Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Masakra e Tivarit

Shko poshtë 
+12
Driniiiii
xhema
BashKom
Medalim
Orfe@
Sofra
GERI_G
naqeta
Beton
Euridika
Vuthjani
gishteza
16 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:50 am

Kështu, më 13 prill 1945, Shtabi Operativ i Kosmetit (SHOK‑u) e informonte Shtabin e Divizionit të 46-të të AJ‑së se, më 19 prill 1945, "nga territori i Kosmetit përmes Prizrenit dhe Shkodrës shkon edhe një transport i të mobilizuarve për Armatën IV". Këta të mobilizuar ishin nga viset e Mitrovicës, të Prishtinës e të Ferizajt, të cilët në Prizren duhej të vinin midis 16 e 18 prillit 1945 dhe për në Shkodër “transporti” duhej të nisej më 19 dhe më 20 prill 1945, pra në dy eshallone me nga rreth "2000 njerëz". Më tutje, thuhej: "Nga Prizreni deri në Shkodër eshallonet do t’i përcjellin nga një batalion i Divizionit të 46-të. Etapat në këtë marshim mbetën po ato të herës së parë".
Në këtë drejtim, SHOK-u, me "urdhëresën telefonike" të 16 prillit 1945, e ngarkoi Shtabin e Divizionit 46 të AJ‑së në Prizren që ta bënte bllokimin e qytetit natën dhe ta bastiste deri në imtësi, me ç'rast të regjistronte rekrutët për eshallonet e prillit, të ç'armatoste popullsinë dhe të konfiskonte të mirat materiale me rëndësi për AJ‑në.
Detyra e dhënë u krye me sukses: "Bllokimi i qytetit si me bllokadë të jashtme, ashtu edhe nga brenda, me bllokimin e rrugëve dhe të shtëpive, u krye më 17 prill deri në orën 4.30 minuta, kur filloi edhe bastisja, e cila zgjati deri në orën 18" ‑ i raportonte Shtabi i Divizionit të 46‑të ‑ SHOK‑ut, më 20 prill 1945. Në raport, midis të tjerash, thuhej se "gjatë bastisjes së qytetit janë kapur 424 persona të dyshimtë, të cilët iu dorëzuan OZN‑ës së rrethit të Prizrenit".
Bashkëngjitur me raportin i dërgohej edhe specifikacioni i gjërave të konfiskuara dhe i vihej në spikamë se "janë regjistruar të gjithë rekrutët e moshës 16‑60 vjeç, gjithsej 1500 rekrutë" e prej tyre thirrjes, që u është lënë, iu përgjigjen 1300 rekrutë, por për njësitë e AJ‑së do të dërgohen vetëm "320 rekrutë të aftë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:51 am

Vetë fakti se nga 1300 shqiptarët e paraqitur në Shtabin e Divizionit të 46-të u liruan, si të paaftë për ushtri, 980 veta, tregon se bastisja ishte një racio, dhunë psikike e fizike ndaj popullsisë shqiptare të Prizrenit. Nga raporti i komandantit të Eshallonit të Divizionit të 46-të për "transportimin e shqiptarëve", të datës 3 maj 1945, për Shtabin e Divizionit të 46-të të AJ-së, shihet se nga Prizreni në drejtim të Shkodrës prapë u dërguan tri eshallone "shqip­tarë rishtazi të mobilizuar".
Ne nuk i gjetëm raportet për nisjen e eshalloneve veç e veç, në ditën e nisjes, as janë të njohura për shkencën. Mund të supozojmë se përvoja me eshallonet e marsit i kishte mësuar të mos jepnin numra për shqiptarët e deportuar, derisa ata të mos ia dorëzonin Armatës IV të AJ-së. Pra, të vrisnin pa frikë se do të lënin gjurmët e krimit në raporte. Të dhënat e para raportuese i kemi gjashtë ditë pasi janë nisur eshallonet, pikërisht në Raportin pesëmbëdhjetëditësh të 30 prillit 1945 - mbi situatën dhe punën e Shtabit të Divizionit të 46-të për kohën 15‑30 prill 1945 për SHOK‑un.
Në këtë dokument, të shkruar tri ditë para se të ktheheshin njësitë përcjellëse të eshalloneve, është saktë­suar: "Në kohën prej 19‑24 prill janë përcjellë për Shkodër tri grupe rekrutësh shqiptarë të mobilizuar në territorin e Divi­zionit dhe që arritën në Prizren, të dërguar nga anët e tjera. Grupi i parë prej 1520 rekrutësh u nis nga Prizreni më 19 prill (...), Grupi i dytë prej 2626 rekrutësh u nis nga Prizreni më 20 prill (...) dhe Grupi i tretë prej 1130 rekrutësh u dërgua më 24 prill 1945", që do të thotë gjithsej 5276 shqiptarë “rishtazi të mo­bilizuar”.
Raporti përfundonte me konstatimin se "eshallonet e transportuara ka­në arritur në Shkodër, kurse njerëzit të cilët i përcollën ende nuk janë kthyer nga rruga në Prizren".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:51 am

Njësitë përcjellëse të eshalloneve do të kthehen nga Shkodra në Prizren më 3 maj 1945 dhe, po atë ditë, i raportuan Shtabit të Divizionit të 46-të të AJ-së për dërgimin dhe dorëzimin e tri eshalloneve. Shtabi i Divizionit të 46-të këtë raport e përvetësoi me disa ndryshime në numrin e rekrutëve shqiptarë të dërguar dhe të dorëzuar njësive të Armatës IV të AJ-së dhe ia dërgoi SHOK-ut, më 4 maj 1945, për informim.
Sipas versionit të raportit të datës së 4 majit 1945, Eshalloni i Parë "më 1506 shqip­tarë" u nis më 19 prill 1945, i shoqëruar prej Batalionit të Tretë të Brigadës së 26-të Serbe, e në Shkodër arriti më 22 prill dhe më 23 prill 1945 iu dorëzu njësive të Armatës IV të AJ-së.
Eshalloni i Dytë me "2601 shqiptarë" është nisur nga Prizreni më 20 prill 1945, nën përcjelljen e Batalionit të Parë të Brigadës së 25‑të Serbe, por për shkak të vështirësive dhe pengesave në marshutë, për shkak "të rritjes së ujit në Dri", Eshalloni në Shkodër arriti në dy pjesë. Pikërisht më 24 prill 1945 arritën 925 veta dhe më 25 prill edhe 1635 veta, që do të thotë gjithsej 2560 ose 41 më pak. Ky Eshallon më 26 prill 1945 iu dorëzua njësive të Armatës IV në Shkodër.
Eshall­oni i Tretë me "1216 shqiptarë" është nisur më 24 prill 1945, në përcjellje të Batalionit të Parë të Brigadës së 26-të Serbe dhe ka arritur në Shkodër më 27 prill, kurse më 28 prill 1945 u është dorëzuar njësive të Armatës IV të AJ-së. Në raport thuhej se "në Prizren i kam pranuar 5323 shqiptarë rishtazi të mobilizuar për t'i transportuar deri në Shko­dër, kurse në Shkodër arrita dhe i dorëzova 5291 shqiptarë rishtazi të mobilizuar. U dorëzuan 32 shqiptarë rishtazi të mobilizuar më pak".
Këtu duhet të konstatojmë këtë dallim: Sipas Raportit të Shtabit të Divizionit të 46-të për SHOK-un, më 30 prill 1945, eshallonet jsnë nisur nga Prizreni me gjithsej 5276 shqiptarë , kurse sipas raportit të 4 majit 1945, eshallonet kishin 5323 shqiptarë, pra 47 veta më shumë. Tashti të ndjekim edhe një pasqyrim tjetër të fakteve: Analiza e plotë e raportit të 3, përkatësisht 4 majit 1945, tregon se në Shkodër arritën 5282 dhe jo 5291, sepse dy grupet e Eshallonit të Dytë (925+1635) ishin barabar me 2560, ose 41 më pak se janë numri i përgjithshëm i shqiptarëve që janë dërguar nga Prizreni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:51 am

Pra, edhe nëntë veta janë "çregjistruar" pa nishan, sepse më 20 prill 1945 afër Kukësit tre shqiptarë tentuan "të iknin", dhe një u vra e dy u plagosën dhe u "kthyen në Prizren". Në rrugë nga Kukësi deri në Pukë ishin sëmurë 7 shqiptarë dhe i ishin "lanë" pushtetit shqiptar, kurse 1 kishte vdekur e 17 shqiptarë kishin rënë nga barka në Dri dhe ishin mbytur, dy kishin vdekur nga tifoja në Shkodër dhe kishin dezertuar 4 shqiptarë, që do të thotë gjithsej 34 dhe jo 32 veta, sa tregoheshin si deficit nga numri 2601 i shqiptarëve në Eshallonin e Dytë.
Të dhënat e tjera tregojnë se Eshalloni i Dytë, siç e kemi përmendur, nga Prizreni u nis me 2626 shqiptarë, andaj krahasuar me numrin 2560, sa faktikisht arritën në Shkodër, sipas raportit të 4 majit 1945, del se nga Prizreni deri në Shkodër u privuan, në mënyra të ndryshme, së paku 66 shqiptarë vetëm nga Eshalloni i Dytë i prillit 1945.
Një çështje me vete paraqet heshtja e pasqyrimit të mar­shutës së Eshallonit të Parë (me 1506 shqiptarë) dhe të Esha­llonit të Tretë (me 1216 shqiptarë). Peripecitë, sëm­un­djet, "de­zertimet", vrasjet e masakrimet në tri eshallonet e marsit dhe në Eshallonin e Dytë të prillit tregojnë se as dy eshallonet e tjera të prillit nuk kanë shkuar aq mire, saqë të mos përmendej asnjë "telashe"!?! Në raportin e 3 majit 1945, të njësisë përcjellëse të eshalloneve në fjalë, të cilin Shtabi i Divizionit të 46-të, më 4 maj 1945, ia dërgoi SHOK‑ut, si raport të vetin, midis të tjerash, thuhej: "Gjatë kohës së transportimit të shqiptarëve nga Prizreni deri në Shko­dër, udhëheqësit dhe luftëtarët e kuptuan drejt detyrën e vet, kështu që sjellja e udhë­heqësve dhe e luftëtarëve ndaj shqip­tarëve ishte e drejtë dhe në frymën e urdhëresave të dhëna, kështu që nuk ndodhën: rrahje, keqtrajtime dhe maltretime të shqip­tarëve..."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:52 am

Konstatimi i mësipërm, në mos asgjë tjetër, tregon se gjatë "transportimeve" të eshalloneve të marsit pati "rrahje, keqtrajtime dhe maltretime të shqiptarëve”. Por, të dhënat memoriale të pjesëtarëve të tri eshalloneve të prillit flasin për dhunë, mizori, vrasje të të sëmurëve, inskenime të incidenteve dhe pushkatime para kolonës, kurse kufomat, si edhe me rastin e eshalloneve të marsit, vetëm sa janë skajuar nga rruga.
Të sjell edhe vetëm këtë fakt: Eshallonin e Dytë, "ku pati incidente", përpos një batalioni të Brigadës së 25-të serbe, e shoqëroi edhe "Çeta vrojtuese" e Shtabit të Divizionit të 46 të AJ‑së. Ky fakt ndikoi që komanda e eshalloneve të informojë për "incidentet" në këtë eshallon dhe të heshten ato për dy eshallonet ku nuk pati "dëshmitarë"!?!
Së këndejmi, nga ndryshimi në të dhënat numerike në raportet e të njëjtit shtab rezulton se Eshalloni i Parë, i nisur nga Prizreni, me 1520 shqiptarë, në Shkodër arriti me 14 shqiptarë më pak. Eshalloni i Dytë, i nisur nga Prizreni, me 2626 shqiptarë, në Shkodër arriti me 66 shqiptarë më pak, por edhe dallimi prej 86 shqip­tarëve, sipas raportit të 30 prillit dhe 3 majit 1945, në nisje të Eshallonit të Tretë, i cili, sipas të dy burimeve, arriti në Shkodër "pa asnjë incident"!?!, fsheh në vete një krim të madh, ndonjë plojë me përmasa të gjera. Del se gjatë marshutës së tri eshalloneve të prillit 1945 nga Prizreni deri në Shkodër u nxorën nga radhët 154 - 166 shqiptarë të mobilizuar për Armatën IV të AJ-së.
Peripecitë, vuajtjet, pushkatimet, plojat në re­kru­tët shqiptarë pjesëtarë të eshalloneve të prillit 1945, nuk për­fundojnë me dorëzimin e tyre udhëheqësve të Armatës IV të AJ‑së në Shkodër. Shumë mynxyra të hershme do t’i përjetojnë edhe në marshimin në drejtim të Raguzës, për çlirimin e viseve të Bosnjës, të Kroacisë dhe të Istrës - për pushtimin jugosllav të Triestës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:53 am

Përmbledhje e fakteve

Nga të dhënat burimore të proveniencës ushtarake jugo­sllave, të përdora për këtë studim, del se në tri eshallonet e marsit 1945 nga Kosova për plotësimin e Armatës IV të Ju­gosllavisë janë nisur 7700 ‑ 8000 shqiptarë, kurse në eshallonet e prillit 1945 edhe 5270 ‑ 5323 shqiptarë. Do të thotë, Shtabi Operativ i Armatës së Jugosllavisë për Kosmet me destinim zyrtar, legal - për "çlirimin" e Istrës, për okupimin e Triestës dhe për çlirimin e Sllovenisë dhe të Kroacisë nisi nga Kosova 12970 ‑ 13323 “rekrutë” të mobilizuar dhunshëm.
Por, qëllimi kryesor i mobilizimit të dhunshëm ishte largimi i meshkujve shqiptarë të aftë për luftë, për ta thyer më shpejt rezistencën shqiptare kundër planeve serbo-jugosllave për riokupimin dhe aneksimin e Kosovës dhe të tokave të tjera shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze. Këtë qëllim parësor e tregon dhuna dhe vrasjet individuale dhe kolektive gjatë marshimit të eshalloneve shqiptare, të përcjella nga ushtarë serbë dhe malazias të pangopur me gjak shqiptari.
Analiza kritike e burimeve tregon se vetëm gjatë përcjelljes së eshalloneve të marsit nga Prizreni deri në Tivar prej 24 marsit deri më 2 prill 1945 u vranë, vdiqën nga tifoja dhe u “lanë”, të sëmurë në spitale, 614 shqiptarë. Profesor Ymer Berisha në raportin për Hadsonin, më 22 tetor 1945, dinte për 700 shqiparë të vrarë gjatë marshutës, kurse nga parashtresa e përjetuesit të tragjedisë, Azem Hajdinit, del se vetëm nga Eshalloni i Parë dhe Eshalloni i Tretë ishin vrarë 1000 ‑ 1500 veta. Kjo është kujtesë e ekzagjeruar.
Para këtyre të dhënave, numri 614 i shqiptarëve të "çregjistruar" gjatë marshutës nga të tri eshallonet, që del nga burimet ushtarake, është më i sigurt. Madje, sa dihet, shqiptarët që "u lanë në spitale" nuk u kthyen në familje, ndaj u trajtuan si të vrarë në Tivar. Realisht, të sëmurët porsa i "nisën" për në spitale, d.m.th. porsa i larguan nga eshallonet, i pushkatuan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:53 am

Numri i shqiptarëve të vrarë e të plagosur në Masakrën e Tivarit, më 1 prill 1945, kurrë nuk do të dihet me saktësi, sepse nuk dihet me saktësi as numri i vërtetë i shqiptarëve të nisur nga Prizreni për në Armatën IV të Jugosllavisë. Raportet ushtarake që flasin për Masakrën në Tivar janë shkruar me vonesë një javë pas plojës, me llogari të caktuar për minimizimin e përmasave të krimit dhe për evitimin e mundësive për dhënien e përgjegjësisë për dhunën, vrasjet dhe masakrimet e ushtarëve dhe të ushtarakëve serbë e malazez mbi shqiptarët.
Kështu, numri 430 dhe 450 i të vrarëve dhe 150, përkatësisht 120, i të plagosurve, që përmenden në dy raportet e shtabeve ushtarake të datës 8 prill 1945, përgjegjëse për mobilizim dhe për shoqërim të rekrutëve, paraqet vetëm rreth 1/4 e të vrarëve dhe të të plagosurve më 1 prill 1945. Ndërkaq, e dhëna e Aleksandër Rankoviqit, më 1945, për vrasjen e 300 shqiptarëve në Tivar dhe për ngulfatjen e 130 të tjerëve të helmuar në Raguzë, falsifikimi historiografik i Vladimir Dedijerit, më 1981, kinse në Tivar ishin vrarë gjithsaishin 600 kryengritës shqiptarë dhe kalkuimi politik antishqiptar i historianëve shovinistë, Bozhidar Bozhoviq - Milorad Vaviq, më 1991, se në Tivar ishin vrarë vetëm 103 veta: 53 shqiptarë, 71 boshnjakë, 23 serbë, 13 malazez, 5 turq dhe 1 tjetër është kalkulim dhe përpjekje absurde, plotësisht politike, për një relativizim dhe minimizim të menduar mirë të qarqeve më të larta politike e ushtarake të Jugosllavisë, është fshehje e gjenocidit të shfre­nuar të ushtrisë serbe e malazeze kundër popullsisë shqiptare të Kosovës nga historiografia serbo-jugosllave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:53 am

Numrin më të saktë të rekrutëve shqiptarë të masakruar në Plojën e Tivarit, më 1 prill 1945, e konstatoi, i pari, profesor Ymer Berisha në informatën për përfaqësuesin anglez, gjeneralin Hadson, në Tiranë, më 22 tetor 1945. Këtë dokument e quajmë "më të saktë" në kuadër të burimeve arki­vale që i njohim. Në këtë informatë, me një rëndësi të dorës së parë, për gjenocidin e ushtrisë komunisto‑çetnike jugosllave mbi shqiptarët e Kosovës nga fundi i vitit 1944 dhe gjatë pjesës së parë të vitit 1945 është konstatuar: Në Masakrën e Tivarit u masakruan 1690 shqip­tarë (një mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë).
Sipas Parashtresës për instancat më të larta politike, gjy­qësore e ushtarake të Jugosllavisë, më 1990, të kapitenit Bajram Gola, oficer i njësive speciale të AJ‑së, në "Natën e Bartolomeut" në Tivar, më 1 dhe 2 prill 1945, u masakruan dhe u pushkatuan 1700 shqiptarë, pjesëtarë të Eshallonit të Dytë, të marsit 1945. Sipas të dhënave në Parashtresën e Azem Hajdinit, për Komitetin Qendror të LKJ‑së, pas Plojës së Tivarit dhe pikërisht sipas numë­rimit nga ana e një komisioni miks prej katër shqiptarëve dhe dy ushtarakëve serbomalazez, ishte konstatuar se nga masakra kishin shpëtuar ve­tëm 810 (tetëqind e dhjetë) shqiptarë. Gjatë marshimit më­ tutje të këtij grupi, nga 12 prilli 1945, deri në Biograd na More, ku pjesa e mbetur e Eshallonit të Dytë iu bashkua njësive të Armatës IV, mbetën gjallë vetëm 726 rekrutë shqiptarë.
Kështu, nëse janë të sigurta të dhënat e raporteve të datës 24 dhe 27 mars të vitit 1945, se nga Prizreni në Eshallonin e Dytë u nisën "2400 shqiptarë", nëse është e sigurt se gjatë marshimit të tij u vranë dhe u "çregjistruan" vetëm "30 shqip­tarë" dhe nëse është e sigurtë se pas plojës mbetën gjallë 810 shqiptarë pjesëtarë të Eshallonit të Dytë, del se në Masakrën e Tivarrit të 1 prillit 1945 u masakruan 1560 shqip­tarë. Kjo është logjika e fakteve e faktet janë kokëforta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:54 am

Përjetuesit dhe të mbijetuarit e Plojës në Tivar ngulin këmbë se nga Prizreni janë nisur jo 2400, por 4580, përkatësisht- 4700 shqiptarë, dhe këtë e mbështetin në informatat e oficerëve shoqërues në nisje nga Prizreni dhe pas Masakrës së Tivarit. Sipas kujtesës, pra, del se gjatë marshutës dhe në Plojën e Tivarit, në atë Kalvar të shqip­tarësisë së Kosovës, u masakruan 3770 - 3890 veta. Këto përmasa të Masakrës së Tivarit, sipas kujtesës së përjetuesve të krimit nuk mund të materializohen me fakte, dhe as mund të vihet në dyshim e dhëna e raportuar më 27 mars 1945 se, nga Prizreni, në Eshallonin e Dytë, ishin nisur 2400 shqiptarë të mobilizuar detyrimisht.
Së kën­dejmi, në bazë të analizës kritike të fakteve burimore del se numri më i vogël i atyre që u masakruan në Masakrën e Tivarit, më 1 prill 1945, mund të konsiderohet 1560 veta, kurse numri më i madh 1700 veta, të cilin e ka konstatuar kapiteni Bajram Gola, anëtar i komisionit ushtarak jugosllav për hetimin e shkaqeve dhe të përmasës së Masakrës së Tivarit.
Mirëpo, tragjedia shqiptare, që përjetuan tri eshallonet e marsit 1945, dhe tri eshallonet e prillit 1945 nga Prizreni deri në Armatën IV të AJ-së, në qytete të ndryshme të bregdetit dalmatin, është shumë më e thellë. Dhe, kjo thellësi e tragjedisë së shqiptarësisë së Kosovës ka ndikuar në kujtesën historike që i tërë krimi, në të tri eshallonet e marsit 1945, të lidhet si kujtesë shqiptare e hidhur për përmasat e Plojës së Tivarit të 1 prillit 1945.
Dhe, të ndjekim faktet në këtë drejtim. Kthehemi në fille të krimit. Nga ajo që rezulton nga analiza e burimeve ushtarake del se nga Eshalloni i Parë i marsit 1945, në marshutën Prizreni - Trogir, u nxorën nga radhët 461 veta; nga Eshalloni i Dytë nga Tivari deri në Biograd na More u nxorën nga radhët më së paku edhe 84 veta; nga Eshalloni i Tretë në marshutën Prizren- Raguzë u nxorën nga radhët më së paku 506 veta. Do të thotë se nga Prizreni deri në Biograd na More, pa Masakrën e Tivatit të 1 prillit 1945, u nxorën nga radhët, në mënyra të ndryshme, më së paku: 1051 veta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:54 am

Nëse këtë numër, pra 1051, të nxjerrë nga radhët gjatë marshimit, ia shtojmë numrit më të saktë, që nuk mund të kontestohet me asgjë, të të masakruarve të Eshallonit të Dytë nga Prizreni përfundimisht me Masakrën në Tivar, del se prej 7700 - 8000 shqiptarëve të mobilizuar si “obveznici” (rekrutë) të të tri eshalloneve të marsit 1945 (midis datave 24 mars deri më 18 prill), u likuiduan, përkatësisht u nxorën nga radhët, 2611 rekrutë shqiptarë. E, nëse numrin e të masakruarve gjatë marshutës së të tri eshalloneve ia bashkojmë numrit më të madh të mundshëm, të masakruar në Masakrën e Tivarit, del se nga Prizreni deri në Biograd na More u masakruan dhe u nxorën nga radhët 2751 veta pjesëtarë të të tri eshalloneve të marsit 1945. Këtij numri duhet t’ia shtojmë edhe më së paku 166 shqiptarë të të tri eshalloneve të prillit 1945, të nxjerrë nga radhët në marshutën nga Prizreni deri në Shkodër. Del se nga numri i përgjithshëm 12 970 ‑ 13 323 shqiptarëve të mobilizuar dhunshëm për nevojat e Armatës IV të AJ-së deri në destinim u hoqën nga radhët më së paku 2 917 veta, do të thotë rreth ¼ e efektivit, u ekzekutua dhe u masakrua në format më shnjerëzore, krim i pashembull gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Të rikujtojmë edhe një herë: Përmasat e krimit të pasqyruar me numrat që u sollën janë të dhëna që mund të vilen nga burimet me prejardhje ushtarake e politike jugosllave dhe saktësia e tyre mund të vihet në sprovë vetëm me një përqindje, të vogël, për më shumë ose për më pak, varësisht nga numri i të plagosurëve të shpëtuar.
Këtu duhet të rikujtojmë edhe faktin se në kujtesën historike të popull si numër më i saktë i shqiptarëve të mobilizuar për Armatën IV të AJ-së, e që pësuan në marshutën nga Prizreni deri në Biograd na More, konsiderohet shifra rreth 4000 veta. Meqë organet politike, policore, ushtarake e gjyqësore të Jugosllavisë së Titos kurrë nuk lejuan hapjen e Dosjes: "Masakra e Tivarit!", kujtimi historik i popullit shqiptar mbetet e vërtetë e hidhur e popullit, një det gjak shqiptari midis viktimës dhe gjakpirësit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:55 am

Të përmbyllim: Shikuar faktet te Gojko Milaniq, për mobilizimin dhe transportimin e dhunshëm jashtë Kosovës të 27 137 shqiptarëve të moshave 16-60 vjeçare, Shtabi Su­prem i AJ‑së në Kosovë stacionoi njësitë më elite të dhjetë divizioneve të ushtrisë partizane: të tetë divizioneve ju­gosllave dhe të dy divizioneve të Shqipërisë. Pikërisht: Divizionet XLI, XLVI, LII, Grupin e brigadave (malazezo‑kosovare), Njësitë e Shtabit Operativ të Kosmetit, Brigada X Malazeze, disa njësi të Divizionit IX, të Divizionit XXVI dhe të Divizionit V e VI të Shqipërisë. Këto njësi, në marsin e vitit 1945, në Kosovë kishin një efektiv prej 40 mijë luftëtarësh me përvojë ushtarake të gjatë dhe me një armatim e teknikë ushtarake shumë të nevojshme për luftën kundër oku­patorit nazi-fashist.
Kur numrit të të mobilizuarve të larguar nga Kosova u shtohet edhe numri i atyre që u vranë, që u burgosën dhe që u izoluan gjatë aksionit për mobilizimin e dhunshëm të shqiptarëve, del se Shtabi i Përgjithshëm i AJ-së, me urdhër të Titos, për largimin e një shqiptari të supozuar i aftë për rezistencë të armatosur antijugosllave, angazhoi më së paku dy ushtarë të njësive elite.
Ky fakt tregon më së miri se qëllimi i mobilizimit të shqiptarëve të aftë për luftë ishte formë brutale e hyrjes në zbatimin e projektit për gjenocid dhe etnocid - për spastrimin etnik shqiptar, sprovë kalvari e shqiptarësisë së Kosovës. Prova e parë për këtë konstatim është erzekutimi dhe masakrimi me sadizëm, me shumë tipare të kanibalizmit, të rreth 1/4 e shqiptarëve që i nisën nga Prizreni në rrugën Kukës - Shkodër - Tivar- Raguzë- Split -Trieste, për plotësimin e Armatës IV të AJ-së, kinse për çlirimin e Kroacisë dhe të Sllovenisë, por, në fakt, për okupimin e Triestës me shqiptarët mish për top.
Për dhunën dhe krimet mbi rekrutët shqiptarë kurrë nuk u mor në pyetje asnjë ushtar dhe anjë oficer serb as malazez, e që është dëshmia tjetër se Shtabi Suprem i AJ‑së, në këtë mënyrë, ishte vu në plotësimin e kërkesave serbomëdha raciste që diktonte Elaborati i Aka­demikut Vasa Çubriloviq: "Që t'i zhdu­kim ose që t'i shpër­ngulim" ‑ shqiptarët. Të rikujtojmë më tutje faktet se kjo kërkesë programore shekullore serbo-jugosllave "mund të zgjidhet më së miri gjatë luftës, siç është kjo", e LANÇJ‑së ku, krahas "spastrimeve ushtarake gjatë ope­ra­ci­one­ve, duhet të përdoren edhe mjetet e tjera: t'u merren të gjitha të drejtat, të nxirren para gjyqit ushtarak, të dërgohen në kampe të për­qendrimit, t'u konfiskohet pasuria dhe të detyrohen të shpër­ngulen!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:55 am

Përpjekjet për plotësimin e kërkesave për spastrimin et­nik të shqiptarëve nga Kosova dhe viset e tjera nën okupimin e sllavëve nuk munguan gjatë tërë jetës së Jugosllavisë Avnojiste, kurse nga vitet e ’90-ta, kur filloi shpërbërja e Jugosllavisë Kominterniste - Avnojiste, u bë program legal qeveritar i Serbisë së kamufluar me emrin Jugosllavi.
Për maltretimet, për dhunën, për vrasjet dhe për plojat ndaj shqiptarëve kurrë nuk dihet se dikur, ndonjë vrasës, të ishte marrë në përgjegjësi. Përkundrazi, çdo dhunë, vrasje e plojë nga nëntori 1944 deri në qershor 1999, sikurse edhe me rastin e Plojës së Tivarit, më 1 prill 1945, projektuesit, skenuesit dhe zbatuesit serbomalazez të vrasjeve dhe të plojave mbi shqiptarët janë shpërblyer materialisht dhe janë ngritur në shkallë të shenjtorëve të kombit serb, të bijtë më të denjë të Dobrica Qosiqit dhe të Sllobodan Milosheviqit. Ky është morali politik e njerëzor historik i sllavit ortodoks kundër shqiptarit të të tri feve: islame, ortodokse e katolike, kundër shqiptarësisë së Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:56 am

Përgjegjësia e Enver Hoxhës
për Masakrën Tivarit

Titullimi i kësaj pjese është i drejtë vetëm kushtimisht, për faktin se emri i Enver Hoxhës simbolizonte luftën politike e ushtarake antifashiste komuniste të Shqipërisë Londineze, në një aleancë të ngushtë dhe përkrah popujve të Jugosllavisë, pa alternativë.
Në këtë shkallë të njohurive të burimeve arkivale nuk kemi të dhëna të sigurta për të dëshmuar fajësinë apo pafajësinë e Enver Hoxhës lidhur me Masakrën e Tivarit, por një gjë është e sigurt se efektivet e disa brigadave të UNÇ të Shqipërisë ishin pjesë e “rreth 40 mijë luftëtarëve” që morën pjesë në vendosjen e pushtetit ushtarak jugosllav në Kosovë, më 8 shkurt 1945, dhe për mobilizimin e dhunshëm të meshkujve shqiptarë të moshës 16-60 vjeçare, kinse për nevojat e luftës për çlirimin e Jugosllavisë.
Për hir të së vërtetës historike, pa bredhur gjatë duhet të konstatojmë faktin se komandanti i UNÇSH-së, Enver Hoxha, ka reagur politikisht me kohë, por butësisht, kundër maltretimeve, plaçkitjeve dhe pushkatimeve të shqiptarëve të Kosovës në prag të futjes së Kosovës nën pushtetin ushtarak të Jugosllavisë, më 8 shkurt 1945, por edhe më vonë, në periudhën e shtypjes së Kryengritjes së Drenicës, të mobilizimit dhe të transportimit jashtë Kosovës të shqiptarëve të aftë për luftë. Serbi Predrag Ajtiq, sekretar i Komitetit të PKJ-së në Prizren, informonte Komitetin Krahinor të PKJ-së së Kosmetit, midis të tjerash: “Shokët shqiptarë nga Brigada V më kanë sjellë disa telegrame nga Shtabi Kryesor i tyre dhe nga Çobani dhe kanë kërkuar të veproj sipas tyre (…): Të ndërprehen burgosjet dhe pushkatimet!” etj.
Dhe, sapo u vendos pushteti ushtarak dhe u suspendua Këshilli Nacionalçlirimtar i Kosovë e Metohisë, komandanti Enver Hoxha e dërgoi drenicakun Ramadan Çitaku, anëtar i KQ të PKSH-së, në Prishtinë të mësonte nga Miladin Popoviq, sekretar i Komitetit Krahinor të PKJ-së për Kosmet, se vendosja e pushtetit ushtarak në Kosovë a mos do të thotë se ky vis definitivisht do të mbetet në kuadër të Jugosllavisë(?!?). Thënë shulshqip, përgjigjja e Miladinit ishte: qepe!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:56 am

Fati i eshalloneve të marsit 1945, ndonëse me vonesë, preku edhe ndërgjegjën e Komandës së Qarkut të Shkodrës, që shihet nga tri radiograme, më 3, 4 dhe 7 prill 1945, për Shtabin e Përgjithshëm të UNÇSH-së. Kjo ndodhi pas plojës së ushtruar mbi Eshallonin e Tretë në brigje të lumit Bunë. Në radiogramin e 3 prillit, midis të tjerash, thuhej: “Në mesnatën e 1 prillit gjatë kalimit të kolonës në skelën e lumit Buna, për arsye të paditura e ndoshta aksidentale, u mbytën një ushtar jugosllav dhe një prej të mobilizuarve. Ushtarët jugosllavë që shoqëronin autokolonën, duke pandehur se mbytja u bë me paramendim, hapen zjarr kundër turmës së të mobilizuarve të çarmatosur, që prisnin të kalonin lumin. Shoqëruesit nga batalioni i 2-të i Brigadës së 27-të të Divizionit të 46-të, që komandoheshin nga Qiro Stikoviq, vranë e plagosën mbi 17 veta”.
Në radiogramin e datës 4 prill 1945, Komanda e Qarkut të Shkodrës e informonte Komandën e Përgjithshme të UNÇSH-së, “se trajtimi që u bëhej kosovarëve të mobilizuar kishte ‘karakter shumë serioz’ dhe ai kishte një ndikim të përgjithshëm negativ në të gjitha krahinat e veriut, ku qëndrimi ndaj tyre kishte bërë ‘shumë bujë dhe përshtypje shumë të keqe e dëmprurëse”.
Për Masakrën e 1 prillit 1945 Komanda e Qarkut të Shkodrës do të informohet, por jo saktësisht, prej afro dhjetë vetave, të cilët, siç shihet nga pjesa e botuar e radiogramit, qartë nuk e kishin përjetuar plojën, kishin ikur më herët, ose i përkisnin Eshallonit të Tretë. Në radiogramin për Shtabin e Përgjithshëm të UNÇSH-së, më 7 prill 1945, midis të tjerash, konstatohej: “Përpara një jave, mëse 7000 kosovarë kaluan për në Mal të Zi, të ndarë në tri kolona marshimi. Grupi i dytë me më se 3000 veta sapo arriti pranë Tivarit, u rrethua nga jugosllavët. Prej tij u larguan elementët slave, ndërsa mbi shqiptarët u hap zjarr dhe me këtë rast u vranë 500 veta”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:56 am

Ndërkaq, shifranti i Komitetit Qendror të PKSH-së, Islam Kadeshi, mbi pesëdhjetë vjet pas Masakrës së Tivarit, do të konstatojë: “Atë ditë erdhi një telegram, një shifër nga komesari i Divizionit të Pestë, Ramiz Alia, i cili njoftonte se sot herët në mëngjes, një turmë e madhe disa mijëra shqiptarë të Kosovës, pasi u grumbulluan në mes të dy kodrave, në një luginë, u pushkatuan dhe u likuiduan të gjithë. Në momentin kur unë e dorëzova ketë telegram, në zyrë e gjeta Koçi Xoxën, Enver Hoxhën, ua dhashë telegramin në shifër të përkthyer (…). Për këtë ngjarje u hesht. Turp dhe krim i madh për ta. Më vonë, në një tubim të ngushtë, u mor vesh për këtë masakër. Popullit nuk iu dha asnjë njoftim, nuk dihej se sa ishin vrarë, në ç’rrethana, ku…”
Sipas hulumtuesit të gjenocidit serb mbi shqiptarët, Shaban Braha, në Arkivin Qendror të Shqipërisë gjenden dy dokumente të vitit 1951, ku thuhet: “Në fillim të vitit 1945 me mijëra ushtarë shqiptarë që bënin pjesë në divizionin e 38 jugosllav u vranë rrugës kur po kalonin prej Prizrenit në Shkodër me pretekst se kishin dashur të dezertonin”, dhe se një oficer malazez do të deklarojë: “Më 1945 u hodh një grupim partizan në drejtim të Malit të Zi, i cili do t’u duhej njësive tona partizane si plotësim (…). Me të arritur në Tivar nga këto grupe u vranë pa numrim nga Brigada e 10-të malazeze, e cila ishte urdhëruar”.
Përpiluesit e librit Rruga luftarake e Brigadës V Sulmuese, botuar më 1968, sigurisht në dijeni të radiogramit të 7 prillit 1945, të cituar më lart, me disa pasaktësi të dukshme, do të konstatojnë: “Kështu p.sh. 3000 djem kosovarë, të cilët i kishin vënë në rresht si robër lufte të çarmatosur, i kishin shoqëruar me një repart special jugosllav nga Prizreni në Ulqin dhe gjatë rrugës duke u provokuar incidente të ndryshme, shumicën e kishin vrarë, ndërsa 1.200 të tjerët që kishin arritur gjallë në Ulqin, të rrethuar nga tri anë me mitralozë dhe nga një anë me det i kishin pushkatuar dhe kufomat e tyre i kishin hedhur në det.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:57 am

Ndërkaq, shifranti i Komitetit Qendror të PKSH-së, Islam Kadeshi, mbi pesëdhjetë vjet pas Masakrës së Tivarit, do të konstatojë: “Atë ditë erdhi një telegram, një shifër nga komesari i Divizionit të Pestë, Ramiz Alia, i cili njoftonte se sot herët në mëngjes, një turmë e madhe disa mijëra shqiptarë të Kosovës, pasi u grumbulluan në mes të dy kodrave, në një luginë, u pushkatuan dhe u likuiduan të gjithë. Në momentin kur unë e dorëzova ketë telegram, në zyrë e gjeta Koçi Xoxën, Enver Hoxhën, ua dhashë telegramin në shifër të përkthyer (…). Për këtë ngjarje u hesht. Turp dhe krim i madh për ta. Më vonë, në një tubim të ngushtë, u mor vesh për këtë masakër. Popullit nuk iu dha asnjë njoftim, nuk dihej se sa ishin vrarë, në ç’rrethana, ku…”
Sipas hulumtuesit të gjenocidit serb mbi shqiptarët, Shaban Braha, në Arkivin Qendror të Shqipërisë gjenden dy dokumente të vitit 1951, ku thuhet: “Në fillim të vitit 1945 me mijëra ushtarë shqiptarë që bënin pjesë në divizionin e 38 jugosllav u vranë rrugës kur po kalonin prej Prizrenit në Shkodër me pretekst se kishin dashur të dezertonin”, dhe se një oficer malazez do të deklarojë: “Më 1945 u hodh një grupim partizan në drejtim të Malit të Zi, i cili do t’u duhej njësive tona partizane si plotësim (…). Me të arritur në Tivar nga këto grupe u vranë pa numrim nga Brigada e 10-të malazeze, e cila ishte urdhëruar”.
Përpiluesit e librit Rruga luftarake e Brigadës V Sulmuese, botuar më 1968, sigurisht në dijeni të radiogramit të 7 prillit 1945, të cituar më lart, me disa pasaktësi të dukshme, do të konstatojnë: “Kështu p.sh. 3000 djem kosovarë, të cilët i kishin vënë në rresht si robër lufte të çarmatosur, i kishin shoqëruar me një repart special jugosllav nga Prizreni në Ulqin dhe gjatë rrugës duke u provokuar incidente të ndryshme, shumicën e kishin vrarë, ndërsa 1.200 të tjerët që kishin arritur gjallë në Ulqin, të rrethuar nga tri anë me mitralozë dhe nga një anë me det i kishin pushkatuar dhe kufomat e tyre i kishin hedhur në det.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:57 am

Përgjegjësia e Fadil Hoxhës
për Masakrën E Tivarit

Që në fillim mund të kontatojmë: Më së paku një fajësi morale e politike të madhe, për Masakrën e Tivarit, e bartin mbi vete komandanti Fadil Hoxha, partizanët e tij dhe kuadro kominternistë shqiptarë të Kosovës. Këtu duhet të rikujtojmë faktin se të mbijetuarit e Masakrës së 1 prillit 1945 kërkuan t’i vizitonte ndonjëri nga udhëheqësit politikë e ushtarakë ko­sovarë: Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Rifat Berisha, Mehmet Hoxha, Ismet Shaqiri, apo ndonjë udhëheqës i Shqipërisë.
Disa përjetues mendojnë se shqiptari që iu drejtua atyre, më 2 prill 1945, ishte Fadil Hoxha, dhe u kishte “garantuar se më nuk do të përsëriten masakra të tilla.” Mirëpo, Fadil Hoxha, në tribunën shkëncore të Lidhjes së Historianëve të Kosovës, më 25 qershor 1990, para historianëve dhe personaliteteve politike e ushtarake të Kosovës të viteve 1941-1945, deklaroi: “Nuk kam pasur kurrfarë njohurish për masakrën në Tivar, as për dimensionet e kësaj masakre.” Zëvendëskomandanti i SHOK-ut, Fadil Hoxha, sikur kishte harruar se ç’kishte deklaruar më 15 dhjetor 1979: Midis të tjerash: “Ne, në udhëheqjen e kosovare i kemi ikur që të bisedojmë për atë. E kemi gjykuar atë sjellje dhe e kemi përfunduar çështjen me atë.”
Vërtet, Organizata Nacionale Demokratike Shqiptare, e cila realisht u lind Shkup në periudhën e Luftës së Drenicës dhe u përhap në vise të Iliridës dhe të Kosovës, veçanërisht nga marsi deri në qershorin e vitit 1945, në Fadil Hoxhën, Mehmet Hoxhën dhe Rifat Berishën shihte tre personat ushtarakë dhe politikë kominternistë kryesorë të Kosovës, të cilët po u shërbenin planeve pushtuese e shkombëtarizuese të Serbisë edhe pas vendosjes së pushtetit ushtarak jugosllav, më 8 shkurt 1945, në Kosovë. Madje, Komiteti Qendror i ONDSH-së dhe Shtabi i Luftës i Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare atyre ua shqiptuan dënimin kapital për tradhti kombëtare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:58 am

Këtu duhet të konstatojmë faktin se Shtabi i Luftës i LLTSH-së në Proklamatën e fillimtetorit 1945, duke folur për implikuesit në planifikimin dhe zbatimn e Masakrës së Tivarit, do të konstatojë: “Kjo ka ndodhur atyre ditëve kur heroi i popullit Haki Taha në mjedis të Prishtinës e ka vrarë në vend armikun më të madh të popullit shqiptar, malaziasin Miladin Popoviq. Për këtë Fadil Hoxha gjeti rastin e mirë, të cilin e ka pritur, dhe i dha urdhër komandantit në Tivar që të pushkatonte një numër të caktuar të shqiptarëve si hakmarrje për Miladinin. Malaziasi këtë detyrë e ka kryer me pedantëri dhe shumë shpejt. Për disa orë egërsinat gjakësore kanë masakruar më shumë se 3 000 shqiptarë.
Ky masakër do të vazhdonte deri sa të vriteshin të gjithë, por familjet e Tivarit ndërmjetësuan dhe ploja u ndal në gjysmë. Populli shqiptar e dinë mirë se kush është përgjegjës për këto ngjarje tragjike dhe ata shumë shpejt kanë për të dhënë llogari para popullit dhe familjeve të tyre.”
Mirëpo, implikimi i thellë i Fadil Hoxhës në Masakrën e Tivarit, sipas bindjes sime, si njohës i burimeve dhe i kujtesës për këtë tragjedi, kërkon dokumentim më të gjerë. Mirëpo, këtu, megjithatë, duhet të prekim edhe disa fakte. Në Urdhëresën e Titos (Tepër rezervat, nr.31, më 8 shkurt 1945), për vendosjen e pushtetit ushtarak jugosllav në Kosovë, emri i Fadil Hoxhës nuk përmendet si kuadër në tri postet e para: administrative, politike e komanduese të administrimit ushtarak jugosllav në Kosovë. U la zëvendës i komandantit të Shtabit Operativ të Kosmetit dhe, tash e tutje, Fadi Hoxhën e shohim në sprova të vështira për bindshmëri dhe besnikshmëri ndaj pushtuesit jugosllav në Kosovë dhe në tokat shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:58 am

Prova e parë: Më 18 shkurt 1945, sëbashku me Miladin Popoviqin, sekretar i KK të PKJ-së, Fadil Hoxhën e shohim në audiencë fillimisht te Kardeli e më pastaj te Tito, në Beograd, ku ua nxorën “mbi tavolinë” tri opcionet politike tanimë të përfolura në qarqet jugosllave e ballkanike për zgjidhjen e problemit shqiptar në Jugosllavi: “Trojet shqiptare jashtë Shqipërisë (Londineze) t’i ndanin njësitë federale të Jugosllavisë: Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi; ose një pjesë ta aneksonte Mali i Zi, një pjesë Maqedonia, një pjesë Serbia dhe pjesa qendrore si ‘Kosovë e Metohi’ të mbetej njësi autonome në përbërje të Serbisë federale. Mundësia e Tretë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës - bashkimi me shtetin amë, Shqipërinë, (atyre) iu tregua joreal në kushtet kur ‘ende në Shqipëri ka luftë qytetare!”
Derisa Miladin Popoviq do të hezitojë, peng i premtimeve që i kishte dhënë Enver Hoxhës - për zgjidhjen e problemit të Kosovës me referendum të popullit, “Fadil Hoxha e përkrahu zgjidhjen e dytë, këtë në të cilën na gjeti riokupimi i katërt i Kosovës më 1989/1990. Atë “zgjidhje” e pranoi “në emër të popullit shqiptar, si zgjidhje aktuale më e drejtë.”
Kjo ishte jo vetëm sprovë e madhe për bindshmëri, por ishte edhe shërbim i madh i Fadil Hoxhës për Jugosllavinë e Titos, sepse qartë hoqi dorë nga fitoret që i kishte siguruar me luftën antifashiste përkrah Jugosllavisë. Pas këtij provimi, Fadil Hoxha nga Beogradi u dërgua në Vërshac, për të shtypur përfundimisht revoltën e 10 shkurtit 1945, të shqiptarëve në një kazermë karantin. Koloneli Fadil Hoxha u emërua kryetar i gjyqit ushtarak dhe, sipas disa të dhënave, më 19 shkurt 1945, e, sipas të tjerave, më 1 mars 1945, i zgjodhi 11 veta “si organizues të Revoltës dhe i pushkatoi para rreshtit të ushtarëve duarthatë.” Ndërkaq, Shtabi i KNOJ-it, më vonë, do ta njoftojë OZN-ën se “Në Vërshac u gjykuan dhe u pushkatuan njëmbëdhjetë kryengritës arnautë.” Në bazë të hulumtimeve të mia në vitet e ’70-ta pata konstatuar: “Përjetuesit e kësaj ploje fadiliane thonë se, edhe në ditët që pasuan, u vodhën dhe u pushkatuan edhe mbi 40 të tjerë. Ky spastrim bëhej mbi bazë të urdhëresës së Fadil Hoxhës.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:59 am

Të rikujtojmë edhe këtë fakt. Në ditën që Fadil Hoxha urdhëroi pushkatimin e 11 shqiptarëve në Vershac, në Prishtinë, më 19 shkurt 1945, u mblodh Komiteti Krahinor i PKJ-së, i cili shqyrtoi pozitën politike të sekretarit politik, Miladin Popoviq, dhe mori vendimin “që organizata partiake e Kosovës t’i bashkangjitej organizatës partiake të Serbisë. Krejt këto marifetllëqe i udhëhiqnin Spasoje Gjakoviq dhe Dushan Mugosha pa hasur në asnjë rezistencë të kuadrit politik e ushtarak shqiptar të lagjes së Fadil Hoxhës”, kure “disa ditë para vrasjes së Miladin Popoviqit në Kosovë dhe Metohi erdhi Milenko Gjuroviq, si delegat i KQ të PKJ-së”- shkruan arkitekti i komplotit kundër Miladin Popoviqit dhe kundër patriotizmit shqiptar në radhën e LANÇJ-së.
Mirëpo, sipas të dhënave që dalin nga analiza kritike e burimeve politike e ushtarake jugosllave, vetëm largimi i Miladinit nga pozita e sekretarit politik të KK të PKJ-së nuk siguronte komoditet për veprim energjik të kominternistëve pansllavistë për veprim kundër shqiptarësisë dhe perspektivës politike të Kosovës drejt vetëvendosjes. Miladini i gjallë do të ishte pengesë e supozuar, ndaj u ngutën me likuidimin e tij, e njëkohësisht, kinse për hakmarrje të gjakut të Miladinit, edhe me likuidimin e elementit shqiptar politik e ushtarak antifashist të vendosur për sakrificë sublime për interesa të kombit shqiptar në tërësi.
Atentati kundër Miladin Popoviqit u realizua sipas një skenari të disejnuar mirë. Mësuesi antifashist kombëtar Haki Taha, pas një zënke të rëndë me Fadil Hoxhën në Prizren, për faktin se Kosova po rrëshqiste, për çdo ditë, drejt nënshtrimit dhe robërisë serbe, erdhi në Prishtinë dhe u takua, së paku, me Mehmet Kumnovën dhe Enver Sudin, anëtarë të Komitetit të NDSH-së për Prishtinë. OZN-a, në natën e 12/13 marsit 1945, e arrestoi pa bujë Haki Tahën dhe e vrau, me një plumb në tamth, në lokalet e OZN-as. Të nesërmen, më 13 mars 1945, “aty kah ora 10 para dreke” u vra Miladin Popoviq. Sipas Spasoje Gjakoviqit, historishkrues, Miladini u vra “rreth drekes”, kurse në informatën për Beogradin, shkroi:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 8:59 am

“KQ të PKJ-së.
U krye atentat në Miladin Popoviqin në Komitetin Krahinor, sot në orën 11. Miladini ka rënë i vdekur në vend. Spasoje.” Dhe, në vazhdim, solli vazhdimin e njoftimit dedikuar KQ të PKJ-së: “Atentatori ndaj shokut Miladin Popoviq është Haki Taha, mësues nga Gjakova. Atentatori është njohur dhe në momentin e kapjes ka bërë vetvrasje. Ka mbetur i vdekur në vend. Tek ai është gjetur letra në të cilën thuhej: ‘E kam vrarë Miladinin, sepse ka dashur ta sundoj Kosovën.’ Hetimet vazhdojnë.”
Realisht, këtu e tutje, Spasoje si historishkrues, do të paraqetë variantin zyrtar të OZN-ës për vrasjen e Miladin Popoviqit, të përpunuar dhe me ndryshime esenciale nga varianti i paraqitur në telegramin e datës 13 mars 1945. Por, njëherë t’i kthehemi shkrimit të Mehmet Hoxhës, i cili paralajmëronte diçka të tmerrshme për shqiptarët, si ai që ndodhi në Tivar, më 1 prill 1945.
Kryetari i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës, i emëruar në këtë post nga Konferenca e Bujanit, më 2 janar 1944, Mehmet Hoxha, midis të tjerash, shkroi: “Mbas dores së dukshme t’atentatorit gjaksuer, Haki Tahes, mëshihen planet djallzore të gatueme prej klikave reakcionare, ne rastin t’onë konkret, prej klikave reakcionare shqiptare.
Reakcionarët shqiptarë kanë parashikue me permbushë tri qellime kryesore me anen e këtij atentati:
A) Me zhdukë udhëheqsin e frontit N. Ç. në Kosovë e Metohi per t’a ngadalue hovin e punes së rindertimit dhe t’organizimit.
B) Me tronditë masat Serbe dhe Malazeze ne nji shkallë të tillë sa me i ba këto që të ngrehen në shej hakmarrje kundra Shqiptarvet dhe te shkaktojne nji gjakderdhje ne Kosovë e Metohi.
C) Me tregue ne syet e shtresavet te mbrapambetuna dhe shoviniste Shqiptare se ata kanë akoma fyshek te pazbrazun dhe këso dore me fitue, mundësisht, nji far kredije tue paraqitë atentatin si nji akt te Shqiptarëve kundra Serbve dhe Malazezve.”
Më tutje, Mehmet Hoxha informonte opinionin se “vendin e tij te zbrazun e ka zanë nji shok tjeter i zoti dhe me ekspriencë si ai. Vrasja e Shokut Milladin ka qenë nji shkak ma teper per t’a shtye vemendjen t’onë, per t’a ashprue ma shumë luften t’onë kundra mbeturinave te fashizmit” dhe përfundonte me kërcënim e thirrje gjaksori për gjakmarrje: “Sherbtoret dhe agjentat e fashizmit do ta paguajnë shumë shtrejt gjakun e shokut Milladin Popoviqit. Rojet t’ona te shqueta e te gatëshme e kapen dorën tradhtare. Shumë shpejt kanë me i kapë dhe shtyesit e organizatorët e kësaj dore tradhtare.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 9:00 am

Gazeta Rilindja në informatën: “Prishtinë, 14 Mars”, do të nënvizojë: “Të mallengjyeshme kanë qenë fjalët që shoku Mehmet Hoxha i drejtoi kufomës”, kurse në Pejë, “Para gazermes, n’emen te pushtetit ushtarak dhe ushtris foli Kolonel Fadil Hoxha, zavendes i komandantit të Shtabit Operativ te Kosmetit, mandej komisari i brigades se Bokes.”
Ndërkaq, arkitekti i planit të vrasjes do të vazhdojë me rithurjen e variantit zyrtar oznas të vrasjes së Miladin Popoviqit. Dhe, sikur harron se çka i kishte shkruar KQ të PKJ-së, më 13 mars 1945, ndaj në raportin e datës 16 mars do t’i shkruajë: “Atentatori është gjetur më 14 (mars) në orën 15. Hetimet do të mund të vazhdojnë me sukses. Në parzmë nën gujë të atentarorit u gjetë flamuri shqiptar nga pëlhura, në të cilën ka shkruar: ‘Kosovës së Lirë - në bashkësi me Shqipërinë’. Atentatori ishte i vendosur për vdekjen e qindpërqindt, por frikacakllëku i korierit e ka shpëtuar. Spasoje.”
Dhe, po ky Spasoje, në faqen tjetër të librit, do të konstatojë edhe këtë: “Dhjeta minuta pas vrasjes jam gjendur në zyrën e Miladin Popoviqit, derisa Miladini ishte ende i mbështetur në karrige pranë tavolinës së punës. Ozna organizoi bllokimin e atij terreni dhe angazhoi batalionin e Shtabit Operativ të kryente bastisjen. Oficerët e OZN -ës ishin ditë e natë në atë rajon. Në ditën e dytë rreth drekës vrasësi Haki Taha ka dalë nga plevica dhe ka tentuar që të hedhej në një vend tjetër. U hetua. Vetëvrasjen e kreu në momentin e kapjes.”
Kryeoznasi Spasoje Gjakoviq, më tutje, jep një tablo imagjinative të denjë për film. Shkroi: “Ai fashist-irredentist entuziast, me dorë të majtë e ka shpërthekuar gujën dhe nga nënguja e nxori flamurin shqiptar, kurse me dorë të djathtë nga “bereta” e shkrepi fishekun në tamth dhe mbeti i vdekur në vend. Oficerët e oznës nuk shtinë në të, dëshiruan ta kapnin të gjallë.”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 9:00 am

Kundërthëniet në variantin zyrtar oznas të Spasoje Gjakoviqit, të variantit zyrtar partiak, pushtetor e ushtarak publik të shfaqur gjatë ceremonialit të varrimit të Miladin Popoviqit në Pejë, i filluar nga ora 9.30 minuta të datës 14 mars 1945, rreth pesë orë e gjysmë para se të “gjendej” dhe para se të “vetëvritej” për së vdekuri, Haki Taha, dhe të variantit në kujtesën historike, janë evidente dhe të dushme.
E vërteta historike për vrasjen e Miladin Popoviqit dhe të Haki Tahës mund të përmblidhet në pak fjalë: OZN-a e vrau Haki Tahën para se ta vriste Miladin Popoviqin, kurse skenarin për “vetëvrasjen” dhe Flamurin Kombëtar Shqiptar të Haki Tahës e krijoi në dy e më shumë etapa.
Patrioti Haki Taha është ekzekutuar me një plumb në tamth, në natën e 12/13 marsit 1945, dhe OZN-a, pasi kreu punë me Miladin Popoviqin, ia vendosi mbi parzmë, nën pallto, një flamur shqiptar dhe, më 14 mars rreth orës 15, e nxori në një rrugicë, para një plevice në kat, jo larg nga ndërtesa e OZN-ës. Në “ndjekje”, si alibi, OZN-a kishin ftuar edhe aktivistë partiakë dhe nëpunës shqiptarë. Spasoje Gjakoviq e kishte thurur mirë Variantin e Flamurit. Ai e ftoi afër vetës komunistin shqiptar me autoritet - Vesel Rexhepin dhe i urdhëroi: “Shpërthekoja pallton dhe shiko se çka ka në parzmë…!?” Komunisti gjilanas, i cili kishte qenë jatak besnik i Pavle Joviqeviqit, Svetozar Vukmanoviq - Tempos, Fadil Hoxhës etj., në vitet 1941-1944, iu afrua kufomës së Haki Tahës pa hezitim, por u step para saj. Në vendin e “rënies” nuk kishte gjak, kurse gjaku që i dukej në fytyrë i ishte tharë plotësisht. Kjo e habiti komunistin idealist. U bind se Haki Taha ishte vrarë dikund gjetkë dhe kohë më parë. Ia shpërthekoi gujën dhe në parzmë i “gjeti” një flamur shqiptar, në të cilin nuk kishte të shkruar asgjë.
Këtu e tutje OZN-a do të përshpëtojë për ta bindur popullin se Miladinin e vrau “reakcioni shqiptaromadh” nga radhët e Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kufoma e Haki Tahës u nxor në Çarshi (qendër) të Prishtinës, ditën e martë, ditë tregu, më 15 mars 1945, nga mengjesi deri para mbrëmbjes. Iu vendosën roje oznase dhe sollën qytetarë e të rinjë, komunistë e skojistë, ta pështynin dhe ta përdhosnin kufomën e “armikut të popullit”. Në mbrëmje, kufomën e ngarkuan, me ceremoni poshtruese, në një qerre të plehut dhe e humbën përjetësisht. Qarkulluan edhe fjalë se Kufomën e Haki Tahës e kallën për të mos rënë kurrë në duar të “reakcionarëve shqiptarë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 9:01 am

Këtu duhet të konstatojmë edhe një fakt. Pak minuta para se të jepej alarmi për vrasjen e Miladin Popoviqit komunistët dhe antifashistët shqiptarë të lagjjes së Mehmet dhe Fadil Hoxhës ishin tubuar në një shtëpi vizavi me Gjimnazin “Sami Frashëri”, për të ngritur Këshillin Organizativ për formimin e “Komitetit të Shqiptarëve të Kosovës e të Metohisë”. Me këtë organizëm politik duhej të varrosej përfundimisht Rezoluta e KANÇ e Bujanit, e 2 janarit 1944, dhe të legjitimohej pranimi i Fadil Hoxhës, i 18 shkurtit 1945, para Kardelit dhe Titos, që Kosova të mbetej në kuadër të Serbisë - Jugosllavisë. Vrasja e Miladinit pati për pasojë ndërprerjen e këtij takimi. Mbledhja tjetër u ftua për 27 mars 1945, në Gjimnazin “Sami Frashëri”, ku u sollën 400 delegatë “nga të gjitha viset e Kosovës dhe Metohisë.”
Zhvillimet e Kuvendit Themelues i paraqiti besnikërisht “Organi i frontit të përbashkët Nacional Çlirimtar të Kosovë - Metohis” - “Rilindja”, e cila shkruante: “As nji pakice tjeter në Jugosllavi, nuk iu kanë njoftë këso të drejtash (…). Formimi i Komitetit asht nji nder ngjarjet me randsi te historis se popullit t’onë, kur ai për të parën here del në skenë krahas me popujt tjerë të Jugosllavis, i lirë dhe me të drejta të barabarta”!?!
Në fillim të punës Kuvendit Themelues të “Komitetit Kombëtar Shqiptar” iu drejtua kolonel Fadil Hoxha, i cili saktësoi “randësin e kuvendit dhe qellimet e tij. Ai për kryetarë të nderit i propozoi mbledhjes: Marshall Titon, Gjeneral-kolonel Enver Hoxhën, AVNOJ-in dhe Qeverin e përbashkët. Kjo u pranue e u zgjodh kryesia e punës.” Ky ishte edhe një mashtrim ordinar për popullin dhe ishte një dëshmi tjetër e Fadil Hoxhës për bindshmëri dhe besueshmëri ndaj aleatit të Luftës, i cili e kishte shkelur Kosovën dhe tokat shqiptare të tjera si okupator gjaksor.
Tashti t’i kthehemi Masakrës së Tivarit, për të vigjiluar se në mos ishte i implikuar edhe Fadil Hoxha me lagjjen e tij komuniste kryesisht gjakovaro-mitrovicase. Nga hulumtimet e kujtesës historike në terren dhe nga raportet ushtarake jugosllave kam konstatuar se shqiptarët e mobilizuar për nevoja të Armatës IV të AJ-së, të cilët u përcollën nëpër shtegun Prizren - Kukës - Fushë Arrëz - Shkodër - Tivar, nën përcjelljen e njësive serbe dhe malazeze (të cilat kishin pësuar debakël në Luftën e Drenicës, nën udhëheqjen e Shaban Palluzhës), u përkisnin viseve të Kosovës ku rezistanca e armatosur shqiptare antijugosllave kishte qenë më e fortë, përkatësisht nga viset ku e kishte shtrirë aktivitetin politik dhe luftartak Organizata Nacional Demokratike Shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 EmptyFri Apr 18, 2008 9:01 am

Dhe, tashti, është i njohur fakti se në Mitrovicë, komunisti i moçëm mitrovicas, Rasim Qerkezi, aso kohe prokuror, së bashku me dy oficerë serbë, i nxorën nga radhët e të mobilizuarve çerkezët, serbët, malazeztë dhe romët, kurse të mobilizuarit nga Gjakova dhe rrethina nuk u dërguan në eshallonet e vdekjes së marsit - prillit 1945, për Armatën IV të AJ-së. Së këndejmi, viktimat e Masakrës së Tivarit mund të pyesin: Pse në mesin tonë nuk ka asnjë gjakovar?!?
Këtu duhet të konstatojmë edhe këtë fakt: Dokumenti anonim i prejardhjes malazeze të vitit 1945 dhe Proklamata e Shtabit të Luftës së Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare, e fillimtetorit 1945, sikur e plotësojnë njëri-tjetrin në dëshmimin e implikimit të Fadil Hoxhës në Masakrën e Tivarit, të 1 prillit 1945. Koloneli Fadil Hoxha i ka pasur të njohura akuzat e njërit dhe të dokumentit tjetër, por kurrë nuk është deklaruar lidhur me ato akuza.
Më 14 dhe 15 dhjetor 1979, Instituti i Historisë së Kosovës mbajti simpoziumin: “Forcat e armatosura revolucionare të LNÇ të Kosovës më 1941-1945”. Në diskutime, tabu temën “Masakra e Tivarit” e hapi Prof. Dr. Bogumil Hrabak, duke u thirrur në konstatimet e Aleksandër Rankoviqit në Kongresin Themelues të PKS-së, në maj të vitit 1945. Ky ishte provokim shkencor i rëndësishëm dhe në diskutime do të lëshohen shumë veta nga auditori, ish-kuadro politike e ushtarake. Diskutimet u elektrizuan politikisht. Më të zëshëm për ta lënë problemin edhe më tutje në ad acta, si çështje të mbyllur, ishin treshi gjakovar: Fadil Hoxha - Ismet Shaqiri - Xhavit Nimani. Madje, i fundit, me këtë rast, do të deklarojë se ai i kishte ndalur gjakovarët të mos shkonin në eshallonet e marsit-prillit 1945, në relacionin: Prizren - Shkodër -Tivar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Masakra e Tivarit
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
» Enver Hoxha dhe partizanet e tij....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: