Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE

Shko poshtë 
+2
Ani
Leka i Madh
6 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyWed Mar 12, 2008 9:35 pm

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE!

Misioni i EULEX vec u vendos ne Kosove. Mohim i sovranitetit te brendshem. Me nder me thene, edhe per nje periudhe te paafatizuar kohore Kosova nuk do ta kete sovranitetin e saj mbi vehten. Sovrani do te jete misioni gjykateso - policor i EULEX i cili eshte i pushtetizuar porsi nje monarki ultrakonservatore.

EULEX do te jete mbi qeverine e Kosoves dhe institucionet e ashtuquajtura 'te republikes', bil bile qeveria 'vendase' do te jete vecse nje servis e ketij misioni jo demokratik. Ky mision do te qendroje me rrogozin 1244, e cila ia ruan sovranitetin Serbise mbi Kosove.

EULEX mohon vetevendosjen e brendshme. Ky mision nuk e ka vendin ne Kosove.

Po ju forumiste si mendoni?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyWed Mar 12, 2008 9:46 pm

Mos ishe i afte te clirosh Kosoven? Apo mos valle jemi te afte ti bejme balle ushtrise serbe?

Fituam luften me ndihmen e BE-se dhe SHBA-se, keshtu qe ata vendosin per ne. Kur do jemi me trima dhe me te organizuar mbi te gjitha edhe me te mencur atehere do
vetevendosim. Por kjo mbase nuk do te ndodhe.......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyWed Mar 12, 2008 10:10 pm

Ani shkruajti:
Mos ishe i afte te clirosh Kosoven? Apo mos valle jemi te afte ti bejme balle ushtrise serbe?

Fituam luften me ndihmen e BE-se dhe SHBA-se, keshtu qe ata vendosin per ne. Kur do jemi me trima dhe me te organizuar mbi te gjitha edhe me te mencur atehere do
vetevendosim. Por kjo mbase nuk do te ndodhe.......

Ani je pergjigjur ne menyren me te keqe te mundshme. Se nuk mendon njehere para se te shkruash kjo me habit tejmase ore njeri. hereve te tjera kur te shkruani dhe sidomos kur replikoni me mua mos me sillni pacavura mendimesh qe sjane tujat por qe i keni degjuarpermes propagandaes se UNMIK - ut permes radios a televizorit dhe i keni pranuar pa kurrfare ndergjegje kritike.

Ne ishim te afte te cliroheshim. Natyrisht se na nevojitej ndihma e huaj, por prapseprape fuqia e popullit do te ishte heshta shpuese. A nuk e shporrem nga dheu yne armikun me te fuyqishem te te gjitha koherave: pushtuesin nazist. Dhe ate pa ndihmen e asnje ushtrise.

Ishte vete bashkesia nderkombetare dhe sidomos Be qe procesin e clirimit na e shkaterruan duke na e shperbere ushtrine. Kujto pershembull Rambujene dhe pasojat e demshme te saj.

Kur thuani ata na cliruan dhe ne duhet tiu besojme atyre ma perkujtoni nje metafore te goditur: na ishte se na ishte njehere e nje kohe... nje vajze e bukur ne nje liqen ishte gati duke u mbytur. Andej ia beh nje kavalier zoteri nje djal i ri qe e merr vajzen njezetvjecare e hip ne barke. Mirepo kur e hip bukuroshen ne barke, ai tenton ta dhunoje ta shnderoje. Cdo here kur reziston vajza per ta mbrojtur nderin e saj, kavalieri e kercenon duke i thene : ma se te kthej apet atje poshte.

Dhe ne qe na paska 'shpetuar' ky kavalier cinik u dashka qe ti pranojme te gjithe zullumet e tij. sa keq per njerezit qe mendojne keshtu si puna juaj.

Vetevendosja e popullit doemos do te ndodh vecse per kete nevojitet qe poopulli te faktorizohet dhe te ngritet ne kembe permes demosntratave paqesore dhe jo te fleje sic deshirojne te huajt dhe ndihmecaret e tyre vendor.

Une jam per pranine amerikane ne Kosove por ajo se apri duhet ta respektoje dhe garantoje sovranitetin e vendit tone. Dhe jo si EULEX i cili as na pyet as na garanton asgje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyWed Mar 12, 2008 11:58 pm

Luboteni

Te kuptoj, jemi ne prag pranvere plus ty je nje i ri.

Thjesht dhe shkurt pse nuk kuptohemi:

Une shkruaj realitetin dhe jo ate qe dua, une shkruaj te ardhmen qe do jete ku ne nuk mundemi ti shmangemi dot, ndersa ty shkruan per preferencat tuaja, gje qe cdokush eshte per vetevendosje. Pra nen prizmin tuaj, nuk kemi dicka te re....koha e endrrave dhe e utopizmit ka mbaruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 12:29 am

Ani shkruajti:
....koha e endrrave dhe e utopizmit ka mbaruar.

Desha te them se, ka pasur njerez te ketill qe edhe para luftes 98\99, nese e ke permendur se mund te luftojm serbin dhe ta largojme nga ketu, kan then ne po kete menyre:" kjo eshte enderr, sepse s'mund te luftojme me serbet...". Sigurishte se ata njerez qe kan then keshtu para lufte, apo qe thone sot per kete qe ka shpreh Luboteni me siper, i ngaterrojne nocionet e fjales...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 12:39 am

Ani,
Ju lutem mos barazoni BE me Ameriken. Po te ishte per BE ne do te ishim zhdukur si komb. Me ndihemen e Amerikes gjerat do te shkojne per mire. BASHKIM, kjo eshte zgjidhja.

Ani,
Nuk eshte kohe endrrash. Per disa edhe kjo qe eshte harritur dukej e pamundur.

Ani,

Ne fillim jane endrrat dhe kenget...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 12:46 am

Puna e luftes ishte e qarte dhe mos i ngatrojme gjerat. Te ishte per shqiptaret, luften e kishim humbur me kohe, por ishte SHBA dhe BE qe na perkrahen dhe luften e fituam. Pra ketu kishim te bejme me nje lufte dhe ide ku ne duheshim t'i pergjigjemi pyetjes, do na perkrahe SHBA dhe BE apo jo? Ne ate kohe mund te mendoje edhe ndryshe, se perderisa keta te fundit perkrahen Bosnjen me 33% te popullsise se saj serbe dhe Kroacine qe ka pasur nje numer te konsiderueshem serbe, patjeter do na perkrahnin edhe neve si shteti me homogjen me mbi 90% shqiptare. Dhe kjo ide nuk eshte utopi, por e qarte.

Kosova do behet si Europa dhe ketu ka dicka me rendesi, qe decentralizimi do jete i tille qe komunat do vendosin shpesh edhe pa aprovimin e qeverise, ne kete rast te Kosoves. Pra serbet ne komunat e tyre do kene vete-qeverisje dhe kesaj nuk kemi si i ikim, pasi kjo eshte decentralizimi. Ne shqiptaret kete mund ta mesojme me ata qe jane ne Suedi, ku edhepse shpesh qeveria e ketij shteti shprehet kunder azilkerkuesve, del ndonje komune e ketij shteti qe aprovon te kunderten dhe ka mundesi qe ky azilkerkues te shkoje perseri ne kete shtet, perkunder qeverise. Pra realiteti eshte ndryshe, por varet se sa ne duhet ta kuptojme. I dobeti cdohere e han, dhe ne jemi tek te dobetit duam apo nuk duam.
Le te shpresojme ne te ardhmen.......!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 12:49 am

Ani,

Eshte gabim te krahasosh BE (Greqi, Qipro...) me Ameriken.

Teorija e shkuarjes ne Europe eshte e gabuar. Kete teori propogandojne edhe greket per ne.

Ne Europe, por pasi te bashkohemi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 12:51 am

O Voc Ani.!

Ja per ç'ka duhet bindur njerzit per te qen objek i te ardhmes sepse kjo ka qen dhe eshte menyra te ndahen ne dy lloje njerez dhe gjithmon kan bere perçareje ne popull vendimtaret dhe gjysemvendimtaret apo hiq vendimtar.

pajtohem me mendimin e kolapetritit.te pakten mos barazoni BE me Ameriken kure e dime mire kjo shtrige e vjeter ç'ka ka bere ne popullin shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 12:53 am

Moj Europe moj kurve e motit, pse e shkele besen e Zotit?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 12:56 am

Ani,

Ky program http://shpresademokrate.blogspot.com/ eshte miratuar nga gjykata Tirane. NUK ESHTE GJE E VOGEL QE TE DETYROHET NJE QEVERI KOLABORACIONISTE GREKO-SERBE TE APROVOJE PROGRAM KOMBETAR.
Kjo tregon se punet nuk jane keq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 1:02 am

Beton, Kola

Nuk krahasoj SHBA-ne me BE-ne, por politikanet kosovare duan te integrohen ne europe dhe duhet ti plotesojne "domosdoshmerisht" kushtet e saj. Tani cka ndodh?
Ne mund te dalim ne protesta kunder hyrjes ne BE, mund te kundershtojme administrimin serb ne komunat e tyre, por kush do na ndihmoje me tutje? Per kete si fillim mire jemi, dhe mos bejme panik. Le te mirremi me stabilitetin e vendit, me rritjen ekonomike te tij, me lobingun per ta pranuar shtetin e Kosoves si shtet te pavarur me vone nese dijme te administrojme bukur dhe ndershem suksesi vjen vetevetiu.

shpresoj te me keni kuptuar drejt!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 1:04 am

Ani,

Juve jeni gabim. Pas bashkimit ne Europe.

Ne duhet te veme para pergjgjsise politikanet tane te shitur qe i ndrojne flamujt sikur te ishin rroba noti.

Afrimi me Ameriken na shpeton.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 1:07 am

petritkola:

Ajo parti ishte e mire shpresoj te kete sukses.

Sa i takon temes une mbeshtetem ketu: "mes dy te keqijave zgjedh te keqen me te vogel".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 1:13 am

Ani,

Juve munde te bashkoheni, mbeshtesni kete parti.

Nje shembull i fuqise eshte ky. Pas kesaj letre ambasadorin e hoqen; Juve munde ta verifikoni informacionin e paraqitur nga mua;

Kete vit une te garantoje clirimin e Shqiperise.

Dear Osmon Lipponen, OSCE Ambassador:
cc: Rep. Christopher H. Smith, Helsinki Commission Chairman

cc: Christian Strohal, OSCE Director



“SHPRESA DEMOKRATE” Party is a liberal right party like the U.S.A. “Republican” Party. “SHPRESA DEMOKRATE” Party is founded upon the principles of universal adult suffrage, democratic procedures, free enterprise, a market oriented economy, human rights and civil rights in accordance with international standards. It is our goal to secure the rule of law in Albania , consistent with international norms and to enter into bi-lateral accords to participate in the struggle against international terrorism.

For more than 13 years Albanian people have been suffering under a government dictatorship and have been isolated from the government of Nano-Berisha.

For Example:

1. They have not returned property to the legitimate owners.

2. They have not compensated the families of those who were executed, those who were political prisoners, and those who were in labor camps.

3. They have done nothing to stop the activity of some foreign diplomats and ambassadors who have penetrated the Albanian government by recruiting politicians and some chiefs of parties.



Mr. Lipponen, Albanian people young and old are astonished when they see some ambassadors in the public media one time supporting Nano and another time supporting Berisha. These ambassadors get involved in the Albanian parties regarding which candidate to elect and how to go about doing that. Some ambassadors have gone as far as to ignore the international and the Albanian interior rules of law. We believe that any foreign diplomat who does not comply with the international rules should no longer be allowed to stay in Albania .



The government of Nano-Berisha does not allow the personal files of any candidates for president, for parliament, and for judges, prosecutors and mayors, to be opened. The personal files should be made public in written as well as electronic media.



Mr. Lipponen, Albanian people have a unique history in the Balkans and in Europe . We are the same race, the same blood, the same language and the same nationality. We are smart and courageous. We know how to defend ourselves and our neighbors. Five hundred years ago, the kings of Turkey went to “WAR” with Albania . They fought against the Albanian people for many years and in the end Turkey was defeated. If Alfonse, King of Napoli, did not get the help and the protection of our Skenderbeu, today Italy would not exist. It was Albanians which fought against the Turks and defended Greece . Those same Albanians founded the first Greek Parliament and yet today Greece has seized our land of Cameria . Many Albanian statesmen have been ministers and prime ministers of Turkey . Everywhere we have been in the world Albanians have been leaders (King Faruk of Egypt ).



Mr. Lipponen, 95% of Albanian people do not support the Nano-Berisha government. Let me advise you, Mr. Lipponen: every chairman of every party in Albania , with the exception of “SHPRESA DEMOKRATE”, takes orders from Nano-Berisha. Nano-Berisha takes orders from Greece-Macedonia , France and Russia . “SHPRESA DEMOKRATE” Party believes that Nano-Berisha supports terrorism by allowing and teaching Arabs in the mosques and churches.



The Albanian people have been asking, for the sake of Albanian national interest, that “SHPRESA DEMOKRATE” party go public and officially create a technical government. At the same time, the people have been asking the chairman of “SHPRESA DEMOKRATE”, Dr. Prof. Pellump Pelinci, to run for the office of president. “SHPRESA DEMOKRATE” party is going to declare publicly the formation of a technical government with the best intellectuals who have not yet made a compromise with Nano-Berisha, wherever they are located.



This political, institutional and moral crisis has existed for a decade in Albania . Some ambassadors have contributed to this present situation by looking after their own personal interests and after the interests of their governments. On the islands and beaches, they are making plans as to who should be elected and how these people should be elected. These plans are in the interests of Greeks and Macedonians and against the national interest of Albania .



“SHPRESA DEMOKRATE” party is stating that all the parliament members leave who have for 13 years, during the period of “national deterioration”, proven with actions in parliament that they have been and still are working against the Albanian national interests. Some examples of these actions are as follows:

1. Recognition of Macedonia .

2. Permission to allow a Greek secret service agent to take over the Albanian Orthodox Church.

3. Permission to sell the Albanian land, Bishti i Palles ( Durres ), to the Greek government.

4. Defacing the Albanian flag during the local elections in October 2003 in the Albanian city of Himara-Saranda .

5. Deciding to write road signs in south Albania in the Greek language.

6. Not acknowledging the south Albania land of Camrina .

For these same reasons, many Albanians did not go to the local elections.



Mr. Lipponen, “SHPRESA DEMOKRATE” party was founded a long time ago by Albanian patriots in the United States . The mission of this party is to work and to watch, yesterday and today, all the interior and exterior activities, for, and against, the Albanian national interests.

Some natural questions come to mind, Mr. Lipponen:

1. What is your mission in Albania ?

2. What is the mission of foreign embassies in Albania ?

3. Have the embassies in Albania surpassed the rules of law of the United Nations in New York , of which Albania is a member?

4. Mr.Veliaj, Mr.Mediu and Mr.Spahiu do not represent Albanian people. Are they part of your mission in Albania ?



We ask you these questions because you are a person who comes from an intellectual family with a history in politics and you personally have carried out many missions in the world.



We believe that your activity and mission in Albania has been guided by precise objectives and not from naivety. We ask you urgently, before we go public in the media, to discuss all these problems. We hope that you will make the right decision to finish your term in office with honor.

May I please hear from you?





Sincerely yours,


Pellumb Pilinci

Nje sukses. Pas kesaj letere ehoqen ambasadorin e OSBE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 1:18 am

Ani,

Neve nuk do te zgjedhim midis te kqijave. Por midis te mirave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 1:24 am

Nuk krahasoj SHBA-ne me BE-ne, por politikanet kosovare duan te integrohen ne europe dhe duhet ti plotesojne "domosdoshmerisht" kushtet e saj. Tani cka ndodh?


O Voc

Kush eshte evropa mos fluturo o voc evropa eshte Greqia evropa eshte rusia,evropa eshte serbija ,evropa eshte (Franca jashte kryetarit te tashem Sarkozi).!!!!!


Ne mund te dalim ne protesta kunder hyrjes ne BE, mund te kundershtojme administrimin serb ne komunat e tyre, por kush do na ndihmoje me tutje?

Na ndimon ai qe e sundon boten se fjala e ti shitet ne pazar me shume se ajo qe flet ty o voc.


Per kete si fillim mire jemi, dhe mos bejme panik. Le te mirremi me stabilitetin e vendit, me rritjen ekonomike te tij, me lobingun per ta pranuar shtetin e Kosoves si shtet te pavarur me vone nese dijme te administrojme bukur dhe ndershem suksesi vjen vetevetiu.

Ata qe te drejtoin,te behet me mire nuk kane kohe per ne o voc prandaj dueht zgjydhur disa gjera njeher e pergjithmon,se tashe kemi fatin neser behet vone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 1:32 am

OK....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 1:40 am

Bashkohu me ne Ani,

Le ta bejme historine!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ani
Anëtar
Anëtar
Ani


Male
Numri i postimeve : 410
Registration date : 08/02/2008

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 2:15 am

Kola:

Une jam djal i ri dhe duhet te mbaroj njehere studimet. Me pas do shoh...... por te premtoj se sikur te kem mundesi do ju ndihmoj! Por tani ty duhet ta dish vete, jam student i ri ne vend te huaj.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
petritkola
Hero anëtar
Hero anëtar
petritkola


Male
Numri i postimeve : 3261
Vendi : Shqiperi
Profesioni/Hobi : Mbushes Topi
Registration date : 01/09/2007

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 2:30 am

Ani,

Suksese ne mesime. Me dije do te ecim perpara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyThu Mar 13, 2008 3:38 am

fla Ne kushtet dhe rrethanat qe po jetojm nuk mund te zgjedhim shum,mendoj se tani Kosova e ka te pamunder te shkoj me tutje pa perkrahjen e miqve nderkombetar.

Jam i vedijshem qe pavarsin nuk e kem te plot por me kohe dhe me angazhim ne shum shpejt do jem nje shtet me te gjitha te drejtat i antarsuar ne BE,ndonse per ket nevojitet kohe.Kosova nuk do jet e pavarur plotesisht deri sa te hyj ne BE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyFri Mar 14, 2008 7:52 pm

Misioni nga BE: Mision derrash




E Merkure, 09 Janar 2008

Nga Salih Mehmeti *

Me kete mision evropian, Kosova integrohet ne BE atehere kur shelgu do
te bej rrush. Pikerisht, misioni evropian ne Kosove eshte pamundesim
flagrant i integrimit drejt BE - se. Ky mision pamundeson integrimin
mbarekombetar te shqiptareve e lere me ate drejt BE - se. Zaten, ky
bashkim evropian e ka percaktuar qysh moti se s’do te pranoje asnje
vend ne familjen evropiane. Si ‘kompensim’ per kete padrejtesi, BE - ja
ka zgjedhur rrugen e nxjerrjes nga llamba te xhindit te quajtur
Jugosllavi, pra themelimin e nje Jugosllavie +-.

Gogoli i perjashtimit

Sic alarmonin ca me heret te 14’te komandaturat e Ishingerit, misioni i
ardhshem evropian pritet te zbarkoje kah fundi i kallnorit te 2008-es.
Deri me tani ky mision ka pasur nje paramision, i cili eshte marre me
sheshimin e parakushteve per nje rehati sa me te mire te misionit. Dy
caqe metonte te arrinte ky paramision: e para te tokezonte sa me thelle
themelet e tij pa rene ne sy fort boshlleku gjate zevendesimit te
samarit te vjeter (UNMIK) me kete te riun (EUMIK); dhe se dyti te
fillonte me distribuimin e listave me persona te “papershtatshem”
politik qe d.m.th. qartesisht se ky mision do te jete po aq, ne mos me
shume drakonik sesa regjimi pararendes. Pohimin e siperthene e bene te
bindshem edhe me tej, vazhdimi i segregacionit politik ndaj Albin
Kurtit (burgosja e tij eshte zevendesuar me njefare syrgjynimi te
heshtur, duke e lene rastin e tij te hapur) dhe nje numri te madh te
luftetareve te UCK - se.

Zaten, per keso deprivimesh BE - ja ka nje tradite te deshmuar: sa
kundershtare politik gjenden pa din e nishan te privuar nga liria ne
shume vende aderante te BE - se. Kujtoni kesodore aktiviste skoceze a
irlandeze dhe fatin e tyre dhe do te kuptoni si luhet vallja.
Rrethanshmeria politike e tanishme po behet kusht i mjafte sa per ta
perjetesuar BE - ja qendrimin e saj te pandergjegjshem nder ne. Kete
gjendje perjetesie BE - ja e ka ne dore, pikerisht pse shqiptaret i ka
futur midis cekanit dhe kudhres. Asnje agjenci institucionale s’do
guxoje as te pipetije sepse kategoria e perjashtimit do te jete nje
gogol i llahtarte. Nese UNMIK - u me pare kurbanizonte zakonisht
vendoret nga disa ofiqe me te larta (kuptohet se nuk i prishnin pune),
EUMIK - u do t’i beje kurbanizmet te ata me ofiqe me te uleta, sepse ai
llogarit se prushi i nxehte ka mbetur poshte.

Kesisoj, mos te cuditemi kur nje komandant, toger a pjesetar i thjeshte
i FSK-se se ciflosur do te gjendet te te shumtit (e kam fjalen per te
gjithe ata te ‘papershtatshmit’ politik qe jane suprimuar deri me
tani).

Keshtjelle prej letre

Ne komunen e Leposaviqit, PDK - ja krekosej pse fitoi siperisht kokrra
politike me shume se te tjeret. Por, Rykeri me fuqine e tij perandorake
sakaq e rrezoi kete keshtjelle prej letre te PDK - se duke e
rilegalizuar pushtetin serb atje. Sikur PDK - ja te kishte mend ne koke
dhe nje fije ndergjegje politike, ajo do te duhej te ngrinte zerin lart
per te mbrojtur ato pak fshatra te humbura shqiptare te mbetura ne
Leposaviq e Zvecan (Bistrice e Shales, Koshtove, Ceraje, Boletin, Lipe,
Zhazhe, Vidimriq etj). Por nuk gajlohet fort per kete Hashim Thaci i
rrasur me te dyja kembet ne kepucen kryeministrore.

Derisa ne Vidimriq, fshat shqiptar zbresin shpeshhere ceta
paramilitaresh serb, te cilet terrorizojne shqiptaret, Hashimi shikon
oren se mos eshte vonuar, ne automobilin e koracuar qe tarahytet poshte
e perpjete per ‘koordinim me miqte’!

E domethenien e kesaj epoke ‘koordinimesh’ na e zberthen deklarata e te
parit te diplomacise allamane Frank Valter - Shtajnmajer i cili tha se
BE - ja do t’u thote shqiptareve qe kurrsesi nuk ben ta veteshpallin
pavaresine.

Vitin e kaluar, komisioneri per zgjerim te BE - se Oli Rehn - i ia pat
terhequr verejtjen udheheqesve te Bosnjes se treni po i iken Bosnjes
pakthyeshem ne mbetjen pa nenshkrim te marreveshjes per
asocim-stabilizim.

Ne anen tjeter, ministri i Jashtem boshnjak, Sven Alkalaj, qahej se
Forca policore e Republikes se Bosnjes nuk po i shtrin doren e
bashkepunimit policise federale. Ketu te ngre krupen kjo loja
dhelperake evropiane: ne njeren ane te thyejne kembet, ne anen tjeter
te thone pse nuk vrapon?

Me keq sa kaq ne Kosove, nen petkun e SHPK - se paramilitaret serb do
te gjellijne lirshem ne hapesirat e Kosoves. Nderkaq or’ e cast edhe
ato pak baza qe kishte SHPK - ja me police shqiptar ne veri te
Mitrovices, kane filluar t’i sprapsin per ne jug te qytetit.

Shtypi spekulativ ne Kosove ngrinte fishekzjarre mbi vendosjen e disa
njesive amerikane ne veri te Kosoves. Mos te mashtrohemi: baza te
vockla amerikane ka pasur edhe me heret, por dihet mirefilli sesa sasia
e strukturave paralele te Serbise ka lulezuar ne zenit gjate tere kesaj
kohe. Ndoshta, kesaj radhe do te kete vecse levizje te bazave ne ulese
te tjera por brenda te njejtes salle, per ta ekzagjeruar kete si nje
‘ndermarrje e denje nderkombetare per te ndaluar ndarjen e Kosoves’!!!

Paja e pergjakshme

Numri tejet i madh i garnizoneve te xhandarmerise qe do te vije si
‘paje’ e BE - se ne Kosove sinjalizon se vendimi statusor do te jete
apokaliptik per shqiptaret. E kete vendim mizor ata do ta mbrojne me
ligjin e xhungles dhe gjyqin e me te fortit. Shto kesaj hataje edhe
prepotencen e pafre gjithnje te gatshme te SHPK - se dhe do te keni nje
perfytyrim te qarte mbi Kosoven e bere germadhe: ky regjim policor
evropian i perforcuar persosmerisht nga qeverite evropiane do te
percapet qe ta racionalizoje konfederaten e detyruar dhe te pabarabarte
mes Serbise ofensive dhe Kosoves se mundur nga dinozauri politik -
juridik i komunave serbe.

Koncepti im per policin europian eshte kesisoj: dy kembe, dy duar qe
mbajne cyfte per gjueti njerezish (si ‘shootgan’ et e perdorur nga
policia e UN - it kunder popullit me 10 shkurt) qe iu binden pajada
komandamenteve te misionit europian.

Kurse, keta policet gjyhnacare te SHPK - se te qojne mallin e Lefter
Lefterit ne romanin kolosal ‘Komisari Memo’ te Dritero Agollit. Te
gjitha survejimet, spiunimet dhe intervenimet e brendshme do te kryhen
nga ky ‘Lefter Lefteri’ yne. Druaj se do ta kete fatin e njejte...

Kete vendim euro - imperial e kullufiten si gjithnje keta capaculet e
juntes negociatore, madje kesi hovi boterisht para Keshillit te
Sigurimit. Kur farketoheshin instruksione dhe projeksione ne atelieun e
OKB - se, asnjehere asnjeri nuk u pat honepsur nga Kosova. Tani, e lane
Fatmirin te llap gjoja lirisht. Ose ndryshe: i degjuan fjalet e tyre
nga goja e papagallit nga Kosova. Po e lejojne te flase pra per te
pakten nja dy arsyeje. Arsyeja e pare: vendimi eshte marre qysh moti.
Edhe sikur ta kishe te ‘drejten historike te fjales’ puna do te qe
pisk, sidomos kur nuk ke fare ndenjese ne OKB. Arsyeja e dyte eshte se
duan t’i japin nje ngjyre shqipe ketij vendimi kundershqiptar. Fatmir
Sejdiu dhe capaculet e juntes negociatore jane kozmopolite te
pandrecshem. Merreni me mend: ata dine me shume se tete gjuhe por ne
asnjeren prej tyre nuk dine te thone: JO.

Fundi homerik dhe disa emra kozmopolit

Ky mision ndonese kuantitativisht do te jete me pak i vellimshem se sa
UNMIK- u, nuk do te thote se do te jete me i manget sesa pararendesi.
Madje do te kete privilegje suplementare ne te ashtuquajturen doktrine
famekeqe te perjashtimit. Vellimin e vogel te ketij misioni, kasta
politike ne vend po e shfrytezon qe ta sajoje nje mirazh i cili e
paraqet Kosoven te ‘lene krejtesisht ne duart e vendoreve’!!!

Ua shtjelloj kete metaforikisht: Nese ne nje klase nxensish dikush e
perhap lajmin e rreme se mungon mesuesi, atehere turma e mashtruar e
nxenesve sikur clirohet nga prangat e detyrimit, merr arratine ose
dalldiset fare. Secili prej tyre perjeton nje ngazellim naiv te
harrimit te trysnise qe dikton prania e mesuesit duke e ndjere veten
perkohesisht zot te momentit. Gjithcka tjeter kthehet ne zhgenjim ne
momentin kur merret vesh se mesuesi qenka ne shkolle. Megjithate, akoma
nxenesit ndodhen te mpire nga ekstaza qe perjetuan ca caste me pare.

Paj kujt s’i kujtohet ky pozicion qesharak qe na ka perlyer sa e sa
here, p.sh. pak pas publikimit te Pakos se Ahtisaarit u pat tundur
flamuri i rekomandimit te ‘pavaresise se mbikeqyrur’. Dhe njerezia
atehere u paten harpallisur aq fort sa mendonin te organizonin festa
gjithepopullore me valle e kenge, mish qengji e vere Rahoveci dhe
gjithcka tjeter nga ‘menyja’ testamentale e Ibrahim Rugoves. Plot
njerez prireshin t’i pagezonin femijet me emrin Ahtisar per ta pasur
nen inicialet private ‘triumfin e madh’. Kjo pak a shume eshte nje ogur
i zi si lajmim per ardhmerine e breznive te reja: ata as qe do te
pyeten per asgje si viktima te pa faj te baballareve kompromisaxhi.
Tani frikohem shume se mos po i pagezojne femijet me emrin e suedezit
Karl Bildt, i cili po pergatitka nje ferman per ‘pavaresi’ me
patronimin 1244!

Prandaj, bashkesia nderkombetare dhe kasta politike vendore po e cytin
nje atmosfere dalldie ne mesin e shqiptareve te ‘triumfit te madh’.
Eshte bere i njohur tanime yrneku i huaj per te cytur shqiptaret per
kompromise. Cili eshte ky yrnek? Paj, vecse e permendem, shqiptaret i
entuziazmojne ne kulm. Ne rrogoz te ketij entuziazmimi ndodhin
kompromiset me te pabesueshme. Kujtojeni pak Albert Rohan - in kur
thosh se kur po ua permendim shqiptareve fjalen pavaresi, negociatat po
shkojne me mbare...

Ketu nje ze s’po me le te vazhdoj me tutje. A thua kush eshte? Eshte
Homeri, aedi i madh i lashtesise. Me keshillon urtesisht qe te marr nga
rafti i librave epin ‘Iliada’ dhe te gjej kenget e pararrafshimit te
Trojes. Eurekaa! Troja u rrafshua per toke nga Kali i Trojes, pikerisht
ne castin kur trojanet mendonin se ishin fitimtar! Dhe pastaj
perfundimi tragjik dihet...

Ky ‘Kale Troje’ do te beje zarare pa mbulese qe do te mbesin si cene te
perjetshme. Mbyllja e portave ndaj ketij perbindeshi behet vetem nese
populli ngjesh radhet e demonstratave te medha me efekt trysnie per
zenien e UNMIK - ut, ashtu sic zihet miu ne dhokan. Dikush ndoshta nga
lexuesit e mi te nderuar do te vrenjtej ne cehre dhe do me pyeste me
hakerrim: ‘Pse te ngritemi kunder UNMIK - ut, tash kur ai po shkon’?

Dhe atij lexuesi i pergjigjem keshtu: Sepse nese shkon UNMIK - u ne
keso gjendje vjen menjehere mysafiri tjeter i paftuar EUMIK. Nese UNMIK
- un e zeme ne dhokan si miun, pra e paralizojme paqesisht, atehere me
ane te ultimatumit demokratik do ta caktonim daten e mbajtjes se nje
plebishiti ku populli do te deklarohej per nje Kosove te mevetesishme
me suvernitetin e popullit. Kesodore, lamtumire misione neokoloniale!

Misioni evropian do te sprapsej pa hedhur asnje cap perpara. Nje udhe e
dy pune, nje udhe per nje ardhmeri ne diellin e lirise dhe bashkimit
kombetar!

Ka njerez te squllte menderisht qe thone se misioni i BE - se ne Kosove eshte hap drejt integrimit ne BE!

Me kete mision evropian, Kosova integrohet ne BE atehere kur shelgu do
te bej rrush. Pikerisht, misioni evropian ne Kosove eshte pamundesim
flagrant i integrimit drejt BE - se. Ky mision pamundeson integrimin
mbarekombetar te shqiptareve e lere me ate drejt BE - se. Zaten, ky
bashkim evropian e ka percaktuar qysh moti se s’do te pranoje asnje
vend ne familjen evropiane. Si ‘kompensim’ per kete padrejtesi, BE - ja
ka zgjedhur rrugen e nxjerrjes nga llamba te xhindit te quajtur
Jugosllavi, pra themelimin e nje Jugosllavie +- (plus Shqiperine, pa
Sllovenine) e sheqerosur me ndonje term te avancuar si kinse nje mini
BE ne Ballkan! Fjala kryesore aty do t’i lihet Serbise dhe dinastive
politike postmillosheviqiane.

Mund te kete ky mision angleze, gjermane, franceze, italiane, spanjolle
etj., por ata po vine ketu me rrugen e pandershmerise. Dritero Agolli
ka thene diku: ‘...Derrat jane te ndryshem, por nje fecke kane’.

Madje, nje mik im i vyer e parodizonte kesisoj misionin europian: ‘Ujku
i kullufiti delet ne vathe, pse u maskua si tebdil duke u ngjyer me
miell te bardhe si ngjyra e deleve. Por, prape ai mbetet ujk
delengrenesi.

Urdhero e shkundja miellin (demaskoje) ketij misioni; do te gjeni aty nje ujk qe leshon jarge nga goja e tij gjakatare (Serbia).

(*) Artikulli eshte derguar nga autori permes adreses zyrtare te postes
elektronike. Opinionet e publikuara nga “KJ” online, nuk perfaqesojne
domosdoshmerisht vijen editoriale te gazetes “Koha Jone”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyFri Mar 14, 2008 7:53 pm

DOSJA
P. F


·
Po kush është në fakt Peter Feith? Pieter Feith ka një
përvojë të gjatë në udhëheqjen e misioneve policore në Bosnjë. Më herët ishte i
atashuar si këshilldhënës pranë Havier Solanës në cilësinë e ekspertit të
menaxhimit të krizave. Pra, zjarrifikës hesapi. Nga gushti i 98’ës deri në
tetor të 2001’ës ishte pjesë e stafit të NATO - s në drejtoratin e menaxhimit
të krizave në Ballkan. Nga ish sekretari i përgjithshëm Gjenerali Lord
Robertson, Peter Feith u pat graduar si përfaqësues personal i tij në zhbërjen
e luftës dekolonizatore të UÇPMB - së kundër armatës serbe.

·
Në vitin 2001 Peter Feithin sërish e gjejmë në zanatin e
vjetër. Kësaj rradhe në Maqedoni. Në verën e 2001’ës Peter Feith si përfaqësues
i NATO - s bashkë me Ali Ahmetin nënshkruan diku në Kosovë një marrëveshje, që
parashihte tërheqjen graduale të UÇK - së nga pjesë të përveçme strategjike të
Tetovës duke filluar nga rruga Tetovë - Jazhincë, Tetovë - Odri dhe nga qyteti
i Tetovës. Një ditë pas këtij akti të turpshëm, Tetova u ripushtua nga konvojet
të shoqëruara me tankse dhe armatim të rëndë të ushtrisë sllavomaqedone.
Tevona, Peter Fetih si përfaqësues i NATO - s për Ballkanin do ta indoktrinojë
Ali Ahmetin duke e inicuar bashkarisht marrëveshjen për çarmatimin e UÇK - së që
u nënshkrua në Shipkovicë të Tetovës.


Shkruan: Salih MEHMETI


Prishtinë , 3 mars 2008

Në vitin 1913 kur po mbahej
Konferenca e Ambasadorëve në Londër, ku fatet e popujve të vegjël
përcaktoheshin nga ruleta e interesit, Fuqitë e Mëdha morën vendim që në
Shqipërinë e copëtuar të vinin në krye një princ gjerman. Princ gjerman meqë
gjykonin se Gjermania qe më ‘asnjëanëse’ në punët e Ballkanit. Kështu qenë
ujdisur hem diplomatët europian hem diplomatët rusë, por jo edhe populli
shqiptar. Aso kohe, Gjermania ‘asnjëanëse’ akoma i binte avazit të pështirë që
e nulifikonte Shqipërinë duke e quajtur ‘shprehje gjeografike’. ‘Asnjëanësia’ e
Gjermanisë nuk ishte asnjëanësi parimore për çështjen shqiptare por
‘asnjëanësi’ në mes europianëve dhe rusëve.


Poqë se i keni vërejtur skemat
piramidale jo vetëm të regjimit të UNMIK-ut por edhe nismave të ndryshme për
Kosovën shquhet mbizotërimi periodik i mëkëmbësve kryesisht nga vendet
skandinave. P.sh. një lukuni kryeadministratorësh e zyrtarësh të lartë që janë
marrë e po merren me Kosovën kanë qenë pikërisht nga vendet skandinave (Hans Hakerupi dhe Soren Jesen Peterseni nga Danimarka, Kai Eide nga Norvegjia, Marti Ahtisaari nga Finlanda, Tjoborn Solstromi dhe Jonas Jonsson nga Suedia).


Në ditët tona, vendet skandinave në
konfiguracionin gjeopolitik botëror përfaqësojnë një farë urëlidhje mes vendeve
europiane dhe Rusisë në anën tjetër. Mjafton t’i hedhim një vështrim
rreshtimeve të tyre eklektike në mekanizmat ndërkombëtar. Kësodore, Suedia
është anëtare e BE-së por jo edhe e NATO-s, Norvegjia është në NATO por jo edhe
në BE, Finlanda është në BE por jo në NATO, kurse Danimarka është aderante edhe
në BE edhe në NATO. Konspektivisht vimë në përfundimin se vendet skandinave
janë një përpuçje interesash euro-ruse, gjithnjë kundërthënëse, ndaj edhe janë
të rreshtuara gjithandej taborreve të ndryshme gjeopolitike. Bile jo rastësisht
në Helsinki dhe Oslo janë fabrikuar dhjetëra marrëveshje në petkun e OKB-së.
Rasti më i freskët i ngjizjes së këtyre marrëveshjeve të flashkëta është edhe
marrëveshja e Helsinkut më 2005 për Acehun, rreth së cilit do të zhdrivillojmë
në vijim një analizë përmbajtësore.


Marti Ahtisaari, projektin e pa hajr
që shpeshherë indentifikohet me inicialet emërore të tij si Pakoja e
Ahtisaarit, nuk e kish për të parën herë. Për më tepër, ky ish president
finlandez ishte argasur për më se dhjetë vjet rresht në shuarjen e lëvizjeve
çlirimtare nëpër botë. Ahtisaari që njohim ne: në 99’ën ky njeri së toku me
Çernomirdinin gjatë ndërhyrjes së NATO-s bën një marrëveshje me
Millosheviqin e cila e resaturoi shtetin
serb (14 pikat e kompromisit që
përfshinin midis të tjerash vendosjen e trupave të NATO-s sall në Kosovë por jo
në Serbi që ishte agresionbërsja).


Një vit para se të merrej me
organizimin e negociatave të kompromisit të Prishtinës dhënëse ndaj Beogradit
marrës, ky aventurier kish lozur një rol jo të vogël në rroposjen e aspiratave
të ligjshme të popullit aceas për vetëvendosje deri në shkëputje nga Indonezia,
duke i hapur shteg shpërbërjes krejtësore të Lëvizjes së Acehut të Lirë (GAM).
Përmes negociatave që rrjedhuan pas falimentimit të Lëvizjes së Acehut të Lirë
(GAM) u pranua a priori Marrëveshja e Mirëkuptimit, e cila Acehun as që e bënte
hesap përveç që e shihte si objekt për ‘stabilitet’ brenda shtetit unitar të
Indonezisë.


Këto ngrehina ndërkombëtare që identifikohen me stabilitetin abstrakt
ndërkombëtar po ia rrisnin çmimin personal Marti Ahtisaarit me koston e rëndë
të shkretëtirizimit politik të vendeve fatëkeqe ku shkeli këmba e këtij njeriu.
Hëpërhë, Marti Ahtisaari është njeri ndër 197 të nominuarit për Çmimin Nobel
për paqe. Çdo gjë që ka trajtuar Ahtisaari përfshirë edhe Propozimin
Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës kanë qenë të motivuara nga
grykësia për Nobelin dhe kinse filantropia për paqe, pavarësisht se çfarë
paqeje është ajo. Nuk bën në asnjë mënyrë të prapamendohet se faji i UNMIK - ut
dhe i mekanizmave tjerë ndërkombëtar duhet t’iu atribuohet skandinavëve. Nuk
qëndron problemi te prejardhja nacionale e filan fistekit por problemi është te
epiqendra e premisave të lajthitura politike, që janë themel i sistemeve
kundërdemokratike.


Nga shtjellimi i mësipërm u vu në pah
se një shumësi zyrtarësh të lartë që postohen në Kosovë vinë si rrjedhojë e një
përvoje dhe argasjeje në realitete të përafërta nëpër botë. Veç përmendëm
Ahtisaarin, aventurën e tij në Aceh dhe transferimin në Kosovë.


Në krye të misionit civil europian
për Acehun (Aceh Monitoring Mission
-AMM) që ish zotuar për zbatimin praktik të Marrëveshjes së Mirëkuptimit ishte
pikërisht holandezi ambicioz Peter Feith, ky që tani është graduar mozamëkeq me
spektrin e dyfishtë: si shef i misionit të BE - së në Kosovë dhe përfaqësues i
lartë civil ndërkombëtar që ka për detyrë pikë për pe zbatimin e Planit të
Ahtisaarit.


Po kush është në fakt Peter Feith?

Peter Feith ka një përvojë të gjatë
në udhëheqjen e misioneve policore në Bosnjë. Më herët ishte i atashuar si
këshilldhënës pranë Havier Solanës në cilësinë e ekspertit të menaxhimit të
krizave. Pra, zjarrifikës hesapi. Nga gushti i 98’ës deri në tetor të 2001’ës
ishte pjesë e stafit të NATO - s në drejtoratin e menaxhimit të krizave në
Ballkan. Nga ish sekretari i përgjithshëm Gjenerali Lord Robertson, Peter Feith
u pat graduar si përfaqësues personal i tij në zhbërjen e luftës dekolonizatore
të UÇPMB - së kundër armatës serbe. Bashkë me të dërguarin e qeverisë serbe
Nebojsha Çoviçin hartuan planin për çarmatosjen tërësore të UÇPMB - së dhe
vendosjen e status quos së mëparme që rrjedhoi me Marrëveshjen në Konçul. U bë
tërheqja dhe zhbërja e UÇPMB - së nga zona e fortifikuar pesëkilometërshe dhe
rikthimi i policisë serbe me petkun e ‘multietnicitetit’. Dhe tani po i del
boja mashtrimit për paqe në Konçul: edhe ata policë të paktë shqiptarë në
Preshevë e Bujanoc po i dërgojnë detyrimisht ‘nizamë’ për ruajtjen e rendit në
qytetin e serbizuar të Vranjës.


Në vitin 2001 Peter Feithin sërish e
gjejmë në zanatin e vjetër. Kësaj rradhe në Maqedoni. Në verën e 2001’ës Peter
Feith si përfaqësues i NATO - s bashkë me Ali Ahmetin nënshkruan diku në Kosovë
një marrëveshje, që parashihte tërheqjen graduale të UÇK - së nga pjesë të
përveçme strategjike të Tetovës duke filluar nga rruga Tetovë - Jazhincë,
Tetovë - Odri dhe nga qyteti i Tetovës. Një ditë pas këtij akti të turpshëm,
Tetova u ripushtua nga konvojet të shoqëruara me tankse dhe armatim të rëndë të
ushtrisë sllavomaqedone. Tevona, Peter Fetih si përfaqësues i NATO - s për
Ballkanin do ta indoktrinojë Ali Ahmetin duke e inicuar bashkarisht
marrëveshjen për çarmatimin e UÇK - së që u nënshkrua në Shipkovicë të Tetovës.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje ‘UÇK - ja vërteton pëlqimin e saj për çarmatim
të tërësishëm dhe për bashkëpunim me NATO - n në operacionin ‘Korrja e Domosdoshme’
operacioni për mbledhjen dhe sistematizimin e armëve, municionit, minave dhe
eksplozivëve të UÇK – së si pjesë përbërse për zgjidhjen e krizës në IRJM’. Kjo
marrëveshje ishte: Lamtumirë Armë sepse shënjoi fundin e UÇK - së sebep disa të
drejtave të vakëta të Marrëveshjes së Ohrit që u shkalafiten fare me kalimin e
kohës.


Prirjeve përçarëse të Peter
zjarrfikësit i dhanë krah pajada edhe Agim Çeku edhe Hashim Thaçi,
personalitete të kahershme të kompromisit. ‘Çdo anëtar i TMK - së, i cili do të
zbulohet se lufton në Maqedoni apo në Luginën e Preshevës do të shkarkohet’
thoshte Agim Çeku në një deklaratë në mars të 2001’ës për të shtuar
paturpësisht se: ‘TMK mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të
Maqedonisë’. Kësisoj, nga TMK - ja e patën zbuar Gëzim Ostrenin, ish shef i
shtabit të TMK - së i cili u pezullua dhe më pas u shkarkua nga Çeku vetëm pse
ndihmoi kryengritjen çlirimtare të Iliridës. Ndërsa, ish komandanti i Zonës 6
të TMK - së Shukri Buja është shkarkuar vetëm pse ndihmoi me armatim luftën në
Luginën e Preshevës.


Andaj, nga Peter Feith nuk pritet gjë
e mirë, pos konservimit të gjendjes së vështirë politike në vend. Dikush mund
të thotë se Peter Feith është njeri i duhur për sigurinë vendëse, por duhet
ditur se edhe para hundëve të Peter Feith kur shërbente në krye të misionit
policor në Bosnjë, aty gjëllinin dy polici të ndara: njëra në Sarajevë tjetra
në Banja Llukë.
Vitin
e kaluar, komisioneri për zgjerim të BE-së Oli Rehn- i ia pat tërhequr
vërejtjen udhëheqësve të Bosnjës se treni po i ikën Bosnjës pakthyeshëm në
mbetjen pa nënshkrim të marrëveshjes për asocim - stabilizim si pasojë e
policive të ndara në vend.


Në anën tjetër, ministri i jashtëm
boshnjak Sven Alkalaj qahej se Forca policore e Republikës së Bosnjës nuk po i
shtrin dorën e bashkëpunimit policisë federale. Këtu të ngre krupën kjo loja
dhelpërake europiane: në njërën anë të thyejnë këmbët, në anën tjetër të thonë
pse nuk vrapon?


Ama po ecim drejt BE- së! Me misionin
EULEX mbi, me entitetin virulent serb brenda Kosovës, me polici të ndarë dhe
mozamëkeq me nanuritjet e politikanëve se çdo gjë është si është më së miri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE EmptyFri Mar 14, 2008 7:55 pm

ja kush eshte Peter Feithi i 'moderuari' qe po eksporton 'demokraci'. Njeri qe ka shperbere UCPMB dhe UCK - ne.
Ky njeri me sa e kuptova e ka shitur Luginen e presheves te Nebojsha Covici.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty
MesazhTitulli: Re: Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE   Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Jo BE ne Kosove, Kosova ne BE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Une jam Kosovë
» PKK NE KOSOVE?
» Kosova?
» Islami në Kosovë
» Roli i Eulex-it ne Kosovë.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: