin. Çami është besnik, nuk tradheton kurrë te vërtetën, dhe nuk guxon ti shese kurrë idealet e veta, dhe te vërtetën për interesat e ngushta te kësaj botë, siç e bënin kleftet ortodokse, vazhdoi te mendonte ai.
| |
| |
| | | xhavo_ Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 782 Registration date : 20/03/2008
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Sun Jul 20, 2008 1:24 am | |
| Fatëkeqësisht tragjedia çame e luftës se dytë botërore ka filluar me vrasjen e myftiut te Filatit. "Në Prevezë dhe rrethinat e saj u masakruan mbi 120 çamër muslimanë, midis tyre edhe myftiu i Prevezës. Qëllimi i qeverisë greke ishte largimi i çamëve muslimanë nga trojet e tyre etnike. Për të përballuar presionin greko – ortodoks, u formua një forcë vullnetare e përbërë nga çamër muslimanë, nën komandën e trimit Muharrem Rushiti. Dijetarët dhe hoxhallarët çamë, e ndihmuan Muharem Rushitin si nga ana financiare ashtu dhe për shtimin e rradhëve të luftëtarëve të tij. Ai zhvilloi shumë beteja dhe i shkaktoi shumë humbje grekëve. Muharem Rushiti gjatë periudhës kohore 1870 – 1920 u plagos pesë herë dhe mori 12 plagë në trup të tij. Me zemër të plagosur dhe trup të sakatosur, Murahem Rushiti u largua nga Çamëria e tij e dashur më 1920, në moshën 70 vjeçare i ndjekur këmba – këmbës nga andartët grekë. Ai u vendos në qytetin e Sarandës ku vdiq në varfëri të plotë në 1931, në moshën 81 vjeç. Kisha greke edhe të vdekur nuk e la të qetë këtë mbrojtës të identitetit kombëtar dhe të islamit. Ajo dërgoi njerëz të paguar për t'i prishur varrin." http://www.alb-net.com/pipermail/tetova-l/2008-June/002327.html | |
| | | rolling Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2086 Age : 32 Vendi : Shqiptari Profesioni/Hobi : Revolucionar Registration date : 17/05/2008
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Sun Jul 20, 2008 2:08 am | |
| per ta shpetuar qamerine mendioj qe na dueht nje mrekulli, greqia e cila i ka 1 milone emigrante shqiptare, e mban varur shqiperine per shkak se nese kthehen ne shqiperi ata 1 milione veta do te ishte veshtire te mbahen me buke.
qameria ka nevoje per nje udheheqes te forte, politikan te mire dhe ushtarak te zot | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Sun Jul 20, 2008 11:39 am | |
| Mendimi im esht se Qamet duhen te Organizohen ne Nje lidhje te perbashket...Levizja per identitet Qam. Me ket levizje dueht te fillojn organizimet e protestave paqsore nje her ne muj,pas ketyre protestave duet prit reagimet e grekeve,nese ata kerkojn falje dhe jan te gatshem per bisedime ather kjo qeshtje duhet te zgjidhet ne menyr Politike te pa kushtzume?nese greket nuk pranojn ndonje kusht per bisedime apo ndonje marveshje per te shikuar dhe permirsuar historin ather Levizja qame duhet te shendrrohet ne Parti,dhe si parti duet ti kerkojn te drejtat e tyre per vetvendosje deri ne shekputje. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| | | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Thu Jul 24, 2008 2:12 am | |
| | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Thu Jul 24, 2008 2:14 am | |
| Çamëria është një krahinë shqiptare, rreth 6 000 kilometra katrorë që i është dhënë shtetit Grek nga fuqitë e mëdha. Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi, lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare dhe ia aneksoi atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve. Për këtë qëllim u përdorën të gjitha mënyrat, si tatimet e rënda, grabitja e tokës, përjashtimi i popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, madje edhe në shkollat fillore, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë deri në masakrat e përgjakshme. Vlen të përmëndet këtu që paralelizimi që i është bërë popllsisë Çame me atë Arvanite, nga qarqet shoviniste greke, tenton të hedhë poshtë të drejtën historike të autoktonisë Çame duke supozuar se janë të ardhur në Greqi ashtu si dhe Arvanitasit, gjatë periudhave të ndryshme të perandorisë Bizantine. Kjo gjë është e vërtetë vetëm për Arvanitasit e jo për popllsinë Çame, historia e të cilës në këtë trevë shkon në kufijtë e mitologjisë. Vetë historiani grek Tukididi, që shkroi për Luftën e Peloponezit, pranon se kur forcat Athinase u futën në gjirin e Ambrakisë takuan një popullsi lokale që nuk fliste greqisht por fliste barbarisht (këtu Epirote). Më 1913 u krye masakra në përroin e Selamit (Paramithi) e 72 krerëve të Çamërisë dhe e qindra të tjerëve nga kapiteni famëkeq Deli Janaqi. Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, më 1918, u përpilua plani i grabitjes së tokave të popullsisë çame. Ligji i të ashtuquajturës Reformë Agrare, i aplikuar vetëm në Çamëri, u rrëmbeu shqiptarëve të cilët u degdisën në Anadoll, me mijëra hektarë tokë buke, sipërfaqe të mëdha me vreshta, qindra mijë rrënjë ullinj, të cilat u bënë prona të elementëve grekë. Këto masa u pasuan nga organizimi i çetave terroriste në territorin e Çamërisë, sanksionet ekonomike, lufta raciale, braktisja e popullsisë shqiptare në injorancën më të thellë, inkurajimi i kryqëzatave fetare. Përpjekjet e dhunshme të vitit 1923 për ta shpërngulur me forcë popullsinë çame në Turqi, shënojnë një kulm të paparë në politikën e egër shoviniste greke. Bilanci që shumë tragjik për popullsinë shqiptare. Greqia qe ndër shtetet e para në Ballkan në të cilat triumfoi fashizmi. Në gusht të vitit 1936, Joan Metaksai vendosi diktaturën fashiste. Viktima e parë ishte popullsia çame. Fashistët e orës së parë, tregtari Stavro Koçoni dhe oficeri i xhandarmërisë Zambeta filluan goditjet sistematike në Filat, Pituljete, Gumenicë për zhdukjen e popullsisë çame. U shkua deri atje sa populli i Paramithisë u ndalua me violencë të fliste në gjuhën shqipe. Qeveria greke bëri çmos që të përçante popullsinë shqiptare çame, duke u përpjekur të kundërvejë të krishterët ndaj muslimanëve. Kjo politikë shtetërore nuk kaloi pa lënë gjurmë, pasi popullsia e kësaj zone në shumicën dërrmuese ishin e paarsimuar dhe nuk u arrit që qarqet intelektuale të dominonin situatën. Popullsisë çame iu ngarkuan taksa të rënda, të cilat nuk kishin vetëm natyrë fiskale, por synonin ta detyronin atë të emigronte në Shqipëri ose gjetiu. U ndryshuan emrat shqiptarë të fshatrave Spatar, Galbaq, Picar, Varfanj, Arpicë me emra greke, respektivisht Trikoforo, Ella, Aetos, Parapotume, Perdhika duke i kolonizuar me grekë, me qëllim ndryshimi të raporteve të popullsisë. Para se të hynte në Greqi, ushtria fashiste italiane, qeveria greke filloi një fushatë të re masakrash dhe krimesh nga më monstruozët kundër popullsisë shqiptare. Dy muaj para konfliktit italo-grek, qeveria fashiste e Metaksait kreu një akt ndofta pa precedent në historinë botërore. Të gjithë meshkujt nga 16-70 vjeç, mbi 5000 burra, u burgosën dhe u dërguan në ishujt e largët të Egjeut. Ky veprim u krye në bazë të vendimit të marrë më parë në Gumecinë nga një mbledhje e kryesuar nga Dhespoti i Janinës, Spiridoni, ku merrnin pjesë edhe zëvendës Prfekti i Gumenicës Jorgo Vasilako, komandanti i Korafilaqisë dhe përfaqësues të grekëve të Çamërisë. Nga ky kontigjent viktimash 350 veta u masakruan, 400 të tjerë vdiqën më vonë gjatë internimit nga torturat dhe uria. "Në këtë mënyrë-shkruan Jani Sharra-qeveria e vendosi elementin shqiptar, mysliman, haptazi në kampin e armikut" duke e paragjykuar popullsinë çame. Rekrutët çamë, si shtetas grekë të mobilizuar në vitet 1939 dhe 1940 që në atë kohë ndodheshin në shërbim ushtarak, me urdhër të Korparmatës së Janinës, u vunë të thyejnë gurë dhe të ndreqin rrugë në formën e punës së detyrueshme. Në takimin që pati Komandanti i Divizionit VIII të Epirit, gjenerali Kaçimitro, me 2000 djem çamë, u kërkonte mendime për rrezikun që i kanosej vendit nga Italia fashiste. Çamërit u treguan të gatshëm për të luftuar armikun e përbashkët. Por për çudi, në vend të armëve u dhan kazma dhe lopata për të vepruar në prapavija për ndërtim rrugësh. Ishte një qëndrim mosbesimi i autoriteteve greke ndaj çamëve dhe njëherazi dhe një fyerje e poshtërim për ta, duke i trajtuar jo si bashkëluftëtarë, por si robër lufte. Nga ana tjetër, Italia gjatë përgatitjeve të luftës me Greqinë nuk mund të mos merrte në konsideratë për interesat e saj gjendjen diskriminuese të shqiptarëve të Çamërisë. Çiano, ministër i Jashtëm i Italisë, në gusht të vitit 1940, do t'i vinte në dukje ambasadorit grek në Romë se "Greqia ishte e vendosur me të gjitha mjetet që disponon të vazhdojë një program politik, ka diskriminuar në mënyrë tepër të rëndë shqiptarët në favor të grekëve. Dhe këtë e ka bërë në të gjitha fushat e veprimtarisë, që nga ajo e lirisë personale e në atë ekonomike, deri në atë të mësimit të gjuhës... i kanë larguar shqiptarët në rajone larg qendrave të mëdha, duke i mbajtur në kushte primitive". Shpërthimi i Luftës Italo-Greke më 1940 thelloi tensionin politik në Çamëri. Megjithë përpjekjet e pushtuesit për ta tërhequr minoritetin shqiptar në anën e tij dhe pavarësisht se popullsia çame gjatë regjimit fashist të Metaksait kishte vuajtur shumë, ajo përgjithësisht mbajti një qëndrim neutral ndaj palëve në konflikt. "Edhe kur italianët pushtuan Gumenicën-shkruan Jani Sharra-rrallë ndonjë çam u bashkua me ta". Gjithkush mund të shtrojë pyetjen: pse u mbajt ky qëndrim i ashpër ndaj minoritetit shqiptar ? A ishte kjo një masë vetëmbrojtjeje nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore greke ? A u shkaktua kjo vetëm nga frika e një hakmarrjeje të mundshme të shqiptarëve për krimet që ishin kryer ndaj tyre nga regjimi i Metaksait dhe bandat greke ? Të dhënat provojnë se asnjëra prej këtyre arsyeve nuk përbënte shkakun e këtij veprimi kriminal. Synimi ka qenë akoma më i largët dhe njëkohësisht më antishqiptar. Edhe në situatat e vështira dhe të komplikuara, kur Greqisë po i trokiste lufta në derë, autoritetet greke me gjakftohtësi u përpoqën të përfitonin ç'të mundnin. Ata gjykuan se ishte krijuar një moment i përshtatshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare për spastrimin etnik përfundimtar të Çamërisë. Këtë e provon edhe fakti se pas shpërthimit të luftës, pasi u bë e qartë se kapitullimi i Greqisë përballë ushtrive italiane ishte i afërt, autoritetet lokale greke të Çamërisë përgatitën listat dhe po përpiqeshin të siguronin mjetet e nevojshme të mbartjes për të gjitha gratë dhe fëmijët që kishin mbetur në Çamëri me qëllim që kur të hynin ushtritë e huaja këtu, të mos gjenin këmbë shqiptari. Pas thyerjes së ushtrive italiane dhe tërheqjes së tyre nga Greqia u intensifikua dhuna dhe terrori i qeverisë së re greke mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Të burgosurit dhe të internuarit çamë u liruan vetëm pas pushtimit të Greqisë nga ushtritë gjermane në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe shpirtërore. Pas pushtimit të Greqisë nga gjermanët, pritej që çamët e kthyer nga internimi të hakmerreshin ndaj forcave shoviniste greke që kishin qenë shkaktarë të vuajtjeve. Por ndodhi krejt ndryshe. Ata u ngritën mbi pasionet shoviniste dhe zgjodhën rrugën e bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës për të përballuar bashkërisht gjendjen e rëndë që u krijua nga pushtuesit e rinj gjermanë. Për këtë qëllim u organizuan dy mbledhje të gjera në Koskë dhe në Spatar. Njerëz me ndikim në krahinë si Musa Demi, Shuaip Llajo, Isuf Izeti, Xhaferr Çafuli, Jasin Sadiku dhe shumë të tjerë punuan me përkushtim për të krijuar atmosferën e mirëkuptimit midis dy komuniteteve, grek dhe shqiptar. Madje fshatarët e Varfanjit, Salicës etj., dërguan përfaqësuesit e tyre në fshtatrat e krishtera ku burrat ishin larguar nga frika e hakmarrjes, duke i siguruar që të ktheheshin se asgjë e keqe nuk do t'i gjente. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Thu Jul 24, 2008 2:17 am | |
| Në zonën e Gumenicës dhe të Filatit ishte bërë rregull që asnjë grup i rezistencës greke nuk dilte në zonat e lira pa qenë i shoqëruar nga një shqiptar çam. Pikërisht për këtë veprimtari e sakrificë, jo pak çamë dolën para gjykatave të pushtuesit dhe u burgosën. Duke pasur parasysh këtë realitet të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit midis dy komuniteteve (greke dhe çame shqiptare) studiuesi Niko Zhangu shkruante: "Sikur shqiptarët çamë të ishin kriminelë, do të zhdukeshin të gjithë fshatrat e krishterë të Thesprotisë rreth fshatrave shqiptaro-çame". Për qarqet shoviniste greke nuk ishte i pranueshëm mirëkuptimi dhe bashkëveprimi midis komuniteteve shqiptare dhe greke. Për të nxitur përçarjen e tyre ata nxitën vrasjen e çamëve me influencë si Tfik Qemali, Jahja Kasemi, Jasin Sadiku etj. Me vrasjen e shqiptarëve të tjerë nga çeta e Koçnikollës, punët morën një drejtim të rrezikshëm. Të revoltuar nga këto akte, një grup çamësh u drejtuan për të djegur Rahulin, por u doli përpara popullsia e Karbunarit, një fshat i madh i përbërë prej shqiptarësh dhe i ndaloi. Edhe pse Rahuli shpëtoi nga një katastrofë e sigurtë, "më pas bandat e Zervës therën edhe gratë dhe fëmijët e atyre që shpëtuan Rahulin", domethënë banorët e Karbunarit. Në këto rrethana, disa krerë të Çamërisë u përpoqën të formonin një batalion për mbrojtjen e saj. U formua një batalion i cili kishte vetëm gjysmën e efektivit të një batalioni të zakonshëm, afro 300 veta. Për arsye se gjermanët nuk donin të prishin marrëdhëniet me qeverinë kuislinge të Ralisit, ky batalion veproi brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar. Populli u armatos, por nuk pranoi të bashkëpunonte me gjermanët, nuk u fut në këtë batalion dhe nuk i përdori armët kundër popullsisë greke, por përkundrazi u rezistoi në mënyrë demonstrative përpjekjeve të gjermanëve për ta hedhur kundër elementit grek. Qëllimi i armatosjes së popullsisë çame ishte thjesht një masë vetëmbrojtëse, pasi ata kishin vuajtur shumë nga shovinizmi grek. Por ajo që i shqetësoi më shumë atëherë forcat shoviniste greke ishte ngritja e këshillave shqiptare në të gjithë Çamërinë. Në mars të vitit 1943 u formua çeta e parë mikste, e cila bashkëpunonte me EAM-in. Tashmë, edhe biografët e Zervës, si Mihal Miridhaqi nuk e mohojnë kontributin dhe pjesëmarrjen e çamëve myslimanë në radhët e rezistencës antifashiste greke, në formacionet e ELLAS-it dhe EAM-it. Historiani i lartpërmendur thekson se çamët nxorrën mbi 1000 luftëtarë. Popullsia çame filloi të organizohej në luftën kundër fashizmit në dimrin e viteve 1942-1943, madje që në verën e vitit 1942 u krijua në Filat grupi ilegal i rezistencës antifashiste i përbërë nga Njazi e Kasem Demi, Mustafa Sulo (Kalbaqi), Dervish Dojaka, Muharrem Demi, Braho Karasani, Sami Alushi, Tahir Demi, Vehip Huso e shumë të tjerë. Ata punuan në rrëzë të kufirit të Shkallës së Zorjanit e më thellë për organizimin e rezistencës, për krijimin e bazave të luftës, për popullarizimin e ideve të Kartës së Atlantikut, e cila u garantonte popujve e pakicave etnike liri, barazi dhe të drejtën e vetëvendosjes pas fitores mbi fashizmin. Në shkut të vitit 1943 u krijua çeta "Çamëria" dhe pak më vonë batalioni "Çamëria", i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konsipolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revan, në Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë. Në pranverë të vitit 1944 në Qeramicë u formua Batalioni IV "Ali Demi" me më shumë se 500 djem çamë. Ky batalion hyri në përbërje të Regjimentit XV të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Greke (EAM). Gjatë luftimeve të tij në rrugën Janinë-Gumenicë, Koskë, Smartë e Lopës si dhe në Mallun ranë trimërisht dëshmorët Muharrem Myrtezai, Ibrahim Halluni, Husa Vejseli etj. Gjithashtu, shumë çamë morën pjesë në Brigadën VI, VII, IX dhe XI të ushtrisë greke. Edhe misioni britanik që kreu hetime në Çamëri nuk e mohonte pjesëmarrjen e çamëve në radhët e EAM-it. Edhe gjermanët u përpoqën ta hedhin minoritetin shqiptar në luftë kundër EAM-it dhe Frontit Nacionalçlirimtar Shqiptar. Këto përpjekje regresive shoqëroheshin me një propagandë me ngjyra të theksuara nacionaliste. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Thu Jul 24, 2008 2:20 am | |
| Edhe gjermanët u përpoqën ta hedhin minoritetin shqiptar në luftë kundër EAM-it dhe Frontit Nacionalçlirimtar Shqiptar. Këto përpjekje regresive shoqëroheshin me një propagandë me ngjyra të theksuara nacionaliste. Në kuadrin e bashkëpunimit të popullit shqiptar dhe atij grek, u bënë përpjekje për të vendosur ura lidhjeje në linjën e atyre forcave që udhëhiqeshin nga Partitë Komuniste. Në bisedimet midis përfaqësuesve të të dy palëve ishte vendosur që në tetor të vitit 1943, të harmonizohej puna në minoritet. Për këtë qëllim ishte pranuar që të vinin në minoritetin grek në Shqipëri anëtarë të Partisë Komuniste Greke "që të bëjnë punë në minoritete duke enë në lidhje gjithmonë me ne". Po kështu do të procedohej edhe në Çamëri. Minoriteti grek në Shqipëri u synua me lakmi nga reaksioni zervist grek për të depërtuar në të, me qëllime të hapura antishqiptare. Të dërguarit e EAM-it në minoritet, si Aleks Janari, me propagandën e tyre shfrytëzuan marrëveshjen që përmendëm më sipër, për të ngjallur ndjenjat nacionaliste të minoritetit, "për t'i bërë masat e minoritetit t'i drejtojnë sytë nga Greqia". Në një miting që ishte bërë në Akrovjan ishte deklaruar hapur se "ne pranojmë të jemi një Greqi qoftë komunikste, qoftë djalliste, por vetëm Greqi të jemi". Sipas të njëjtit burim del se grumbullimet dhe veprimtaria e reaksionit grek financohej me të holla. Nga Dhrovjani dhe Leshnic ishin dërguar për tek Zerva 23 veta "pasi ky paguante 1 stërlinë për tre anëtarë të familjes" (minoritare). Ndjenjat nacionaliste po merrnin forcë në minoritetin shqiptar në Greqi, domethënë në Çamërinë e përtejme, duke ndikuar në çoroditjen e popullsisë çame ndaj situatës në luftës dhe të mbështetjes së saj. Megjithatë, Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, duke pasur bindje në vijën e bashkëpunimit midis dy popujve, dërgoi një delegacion në Konferencën Panepirotike të EAM-it sipas ftesës së bërë nga Komiteti Panepirotik Nacionalçlirimtar i Greqisë më 14 qershor 1944. Duhet shënuar se ky bashkëpunim inspirohej nga qëllime fisnike të bashkëjetsës midis fqinjëve me devizën: luftë e ashpër dhe e paprerë armikut nazist dhhe gjithë reaksionit në shërbim të tij. Peshë jo të vogël në trajtimin e çështjes çame dhe të pozitës së Çamërisë në vitet e Luftës së Dytë Botërore do të luante dhe qëndrimi i nacionalistëve çamë, i cili aspironte hapur me qëndrimin e vet bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Këtë lëvizje e drejtonte një Këshill krahinor me organizmat e tij në nënprefekturat dhe fshatrat. Pjesëtarë të këshillit krahinor të Çamërisë ishin njerëz me influencë si vëllezërit Dino, Adem Muha, Hamza Rexhepi, Hizder Ahmeti, Mahmut Mala, Ramadan Sulo, Bido Taho, Haxhi Shehu etj. Këshilli krahinor kryente në një farë mënyre detyra të qeverisjes siç ishin mbajtja e rrefullit dhe qetësisë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve, interesohej për hapje shkollash shqipe etj. Një veprimtari e tillë ishte e papranueshme për qeveritarët e Athinës. Ndaj Qeveria greke e Ralisit shtroi kërkesën këmbëngulëse pranë të Dërguarit të Posaçëm gjerman për Evropën Juglindore Nojbaherit "për rivendosjen e prefektit të administratës greke në Thesproti", "të cilët do të kryenin funksionet e tyre zyrtare në Çamëri, duke u mbështetur në Vermahtin gjerman". Mirëpo autoritetet gjermane mbanin një qëndrim të dyfishtë. Sipas këtij qëndrimi, gjermanët nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinë e Këshillit Krahinor çam, çka presupozonte njohjen e administratës shqiptare. Nga ana tjetër, nuk i jepte përgjigje të prerë as qeverisë së Ralisit. Megjithatë, në heshtje, autoritetet gjermane e pranonin punën e Këshillit, i cili siguronte mbajtjen e qetësisë në krahinë, gjë që u interesonte edhe gjermanëve. Nacionalistët shqiptarë çamë nuk përkrahnin përpjekjet e oficerit anglez të ndërlidhjes për një marrëveshje bashkëpunimi me grupin nacionalist të Zervës. Është e qartë se këto përpjekje nuk dhanë ndonjë rezultat, sepse qëllimet e këtyre grupimeve nacionaliste ishin diametralisht të kundërta. Nacionalistët shqiptarë synonin bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë, ndërsa përkrahësit e Zervës e kundërshtonin me çdo mënyrë një gjë të tillë. Madje zervistët prisnin rastin e volitshëm për një sulm vendimtar mbi Çamërinë, për të ushtruar mbi të shfarosjen kombëtare. Për të realizuar synimet e tyre, nacionalistët çamë bënë përpjekje për t'u lidhur me Shtabin Aleat të Mesdheut, për të mënjanuar rrezikun zervist për fatin e Çamërisë. Një qëndrim të tillë e kishin konstatuar dhe autoritetet gjermane. "Sipas raporteve që i kanë ardhur të dërguarit të posaçëm të Rajhut, Nojbaherit, vërenin gjermanët-grupi nacionalist shqiptar po punon për t'ia aneksuar Çamërinë Shqiëprisë". Në përgjigje të këtij telegrami pohohet me gojën plot se "Ky grup (nacionalistët) është gati të lidhet me këdo, mjaft të bashkojë Çamërinë me Shqipërinë". Rreziku i një raprezaljeje nga bandat shoviniste të Zervës i bën më të vetëdijshëm nacionalistët çamë që të ngulnin këmbë në pikëpamjen e tyre se rruga e bashkimit të tyre ishte rruga e bashkimit të forcave politike shqiptare. Edhe pse Marrëveshja e Mukjes (gusht 1943) ishte denoncuar nga PKSH në mënyrë të njëanshme, nacionalistët çamë i referoheshin asaj si e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare. Për këtë ata bënë disa herë thirrje për të shmangur luftën vëllavrasëse dhe për bashkimin e të gjitha forcave për mbrojtjen e çështjes kombëtare, në këtë kuadër dhe atë të Çamërisë. Në një letër që Nuri Dino i dërgonte më 21 shkurt 1944 Shefqet Peçit, konstatonte se në Greqi po bëheshin përpjekje për bashkimin e dy forcave kryesore politike të EAM-it dhe EDES-it me synimin që "grekët të shkatërrojnë Shqipërinë edhe nën maskën komuniste...". Dhe më tej ai i kujton Sh. Peçit se "mjaft gjak shqiptari vaditi tokën tonë, mjaft larg u dëgjua afshi i popullit tonë për liri dhe kjo mjafton për të nesërmen, por e nesërmja duhet të na gjejë të bashkuar më shumë se kurrë". Thelbin e kësaj letre e përbënte kërkesa këmbëngulëse për bashkim "për hir të gjakut që na bashkon dhe të zakonit që s'mund të na ndajë". Ai kërkonte mendimin për bazat e bashkimit, por me "kusht që të mos preken parimet tona dhe karakteri kombëtar". | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Thu Jul 24, 2008 2:21 am | |
| Përballë bashkimit të armiqve të kombit shqiptar, një qëndrim i tillë për bashkimin e forcave politike shqiptare ishte më se i justifikuar. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, sepse denoncimin e Mukjes e kishte sanksionuar edhe Konferenca Nacionalçlirimtare e Labinotit (shtator 1943). Në anën tjetër, popullsia çame gjendej përballë veprimtarisë së ethshme antishqiptare të EDES-it të Zervës, i cili e kërcënonte atë me raprezalje dhe shfarosje. Zerva u përpoq ta përdorte popullsinë çame si forcë kundër ELLAS-it. Kjo manovër djallëzore synonte së pari ta fuste popullsinë shqiptare në kurthin e luftës midis forcave politike në Greqi, së majtës ekstreme dhe së djathtës ekstreme, me synimin që cilido të ishte rezultati i konfrontimit politik në Greqi, të krijohej preteksti dhe konjuktura e përshtatshme politike për shfarosjen dhe dëbimin e saj. Së dyti, të shtonte forcat për të goditur EAM-in kundërshtar, pra ta përdorte popullin shqiptar si mish për top. Në bisedimet e zhvilluara në fshatin mininë në -3-6 korrik 1944, të dërguarit e Zervës i parashtruan popullsisë çame këto kushte:
- Çarmatimin e plotë
- Mobilizimin e përgjithshëm të popullsisë çame në radhët e EDES-it si dhe të pranonin pushtetin e EDES-it në Çamëri.
Populli çam u gjend në pozita të vështira. Ai nuk pranoi të futet në luftën midis forcave rivale në Greqi dhe si ndëshkim Zerva filloi ndaj kësaj popullsie sulmin e përgjithshëm të 8 korrikut 1944 që ka patur ato konseguenca që dihen. Ky fakt pohohet dhe në letrën e Këshillit Antifashist të Çamërisë dërguar: Qeverisë greke të Bashkimit Kombëtar, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Qeverive të Fuqive të Mëdha, Komitetit Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit, Komitetit Panepirot të EAM-it. Në arkivat e Shqipërisë ruhen shumë dëshmi të emigrantëve çamë lidhur me krimet e forcave zerviste. Pozita e Çamërisë dhe e çamëve gjatë Luftës së Dytë Botërore Por përpara masakrës së korrikut, forcat e EDES-it kishin kryer një valë tjetër masakrash në qershor. Gjithashtu, pas verës pasoi një fushatë tjetër në tetor të vitit 1944 e cila bëri të plotë spastrimin etnik të Çamërisë. Rezultatet e këtij spastrimi kanë qenë me të vërtetë tragjike. Nga një popullsi prej 35000 vetësh që ishte para luftës mbetën vetëm disa dhjetëra familje. Vetëm në tragjedinë e Filatit dhe të Paramithisë që u zhvillua në qershor dhe tetor të vitit 1944, rezultati ishte: 2000 të vrarë, gra, fëmijë, pleq dhe burra të paarmatosur, të masakruar në mënyrën më çnjerëzore nga bandat zerviste. Në fshatrat e Paramithisë, Gardhitës, Dhrahumit, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitën 4949000 okë drithë, 2217500 okë tërshërë dhe elb, 361500 okë djathtë, 457700 okë vaj ulliri, 12850 okë gjalpë, 27020 krerë bagëti të imta, 18500 okë duhan, 26800 okë oriz, 37000 okë bajame, 2500-3000 shtëpi të djegura dhe dëme të tjera të pronës që arrinin në 84700 frs. Një pjesë e mirë e historiografisë greke të pasluftës dhe diplomacia greke gjatë periudhës së luftës së ftohtë, por edhe sot, kanë mbrojtur tezën absurde se populli çam (an blok) ishte bashkëpunëtor i nazistëve dhe fashistëve dhe u largua me ta për në Shqipëri në fund të luftës. Por si qëndron e vërteta ? Është rasti të (konfirmohet) pohohet se në luftën antifashiste popullsia shqiptare e Çamërisë inkuadroi në formacionet luftarake shqiptare dhe greke mbi 1000 luftëtarë, pa llogaritur qindra të tjerë që punonin në terren. Vetëm në radhët e ELAS-it dhanë jetën 68 partizanë çamë. Është tashmë e provuar se masakrat dhe dëbimin e dhunshëm të popullsisë shqiptare të Çamërisë i kreu Zerva, i cili ishte dhe bashkëpunëtor i gjermanëve. Pikërisht këtu mendojmë se duhen rikujtuar disa dokumenta që provojnë bashkëpunimin e tij me gjermanët dhe kështu do të mbetet absurd pretendimi grek se një aleat i gjermanëve ka dëbuar nga trojet etnike një popullsi të tërë pse ishte në bashkëpunim me aleatët e tij. Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët është i provuar nga dokumentat gjermane si dhe nga shtypi grek i kohës dhe i pasluftës, i cili ka dhënë dhjetëra dëshmi në këtë drejtim. Nga arkivat sekrete të Vermahtit gjerman për greqinë, zbulohet një marrëveshje bashkëpunimi midis Zervës dhe pushtuesve gjermanë që të godiste grekët e tjerë. Autori që ka publikuar këtë marrëveshje shprehet se "ekzistonte në thellësi një miqësi me ujkun". Në dokumentin gjerman thuhet: "Gjatë natës së 1-2 shkurtit 1944, Zerva i parashtroi Komandës së Korparmatës XXII malore, me anën e një oficeri të plotfuqishëm propzimin për bashkëpunim mbi bazat që vijojnë: armëpushim, bashkëpunim në luftën kundër ELAS-it ne azhornim të vazhdueshëm mbi qëllimet e tij, mbi vetë pozitën e tij si dhe mbi forcat armike". Propozimi i Zervës iu parashtrua dhe të Plotfuqishmëve të Posaçëm të Rajhut për Evropën Juglindore, ministrit Nojbaher. Përgjigja ishte: të vazhdojmë traktativat deri sa të merret vendimi përfundimtar. Më 9 shkurt 1944 u arrit aprovimi për marrëveshje lokalisht të përkufizuar... Kjo situatë vazhdoi deri në fillim të korrikut 1944. Forcat e Zervës në mars 1944 ishin rreth 10000 luftëtarë. Sipas marrëveshjes me autoritetet gjermane duhej të mbetej e lirë nga ushtria e Zervës një rrip bregdetar prej 10 km. Mirëpo më 3 korrik 1944, trupat e Zervës e pushtuan zonën bregdetare pranë Pargës. Po ashtu, gjatë natës 6-7 korrik filluan në befasi veprimet luftarake të trupave të Zervës kundër reparteve gjermane në perëndim të Artës dhe në rrugët Janinë-Artë dhe Janinë-Gumenicë. Siç shpjegohet në dokument "ndryshimi i qëndrimit të Zervës nga marrëveshja e arritur me gjermanët ndodhi si rezultat i ndërhyrjes së oficerëve të ndërlidhjes aleate, të cilët morën përsipër vetë udhëheqjen e ushtrisë së Zervës. Madje thuhet se edhe urdhrin për sulm kundër gjermanëve e dhanë oficerët ndërlidhës të aleatëve. Nisur nga ngjarje të tilla as edhe gjermanët nuk ishin të qetë për marrëveshjen që nënshkruan. Lajmet e shërbimeve sekrete gjermane konstatonin që në rast zbarkimi të aleatëve, EDES-i do të luftojë kundër gjermanëve, duke iu referuar udhëheqësit të EDES-it papajoanu. Në gusht 1944 forcat zerviste arrinin rreth 21000 vetë. Në vitin 1947, pavarësisht nga dëshira e amerikanëve, që qeveria greke të mbështetej mbi një koalicion sa më të gjerë, Departamenti i Shtetit shfaqi hapur pakënaqësinë e tij ndaj kandidaturës së Zervës si ministër i Punëve Publike, duke e akuzuar atë hapur si bashkëpunëtor të gjermanëve. Ky qëndrim parimor i Departamentit të Shtetit ishte aq i vendosur saqë ai shkonte deri atje sa të kërcënonte udhëheqësit grekë se, në rast të kundërt, do të tërhiqte misionin ushtarak. Ambasadori amerikan në Athinë Macveagh i deklaroi hapur N. Zervos se si shtypi, ashtu edhe publiku në SHBA në shumicë ka opinionin se ai ka tendenca diktatoriale dhe fashiste që janë në kundërshtim me idealet e demokracisë sonë". Kështu, atij iu bë e qartë se nuk meritonte besimin si anëtar i ndonjë qeverie që propozohej të bashkëpunonte ngushtë me SHBA. Po kështu, një personalitet tjetër me peshë, Guvernatori Grisuold, duke refuzuar ta priste Zervën, i deklaronte sekretarit të tij të njëjtën gjë, se ekzistonte një opinion i fortë publik, i cili ishte kundër Zervës në ShBA dhe në vendet e tjera si Franca dhe Anglia, të cilat ishin mike të Greqisë dhe se ai e ndjente se për këto arsye në qoftë se Zerva do të bëhej ministër i Rendit Publik, kjo do të ishte një fatkeqësi e madhe për Greqinë dhe mund të përmbysë punën që po bën Misioni Amerikan për të". Bashkëpunimi i Zervës me gjermanët, ishte dëshmuar edhe në Senatin Amerikan nga oficeri i ushtrisë amerikane me origjinë greke Kouvras më 31 mars 1947, duke e cilësuar atë si një kolaboracionist të tipit të Mihailloviçit të Jugosllavisë. Kouvaras i paraqiti Senatit një dokument shumë kompromentues, i cili provonte marrëveshjen që ekzistonte midis forcave të armatosura gjermane në Epir dhe EDES-it të Zervës. Ky dokument ishte një memorandum i Shtabit të Përgjithshëm të Korpusit të 22 të Ushtrisë Gjermane. Tezën greke e hedhin poshtë edhe dokumentat diplomatike angleze të kohës, të cilat nuk mund të dyshohen për ndonjë tendencë antigreke, por përkundrazi për tolerancë ndaj aleatëve të tyre dhe në radhë të parë ndaj forcave të së djathtës, të cilat ishin pikëmbështetja e tyre. Kështu, sipas dëshmive të njërit nga zyrtarët e lartë të misionit anglez në Shqipëri, majorit Palmer, i cili kreu një udhëtim eksplorues në Greqinë e Veriut pohohet se "Forca 399" kishte përcaktuar deri në 2000 veta që bashkëpunuan "me gjithë zemër me gjermanët", por ai nuk mohonte faktin që pati edhe rreth 700 veta që luftuan në radhët e ELLAS-it kundër gjermanëve. Tërheq vëmendjen një fakt se shifra që jep Palmeri, përkon me numrin e të dënuarve nga gjyqi famëkeq i Janinës, i ashtuquajtur "Gjyqi i kolaboracionistëve", i zhvilluar në vitin 1945-1946, i cili dënoi në mungesë 1930 shqiptarë të Çamërisë. Palmeri, i cili është mbështetur siç e thotë dhe vetë në të dhënat e palës greke e konkretisht të majorit Sarandis, i cili-thotë Palmeri- "pranoi përgjithësisht veprimet e kryera prej grekëve kunër minoritetit shqiptar" hedh paksa dritë edhe mbi një çështje tjetër mjaft të rëndësishme, e cila ka të bëjë me faktin se ç'vend patën gjermanët në genocidin që kryen forcat ultrashoviniste dhe fashiste greke kundër popullsisë shqiptare, të cilin Palmeri, pa u shqetësuar për tragjedinë e dhimbshme të kësaj popullsie, me gjakftohtësi e quan thjesht një "situatë grindjesh". Ai pohon sidoqoftë, një të vërtetë se ky akt "padyshim ishte i inkurajuar nga gjermanët". Genocidin zervist për spastrimin etnik në Çamëri e konfirmonte edhe koloneli Monague @oodhouse, ish kryetar i Misionit Anglez në Greqi, i cili thotë se "Zerva i ndoqi çamët nga shtëpitë e tyre në 1944... Dëbimi u krye me gjakderdhje të madhe. Qëllimi ishte dëbimi i popullsisë së padëshirueshme shqiptare nga vendi i vet". Madje këtë gjenocid ndaj shqiptarëve të Çamërisë e ka pohuar vetë N. Zerva. Në letrën dërguar më 4 gusht 1953, Jani Dani Popovitit e porosiste: "Të marrë përsipër detyrën e sqarimit të bashkëatdhetarëve (grekëve) se kush e pastroi Çamërinë nga shqiptarët". Këtë fakt e dëshmojnë edhe dokumentat e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar të refugjatëve çamë në Shqipëri. Në një memorandum të këtij Komiteti dërguar Ministrave të Jashtëm në Moskë i cili u publikua në gazetën "Bashkimi" dhe pastaj edhe në "Pravda", pohohej se "Para shpartallimit të gjermanëve, monarkistët grekë dhe fashistët, bashkë me Gestapon, sulmuan popullsinë dhe shkaktuan emigrimin e minoritetit shqiptar në territorin e Shqipërisë. Ajtet e autoriteteve greke ishin në kontradiktë të qartë me Kartën e Atlantikut dhe me vendimet e Jaltës dhe të Potsdamit". Pozitën e gjermanëve lidhur me genocidin e bandave zerviste kundër popullsisë çame e kompromenton më tej një dokument tjetër që vjen nga një ditar i njërit prej nacionalistëve çamë, Rexhep Dino, i cili shpjegon dhe një enigmë tjetër, se si hyri Zerva në Çamëri, kur populli çam ishte i armatosur. Ky dokument provon se Zerva nuk guxonte të hynte në Çamëri, sepse i trembej konfrontimit me popullsinë çame, e cila ishte e vendosur të vetëmbrohej. Prandaj, ai ndërhyri pranë autoriteteve gjermane të pushtimit që ata të bënin çarmatimin e saj dhe ia arriti këtij qëllimi. Çarmatimi i popullsisë u krye nga gjermanët me një urdhër direkt të Hitlerit. Autori i lartpërmendur pohon se gjermanët në këtë rast nuk përfillën as lutjet e nacionalistëve shqiptarë çamë, që kishin besim tek ata për të realizuar aspiratat e tyre, për bashkimin kombëtar. Më pas Zerva hyri në Çamëri dhe kreu krimet monstruoze që tashmë dihen. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Thu Jul 24, 2008 2:22 am | |
| Nga hetimet e tij Palmeri përpiqet të hedhë sadopak dritë mbi motivet e kësaj masakre dhe ai jep një shpjegim ineresant që i afrohet të vërtetës ose më saktë është një pjesë e saj. Ai i raportonte eprorëve të tij se "Rrethi ku banonte ky minoritet ishte i pasur, konseguenca ka qenë gjithnjë një ndjenjë zilie dhe urrejtjeje nga ana e grekëve për atë rreth ndaj çamëve". Në të njëjtën kohë Palmeri vë në dukje se pretendimi absdurd për aneksimin e Shqipërisë së Jugut nga Greqia, të cilën shteti grek e kishte kultivuar në maksimum për disa dekada, kishte prodhuar "një urrejtje shumë të fortë, e cila drejtohej jo vetëm kundër çamëve, por kundër gjithë shqiptarëve në përgjithësi". Në këtë mënyrë, Palmeri vë në dyshim pretendimin se spastrimi etnik i Çamërisë u krye për shkak të bashkëpunimit të kësaj popullsie me gjermanët, por si pjesë e strategjisë shoviniste të Greqisë kundër shqiptarëve. Megjithatë, Palmeri e pranonte dhe mundësinë hipotetike të bashkëpunimit të një pjese të minoritetit shqiptar me italianët dhe si shkaqe të këtij bashkëpunimi të mundshëm ai jepte ";dëshirën për ta bashkuar Çamërinë me Shqipërinë ose për të shfrytëzuar mundësitë që paraqiste realiteti i krijuar për të qëruar hesapet e vjetra me grekët. Ai pohonte se nuk mund të arrihej në ndonjë konkluzion se kush nga të dy palët ishte përgjegjës për fillimin e armiqësive. Në të vërtetë, armiqësitë dhe konflikti nacional në Çamëri, siç kemi theksuar më lart, kishin filluar këtu me aneksimin e kësaj treve shqiptare nga greqia gjatë Luftërave Ballkanike. Shkaku themelor ka qenë politika sistematike antishqiptare dhe shkombëtarizuese e qeverisë greke dhe organizmave të ndryshme të saj. Kjo situatë e tendosur, sigurisht që ka shkaktuar edhe konflikte të veçanta midis të dy palëve, por dhuna dhe krimi grek dallohen cilësisht pasi ata ishin të ushtruara, të organizuara, të drejtuara ose të xnitura nga shteti grek. Prandaj bashkëpunimin e elementëve të veçantë shqiptarë me gjermanët dhe italianët, i cili e kishte burimin në shtypjen e rëndë nacionale nga shteti grek, qeveria dhe propaganda greke, pas luftës, madje dhe sot, u përpoqën të fryjnë dhe ta paraqisin si një bashkëpunim total ndaj popullsisë çame me gjermanët. Qëllimi ka qenë i qartë, që t'i vihej një bazë justifikuese spastrimit etnik të Çamërisë. Por armiqësitë dhe përplasjet sipas të dhënave të mbledhura nga Misioni Britanik, rezultonin edhe në një linjë tjetër, në kuadrin e ballafaqimeve midis EDES-it dhe ELAS-it. Por as këto ngjarje nuk përbëjnë argumente për të përligjur spastrimin etnik të Çamërisë. Përpara se Palmeri të kryente hetimet e tij në Çamëri, zbulimet britanike në dhjetor të vitit 1944 dhe në janar të vitit 1945, kishin informuar Foreign Ofisin se masakrat dhe shpërngulja e popullsisë çame ishin kryer nga Zerva. Pohohej se pas pushtimit italian një grup nacionalistësh shqiptarë "kishte ndihmuar në vitin 1940 Ushtrinë Italiane në fushatën e saj kundër Greqisë dhe në vitin 1944 ata i kishin dhënë ndihmë afektive forcave gjermane të pushtimit. Pas largimit përfundimtar të gjermanëve nga Çamëria trupat e Zervës u shpërndanë në shtëpitë e shqiptarëve. Në një lokalitet 40 ushtarë të Zervës u zhdukën dhe pastaj u gjendën të vdekur. Ky incident që ndodhi rreth qershorit të vitit 1944 shkaktoi raprezaljet e forcave të Zervës, të cilat çuan në dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Greqia". Pas raportit të Palmerit, një tjetër informacion iu dërgua Foreign Ofisit nga autoritetet ushtarake britanike në Greqi. Në të jepej vlerësimi i përgjithshëm se veprimet kundër çamëve ishin të kuptueshme, sado që ishin të qortueshme. Duke iu referuar Librit të Bardhë grek ky raport i paraqiste çamët si "një popullsi gjaknxehtë dhe violente ashtu si shumë komunitete të tjera malore ballkanike". Ndër të tjera në këtë raport thuhej: "Dy herë minoriteti shqiptar ka qenë përfshirë në shkatërrimet e zonës ku ata jetojnë. Dhe bregdeti shqiptar që shtrihet përballë Korfuzit ishte një nxitje e përhershme për nacionalistët e zjarrtë grekë. Gjatë lëvizjes së rezistencës çamët i kishin shqetësuar grekët sërish duke vepruar në banda midis bregdetit dhe forcave të gjeneralit Zerva. Ata ia prenë lidhjet atij (Zervës) ose të paktën penguan lidhjet e tij me kolegët e vet në Korfuz. Çamët përfaqësonin për Aksin një element nacionalist antigrek. Nuk duhet harruar se Zerva kur u godit dhjetorin e kaluar nga ELAS-i, u ankua se ai ishte goditur gjithashtu nga shqiptarët. Këta më shumë mundësi ka që të ishin çamët se sa ndonjë forcë nga Shqipëria. Në këto rrethana, veprimet kundër çamëve nga ana e grekërve kanë qenë të kuptueshme, megjithëse të qortueshme". Çështja e Çamërisë, bashkë me atë të Kosovës u pozuan në opinionin publik nga Diaspora Shqiptare në kushtet e vetëizolimit të Shqipërisë, kur shteti shqiptar thuajse i kishte lidhur duart vetvetes për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare, duke vënë në plan të parë interesat e ngushta të mbrojtjes së pushtetit dhe parimet e bashkëpunimit në linjën e ashtuquajtur internacionaliste. Reagimet më të vendosura u bënë nga Shoqata "Çamëria" në SHBA, e cila zhvilloi shumë aktivitete në mbrojtje të çështjes çame. Në një letër dërguar Sekretarit të Shtetit të SHBA Cordell Hull, pasi theksonte kontributin që dha Shqipëria në luftën kundër fashizmit, shoqata kërkonte që parimet e Kartës së Atlantikut të zbatohen me konseguencë edhe në çështjen shqiptare. Në mënyrë të posaçme, shoqata i rferohej neneve 2 dhe 3 të kësaj karte dhe kërkonte që populli shqiptar, që kishte mbetur në shtetet fqinje të përcaktonte formën e qeverimit nën të cilën do të jetojë, të ushtrojë të drejtat sovrane dhe të restaurohej vetëqeverimi; të drejta këto që u ishin rrëmbyer me forcë. Në ktë mënyrë, ata jo vetëm kërkonin kthimin e popullsisë çame në trojet e veta, por që edhe Çamëria së bashku me Kosovën të shpreheshin lirisht për të ardhmen e tyre. Forca kryesore që u vu në krye të përpjekjeve për të mbrojtur çështjen çame ishte Këshilli Antifashist i Çamërisë që zhvillonte aktivitetin e tij në Shqipëri. Ai drejtoi masat e popullsisë çame, përpjekjet e saj për t'u kthyer në atdhe. Kjo organizatë zhvilloi një aktivitet të gjerë si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në organizimin e refugjatëve çamë, në organizimin e propagandës dhe në mbajtjen gjallë të shpresave për t'u rikthyer në atdhe. Këshilli Antifashist i refugjatëve çamë u dërgoi disa memorandume dhe protesta Fuqive të Mëdha, Qeverisë Greke, Shtabit të Përgjithshëm të Mesdheut, Komitetit Qendror të EAM-it, Guvernatorit të Epirit dhe Komitetit panepirot të EAM-it. Më e hershmja është jë protestë dërguar Fuqive të Mëdha më 17 tetor 1944 në të clën kërkohej që të largoheshin forcat e EDES-it nga Çamëria për të siguruar nderin, jetën dhe pronën e popullsisë si dhe sigurimin e të gjitha të drejtave të barabarta të bazuara në Kartën e Atlantikut dhe pjesëmarrjen e popullsisë çame në luftën e popullit grek kundër pushtuesit të huaj si dhe lirimin sa më shpejt që tëishte e mundur të 300 grave dhe fëmijëve të cilët mbaheshin në kampet e përqëndrimit në Filat dhe në Paramithi. Këtë protestë e pasoi një tjetër votim proteste dërguar këtyre subjekteve nga Filati i Çamërisë më 30 tetor 1944. Në të paraqitet në përmasa reale tragjedia çame, hidhet dritë mbi shkaqet e saj. Ky dokument shquhet për një sens konseguent realizmi dhe nuk manifestohet në të asnjë shfaqje shovinizmi ose nacionalizmi ekstrem. Përkundrazi, dokumenti shquhet për frymën internationaliste, në të manifestohen qartë prirjet e toleranca dhe bashkëjetesa paqësore me popullin grek pa pasnjë paragjykim. Në kërkesat e kësaj proteste figurojnë kthimi i shpejtë i popullatës çame në vatrat e veta dhe sigurimi i jetesës së qetë të saj atje; fillimin e hetimeve nga Qeveria Greke në Çamëri për të zbuluar dhe ndëshkuar shkaktarët e krimeve, largimin sa më parë të forcave të EDES-it nga Çamëria si kusht për të shpëtuar nderin dhe pasurinë e popullsisë çame dhe barazimin real të të drejtave njerëzore kombëtare me popullsinë greke në bazë të parimeve të Kartës së Atlantikut dhe të pjesëmarrjes së popullsisë çame në luftën e popullit grek kundër pushtuesve të huaj. | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Thu Jul 24, 2008 2:22 am | |
| Më 9 maj 1945 përfaqësuesit e popullsisë çame i dërguan një ankesë edhe konferencës së San Françiskos nëpërmjet Misioneve Aleate në Tiranë. Dukje iu referuar Kartës së Atlantikut dhe luftës që popullsia çame kishte zhvilluar kundër fashizmit, kërkohej ndërmjetësimi për kthimin e popullsisë çame në shtëpitë e veta. Ndërsa lidhur me fajtorët dhe ata që kishin kryer krime, kërkohej që të gjykoheshin nga një gjykatë dypalëshe (shqiptaro-greke). Pas kësaj proteste, një komision çam shkoi në Athinë për t'i paraqitur Qeverisë së Papandreut kërkesat e refugjatëve çamë. Mirëpo ky nuk pranopi të merrte takim me të. Një funksionar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Greqisë që mori kontakt me komisionin çam i deklaroi atij se "Qeveria nuk iu pret, sepse s'ka ç'tju thotë, pasi në praktikë është Zerva dhe në teori është Qeveria që ju të mos ktheheni në Çamëri". Pas dështimit të përpjekjeve për të biseduar me përfaqësuesit e qeverisë greke, delegacioni çam iu drejtua autoriteteve të Fuqive Aleate dhe Komitetit Qendror të EAM-it dhe Partisë Komuniste Greke. EAM-i dhe Partia Komuniste vetëm sa protestuan pranë misioneve aleate dhe Qeverisë Greke që të merreshin masa kundër bandave kriminale të Zervës dhe që popullsia çame të kthehej në trojet e veta. Ata nuk morën asnjë masë ose nuk u bënë asnjë premtim ose propozim përfaqësuesve të Çamërisë për të zgjidhur çështjen e tyre të drejtë. Kur forcat zerviste u shpartalluan nga forcat e ELAS-it dhe Çamëria u çlirua, popullsia çame që gjendej afër kufirit u riatdhesua. Por kjo nuk zgjati shumë. Pas kapitullimit të ELAS-it më 13 shkurt 1945, çeta të frymëzuara nga qeveritarët e Athinës me në krye Plastirasin, ndoqën shembullin e Zervës duke masakruar për të dytën herë popullsinë çame. Sipas hetimeve që kreu në këtë kohë Misioni ushtarak Britanik, dilte se udhëheqësit e kësaj masakre kishin qenë leitnant Kristo Kaca, që kishte ardhur nga Korfuzi, major Ilia Kaca, që kishte ardhur nga fshati Palo dhe kolonel Zoto, të cilët ishin vënë në krye të një grupi banditësh nga Korfuzi dhe të disa banorëve grekë vendas, anëtarë të forcave të Plastirasit, gjithsej rreth 100 vetë dhe më 13 mars 1945 kishin shpërthyer një terror në Filat si rezultat i të cilit ishin vrarë 70 vetë. Sasia e emigrantëve që u kthyen në tokat dhe shtëpitë e tye ishte 3000-5000 veta. Ashtu siç pohojnë dhe autoritetet britanike, sulmi i fundit i grekëve nuk u provokua nga shqiptarët, por i ishte rezultat i "vazhdimit të ndjenjave ekstreme antishqiptare të grekëve në këtë rajon". Ky akt i ri kriminal, i kryer disa muaj pas masakrave të verës të vitit 1944, dëshmonte jo për veprime thjesht hakmarrëse, por për një politikë të përcaktuar mirë të Qeverisë Greke, e cila tani e kishte shtrirë plotësisht autoritetin e vet në të gjithë vendin edhe në këtë rajon. Kongresi i Minoritetit Shqiptar të Greqisë që u mbajt në shtator të vitit 1945 miratoi një rezolutë të cilën ia dërgoi Konferencës së Ministrave të jashtëm të vendeve aleate, në të cilën vihej në dukje se "Në kohën e okupacionist nazist, ndërsa luftëtarët e minoritetit shqiptar në Greqi, të ikuraduar me forcat e rezistencës së popullit grek po luftonin ashpërsisht kundër okupatorit gjerman, forcat reaksionare dhe shoviniste të Zervës të komanduara prej vetë këtij gjenerali gjakpirës, hynë pabesisht nëpër qytetet dhe fshatrat e Çamërisë, duke përsëritur barbarizmat e 1912-ës pas Luftës së Parë Ballkanike, ku u masakruan, u burgosën dhe u torturuan me mijëra qytetarë dhe fshatarë çamër nga të gjitha shtresat shoqërore". Kongresi, duke iu referuar Kartës së Atlantikut, kërkoi jo vetëm kthimin e emigrantëve çamë në trojet e veta, por edhe "sigurimin e të drejtave të barabarta të minoritetit shqiptar në Greqi me pjesën tjetër të popullit grek, ashtu siç e gëzonte minoriteti grek në Shqipëri". Në fund të nëntorit 1945, përfaqësuesit e emigrantëve çamë i dërguan një letër zëvendëssekretarit të Jashtëm Ballkanik McNeil, i cili po vizonte Athinën dhe kërkuan që ai të ndërhynte pranë Qeverisë Greke për zgjidhjen e çështjes çame, por edhe si më parë, atyre nuk iu dha ndonjë përgjigje. Këtë herë, Komiteti Antifashist Çam garatimin e të drejtave të minoritetit shqiptar si qytetarë të lirë e mbështeste jo vetëm në Kartën e Atlantikut, por edhe në Konferencat e Teheranit, të Jaltës dhe të Potsdamit. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Thu Jul 24, 2008 2:46 am | |
| Baladë çame
Ylberi si nje pershendetje lamtumire U ndez e u shua matane largesive Mbi valevitjet e flakeve neper shi Matane largesive humbi e perflakur Cameria Dhe te gjitha udhet tona shpien ne veri
Ulerin era e Mesdheut mbi trojet e lashta thesprote Mbi te shtrenjtat trojet tona stergjysherore Mbi kullotat e braktisura kullotnin rrufete Ullishtat e pavjelura gjemojne si dallge neper bregore Dhe kudo toka came nen savanin e reve Me thike ne ije, ne gjak e mbytur dergjet
Na e tregojne drejtimin plumbat qe vershellejne ne erresire Na e ndricojne udhen flaket qe gjithe dheun kane perpire Pas nesh perplas tufani dyert e shkallmuara te shtepive Perpara udhet zgjaten e zgjaten ne veri Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi Lamtumire, Çamëri! | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Wed Aug 20, 2008 5:11 am | |
| Miku im shkruan... Emri i krahines epirote Camerise eshte me shume se 2500 vjecare.
Nuk ka asnje dyshim: greket e ligj jane manipulatoret me te paskrupull e te pa ndershem.Ata kane fallcifikuar cdo fakt ne lidhje me Camerin tone. Nje nga fallcifikimet e tyre me te turpeshme qe ka arritur te bej vende dhe mes neshe shqiptarve, eshte paraqitja e popullsise came si “kolon turqe te istaluar ne Cameri nga otomanet pushtues”! I gjithe ky fallcifikim nuk behet ashtu si pa dashur, ose nga pa dituria e grekeve te ligje, por behet me nje qellim te qarte: te shdukin identitetit shqiptare te epirit te jugut.
Propaganda greke, bashke me zerin e qenerve te shumte te sillogjeve vorjo-epirote,emertimin e krahines jugore te Shqiperise (Camerine) perpiqen ta paraqesin si nje emertim te ri qe i eshte vene kesaj krahine nga “kolonet camer” dhe nuk ka asnje lidhje me historine e vjeter te kesaj krahine?! Me dhjetra “profesore” te histories greke kan shkruajtur dhe mbrojtur kete teze te manipuluar me kaqe marifet nga ana e tyre. Mbrapa tyre nuk ka mbetur dhe kleri obskuratist greko-fanariote qe mese abuzimeve te shumta fetare eshte perpjekur ti paraqiti camerit si “kolone turqe”?! Per keta djaj te “shenjteruar” feja tregon” identitetin e vertete” te nje populli!!!. Per 50 vjete “dishepujt” e “Megalo-Idese” te shperndare gjithandej Shqiperise dhe qe sot i gjejme te grupuar ne shoqaten greko-fanariote “Omonia” dhe ne partine greke PDNJ-se, kane qene dhe jane epiqendra ku gatuhen dhe shperndahet kjo genjeshter e pa skrupull. Zerin e ketyre hafijeve sillogjesh mund ta shikoni ne c’fardo forumi, webi, apo copez vendi ku flitet per Camerine tone. Pa u skuqur per injorancen e tyre, pa u skuqur per mashtrimet e tyre, keto pjella obskuratiste bizantine te hidhen ne fyte e me te pa vertetetat e tyre te shumta perpiqen te te lerosin me pisllekun e tyre te piset. Perpiqen pa pushime si qener te terrbuar te fshehin te teverteten e madhe te Camerise tone.
I gjithe ky fallcifikim i bere nga greket dhe pjellat e tyre bastarde, mua nuk me cudisin fare se i njofe fare mire se c’fare bije bushtrash jane greko-fanariotet, por me habit fakti se si asnje historian, studiues, ose akademik shqiptare, nuk i ka rene ne sy tek “Lufta e Poleponezit’ te Thucidites e verteta e madhe per Camerine tone?! Historiani Thucidites, duke pershkruar kete ngjarje, flet me hollesi per vendin ku u zhvillua kjo beteje dhe mes pershkrimit te tij Ai perrshkruan me perpikmeri dhe qarte kufite e Camerise tone. Tregon fare qarte per banoret e saje qe nuk ishin greke por “barbare” (jo greke)dhe pa haruar ta emeroje kete krahine me emrin e saj te lashte CAMERI?! CHAMERI-UM Ja dhe pershkrimi i tij: ...
"The fleet sailed from Leucas, and, arriving at the mainland opposite Corcyra, came to anchor at Cheimeri-um in the country of Thesprotia. Cheimeri-um is only a harbor, above it, at some distance from the sea, in that part of Thesprotia ,...... Another river, the Thyamis, forms the boundary of Thesprotia and Cestrine, and the prmontory of Cheimerium runs out between these two rivers. Here the Corinthians anchored and formed a camp.....The Corinthians on their part were supported by a large force of barbarians, which collected on the mainland; for the inhabitants of this region have always been well disposed towards them......Most of these were recovered by them and conveyed to Sybota, a desert harbour of Thesprotia, whither their barbarian allies had come to support them."....
Ja pra fakti dhe e verteta 2500 vjecare e emrit te Camerise qe eshte fshehur qellimishte nga greket e ligje. Po historianve tane si u ka shpetuar nje rast i tille kaq i qarte e domethenes?!Te jete valle e gjith kjo nje lajthitje e studiuesve dhe historianve tane qe nuk e kane pare nje fakt te tille?? Eshte fare e qarte: Nje mohim i qellimshem i histories dhe identitetit tone qe behet me keqedashje si nga greket e ligje por dhe nga sherbetoret tane te mjerre. Turpi qofte me ta.
Per te gjithe shqiptaret qe fatkeqesishte nga padituria e tyre kane pranuar nje fakt te tille JO TE VERTETE ja ku eshte prova dhe e vertetea e madhe per identitetin e Camerise sone. Emertimi i krahines shqiptare te Camerise eshte shume me i vjeter se emertimi (Epir). Popullsia came eshte e vetmia prove e gjalle qe verteton qarte atoktonine shqiptare te Epirit jugor. Kjo eshte dhe arsyeja e masakrimit barrbare te popullsis came nga qenerit greko-fanariote. Ata zagare, me masakerat e tyre kunder Camerise u perpoqen te zhduknin njehere e pergjithmone proven e vetme te identitetit shqiptar te Epirit jugor.
Arber Thesproti | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Sat Sep 27, 2008 3:26 pm | |
| Një vit pasi Partia që përfaqëson komunitetin çam PDI dhe shoqata Çamëria i bën kërkesë Ministrisë sonë të Jashtme dhe Kryeministrit Berisha për të ndërhyrë te Greqia për një varrezë përkujtimore, nuk ka asnjë hap zyrtar, ose reagim. Shoqëria “Çamëria”, Instituti i Studimeve për Çamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim, me letër zyrtare i kujton përsëri ministrisë atë kërkesë që i ka drejtuar më 6 Tetor 2007. “Ne kërkojmë që MPJ e Shqipërisë t’i paraqesë palës respektive të Republikës së Greqisë kërkesën tonë për ndërtimin në Paramithi, Greqi, të një obelisku në përkujtim të masakrës së Paramithisë dhe ngritjen e një Varrezepërkujtimore pranë Urës së lumit Kalama, në Greqi, aty ku prehen të rënët e pafajshëm, që mbetën të vrarë dhe nuk mundën të kalonin këtë urë, gjatë genocidit mbi popullatën çame”-thuhet në letrën zyrtare që çamët i kanë nisur Ministrit Basha. Shoqëria “Çamëria”, Instituti i Studimeve për Çamërinë, Partia për Drejtësi dhe Integrim deklaron se “popujt i lidhin urat e tyre të miqësisë duke ndërtuar së pari “faljen”, duke respektuar ata që ranë për një kauzë të ndershme”. “Ne jemi të bindur se të rënët çamë, rreth 2800 persona, u masakruan në kauzën e tyre të shenjtë për të lindur fëmijët e tyre në tokë të baballarëve. Ne jemi të bindur se të masakruarit, rreth 400 persona vetëm gjatë një dite në Paramithi, ranë në tokë të tyre, pa u gjykuar, u vranë”-këmbëngulin në kërkesën e tyre PDI dhe Shoqata e Çamërisë. “Ne duam të ndërtohet miqësi. Ne jemi të bindur se miqësitë ngrihen mbi faljen, para së gjithash u kërkohet falje të rënëve, nderohen ata”- arsyetohet në këtë memorje drejtuar Ministrit të Jashtëm. Shoqëria “ÇAMËRIA”, Instituti i Studimeve për Çamërinë, Partia për Drejtësi dhe Integrim duan të vënë një barazpeshë me rastin e Përmetit ku qeveria jonë lejoi ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë në Përmet. “Ndjekim me vëmendje përkushtimin disavjeçar të zyrtarëve të Greqisë për ngritjen e varrezave memoriale në kujtim të të rënëve grekë gjatë luftës italo-greke dhe kërkojmë reciprocitet” -thuhet në deklaratën e tyre. Shoqëria “ÇAMËRIA”, Instituti i Studimeve për Çamërinë, Partia për Drejtësi dhe Integrim vëren se duhet të çmohen arsyet, qëllimet dhe pasojat nga institucionet e specializuar për përcaktimin e numrit të varrezave greke, vendvendosjen e tyre në truallin shqiptar dhe për sipërfaqet që pritet të zaptojnë ato. “Ne kërkojmë që në zbatim të parimit të mirënjohur të reciprocitetit midis shteteve miq, të ngrihet prej Jush dhe të shqyrtohet kjo kërkesë e jona gjatë bisedimeve me përfaqësues të shtetit grek”-përkufizon kërkesën e vet komuniteti çam. Ata shprehen se kërkesa e tyre është e drejtë dhe se respekti që shfaqet për të rënët nuk mund të jetë i ndryshëm, pavarësisht kombësisë së ndryshme të të rënëve. Të rënët tanë, martirë për vatrat e tyre, lypset të nderohen së paku njësoj me të rënët grekë në tokë të huaj”- përfundon letra e komunitetit çam drejtuar Ministrisë së Jashtme. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Sat Sep 27, 2008 3:29 pm | |
| Rikthehet çështja e nxehtë e varrezave greke mes diplomacisë greke dhe asaj shqiptare, çka ka shkaktuar për herë të parë reagimin në mënyrë zyrtare të PDI, Shoqatës "Çamëria" dhe Institutin e Studimeve për Çamërinë, të cilët i kanë dorëzuar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Jashtme. Çamët kërkojnë t‘u përgjigjen grekëve me të njëjtën monedhë, duke kërkuar nëpërmjet rrugëve diplomatike ngritjen e një varreze përkujtimore pranë Urës së lumit Kalama, në Greqi, ku prehen të rënët e pafajshëm, që mbetën të vrarë gjatë gjenocidit mbi popullatën çame. Skandali i Kosinës dhe konflikti që ajo shkaktoi, kur në maj 2006 u zhvarrosën eshtrat e banorëve të zonës, me pretekstin e gjetjes së varreve të ushtarëve grekë, nuk e kanë ndalur, siç shihet, projektin e Athinës për të krijuar varreza ushtarësh në disa lokalitete të Jugut. Për këtë arsye, komuniteti çam kërkon në mënyrë zyrtare që qeveria "Berisha" t‘i paraqes palës greke në mënyrë zyrtare dy nga pikat e kërkuara nga çamët, ku njëra është ndërtimi i një lapidari në Paramithi të Greqisë dhe ndërtimin e një varreze përkujtimore për çamët, që u vranë gjatë gjenocidit. Këtë zhvillime delikate duket se s`do të jenë aspak të lehta për diplomacinë shqiptare, e cila ka dhënë shenja që prej kohësh ndodhet nën ‘presionin‘ e qeverisë greke. Qeveria shqiptare prej kohësh mban një linjë të butë ndaj Athinës zyrtare, të drejtuar nga qeveria e djathtë e Karamanlis. Qeveria shqiptare ka rënë dakord për marrëveshjen që do të lejojë ngritjen e një varreze greke në Shqipëri, çka solli mjaft debate në opinion publik, dy vjet më parë me incidentin e Kosinës. Në incidentin e zhvarrimeve abuzive të Kosinës u përfshi edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, ku në vend të ushtarëve grekë u zbuluan eshtra fëmijësh. Pretendimet e qeverisë greke janë që varrezat e ushtarëve grekë të ndërtohen në Këlcyrë, Ersekë, Çiflik të Korçës dhe Bularat. Shoqëria "Çamëria", Instituti i Studimeve për Çamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim, në letrën drejtuar Ministrisë sonë të Jashtme, shprehin bindjen se popujt i lidhin urat e tyre të miqësisë, duke ndërtuar së pari ‘Faljen‘, duke respektuar ata që ranë për një kauzë të ndershme. "Ne duam të ndërtohet miqësi. Ne jemi të bindur se miqësitë ngrihen mbi faljen, para së gjithash u kërkohet falje të rënëve, nderohen ata", citohet në letrën drejtuar Ministrisë së Jashtme. Duke kërkuar një bashkëpunim mes palëve, në letër theksohet se Shoqëria "Çamëria", Instituti i Studimeve për Çamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim nuk janë institucione të specializuar mendim-dhënëse as për përcaktimin e numrit të varrezave, as për vendvendosjen e tyre në truallin shqiptar dhe as për sipërfaqet që pritet të zaptojnë ato. "Është shteti shqiptar, ai që ka tagrin, të drejtën dhe detyrën të çmojë arsyet, qëllimet dhe pasojat për ngritjen e varrezave në kujtim të të rënëve grekë gjatë luftës italo-greke". Në fund të mesazhit të përfaqësuesve çam drejtuar instancave të larta të diplomacisë sonë, theksohet se "ne besojmë se të rënët tanë, martirë për vatrat e tyre, lypset të nderohen së paku njësoj me të rënët grekë në tokë të huaj".
Skandali i Kosinës
Qeveria greke u distancua nga ky skandal
Si nisi incidenti i zhvarrimeve në Përmet
Skandali i zhvarrimeve të Kosinës nisi me bllokimin e eshtrave të 137 skeleteve në fshatin Kosinë, të Përmetit. Dhe më pas, me 69 kutitë e eshtrave që ndodheshin në kishën e Shën Mëhillit të Kutalit. Zhvarrimet nisën të bëheshin në fshatin Piskovë dhe më pas në fshatin Kosinë, me argumentin se ka pasur varre të ushtarëve helenë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë vizitës së kreut të shtetit grek, Stefanopulos, u diskutua ideja e ngritjes së një memoriali të ushtarëve grekë, të vrarë në Luftën e Dytë Botërore kundër ushtrisë italiane. Memoriali do të ngrihej në qytezën e Këlcyrës, nën kujdestarinë e Kishës Ortodokse. Pas prezantimit të projektit, për të cilën mësohet të këtë edhe një marrëveshje, pala greke ka filluar punë për gjetjen e vendeve, ku dyshohej se ishin varrosur trupat e ushtarëve grekë. Pala greke pretendon se janë të paktën 8 mijë ushtarë grekë, që janë vrarë në Shqipëri gjatë Luftës I dhe II Botërore. Në lidhje me këtë çështje, Ministria e Jashtme greke dhe zyrat konsullore kanë deklaruar distancimin dhe faktin se nuk janë të përziera në çështjen e zhvarrimeve të bëra në kishën e Kosinës dhe asaj të Kutalit në Përmet.
Diplomacia
Zanafilla e varrezave greke nisi në 2005-ën
Krisja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Greqi
Krisja e marrëdhënieve diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë nisi fill në nëntor të vitit 2005-së, ku ministri i Mbrojtjes në atë kohë, Fatmir Mediu, dhe homologu i tij grek, Spilios Spiliotopoulos, ranë dakord parimisht për marrëveshjen e kërkimeve të varreve greke në Shqipëri. Pas largimit të Spiliotopoulos nga qeveria greke, vendin e tij e zuri Evangelos Meimarakis në maj të vitit 2006-të. Ky i fundit i lëshoi ultimatumin qeverisë shqiptare për të miratuar në mbledhjen e qeverisë marrëveshjen, për të cilën kishte biseduar Mediu me Spiliotopoulos për varret greke në Shqipëri. Kryeministri Berisha nuk ra dakord me urdhrin e qeverisë greke, duke krijuar në këtë mënyrë një krisje, që zgjati afro tre muaj mes Shqipërisë dhe Greqisë. Rezultati i kësaj krisjeje ishte edhe anulimi i një sërë vizitash të zyrtarëve grekë në vendin tonë. Skandali i Kosinës ishte çështja e radhës që solli turbullirën e situatës për hapjen e varreve greke, ku në vend të ushtarëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore u gjetën në varret e hapura eshtra grash dhe fëmijësh. Ky skandal solli edhe reagimin publik të Kryeministrit Berisha, i cili u shpreh se "zhvarrosja është e paautorizuar dhe përbën një vepër penale, për të cilën nga të gjitha njohuritë e mia po zhvillohet një hetim nga ana e policisë gjyqësore dhe autoriteteve antikriminale". LETRA
KËRKESË
Drejtuar:Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë;
Për Dijeni: Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
Kërkues:
1. Shoqëria "ÇAMËRIA"
2. Instituti i Studimeve për Çamërinë
3. Partia për Drejtësi dhe Integrim
Shoqëria "ÇAMËRIA", Instituti i Studimeve për Çamërinë dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim nëpërmjet kësaj kërkese ripërsërisin bashkërisht një kërkesë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë edhe më 6 tetor 2007.
Nëpërmjet kësaj kërkese risjellim në vëmendje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë se i qëndrojmë kërkesës së bërë tek Ju nga Shoqëria "ÇAMËRIA".
Ne kërkojmë që MPJ e Shqipërisë t‘i paraqesë palës respektive të Republikës së Greqisë kërkesën tonë për:
1. Ndërtimi në Paramithi, Greqi, të një obelisku në përkujtim të masakrës së Paramithisë;
2. Ndërtimi i një varreze përkujtimore pranë Urës së lumit Kalama, në Greqi aty ku prehen të rënët e pafajshëm, që mbetën të vrarë dhe nuk mundën të kalonin këtë urë, gjatë gjenocidit mbi popullatën çame.
Shoqëria "ÇAMËRIA", Instituti i Studimeve për Çamërinë, Partia për Drejtësi dhe Integrim shprehin bindjen se popujt i lidhin urat e tyre të miqësisë, duke ndërtuar së pari ‘Faljen‘, duke respektuar ata që ranë për një kauzë të ndershme.
Ne jemi të bindur se të rënët çamë, rreth 2800 të tillë, u masakruan në kauzën e tyre të shenjtë për të lindur fëmijët e tyre në tokë të baballarëve.
Ne jemi të bindur se të masakruarit, rreth 400 të tillë, vetëm gjatë një dite në Paramithi, ranë në tokë të tyre, pa u gjykuar, u vranë. Ne duam të ndërtohet miqësi. Ne jemi të bindur se miqësitë ngrihen mbi faljen, para së gjithash u kërkohet falje të rënëve, nderohen ata.
Shoqëria "ÇAMËRIA", Instituti i Studimeve për Çamërinë, Partia për Drejtësi dhe Integrim ndjekin me vëmendje përkushtimin disavjeçar të zyrtarëve të shtetit fqinj, Greqisë; në aplikim të dëshirës së tyre për ngritjen e varrezave memoriale në kujtim të të rënëve grekë gjatë luftës italo-greke.
Shoqëria "ÇAMËRIA", Instituti i Studimeve për Çamërinë, Partia për Drejtësi dhe Integrim nuk janë institucione të specializuar mendim-dhënëse as për përcaktimin e numrit të varrezave, as për vendvendosjen e tyre në truallin shqiptar dhe as për sipërfaqet që pritet të zaptojnë ato.
Është shteti shqiptar, ai që ka tagrin, të drejtën dhe detyrën të çmojë arsyet, qëllimet dhe pasojat.
Ne kërkojmë që në zbatim të parimit të mirënjohur të reciprocitetit midis shteteve miq, të ngrihet prej Jush dhe të shqyrtohet kjo kërkesë e jona gjatë bisedimeve me përfaqësues të shtetit grek. Ne besojmë në drejtësinë e kërkesës sonë, ne besojmë se respekti që shfaqet për të rënët nuk do të jetë i ndryshëm, pavarësisht kombësisë së ndryshme të të rënëve.
Ne besojmë se të rënët tanë, martirë për vatrat e tyre, lypset të nderohen së paku njësoj me të rënët grekë në tokë të huaj. | |
| | | nardlushnja Anëtar i ri
Numri i postimeve : 90 Age : 54 Vendi : Greqi Registration date : 27/04/2008
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Sat Sep 27, 2008 5:10 pm | |
| https://www.youtube.com/watch?v=GXnHQtfSDto&feature=related | |
| | | petritkola Hero anëtar
Numri i postimeve : 3261 Vendi : Shqiperi Profesioni/Hobi : Mbushes Topi Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Wed Dec 03, 2008 12:00 am | |
| BILAL XHAFERRI
BILAL XHAFERRI (1937-1987) Ballade çame
Ylberi, si nje pershendetje e perlotur lamtumire, u zhduk matane largesive, mbi kreshtat e flakeve, neper shi. Matane largesive u zhduk e perflakur Çameria dhe gjitha rruget tona shpien ne veri. Ulerin era e Mesdheut mbi trojet e lashta epirote, mbi te shtrenjtat troje tona stergjyshore. Ne kullotat e braktisura kullosin rrufete.Ullishtet e pavjelura gjemojne si dallge neper bregore. Dhe kudo toka çame mbuluar nga rete, renkon e mbytur ne gjak e lot, e mbetur shkrete, pa zot. Na e tregojne drejtimin plumbat, na e ndriçojne rrugen flake, qe gjithe token kane perpire. Pas shpinave tona perplas tufani dyert e shkallmuara te shtepive. Dhe rruget zgjaten e zgjaten ne veri. Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi... Lamtumire, Çameri!
| |
| | | Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Wed Dec 03, 2008 12:13 am | |
| Shokë dhe shoqe , trojet tona do bashkohen me një revolucion mbarëkombëtar.
Duhet me e largu një gjë njëherë e mirë nga koka, që nëse kërkojmë drëjtësi për Çamërinë , grekët do i dëbojnë emigrantët shqiptarë,...
JO nuk do ndodh kjo, sepse Greqia dhe ekonomia greke sot është e varur nga emigrantët shqiptarë.
Kështu që është koha jonë të lëvizimin dhe të kërkojmë drejtësi nga ndërkombëtarët , nëse n'a injorojnë siç n'a kanë injoruar gjithnjë atëherë duhet organizuar protesta mbarëpopullore në trojet shqiptare dhe në diasporë, të përgaditur mirë me fakte , shkrime , statistika , foto rreth çështjes Çame për t'i bindur popujt evropian dhe atë amerikan , mbas protestave duhet provuar përsëri përmes gjygjit evropain(apo si quhet) , nëse prapë n'a injorojnë , emigrantët shqiptarë duhet të fillojnë të zhvendosen në Çamëri , të blejn troje/toka nëse ju mundësohet nëse jo atëherë duhet që pleqtë,gratë dhe fëmijët të dërgohen në Shqipëri , ndërsa burrat të qëndrojn në Çamëri dhe Greqi , për t'u përgatitur për luftë.
Ky veprim duhet bërë edhe në trojet e tjera shqiptare , në të njejtën kohë. Me një ushtri çlirimtare prej 200-500 mijë vetave besoj që do arrijmë t'i bashkojmë trojet tona. | |
| | | Leka i Madh V.I.P
Numri i postimeve : 1368 Vendi : Dielli lind nga malet! Registration date : 02/09/2007
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Sat Jan 10, 2009 6:24 pm | |
| Une e kam nje vrejtje per shoqatat qe avokojne camet ne Shqiperi. Shumica prej tyre problemin e cameve e zhvendosin thjesht ne nje problem pronash e kotestesh pronesore dhe kaq. Me shume asgje. Problemi i Camerise dhe cameve nuk eshte problem pronash, por eshte nje problem shume me i gjere dhe me i rrezikshem se aq. Eshte problemi shteti represivo kolonizator grek qe ushtron hegjemoni te plote ushtarake-policore mbi Camerine. Mire e ka cekur Mergimtari, se ne duhet te senzibilizojme opinionin europian me fakte, analiza, statistika shkencore etj etj, mirepo me sa kam verejtur deri me tani shumica e statistikave jane te perqendruara mbi te kaluaren e Camerise. Dhe e kaluara s'mund te ndreqet thjesht duke e terratisur te tashmen. Neve na intereson te dime per statistikat e tanishme te Camerise, ne cilat treva shqiptaret akoma jane shumice, ne cilat qytete e fshatra qe pastaj te behet nje strategji e mirfillte nacionale per zgjidhjen e problemit te Camerise. Problemi i Camerise nuk duhet pare nga prizmi i Greqise se kjo eshte ceshtje e shtetit grek, por ajo do pare si nje pjese qe u aneksua me dhune dnerkombetare nga Greqia. Ajo i takon Shqiperise, ndaj problemin e saj duhet ta zgjidhe Shqiperia dhe shqiptaret. | |
| | | GERI_G Anëtar i ri
Numri i postimeve : 161 Vendi : in big albania Profesioni/Hobi : shkoll Registration date : 31/01/2008
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri Sun Jan 11, 2009 12:49 am | |
| thjesht jemi te pafuqishem ose me sakt nuk do shteti shqiptar | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Te jetosh ne Cameri | |
| |
| | | | Te jetosh ne Cameri | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |