Përfundimi i martesës 30 vjeçare të presidentit amerikan pritet të ndodh në Janar, kur Bush duhet të lërë Shtëpinë e Bardhë.
Martesa e presidentit amerikan Bush duket se ka marrë rrugën e kolapsit. Sipas medias amerikane, është e sigurt përfundimi i martesës 30 vjeçare të tij me bashkëshorten Laura. Një gjë e tillë pritet të ndodh në Janar, kur Bush duhet të lërë edhe Shtëpinë e Bardhë. Sipas një tabloidi, 'first lady' është në prag të arritjes së një marrëveshje prej 20 milion dollarësh. Shkak i krizës martesore, përfliten dyshimet për një flirt të Bushit me sekretaren e shtetit Kondoliza Rice. Prej kohësh martesa e Bush dhe Laurës është përfshirë nga kriza, por siç shkruan tabloidi Examiner, Bush po bën përpjekje për të shpëtuar kurorëzimin. Por të njëjtën detyrim, duket se nuk e ndjen Laura, e cila është më shumë e predispozuar për një jetë të pavarur. Një ish funksionar i Administratës së Sigurisë Kombëtare ka treguar se kishte parë Laurën të lindte Shtëpinë e Bardhë e nervozuar, duke marrë rrugën në një hotel për të kaluar natën. Po sipas tabloidit Examiner, nuk është vetëm flirti me Ricin, ai që e ka bërë Laurën të shkoj drejt një situate të tillë; janë edhe problemet e alkoolit të Bushit, i cili edhe pse kishte lënë pijen për 40 vjet, e rinisi atë për shkak të presionit të luftës në Irak dhe shkatërrimeve të uraganit Katrina.