Nuk ka aspak nevojë të hiqen flamujt e BDI-së, pasi jemi në një process shumë të rëndësishëm dhe shumë delikat. Nuk guxojmë që maqedonasit për budallallëqet e politikës së vet që I kanë patur, dhe projektin qesharak që e kishte Gligorovi për shtetin etnik maqedonas e ngadalsuan porcesin. Ne nuk do të lejojmë që dikush të na e hedhë fajin si PDSH se gjoja mosmarrveshjet që shkaktohen tek blloku shqiptar ngadalsojnë procesin integrues të Maqedonisë në NATO dhe në BE. Ne e kemi dhënë formulën tonë , po e përsëris edhe njëherë “Nuk ka Maqedoni pa NATO dhe BE. Nëse ka plane tjera, atëherë duhet t’i thonë publikisht se cilat janë ato plane.
Në fund kryetari i PDSH-së para të pranishmëve u bëri lutje qytetarëve për një fushatë të qetë duke shtuar “ Ju apeluar që të gjithë me fëmijët tuaj,me njerëzit në rrugë dhe më gjithë të afërmit,qoftë edhe me anëtarët e BDI-së, që nuk guxojmë që ne t’i manipulojmë njerëzit,si e bënë ata. Dallimet mes PDSH-së dhe BDI-së janë shumë të mëdha, “Manipulimi që ata e bënë, duke kërkuar që njerëzit të vriten për interes kombëtar për lirim kombëtar, duke marrë edhe miliona nga populli, vota të popullit dhe për 4 vite harruan interesin kombëtar. Politika e PDSH-së ka shkencë , platformë të mirëfilltë që është shkruajtur në vitin 1993. Në fund tha z. Thaci me qetësi dhe me gjakftohtësi u bëri thirje të pranishmëve që te jenë të qetë dhe të votojnë me dinjitet, që bashkërisht kjo fushatë të kurrërëzohet me fitore dhe do të jetë një fitore e të gjithë shqiptarëve .