“Të rikujtosh të rënët është nder,të Çosh amanetin e tyre në fund është detyrë.Dëshmori nuk vdes kur mbulohet,ai bashkë me amanetin e tij vdes kur harohet”. Ishin këto fjalët e para të referatit të lexuar në akademinë përkujtimore në tri vjetorin e rënies tragjike të komandant Tahir Sinanit, ushtarëve Naser Ademi nga Negorina e Pollogut, Brahim Ademi dhe Hyrë Emini nga Kosova dhe Hisë Fazliu nga Banjica e Poshtme e Gostivarit.
Formacionet e e UÇK-së,nën emblemën e shkëlqyes të tyre i treguan gjithë botës se “Oaza e paqes” së brishtë duhej të tronditej. Djemt më të mirë të këti trualli, që në momentet e para me zërin e lirisë, rrëmbyen armët dhe u reshtuan në radhët e UÇk-së, me besim të plotë se erdhi koha që të realizoheshin aspiratat e tyre njëherë e përgjithmonë”, tha mes tjerash referuesja në këtë Akademi përkujtimore, për të shtuar: “E deshi zoti që nga një shpërthim fatkeq,në qiellin e Tanushës të gjenden komandan Tahiri me ushtarët e tij Brahimin, Naserin, Hyrën, dhe Hisën, të cilët ishin dhe janë figurat të shquara të kësaj brigade”
Ne, u tha në vazhdim, u qëndrojmë fjalëve dhe argumenteve të dëshmitarëve Hajrush Fejzulit dhe Vjollca Fasliut që e përjetuan këtë ngjarje që janë invalidë të luftës, se ngjarja është aksidentale. Sido që të ketë ndodhur, për ne ata janë dëshmor të lirisë dhe duke I njohur nga afër ,do ti rikujtojme për idealet e pastërta të tyre për të cilët ata e dhanë jetën dhe e kemi për obligim që amanetin e tyre ta ;ojmë deri në fund,u tha mes tjerash në referatin e lexuar.