Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI Empty
MesazhTitulli: F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI   F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI EmptyWed Jun 25, 2008 3:22 pm

Autori i hapjes se kesaj teme, eshte nje dashamir i madh i presidentit revolucionar amerikan Linkloln. Vertete, vepra e Linkolnit eshte filantropike meqe ai nder te paret u ngrit kunder skllaverise se zezakeve. Duke qemtuar nje dite neper internet, gjerta edhe kete laj super interesant mbi ngjashmerite marrfrymese te dy presidenteve amerika. Lexim te kendshem!

F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI Abraham-lincoln

F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI JohnKennedy_000


Edituar për herë të fundit nga luboteni në Wed Jun 25, 2008 3:27 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI Empty
MesazhTitulli: Re: F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI   F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI EmptyWed Jun 25, 2008 3:23 pm

LINKOLN DHE KENEDI, FATE TË KRYQËZUARA
Përshkrimi Abraham
Linkoln dhe John Fitzgerald Kenedi lidhen mes tyre nga kuriozitete të
ndryshme dhe rastësi tragjike që përshkruan jetën dhe vdekjen e tyre



Historia
njeh analogji të jashtëzakonshme mes njerëzve që nuk kanë pasur
asnjëherë lidhje midis tyre. Që nga historia e presidentëve Linkoln dhe
Kenedi e deri tek fati i gjermanit Bismark, të krijohet bindja se janë
përputhje jashtëzakonisht të ngjashme për të qenë të rastësishme. Le të
marrim jetën e dy presidentëve amerikanë Linkoln dhe Kenedi. Mistere
analoge nga ato të treguara deri më tani kushtëzuan jetën dhe vdekjen e
dy presidentëve amerikanë, Abraham Linkoln (1809-1865) dhe John
Fitzgerald Kenedi (1917-1963). Të shumta dhe të jashtëzakonshme ishin
edhe rrethanat që kushtëzuan jetën dhe vdekjen e tyre. Vërtet shumë,
për t’iu atribuuar rastësisë.

Para
së gjithash, Linkoln u zgjodh President në vitin 1860, ndërsa Kenedi u
zgjodh ekzaktësisht 100 vjet më vonë, në vitin 1960. Linkoln u vra një
ditë të premte, në praninë e gruas së tij, por edhe Kenedi u vra po
këtë ditë dhe gjithashtu në praninë e bashkëshortes së tij. Të dy
presidentët u qëlluan me armë pas zverkut dhe menjëherë pas atentatit,
ndihmat e para iu dhanë nga gratë e tyre, që kishin pranë. Linkoln dhe
Kenedi vdiqën menjëherë pa mundur që të çoheshin në spital.

Por,
përveç të veçantave dhe të përbashkëtave mbi vdekjen, mes tyre
ekzistojnë edhe ngjashmëri të tjera. Të dy presidentët kishin emrat e
gjyshërve të tyre dhe të ty ishin djemtë e dytë të familjes. Si
Linkoln, ashtu edhe Kenedi, kur u martuan, gratë e tyre ishin 24 vjeç
dhe të dyja vdiqën në moshën 65-vjeçare. Të dyja bashkëshortet e
presidentëve njiheshin për ndjekjen e modës dhe rinovimin që i bënë
Shtëpisë së Bardhë. Si Linkoln, ashtu edhe Kenedi, kishin nga katër
fëmijë, dy prej të cilëve vdiqën para moshës 10 vjeç. Të dyja çiftet
humbën një djalë, ndërsa jetonin në Shtëpinë e Bardhë. Uilli Linkoln
vdiq në moshën 12 vjeç ndërsa Patrik Kenedi, në moshën 2-vjeçare.
Zëvendësi i Linkolnit quhej Xhonson dhe kishte lindur në vitin 1808,
por edhe ai i Kenedit quhej Xhonson, dhe kishte lindur në vitin 1908,
në një largësi prej 100 vjetësh nga njëri-tjetri. Vrasësi i Linkolnit
quhej Xhon Wilkes Booth dhe kishte lindur në vitin 1839, ndërsa ai i
Kenedit, Lee Harvey Oswald, i cili kishte lindur në vitin 1939, 100
vjet më pas. Po ashtu, është vërtet e habitshme teksa zbulon se shuma e
shkronjave që përbëjnë emrin dhe mbiemrin vrasësit të Linkolnit shkon
në 15, po ashtu edhe ajo për vrasësin e Kenedit.

Por
koincidencat e jashtëzakonshme nuk përfundojnë këtu. John Wilkes Booth
dhe Lee Harvey Oswald përdornin të dy nga 3 emra. Të dy ata kishin
lindur në mes të viteve ‘30, Booth më 1838-ën ndërsa Oswald më 1939-ën.
Të dy vrasësit ishin jetimë nga i ati. Babai i Booth vdiq kur ai ishte
13 vjeç, ndërsa i Owsald para se ai të lindte. Të dy ata u arrestuan
nga dy oficerë të ndryshëm të quajtur Baker. Booth e vrau Linkolnin në
një teatër dhe vetë u fsheh në një magazinë. Ndërsa Oswald i qëlloi
Kenedit në një magazinë dhe u fsheh në një teatër. Booth dha shpirt 11
ditë pas Abraham Linkoln dhe të dy vdiqën në orën 7:20 të mëngjesit, po
ashtu si Oswald që vdiq 48 orë pas Kenedit, po në të njëjtën orë si
presidenti, në 13:00. Një javë përpara se të vritej, Linkolni vizitoi
Monro, shtet në Merilend, ndërsa Kenedi, një javë përpara se të vritej,
ishte me Merlin Monro. Të dy presidentët kishin ndërmarrë beteja të
ashpra në luftën për të drejtat e zezakëve: Linkolni për emancipimin
dhe Kenedi për ligjin mbi të drejtat civile. Në momentin e atentatit
Linkoln dhe Kenedi kishin në krah përveç bashkëshorteve, nga një grup
miqsh, ku ato ngelën të pacenuara, ndërsa burrat u plagosën nga
atentatorët (majori Rathbone në vitin 1865 dhe guvernatori Connally në
vitin 1973). Sekretari i Linkolnit quhej Kenedi dhe u përpoq që ta
ndalonte Presidentin të shkonte në teatër atë mbrëmje. Sekretarja e
Kenedit quhej Linkoln dhe edhe ajo u përpoq që ta ndalonte Presidentin
të mos shkonte në Dallas atë natë. Një tjetër fakt i veçantë është se
burri i gruas quhej Abraham, si Linkolni. Kur ndodhi atentati, Kenedi
ishte në Dallas mbi një makinë të markës “Linkoln”, prodhuar nga grupi
“Ford” ndërsa teatri ku u qëllua Linkolni quhej “Ford”. Të dy
presidentët kishin 7 shkronja në mbiemër, të njëjtën gjatësi dhe të dy
kishin studiuar juridik. Si Linkoln ashtu dhe Kenedi kishin probleme të
njëjta, me sytë, vuanin nga sëmundje gjenetike dhe kishin shërbyer në
ushtri. Asnjëri prej tyre nuk kishte frikë nga vdekja madje urrenin
truprojat. Të dy kishin konstatuar se sa lehtë mund të ishte t’i
qëlloje një Presidenti. Linkoln një ditë pati thënë: “Nëse dikush do që
të më vrasë, unë s’mund të bëj asgjë që ta parandaloj”. Ndërsa Kenedi:
“Nëse dikush do të më qëllojë nga dritarja me një pushkë, askush s’mund
ta ndalojë”. Në gjuhën angleze këto fjali kanë të njëjtin numër
fjalësh. Pas vdekjes, Linkoln u zëvendësua nga Andrew Johnson, ndërsa
Kenedi nga Lindon Johnson. Gjatë vitit të tyre të fundit të Presidencës
si Andrew si Lindon Johnson, u përfshinë nga një skandal politik që i
pengoi ata të rikandidonin për një mandat të dytë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 32
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI Empty
MesazhTitulli: Re: F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI   F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI EmptyWed Jun 25, 2008 8:58 pm

shume e quditshme, pothuajse gjithqka paska ndodhur 100 vjet em vone. edhee nuk e paskan pasur keq qe kane thene qe askush nuk munet ti ndale vrasesit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI Empty
MesazhTitulli: Re: F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI   F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI EmptySun Jun 29, 2008 10:47 am

ripertritje Very Happy
shum interesante edhe ne Explorer  e kam pare kete dokumentar per ngjashmerit shum te medha te ketyre presidenteve amerikan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
luan mreti
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 1007
Registration date : 15/04/2008

F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI Empty
MesazhTitulli: Re: F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI   F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI EmptySun Jun 29, 2008 1:06 pm

prezidenti gjon kendi ka merita shum te mdhaja aj eka shpetu boten prej luftes e tret botrore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI Empty
MesazhTitulli: Re: F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI   F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
F-E-N-O-M-E-N-A-L-E: LINKOLNI DHE KENEDI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Bota-
Kërce tek: