|
| Emigracioni s'mundje shekullore.? | |
|
+6Riki30 Beton baniG patrioti shqiptar silvi Anna Granit 10 posters | Autori | Mesazh |
---|
Granit Fillestar/e
Numri i postimeve : 34 Vendi : Milano Italy Profesioni/Hobi : jam ai q'jam. Registration date : 03/09/2007
| Titulli: Emigracioni s'mundje shekullore.? Tue Sep 04, 2007 5:58 pm | |
| Thone se emigracioni eshte smundje e pa sherushme..!
Si kane qene ditet e para per ju ne toke te huaje,ne emigracione perballeshe me shume sprova qe edhe bile bile mbi toke duhet ka nj'her me gjet vullnetin qe ti kalosh..
Deshira eshte t'ju lexoja ditet e para ne Emigrcion. | |
| | | Anna Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2694 Vendi : Zurich Registration date : 26/08/2007
| Titulli: Re: Emigracioni s'mundje shekullore.? Wed Sep 05, 2007 6:31 pm | |
| Nji njeri qe humb rrugen dhe nuk din kah te ja mbaj majtas apo djathetas merr busollen dhe mendon ta orientoj por ja qe faktori njeri shum shpejt hap rrugen per te mbijetuar ket rrug te mallkuar dhe me plot angth dhe shtres se si do te lyp buk si uje si do te mirem vesh ado te behem e aft te komunikoj vet pa ndermjetsues ky ishte fillimi cdo fillim ka veshtersit e veta edhe ditet e para ne emigracion jan te veshtira por te perballueshme kur ke vullntin dhe shpresen . | |
| | | silvi Anëtar
Numri i postimeve : 218 Registration date : 04/09/2007
| Titulli: Re: Emigracioni s'mundje shekullore.? Thu Sep 06, 2007 1:23 pm | |
| Vitet e para mbartin veshtiresi,pengesa,ankth,pasiguri,stres pa fund,nese ke vullnetin t'i kalosh keto gjerat ecin drejt normalitetit,pervec dickaje qe nuk mund te normalizohet asnjehere,mallit per vendlindjen... | |
| | | baniG patrioti shqiptar Fillestar/e
Numri i postimeve : 16 Age : 41 Vendi : tirana Profesioni/Hobi : te luaj buling Registration date : 07/09/2007
| Titulli: Re: Emigracioni s'mundje shekullore.? Mon Sep 10, 2007 10:00 pm | |
| emigracjoni ka qene dhe do mbetet nje plag e hapur per kombin tone, dhe i tille do jet per shum kohe, mjer ne qe sakrifikojme per jetes me te mire sot ne 2007, dhe nuk kemi mundsi te na ndodh nje fatkeqsi ne familje dhe te mos kthehemi dot per te par prindrit apo te afermit. mallkuar qoft ky emigracjon qe na ndau persegjalli nga njerzit. | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Emigracioni s'mundje shekullore.? Fri Oct 05, 2007 5:33 pm | |
| Kurbeti -Emigracioni
Mërgimi, që u zgjerua në këtë periudhë, pati diku karakter stinor, diku karakter shumëvjeçar; një pjesë mërgonte brenda vendit, kurse shumica jashtë Shqipërisë. Sidoqoftë mërgimi i fshatarëve në masën dërrmuese u bë pa e shpërngulur familjen nga fshati dhe pa e prishur ekonominë e vogël bujqësore. Fshatarët shqiptarë e shfrytëzonin edhe më parë mërgimin stinor. Por përmasat e tij ishin mjaft të kufizuara në krahasim me valën e madhe të mërgimit stinor që pushtoi vendin gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX dhe pjesës së parë të shek. XX. Numri i të mërguarve është vështirë të përcaktohet qoftë edhe afërsisht, pasi fshatarët e varfër largoheshin për disa muaj nga vendi i tyre pa lënë gjurmë në dokumentet e kohës. Pasi përfundonin mbjelljet dhe vjeljet e vjeshtës, zakonisht në fillim të nëntorit mijëra krahë pune linin familjet e shkonin jo vetëm nëpër qytetet e katër vilajeteve shqiptare, por deri thellë në Greqi, në Serbi e në Bullgari, pa përjashtuar Stambollin e fshatrat rreth e rrotull kryeqytetit turk. Ky mërgim stinor vazhdonte deri në fillim të pranverës, kur fshatarët e mërguar ktheheshin me kursimet e domosdoshme për të mbuluar bilancin pasiv të ekonomisë së tyre bujqësore. Edhe mërgimi shumëvjeçar nuk ishte i panjohur për fshatarësinë shqiptare. Madje me të tillë fshatarë, të cilët mërgimin shumëvjeçar e kthenin brenda në Shqipëri në mërgim të përhershëm, ishin rritur edhe vetë qytetet e vendit. Por deri në fund të shek. XVIII mërgimi ekonomik jashtë trojeve shqiptare bëhej kryesisht në drejtim të Stambollit. Vetëm nga fundi i shek. XVIII e sidomos nga fillimi i shek. XIX u dukën mërgimet shumëvjeçare në vende të tjera të huaja, siç ishin Rumania, pastaj Egjipti dhe pak më vonë Greqia ose Serbia. Megjithatë, kurbeti ekonomik shumëvjeçar mori një karakter masiv të paparë vetëm pas mesit të shek. XIX. Ai përfshiu edhe shtresat e ulëta qytetare, megjithatë pjesën dërrmuese të kurbetlinjve e përbënin gjithnjë fshatarët e vegjël. Mërgimi shumëvjeçar preku sidomos fshatarët e varfër të Shqipërisë së Jugut, sepse në këto vise ekonomia monetare kishte depërtuar më thellë se gjetkë. Për disa dhjetëvjeçarë qyteti që tërhoqi më shumë kurbetlinj qe përsëri Stambolli. Në vitet 80 Stambolli kishte rreth 60 mijë shqiptarë të ardhur nga të katër vilajetet. Ai u bë qyteti me popullsi më të madhe shqiptare edhe kundrejt qyteteve të Shqipërisë. Duke tërhequr njëri-tjetrin shqiptarët vijuan të mërgonin gjithashtu në Egjipt e në Rumani, ku u vendosën jo vetëm nëpër qytete, por edhe nëpër fshatrat e luginës së Nilit e të Danubit. Sipas njoftimeve që jep P. Kabue (P. Caboué), në fund të sundimit osman kishte në Egjipt rreth 30 mijë e në Rumani rreth 10 mijë shqiptarë, të cilët merreshin me zejtari, me tregti dhe me bujqësi. Nga radhët e tyre ishte formuar edhe një shtresë tregtarësh të pasur. Nga vitet 70 kurbetlinjtë shqiptarë filluan të çanin rrugën nëpër vende të tjera të panjohura për ta më parë. Njëri prej tyre ishte Rusia, ku mërguan me qindra veta, kryesisht fshatarë të krahinave juglindore. Më vonë, në vitet 90, në Rusi shkuan me qindra punëtorë për ndërtimin e hekurudhës transiberiane, të cilët pastaj u vendosën me punë të ndryshme në Odesë, në Vladivostok, në Irkutsk e gjetkë. Me fitoren e autonomisë së Bullgarisë (1878), shumë kurbetlinj fshatarë u vendosën nëpër qytetet e saj, sidomos në Sofje, në Filipopol e në Vranë duke formuar këtu brenda një kohe të shkurtër një koloni prej 2 mijë shqiptarësh. Në përpjesëtime të vogla kurbetlinjtë rrahën edhe vise të tjera të huaja, si Austrinë, Italinë etj. Në periudhën e fundit të sundimit osman vendi që tërhoqi pjesën më të madhe të kurbetlinjve shqiptarë qe kontinenti amerikan dhe kryesisht Shtetet e Bashkuara. Të mërguarit e parë shqiptarë zbritën në SHBA në fillim të viteve 80, kurse vala e madhe e këtij mërgimi filloi në fund të shek. XIX. Më 1912 në ShBA numëroheshin rreth 40 mijë kurbetlinj shqiptarë, pothuajse të gjithë me origjinë nga Shqipëria e Jugut. Në fillim kurbetlinjtë fshatarë u grumbulluan njëri pas tjetrit në Boston Mass, në Nju-Jork dhe në Sen-Lui (Saint-Louis), ku formuan edhe lagje me shqiptarë, por pastaj u vendosën edhe në vise të tjera të ShBA-së, deri në brigjet e Paqësorit. Një pjesë e vogël e kurbetlinjve u vendosën në shtete të tjera të kontinentit amerikan (Kanada, Argjentinë etj.). Fshatarët që shkuan në kurbet lanë pas tyre familje të varfëruara. Për të blerë navllon (biletën e udhëtimit detar) ata u detyruan të shisnin kafshët e punës dhe të hynin në borxh. Po edhe atje ku vajtën i prisnin kushte të vështira jetese. Duke mos e njohur gjuhën e huaj dhe duke mos pasur ndonjë profesion, ata u detyruan të kryenin punët më të rënda. Zakonisht shkonin në kurbet që të ktheheshin pas dy ose tre vjetësh dhe, pasi të qëndronin disa muaj pranë familjeve të tyre, të niseshin përsëri. Por shpesh herë ata qëndronin në mërgim për periudha shumë të gjata, disa harroheshin fare në dhe të huaj. Kështu kurbeti u bë një plagë shoqërore për masat fshatare dhe qytetare. Mërgimi stinor a shumëvjeçar ndikoi në ekonominë e vendit në dy drejtime: nga njëra anë, duke i dhënë mundësi fshatarit të vogël të përballonte deri diku nevojat familjare, e ngadalësoi procesin e rrënimit të tyre të plotë ekonomik; nga ana tjetër, dërgesat periodike të kurbetlinjve, të cilët erdhën duke u shtuar derisa arritën në vitet e fundit të sundimit osman afërsisht 14-16 milionë franga ari në vit, e frenuan deri në një farë shkalle asfiksinë e plotë që po i shkaktonte ekonomisë së vendit grabitja fiskale e Stambollit dhe vërshimi i mallrave të huaja |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Emigracioni s'mundje shekullore.? Thu Jan 17, 2008 1:33 am | |
| Pershendetje shqiptar ku do qe jeni ... ju pershendes,nga kjo teme e qelluar smundje shekullore tingllonka mire kjo teme e dhimshme,kjo rruge e nemur me shekuj shqiptareve ju inponua qe kurre fuqite e medha coptuan kufit tona Shqiprin,shqiptaret mbeten pa shtet,pa liri ,te malltretuar,te burgosur,te gjithe keta jane faktor qe nxiten drejt kesaj rruge kete smundje shekullore. | |
| | | Riki30 Admin
Numri i postimeve : 2358 Age : 48 Vendi : Prishtine Registration date : 09/08/2007
| Titulli: Re: Emigracioni s'mundje shekullore.? Thu Jan 17, 2008 2:16 am | |
| Ndoshta vertet semundje shekullore por ta ka imponu situata dhe ske pas rrugedalje tjeter ose me duru ose mu burgos ose me te vra ose me kap rrugen e mergimit (shpetimit), por dhasht Zoti tani e tutje sdo te dalin me jasht vendit por te jetojme ketu dhe te mundohemi ta ringjallim e te kontribojm ne vendin tone . | |
| | | shaban cakolli V.I.P
Numri i postimeve : 8740 Registration date : 23/08/2007
| Titulli: Re: Emigracioni s'mundje shekullore.? Thu Jan 17, 2008 2:18 pm | |
| Një plagë e shëmtuar e pashëruar deri më sot.Vitet 90-ta,kishte dy rrugë:Të i nënshtrohesh pushtuesit,të poshtrohesh para tij dhe tëfshij dajak saherë të i tekej,të burgosesh pa arsye,të biesh viktimë e pa fajshme,të vuajnë fëmijët dhe familja nga uria,tëra këto ishin rruga e parë dhe e dyta ishte kjo e dhimbshmja mërgimi.Mërgimtarët nuk e kishin lehtë,ata pos mallit të atdheut,familjes e miqëve,kryanin punët më të rënda që nuk i kryanin të tjerët.Po pse e bënin këtë?A mos vallë nuk mundnin të jetonin?Jo,ata kishin ndihmën sociale të refugjatit që u mjaftonte për vetën e tyre dhe familjen.Ata kryenin punë të rënda me paga të ulëta,për të ndihmuar Qeverinë,shkollat shqipe,të afërmit,skamnorët,njerëz të sëmurë dhe në veqanti krahun luftarak përmes fondit"Vendlindja Thërret".Ata nuk pushonin edhe kohën e lirë që kishin,përpiqeshin të internacionalizonin çështjen e Kosovës mes mjeteve të informimit,organizonin protesta kundraj pushtuesit dhe padrejtësive të Fuqive të Mëdha,organizonin shkollat shqipe në mërgim,mbrojtëjen e kulturës kombëtare,shënimin e datave historike kombëtare........
Tani a kanë përspektivë mërgimtarëttë kthehen në Atdhe? Unë mendoj jo,dhe ata që kthehen nuk e bëjnë atë nga përspektiva,po nga shtyrja e dashurisë për Atdhe.Pse?Të rrallë janë mërgimtarët që kanë bërë biznes në mërgim.Dikush pyet si është e mundur?Ja se si,të shpërngulurit e viteve të 90-ta,kur lanë atdheun me vete muarën fëmijët e tyre për ti siguruar nga përndjekja e pushtuesit.Të jetosh sot me familje në shtetet e perendimit dhe të kursesh,duhet të kesh të ardhura fort të majme,nga se kostoja e jetesës në perendim ka rënë dukshëm. | |
| | | Ani Anëtar
Numri i postimeve : 410 Registration date : 08/02/2008
| Titulli: Re: Emigracioni s'mundje shekullore.? Sun Feb 10, 2008 10:32 pm | |
| Emigracioni normal qe ka me shume ane negative se sa pozitive, por kur ndokush shkon jashte vetem per 'studim', atehere dicka ndryshon. Une per shembull si student akoma nuk e kam vendosur ku do jetoj ne te ardhmen dhe kjo do varet nga mundesite ku do i shprehja me mire ne atdhe ose jasht-atdheut, se mbi te gjitha nuk sakrifikohem aq shume per atdheun. Sa u takon problemeve te mia, eshte malli per familjen dhe shoqerine e ndershme atje, ndersa ne anen tjeter mendoj se kush do jete njeriu i ardhshem tendi, me ate qe do kalon jeten, nje jo-shqiptare apo shqiptare. Lus Zotin ta marr nje shqiptare...!
cheers! | |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Emigracioni s'mundje shekullore.? Wed Mar 19, 2008 2:33 am | |
| Emigracioni eshte nje smundje shekullore bile bile ,nga kryesa e pare e rruzullit toksore,edhe vete (Ademi dhe Hava = Adam dhe Eva)nuk kan qendruar aty ku kan lindur.
Mendoj qe eshte s'mundje bile bile bashke me kyresen e pare njeriut. | |
| | | Kosovarja Admin
Numri i postimeve : 4833 Age : 38 Vendi : Jashtokësore! Registration date : 14/08/2007
| Titulli: Re: Emigracioni s'mundje shekullore.? Sun Mar 23, 2008 4:09 am | |
| Emigracioni ka pasoja negative ne planin afatshkurter por ne te njejten kohe perben edhe investimin me te madh kombetar per nje te ardhme me te mire ne trojet shqiptare. Shqiptaret qe emigrojne nuk ikin nga malli por nga halli dhe atje ku shkojne gjejne ato mundesi per pune, shkolle, jete me te mire qe nuk e kane ne Kosove. Nuk jam perkrasese e emigracioni por as nuk jam kunder emigracionit. Cdo njeri ka mundesi te marre vendimin per emigrim, por nje gje po ju theme, ne Kosove, ne nje shtrese te madhe te popullesise, eshte nje mjerim. Andaj atyre ju duhet disi te sigurojne disi jetesen ..."Kafshat qe nuk kaperdihet eshte or vlla mjerimi"Andaj mendoj se edhe emigrantet ne nje menyre kane mundesi te ndihmojn atdheun ne cdo pikepamje, nje fond i perbashket i organizuar nga nje komision i posaqem parlamentare do te ishte i mjaftushem. 10 dollar ne jave apo ne muaj nga cdo emigrante i punesuar do te ishte kontributi i cili sipas mendimit tim do ta ndryshonte ardhmerin e atdheut tone, Fondi do te ishte i mjaftushem per ndertimin e shkollave, rrugeve, etj dhe ne kete menyer vendet te punes do te hapen,dhe nuk do kete arsye me per emigrim.. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Emigracioni s'mundje shekullore.? Sat Jan 24, 2009 2:19 am | |
| Emigracioni - nje dhimbje qe na shoqeron ne shekuij dhe nje semundje e pashmangshme. E rendesishme eshte qe shqiptaret ne emigracon dijne te ruajne vlerat e tyre si komb, jane te lidhur me traditat e tyre, me gjuhen dhe flamuriin. Jane te lidhur me Atdheun dhe kane shume nostalgji, eshte tipike kjo per popullin tone, qe kudo shkojme na mungon vendi dhe njerezit dhe na merr shume malli e mezi presim te kthehemi qofte edhe per nje kohe te shkurter pushimesh. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Emigracioni s'mundje shekullore.? | |
| |
| | | | Emigracioni s'mundje shekullore.? | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |