Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Nene te erdha ne Qaf-Bote te solla lule dhe lot

Shko poshtë 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Nene te erdha ne Qaf-Bote te solla lule dhe lot Empty
MesazhTitulli: Nene te erdha ne Qaf-Bote te solla lule dhe lot   Nene te erdha ne Qaf-Bote te solla lule dhe lot EmptySat Jul 05, 2008 10:47 pm

“Çamëri e bukur nënë
po të nis një dorë hënë
dhe një lot si gur të rëndë!”

Pas tij, e merr fjalën Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim zoti Tahir Muhedini, i cili ndërmjet të tjerash tha se “ sot kemi ardhur për të përkujtuar 64 vjetorin e masakrës, e gjenocidit grek të bandave zerviste karshi popullsisë së pafajshme çame, e cila para 64 viteve mori rrugën e mërgimit nga krahina e Çamërisë, kaloi pikën kufitare dhe erdhi në Shqipëri, tek vëllezërit dhe motrat e tyre, erdhën tek bujaria shqiptare, por ju që jeni këtu, që dikur keni qenë 5 vjeç, 10 vjeç, kemi ardhur për të përkujtuar fëmijërinë tuaj, ju e dini më mirë atë vështirësi të madhe në një udhëtim të gjatë, në një udhëtim tragjik ku rrugës humbën jetën shumë fëmijë, shumë baballarë, shumë nëna, shumë motra, shumë vëllezër dhe sot vijmë këtu, për arsye se juve që keni ardhur këtu 5 vjeç, 10 vjeç, shteti grek spekulon dhe thotë që ju keni qenë bashkëpunëtorë të fashizmit. Prandaj ka ardhur koha t’i bëjmë thirrje shtetit grek të heq dorë nga spekulimet. Historianët grekë para disa kohësh i dhanë një mësim politikës së shtetit grek, ku historianë të shquar të universitetit Arpathia deklaruan që popullsia shqiptare çame është një popullsi e pafajshme, ndaj saj është ushtruar gjenocid dhe kjo popullsi nuk është bashkëpunëtore fashistësh, por bashkëpunëtorë të fashizmit kanë qenë qeveritarët grekë.” Por si kundërthënie të gënjeshtrave të politikës greke që i bie tam-tameve të kota, për gjoja bashkëpunim me gjermanët, Ali Jakupi, një çam me banim në Vlorë mbante në dorë një pankartë me fotografinë e xhaxhit të tij Kasëm Jakupi, nga Kuçi i Gumenicës, ish partizan i angazhuar me batalionin “Çamëria” në radhët e EAM-it grek.
Në fund të vitit 1944 dhe në fillim të 1945 kur fituan të djathtët në Greqi, Zerva dha urdhër që të çarmatoseshin. Pasi i çarmatosi partizanët çamë, pa kaluar 1 km, forcat e Zervës i pushkatuan njëherësh 7 djem nga Gropa e Kuçit, ndërmjet tyre ishte dhe Kasëm Jakupi. Duhet thënë se batalioni


Fëmijë çamë në Qafë - Botë

“Çamëria” kishte mbi 600 djem në forcat e EAM-it grek. Çamëria i ka dhënë luftës kundër nazi-fashizmit djemtë e saj më të mirë si Thimjo Gogozoton, që luftoi në Spanjë, Ali Demin, Lame e Halim Mungën, Halit Selmanin, Triumf Idrizi, Isuf Hoxha, Sami e Mehmet Bejdo, Veli Murto, Kaso Mako, Rait e Idriz Bajo, Hyso Hyseni, Dido Hasan Didati, Qemal Kuçuku, Nazmi Taho, Sejko Gërbi, Elmaz Bejo Janjari, Zihni Shaqiri, Abedin Sejko, Veliko Rexho, Damin Koro, madje dhe motrat Ballkize e Gjylo Demi, bijat e patriotit Musa Demi nga Filati, të dyja partizane dëshmore, etj. Mu aty në Likojan, në Qafë Botë, ngrihet dhe lapidari kushtuar 7 djemve dëshmorë të Batalionit “Çamëria” që u vranë në përpjekje me nazistët gjermanë siç e thotë dhe kënga :

“Nuk harrohet ajo pritë
pesëdhjetë e tetë ditë
Qafës Botës, Likojanit,
në luftë kundër gjermanit
u derdh rrëke gjak i çamit
pa ju tundur istikamit.”

Zëvendës ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe njëkohësisht Kryetar i Partisë Lëvizja e Ilegalitetit, zoti Ekrem Spahia tha se “64 vjet më parë gjenocidi grek tregoi fytyrën e tij ndaj popullsisë së pafajshme çame, pra shqiptare. Si asnjëherë tjetër, ne sot vijmë më të gëzuar në këtë ditë përkujtimore, sepse pak muaj më parë dhe pikërisht në 17 shkurt të vitit 2008, u shpall pavarësia e Kosovës, çka do të thotë se çështja kombëtare shqiptare ka marrë rrugë të mbarë. Ne sikurse ishim të unifikuar në të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës, ashtu duhet të jemi të bashkuar edhe për të drejtën e popullsisë çame, e cila është e nëpërkëmbur për kaq vite.” Më tej zoti Spahia tha se “ ne kemi kërkuar që ti jepet e drejta popullsisë çame të kthehet në trojet e saj, ashtu si i kemi kërkuar qeverisë greke të dëmshpërblejë të gjitha vitet që ka shfrytëzuar tokën e popullsisë çame dhe pronat e shqiptarëve. Ne duam që parlamenti të miratojë rezolutën që rrëzoi në vitin 2004, sepse është një e drejtë që bazohet në të drejtën ndërkombëtare. Ne nuk pajtohemi me qëndrimet e kryetarit të Bashkisë së Himarës dhe kemi reaguar fuqishëm sepse qarqe të caktuara greke nuk janë që ne të kemi një fqinjësi të mirë, por edhe qëndrimin e disa pushtetarëve që folën në emër të qeverisë dhe të shtetit shqiptar sigurisht që nuk i mbështesim.” Zoti Spahia shprehu bindjen se çështja çame do të fitojë, sepse ajo tashmë është ndërkombëtarizuar, diskutohet në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Kancelaritë e Bashkimit Europian dhe ne një ditë do të festojmë së bashku në trojet tona në Çamëri.
Aty në Qafë Botë e merr fjalën dhe deputeti Shpëtim Idrizi, i cili pasi përshëndeti të pranishmit tha se “Dua të flas edhe në emër të deputetit Leskaj edhe në emër të shumë deputetëve të Kuvendit, të cilët më kanë kërkuar të flas edhe me zërin e tyre. Sigurisht, që çdonjëri nga ne e ndjen këtu lodhjen, vapën, sepse ne erdhëm pikërisht nga ajo varrezë masive, ku prehen pikërisht të parët tanë, ku prehen ata që bashkë me dashurinë e nënës ne na dhanë dashurinë për Çamërinë.
Mbas atyre homazheve që tregojnë dramën tonë njerëzore, dramën e madhe çame, ne jemi këtu jo vetëm thjesht për të bërë homazhe , por ne jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona, unë jam i bindur se nga ajo portë nga ku erdhën këtu të parët tanë është muri i fundit i Berlinit që do rrëzuar në mes të Europës! Prania jonë këtu, prania juaj këtu tregon se çështja çame është një çështje e gjallë që vlon tek ne dhe tek gjithë shqiptarët!” më tej Deputeti Idrizi tha se “unë dua tu kujtoj grekëve se ne mburremi edhe me Pirron e Epirit, mburremi edhe me Marko Boçarin, mburremi edhe me Xhavellën, të cilët luftuan edhe për lirinë e Greqisë. Sigurisht ata luftuan dhe nuk menduan që ne do të kishim një fat si ky i joni sot. Por unë jam i bindur që ne jemi bijtë tuaj dhe bij të atyre burrave dhe çështjen çame do ta çojmë deri në fund. Ka burra plot Çamëria dhe kurrë s’kanë për ta harruar këtë çështje! Rroftë Çamëria!” I duartrokitur fort dhe i pasuar nga thirrje të fuqishme dhe nga valëvitjet e Flamurëve kombëtarë, i flamurit të Republikës së Kosovës dhe atij amerikan, ai vijon duke thënë se “Unë kisha dy karafila, të dyja për të dy pjesët e Çamërisë, një pjesë që është këtu dhe një pjesë që është në krahun tjetër, por një zotëri shumë i dashur më dha një tjetër dhe unë me këtë dua të përmend pavarësinë e Kosovës, dua ta përmend edhe për një arsye shumë të thjeshtë: ne çamët ashtu si ditëm të jemi dinjitozë në vuajtjen tonë, dimë të jemi dinjitozë edhe në kërkimin e të drejtave tona dhe ju them vëllezër se të drejtat tona janë të drejta mbi të cilat është e ndërtuar bota demokratike!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Nene te erdha ne Qaf-Bote te solla lule dhe lot Empty
MesazhTitulli: Re: Nene te erdha ne Qaf-Bote te solla lule dhe lot   Nene te erdha ne Qaf-Bote te solla lule dhe lot EmptySat Jul 05, 2008 10:48 pm

Fjalimet mbaruan. Shihja nëna, baballarë me qirinj të ndezur dhe me karafila në duar që i hidhnin aty në gurët e Qafë Botës. Një nënë çame e dëgjoja të fliste duke qarë e duke puthur gurët tek thoshte :
“Nanë të ardhç në Qafë Botë
Nuk të takova dot
Kam për ty lule dhe lot!”.
Ndërsa një nuse e re, që mbante në krahë fëmijën, ndërsa kthehej, mundohej ta vinte në gjumë teksa i këndonte një këngë të vjetër ninullash çame:
“Më rafsh qingj e m’u bëfsh dash,
me mustaqetë një pash
Mu bëfsh trim si Pirro-burri
dhe si Markua ka Suli!”
Gjithë ky udhëtim dhe kjo këngë më lanë bindjen se Çamëria jeton, në të dy anët dhe shumë shpejt çamët do të kthehen në trojet e të parëve, aty ku kanë lindur këngët dhe legjendat e lavdishme që e mbajnë gjallë këtë pjesë martire të kombit tim shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
 
Nene te erdha ne Qaf-Bote te solla lule dhe lot
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: