Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Thirrje në të vërtetën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Thirrje në të vërtetën Empty
MesazhTitulli: Thirrje në të vërtetën   Thirrje në të vërtetën EmptySun Jul 15, 2012 7:32 pm



Botime të reja:

THIRRJE NË VËRTETËN

Shkruar nga Valerianë AJDINI

Këto ditë të nxehta vere, në prag të muajit të bekuar Ramazan, 1433, Korrik 2012, doli në dritë libri me titull “Thirrje në të vërtetën”.

Autore e librit është:
Valerianë AJDINI

Redaktoi :
Mexhid YVEJSI

Redaktura gjuhësore :
Mexhid YVEJSI

Radhitja dhe Ballina:
Fatmir DEDA

Shtypi : “Mozaiku”

Titrazhi : 500 copë

Botimi i parë

Prishtinë, 2012

Libri ka 152 faqe me këtë përmbajtje:

Parathënie:

Në parathënie të librit, redaktori, ndër të tjera, shkruan:

Sot, bota e internetit sikur po e largon njeriun, në veçanti, brezin e ri, nga faqet e librit, por libri mbetet ushqim i pazëvendësueshëm i kulturës, i historisë, i përparimit, i zhvillimit, i ruajtjes së kujtesës së popujve, në veçanti i së vërtetës, sepse libri është është oksigjen i vetë jetës…
Është e vërtetë, siç thoshte Hegeli, se njeriu është ai që e krijoi librin, por edhe libri e krijoi njeriun! Para më shumë se një shekulli, rilindësi i shquar Sami Bej Frashëri, (1850-19040), thoshte se gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën, kurse në dorën e majtë librin! Sot, pas një shekulli, e keni në dorë një libër që e ka shkruar me dy duar jo një grua, por një vajzë 23 vjeçare, zonjusha Valerianë Ajdini nga Kaçaniku!
Libri, të cilin e keni në duart tuaja, me titull ”Thirrje në të vërtetën”, është një libër me tema islame. Burimi, themeli, i këtyre temave islame është Kur’ani. Kur’ani, si thoshte Ibn Arabiu, është Gjithësia që flet, kurse Gjithësia është Kur’ani që heshtë.
Kur’ani është Fjala e All-llahut të Madhëruar, që i është shpallur, zbuluar, frymëzuar, njeriut më të dashur, njeriut më të lavdëruar, më të lavduarit në këtë jetë, më të lavduarit në ahiret, nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë.
Njeriut që shembull s’ka, i cili u rritë jetim, pa motër, pa vlla, pa babë, pa nanë, por që ndriçoi gjithë dynjanë, Mëshira e njerëzimit, Muhammedi alejhi selam.
Ai e jetoi, ai na mësoi, Kur’anin e Madhëruar, Zbulesën Hyjnore, në jetën tokësore…
Kur’ani është: Libri i librave, më i lexuari, më i kërkuari, më i nderuari. Libër përkujtues, Libër udhëzues, Libër shërues, Libër mëshirues…Për çdo lexues, për çdo studiues, për çdo zbatues…
Dituria e fesë, me tema islame, që është përmbledhur në këtë libër modest, shpresoj se do të jetë i dobishëm, në veçanti për rininë , e cila uroj që ta ketë më të ndritur ardhmërinë.
Libri me titull “Thirrje në të Vërtetën“, ka për qëllim: “Udhëzimin në të mirën dha ndalimin nga e keqja”
Duke e lutur Zotin e plotfuqishëm, uroj që duke lexuar librin, paqja e mëshira e Allahut (xh.sh.), të përhapet tek lexuesit, familjet e tyre, gjatë gjithë jetës dhe tek të gjithë dashamirët e së Vërtetës...

Libri “Thirrje në të vërtetën” vazhdon me këtë tema, me këtë përmbajtje:

- A JETOJMË PËR ALLAHUN (XH.SH.)?............................
ALLAHU ËSHTË I VETMI...................................................
BINDJA NDAJ ALLAHUT (XH. SH.).................................
FRIKA NDAJ ALLAHUT (XH.SH.) ...................................
DASHURIA PËR KUR’ANIN...............................................
MOS U PIKËLLO! ALLAHU ËSHTË ME TY!..............
AI QË TË BËN KEQ, KTHEJA ME TË MIRË...............
MBROJTJA NGA SHEJTANI.........................................
SJELLJA E NJERIUT.....................................................
HIDHËRIMI I MUSLIMANËVE..................................
LEXO ! ME EMRIN E ZOTIT TËND BUJAR !..........
USHQIMI I SHPIRTIT..................................................
MBËSHTETJA NË ALLAHUN (XH.SH.)...................
ARRITJA E LUMTURISË..........................................
KOHA NË ISLAM........................................................
NJË DITË PA GJYNAHE NË JETËN TONË............
DURIMI ( SABRI ) NË ISLAM ..................................
MËKATI MË I MADH – SHIRKU..............................
JETA E VARRIT...........................................................
DITA E GJYKIMIT....................................................
KADAJA DHE KADERI..........................................
NXITIMI NË PUNË TË MIRA...............................
SHPËRBLIMI I ALLAHUT (XH.SH.) ...................
KAFENET DHE DISKOTEKAT.............................
KUJDES NGA RRUGA E GABUAR, E SHËMTUAR!
MBULESA NË ISLAM..................................................
FEMRA DJE DHE SOT……………………………….
STATUSI I FAMILJES NË ISLAM.................................
SHËNIME PËR AUTOREN.............................................
BURIMET KRYESORE………………………………..


Kush është autoria Valerianë Ajdini?

Valerianë Ajdini lindi më 15 tetor 1989 në Prishtinë. Shkollën fillore “Emin Duraku” dhe Shkollën e Mesme i përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm në Kaçanik.
Në vitin 2008 përfundoi Kursin e Kur'anit në "Hasan Husnu Kestelli Kiz Kur'an Kursu”, në Kestel, Bursa të Turqisë.
Në vitin 2009 është regjistruar në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, ku vazhdon studimet me korrespodencë në vitin e tretë.
Që nga 2008 shërben si mësimdhënëse-ligjëruese e mësim-besimit islam në “Xhaminë e Dëshmorëve” në “Lagjën e Re” në Kaçanik, në Xhaminë “Fuat Bej” në fshatin Trimor (ish-Kovaçec) në rrethin e Kaçanikut.
Valerianë Ajdini është një dashamirëse e madhe e librit, përveç në gjuhën shqipe, ajo lexon e shkruan edhe në gjuhën turke dhe angleze.
Libri “Thirrje në të vërtetën” është libri i parë.

Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Thirrje në të vërtetën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Al-Az-hari i bën thirrje të krishterëve...
» Thirrje për protestë paqësore në Prishtinë
» Thirrje për protestë në Prishtinë
» OKI bën thirrje për njohjen e Kosovës
» KUR'ANI BËN THIRRJE PËR BARAZI, DREJTËSI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: