Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Nje pyetje kryeministrave shqiptar.

Shko poshtë 
+23
malesorja e Kosoves
Beton
Guximi
zeriatdheut
kena_cool
Leka i Madh
rrebelja
Kosovarja
Ago Muji
xhavo_
rolling
albin dibra
luan mreti
interesant
E_Bukura
Lanetja
Sofra
atlantida
Euridika
rroni
eri M
tom sojer
petritkola
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje pyetje kryeministrave shqiptar.   Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 EmptySat Aug 02, 2008 6:10 pm

"FATKEQESIA KOMBETARE"- VETPERCAKTIMI ME I SAKTE - Nga Hamdi Dega, Nju Jork .... Jane nje shpure qyqesh qe krijojne nje kor sa injorant aq edhe fatkeq... Tamam nje kor qyqesh qe jane gati te japin edhe jeten per ":nenen parti" . E heqin veten te djathte pa pasur asgje ne xhep pervec dashurise per "liderin e pavdekshem" Lehin dite e nate per antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se "nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist". Me nje mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti eshte "virtyti" me i larte i tyre... Flasin per demokraci kur shpirti i tyre eshte prangosur pas nje partie dhe lideri qe pervec emrit asgje nuk kane te perbashket me demokracine... Perbetohen per liri kur pervec servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijne te bejne pune tjeter. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqesi e vetvetes dhe e Berishes, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tille qe po ia marrin krejt fytyren... ( !? ) Nese jeni "vullnetare me zor " te 97-es coni perpara akrepat e ores edhe plot 11 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha Genjeshtrat tuaja i kane kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o "Skuadronet e Vdekjes" se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrrin e vetzgjedhur "Fatkeqesia Kombetare...." Genjeshtrat tuaja i kane kembet shume me te shkrutera se numri i syzeve tuaja qe u kthen permbys jo vetem shikimin e botes por edhe te vertetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shume e shume vite pa e shkelur.... Po ..... Po cfare kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez 28, qe ia permendi deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!? Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!? Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !? Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe ka ne dore fatet e vendit ! E di pse?! Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per " perbindeshin e asaj kohe qe "eshte ka e drejton vendin sikur t'ia kete inat popullit te vet" Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqiperine qeveria e korruptuar e sotme ... Se treti emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar - SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokacise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij... Se katerti kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare!? Se pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen. Se gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove ne vitet 94-96 ndersa takohej me Milloshevicin Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembysve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga dretesia shqiptare nene pretekstin me absurd te mundshem " per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar" duke i dhene evetes edhe rolin e krye-krye gjykatesit te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me ermerimin e tij si Drejtor i Tatimeve te Shqiperise, burimi kryesor i te ardhurave te shtetit shqiptar Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur ne kohe si "organizate terroriste.... markisste- leniniste.... si dore e zgjatur e Beogradit" ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise. Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 2 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira Se dhjeti, organizimi i Grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998, qe po te mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re... duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves, Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetem Beogradit dhe Milloshevicit.... Se 12-ti , eshte bere gati nje muaj nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e as nje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes Se 13-ti, nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise .....! Persa i perket cmires sime per Berishen, do ta jepja gjysmen e pasurise sime per te mos patur mbi supe barren e rekordin e tij te zi te shkeljes se te drejtave te njeriut ne raportet teper kritike te Departmentit amerikan te Shtetit dhe te dhjetera organizatave nderkombetare si Helsinki Watch, Amnesty International..... qysh nga Maji i vitit 1996 e deri sot..... Si Tropojan per Berishen ndjej vetem keqardhje se u fut ne historine shqiptare si hero i demokracise e po del prej saj si antihero e dhunues i eger i saj. Katrahura 97 me mbi 10 00 viktima, grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998 ku ishte implikuar drejtepersedrejti Arkanji, UDB-ja serbe dhe vete Milloshevici... , Gerdeci 2008 dhe se fundi skenat tragji-komike te Kuvendit Popullor te Shqiperise do te ishin te mjaftueshme per ta bere Berishen disa here "President te Bences" apo "Kryeminister te Burrelit" me afat te gjate.... Kjo eshte aresyeja qe ai nuk ka fytyre as guxim te shkoje ne vendlindjen e tij, Tropoje, se ciles me politiken e tij ia ka nxire fytyren. Si mjek, si kardiolog qe me ka shpetuar dy here jeten e babait tim te nderuar i perkulem me nderim ne cdo kohe... Shpetoi me mijera shqiptare si kardiolog e mjek human per ti vrare dhjetera mijera me politiken e tij te mbrapsht, me piramidat, me Gazidedet e Arkanjet, me Gerdecet... Ndaj, para se te na jepni leksione demokracie, para se te na beni moral , para se te na kukatni per komunizmin , ... ju kori i qyqeve dhe "Fatkeqesia Kombetare" e vetshpallur clirojeni me fakte Kryeministrin e Shqiperise prej akuzave te renda dhe vetveten prej dares se sherbetorit te tij ! Fakte e jo pallavra ! Zoti e shpetofte kombin shqiptar nga cdo "fatkeqesi kombetare" me ose pa emer qofte ajo ! Amen !Hamdi Dega
02/08/2008 ora 09:46
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje pyetje kryeministrave shqiptar.   Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 EmptySat Aug 02, 2008 10:34 pm

Fakte jo Pallavra! Kur nuk ia pe hajrin ti, une, ai, ajo, ne , ju ata ato.... kur nuk ia pa hajrin Malesia e Gjakoves, kjo perle natyrore me nje truall flori, si mund t'ia shihte e shohe hajrin Shqiperia!? A mos valle duhet te duartrokasim sic duartrokitem per 46 vjet ish- diktatorin e diktaturen tragjike qe kaluam? Fatkeqesite qe perseriten kthehen ne tragjedi. Tragjedite qe perseriten kthehen ne katastrofa... Katastrofat qe perseriten kthehen ne katrahura si 97-ta, si Gerdeci 2008.... Kur miqte tane te mire amerikane ne kohet me te veshtira terheqin vemendjen ne duhet te japim alarmin.... Para se te ndodhin se pasi ndodhin nuk na mbetet gje tjeter vecse te vajtojme e kukatim si qyqet... Sa per Avniun, kusheririn tim te katert , gjithcka e ka arritur me djersen e ballit dhe te trurit. Krenohem me te jo vetem une, por edhe krejt Malesia e Gjakoves. "Ka qene nje djale i mrekullueshem qe na ka trajtuar si njerez e jo si kafshe... Djale flori me shpirt human", jane fjalet e Mandeles shqiptar, Pjeter Arbnorit kur u takuam rastesisht ketu ne Nju Jork ne pranine e mbi dhjete miqve te Shqiperise e Kosoves. E falenderova ate nga afer edhe Avniun nga larg. E falenderoj dhe uroj sukses ne biznesin e tij te ndershem e shume te suksesshem me djersen e ballit e te trurit. Sa per armen e perdorur ne Tyrben e Shkelzenit eshte e njejta qe te parin ka vrare kunatin e Avnise, vellain e gruas se tij. Po pse nuk merr guximin o burre malesie qe shan me keq se gruaja me e keqe e Harlemit, te denoncosh "topin" qe ia futi zjarrin e luftes krejt Malesise se Gjakoves e ka lene deri tash mbi 150 viktima, duke prekur thuajse cdo fis e familje tropojane. " E dua te gjalle ose te vdekur ne Tirane" nje djale 17 vjecar te Haklaje, jane fjalet e Sali Berishes te incizuara e regjistruara ne video ne mitingun elektoral te PD-se ne Bajram Curri ne Qershor te vitit 1997, vetem pse ai tha " Poshte Sali Berisha".... Iu vu zjarri e flaka nje rrethi te tere per nje fjale goje, kur liria e shprehjes, jo e shpifjes eshte e garantuar me cdo ligj demokracie... Zjarrvenesi i Shqiperise nuk mund te kursente vendlindjen e tij , Malesine Gjakoves nga katrahura 97.... Pse nuk guxon te shkoje Berisha ne Tropoje!? Sa per perkrahjen e tij per Kosoven, lirine pavaresine e saj, sa per patriotizmin e Berishes ... po te ridergoj nje lume faktesh ne nje koment duke i kerkuar falje lexuesve te tjere per kete perseritje te panevojshme ! Eshte me teper se nje artikull i zakonshem. Jane fakte historike te regjistruara jo vetem nga media e politika shqiptare, por edhe nga autoritetet nderkombetare e deri tek OKB-ja. Fakte jo pallavra! Hamdi Dega
02/08/2008 ora 15:21
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje pyetje kryeministrave shqiptar.   Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 EmptySun Aug 03, 2008 4:21 pm

Perse nuk e hapni dosjet zoti Berisha?

Ja grupi i deputetëve që mbështeti Berishën dhe Topallin për shtyrjen e hapjes së dosjeve

[url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=77123', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');]Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Pdf_button [/url][url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=view&id=77123&Itemid=1&pop=1&page=0', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');]Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 PrintButton [/url][url=http://bashkimikombetar.com/javascript:void window.open('http://www.sot.com.al/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=77123', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=400,height=250,directories=no,location=no');]Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 EmailButton [/url]
Grada e perdoruesve-ve:Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Rating_star_blankNje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Rating_star_blankNje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Rating_star_blankNje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Rating_star_blankNje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Rating_star_blank / 0
I varferI mire
Saturday, 02 August 2008
Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Kuvendi_sallaNga Përparim HALILI - Gazeta "SOT" paralajmëroi edhe disa ditë më parë, se procesi politiko-ekzekutiv i përgatitjes së ligjit për hapjen e dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit është dhe do të rezultojë një proces fals, i përgatitur prej krerëve të lartë të pushtetit dhe personalisht prej kryeministrit Sali Berisha, prej kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe prej një grupi deputetësh të djathtë, që kanë edhe poste në qeveri. Këto dosje nuk janë hapur, nuk po hapen dhe nuk do të hapen asnjëherë, sespe kështu u duhet atyre poltikanëve dhe deputëtëve e ministrave të mazhorancës që kanë patur "lidhje pune" me to.Me dosjet nuk do të ketë veprim konkret në favor të hapjes së tyre, por do të ketë vetëm demagogji zyrtare dhe politike, që i bllokon ato, për arsye se disa nga figurat e mazhorancës dhe konkretisht të "kampit" të PD, kanë "konflikt interesash" me këto dosje të zeza krimi, për të cilët flitet shpesh këto vitet e fundit, madje edhe që nga dita kur ata janë futur në "shërbim të Demokracisë Katoviciane", se kanë qënë kontingjentë të shëbimit të ish-Sigurimit të Shtetit, si spiunë. Ndaj dhe loja teorike e pushtetit me hapjen e dosjeve dhe veprimet për mos hapjen e tyre, po vazhdon prej 17 vjetësh. Edhe pse (mos)hapja e këtyre dosjeve famëkeqe, ka qënë dhe mbetet një nga kushtet kryesore të vendosur prej KE për pranimin e Shqipërisë në familjen Evropiane, ato u bllokuan përsëri prej krerëve Berisha-Topalli. Kjo ndodhi, megjithëse "dosjet" u futën në axhendën e Kuvendit me emergjencë, afro 2 vjet pas depozitimit të projektligjit për to, projekt ligj që mbahej i izoluar në kasafaortëne Topallit me urdhër të (krye)Saliut të qeverisë shqiptare. Ato u bllokuan përsëri edhe këtë sesion parlamentar, duke mos përfillur kushtin dhe kërkesën ultimative e këmbëngulëse të KE për realizimin e këtij procesi. Fakti që kuvendi e shtyu problemin e hapjes së dosjeve të ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, për në muajin shtator, krijon mendimin, pse jo edhe bindjen, se brenda mazhorancës ka drejtues poltikë e qeverisës, që i tremben këtij procesi. Ky panik dhe kjo "përkujdesje" e pjestarëve të ndotur të figurave të së djathtës, për të bllokuar dosjet e spiunëve, kemi bindjen, se do të vazhdojë bllokimin e tyre. Sipas informacioneve tona, nuk ka asnjë shans që ta hapen dosjet, pra që të realizohet ky proces i rëndësishëm dhe përcaktues për të ardhmen e politikës shqiptare, të së ardhmes dhe fateve demokratike të këtij vendi, që po mbahet peng prej një grupi politikanësh të të njëjtës "race politike", por të ndarë në "brigada" të ndryshme partiake. Bllokimi i dosjeve, do të jetë një ngërç i madh dhe rrezikues për futjen e Shqipërisë në BE, mbasi vetë KE, edhe një muaj më parë ka kërkuar me këmbëngulje përmbushjen e kushtit të vendosur në këtë drejtim, kusht të cilin ia dërgoi Berishës dhe Topallit, nëpërmjet zotit Biberaj, drafti i të cilit u hodh në kosh të plehrave prej "demokrat" e "anti-spiunë" Berishës dhe klanit të deputetëve të tij servilë, që thuhet se hapja e dosjeve i lë "pagjumë", aq sa ata janë gati ta lënë Shqipërinë jashtë BE, vetëm e vetëm të mos u hapen dosjet e "kontributeve" që kanë dhënë si ish-spiunë të sigurimit të shtetit. Shtyrja nuk ëhstë gjë tjetër, veçse manovër e rradhës e mazhorancës. Sepse kështu i duhet Berishës, për të përfunduar edhe kjo lojë politike e frikshme, për të e për ata që ka rrotull, si lojë-pazaret e tjera. Nuk mund të hap dosjet e spiunëve, një pushtet që ka brenda strukturave të tij qeverisëse e politike ish-spiunë të sigurimit, të cilët edhe për këto "merita", janë futur dhe po vazhdojnë të mbeten në politikë, që nga dita e parë e pluralizmit poltik, kur ata i "desantoi" brenda politikës ish-sigurimi i shtetit. Kur u përmbys sistemi komunist, po ai sistem, po ai shërbim sekret, u ngarkoi atyre "misionin e dytë" të drejtimit të politikës pluraliste dhe orientimit të saj drejt kontrollit mbi ekonominë kapitaliste, gjë që është realizuar me sukses prej tyre. Mirëpo KE kërkon hapjen e dosjeve. Këtu është vështirësia, sepse klasa aktuale politike dhe qeverisëse shqiptare, nuk mund të hap dosjet për vehten. Ndaj dhe bënë të gjithë përpjekjet për t'i bllokuar ato, deri sa të bëjë pastrimin, asgjësimin dhe zhdukjen e tyre të plotë. Grupi i deputetëve që ka mbështetur Berishën dhe Topallin në këtë "nismë" anti-KE dhe anti-ligj, ka qënë po aq i interesuar, sa dhe dy krerët e qeverisë e të pushtetit legjilsativ për të shtyrë hapjen e dosjeve, mbasi edhe emrat e tyre janë përfolur në opinion e ne media, si individë me probleme në "atë punën" e sikletshme të dosjeve të ish-sigurimit të shtetit. Kjo farsë Berisha-Topalli, po përgatitet të përfundojë ashtu siç kanë përfunduar shumë lojëra politike, që janë inskenuar dhe përdorur për qëllime të tyre. Diskutimi i projekt-ligjit të dosjeve të ish-spiunëve, u bllokua përsëri nga mazhoranca lara-lara e Berishës, duke e shtyrë sërish këtë miratim. Megjithëse u deklarua në kuvend prej zonjës Topalli, se projektligji i dosjeve do të mbyllej brneda javës s ëparë nga dita e paraqitjes në kuvend, kjo nuk ndodhi. Përsëri, ka qënë mazhoranca e cila pezulloi dhe shtyu për një afat tjetër në shtaor (thuhet), debatin mbi projekt-ligjin e ish-spiunëve. Bllokimi "Berisha" i dosjeve, ndoshta nuk ndodh për faktin që bashkëpunëtorët e afërt të Saliut, pjestarë nga familja e tij dhe shumë deputetë, nëpunës të lartë, ministra e politikanë të panelit të tij, mund të jenë ish-spiunë. Por motivi i bllokimit të dosjeve prej Saliut e kërkon një përgjigje. Edhe pse ai nuk e jep, ky qëndrim bllokues e ka një shpjegim: Berisha po përpiqet të diktoj pushtetin e tij mbi të gjithë institucionet, për të mos shkuar përpara drejtësisë për krimet që ka kryer ndaj shqiptarëve në të gjithë drejtimet.

Ja grupi i deputetëve që mbështeti Berishën dhe Topallin për shtyrjen e hapjes së dosjeve

• Jozefina Topalli
• Sali Berisha
• Jemin Gjana
• Astrit Patozi
• Ritvan Bode
• Preç Zogaj
• Fatos Beja
• Sokol Olldashi
• Sabri Godo
• Fatmir Mediu
• Genc Ruli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje pyetje kryeministrave shqiptar.   Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 EmptyFri Aug 15, 2008 11:18 pm

C'fare jane keto veprime zoti Berisha?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje pyetje kryeministrave shqiptar.   Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 EmptyFri Aug 15, 2008 11:23 pm

C'fare jane keto veprime zoti Berisha?

Ambasada amerikane përgënjeshtron Berishën

Nga Armand Maho

Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Berishagerdec
Ambasada amerikane në vendin tonë reagoi dje në lidhje me deklaratën e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, se qëndrimet kritike të një diplomati të lartë të këtij vendi janë trillime mediatike. I kontaktuar nga gazeta “TemA”, një zëdhënës i kësaj ambasade pranoi se diplomatë të lartë të saj kanë zhvilluar një takim me gazetarë të medias shqiptare. Sipas tij, në këtë takim është diskutuar në lidhje me ato tema që janë raportuar më pas me korrektesë nga mediat shqiptare. Zëdhënësi shtoi se problemet që janë ngritur në këtë takim nuk janë të panjohura për zyrtarët e lartë shqiptarë. Sipas tij, këto probleme janë trajtuar nga diplomatët amerikanë në takimet që kanë patur me funksionarë të lartë të shtetit shqiptar.
Reagimi i ambasadës amerikane vjen pak pasi kryeministri, Sali Berisha, u shfaq në një konferencë për shtyp, ku ka folur si asnjëherë më parë në historinë e qeverisjeve për ecurinë e 7-mujorit. Berisha tha në këtë konferencë, i pyetur nga mediat, se nuk ka asnjë deklaratë të diplomatëve amerikanë, dhe shtoi se ai është një trillim mediatik. I pyetur se sa është e gatshme qeveria të ndihmojë hetimin për Gërdecin, për shkak se një diplomat amerikan ka deklaruar se mazhoranca po bëhet pengesë në këtë drejtim, Berisha tha: “Nuk ekziston asnjë deklaratë e asnjë diplomati dhe e asnjë zyrtari se qeveria po pengon hetimet. Ky është një dezinformim. Ju këshilloj t’i lexoni mirë deklaratat. Ata që mendojnë se qeveria ka penguar hetimet, po trillojnë.”
Gazeta “TemA” botoi para dy javësh shqetësimet e zyrtarit amerikan në lidhje me qeverisjen e zotit Berisha. Sipas këtij diplomati, qeveria po bën hapa prapa që rrezikojnë dhe anëtarësimin në NATO. Ai përmendi si problem kryesor projektligjin që po përgatitet nga qeveria për prokurorinë dhe që synon vënien nën kontroll të këtij institucioni. I lidhur ngushtë me këtë qëndrim, sipas diplomatit amerikan, është dhe tentativa për të penguar hetimet për Gërdecin.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e quajnë gurë prove këtë proces për qëndrimin që qeveria mban ndaj drejtësisë në një çështje, ku zyrtarë të saj janë të përzier. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë parë si një zhvillim shumë negativ faktin që kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka fotokopjuar fjalimin e Fatmir Mediut në seancën e Kuvendit dhe i ka rekomanduar Prokurores së Përgjithshme të orientojë hetimet, sipas deklaratave të zotit Mediut. Shqetësim për diplomatin përbëjnë edhe përpjekjet për të rrënuar autoritetin e Gjykatës së Lartë dhe ngritja e një strukture të dyshimtë të shërbimeve sekrete.
Por, kur kanë mbetur edhe disa muaj nga zgjedhjet e përgjithshme, zyrtarët amerikanë shohin me shqetësim tentativat për manipulim të tyre. Sipas tyre, qeveria po synon largimin e misionit të OSBE nga vendi ynë.
Edhe pse për shumëkënd në Shqipëri ky lajm ishte i ri, vetë qeveria e pranoi një gjë të tillë, kur publikoi një letërkëmbim të ministrit të Jashtëm, Lulëzim Basha, me kryetarin aktual të OSBE, ministrin e Jashtëm finlandez, Aleksandër Stubb. Basha kërkon qartë largimin e misionit, kërkesë që kundërshtohet në mënyrë diplomatike nga Stubb.
Edhe pse nuk e ka pranuar përfundimisht dje deklaratën e diplomatit amerikan, kryeministri Sali Berisha disa herë i është përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga ai dhe të publikuara në media. Ai foli të nesërmen e kësaj deklarate në lidhje me çështjen e Gjykatës së Lartë, duke thënë se rrëzimi i dekreteve përforcoi transparencën. Disa ditë më vonë, Berisha foli dhe për misionin e OSBE, duke deklaruar me forcë se nuk ka kërkuar dhe nuk do kërkojë kurrë largimin e këtij misioni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje pyetje kryeministrave shqiptar.   Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 EmptyFri Aug 15, 2008 11:24 pm

Zoti Berisha, c'fare jane keto?

Berisha me tu kthyer nga Kina deklaroi se Kosova nuk është problem shqiptar por serb dhe kosovar. Pas saj Berisha e anuloje sherbimin e detyrueshem ushtarak ndërkohë qe Karamanlise deklaroi se minoritatert grek munde ta kryejne sherbimin ushtarake ne ushtrine greke. Ne se Berisha nuk punon për serbet dhe greket si munde te shpejgohen veprimet e tij te fundit?Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Modify_inline
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje pyetje kryeministrave shqiptar.   Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 EmptySat Aug 16, 2008 12:13 am

Zotri Berishes do i kisha thene se kur do vije momenti qe te jepni dorheqje. Edhe te mos ktheheni me asnjehere ne politike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mister
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 327
Registration date : 10/07/2008

Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje pyetje kryeministrave shqiptar.   Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 EmptySat Aug 16, 2008 10:28 am

Petritkola,nuk duhet ti besoni politikaneve se qfar thone para mediave,gjithqka qe egziston ne bote kuptohet me lehte se politika,politika eshte genjeshter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Argent
Anëtar
Anëtar
Argent


Male
Numri i postimeve : 244
Age : 48
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje pyetje kryeministrave shqiptar.   Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 EmptySat Aug 16, 2008 11:30 pm

Mister nese politika eshte genjeshter duhet genjyer per te fituar te drejtat tona pse jo !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje pyetje kryeministrave shqiptar.   Nje pyetje kryeministrave shqiptar. - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nje pyetje kryeministrave shqiptar.
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» Pyetje
» Pyetje
» Pyetje.
» Një pyetje - një përgjigje
» Edhe unë jam shqiptar...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: