Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Nuk ka më kohë!

Shko poshtë 
+4
Aldo
laloni
Beton
Orfe@
8 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySat Mar 29, 2008 3:14 pm

Si po na e rrëmbejnë burokracitë, stresi apo kotësitë? Koha mbetet përgjithmonë aseti më i çmuar i njeriut. Ja disa këshilla për ta ruajtur...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySat Mar 29, 2008 3:15 pm

Është e qartë se pas 100 vjetësh do të vazhdojnë të ekzistojnë shumë gjëra. Do të ekzistojë "Ferrari", "Microsoft", bankat e mëdha, partitë, kombet, ashtu si dhe shumë mikroorganizma. E ndoshta do të vazhdojë të përsëritet fjala e urtë: "Koha është flori"! Ajo që do t‘i mungojë kësaj bote pas 100 vjetësh do të jemi ne, njerëzit. Në atë moment koha jonë do të ketë perënduar, duke qenë se është edhe një burim i limituar, pra më i rëndësishëm se ari. Kështu, koha e çdo njeriu është një burim i çmuar, i cili duhet administruar me shumë kujdes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySat Mar 29, 2008 3:15 pm

Mama, nuk mundem!

Në fakt, duket se puna, ndryshimet e përditshme të gjata e kaotike, burokracia e ashpër, po na rrëmbejnë shumë nga koha jonë e vyer, kohë e cila u duhet kushtuar miqve, familjarëve, gjyshërve, të afërmve, dëshirave, pasioneve, sportit, leximit, dashurisë, seksit. Ajo "grabitet" përmes orareve të gjata në punë, bllokimeve në trafik, në radha të gjata për të paguar taksat e shumta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySat Mar 29, 2008 3:16 pm

Të tradhtuar nga shpejtësia

Menduam se me zhvillimin e teknologjisë njeriu do të lirohej nga punët e bezdisshme, duke fituar më shumë kohë për nevojat e tij sociale dhe kulturore, por në fakt nuk është kështu. Në fakt, edhe argëtimet e zakonshme kërkojnë kohë dhe përkushtim. Mendoj se çdo njeri i ka bërë një pyetje vetes: Pse na ikën koha?

Sipas një romani të publikuar kohët e fundit, i gjithë faji është i "njerëzve bojë hiri". Dedikuar përfitimit, gjithmonë me kronometër në dorë, jetojnë me kohën e që u vjedhin njerëzve normalë. Sipas sociologëve, të cilët analizojnë sot botën e punës dhe ritmet ekstra të saj, faji është i ekonomisë së globalizuar, e cila që nga vendet e pasura e deri tek ato të botës së tretë, zvogëlon vazhdimisht pagat fikse, duke zgjatur oraret e punës. Por edhe ne si individë kemi përgjegjësitë tona: bëjmë shumë gjëra, e keqpërdorim kohën e lirë dhe gjithmonë na duket sikur ajo nuk na mjafton. Në fakt, ka edhe nga ata njerëz që arrijnë ta menaxhojnë shkëlqyeshëm kohën e tyre. Por si?

Të gjithë ne i vizitojmë shumë shpesh qendrat e mëdha tregtare, për të blerë e për të shëtitur, por asnjëherë nuk e llogarisim kohën që humbasim për të shkuar atje. Jo gjithmonë është e thënë të bëjmë pazar në supermarketet e mëdha, ndërkohë që nevojat tona mund t‘i zgjidhim lehtësisht edhe në një market të vogël pranë shtëpisë, duke fituar kështu disa minuta më shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySat Mar 29, 2008 3:16 pm

Nga software, te makina

Humbasim kohë edhe kur lajmë makinën kundrejt një pagese, pasi klienti hedh brenda në makineri një monedhë, ose disa të tilla dhe e pastron vetë. Prodhuesit e software-ve kanë hedhur në treg pajisje jo të kompletuara dhe presin përgjigjet maksimale nga forumet në internet, për të parë nëse klientët janë apo jo të kënaqur me produktet e tyre. Gjithashtu edhe prodhuesit e makinave i shfrytëzojnë klientët. Kur në makinë shfaqet një defekt, përgjigjja e mekaniku është: "Ju lutem silleni makinën për riparim në vendin që e keni blerë".

Në botë ka edhe nga ata që bëjnë "mirë". Ekzistojnë tregje të atilla, ku konsumatorët blejnë produktet dhe më pas ato u dërgohen në shtëpi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySat Mar 29, 2008 3:17 pm

530 mijë mund të mjaftojnë

Në praktikë është një specie e re: prodhuesi-konsumator. "Puna" e tij i sjell firmës dhe shpërndarjes përfitime, pasi e gjithë puna është spostuar tek ai. Ata fitojnë dhe bëhen më konkurrues.

"Për një kategori njerëzish, si për shembull studentë dhe punëtorë me pagë të ulët, ky rol i prodhuesit-konsumator mund t‘u nevojitet", shpjegon një sociolog, i cili më pas shton: "Për shembull, larja e makinës me monedha ka përfitime, sepse pajisjet vihen në punë përmes një mekanizmi që punon automatikisht dhe më kryesorja fiton para pa u lodhur dhe pa harxhuar shumë kohë. Por për një tjetër kategori njerëzish, kostoja e kohës që humbasin është më e madhe në krahasim me atë që fitojnë dhe kjo nuk u leverdis". Pa llogaritur më pas kohën që të gjithë mund t‘u kushtojnë interesave të veta.

Në fakt, mbi letër të gjithë duhet të jemi padronë të kohës. Kemi në dispozicion makineri për trenat avionë, aparate për të bërë fotografi, kamera, aparate për të komunikuar. Por realisht nuk kemi shpikur atë më kryesoren, për të ndaluar ose ngadalësuar kohën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySat Mar 29, 2008 3:17 pm

Industria e kohës

Duhet të kemi më shumë kohë, sepse jetojmë më shumë. Në disa vende të Evropës, vdekshmëria mesatare për meshkujt është 78 vjeç, ndërsa për femrat 83. Në të kaluarën nuk ishte e thjeshtë të kaloje të 50-at. Sot, një njëzetvjeçar që punon tetë orë në ditë ka para vetes 60 vjet, 530 mijë orë jetë. Këtu përfshihen 80 mijë orë punë normale, ndërsa 450 mijë të tilla do të jenë shumë të mbingarkuara me punë. Gjithashtu, sociologu llogarit se nëse një të riu i duhen mijëra orë për të fjetur, për t‘u larë dhe për t‘u ushqyer, i mbeten 230 mijë orë kohë e lirë. Por shpesh, atyre që punojnë më shumë se tetë orë në ditë, ju duket sikur koha e lirë nuk është mjaftueshme, por në të vërtetë kanë po aq sa një njeri që punon vetëm tetë orë.

"I gjithë faji është i industrisë së kohës së lirë, e cila e bën kohën të duket shumë e mbingarkuar, duke i bërë klientët që të punojnë me të njëjtin ritëm punë", shpjegon ai.

Ja një shembull për të qenë më të qartë: kurse në orare fikse; palestër, që duhet të shkojmë edhe atëherë kur jemi të lodhur; kinema dhe teatër, ku duhet të arrijmë në orarin e duhur duke përballuar trafikun e ngarkuar. Ky është një ritual i vazhdueshëm në shumë aktivitete, të cilat në fund na bëjnë të ndihemi të privuar nga diçka, duke na rrëmbyer shumë kohë. "Nëse jemi të kujdesshëm duke bërë pak gjëra, por saktë, duke shmangur impenjimet fikse, mund të përfitojmë shumë kohë. Një rrugë tjetër janë profesionet krijuese, të cilave u bashkohet studimi, puna dhe aktiviteti, ku edhe nëse punon shumë, lodhesh më pak, sepse duke punuar argëtohesh".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySat Mar 29, 2008 3:18 pm

Akrepa në lëvizje

Nëse sot nuk kemi më kohë, është edhe efekti i ngopjes së tregut: për të fituar sa më shumë para, kompanitë kërkojnë më shumë orë pune dhe ditë më të ngarkuara. Firmat e shumta punësojnë pak punëtorë, por me orare të zgjatura. Me sa duket, kjo është tendenca e fundit e kompanive të globalizuara. Dita e ngarkuar me punë është zgjatur në të gjithë botën, pa marrë parasysh nevojat sociale dhe "rigjeneruese" të punëtorëve. Ndoshta dikush, si në romanin "Momo", duhet ta ndalojë kohën, për t‘u lejuar të gjithëve të mendojnë paksa mbi situatën e krijuar...

Të punuarit shpejt dhe për shumë orë është kthyer në një pikë strategjike për mbijetesën. Sot, në kompani të ndryshme merren pak punëtorë për të kryer njëkohësisht shumë detyra, duke e bërë punën më të pakëndshme dhe stresuese, më shumë se atë të klasës punëtore, e cila nuk është zhdukur ende. Thjesht është transferuar në vendet e botës së tretë, ndërsa pjesa e mbetur në Evropë nuk bie shumë në sy, por ka shumë punë për të bërë. "Spostimi i prodhimit jashtë vendit bazohet në degradimin e kushteve të punës, duke filluar nga koha e punës, që është transformuar në atë të një shekulli më parë", shpjegon një sociologe amerikane. Në Meksikë, Guatemala, Indi, Kinë, norma e punës është shumë e lartë: 12-16 orë në ditë. "Porositë për markat e vendeve të pasura, që kanë transferuar prodhimet e tyre, i detyrojnë punëtorët të punojnë edhe me ritme të shpejta dhe orë të tejzgjatura, nga 48-72 orë. Është efekti "just in time" (në kohën e duhur). Këto kompani prodhojnë vetëm kur vijnë porositë nga dyqanet që tregtojnë këtë lloj marke". Po pse tregu ka arritur deri këtu?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySat Mar 29, 2008 3:18 pm

Fitimet

Me sistemin e prodhimit, shpikur nga themeluesi i shtëpisë automobilistike "Ford", para Luftës së Dytë Botërore, duke u përhapur më pas kudo, tregjet e montimit kishin vënë re një gatishmëri të madhe të markave. Sa më shumë marka të prodhoheshin, aq më shumë mund të mbaheshin në një nivel konstant pagat, pasi firmat industriale nuk fitonin shumë për një produkt të shitur, por që në fakt shisnin shumë. Më pas, tregu, duke arritur një limit të caktuar, u ngop. Kështu, industritë filluan të mendonin se si do të fitonin dhe njëra mënyrë ishte të kursenin në kosto, fillimisht duke prodhuar vetëm serinë e nevojshme dhe më pas duke ulur numrin e punëtorëve e duke u zgjatur orarin e punës, por me të njëjtën pagë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySat Mar 29, 2008 3:19 pm

Çështje sekondash

Në botën e tretë, paga e një punëtori është ulur deri në dhjetë herë. Të punosh fuqishëm, do të thotë të bësh më shumë gjëra në të njëjtin orar pune. Në këtë mes, ajo që fiton është kompania. Kjo dukuri ndodh edhe në vendet perëndimore. Në Shtetet e Bashkuara, dita e punës është rritur 25%, në krahasim me një vit më parë. Në Japoni, ku shpesh lejet e zakonshme nuk i kalojnë 10 ditë në vit, punëtorët hanë dhe flenë në zyrë.

"Çdo gjest në tregun e montimit është studiuar për të prodhuar shumë pjesë në një kohë të shkurtër. Madje edhe pushimet mes turneve bëhen vetëm me disa sekonda, për t‘iu rikthyer më pas furishëm punës", shpjegon më tej sociologia.

Pagat janë sa 1/3 e rrogës fikse. Në fabrikë janë ekspozuar të gjitha fotot e punëtorëve që kanë qenë të sëmurë, me qëllim që pasi t‘i rikthehen punës, të arrijnë normën e duhur gjatë kohës që kanë qenë në spital. Nëse dikush gabon, "gjobitet" me ulje rroge. Kjo metodë e punës japoneze është eksportuar edhe në shumë vende perëndimore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySat Mar 29, 2008 3:19 pm

Minutat që kalojnë

Dihet se pas 100 vjetësh do të vazhdojnë të ekzistojnë shumë gjëra, do të ekzistojë "Ferrari", "Microsoft", bankat e mëdha, partitë, kombet, ashtu si dhe shumë mikroorganizma
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySat Mar 29, 2008 3:21 pm

drejt fundit

Ndoshta do të vazhdojë të përsëritet fjala e urtë: "Koha është flori"! Ajo që do t‘i mungojë kësaj bote pas 100 vjetësh do të jemi ne, njerëzit. (Shqip)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptyThu Apr 03, 2008 1:56 am

biligoa sipas mendimit tuaj si mendoni ju do te perseritet fjala e urte ''Koha eshte flori'' ajo qe do t'i mungoje kesaj bote pas 100 vjeteshe ..??????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
laloni
Anëtar
Anëtar
laloni


Male
Numri i postimeve : 259
Age : 32
Vendi : gjilan
Profesioni/Hobi : leximi
Registration date : 12/03/2009

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySat Mar 14, 2009 10:57 pm

nuk osht mir me pas shum koh ne jet sepse gjith ato gjera ka jeta per ti bere edhe neprap te gjejme koh te lire nuk po me duket e logjikshme!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Aldo
Anëtar
Anëtar
Aldo


Male
Numri i postimeve : 490
Age : 36
Vendi : durres
Registration date : 06/01/2009

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySat Mar 14, 2009 11:03 pm

kohen dime do tia kushtoj vendit tim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySun Mar 15, 2009 3:38 am

kohen do ta shfrytezonim ne bashkim te te gjithe Shqipetareve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySun Mar 15, 2009 4:08 am

Jeta eshte e shkurt nese s punojm?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Aldo
Anëtar
Anëtar
Aldo


Male
Numri i postimeve : 490
Age : 36
Vendi : durres
Registration date : 06/01/2009

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySun Mar 15, 2009 10:50 am

sa teme e dhimshme kjo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
veletini
Anëtar i ri
Anëtar i ri
veletini


Male
Numri i postimeve : 127
Age : 68
Vendi : kosove
Profesioni/Hobi : mesimdhenes
Registration date : 07/12/2008

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySun Mar 15, 2009 5:12 pm

Nuk ka me kohe?!
Se jeta rrjedh shpejt,kete e dime.Se jeta eshte shume dinamike,edhe kete e dime.
Jeta sigurisht se ka kuptim kur njeriu di te shfrytezoje kohen.
Dhe,te gjithe e dime se perhere ka mjafte kohe per te kryer çdo pune,po qe se shfrytezohet mire koha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
socratus
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
socratus


Male
Numri i postimeve : 556
Age : 42
Vendi : Prishtinë
Profesioni/Hobi : psikologji, teologji, design
Registration date : 11/02/2009

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySun Mar 15, 2009 5:16 pm

Tungjatjeta


Koha nuk eshte asgje perpos asaj qe ne i mveshim?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.forum.ds-point.com
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! EmptySun Mar 15, 2009 6:18 pm

nuk ka me kohe per mendime
sepse po vonohemi çdo here për interesa kombetare
kur eshte fjala duhet me qene te gatshem ne çdo moment meu sakrifiku
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Nuk ka më kohë! Empty
MesazhTitulli: Re: Nuk ka më kohë!   Nuk ka më kohë! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nuk ka më kohë!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» “Libri në çdo kohë ka parësinë e tij...
» "Gjurmë në kohë" - Libër i ri nga Faik Miftari

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Psikologji-
Kërce tek: