a) Përkufizimi i tij
Fjala nifak në gjuhën arabe rrjedh nga fjala "en-nefek" që është vendi apo shpella ku fshihet njeriu. Kurse nifaku në terminologjinë islame ka kuptimin e shprehjes së islamit dhe fshehjes së kufrit e sherrit. Është quajtur kështu sepse nga një anë hyn në Sheriatin Islam, ndërsa nga një anë tjetër del nga ai. Këtë na përkujton All-llahu, subhanehu ve teala, kur thotë:
"Vërtetë, munafikët janë ata të prishurit-fasikët" (Et-Tevbe: 6,
d.m.th. të dalurit nga sheriati (ligji islam).
All-llahu, subhanehu ve teala, i bëri munafikët më të këqinj se sa kafirët:
"Vërtetë, munafikët janë në shkallën më të ulët të Xhehennemit" (En-Nisa: 145),
dhe tha:
"Vërtetë, munafikët (dyfytyrshat) përpiqen ta mashtrojnë All-llahun, por Ai i mashtron ata. . ." (En-Nisa: 142),
dhe
"Ata mendojnë se mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, por në realitet ata nuk mashtrojnë askënd përveç vetës, por këtë gjë ata nuk e hetojnë. Në zemrat e tyre kanë sëmundje e All-llahu ua shton sëmundjen dhe ata kanë dënim të dhembshëm për atë që përgënjeshtronin" (El-Bekare: 9-10).
b) Llojet e tij
Nifaku ndahet në dy lloje:
Lloji i parë: Nifaku në besim: Ky është nifaku më i madh, me ç'rast njeriu shpreh islamin dhe fsheh kufrin, ky lloj nxjerr njeriun nga feja në përgjithësi dhe e hudh atë në vendin më të ulët të zjarrit. All-llahu,subhanehu ve teala, i përshkroi munafikët (dyfytyrshat) me të gjitha tiparet e sherrit: me kufr, mosbesim, përqeshje me fe e me fetarët dhe me anim kah armiqtë e Islamit, në përgjithësi për shkak të bashkimit të tyre në armiqësinë kundër islamit. Ata janë të pranishëm në çdo kohë, posaqërisht, kur Islami është i fortë dhe ata nuk kanë mundësi të ballafaqohen me te haptas. Me këtë rast ata shprehin hyrjen në të me qëllim që t'i bëjnë kurthe atij e pjesëtarëve të tij dhe me qëllim që të jetojnë me muslima-nët e të jenë të sigurt në gjakun dhe pasurinë e tyre. Munafiku shpreh besimin në All-llahun, subhanehu ve teala, në melaqet e Tij, në librat e Tij, në të Dërguarit e Tij dhe në Ditën e Gjykimit, kurse në brendësinë e tij është i zhveshur nga këto dhe është përgënjshtrues i tyre. Ai nuk beson në All-llahun, subhanehu ve teala, nuk beson se All-llahu, subhanehu ve teala, u foli (me shpalljen e Tij) disa njerëzve të cilët i bëri të dërguar te njerëzit, përmes të cilëve Ai i udhëzon ata dhe i qorton nga dënimi Tij. All-llahu, subhanehu ve teala, në Kur'an ngriti mbulesën nga këta munafikë dhe zbuloi fshehtësitë e tyre dhe ua bëri të qarta robërve të Tij çështjet e tyre që të ruhen nga ta. Në fillim të sures El-Bekare Ai përmendi tri llojet njerëzore: besimtarët, pabesimtarët dhe munafikët. Për besimtarët aty shpalli katër ajete, për pabesimtarët dy ajete, kurse për munafikët shpalli trembëdhjetë ajete si shkak i shumicës së tyre, belasë së përgjithshme të tyre dhe për shkak të sprovimeve të shumta të Islamit e të pjesëtarëve të tij nga ata. Sprovimi i Islamit nga ata është shumë i madh, sepse ata i përkasin atij, kinse e ndihmojnë dhe e dojnë atë, kurse në realitet janë armiqtë e tij.
Ky nifak ndahet në gjashtë lloje:
1) Përgënjeshtërimi i Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
2) Përgënjeshtërimi i një pjese nga ajo (nga Kur' ani) që iu shpall Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
3) Urrejtja ndaj Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
4) Urrejtja ndaj një pjese nga ajo që iu shpall Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
5) Gëzimi kur feja e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, -Islami bie poshtë.
6) Urrejtja kur feja e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, -Islami triumfon.
Lloji i dytë: Nifaku veprues (praktik); Është veprimi i ndonjërës nga veprat e munafikëve me mbetjen e imanit në zemër. Ky nifak nuk të largon nga mileti islam, por është rrugë deri te një gjë e tillë. Vepruesi i këtij nifaku zotëron në të njëjtën kohë imanin dhe nifakun, nëse nifaku i shumohet për shkak të tij bëhet munafik i pastër. Kurse tek ai që gjendet një cilësi nga nifaku ai posedon një cilësi të tij derisa ta lërë atë, e ato janë; ",..kur t'i besohet - tradhton, kur flet - gënjen, kur premton - mashtron dhe kur bie në armiqësi - i tejkalon kufijtë", tek ai që bashkohen këto katër cilësi, tek ai është bashkuar sherri në përgjithësi dhe janë shoshitur veçoritë e munafikëve tek ai. Kurse ai që zotëron një cilësi nga ato shfaq një cilësi të nifakut, sepse tek njeriu mund të bashkohen cilësitë e hajrit dhe të sherrit dhe cilësitë e imanit dhe cilësitë e kufrit e të nifakut. Ai njeri meriton dënim e shpërblim sipas sasisë së veprave të tij. Prej veçorive të munafikëve është edhe përtacia për faljen e namazit me xhema'at në xhami. Pra, nifaku është sherr dhe shumë i rrezikshëm. Sahabet (shokët) e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kishin shumë frikë nga rënia në të. Ibni Ebi Melike tha: "Takova tridhjetë vetë nga sahabet e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, të gjithë ia kishin frikën vetës nga nifaku".
Dallimi në mes nifakut të madh dhe nifakut të vogël
1) Nifaku i madh largon nga mileti islam, kurse i vogli jo.
2) Në nifakun e madh dallohet bindja e brendshme me pamjen apo formën e jashtme tek njeriu në besim, kurse te nifaku i vogël dallimi i bindjes së brendshme me atë të jashtme bëhet në vepra e jo në besim.
3) Nifaku i madh nuk mund të ndodh te besimtari, kurse i vogli mund të ndodh tek ai.
4) Në të shumtën e rasteve, vepruesi i nifakut të madh nuk pendohet, edhe nëse pendohet dijetarët ranë në dilemë a pranohet pendimi i tij apo jo, derisa vepruesi i nifakut të vogël mund të pendohet tek All-llahu, sub-hanehu ve teala, dhe Ai t'ia falë.
Dijetari i famshëm Ibnu Tejmije tha: "Shumë herë mund t'i paraqitet besimtarit ndonjë kategori nga kategoritë e nifakut, por All-llahu, subha-nehu ve teala, ia falë atij. Po ashtu, mund të shfaqet në zemrën e tij diç që karakterizon nifakun, por All-llahu, subhanehu ve teala, ia largon atë. Besimtari sprovohet me vesveset - intrigat e shejtanit dhe me vesveset e kufrit të cilat ia ngushtojnë gjoksin atij, sikurse thanë sahabet: "O i dërguar i All-llahut, subhanehu ve teala,! Ndonjëri nga ne gjen diç të tillë në shpirtin e tij që sikur të binte nga qielli në tokë do të ishte më mirë për të se sa të flasë atë gjë! Ai tha: "Një gjë e tillë është sinqeriteti i imanit", d.m.th. ndodhja e asaj vesveseje, urrejtja e madhe ndaj saj dhe largimi i saj nga zemra, është sinqeriteti i imanit.
Për pjesëtarët e nifakut të madh All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
"(Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nuk largohen nga rruga e tyre)" (Ei-Bekare: 1, d.m.th.: nuk i kthehen islamit me bindjen e tyre të brendshme. Gjithashtu thotë:
"A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një apo dy herë dhe prapë ata nuk pendohen e as nuk marrin mësim" (Et-Tevbe: 126).
Dijetari i famshëm Ibnu Tejmije tha: "Dijetarët ranë në dilemë a pranohet pendimi i tyre në formën e jashtme, kur dihet se ata gjithmonë shprehin Islamin haptas."