Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Deklarata e Pavarsisë së Kosoves.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Deklarata e Pavarsisë së Kosoves. Empty
MesazhTitulli: Deklarata e Pavarsisë së Kosoves.   Deklarata e Pavarsisë së Kosoves. EmptyMon Feb 18, 2008 12:58 pm

Deklarata e Pavarsis se Kosoves:


Të mbledhur në mbledhje të jashtëzakonshme më 17 shkurt 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë,

Duke iu përgjigjur thirrjes së popullit për të ndërtuar një shoqëri që
respekton dinjitetin njerëzor dhe afirmon krenarinë dhe synimet e
qytetarëve të saj,

Të zotuar për t’u përballur më trashëgiminë e dhembshme të së kaluarës së afërt në frymë të pajtimit dhe faljes,

Të përkushtuar ndaj mbrojtjes, promovimit dhe respektimit të diversitetit të popullit tonë,

Duke riafirmuar dëshirën tonë për t’u integruar plotësisht në familjen euroatlantike të demokracive,

Duke vërejtur se Kosova është një rast special që del nga shpërbërja
jokonsensuale e Jugosllavisë dhe nuk është presedan për cilëndo situatë
tjetër,

Duke rikujtuar vitet e konfliktit dhe dhunës në Kosovë që shqetësuan ndërgjegjen e të gjithë popujve të civilizuar,

Mirënjohës që bota intervenoi më 1999 duke hequr në këtë mënyrë
qeverisjen e Beogradit mbi Kosovën, dhe vendosur Kosovën nën
administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara,

Krenarë që Kosova që atëherë ka zhvilluar institucione funksionale,
multietnike të demokracisë që shprehin lirisht vullnetin e qytetarëve
tanë,

Duke rikujtuar vitet e negociatave të sponsorizuara ndërkombëtarisht
ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mbi çështjen e statusit tonë të
ardhshëm politik,

Duke shprehur keqardhje që nuk u arrit asnjë rezultat i pranueshëm për
të dyja palët përkundër angazhimit të mirëfilltë të udhëheqësve tanë,

Duke konfirmuar se rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të
Bashkuara, Martti Ahtisaari, i ofrojnë Kosovës një kornizë
gjithëpërfshirëse për zhvillimin e saj të ardhshëm, dhe janë në vijë me
standardet më të larta europiane për të drejtat të njeriut dhe
qeverisjen e mirë,

Të vendosur që ta shohim statusin tonë të zgjidhur në mënyrë që t’i
jipet popullit tonë qartësi mbi të ardhmen e vet, të shkohet përtej
konflikteve të së kaluarës dhe të realizohet potenciali i plotë
demokratik i shoqërisë sonë,

Duke nderuar të gjithë burrat dhe gratë që bënë sakrifica të mëdha për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën,

1. Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike,
nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në
pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve
të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës
për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

2. Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe
multietnike, të udhëhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtes së
barabartë sipas ligjit. Ne do të mbrojmë dhe promovojmë të drejtat e të
gjitha komuniteteve në Kosovë dhe krijojmë kushtet e nevojshme për
pjesëmarrjen e tyre efektive në proceset politike dhe vendimmarrëse.

3. Ne pranojmë plotësisht obligimet për Kosovën të përmbajtura në
Planin e Ahtisarit, dhe mirëpresim kornizën që ai propozon për të
udhëhequr Kosovën në vitet në vijim. Ne do të zbatojmë plotësisht ato
obligime, përfshirë miratimin prioritar të legjislacionit të përfshirë
në Aneksin XII të tij, veçanërisht atë që mbron dhe promovon të drejtat
e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre.

4. Ne do të miratojmë sa më shpejt që të jetë e mundshme një kushtetutë
që mishëron zotimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut dhe
liritë themelore të të gjithë qytetarëve tanë, posaçërisht ashtu siç
definohen me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kushtetuta
do të inkorporojë të gjitha parimet relevante të Planit të Ahtisaarit
dhe do të miratohet nëpërmjet një procesi demokratik dhe të kujdesshëm.


5. Ne mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare
për zhvillimin tonë demokratik nëpërmjet të pranive ndërkombëtare të
themeluara në Kosovë në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999). Ne ftojmë dhe mirëpresim një
prani ndërkombëtare civile për të mbikëqyrur zbatimin e Planit të
Ahtisaarit dhe një mision të sundimit të ligjit të udhëhequr nga
Bashkimi Europian. Ne, po ashtu, ftojmë dhe mirëpresim NATO-n që të
mbajë rolin udhëheqës në praninë ndërkombëtare ushtarake dhe të zbatojë
përgjegjësitë që i janë dhënë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (1999) dhe Planit të Ahtisaarit, deri
në atë kohë kur institucionet e Kosovës do të jenë në gjendje të marrin
këto përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht më këto prani në
Kosovë për të siguruar paqen, prosperitetin dhe stabilitetin në të
ardhmen në Kosovë.

6. Për arsye të kulturës, gjeografisë dhe historisë, ne besojmë se e
ardhmja jonë është në familjen europiane. Për këtë arsye, ne shpallim
synimin tonë për të marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar
anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian sapo që të jetë e mundshme
dhe për të zbatuar reformat e kërkuara për integrim europian dhe
euroatlantik.

7. Ne i shprehim mirënjohje Organizatës së Kombeve të Bashkuara për
punën që ka bërë për të na ndihmuar në rimëkëmbjen dhe rindërtimin pas
lufte dhe ndërtimin e institucioneve të demokracisë. Ne jemi të
përkushtuar të punojmë në mënyrë konstruktive me Organizatën e Kombeve
të Bashkuara gjersa ajo vazhdon punën e saj në periudhën në vijim.

8. Me pavarësinë vie detyra e anëtarësisë së përgjegjshme në bashkësinë
ndërkombëtare. Ne e pranojmë plotësisht këtë detyrë dhe do t’i
përmbahemi parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të
Helsinkit, akteve tjera të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në
Europë, obligimeve ligjore ndërkombëtare dhe parimeve të marrëdhënieve
të mira ndërkombëtare që shënojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve.
Kosova do të ketë kufijtë e saj ndërkombëtarë ashtu siç janë paraparë
në Aneksin VIII të Planit të Ahtisaarit, dhe do të respektojë
plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të të gjithë
fqinjve tanë. Kosova, po ashtu, do të përmbahet nga kërcënimi apo
përdorimi i forcës në cilëndo mënyrë që është jokonsistente me qëllimet
e Kombeve të Bashkuara.

9. Ne, nëpërmjet kësaj Deklarate, marrim obligimet ndërkombëtare të
Kosovës, përfshirë ato të arritura në emrin tonë nga Misioni i
Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK),
si dhe obligimet e traktateve dhe obligimet tjera të ish-Republikës
Socialiste Federative të Jugosllavisë ndaj të cilave obligohemi si
ish-pjesë konstituive, përfshirë konventat e Vjenës për marrëdhëniet
diplomatike dhe konsullore. Ne do të bashkëpunojmë plotësisht me
Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë. Ne synojmë të
kërkojmë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, në të cilat Kosova do
të synojë të kontribuojë për qëllime të paqes dhe stabilitetit
ndërkombëtar.

10. Kosova shpall zotimin e saj ndaj paqes dhe stabilitetit në rajonin
tonë të Europës Juglindore. Pavarësia jonë e sjell në fund procesin e
shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë. Gjersa ky proces ka qenë i
dhembshëm, ne do të punojmë pa pushim për t’i kontribuar një pajtimi që
do të lejonte Europën Juglindore të shkojë përtej konflikteve të së
kaluarës dhe të farkojë lidhje të reja rajonale të bashkëpunimit. Për
këtë arsye, do të punojmë së bashku me fqinjtë tanë për të avansuar të
ardhmen tonë të përbashkët europiane.

11. Ne shprehim, në veçanti, dëshirën tonë për të vendosur marrëdhënie
të mira me të gjithë fqinjtë tanë, përfshirë Republikën e Serbisë, me
të cilën kemi marrëdhënie historike, tregtare dhe shoqërore, të cilat
synojmë t’i zhvillojmë më tej në të ardhmen e afërt. Ne do të vazhdojmë
përpjekjet tona për t’i kontribuar marrëdhënieve të fqinjësisë dhe
bashkëpunimit me Republikën e Serbisë duke promovuar pajtimin ndërmjet
popujve tanë.

12. Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të
parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë
dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përshirë këtu veçanërisht
obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne
do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare
dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,
përfshirë Rezolutën 1244 (1999). Ne shpallim publikisht se të gjitha
shtetet kanë të drejtën të mbështeten në këtë Deklaratë, dhe i bëjmë
apel të na ofrojnë përkrahjen dhe mbështetjen e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
 
Deklarata e Pavarsisë së Kosoves.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vidhet,,Deklarata e pavaresise" K-Multietnike
» Flamuri i Kosovës
» ISMAIL QEMALI-shpallja e pavarsisë
» Historia e Kosovës
» Historia e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: