Gjaku ne arteriet tuaja duhet te ruhet ne nje tension te caktuar per te mirembajtur qarkullimin. Ky tension ndryshon me rrjedhjen e gjakut nga zemra juaj dhe rezistencen e artereve me te vogla te gjakut. Ne nje individ te shendetshem tensioni i gjakut normalisht qendron brenda kufijve strikt. Tensioni brenda cdo sistemi qe eshte i mbushur me leng-sic eshte sistemi i qarkullimit-varet nga trashesia e lengut ne te dhe se sa lehte mund te zmadhohen veshjet e brendshme te artereve. Nese veshjet e brendshme jane shume elastike, mund te presionohen brenda tyre sasira te medha lengjesh pa patur ngritje te madhe te tensionit. Por, nese veshjet e brendshme jane te qendrueshme dhe nuk rezistojne ne zgjerim, shtimi i nje sasie shume te vogel lengu, shkakton ngritje te menjehereshme te tensionit.