Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Na ishte një herë një mërgatë shqiptare

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 114
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Na ishte një herë një mërgatë shqiptare Empty
MesazhTitulli: Na ishte një herë një mërgatë shqiptare   Na ishte një herë një mërgatë shqiptare EmptyMon Jun 23, 2008 4:43 pm

Shkruan: Ismet RASHITI
Na ishte një herë një mërgatë shqiptare Ismetr10
Zvicër, 20. 06. 2008


Çdo njeri normal e di se sa i fuqishëm ka qenë dhe ka mbetur edhe sot e gjithë ditën roli i mërgatës shqiptare për Kosovën. Tek e fundit gjithçka që kanë bërë këta njerëz të përkushtuar për atdheun e tyre, nuk e kanë bërë që dikush ti marrë ngryk, sepse ata janë të vetëdishëm se kështu kanë kryer misionin e tyre për pavarsinë e Kosovës. Mirëpo edhe nuk është e ndershme që institucionet e shtetit të sapoformuar të shkojnë deri atje sa ta “harrojnë” kaq shpejt këtë “kopsht” të madh e tepër të rëndësishëm për të cilin në fund të fundit më shumë se çdo kujt tjetër i është dashur, i duhet sot dhe do ti duhet edhe për shumë e shumë vite shtetit të Kosovës. Askush nuk mund ta imagjinonte si do të dukej Kosova, pa këtë pjesë jetike të trupit të saj. Edhe njerzit më të painformuar duhet ta kishin kuptuar deri tani se mërgata shqiptare është e vetmja “bankë” që i sjellë Kosovës miliarda euro në vit pa komatë dhe pa interes. Me ndihmën dhe kontributet e kurbetçarëve shqiptarë përpos familjeve të tyre, po ndihmohen mijëra familje tjera skamnore anë e mbanë Kosovës.


Ta zëmë vetëm SHBH “Nënë Tereza” me seli në Lucern të Zvicrës brenda tri viteve ka ndërtuar rreth 80 shtëpi për të varfurit dhe ka ndihmuar me barna, veshmbathje dhe gjëra ushqimore mbi 2.000 familje kosovare. Kjo është vetëm njëra nga ato shumë shoqata e vetiniciativa tjera mërgimtarësh që kontribuojnë aty ku e kërkon nevoja. Ndërtimi i Kosovës së re, pas shkatrrimeve nga lufta, investimet dhe punësimi i mijëra të papunëve në bizneset e vogla dhe të mesme, janë poashtu meritë e mërgatës shqiptare, e cila çdo here dhe kudo që ndodhet synim kryesor ka ndërtimin e jetës në atdheun e të parëve. Nga ana tjetër mërgata shqiptare ka qenë dhe aktualisht është ambasadori i vetëm i paakredituar në botë që përfaqëson dhe informon faktorin ndërkombëtar lidhur me të gjitha zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë. Tashmë edhe miobët më të mëdhenjë politik duhet ta kenë kuptuar se shqiptarët jasht atdheut janë faktori kryesor i stabilitetit ekonomik, i zbutjes së papunësisë dhe varfërisë ekstreme, i sjelljes të kulturës së punës dhe shumë vlerave tjera arsimore dhe edukative evropiane në Kosovë. Meqenëse punojnë prej shumë vitesh si njerëz të huaj në shtetet e zhvilluara ekonomike, mërgata shqiptare më së shumti e ka të ngulitur në kokë vetëdijën shtetformuese dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve demokratike. Ajo më së miri mund ti dijë pasojat e korrupsionit, vlerat e shtetit ligjor dhe të civilizimit evropian, përvoja këto, të cilat në masë bukur të madhe i mungojnë Kosovës. Jo gjithçka është paraja dhe interesi siç mund të mendohet gabimisht në Kosovë.


Në mesin e mërgatës shqiptare Kosova mund të gjejë ekspert të të gjitha fushave që kanë një bagazh dhe kulturë të lartë profesionale. Jo pak shqiptarë në Evropë dhe SHBA janë dëshmuar dhe kanë bërë emër në politikë, mjeksi, teknologji, ekonomi, arsim, kulture, muzikë, art figurativ, letërsi, sport e bukuri. Nuk janë të pakët shqiptarët në Evropë, SHBA e gjetiu në botë që kanë krijuar biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha; që udhëheqin në ekonomi, administrate e fusha tjera të rëndësishme për të cilët, Kosova më tepër se kurrë ka nevojë ti fusë në funksion të institucioneve shtetërore. Thithja e këtyre përvojave dhe kuadrove në mënyrë institucionale dhe pa xhelozi nga grupe të interesit siç mund të mendohet ndonjëherë, përveç që do ti forconte në masë të madhe institucionet kosovare, do të sillte natyrshëm një kulturë pune dhe një frymë të re evropiane në funksionimin e institucioneve shtetërore. Në mënyrë të veçant do të krijonte ura të forta bashkpunimi me kuadrot e mirëfillta në Kosovë. Përkrahja serioze e mërgatës shqiptare, do tu mundësonte institucioneve të Kosovës joshjen e biznesmenëve shqiptarë dhe miqëve të tyre që kanë krijuar në vendet përkatëse për investime të nduarndurshme ekonomike. Në këtë mënyrë do të zbutej në masë të madhe papunësia, pa zbutjen e së cilës çdo gjë tjetër, çdo premtim dhe çdo fushatë elektorale nuk do të kishte kurrfar kuptimi dhe nuk do të shkonte përtej një propagande euforike që dinë ta bëjnë para elektoratit të varfur oratorët ballkanas.


Në rrethanat çfarë ndodhet Kosova është “fat” në fatkeqësi ta keshë një mërgatë të tillë të mrekullueshme. Të pakta janë komunitetet e huaja në Evropë të jenë kaq fort të lidhura me atdheun e tyre siç janë shqiptarët. Nëse udhëheqësit shtetëror, sado pak i këthejnë sytë nga ky “kopsht” shumë i pasur që quhet mërgatë, padyshim se mund të vilet çdo gjë e mirë që i duhet Kosovës. Me keqardhe mund të thuhet se aktualisht Kosova ka shkëputur të gjitha lidhjet me mërgimtarët e saj. Ata as nuk pyeten, as nuk dëgjohen e as nuk përfaqësohen në asnjë nivel shtetëror. E vetmja gjë që ka mbetur janë degët e lodhura dhe të shtrydhura të partive politike të cilat mund ti kujtohen dikujt vetëm në prag të fushatave elektorale. Prandaj askujtë nuk i falet një “harresë” e tillë dhe një papërgjegjësi totale, duke filluar nga niveli shumë i dobët organizativ, ndihma sado simbolike për nxënësit dhe shkollën me mësim plotësues, e cila dekada me radhë vetfinacohet nga prindërit, moskujdesja për regjistrimin e mërgimtarëve dhe pasurisë së tyre, e deri te paisja me dokumente të udhëtimit.


Për fat shumë të keq, mërgata shqiptare çdo herë është shikuar vetëm nga prizmi i interesit personal e partiak. Prej shumë vitesh nga kurbetçarët shqiptarë vetëm janë vjelur para duke u thirrur në emër të patriotizmit, të partisë, lirisë dhe Kosovës. Asnjëherë dhe askush nuk ka dhënë llogari për mjetet e grumbulluara prej tyre. Me një fjalë, mërgata e sinqert, e mallëngjyer dhe e etur për lirinë dhe zhvillimin ekonomik të atdheut të saj, është manipuluar tej mase sa që sot shumë njerëz, qofshin ata edhe deputet nuk kanë kurajo t’i dalin përpara. Për pasojë, aktualisht mërgata shqiptare mbetet mërgata më e paorganizuar, me shumë halle e probleme të natyrave të ndryshme. Ajo është harruar e lënë pasdore krejtësisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Na ishte një herë një mërgatë shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Na ishte një herë një mërgatë shqiptare   Na ishte një herë një mërgatë shqiptare EmptyWed Jul 09, 2008 1:51 am

Falemenderojm mergaten shqiptare ane e mbare botes ,teper te rendsishem ne te kaluar ,qe ka patur kete krenari te ndihet krenar e te ndimoje shume familje skamore sepse kjo do te i duehet edhe pas shume viteve brezave qe vine ....

Falemednderime per mergaten shqiptare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
lilu
Moderator
Moderator
lilu


Female
Numri i postimeve : 2153
Age : 45
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : agjente shitjesh
Registration date : 07/07/2008

Na ishte një herë një mërgatë shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Na ishte një herë një mërgatë shqiptare   Na ishte një herë një mërgatë shqiptare EmptyWed Jul 09, 2008 5:51 pm

I pershendes te gjith ata qe jane ne mergim, pasi jane ata qe mbajne shumicen e familjeve ketu ne shqiperi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Na ishte një herë një mërgatë shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Na ishte një herë një mërgatë shqiptare   Na ishte një herë një mërgatë shqiptare EmptyWed Jul 09, 2008 10:58 pm

Noli për mërgatën tha:

Mbahu nënë e mos ki frigë
se ke djemtë në Amerikë...

Ky realitet i hidhur akoma na drejton të mbajmë shpresën se dikush që përpiqet në mërgim, të na krijojë mundësitë e zhvillimit! Dhe kjo është realitet ! Sepse zhvillimi ynë në vendlindje , akoma pamundësohet nga makineria e hipokritëve që udhëheqin me sistemin !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Na ishte një herë një mërgatë shqiptare Empty
MesazhTitulli: Re: Na ishte një herë një mërgatë shqiptare   Na ishte një herë një mërgatë shqiptare Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Na ishte një herë një mërgatë shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: