Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Masakra e Tivarit

Shko poshtë 
+12
Driniiiii
xhema
BashKom
Medalim
Orfe@
Sofra
GERI_G
naqeta
Beton
Euridika
Vuthjani
gishteza
16 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:39 am

Ndërkaq, nga parashtresa e Azem Hajdinit, që është njëri ndër burimet me autentike për Plojën e Tivarit, është pas­qyruar edhe sjellja barbare e ushtrisë malaziase kundër për­jetuesve të Plojës. Së pari, ua ndaluan të ndihmonin shokët e plagosur dhe bashkimin e të plagosurve në oborr dhe në shesh me ata që kishin qenë në ndërtesë. Duke i mbajtur të "shën­doshët" midis kufomave, e në pellgun e gjakut, ua mbajtën një fjalim 60 minutash ‑ "për bashkimin dhe vëllezërimin", duke i detyruar të thërrisnin parulla: "Rroftë Shoku Tito!", "Rroftë Vëllazërim‑bashkimi....!", "Rroftë UNÇJ‑ja...!"?! Vetëm tani u ftuan qytetarët e Tivarit të bartin të vrarët dhe të plagosurit, t'i hedhin në det ose t'i dërgojnë në një vend, mbi një shkëmb, ku do t'i kallnin.
Sa po i ngarkonin në qerre, në karroca e në kamiona, ku­fomat dhe të plagosurit, drenicari Elez Murati prej Llaushës me dy shokë shkuan te komandanti për ta lutur që të ndaheshin të pla­gosurit. "Kërkesën e tyre gjelatët e dënuan me vdekje. Por nuk u kënaqën me kaq. Nga turma jonë morën edhe nja 5‑6 veta me motivacion se edhe ata ishin në grup me protestuesit dhe që të gjithë i likuiduan, kurse neve na u kërcënuan se po qe se na dëgjohet vetëm edhe një zë do të na gjej fati i njëjtë (...)!"
Kështu, vazhdoi bartja e kufomave dhe e të plagosurve për t'i hedhur në det ose në zjarr. “Dhe, derisa neve na urdhëruan ta lëshonim oborrin, pas nesh mbetën klithmat e të plagosurve, duke dë­shiruar të vinin me ne...!", kurse nga qytetarët që i banin kufomat dhe të plagosurit për t'i shpën në të njëjtin varr, dëgjohej kënga: "Druže Tito mi smo ti obečali da čemo sve šiptare zaklati, osim devojaka i mladih nevesta s'kojima čemo kolo zaigrati (Shoku Tito ne të jemi betuar se të gjithë shqiptarët do t'i therim, përveç vajzave dhe nuseve të reja me të cilat valle do të hedhim....!")
Të "shpëtuarit" nga Ploja i dërguan afër plazhit, nja 200‑300 metra nga Ndërtesa e Monopolit. Aty do ta kalojnë natën të rre­thuar nga deti dhe ushtarët e armatosur deri në dhëmbë. "Në mëngjes vërejtëm se si mbi ujë notonin plisat e bardhë, shokat, japangjet dhe kufomat e shokëve tanë. Ne plazh kemi qëndruar plot 18 orë pa ngrenë, kurse etjen përpiqeshim ta shuanim me ujë deti"- shkroi Xani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:39 am

Tani, prapë i kthyen në oborr, në vendin e masakrës, ku kundërmonte erë gjaku të zënë. Aty u ofruan ushqim ‑ "gjellë të ngrohtë", por asnjëri nuk e mori gjellën, për faktin se atë ua kishin servuar në enët e shokëve të vrarë “të cilat ishin të lara me gjak”. Pasoi dënimi në shenjë hakmarrjeje. Dhënie tjetër e ushqimit u shtye për 12 orë. U urdhëruan të hynin në ndërtesë, por të mbijetuarit tashti kundërshtuan. Nuk pranuan të hynin brenda pa i numëruar dhe "pa e përpiluar regjistrin me emër e mbiemër dhe adresat e sakta për secilin prej nesh që kishim ngelë ende të gjallë dhe të na jepej kopja, pastaj të tregohet regjistri i atyre që janë nisur nga Kosova dhe të dihet numri i të vrarëve (...). Me këtë rast u betuam se nuk do të lejojmë më vrasjen e shokëve tanë që i caktuam për ta ngritur zërin në emër të të gjithëve pa u vra të gjithë ne"- do të konstatojë Xani.
Në fund, pas shumë peripecive, u caktua një grup prej dy oficerëve dhe katër shqip­tarëve që të bënin njehjen e shqiptarëve të mbetur gjallë. "Pas numërimit një nga një gjatë hyrjes në ndërtesë është kon­statuar se gjallë kishin mbetur vetëm 810 persona” - do të saktësojë Xani në parashtresën për KQ të LKJ, më 9 nëntor 1966.
Këtu duhet të konstatojmë këtë fakt: Hulumtimet e mia para vitit 1990, për numrin e të mbijetuarve të Masakrës së Tivarit, përputhen ani mirë me konstatimet e Azem Hajdinit - Xanit. “Dihet e dhëna se nga Tivari për Raguzë do të shkojnë vetëm shtatë barka me shqiptarë nga Eshalloni i Dytë, teprica nga ploja e 1 prillit 1845. Këto barka mund të merrnin 100-120 veta, çka do të thotë se nëse mesatarisht në një barkë kanë hipur 110 veta, del se në Raguzë kanë shkuar rreth 770 veta.”
Mirëpo, në rrethana të luftës, dhe veçanërisht në rrethanat jonjerëzore që i përjetonin rekrutët shqiptarë, nëse jo më shumë, në një barkë ka mundur të ngarkoheshin edhe deri 120 veta. Kjo e dhënë mbështet saktësinë e numërimit të komisionit shqiptaro-malazias, më 2 prill 1945. Së këndejmi, duhet të pranojmë faktet se, derisa nuk kemi argumente të tjera për t’i kontestuar të dhënat e përmendura, nga Masakra e Tivarit shpëtuan 810 veta, mund të nxirret përfundimi i logjikshëm se nga Shkodra, më 30 mars, ku u dorëzuan 2370 shqiptarë, përfundimisht me Masakrën e Tivarit, më 1 prill 1945, nga ushtria malazeze u masakruan 1560 shqiptarë.
Siç do të hohim më vonë, numri 1560 është bindshëm më i pakontestueshëm, sepse është për 140 veta më pak sesa numri në Proklamatën e Shtabit të Luftës së LLTSH të fillimtetorit 1945, përkatësisht 130 veta më pak se numri në Informatën e Profesor Ymer Berishës, të 22 tetorit 1945, dhe 240 veta më pak se numri në Parashtresën e kapitenit Bajram Gola të 31 majit 1990.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:40 am

Tashti të ndjekim, edhe pak, të dhënat e përjetuesit të gjakderdhjes së paprecedencë në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Azem Hajdini do të konstatojë: Sërish “në ndërtesë na pritën te­la­she të reja. Në një anë ishim të rrethuar, kurse njëkohësisht na u komunikua urdhri se askush nuk mund të dalë jashtë ndërtesës, madje as për nevoja fiziologjike. Mosrespektimi i kësaj urdhërese dënohej me vdekje. Në këto kushte u detyruam që nevojat fiziologjike t'i kryenim po aty ku qëndronim në dhomë".
Ndaj të ngujuarve do të bëhen edhe provokime, duke u lënë, në disa vende, revole pa fishekë dhe dy mjete shpërthyese, "të cilat, në një çast u aktvizuan" dhe lënduan disa veta. Në këtë gjendje kaotike, frike dhe pasigurie, e kaluan natën e 2/3 prillit 1945. Pas 22 orë qëndrimi të ngujuar, derisa nëpër Tivar kaloi Eshalloni i Tretë, i nisur nga Prizreni më 27 mars 1945, i nxorën, i rreshtuan dhe i dërguan në një ndërtesë të vjetër, me një oborr përafërsisht 1000 m2, i rrethuar me tela të xhembuar të lartë mbi dy metra.
Në kërkesën e të mbijetuarëve të plojës për t’ua mundësuar një kontakt me ndonjërin nga udhëheqësit politikë e ushtarakë ko­sovarë: me Fadil Hoxhën, Xhavit Nimanin, Rifat Berishën, Mehmet Hoxhën e Ismet Shaqirin, "apo me udhëheqësit e Shqipërisë", oficerët malazez iu kërcënuan të heshtnin: "Shihni atë tym të zi në atë shkëmb! Aty po digjen shokët tuaj, mos dëshironi edhe ju të pësoni si ata...!?”
Vetëm pas dy‑tri ditësh para tyre, në atë kamp, arritën disa oficerë malazias dhe "dy dalmatinë" dhe ua komunikuan një dokument kinse të udhëheqsisë së Kosovës, ku thuhej: "Me keqardhje kemi marrë lajmin për incidentin dhe tragjedinë që ndodhi në Tivar, për çka ju vetë ishit fajtorë. Kemi marrë të gjitha masat për sigurimin e jetës suaj dhe të kushteve më të mira jetësore. Tash e tutje për në front përveç udhëheqësve serbë e malazez do t'u shoqërojnë edhe oficerët kroatë e sllovenë, si dhe disa oficerë shqiptarë".
Rekrutët shqiptarë përjetues të Plojës së Tivarit, për t'ia shkurtuar vetes vuajtjet e mëtutjeshme, pranuan sugjerimet, por jo edhe barrën se ata ishin fajtorë për incidentet dhe Plojën e Tivarit. Dhe, pas 12 ditësh nga masakra, pasi ua përvëluan teshat me morra, i nisën, me rrugën detare, për Budvë - Raguzë - Split ‑ Trogir ‑ Shibenik - Biograd na More, ku do të sistematizohen në njësitë ushtareke të AJ-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:40 am

Marshimin e pjesës së mbetur të Easha­llo­­nit të Dytë të marsit, edhe më tutje, e përcollën fatkeqësi dhe tragjedi. Sipas disa dëshmive të përjetuesve të ngjarjes, në afërsi të Raguzës një barkë hasi në një minë dhe me atë rast u vranë 40 rekr­utë shqiptarë. Shumica e të rënëve ishin të plagosur në Plojën e Tivarit, të kuruar në spitalet në Miloçer dhe Tivar dhe të nisur për rrugë pas Pashkëve të vitit 1945, pra, pas 15 prillit. Askush nuk u mor me nxjerrjen e kufomave të tyre nga deti.
Pushimin e parë, përkatësisht natën e parë të marshimit përgjatë bregdetit, e kaluan në Split - "të mbështetur për disa shkëmbinj", ku nga "uria, lodhja dhe sëmundjet e ndryshme, një numër shokësh kanë ngelur në vend, kurse për fatin e tyre më s'kemi mësuar asgjë" - do të konstatojë Xani.
Pjesëtarët e tjerë të këtij eshalloni vazhduan marshutën, përmes rrugës detare, deri në Trogir. Aty i ndalën për t’u shlodhur dhe për t’i pajisur me pajisjet ushtarake. Një pjesë të rekrutëve shqiptarë e vendosën në disa shtëpi, kurse një pjesë e dërguan në kazermën ushtarake në ujëdhesën Çiovo. Meqë ura që lidhte këtë copë toke me Trogirin ishte e shkatërruar nga bombardimet gjermane, kalimi i kanalit bëhej me trajekt. Më 18 prill 1945 u dha urdhri për nisjen e rekrutëve për në front, ndaj pjesa e rekrutëve nga Çiovo duhej të kthehej në Trogir, te pjesa kryesore.
Gjatë kthimit, trajekti i parë lundroi pa telashe, kurse i dyti, me 150-180 veta, pasi lundroi rreth 20-30 m, u thye në mjedis. U shkaktua kërsimë e madhe dhe panik. Të gjithë rekrutët ranë në ujë. Ushtarët dhe populli u erdhën në ndihmë, por, siç pohojnë përjetuesit e fatkeqësisë, “u mbytën 65 veta”, kurse nga deti u nxorën vetëm 29 kufoma (28 nga komuna e Kaçanikut dhe 1 nga komuna e Ferizajt). Qytetarët e Trogirit morën pjesë edhe në varrosjen e martirëve me nderime të larta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:40 am

Pjesën e mbetur të Eshallonit të Dytë të marsit 1945 e dërguan në Biograd na More, për ta bashkuar me njësitë e Divizionit XV "Matija Gubec”. Në ditën kur rekrutët kosovarë shqiptarë i sitematizuan në njësitë ushtarake me nënoficerë shqiptarë nga tetari deri në toger, sipas të dhënave të para që i kishte Azem Hajdini - Xani, kishin arritur 786 veta, kurse sipas të dhënave që Xani i siguroi nga hulumtimet e tjera të kujtesës për Masakrën e Tivarit, në Biograd na More arritën “726 veta, më pak për 84 veta sesa kur jemi nisur nga Tivari, të cilët në një mënyrë ishin zhdukur.”
Tashti të përmbledhim faktet: Nëse numrin “2400 shqiptarë” për Eshallonin e Dytë të marsit, i raportit të 27 marsit 1945, është i saktë, saktësinë e të cilit nuk mund ta kontestojmë me asnjë fakt burimor, pra, me burime arkivale, del se nga Eshalloni i Dytë i Marsit 1945 prej nisjes nga Prizreni deri në Shkodër u likuiduan 30 veta, nga Shkodra përfundimisht me Plojën e Tivarit më 1 dh 2 prill 1945 u likuiduan 1560 veta, kurse në Biograd na More, në radhët e Armatës IV të AJ-së, arritën vetëm 726 shqiptarë (afër Raguzës u vranë rreth 40 veta, në Split vdiqën dhe mbetën disa veta dhe në Trogir u nxorën nga deti 29 veta). Rezulton se nga 2400 veta të Eshallonit të Dytë deri në Shtabin e Divizionit XV të Armatës IV të AJ-së, jetën e humbën 1674 veta. Ky numër i dëshmuar me fakte burimore dhe analiza të fakteve korrespondon fuqimisht me të dhënat aproksimative të profesori Ymer Berishës (1690), më 22 tetor 1945, dhe të kapitenit Bajram Gola (1700), më 31 maj 1990.
Duke përfunduar këtë pjesë të shqyrtimit kritik të fakteve, është me rëndësi të konstatojmë: Me të gjitha këto që u thanë, në këtë pjesë të studimit, u informua edhe Shtabi i Divizionit XV "Matija Gubec", diku në një fshat afër Rijekës, më 25 prill 1945, por si përgjigje morën urdhëresën topsekret: "Në njësi e jashtë saj nuk guxon askush të llafosë për rastin e Tivarit. Në të kundërtën, u kërcënuan se, po qe se zihet në gojë kjo ngjarje, do të thotë, nëse merr dhenë, akëcili do të nxirret para gjyqit ushtarak nën akuzë për përhapjen e propagandës armiqësore!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:41 am

Ploja vazhdon në Eshallonin e tretë

Ushtria serbomalazeze nuk u ngop me Plojën e Tivarit të 1 e 2 prillit 1945, ndaj mijëra shqiptarëve duarthatë, por e vazhdoi këtë edhe ndaj rekrutëve pjesëtarë të Eshallonit të Tretë, të nisur nga Prizreni, më 27 mars 1945, një ditë pas të dytit. Pjesë përbërëse e këtij eshalloni janë edhe disa qindra rekrutë shqiptatë nga viset e Iliridës, pikërisht nga viset e Kumanovës, Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Kërçovës etj.
Për dhunën, vrasjet dhe plojën në këtë eshallon mund të mësohet mirë, përveç nga kujtesa e përjetuesve, edhe nga të dhënat kundërthënëse midis dy burimeve kryesore të njësive përgjegjëse të Shtabit të Divizionit të 46-të, të datës 8 prill 1945, dhe të Shtabit të Kolonës së Armatës IV, të datës 8 prill 1945, në vazhdim.
Sipas raportit të parë, Eshalloni i Tretë më “2700 shqip­tarë” u nis nga Prizreni më 27 mars 1945, kurse sipas raportit të dytë eshalloni pati “2680 shqiptarë” (!?!), dhe se midis tyre pati "shumë tifusarë" e me "sëmundje të tjera". Këtë e "vër­teton" me faktin se "rreth 170 njerëz", për shkak të sëmun­djeve, mbetën rrugës nga Prizreni deri në Shkodër, ku "vetëm disa i mblodhëm me kamiona dhe i përcollëm, e disa bënë ve­të­zhdukje" (!?!). Megjithatë, në raport konstatohej se "Ky eshallon deri në Shkodër shkoi pa incidentin më të vogël" (!?!) Analiza krahasuese e këtyre dy dokumenteve tregon se nga Prizreni deri në Shkodër kanë arritur 2490, përkatësisht 2510 shqiptarë pjesëtarë të Eshallonit të Tretë.
Për të pasqyruar më mirë rrugëtimin e Eshallonit të Tretë, në mungesë të dokumenteve të tjera, mjaftohemi me të dhë­nat kontradiktore të shtabeve përgjegjëse për përcjelljen e re­krutëve shqiptarë. Në raportin e Shtabit të Divizionit të 46-të, të datës 8 prill 1945, plotësisht ndryshe pasqyrohet marshuta e Eshallonit të Tretë nga Prizreni deri në Shkodër (27 mars ‑ 31 mars). Prej 2700 shqiptarëve, sa u nisën nga Prizreni, në Shko­dër arritën 2623, përkatësisht "2639 shqip­tarë". Sipas këtij raporti komanda e eshallonit i la në spitale të Kuksit, të Fushës së Arrëzës dhe të Pukës 74 shqiptarë të sëmurë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:42 am

Ndërkaq, nga analiza e fakteve midis këtyre dy burimeve, të Shtabit të Divizionit të 46-të dhe të Shtabit të Kolonës së Armatës IV të 8 prillit 1945, del se në Shkodër, më 31 mars 1945, në orën 8, arritën "190 shqiptarë" më pak sesa u nisën nga Prizreni. D.m.th., arritën 1510 shqiptarë.
Pjesëtarët e Eshallonit të Tretë në Shkodër u vërtetuan se edhe rekrutët e Eshallonit të Dytë kishin përjetuar mynxyrat të cilat po i përjetonin këta. Disa burra shkodranë madje u thanë qartë: “Ku jeni duke shkuar or burra, a e dini se shkoni në rrugë pa kthim…?!” Në ambientin ku i vendosën, në një dhomë, zbuluan 11 kufoma të rekrutëve nga Eshalloni i Dytë, të mbuluara me kashtë, kurse nga mesi i natës u hynë brenda në dhoma ushtarët serbë e malazez dhe ua plaçkitën gjësendet më të vlefshme. Kjo ishte e mjaftueshme për ta kuptuar rrezikun që i priste këtu e tutje pjesëtarët e Eshallonit të Tretë.
Tashti, t’u kthehemi informatave ushtarake. Në raportin e Shtabit të Kolonës së Armatës IV, të 8 prillit 1945, krejt ndryshe nga raporti i Shtabit të Divizionit të 46‑të, të 8 prillit 1945, është pasqyruar edhe shkaku i "incidentit" në Eshallonin e Tretë afër Bunës. Sipas këtij raporti, pasi eshalloni arriti në Shkodër dhe, edhe krahas një konspiracioni të madh, "u dëgjua se nëpër Shkodër do të transferohen shqip­tarët. Reaksioni i Shkodrës ‑ përkatësisht reaksioni shqiptar arriti të depërtojë në atë eshallon dhe atë në pamje të ndonjë hoxheje dhe të ndonjë lustruesi të këpucëve, e të ngjashëm, dhe kjo për shkak të jovigjilencës sonë. Rezultati i punës së reaksionit ishte se në këtë eshallon arritën të organizojnë një numër të shqiptarëve, numri i saktë i të cilëve nuk arriti të vërtetohet. Revolta duhej të shpërthente më 1 prill (në Shkodër), por ne rastësisht filluam marshutën në natën e 31 marsit / 1 prillit 1945, duke i ndarë në grupe dhe ashtu e penguam Revoltën me për­masa të mëdha. Krahas kësaj, një grup prej 200 vetave, gjatë pritjes në skele, me të cilën kaluam përtej Bunës, tentoi të ngritej në revoltë në atë mënyrë që i sulmuan përcjellësit. Arritën që një shok tonë ta hedhin në Bunë. Tanët shpejt u gjenden, hapën zjarr, por jo në drejtim të tyre, por mbi ta dhe në anët e krahëve të kolonës. Kështu, në ikje, nga ai grup, i kapi rafali i mitrolozit ata të cilët vazhdonin të iknin. Kështu që në vend të ngjarjes mbetën katër shqiptarë dhe rastësisht dy luftëtarë tanë, kurse 12 shqip­tarë u plagosën. Kjo përfundoi me kaq, tanët e izoluan këtë grup dhe ashtu e përcollën deri në Tivar. Në rrugë deri në Tivar nuk ndodhi asnjë incident"!?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:42 am

Rëndësia e këtij raporti qëndron edhe në faktin se në këtë shihet filli i komplotit antishqiptar që u ngrit në Plojë vetëm pas disa orësh të së njëtës datë - 1 prill 1945, në Tivar. Në raportin e Shtabit të Divizionit të 46‑të, të 8 prillit 1945, nuk përmendet fare "reaksioni" i Shko­drës dhe as i Shqipërisë, e as përgatitja paraprake e "revoltës" që duhej të shpërthente më 1 prill 1945, në Eshallonin e Tretë, në Shkodër, e as ngritja e revoltës "prej një grupi 200 ve­tash"(!?!). Madje, sipas raportit të Divizionit të 46‑të, del se njësia përcjellëse e Eshallonit të Tretë mësoi në Shkodër për "incidentin e pamirë në Tivar", më 1 prill 1945.
Kundërthënie dhe pasaktësi e plotë. Në raport thuhej: "Meqë me Eshallonin e Dytë, të cilin nga Shkodra deri në Tivar e përcolli Brigada X Ma­lazeze, në Tivar ndodhi incidenti i padëshirueshëm (...), bri­gadës (27 serbe) iu urdhërua që shqiptarët t'i përcillte deri në Tivar".
Në këtë raport nuk përmendet as ushtari serb i "hedhur në Bunë" nga shqiptarët e revoltuar, kurse në grupin prej "200 vetave" të revoltuar nuk u shti anash, siç thuhet në raportin e Shtabit të Kolonës së Armatës IV, por thuhet, qartë: "U hap zjarr dhe me atë rast u vranë gjashtë shqiptarë”, kurse në raportin e Shtabit të Kolonës thuhet se mbetën “katër shqiptarë të vrarë!".
Ndonëse në raportin e Shtabit të Divizionit të 46-të do të thuhet se "marshimi i mëtutjeshëm deri në Tivar u zhvillua në rregull gjatë dy prillit", më poshtë do të konstatohet se gjatë marshimit të mëtutjeshëm "një vdiq nga sëmundja dhe një u pushkatua, sepse u vërsul në rojtarin tonë që t'ia mirrte pu­shkën..."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:43 am

Eshalloni i Tretë do të ndalet për shlodhje dhe për pajisje me mjete ushtarake në Raguzë, i vendosur në disa ndërtesa. Një pjesë e eshallonit, ku rastisi ndodhja e shumicës së “rekrutëve” nga viset e Iliridës, u vendos në një ish-depo ushtarake gjermane. Depoja ishte spastruar dhe ishte përgatitur për vendosjen e rekrutëve shqiptarë, por aty ishin lënë disa fuçi me një lloj lënde kimike shpërthyese helmuese. “Helmi ishte në shishe të vogla, në formë si sheqer katrorë” - do të vërtetojë një përjetues i helmimit nga fshati Vranjevc i Gostivarit. Përjetuesit e tjerë kanë dëshmuar se aty ishin sistemuar 800 rekrutë shqiptarë, pjesëtarë të Eshallonit të Tretë. Me 18 prill 1945, sapo agonte mëngjesi, disa ushtarë dolën për ta larë fytyrën, disa po hanin kaftjall dhe disa të tjerë e ndezën një zjarr, brenda, për t’u ngohur. Zjarri shkaktoi eksplodimin e fuqishëm të përbërjeve kimike që ishin në bure. “Pas ndezjes së barutit në lokalet e magazinit hyri tymi” ngulfatës. Sipas një përjetuesi po nga Vranjevci, “Fatkeqësia në magazinën tonë ndodhi nga pakujdesia jonë, na shpjegonin më vonë oficerët jugosllavë. Ne vërtet ndezëm një zjarr që të ngohemi. E pash që e përfshiu tymi të gjithë sallën. Nuk patëm kohë që të dalim të gjithë. Filluam të dalim kush nga dera, kush nga dritarja, por përsëri të gjithë u helmuam, kush më shumë e kush më pak. Që kjo tragjedi të jetë edhe më e madhe, ndikun edhe rojet, të cilët i penguan të parët që të dalin nga dera, se kanë menduar se ne duam të ikim nga lufta. Çdo sekondë e humbur ishte vdekjeprurëse…”
Sipas përjetuesve nga Debreshi dhe Vranjevci të Gostivarit, nga helmimi vdiqën 250 - 300 veta. Një përjetues i helmimit do të konstatojë edhe këtë fakt: “Dua të theksoj se populli i Raguzës na ndihmoi shumë me këtë rast, duke na dhënë qumësht, vezë. Pas kësaj tragjedie u morën masa për sqarimin e saj, me ç’rast u dënuan me vdekje 4 veta. Ne që ishim të helmuar mbetëm për shërim në Raguzë 6 javë, ndërsa shokët e tjerë u përfshinë nëpër brigadat dalmatine…”
Numri i të vdekurve dhe i të helmuarve, me këtë rast, në kujtesën e rekrutëve nga Kosova, të shënuar nga Azem Hajdini - Xani, është më i madh se ai në kujtesën e atyre që kishin qenë brenda në magazine, ku u kishin mbetur shumë të afërmë. Informatorët kosovarë të Xanit më shumë kanë qenë vrojtues pas ngjarjes ose regjistrues të rrëfimeve nga dora e dytë. Qartë, helmimi ishte incident, jo kurth i parapërgatitur dhe nuk ndodhi “rreth orës tre pas mesnatës”, as me këtë rast nuk u helmuan 1300 - 1500 “ushtarë shqiptarë” - siç del te Xani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:43 am

Numri i të helmuarve në Magazinën ushtarake të Raguzës, sipas kapitenit Bajram Gola, mund të ishte “650 ushtarë shqiptarë”. Nëse në këtë numër shohim të vdekurit dhe të prekurit nga helmi, pra të nxjerrë nga radhët, nga totali prej 800 vetave, sa ishin të sistematizuar në atë magazinë, del se Gola ka pasur njohuri të pakontestueshme me burime. Madje, edhe të dhënën në Informatën e Profesor Ymer Berisha, më 22 tetor 1945, për Hadsonin, se në Raguzë Armata Jugosllave e Titos masakroi 800 shqip­tarë, do parë në korrespondim me numrin e përgjithshëm të rekrutëve shqiptarë të vendosur në magazinën ushtarake ku ndodhi helmimi, për të cilin dinin bukur më saktësisht përjetuesit e helmimit nga Ilirida.
Helmimi i shqiptarëve pjesëtarë të Eshallonit të Tretë sikur u vu “ngjarje në ad akcta.” Në burimet ushtarake jugosllave nuk e gjejmë të pasqyruar, kurse në ato politike e hasim vetëm në theksimet qortuese të Aleksandër Rankoviqit, në fjalën e Dushan Mugoshës, e të tjerëve nga Kosova, në Kongresin Themelues të PKS‑së, më 1945. Rankoviqi pasi e qortoi udhëheqësinë politike e ushtarake të Kosovës dhe më gjerë, për disa padrejtësi ndaj shqiptarëve, pasi foli për "incidentin e Tivarit", do të konstatojë: "Rasti tjetër, i cili prapë është rrjedhim i burokracisë dhe i kriminalitetit të pavetëdijshëm, është se disa shqip­tarë nga ai eshallon u vendosën në lokalet ku më herët ishte ndonjë depo, ndonjë baruthanë. Dhe aty u ngulfatën 130 nje­rëz".
Këtu duhet të theksohet fakti se Rankoviq nuk ishte i informuar drejt, ose bëri lapsus, pasi të helmuarit i quajti pjesë­tarë të Eshallonit të Dytë mbijetues të Plojës së Tivarit. Mirëpo, një mëkat më i madh i Ran­koviqit qëndron në faktin se ai nuk inicoi ndonjë procedurë për hetuesi për gjetjen dhe dënimin e fajtorëve për një krim siç ishte Masakra e Tivarit si akt gjenocidal serbomalazez i planifikuar dhe helmimi në Raguzë si kriminalitet i pavetëdijshëm, por me pasoja katastrofike për rekrutët shqiptarë. Realisht, Rankoviq, vetëm predikoi mo­ralizim e më­sim për të ardhmen: "Qe këta janë shembuj me të cilët duhet ta edukojmë udhë­heqjen tonë, të edukojmë udhëheqësit tanë. Shqiptarët e kanë humbur besimin ‑ kjo është e qartë, dhe nuk e kanë humbur vetëm për atë që e kanë përjetuar në lëkurën e vet Jugosllavinë e vjetër, por e kanë humbur edhe për shkak të gabimeve të cilat i bëjnë udhëheqësit tanë ndaj tyre. E tërë kjo ka mundur të evitohej, vetëm sikur udhëheqja jonë në Kosmet ta kishte zbatuar mo­bilizimin e rregullt dhe ta kishte kryer transportimin e rregullt të atyre ushtarëve. Mirëpo, ata këtë ua lanë disa ushtarëve, komandave të vendit, disa byrokratëve dhe disa njerëzve të pandër­gjegjshëm, dhe për këtë ndodhi e tërë kjo!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:44 am

Tivari 1945
Kalvari i shqiptarësisë
së Kosovës

Më sipër u tha se nga raporti i Komandantit të Kolonës së Armatës IV, të datës 8 prill 1945, shihet se Masakra e Tivarit, në njëfarëdore, u përgatit në Eshalloni e Ttretë dhe pikërisht në Shkodër. Mirëpo, "incidenti" në Bunë, sipas gjithë gjasësh, u zgjidh vetëm "me izolimin e një grupi prej rreth 200 shqip­tarësh", të cilët ishin "revoltuar", që do të thotë me likuidimin e tyre, ose së paku të atyre 190 shqiptarëve që i "çregjistruan" nga Prizreni deri në Shkodër, përkatësisht në Tivar.
Përpos asaj që u soll më sipër, Komandanti i Kolonës së Armatës IV do të konstatoj: "Mendimi im është se shkaktar për tërë këtë është reaksioni i Shkodrës dhe i Malit të Zi, i cili në Tivar dhe në rrethinë është i madh, por kontribuoi edhe fakti se qysh herët ekziston urrejtja e shqiptarëve ndaj malazezve dhe po ashtu e malazezve ndaj shqiptarëve. Kjo qartë ndikoi në një vrasje masive të tillë, e cila, edhe pse dukej se ishte e paevitueshme, mund të kapërcehej me më pak viktima se sa u shkaktuan".
Në fund të raportit, komandanti i Shtabit të Kolonës së Armatës IV kërkonte falje nga Shtabi Operativ i Kosmetit pse nuk kishte raportuar më herët dhe i vinte në pah dy shkaqe: "Ngase nuk kam qenë këtu, e në vendin e ngjarjes kam shkuar përnjëherë pasi u informova për atë dhe atje i kam kaluar tri ditë" dhe e dyta: "Kam kujtuar se Juve do t'ju informojë Divizioni XXVI (malazez), sepse ai ka pasur atje oficerët e vetë dhe besoj se ata dinë shumë më shumë se unë, sepse disa prej tyre ishin të pranishëm kur ndodhi e tërë ajo. Meqë hetimet po zhvillohen edhe më tutje, nëse ndodh të dihet diçka rishtazi, do të informoheni!" ‑ përfundonte majori Gjuro Çetnik.
Nga konstatimet e mësipërme shihet se raporti i Shtabit të Kolonës së Armatës IV të Kroacisë ishte hartuar mbi bazë të pak informatave dhe se hartuesi dinte edhe shumë gjëra për Plo­jën e Tivarit, por kërkonte që për ato të flisnin zbatuesit e Plojës, dhe pikërisht komandanti dhe komesari i Brigadës X Malazeze dhe eprorët e Divizionit XXVI të Malit të Zi, pjesëmarrës në plojën mbi shqiptarët, më 1 prill 1945, në Tivar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:44 am

Mirëpo, pa vonuar, çështjes së Plojës në Tivar iu vu pika, që të mos krijo­heshin dëshmi akuzuese për gjenocidin serbomalazez mbi shqiptarët. Në këtë drejtim kontribuan “udhëheqja kosovare” përreth Fadil Hoxhës. Se çështja e ndriçimit të Plo­jës së Tivarit dhe të akteve të tjera gjenocidale të Armatës Jugosllave kundër, së paku mbi "7700 shqiptarët" pjesëtarë të tri eshalloneve të marsit të vitit 1945 ‑ për plotësimin e njësive të Armatës IV të AJ‑së, u hodh me urdhër politik e ushtarak të nivelit më të lartë të Jugosllavisë Avnojiste, dëshmon Parashtresa e ofi­cerit të lartë të AJ‑së, kapitenit Bajram Gola, pjesëtar i njësive speciale të Mbrojtjes Popullore të Jugosllavisë dhe anëtar i Ko­misionit Ushtarak, formal, për Hetimin e çështjes së Plojës së Tivarit, më 2 prill 1945.
Parashtresa e Bajram Golës e datës 31 maj 1990 u de­dikohej qarqeve politike, gjyqësore, ushtarake e të drejtësisë, dhe opinionit të mbarë Jugosllavisë Avnojiste si dëshmi e një hetuesi ushtarak për një tragjedi shqiptare e gjenocid mala­zez mbi shqiptarët. Veçanërisht i drejtohej malaziasit Bran­ko Ko­stiqit, kryetar i Kryesisë së RSFJ‑së. Kapiten Gola, midis të tjerash, kon­statonte:
"Tubime protestuese të popullit të mbarë Kosovës po mba­hen pandërprerë, me kërkesa e lloj‑lloj akuzash (antiju­go­sllave), por ajo që më gjakosi këto ditë, plagë e vjetër e pa­shëruar, është kërkesa për ndriçimin e Masakrës së ushtarëve shqiptarë në Oborrin e Monopolit të Duhanit në Tivar.
Dyzetepesë vjet e disa ditë po e mbaj këtë peshë të rëndë shpirtërore, i detyruar ta heshti deri tash, jo si shqiptar por si ushtar me kuptimin e plotë të fjalës. Nuk ka rast të tillë në botë që ushtria t'i masakrojë shokët bashkëluftëtarë në atë mënyrë krimi mizor, pa kurrnjë faji e shkaqe!!! Këtë kërkim ndaj ush­tarëve ‑ rekrutë shqiptarë e bëri Brigada X Malazeze dhe komandanti i saj Gasha Markoviq. Ky krim lufte u bë pa precedencë në analet ushtarake të botës, dhe askush nuk u përgjigj për krim lufte, vetëm pse shqiptarët ishin në pyetje, kurse protagonistët e këtij krimi të tmerrshëm e të turpit njerëzor mendonin se kishin rastin të ngopeshin me gjak të të rinjve shqiptarë, edhe pse realisht ishte fjala për ushtarë që ishin nisur për luftë kundër okupatorit. Ata nuk arritën (në front) ngase i masakruan "trimat malazez". Le t'ju shërbejë për nderë, por le ta dijë e tërë Jugosllavia dhe mbarë bota këtë krim lufte të papresedan..."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:45 am

Në vazhdim, duke lidhur të kaluarën e largët me terrorin aktual serbomalazez mbi shqiptarët, e dënonconte kryetarin e Kryesisë së Jugosllavisë, Branko Kostiqin, i cili, më 1990, kërcënohej se do të formonte "aradha vullnetare" dhe se vetë do të vihej në "krye të tyre" kundër popullit shqiptar në Kosovë ‑ "po të mos ishte në funksion" ‑ në krye të Ju­go­sllavisë!?! Gola i vinte në pah atij se "po më tërheq për gjuhe ta them edhe unë një fjalë se, nuk dihet, Zotëri Kostiqi, vallë do t'i gjente shqiptarët duarthatë, si ata rekrutët në Oborrin e Tivarit dhe se a do t'ishte kthyer i pagërvishtur fare...S'ka faj Kostiqi dhe shumë të tjerë, por fajet janë te HESHTJA dhe vetëm te HE­SHTJA jonë...!"
Oficeri i AJ‑së, kapiteni Bajram Gola, pasi i denoncoi persona­litetet që kontribuan që çështja e ndriçimit të Plojës së Tivarit të vihej në ad acta dhe nën etikën e temës tabu, theksoi: "Ishte atëherë çështja e shumë krimeve e për gjenocid të hegjemonizmit serbomadh racist, por populli kërkonte përgjegje për masakrimin e shqiptarëve në Oborrin e Monopolit të Tivarit. Nuk deshi dhe nuk u mor kurrnjë masë, ose më mirë të thuhet se nuk i përmendi askush deri në Kongresin I të PKS (1945), kur për të parën herë do të përmendet dhe kritikohet akti kriminal i malazezve, por nuk u tha numri i saktë i të masakruarve. Rankoviqi përmendi një numër prej disa qindrash e jo numrin 1.700 rekrutë shqiptarë sa janë de fakto të masakruar në Oborrin e Monopolit të Tivarit, e të mos i përmend edhe ata që janë vrarë rrugës, nëse nuk ia kanë dalë të ecnin nga raskapitja".
Sipas oficerit Gola, Eshalloni i Dytë "porsa u dorëzuan në duar të përcjellësve ushtarët shqiptarë u gjetën në një situatë të rëndë dhe në fillim nuk mund ta kuptonin se ç'po ndodhte, janë ushtarë apo janë peng të luftës ?!!!. Mirëpo, shpejt u detyruan ta kuptonin se gjenden në duar të armiqve të përbetuar. Atë bindje ua krijoi sjellja arrogante‑gjakatare, kur pas disa dhjetëra kilometrash ranë viktimat e para. Ushtarët malazias, që kishin ardhur për t'i "përcjell" këta rekrutë shqiptarë, rrugës filluan t'i vrasin ushtarët që me vështirësi e përballonin atë marshutë, pas së cilës mbetnin gjurmët e gjakut të të rinjve shqiptarë. Pas marshit të gjatë deri në Tivar do të mbesin gjurmët e pashlyeshme të gjakut (...)”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:45 am

Më tutje, ish-ushtaraku i njësive speciale të Armatës Jugosllave, kapiteni Bajram Gola, do të pasqyrojë atë që kishte parë me sytë e tij dhe që e kishte dëgjuar me veshët e tij, në oborrin e Monopolit të Duhanit në Tivar, përnjëherë pas plojës mbi rekrutët shqiptarë: “Të lodhur e të raskapitur nga udha e gjatë, të uritur, të djegur e të përvëluar nga etja, për arsye se gjatë udhëtimit nuk i linin as të hanin e as të pinin ujë. Nuk i lejonin t'i kryenin nevojat elementare fiziologjike. Pasi arritën në Tivar i ven­dosën në plazh, në mes të detit dhe mitrolozve të "trimave" ‑ ushtarëve të Brigadës X Malazeze dhe gjatë tërë kohës i shanin dhe i maltretonin ushtarët shqiptarë të ftuar nën Flamurin e Lirisë dhe të cilët i kishin përcjellë nënat shqiptare të luftonin për çlirimin e Jugosllavisë!!! Komanda e Armatës IV dhe komandanti i saj Petar Drapshin i priti ushtarët me padurim (...) por Gasha Markoviq dhe "luftëtarët trima" të brigadës së tij nuk mendonin ashtu. Ata memzi e kishin pritur një moment të tillë të errët gjakatar të tërbuar të vrasin ushtarët e Armatës së Jugosllavisë!!!? Dhe, atëherë e sot kurkush nuk u përgjigj për atë krim të malazezve???!"
Ky ish-oficer i njësive speciale të AJ‑së, në vazhdim, do të konstatojë: "Në plazh të Tivarit i mbajtën deri në orën 15 pasdite dhe prej plazhit i sollën në Oborrin e Monopolit të Duhanit, të cilin e rrethon një mur bukur i lartë. Shqiptarët e rinj porsa iu ofruan Monopolit kishin vërejtur se në mure të oborrit dhe nëpër dritaret e ndërtesave ishin vendosur mitralozët e rëndë. Porsa hynë ushtarët e fundit (aq sa i zuri vendi ‑ M.P), ua mbyllën derën e oborrit dhe hapën zjarr kundër rekrutëve shqiptarë, dhe brenda 2‑3 minutave i vranë dhe i masakruan 1700 ushtarë shqiptarë dhe 38 serbë. Edhe ata fatzinj ishin ftuar në ushtri bashkë me shqip­tarët, porse shovinistët gjakatarë të tërbuar nuk patën mundësi t'i ndanin për t'i shpëtuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:45 am

Se në atë kontigjent ka pasur edhe serbë, e kuptuan atëher kur një i plagosur rëndë, pasi rafali i mitrolozit ia kishte prerë stomakun dhe i numëronte sekondat e fundit, duke rënkuar në gjuhën e vet. Atij iu afrua një epror malazias dhe e pyeti se kush ishte e se çka kishte kërkuar në mesin e shqiptarëve, i ndjeri iu përgjigj: ‘Serbin sam, brate, što nas zverski ubiste!? Mobiliziran sam vojnik ove zemlje!’ ‑ dhe, vdiq".
Hetuesi ushtarak i Plojës së Tivarit, kapiteni Bajram Gola, do të konstatojë se "klithma luftarake e këtyre shovenëve të tërbuar ka qenë: ‘živela osveta! Tako vam je trebalo, Šiptari!’ Ky krim lufte u plotësua me sjelljet më të ulëta që i karakterizojnë qyqarët ma­lazez. Nuk u mjaftoi krimi shtazarak, por, duke treguar trimërinë, i kontrollonin kufomat dhe të plagosurit që mirrnin frymën e fundit i vritnin aty për aty, ua futnin duart në xhepa dhe ua plaçkitnin gjësendet me vlerë. Një numër nga rekrutët shqiptarë në valën e masakrimit, siç ngjan gjithmonë në aso raste, kishin kaluar muret dhe ishin shtrirë bregut, por nuk do të dihet se sa kanë shpëtuar. Unë në hetimet e mia kam konstatuar se 18 veta që kanë shpëtuar kanë hasur në një grup peshkatarësh dhe ata i kanë fshehur në kasollat e tyre dhe disa ditë i kanë ushqyer me bukë e me ujë, por një numër nuk ka pasur atë fat, sepse të nesërmen, përveç "trimave" të Brigadës X, janë orgnizuar të gjithë komunistët dhe skojistët prej Ulqinit e deri në Kotorr, në aksion për t'i zënë ata që kishin shpëtuar. Të gjithë këta që ishin angazhuar në këtë aksion të turpshëm njerëzor kishin vetëm një urdhër: "Ku t'i gjenin, aty për aty t'i vrisnin!"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:46 am

Kapiteni Bajram Gola, tërë kohën sa qëndroi në radhët e AJ-së, u përpoq të mësonte, sa më shumë, për krimin ndaj rekrutëve shqiptarë në Tivar. Ai, midis të tjerash, do të konstatojë: “Një epror malazez m'i tregonte disa drama tragjike që i kishte përjetuar. Lëkura më rrëqethej. Thoshte: ‘Kur i zinin të arratisurit të fshehur nëpër kaçubat e bregut, i vrsinin pamëshirshëm. Kurrë ato skena tragjike nuk do t'i harrojë!’ Më tregonte ky malazez dhe qante. E mallkonte Gasha Markoviqin. Më pyeste: ‘Bajram, a dinë shqip­tarët dhe prindërit e të masakruarve për këtë tragjedi?!’ Ky që m'i tregonte këto ndodhi quhej Krivokapiq, por nuk ishte i vetmi, por t'i japim fund kësaj skene tragjike.
Pasi u bë masakrimi i 1700 ushtarëve shqiptarë, gjakatërët u gjetën në hall. Ku t'i fshihnin kufomat e të vrarëve? Oborri ishte mjaft i kufizuar si sipërfaqe për t'i fshehur nga opinioni ‑ nga qytetarët e Tivarit, të cilët atëherë e përbënin 95% shqiptarë e myslimanë. Tërë pas­ditës dhe natën u munduan me një trabakullë për t'i hedhur në hapësirën e Detit Adriatik, por, kur zbardhi drita, tivarasit u trazuan dhe e bllokuan Monopolin. Ua morën ku­fomat që kishin mbetur dhe i varrosën në Varret e Myslimanëve të Tivarit. Sa më kujtohet janë varrosur 483 kufoma dhe Ran­koviqi vetëm ata i konsideron se paraqitnin numrin e të vrarëve, por e vërteta është 1.700 ushtarë (...)"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:46 am

Komandanti i Brigadës X Malazeze, zbatuesi i Plojës së Tivarit, më vonë u gradua nënkolonel dhe u vendos në de­tyrën e komandantit të Çarkut të Cetinjës. Pra, "Lazar Moi­sovi do të thoshte: Si kishte munguar floku nga koka. D.m.th. asnjë vërejtje për atë krim lufte!!!" ‑ theksonte Gola dhe vazhdonte kundër heshtjes së Plojës së Tivarit të 1 prillit 1945:
"Është traumë, tronditje për çdokënd që e ndien veten njeri. Si u hesht një krim i tillë, është një pyetje e thjeshtë se shqiptarët gjithmonë janë trajtuar element jashtëkushtetues, por nuk u binda atëherë e sot si ushtar, pse nuk e mori në duar ligji i jurispodencës ushtarake që ta spastrojë dhe ta sqarojë këtë çë­shtje pa precedencë?!!!.
Ajo që të hedhë nga binarët është fakti se si e komunikuan këtë krim edhe personalitetet që i kishin dhënë vetes të drejtë t'i trajtojnë dhe t'i sqarojnë ngjarjet e luftës, si p.sh. Vladimir Dedijer. Ai në librin e dytë thotë se shkaku është se shqiptarët ishin ngritur dhe kishin synuar t'i vrisnin komesarët e ara­dhës. Kjo nuk mund të quhet ndryshe përpos rrenë me bisht! Po t'ishte Dedijeri i ndërshëm si pretendon ta pre­zen­tojë vetën, sigurisht krimin e Brigadës X Malazeze, dhe perso­nalisht Gasha Markoviqin, do ta kishte kategorizuar si kriminel lufte dhe në mos në Ninberg, sigurisht do ta kishte nxjerrë para Gjyqit të Raselit...Edhe këtij le t'i shërbejë për nder, por të masakruarit në Tivar kërkojnë së paku që ta korrigjojë kon­statimin e tillë, se aty nuk ishte në pyetje asnjë komisar... Didijerit dhe atyre që janë gati për ta sqaruar këtë krim, jam gati t'u ndihmojë dhe të dëshmojë për atë që e kam hulumtuar si oficer i aradhave speciale të Korparmatës së Ministrisë së Mbrojtjes së Popullit të Jugosllavisë, në shërbim në qytetin dhe në vendin ku ngjau kjo tragjedi.
Pse deri tashti kam heshtur, nuk është faji im, por i atyre që kanë kërkuar të hesht. Mund ta them edhe këtë fakt ‑ se nuk kam heshtur asnjëherë. Sikur theksova në fillim, po e mbaj një peshë të rëndë në shpirt gati gjysmë shekulli".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:47 am

Në parashtresën e kapitenit Bajram Gola janë pasqyruar edhe disa akte gjenocidi të ushtrisë serbomalazeze mbi pjesëtarët e Eshallonit të Tretë në rrugën Prizren ‑ Tivar.
"Do të përmend vetëm një detaj, prej shumë rasteve dhe krimeve që bënë këta monstrumë të pandjenja njerëzore. Udhës përcjellësit malazez i vritnin ushtarët, të raskapiturit dhe të sëmurët si diçka normale. Do të përmend rastin e një eprori malazez diku në afërsi të Shkodrës, ku i kishte zërë nata në udhë. Eprori i quajtur Velko i futi ushtarët shqiptarë në një moçal në ujë deri në gjunj, kurse me të vetët e ndezi një zjarr afër rrugës. U ulën pranë, hanin e pinin dhe ushtarët i shanin shqiptarët, duke i maltretuar deri në mëngjes. Kur u jep urdhrin për ta vazhduar rrugën, shtatë ushtarë nuk mundën të lëviznin vendit, se ishin shtangur tërë natën në ujë. "Trimi" malazias ngrehu automatikun, i vrau dhe i la në baltë. I ra kalit dhe iu drejtua kolonës me fjalët më të ndyra si i tërbuar shkeli ushtarët duke i shajtur e terrorizuar, u bërtiste si i çmendur: "Izlazite Šiptari! Imali neko od vas koji može da mi izlazi na megdan, da vidite i da zapamtite koji je Crnogorac…!?"
Cili nga rekrutët shqiptarë duarthatë dhe të raskapitur do të mund t'i dilte në "mejdan" këtij "trimi"?! Më tutje, Gola, do të konstatojë: “I bindi të gjithë se kjo nuk është përrallë e montuar, por është fakti i vërtetë (...). S'ka dilema, edhe atëherë edhe sot, malaziasit janë treguar dhe sot po tregohen, armiq të përbetuar (të shqiptarëve). Shpeshherë i bëj vetes pyetje: përse?!?!?!... Ku janë krimet e popullit shqiptar ndaj ma­lazezve dhe serbëve? Nuk jamë i verbër që nuk do ta kisha parë dhe gjykuar eventualisht krimin e popullit shqiptar. Për këtë çështje do të polemizoja me vjet, jo një shekull. Si mund të arsyetohen sjelljet e malazezve atëherë edhe sot, si mund të arsyetohen krimet e Luftës Ballkanike 1912‑1916, 1918, 1945 e deri sot? Krishtërizimi i 12.000 shqiptarëve më 1912, dhe shumë vrasje e plaçkitje, uzurpime tokash e shtëpi...?!" ‑ përfundonte me guxim dhe sinqeritet humanisti, oficeri i AJ‑së, kapiteni Bajram Gola i Iliridës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:47 am

Relativizimi dhe heshtja
e Plojës së Tivarit nga PKJ‑ja dhe AJ‑ja!?

Pasqyrimi i Plojës së Tivarit në burimet ushtarake të zëna në goje veç e veç dhe në mënyrë të ndërlidhur, krahasuese, sado këmbëngulës të jetë, nuk del plotësisht i saktë. Zatën, ato burime janë shkruar me kalkulime e me tendencë të caktuar: të mjegullohej e vërteta historike për aktet e gjeno­cidit dhe masakrat e AJ‑së ndaj rekrutëve shqiptarë, të dërguar nga Prizreni, më 24, 26 dhe 27 mars 1945. As numri i shqip­tarëve të nisur nga Prizreni, i treguar si 8000 dhe 7700, ka mundësi të mos ishte plotësisht i saktë, që shihet nga raportet e mëvonshme kundërthënëse.
Një tendencë për ta relativizuar dhe për ta minimizuar Plojën e Tivarit të 1 prillit 1945, përpos në raportet e njësive përgjegëse për eshallonet shqiptare, e hasim, siç kemi thënë më herët, edhe në konstatimet e Aleksandër Rankoviqit në Kongresin Themelues të PKS (8‑12 maj 1945). Rankoviq në këtë periudhë të historisë së Jugosllavisë Avnojiste ishte njëri ndër persona­litetet politike e ushtarake më të afërta të rrethit të Titos dhe, duke iu drejtuar kongresistëve, midis të tjerash, konstatoi se "gjatë përcjelljës së një numri të shqiptarëve për plotësimin e njësive të Armatës IV, shpërtheu një incident, i cili nuk ishte i tillë që të mos mund të lokalizohej, në mënyrë që rrjedhimet të zvogëloheshin.”
Më tutje, Rankoviq, saktësonte: “Unë nuk dua të hyjë në hollësi. Një shqiptar u hidhërua në një përcjellës, e hoqi pushkën dhe e vrau. Pra, e vrau shokun, luftëtarin tanë tjetër. Por, shokët udhëheqës në vend që tërë çështjen ta vendosnin pa e përhapur konfliktin, tentuan t'i pushkatonin 40 shqiptarë për një luftëtarë të vrarë. Shpërthyen revoltat. Dikush nga shqiptarët nisi të hedhë bomba. Ndoshta kanë qenë disa bomba. Kurse udhëheqësit tanë hapën zjarr dhe i vranë 300 shqiptarë. Ky është shembull në të cilin duhet të mësojmë edhe ne që punojmë në ushtri edhe ne që punojmë në terren".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:47 am

Përmbajtja e të dhënave që solli Rankoviqi pesë javë pas Plojës së Tivarit, përkatësisht një muaj pas dy raporteve: të Shtabit të Divizionit të 46‑të dhe të Shtabit të Kolonës së Armatës IV, të 8 prillit 1945, hedhin dritë tjetër mbi shkaqet dhe shkaset, por edhe mbi përmasat e "incidentit" të 1 prillit 1945 në Tivar. Pasaktësia e këtyre konstatimeve duket sapo ato të ballafaqohen me të dhënat burimore ushtarake e historiografike serbe e jugosllave.
Kalkulimet dhe kundër­thëniet që dalin në burimet serbo-jugosllave ushtarake, politike e historiografike, fatbardhësisht për shkencën, i bëjnë më të besueshme të dhënat në Proklamatën e Shtabit të Luftës së LLTSH-së, të fillimtetorit 1945, të dhënat e Informatës së Prof. Ymer Berishës, së 22 tetorit 1945, të dhënat në parashtresën e Azem Hajdinit, të 9 nëntorit 1966 dhe të dhënat në para­shtresën e ofi­cerit hetues të Plojës së Tivarit, kapitenit Bajram Gola, të 31 majit 1990. Këto katër dokumente të prejardhjes shqiptare e plotësojnë njëra ‑ tjetrën dhe të gjitha së bashku i plotësojnë burimet arkivale ekzistuese pa lënë shumë vakuume.
Tashti të ndjekim kundërthëniet në burimet serbo-jugosllave: Nga konstatimet e A. Rankoviqit del se shqiptari që e vrau "ushtarin" e njësisë së përcjelljes ishte i armatosur ‑ "... skinuo pušku i ubio ga"!?! Ndërkaq, nga raporti i Shtabit të Kolonës së Armatës IV shihet se shqiptari ishte i rrahur prej për­cjellësit dhe për atë shkak viktima ia mori pushkën dhunuesit ‑ "... na što mu je ovaj zgrabio i oduzeo njegovu pušku".
Konstatimi i A. Rankoviqit, më tutje, se "udhëheqësit e eshallonit e nxitën revoltën midis shqiptarëve", duke planifikuar të vrisnin "40 shqiptarë për një luftarë të vrarë"(!?!) ‑ është një e dhënë që nuk përmendet në raportet e shtabeve e të njësive përcjellëse të eshalloneve të datës 8 prill 1945, por nuk është e dhënë e saktë, sikurse nuk qëndronte as konstatimi i tij se në "incidentin" e Tivarit u "vranë 300 shqiptarë”.
Së pari, e dhëna e Rankoviqit është shumë më e vogël se të dhënat në dy raportet e 8 prillit 1945, të shtabeve ushtarake përgjegjëse për dërgimin dhe shoqërimin e rekrutëve shqiptarë nga Prizreni deri në destinim - në njësitë e Armatës IV të AJ-së. Në raportin e Divizionit të 46-të të AJ-së për Shtabin Operativ të AJ-së pëë Kosmetin, siç kemi saktësuar disa herë, thuhej se “janë vrarë rreth 450 dhe janë plagosur rreth 120 shqiptarë”, kurse sipas raportit të Shtabit të kolonës shoqëruese së Armatës IV të Jugosllavisë për Shtabin Operativ për Kosovë dhe Metohi, në Masakrën e Tivari u nxorën nga radhët 550 veta, prej të cilëve 150 të plagosur dhe rreth 430 të vrarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:48 am

Se as të dhënat në dy raportet e cituara më lart nuk janë të sakta, dhe mund të kontestohen edhe me të dhëna historiografike serbo-jugosllave, të ndjekim se çka shkroi, më 1981, biografi më besnik i Titos, historiani Vladimir Dedijer: “Kryengritësit shqiptarë, një natë, në Tivar, në befasi sulmuan kuadrin e Komandës së kompanive të batalioneve si dhe komesarët politikë dhe i likuiduan. Të nesërmen, kur arritën forca të reja, kryengritësit bënë rezistencë të madhe, por, u mposhtën me gjak, duke mos mbetur asnjë i gjallë. Llogaritet se u likuiduan rreth 500 - 600 kryengritës shqiptarë”.
Në konstatimet e Dedijerit nuk ka asnjë të vërtetë dhe as interpretim njerëzor. Ai këtu shkroi në shërbim të albanofobisë jugosllave të orkestruar nga shovinizmi dhe racizmi kolonial serb kundër kërkesave të Pranverës Shqiptare ’81, të lara me gjak.
Dhe, këtu, as ka nevojë të ballafaqojmë të dhënat dhe konstatimet e Rankoviqit me të Dedijerit. Ato janë veteliminuese. Por, megjithatë, minimizimet e Rankoviqit dhe konstruksionet e Dedijerit duhet të sillen përballë kalkulimeve përshesh të historianëve Bozhidar Bozhoviq dhe Milorad Vaviq, të vitit 1991, për Masakrën e Tivarit, e që janë prapë në frymën e kërkesave serbe për asgjësimin e shqiptarësisë së Kosovës edhe me përvojën serbomalaziase të Tivarit .
Në këtë mënyrë do të pasqyrohet përfundimisht tendenca dhe pasaktësia e burimeve të prejardhjes politike, ushtarake e historiografike serbo-jugosllave për Masakrën e Tivarit të 1 prillit 1945, në veçanti, dhe për masakrat ndaj rekrutëve shqiptarë të eshalloneve të marsit dhe të prillit 1945 - për Armatën IV të AJ-së, në përgjithësi. Sipas historianëve Bozhoviq - Vaviq, në Tivar, më 1 prill 1945, ishin vrarë vetëm 103 veta etnishë të ndryshme: 53 shqiptarë, 71 boshnjakë, 23 serbë, 13 malazez, 5 turq dhe 1 tjetër.
Çka të flasim më tutje. Derisa numrat e Rankoviqi realisht tre­gonin vetëm rreth një të 5.7-tën pjesë nga numri i të masakruarve të saktësuar nga Prof. Ymer Berisha, më 1945, dhe kapiteni Bajram Gola, më 1990, për Bozhoviq - Vaviq numri i shqiptarëve të masakruar në Masakrën e Tivarit tregon vetëm rreth të gjashtën pjesë që e pranonte Rankoviq në Kongres të PKS-së, rreth të nëntën pjesë që pranonte Shtabi i Divizionit të 46-të të AJ-së, rreth të dymbëdhjetën pjesë që e pranonte biografi i Titos, Dedijer, dhe rreth të tridhjetën pjesë të rekrutëve shqiptarë pjesëtarë të Eshallonit të Dytë, të masakruar nga nisja në Prizren, më 26 mars, përfundimisht me Masakrën e 1 prillit 1945, në Tivar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:48 am

Besoj se nuk ka nevojë të përimtojmë, më tuje, të dhënat e tjera kontradiktore të burimeve serbe për Masakrën e Tivarit. Por duhet të theksojmë se numri i atyre që u masakruan në të tri eshallonet është shumë i madh dhe "300‑shi" i Rankoviqit më së paku paraqet vetëm rreth 1/8 e numrit të shqiptarëve të masakruar prej Prizrenit deri në Armatën IV të AJ‑së, që mund të dësh­mohet me dokumente, ose vetëm 1/14 pjesë që dëshmohet me të dhënat memoriale të përjetuesve të marshutës Prizren ‑ Istër.
Të ndjekim edhe pak të dhënat dhe rezultatet nga analizat kritike: Gati në fillim kemi konstatuar se Shefi i Seksionit për informata i Shtabit Operativ të Kosmetit, Novak Bulatoviq, më 28 mars 1945, e informonte Shtabin Suprem të AJ‑së (Seksionin e dytë), se më 22 mars 1945 i kishte nisur nga Prizreni "një eshallon me 8000 shqiptarë", i cili, sipas tij, deri në Shkodër arriti në tërësi, "përveç treve të cilët tentuan të iknin dhe u vranë nga ana e përcjellësve".
Meqë ky raport është i datës një ditë pas dërgimit të tri eshalloneve (më 24, 26 dhe 27 mars) “me 7700 shqiptarë", ka mundësi që të jetë më i sigurt, ndonëse hetohet një shkarje, ose një tentim për mjegullimin e fakteve. Siç dihet, më 22 mars nuk pati lëvizje të rekrutëve nga Prizreni për Shkodër, por lëvizja ndodhi më 24 mars 1945. Mirëpo, diçka nuk ishte në rregull. Me gjasë Shtabi i Divizionit të 46‑të me raportin përmbledhës të 28 marsit 1945 e zvogëloi numrin e "shqiptarëve" të nisur për Shkodër për numrin e atyre që u masakruan në "incidentin" afër Kukësit dhe pikërisht në Eshallonin e Dytë. Kjo aq më parë kur shihet se në raportin e datës 28 mars, fillimisht janë treguar "90 shqiptarë të sëmurë" dhe të lënë në Prizren, e më vonë në dokument është shtuar me dorë edhe fjalia: "Mbetën edhe 200 syrësh të sëmurë për shikim mjekësor", sigurisht për të fshehur krimin?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:49 am

Dhe, është për t'u habitur dhe, detyrimisht për të shtruar pyetjet: Pse "mungon" raporti i Shtabit të Divizionit të 46‑të për SHOK‑un, për datën 26 mars 1945, të nisjes së Eshallonit të Dytë, dhe përse të dy raportet që flasin për nisjen e eshalloneve - i datës 24 mars, për nisjen e Eshallonit të Parë, dhe i datës 27 mars 1945, për shkuarjen e të tri eshalloneve, mbajnë një numër: Str. pov. br. 47?!
Sipas regjistrimit në Arkivin Ushtarak të Beogradit shihet se midis këtyre dy dokumenteve ishin, së paku, edhe dy raporte, që do të thotë për nisjen e Eshallonit të Dytë, më 26 mars, dhe të Eshallonit të Tretë, më 27 mars 1945.
Nisur nga burimet e proveniencës ushtarake jugosllave, që u përmendën deri këtu, del se prej "8000 shqiptarëve" që SHOK‑u ia nisi Armatës IV të AJ‑së, asaj mund t'i jenë dorëzuar vetëm rreth 2204 veta nga Eshalloni i Parë, rreth 2030 veta nga Eshalloni i Dytë dhe rreth 2490 veta nga Eshalloni i Tretë, ose gjithsej rreth 6724 veta. Mirëpo, dihet qartë se nga Eshalloni i dytë në Armatën IV të AJ-së nuk arritën 2030 veta, por arritën 726 veta nga të 810-tit sa mbetën pas Plojës së Tivarit, del se me Armatën IV të AJ-së u bashkuan vetëm 5520 shqiptarë nga të tri e shallonet e marsit 1945. Së këndejmi, rezulton se deri në Armatën IV të UJ-së janë therë, pushkatuar e masakruar 2180 veta, nëse nga Prizreni janë nisur 8000 shqiptarë, siç raportohej më 28 mars 1945, ose 2480 veta, nëse nga Prizreni janë nisur 7700 shqiptarë, siç del nga raporti i datës 27 mars 1945.
Krejt në fund, duhet të konstatojmë edhe këto fakte. Kufomat e të masakruarve në Plojën e Tivarit, më 1 prill 1945, i larguan nga sheshi i plojës nga mbrëmja e 1 prillit deri në mesin e 2 prillit 1945. Natën, duke i përdorur të mbijetuerit për ngarkim, i bartën me kamianë, me tren e me trabakulla, ndërsa një numër të kufomave i hodhën në brendi të detit, një numër syrësh i qitën në det nga Shkëmbi i Volujicës, disa i mbuluan në një gropë në vendin Sutorman, një pjesë e bartën me tren deri në Tugjemil dhe i hodhën në dy shpella në vendin Mali i Kurorës, disa i varrosën në varret e fshatit shqiptar, Sinjan, e disa i mbuluan në disa gropa, në fushë, jo larg Monopolit të Duhanit. Sipas hetuesit ushtarak, kapitenit Bajram Gola, më 2 prill 1945, “… kur zbardhi drita, tivarasit u trazuan dhe e bllokuan Monopolin. Ua morën (ushtarëve malazez) ku­fomat që kishin mbetur dhe i varrosën në Varret e Myslimanëve të Tivarit. Sa më kujtohet janë varrosur 483 kufoma”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:49 am

Këtu duhet të konstatojmë edhe faktin se kufomat e atyre që, në kërkim të shpëtimit të jetës, u vranë nga skojistët dhe komunistët malazez, boshnjakë apo edhe shqiptarë në Tivar të Vjetër ose në fshatrat periferike të Tivarit, u hodhën në hendeqe, ose u varrosën në varret e fshatrave shqiptare.
Ndërkaq, të plagosurit në “incidente” gjatë marshimit nga Prizreni deri në Tivar, kinse po liheshin në spitale, i pushkatuan, sikurse edhe shumicën e të sëmurëve. Këshu ndodhi edhe me të plagosurit rëndë në Plojën e Tivarit të 1 prillit 1945. Shumë u therën me sadizëm nga skojistë e komunistë malazez, disa vdiqën në vendin e krimit, pa u dhënë ndihma mjekësore, e të plagosurit më lehtë, të cilët përballuan plagët deri pas regjistrimit të të mbijetuarve, më 2 prill 1945, u dërguan në spitalet në Miloçer, Tivar, Melinë, Raguzë dhe Split, e ndonjëri arriti të kthehej, pas shumë peripecive, edhe në Spitalin e Shkodrës etj. Të plagosurit e kuruar në spitalet jugosllave ishin të detyruar të mos tregonin se ku janë plagosur, por secili të paraqitej si i plagosur në luftimet me gjermanët në Frontin e Adriatikut.
Krejt në fund të kësaj pjese të studimit, më duhet të konstatoj edhe faktin: meqë asnjë ushtar, asnjë epror, asnjë dhunues, asnjë vrasës gjakpirës mbi shqiptarët e mobilizuar për nevoja të AJ‑së, dhe as inske­nuesit dhe zbatuesit e Masakrës së Tivarit nuk u morën në pyetje, por u lëvduan për trimëri, patriotizëm, heroizëm dhe u graduan me grada të larta ushtarake, mund të besohet se konstatimet mora­lizuese të Aleksandër Rankoviqit kishin konotacion tje­tër: të mësimit se si duhej të veprohej më tutje në zbatimin e ur­dhëresave të Shtabit Suprem të UNÇ të Serbisë, të për­mendura në hyrje të këtij studimi ‑ për spastrimin etnik shqiptar të Kosovës dhe të viseve të tjera jashtë Shqipërisë Londineze.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 EmptyFri Apr 18, 2008 8:50 am

Eshallonet e Prillit 1945

Me motivim, kinse për ta ndihmuar luftën kundër okupatorit në Kroaci e në Slloveni, Shtabi i Përgjithshëm i UJ-së e detyroi SHOK‑un të mobilizonte edhe rreth "4000 shqip­tarë" për nevojat e Armatës IV të AJ‑së. Këta duhej të dërgoheshin nëpër rrugën e përgjakur të pjesëtarëve të eshalloneve të marsit 1945. Qëllimi ishte po ai i mëhershmi dhe i kahershmi: të largoheshin nga Kosova meshkujt e aftë për luftë, të dobësohej Lëvizja e Rezistencës Shqiptare Antijugosllave nën organizimin e Shtabit Suprem të Kosovës, të Komitetit Qendror Demokratik Shqiptar dhe të Oganizatës Nacional Demokratike Shqiptare. Të pamundësohej realizimi i së drejtës shqiptare në vetëvendosje të premtuar nga PKJ-ja - LANÇJ-ja gjatë Luftës së Dytë Botërore, të krijoheshin rrethana lehtësuese për aneksimin e Kosovës - Serbisë Federale.
Këto qëllime të mobilizimit të dhunshëm të shqiptarëve për AJ-në, në mars-prill 1945, nuk kanë dashur t’i fshehin as historianët: Bozhoviq -Vaviq, më 1991, sepse një përvojë serbe të tillë e preferonin edhe në fille të lindjes së formave të para të rezistencës së organizuar politike e ushtarake shqiptare të UÇK-së. Ata konstatonin: “Dërgimi i numrit kaq të madh të rekrutëve shqiptarë nga Kosova e Metohija për plotësimin e qendrave të njësive ushtarake jashtë Kosovës duhej kuptuar si nevojë për izolimin e tyre, si masë preventive për pengimin e Kryengritjes dhe të aksioneve që krerët e tyre parashihnin t’i ndërmerrnin gjatë pranverës së ardhshme”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: Masakra e Tivarit   Masakra e Tivarit - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Masakra e Tivarit
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinë
» Enver Hoxha dhe partizanet e tij....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: